PDA

View Full Version : Midis Ankarase dhe Tiranes


hasanmehmeti
30-03-09, 13:24
Midis Ankarase dhe Tiranes
HAJRO LIMAJ
28/03/2009 (Me rastin e 10 vjetorit te Luftes se Kosoves )

Ditari i nje Atsheu Ushtarak

Politika e genocidit milosheviēian pėr shqiptarėt e Kosovės ishtė bėrė njė realitet tronditės. Konfliktet ishin kthyer nė nje fushė beteje, ku ushtria serbe kishte mėsyrė nė tė katėr anėt e Kosoves pėr ta vendosur atė nėn diktaturėn ushtarake. Kosova kerkonte shpėtim. Shqiptarėt e Kosovės ishin vendosur pėrballė njė ushtrie tė armatosur me tė gjitha mjetet. Ata kishin nevojė urgjente pėr mbėshtetje ushtarake. Vendet e Aleancės sė NATO-s debatonin ēdo ditė, por nuk po vendosnin pėr ndėrhyrje ushtarake. Negociatorėt lėviznin me shpejtėsi, por pa rezultat nė takimet e zhvilluara me Milosheviēin. Presidenti amerikan ishtė nė dilemė: Tė firmoste dekretin e nderhyrjes ushtarake nė Kosovė apo jo ?.

Tirana ndodhej nė njė moment kritik. Prishtina i kishte drejtuar sytė dhe veshėt nga Memedheu. Por edhe Shqipėrisė asnje shtet qe pretendonte se ishte aleat nuk po i pergjigjej pozitivisht pėr njė mbėshtetje ushtarake, nėse Tirana do tė hynte nė luftė pėr ēlirimin e Kosovės.

Kryeministri Majko e ndjente pėrgjegjėsinė historike tė Tiranės dhe kishte vėnė nė levizje tė gjithė arsenalin e afėrt politik dhe diplomatik. Ai shpresat i kishtė kthyer plotėsisht nga Ankaraja ………..

Turqia ishte me pushimet e Bajramit tė Madh. 9 ditė rrjesht. Pėr kėtė festė tradicionale, qeveria e kryeministrit Bylent Exhevit, bashkoi periudhėn e pushimeve tė Bajramit me pushimet e fundjavės. Ankaraja, kryeqyteti i vendit , ishtė zbrazur nga qytetarėt dhe makinat e saj. Ata ishin “shpėrngulur” nė tė katėr anėt e Turqisė pėr tu bashkuar me prindėrit dhe tė afėrmit e tyre nė festėn shpirtėrore tė ketij populli bujar dhe mikpritės.

Megjthatė, nė vazhdonim punėn, mbasi prej Ankarase ndiqnim me shume kujdes zhvillimet nė Kosovė dhe qendrimet ndėrkombėtare ndaj saj. Nė katin e dytė tė ambasadės , ndodhesha vetėm unė me ambasadorin, Z.Saimir Bala, nje djalė i ri, i cili ishte pa ekperiencė nė misionet diplomatike jashtė shtetit. Ministri i Punėve tė Jashtme tė asaj kohe ,Z.Paskal Milo, e kishte propozuar atė pėr ambasador, aq mė tepėr pėr nė Ankara, pa qenė asnje herė diplomat jashtė shtetit. Pra, ishte nje emėrim politik, qė nuk mbeshtetej nė karrierėn dhe aftėsitė diplomatike tė tij, por nė besueshmerinė e Partisė Social Demokrate. Emrime, tė kesaj natyre fatkeqesisht nė Shqiperi janė bėrė dhe vazhdojnė tė bėhen nga partitė qė vijnė nė pushtet, edhe pse politikanėt me demagogjinė e tyre shprehen se diplomacia eshtė e depolitizuar dhe perfaqesuese e shtetit. Megjithatė, Zoti Saimir, nė fillim kishte dėshirė dhe predispozicion tė mėsonte dhe tė punonte. Pėr ketė arsye, me mua, si atashe ushtarak, perpiqej tė komunikonte dhe tė vendoste marrėdhenie bashkepunimi serioz nė interes tė realizimit tė misionit qė ne kishim. Keshtu, qė pėr tė gjithė sektorėt punonim se bashku dhe pėrsa kohė ai vazhdoi keshtu pati suksese nė rrritje, ndersa kur u largua nga rruga e bashkepunimit ai gaboi shumė, derisa e kthyen para kohe nė Atdhe.

Por le tė kthehemi tek tema qe diskutojme. Atė ditė, mė 29 Mars 1999 ,pa pritur, ambasadori hyri me shpejtėsi nė zyrėn time dhe me kėrkoi tė shkoja nė telefonin e zyrės se tij, mbasi mė kerkonte nga Tirana kryeministri i Shqipersise, Zoti Pandeli Majko. Nxitova tek telefoni dhe menjėherė ju pergjigja : `Urdheroni, Zoti Kryeministėr !”. “Zoti kolonel” ,mu pergjigj Ai nga ana tjetėr. “Realizoni nje takim urgjent me kryeministrin Exhevit dhe mbasi t’i spiegoni situatėn nė Veri tė Shqipėrise…Forcat e ushtrisė serbe kanė bombarduar disa herė me artileri dhe nėnrepartet ushtarake tė saj vazhdojnė tė hyjnė nė thellėsi tė territorit tone. I kerkoni Atij, tė bėjė nje deklaratė tė fortė pėr median, ku tė shprehė qartėsisht mbeshtetjen reale tė Shtetit dhe tė Forcave tė Armatosura tė Turqise nė mbrojtje tė sovranitetit tė Shqiperisė dhe pastaj i parashtroni Atij nevojat urgjente tė Forcave tona tė Armatosura per mbeshtetje logjistike , sipas faksit qe do t’u dergoje tani Luani ,Ministri Mbrojtjes. Nė takim merr edhe ambasadorin! “, - perfundoi Ai dhe “me raportoni per rezultatėt e ketij takimi “!.

Duke ju pergjigjur Atij “Si urdheroni”, sytė i kisha kthyer nga ambasadori, i cili ndiqte me shume kujdes biseden qe po zhvilloja me kryeministrin Majko. Ai ishte i ndergjegjshem se perse kryeministri, pa folur ketu per Ministrat e Mbrojtjes qė ishin tė detyruar tė komunikonin dhe tė shkembenin korrespondencė n vetėm me mua, tė bisedonte pėr probleme madhore direkt me mua. Kjo ndodhte, mbasi unė kisha njė periudhė tė gjatė qė punoja Atashe Ushtarak i Republikes se Shqiperise nė Ankara dhe gjatė vizitave nė Turqi tė kryeministrave dhe ministrave kishin parė rezultatet e shkelqyera tė bashkepunimin ushtarak midis dy vendeve tona ,bashkepunim i cili nė tė gjitha takimet vlersohej si “ krenaria e bashkepunimit dy palesh “.Ketė perfundim, me dashje apo pa dashje e pranonte dhe e deklaronte edhe ministri i Punėve tė Jashtėme, Zoti Paskal Milo, i cili ishtė nje nga ministrat e Jashtėm qė jo vetėm nuk i mbeshtėste atashetė ushtarak jashtė shtetit, por ishtė shume xheloz pėr pavarėsinė e tyre nga ai .

U riktheva nė zyren time dhe kerkova nė telefon shefin e kabinetit tė kryeministrit Exhevit, zotin Zeynėl Yeşilay. Ju prezantova dhe mbasi e urova per festėn e Bajramit, i kerkova nje takim urgjent me kryeministrin Exhevit. Unė me atė njihesha nga afėr dhe kisha patur mundėsi tė takohesha e bisedoja disa herė. Kryeministri Exhevit ,atij i besonte shumė. Mbas 5 minutash nga kerkesa qė i bėra , ai mė konfirmoi takimin e menjėhershem. Sa vesha uniformen ushtarake tė kolonelit, tė cilėn e mbaja nė garderoben e zyrės ,ambasadori kishte nxjerrė nga parkingu i ambasadės makinėn zyrtare dhe me nje here u nisem drejt kryeministrise. Makinėn e ngiste ambasadori, mbasi shoferi i ambasadės ato ditė ndodhej me pushimet e Bajramit. Rruga kishte shumė pak trafik dhe nė oren 13.00 mbritėm para ndėrtesės sė kryeministrisė . Nė shkallet e hyrjes se kryeministrisė ndodheshin dy gazetarė, tė cilet u drejtuan menjėherė drejt nesh .Por, oficeri sigurimit tė Kryeministrisė na shoqeroi pėr nė katin e dytė tė godinės dhe ne hyme direkt nė zyrėn e punės se kryeministrit Exhevit. E pershendetėm dhe e uruam per festėn e Bajramit, pastaj fillova me nje here t’i transmetoja mesazhet e kryeministrit tonė, Zotit Majko: “Vellai juaj i vogėl, kryeministri Majko, ju dergon nga Tirana tė falat dhe pershendetjet me tė mira “, e fillova biseden me Tė . Duke ditur marrėdheniet e tyre kofidenciale, e fillova takamin pikerisht me tė falat e “vellait tė vogel”, siē e konsideronte kryeministri Exhevit, kryeministrin tonė, Zotin Majko. Pastaj i spjegova Atij situatėn politiko-ushtarake nė kufijtė verior tė Shqiperise, ku reparte tė ushtrise serbe bombardonin me artileri nė thellesi tė territorit tonė ,ndersa nėnreparte tė zbulimit dhe tė trupave komando tė ushtrisė serbe hynin nė thellesi tė kufijeve tanė deri 10 kilometra. Ata pretendonin se nė ato zona ishin strehuar trupa tė Ushtrise Ēlirimtare tė Kosoves dhe mund ta perdorin si prekst per te hyre ne thellesi.Gjithashtu Shqiperine Beogradi e akuzon per hapsiren ajrore qe I ka dhen ne perdotim avioneve te NATO-s .Pra Shqiperia ne cdo moment mund te perfshsihet ne lufte. Nė keto rrethana qeverisė tonė i duhej tė perforconte kufijtė dhe tė vendoste nė gadishmeri njesi dhe reparte ushtarake, por i mungonin paisjet ushtarake tė nėvojeshme. Divizioni Kukesit eshte ne gdishmeri numer 1,I perforcuar edhe nga Tirana.




vazhdon me poshte...

hasanmehmeti
30-03-09, 13:26
Kryeministri turk, me gishtat e dorės qė i dridheshin pėr arsye shendetsore, shtėrngontė stilografin me tė cilin shkruante problemet dhe nėnėvizonte ēeshtjet me tė rendesishme tė tyre. ”Po mire “, mu drejtua mua ,” keni juve tė dhena tė mjaftueshme informative, qe vėrtetojnė se njesi dhe reparte tė ushtrise serbe do tė mesyjnė me forca tė organizuara nė hapsirat toksore tė Shqiperise se Veriut “ ?. “Deri tani, pėr njė mesymje tė tille nuk mendohet, por do tė vazhdojnė tė bombardojnė me artileri dhe tė shkelin territorin tonė me grupe zbulimi dhe nėnreparte tė trupave komando .Por, se si do tė evoluojė situata ditėt nė vazhdim, nuk mund tė gjykojmė plotėsisht qė tani. Fakti eshtė se ne jemi pėrballė nje nderhyrjeje me trupa ushtarake nė kufijtė dhe territorin verior tė vendit”, ju pergjigja pyetjes se Tij. Ambasadori me ndiqte nė sy dhe perpiqej tė kapte ndonje fjale tė veēantė, mbasi ai nuk dinte fare turqisht. Nė ketė kohė, kryeministri Exhevit shtypi butonin e kuq tė linjes telefonike qe kishte perpara dhe nė anėn tjetėr i’u pergjigj Komandanti Forcave tė Armatosura dhe Shefi i Shtatmadhorisė , Gjeneral-Armate, Huseyin Kevrekoglu. Kryeministri Exhevit komunikonte me gjeneralin si me njė bashkėpunėtor dhe me shumė edukatė. Mbasi mbaroi bisedėn me komandantin, Ai me qetėsinė qė e karaktėrizonte mu drejtua : “Zoti Atashe ,nėser nė oren 09.30 tė presin nė Shtatmadhori, mbasi per plotėsimin e kerkesave tuaja do tė bėhet njė mbledhje urgjente”.

E falenderuam me perzemėrsi pėr pritjen dhe angazhimin serioz tė Tij dhe zbritėm shkallet pėr tu nisur nė ambasadėn tonė. Gazetarėt ishin informuar pėr takimin tonė dhe menjėherė filluan t’na filmonin dhe t’na pyesnin se cili ishte qellimi i kėtij takimi me kryeministrin Exhevit nė ditėt e Bajramit ?. Ata mu drejtuan vecanėrisht mua, mbasi u tėrhoqi vemendje prezenca e nje atasheu tė huaj ushtarak, i cili nė takimin me kryeministrin ishtė i veshur me uniformėn pėrkatėse. Duke ecur ngadalė i’u pergjigja gazetareve se “nė erdhėm pėr tė uruar Kryeministrin pėr festėn e Bajramit si dhe shkembyem disa mendime pėr zhvillimet e ditėve tė fundit nė rajonin e Ballkanit Perndimor, vecanėrisht nė Kosove”.

Atė natė kanalet televizive tė Turqise dhanė takimin tonė me kryeministrin Exhevit si dhe deklaratėn qe Ai beri para gazetareve nė mbrojtje tė kufijeve dhe tėrėsisė territoriale tė Shqiperise. Ai,me atė qetėsinė e tij natyrale nėnvizoi se “ Shteti dhe Forcat e Armatosura tė Turqise janė nė krah tė popullit vella shqiptar dhe nuk do tė lejojnė askėnd tė prekė kufijtė dhe tėrėsinė territoriale tė Shqiperise. Nė rast nevoje, vazhdoi Ai, Turqia do tė mbrojė se bashku me Shqipėrinė sovranitetin dhe pavarėsinė e popullit mik dhe vella tė Shqiperise”. Kjo ishtė nje deklaratė , e cila u bė nė kohėn, vendin dhe formėn e duhur. Ajo u transmetua nė tė gjitha agjensitė e lajmeve tė botės dhe u botua nė shtypin kryesor tė shumė vendeve…

Tė nėsermen ,nė oren 09.30 mbrita nė Shtatmadhorinė e Forcave tė Armatosura tė Turqise, njė godinė madhėshtore nė qender tė Ankarase. Kur u drejtova per nė sallonin e mbledhjeve pashė njeri mbas tjetrit gjeneralėt, tė cilet ishin nė funksionet e drejtuesve tė Drejtorisė sė Operacioneve, Drejtorise se Logjistikes, Drejtorise se Zbulimit ,…etj. Njeri prej gjeneralėve, mbasi mė pershendeti, me buzėn gjysma gaz, mu drejtua duke me thenė : “Kolonel Hajro, mire ditėt e zakonėshme qė nuk na le rehat ditė e natė, por edhe ditėt e Bajramit na e bere ketė !”. Duke qeshur edhe unė ju pergjigja : ``Zoti general.Miku i mirė njihet nė ditė tė veshtira”. Ashtu eshtė, tha ai, dhe se bashku u futėm nė sallėn e mbledhjeve. Perveē ushtarakeve tė lartė tė Shtamadhorise, nė mbledhje kishte ardhur edhe perfaqesuesi Ministrise se Punėve tė Jashtme, Drejtori i Drejtorise se Marrėdhenive me Vendet e Ballkanit H. Taner Seben. Pa e zgjatur unė u dorezova nė turqisht listėn e mbeshtetjes qė kerkonte Ministria e Mbrojtjes e Shqiperisė. Mbasi studjuan listat, ato i shperndanė sipas drejtorive perkatėse.Por ,perpara shperndarjes se tyre i’u referuan edhe njehere detyrave qė kishte vendosur Shefi i Shtatmadhorise, Gjeneral-armate Hyseyin Kivrikoglu nga takimi qe Ai realizoi me datėn 3 Mars 1999 me kryeministrin shqiptar Pandeli Majko ,kohe nė tė cilen nuk kishin filluar akoma bombardimet NATO-s nė Kosove. Zoti Pandeli Majko me ftese tė kryeministrit Exhevit vizitoi Ankaranė me datat 2 dhe 3 Mars, me objektiv kryesor krizėn nė Kosove. Kryeministri Exhevit nė perfundim tė takimeve me Zotin Majko nėnvizoi se : “ Nė tė gjitha njėsitė qė janė krijuar ,qoftė per sigurinė e jashtme, qoftė pėr sigurinė e brendshme dhe qetėsinė e Shqipėrise, Turqia ka nje pjesemarrje tė madhe. Nė tė njejtėn kohe vazhdon zgjerimi edhe i bashkėpunimit tonė nė fushėn e eknomise”. Gjithashti ai shtoi se “nė takim nje vend tė rendesishem zuri ceshtja e Kosoves…..”.

”Atėhere, zoti Atashe “,mu drejtua Drejtori i Pergjithshem i Logjistikes , “ ne sonte do tė hapim rezervat e Armatės nė Ankara dhe nesėr nė mengjes do tė nisen avionėt e parė tė transportit ushtarak me paisjet perkatėse, pėr t’i zbarkuar nė aeroportet e Shqiperise”. Duke mė dhėnė doren, tė shoqeruar me nje buzeqeshje tė lehtė, shtoi ;“ miku i mirė njihet nė ditė tė veshtira ,apo jo zoti Kolonel”.

Dhe ashtu ndodhi. Nė agimin e tė nėsermes nga aeroporti ushtarak i Ankarase u nisėn drejt Shqipėrisė avionėt e transportit ushtarak. Nė atė kohė pėr nė kufirin verior tė Shqiperise udhetonte ministri i Mbrojtjes, Zoti Luan Hajdaraga. Trupat ushtarake tė divizionit tė Kukesit kishin kaluar nė gjendje tė jashtėzakonėshme.

Pra Turqia, nga Lindja e Mesme,i kishtė dale garant Shqiperise per mbrojtjen e sovranitetit dhe pavarėsise se saj nga nje sulm i mundshem ushtarak i Serbise. Ishte i vetmi vend qė nė atė kohė debatesh dhe diskutimesh pėr ndėrhyrjen ose mos ndėrhyrjen ushtarake tė NATO-s nė Kosovė, qe garantoi Shqiperinė se do ta mbeshteste direkt me forca ushatarke dhe armatime pėr mbrojtjen e sovranitetit tė vendit dhe shmangien e nje genocidi serb nė Kosove. Turqia, si njė “tiger” gjikand mbi hapsirat e Anadollit I kishte kthyer sytė dhe veshėt plotėsisht nga Shqipėria dhe Kosova. Atė e “furrnizonte “me ushqim te fresket dhe e mbante nė gadishmeri e gjithe media e vendit. Pra, problemi ishtė shume delikat. Nėse NATO nuk do tė nderhynte ushtarakisht nė Kosovė pėr tė ndaluar genocidin ndaj popullsise autoktone shqiptare, Shqipėria do tė hynte nė luftė nė mbrojtje tė Kosoves. Pra do t’i hapte luftė Serbise. I vetmi vend aleat qe i u pergjigj pozitivisht kryeministrit Majko pėr ta mbeshtetur nė nje luftė tė tille dhe tė drejtė , ishte vetėm Turqia, qwndrim tw cilin mw vonw e mbajtwn edhe shtetet kryesore te NATO-s. Dhe mbeshtėtja do tė ishte teper e fuqishme. Por ato ditė ,edhe pse kishte filluar kthesa e madhe historike me fillimin e bombardimeve tw Nato-S nw hapsirat e ish Jugosllavisw, sovraniteti dhe integriteti i Shqipwrise mund tw dhunoheshin nw cdo moment.Me 24 mars 1999, Aleanca me e fuqishme ushtarake nė historinė e njerezimit,NATO, e nisur nga ideja humane per shpetimin e popullit tė Kosovės, kur kėtij i kanosej gjenocidi dhe zhbėrja fizike,kishte filluar sulmet ajrore kundėr forcave serbe nė Kosovė.Por kjo nuk pwrbwnte aspak dorwzimin dhe twrheqjen e mw njw herwshme tw Serbwve nga Kosova. Lufta e drejtė e popullit tė Kosovės, e udhehequr nga Ushtria Ēlirimtare , qė shkurtimisht u emertua UĒK, bėri qė Aleanca ushtarake me e fuqishme nė botė tė vihet nė mbėshtetje tė mbrojtjes sė vlerave mė tė larta tė civilizimit perendimor nė Kosovė; lirisė, paqes dhe demokracise dhe mbas 2.5 muajsh ta dwbojw ushtrinw e Miloshevicit nga territoret e Kosovws.

****

Z. Exhevit, nė Turqi ishte nje nga politikanėt me tė respektuar, bile mė i respektuari dhe me i dashuri i Turqise per idealizmin, pastėrtinė morale dhe atdhedashurinė e pakufishme per kombin. Ai nė Turqi dhe jashtė saj kishtė bere histori. Nė vitin 1974, Ai ishte kryeministri i Turqisė qė dha urdhėrin e realizimit tė “ Operacionit tė Shpetimit” tė popullsise turke tė Qipros se Veriut nga genocidi i Greqisė. Ai ishtė nje lider i pėrmasave kombėtare, prandaj mbi tė gjitha vendoste interesat e atdheut dhe tė popullit ndaj interesave tė Partise sė Majtė Demokratike qė Ai drejtonte. Prandaj, Ai nė shume momente krizash politike ka luajtur njė rol tė veēantė per ruajtjen e unitėtit kombetar, duke vendosur dialogun dhe bashkepunimin me tė gjitha forcat politike tė vendit. Ai ishte njė kryeministėr qė e njihtė dhe e respektonte me fanatizėm ndėrtimin dhe funksionimin e shtetit demokratik ligjor. Ishte nje lider qė fliste pak dhe punonte shumė. Jetonte shume thjeshtė dhe nuk i lejonte vehtes dhe familjes se tij asnje privilegj tė jashtėligjshėm. Prandaj kudo qe shkonte dhe kudo qe ndodhej respektohej me pėrparėsi. Edhe Shqipėrinė dhe shqiptarėt i donte dhe i respektonte shume. I respektonte pėr tė drejtat historike qe u takonin dhe i vlersonte per besnikerinė qė ata tregonin. Ai edhe pse ishte kryeminstėr i nje vendi tė madh, nė ceremonitė e ndryshme qe zhvilloheshin nė presidencė apo nė hotel Hilton dhe Sheraton, sapo na shikontė, na afrohej me atė qetėsinė e tij karakteristike dhe pershendetej me perzemėrsi.” Si ėshtė Shqipėria motėr, si e kam……` vazhdonte tė pyeste. Prandaj ,Ai vazhdimisht i ndiqte me kujdes dhe me angazhim direkt problemet madhore qė perballonte shteti apo kombi shqiptar….

Fund!

Makresh
02-04-09, 13:08
Allahu e mėshiroft kėte shtet !

Kan qen, jan, dhe do te mbetėn aleatėt tan me tė sinqert !


Faliminderit !

sherri
02-04-09, 15:32
Ahhhh realitet he realitet,po i pa shpirt!shpesh po na i prish andrrat e prrallat,folklorin,shpesh edhe po dhemb,po ja qe je,edhe mire te ket realitet.............

......per tre milion armatim te blera ne turqi(Ankara),tre milion kerkojshin kelyshet e Ramizit,me kalu permes Shqiperie(Tirane)ne Kosove......edhe kjo ishte nje "Midis Ankaras dhe Tiranes":mad: