PDA

View Full Version : Receta per nje vit te mbare


Urata
30-12-08, 16:17
Receta per nje vit te mbare:

Marrim 12 muaj dhe i pastrojme mire e mire nga trishtimi, krenaria e
tepert, urrejtja, zilia, frika dhe stresi.
Ndajme secilin prej tyre ne 28 ose 31 dite sipas rastit, ne menyre qe sasia
te na mjaftoje per nje vit te tere.
Cdo njeren prej diteve e pergatisim vecante duke e ndare ne tri pjese: nje
pjese pune, nje qetesi dhe nje gjalleri me humor.
Pasi i kemi ndare shtojme mbi secilen: nje luge tolerance, nje fije bon
sens dhe nje pike shprese.
Mbi masen e pergatitur hidhet shurup dashurie dhe miresie.
Fillojme dhe punojme brumin duke shtuar nje dore kurajo dhe me pas e pjekim
me buzeqeshje dhe me nje filxhan kafe ose caj sipas rastit.
Kjo recete nuk kompensohet as realizohet duke zevendesuar materialet e
perdorura. Ajo mund te perdoret duke e derguar tek te gjithe njerezit tuaj
te afert.
Por aty mos harroni te shtoni urimin:

Gezuar! Gezuar!