PDA

View Full Version : EULEX--ii ii ngjjallllė 6 Piikat


AbdylHabib
25-03-09, 09:40
EULEX--ii ii ngjjallllė 6 Piikat

Paraqet , Sabri Selmani


Hashim Thaēi vazhdon ta quajė planin
6-Pikėsh tė OKB-sė si tė vdekur. Me
kėtė Thaēi dėshiron t'i komunikojė dy
gjėra: se ky plan, meqenėse nuk ėshtė
pranuar nga institucionet e Kosovės,
nuk ka gjasa zbatimi; dhe se duke
marrė parasysh kėtė pamundėsi zbatimi,
misionarėt e huaj dhe organizatat
mbikombėtare me misione nė Kosovė
e kanė hequr atė nga rendi i ditės. Tė
dyja kėto janė aq tė pavėrteta sa
vetėm njė politikan si Thaēi me CV tė
theksuar mashtrimesh mund ta thotė
pa u skuqur fare (edhe pse nervoza qė
e pėrcjellė kėtė deklaratė tė Thaēit sa
herė qė pėrballet me pyetjet e gazetarėve
pėr planin 6-Pikėsh e indikojnė
qartazi gėnjeshtrėn, duke e zėvendėsuar
skuqjen.)
OKB nuk ka hequr dorė fare nga plani
6-Pikėsh. Edhe raporti i Ban Ki-moonit
e dėshmon qartazi kėtė. Tė gjitha
takimet qė shefi i UNMIK-ut, Lamberto
Zannier, i ka pasur me krerėt institucionalė
nė Serbi dhe ato pak takime
me krerėt e Kosovės, e kanė pasur
kėtė temė qendrore.
Serbia natyrisht se nuk do ta harrojė
kėtė plan pėr shkak se ai ėshtė realisht
plani i saj. Ky plan mėton t'ia fuqizojė
tutje praninė Serbisė kėtu, prani kjo e
toleruar tash e 9 vite nė Kosovė dhe e
pėrforcuar dhe legalizuar me Planin e
Ahtisaar-it. Ajo madje ka ndėrmarrė
veprime konkrete pėr zbatimin e planit
(pikat kufitare nė veri, gjykata nė veri,
posta nė Graēanicė, hekurudha nė
Zveēan, etj.) Nuk i bėhej vonė pėr
kundėrshtimin e Thaēit dhe Co. sepse
ky ishte kundėrshtim verbal nga
komoditeti i zyreve nė Prishtinė,
pėrderisa 6-Pikėshi zbatohej nė pjesė
tė ndryshme tė Kosovės, pėrveē nė
oborrin e ndėrtesės sė Qeverisė sė
Kosovės.
Po EULEX-i? Tash edhe EULEX-i.
Qysh prej fillimit tė zbarkimit nė
Kosovė (9 dhjetor 2008), EULEX-i
ishte lejuar nga OKB-ja tė zbarkojė nė
Kosovė sė bashku me premtimin pėr
zbatim tė planit 6-Pikėsh. Dhe tash 4
muaj pas zbarkimit EULEX-i ka filluar
ta pėrmbush kėtė premtim. Gjatė javės
sė kaluar shefi i EULEX-it Yves de
Kermabon vizitoi Beogradin. Aty ai u
takua me tė Ministrin e Serbisė pėr
Punė tė Brendshme (polici), atė tė
drejtėsisė (gjykata), Ministren e
Financave (dogana), si dhe me tė ashtuquajturin
Ministėr pėr Kosovė (shef i
strukturave paralele). Tė gjitha kėto
janė pjesė e planit 6-Pikėsh si dhe
strukturat paralele tė cilat do tė legalizohen
dhe fuqizohen politikisht me
zbatimin e kėtij plani. Kermabon me
vete kishte marrė edhe ekspertėt e
EULEX-it pėr polici, gjyqėsi dhe
dogana. Kjo qartazi dėshmon se gradualisht
EULEX-i ėshtė duke e marrė
pėrsipėr zbatimin e kėtij plani, dhe
duke i avansuar negociatat pėr planin
e OKB-sė.
Vizita e Kermabon nė Beograd nuk
ėshtė problematike vetėm pėr shkak tė
temave tė diskutuara atje, por edhe si
vizitė nė vete. Qeveria e Kosovės
kishte deklaruar se kjo vizitė nuk ka tė
bėjė asgjė me institucionet e Kosovės
dhe se vizita nė Beograd ėshtė e njėjtė
me vizitėn qė Kermabon e ka bėrė nė
Shkup dhe Podgoricė, si dhe me atė
qė do ta bėjė nė Tiranė! Por vizita e
javės sė kaluar e Kermabon-it ishte nė
Beograd tė Serbisė. Qasja e Serbisė
ndaj Kosovės ndryshon dukshėm nga
ajo e Maqedonisė e Malit tė Zi. Prandaj
si mund tė jenė kėto vizita tė karakterit
dhe tė pasojave tė njėjta. Kermabon
nė Beograd kishte shkuar ta bindė
Serbinė se EULEX-i do tė jetė ai qė
shkruan nė letėr. Ai e deklaroi edhe
publikisht pėr t'i bindur politikanėt e
Serbisė se EULEX-i ėshtė kėtu sipas
rezolutės 1244. Ai atje dėgjoi kėrkesat
e Beogradit qė nė pjesėn veriore tė
Kosovės tė zbatohen ligjet e Serbisė,
dhe Kermabon u tha atyre se tė gjitha
kėto do tė shqyrtohen dhe secili opsion
ėshtė i hapur. Kermabon e quajti vizitėn
e tij "teknike", pėrderisa nė
Beograd fliste pėr cilat ligje tė zbatohen
nė Kosovė. Pėrveē qė e shndėrroi
kėtė nė pyetje tė lejuar, Kermabon u
zhyt thellė nė politikė. Vendosja e ligjeve
pėrbrenda njė territori tė caktuar
ėshtė vetė SOVRANITETI dhe ka tė
bėjė vetėm me politikė. Vizita e
Kermabon nė Beograd e dėshmon se,
pėr sa kohė qė EULEX-i do tė jetė
kėtu, Serbia do tė jetė faktor i pakapėrcyeshėm
pėr Kosovėn. Kėshtu nė
mėnyrė indirekte EULEX-i lidhet me
Serbinė, edhe pėr shkak se po synon
zbatimin e planit 6-Pikėsh, i cili ka
ardhė nga zyrat institucionale tė
Serbisė.

Lėvizja Vetėvendosje

Gjermani