PDA

View Full Version : TitanoBoa, gjarpri me i madh i gjitha koherave!


~AnnA~
14-02-09, 15:23
Para rreth 60 milion vitesh ushqehej me krokodrile, ishte i gjate rreth 13 metra, dhe mund ta bente nje gjarper te koheve tona te dukej si krimb qe bluan token …
http://www.ondacero.es/nuevaa3tv/img/titanoboa0402.jpg[/URL]

Quhet Titanoboa cerrejonensis, fosilet e tij jane zbuluar ne nje miniere kolumbiane dhe eshte gjarpri me i madh qe ka ekzistuar ndonjehere. Gjatesia e tij luhatej midis 12,6 dhe 13,5 metrash (kundrejt 7 metrave te anakondave te sotme) dhe duhet te peshonte 1250 kg. Fale rruazave te shtulles kurrizore te zbuluara, kerkuesit mund ta rindertojne ne kompiuter pamjen dhe karakteristikat e ketij kusheriri te larget te boa constrictor qe jeton sot ne Ameriken e jugut, por qe nuk i kalon 4 metrat. Prane ketyre fosileve u gjeten edhe pjese te vaftit te fundit te gjarprinjve qe perbehej nga breshka gjigande dhe krokodrile. Madhesia e trupit te ketij gjarpri na jep te dhena edhe per klimen e para 60 milion viteve. Gjarperinjte jane kafshe me gjak te ftohte, temperatura e trupit te tyre i pershtatet temperatures se mjedisit te jashtem. Nje temperature e ulet kushtezon nje metabolizem te ngadalte qe nuk mund ti mjaftoje nje trupi te madh. Duke e krahasuar specien e sapozbuluar me gjarperinjte e sotem, eshte arritur ne rezultatin qe temperatura ne kohen e titanoboas ishte midis 30 dhe 34°C. Nje temperature mesatare rreth 4° me e larte se ne ditet tona.
Lind natyrshem pyetja a mund te rizhvillohen gjarperinjte e sotem per te arritur nje madhesi te tille me ngrohjen e temperatures per shkak te ngrohjes globale? Per sa e frikshme mund te duket kjo pyetje shkencetaret pergjigjen “Jo”. “Nuk do te kemi gjarperinj gjigande, pasi me zhvillimin demografik dhe social jemi duke shkyllezuar dhe shkaterruar ne te njejten kohe edhe habitatin e ketyre kafsheve, te cilat pa ushqimin e duhur dhe mjedisin e pershtatshem nuk do te mund te zhvillohen me tej” - thekson Jason Head i universitetit te Torontos Missisauga.
© J. Bourque/[URL="http://www.ufl.edu/"]Universiteti i Florides (http://blogshkenca.files.wordpress.com/2009/02/titanoboa.jpg?w=442&h=295)

Action
16-02-09, 11:01
I kam fiksim Gjarperinjte..... :rolleyes:

~AnnA~
23-02-09, 18:05
I kam fiksim Gjarperinjte..... :rolleyes:

Fiksim??
une kur e shikoj ne foto e me rrenqethet trupi,po lere nese me del perpara shok pranoj :eek: