PDA

View Full Version : Fjalėt qė nuk t`i thash asnjėherė.....


Alaron
09-05-09, 05:51
I

Jam bėrė lumė, rėrė nė shkretėtirė
Melodi e netėve, mėngjes me diell
Jam tretur dhe jam kthyer pėrsėri
Aty ku isha unė , aty ku ishe ti
Shkruar kam dhe nė qiell ndonjėherė
Fjalėt qė nuk t`i thash asnjėherė.................

Alaron
09-05-09, 05:54
I

Jam bėrė lumė, rėrė nė shkretėtirė
Melodi e netėve, mėngjes me diell
Jam tretur dhe jam kthyer pėrsėri
Aty ku isha unė , aty ku ishe ti
Shkruar kam dhe nė qiell ndonjėherė
Fjalėt qė nuk t`i thash asnjėherė.................

Alaron
09-05-09, 06:05
II

Dikur s`na ndante agu as terri
Nuk mund tė ndaheshim kurrsesi
Fshiheshim dhe nė gjethe shkurresh
Larg syve pėrgjues plot llahtari...........................

Alaron
09-05-09, 06:13
III

Tash bie dhe zgjohem i dėrrmuar
Nė shtratin e kujtimeve qė faniten
Nuk mund tė ik askund prej tyre
Tė heshtura nė vete e nė mua s`vriten...............

Ignis
09-05-09, 09:47
Jam bere shume
asgje kam mbetur
vegimi je qe me mundon
si qiri me ke tretur.......

Ignis
09-05-09, 09:50
N'carcaf te bardhe
shpirti perpelitet
ti vjen dhe iken
por endrra nuk venitet..........

Ignis
09-05-09, 09:52
Kjo enderr e mundimshe
nder vite me lendon
frikshem te sjell nata
agimi te shtegton............

Rozafa
11-05-09, 10:17
Shpirt, o xhan
o uje i kulluar
qe si serenade gurgullon
ne ty dhe buza ime
etjen e shuan
aty dhe zemren e rinon

zogu ime ķ dashur
kenga ime buzgas
t`gjitha lulet e botes
ne emrin tend i therras

mos pusho ti zog mali
por me endje gjithe kendo
e sa here qe te djege malli
n`gjoksin tim eja pusho...



http://i39.tinypic.com/1z56g6f.gif

Rozafa
12-05-09, 14:31
E sonte mė qanė zemra pėr lulen
Duke menduar gjithnjė nė ty
Duke kujtuar buzėt tua lulėbozhure

Zgjas dorėn tė tė prek zemrėn
Dhe tė dėgjoj dridhmat e shpirti tėnd
Tė lundroj nė vrushkujt e gjakut
Mbi barkėn e puthjeve amshuese

Nuk di nėse e dėgjon kėngėn time
Ėshtė kėngė pėr yllin dhe diellin
Ėshtė pikturė e lotėve pa ngjyrė
Nė pėrmallimin e syve tė pafjetur

Edhe sonte tė dua me po aq zjarr
Nėn hijen e kėsaj nate me shi
Ku nuk vdes shpresa pėr diellin
As yllin qė po mė tretėt n`largėsi !


PS:Kete kujtim do ta fsheh edhe ne varr, le te me mbetet kenge e pa amshueshme,le te mbetet refren i paperseritshem dhe enderr e dhimbshme ne qenien time!

http://i41.tinypic.com/vzc80m.gif

Ignis
12-05-09, 21:05
Fjalė qė s’ti thash asnjėherė
Nė gjoks mė janė mbledhur gurė
E humbur nga stuhitė isha atėherė
Oh zot mė mirė mos t’kisha njohur kurrė

Ē’ti bėj lotėt qė rrjedhin ujvarė
Ē’ti bėj fjalėt qė nuk ti thashė mė parė
Ē’ti bėj ndjenjat qė marrin flak
Ti vjen dhe ikėn e s’ndalesh pak

Shumė tė pathėna mbetėn mes nesh
Si hije vjen, mė vėshtron dhe qesh
Nė vendin ku ėndrrat gjejnė strehim
Netė tė pafund mė fton nė vallzim
Pėrralla dashurie palodhur mė dėfren
Tė zhytur nė errėsirė ē’do natė kur mė gjen


Vargje mbledh pareshtur
Nga ndjenja qė s’shterrojnė kurrė
Fjalė qė nuk u thanė, tani ngritur murė.

Ignis
12-05-09, 21:33
E sonte mė qanė zemra pėr lulen
Duke menduar gjithnjė nė ty
Duke kujtuar buzėt tua lulėbozhure

Zgjas dorėn tė tė prek zemrėn
Dhe tė dėgjoj dridhmat e shpirti tėnd
Tė lundroj nė vrushkujt e gjakut
Mbi barkėn e puthjeve amshuese

Nuk di nėse e dėgjon kėngėn time
Ėshtė kėngė pėr yllin dhe diellin
Ėshtė pikturė e lotėve pa ngjyrė
Nė pėrmallimin e syve tė pafjetur

Edhe sonte tė dua me po aq zjarr
Nėn hijen e kėsaj nate me shi
Ku nuk vdes shpresa pėr diellin
As yllin qė po mė tretėt n`largėsi !


PS:Kete kujtim do ta fsheh edhe ne varr, le te me mbetet kenge e pa amshueshme,le te mbetet refren i paperseritshem dhe enderr e dhimbshme ne qenien time!

http://i41.tinypic.com/vzc80m.gif




E zemra tė qaj nuk ndaloj kurrė
pėr lulen time qė se kam harruar
vrushkuj gjaku ende m'gufojnė
kaq vjet jetė i pėrmalluar


Nuk je vyshkur lule nė mua
edhe pse i shterrur tė ushqej me frymė
edhe pse zvarritem nuk kam harruar
tė t'vadis me lotin, dashuri e amshuar.

Rozafa
13-05-09, 13:45
Por kur vėrtet unė do tė vdes
nga heshtja memece e tokės
prore do tė rėnkojė
dashuria ime
dhe vargjet nė kėngė
do t`i shndėrroi...!

http://i41.tinypic.com/33jh5ox.jpg

Alaron
14-05-09, 05:44
IV

Jam vetėm valė qė vrullshėm rrjedh
Shushurijė nė vete, herė-herė vėrshoj
Jam lumė qė nga lotėt ujin mbledh
E me copėza shpirti shtratin tėnd krijoj.....................

Alaron
14-05-09, 05:46
V

Dhe si valė e dallgėzuar derdhet jeta ime
N`zhurmėn e lumit qė dhimbshėm rrjedhė
Duke kujtuar ato netėt e qeta, intime
Tok me fjalėt qė nuk t`i thash asnjėherė......................

Alaron
14-05-09, 05:47
VI

Nga pjalm kujtimesh i pushtuar
Malli im shtegton tė prek bregun
Si pikė shiu t`derdhet nė qepallat tua
Dhe fjalėve tė pathėna t`iu hap shtegun.......................

Ignis
17-05-09, 06:09
Nė rrugėt e lotėve lumenj mė fto
tė vij me varkė tė tė marr
njė ninullė tė ėmbėl tė t`kėndoj
me nota qendisur prej mallit zjarr.

Melodisė tė brishtė vargje t’i thur
pėr detin tim kaq tė egėrsuar
pėr pikėn e lotit ,pėr pikėn e shiut
pėr dashurin tonė qė dallga pėrpiu

Pėr ty e shtrenjta ime idilė
tė mbėshtjell mė tė madhen hajmali
syri i epur mos t’na gjej
dallgėt tė bėhen elegji

Pulbardhat tė bėhen zana
qerpikėt e lodhur t’na mbyllin ngadalė
nė ėndėrr t’na dėrgojnė pėrsėri
si foshnjat t’na tundin tė qetat valė

Dhe ne tė dy mes detit udhėtar
pėrreth nesh vetėm kaltėrsi
veshet kurreshtare mos t'na dėgjojnė
fjalet qė kaq vjet kem burgosur n’gji..........

Alaron
19-05-09, 12:27
VII

Unė them dashuria ėshtė vetė jeta
qė e ndėrtojnė jonet ēdo agim
e ėmbėl, e hidhur ē`ėshtė e vėrteta
gjėmė shpirti deri nė amshim

Sa shpesh tė kam ėndėrruar
dhe udhėtuar pas teje kam shumė
tė hyjė nė jetėn tėnde t`diellzuar
si diell, si ajėr, i vrullshėm si njė lumė

Ti kurrė nuk me ke parė tė ligėshtuar
as lotin nė bebėza duke qarė pėr Ty
psherėtimat e mia s`i ke dėgjuar
dėnesjet e heshtura qė s`arrinin aty........................

Albonita
24-05-09, 23:37
Per ty...Fjalet se nuk ti thash asnje here.!!!

Per ty qe se meriton kete shkrim!
Per pa pjekurine tende, dhe pakujdesine tende..disa fjale qe po me ngelin ne fyt, por per ty do ti them..
Ti, ishe dikur, nje mik i mire?? mund te quajme te tille?
Mbase.. per ty, qe ke len gjurme ne zemren time, per ty qe ke pas deren e hapur ne thellesine e shpirtit tim, asnje pengese nuk ke pas..gabim.. dhe vetem ti..hija jote ka pas kete privilegj, ka pas kete shanc, HIJA JOTE, jo ti!
Ka qen thjeshte nje hije kalimtare. E di..ne fakt sa isha e lumtur per ate hije, sa do e idhur qe ishte. Me mjaftonte kupton? Nuk pretendoja.. me mjaftonte!
Hija me ka rrite besoj, por gjith besimet e mija sot koha mi ka vertetuar, kan qen thjeshte nje imagjinate, besoja me shume tek ti se sa tek vetja. Me kupton?
Besoja me shume ne nje hije se sa ne nje ndjenje te sinqerte.
Kam krijuar ne mendjen time ate iluzjon qe leviz boten, sikur s'jetoja dot pa ate hije, por sot mund te te them pa frike shkurt shqip dhe qarte, qe un jetoj pa ate hije..
Kam ul veten duke u krahasuar, por sot kuptoj se askush nuk mund te me ulin poshte, sepse ne rradhe te pare vij un, pastaj vjen ti.. Me kupton?
Isha e lumtur per cdo gje sa do e vogel, per cdo moment, per nje buzeqeshje te vjedhur, per nje "batut" koti, per cdo fjale qe merrte jete nga goja jote..
me kupton?
Cdo gje ka nje shpjegim dhe un ne fakt nuk arrij te iu jap shpjegime shume gjerave, pse valle? Ndoshta fajin se kam un, apo thjeshte ti e ke.. apo serishte gabohem? Jo me vjen keq. Tani nuk gabohem me.
Hija jote me ka dhuruar jete, mendoje te kishe qen ti
Por tani kuptoj qe s'kam nevoj me per ate jete, sepse me ne fund si ne foshnje e vogel, u rrita dhe un, krijova ato rrethanat, dhe tani avash avash eci vet.. vrapoj vet..ne jeten time.
Te thash largohu? JO kurr.. te kerkova te me qendrosh prane? Asnjehere..Sepse ai qe te don, e din vet se kurr duhet qendruar prane, me kupton?
Un gjithmone te kam kuptuar mjafte mire, gjithmone kam dite te hjeshoja diten, kam dit te te dhuroja ate lezetin e castit, kam dite te te beja te buzeqeshja, si nje yll i vogel qe te qendron prane...gjithmone... Te kam degjuar, te kam kshilluar, s'te kam kerkuar asgje, me mjaftonte te qendroja prane problemeve te tuaja. Por tani nuk dua me. Me kupton?
Tani po qe iu jap vlera atyre momenteve, iu jap vlera atyre silljeve te mija, dhe jo te tuaja.. dhe me ne fund kuptova qe besimi ishte ne xhepin e gabuar.

Tani cdo gje dua qe thjeshte te mbetin nje hije, nje hije e bukur, nje kujtim, qe do tregoj ndoshta femijve te mi..nje shpres e vdekur, dua qe cdo gje te mos me shoqeroje me ne vazhdimin e jetes time.. Dua qe te te shoh te lumtur, po te kisha mundesi dhe zemren do te ta dhuroja qe ti te ishe i lumtur.. por tani e di qe se meriton ate zemer, syte e mi do ti ipja.. por e di qe do ishin ne duart e gabuar..

Ti sme meriton, me kupton?

Keto fjale qe me kishin ngele ne fyt ishin per ty...:rolleyes: :smile:

Alaron
25-05-09, 23:30
VIII

Dikur e tėrbonim dhe terrin
Tėrė natėn duke u dėfryer
Ndonjėherė derisa gdhihej
S`mund tė ndaheshim kurrsesi
Fshiheshim thellė nė pellgje detesh
Si zhytės tė turpėruar
Nė gjah pas perlave
Mėngjesi na zbardhte pa llahtari
Posi vashėn e bukur
Qė zgjohet plot me dashuri

Sot zgjohemi nga gulēimi
Me njė copė dashuri t`ėndėrruar
Tėrė natėn tė pafjetur
Njėri-tjetrin duke pritur
Rrugėve tė largėta pakthim
Megjithatė s`jemi tė lodhur
Mėkatarė as tė turpėruar
Pas furtunės pushoi ēdo gjė
Asgjė s`mund tė na ndaj mė
Nuk zhbėhet dot as kujtimi
Mė e dashura fshehtėsi e panjohur
Hyjneshė e bukur nė myjė agimi…………………..

shfletuesi_
26-05-09, 07:17
Dritė , mė ty filloja ditėn.
Nrohtėsi mė ty nrohja shpirtin
Frėski mė ty frėskoja ndjenjat.

Alaron
26-05-09, 17:36
IX

Nė kohėn kur jemi takuar e jemi njohur
Dhe kemi vendosur tė marrim udhė, nė qiell
Kemi parė hėnėn dhe fort jemi gėzuar
Akullnajave jemi nisur pėr t`i shkrirė me diell…………..

Alaron
26-05-09, 17:40
X

Nga shakullina e erėrave me pėrgjon
Nė vrima vorbujsh me kapėrdinė
Zgavrave te mjegullės sytė m`i ēakėrron
S`mė sheh nė dritė tė diellit, n`cektinė
Zėrin ma mbyt kur thėrras ja unė- Alaron………………

Nuk mund tė tė shpėtoj mė
Bebėz e ngrirė lakmitare
I dashuruar deri nė vdekje
Kah tė ik prej teje.............?

Ignis
29-05-09, 07:55
Mos u fshih prej meje.....
mėsuam se ne
mund tė dashurohemi
dhe u dashuruam marrėzisht...

Nuk ndjen psherėtimėn e petaleve
dashnori im?!
Jam harlisur e ndezur nga malli, shpirt
dashurokam, qėnkam ziliqare, paskam pritur
nga puthjet e zjarrta
aty.......
ku tė dashuruarit zhysin gishtėrinjtė
dhe dehen me eliksirin e dashurisė....
Nėn dritėn e hėnės ndjeva lėkurėn tėnde
pasionin qė shkėlqente zjarr mbi gjoksin tim
Ndjeva mėkatin qė gishtėrinjtė e mij kėrkonin
nė butėsinė e njėri-tjetrit
nė misterin e bashkimit........
Afrohu i dashuri im
vėshtro detin, valėt qė tė qeta lėkunden,
janė adhuruesit tanė!
ndjej rrahjet e zemrės
ankthin e dashurisė......
Afrohu dhe merrmė nga kėtu.........

Honesty^uk.
30-05-09, 07:21
Fjelet qe nuk t'i thash asnjehere
u ben mire qe ngelen vetem ne mendjen dhe deshiren time

lovely
30-05-09, 08:53
...

i ndrydha ne vete, pa te drejte
shtate dyer mbrapa i fsheha
ua ndala rriten, iu keputa koken
derisa nje dite, u deha!
Vrapin morra pa e ditur ku
brenda lufte e terbuar
vetem edhe nje dere larg ishin
gati per te eksploduar!
Veshtrim i gjate, frikacak
nuk hapej dot e fundit dere
me vrajne ne zemer e ne shpirt
fjalet qe nuk t`i thashe asnjehere...

deas
26-06-09, 12:28
Kisha shume per te thene e shume e me shume per te bere por nuk deshe asnjehere,nuk deshe qe prej asaj dite qe binte shi,bente ftohte,ne nje stol te nje lulishteje dhe ai i ftohte mbeti ne zemren tende,the ata fjale dhe fjalet e mia nuk i degjove as ate dite as kurre,nuk do te them me kurre asgje,besoj shume ne zot dhe u plotesofte vetem deshira e tij,si te kete shkruar ai le te behet

Jana
26-06-09, 13:16
Krejt ti kam thene dhe vazhdoj te ti them...

Oqeani
26-06-09, 23:43
Xhelozoj

Nje fjale por e vertete !!!

Ignis
27-06-09, 01:10
Ose do tė bėhesh poezi kėtu, ose do tė vdesim qė tė dy!!!

GURI SYLAJ
27-06-09, 15:42
... ndoshta ke prite te te them me shume
Por nuk gjeja shprehje tjeter -vertete,
Te dua .te thash ,nuk ika
aty ,bashk edhe sot, kemi mbete!

Ka mbete shumecka pa u thene
edhe pse ecim me nje hije,
jo pse nuk dija ,thjeshte, nuk doja
ne fjalen lart eshte e tera -dije!!

emine
27-06-09, 16:18
faleminderit !!!

GURI SYLAJ
28-06-09, 19:35
Falenderimi na takon te dyve ,
tash kur ne "bjeshke ka rene bore"-
kishte dicka hyjnore ne mes nesh
kur, edhe sot, ecim dore per dore!!
Per shumecka qe nuk folem
nuk pendohem as tash ,
per hire te nje fjale magjike
te pa thena edhe i lash!!

Ignis
29-06-09, 00:15
.....dhe unė gjithė natėn
shkundja ēarēafėt
nga pluhuri i nostalgjisė time

.....pėr fjalėn qė asnjėhrė nuk dėgjova
Ndoshta ti ishe frikacak , apo unė gabova?!|

Alaron
03-07-09, 03:23
Ose do tė bėhesh poezi kėtu, ose do tė vdesim qė tė dy!!!

Isha njė hap pas
e Ti dorėn mė zgjate
i vetmuar isha nė shi
Ti derėn e hape
ishe pėr mua gjithēka
jo hije, po e vėrtetė
ishe ajo qė dinte
dashuri tė mė jep

Lumi i dashurisė sonė u bė det
asgjė pa u thėnė nuk mbet!

Qika^Me^Kule
03-07-09, 18:15
OOooooooooooooo Sdua ti them as tash......... me mir po ri ne heshtje.....

Peja-Boy
03-07-09, 18:30
OOooooooooooooo Sdua ti them as tash......... me mir po ri ne heshtje.....

Zhurma me e madhe per ta shkaterruar vetveten ,esht Heshtja!!!!

Qika^Me^Kule
03-07-09, 19:24
Zhurma me e madhe per ta shkaterruar vetveten ,esht Heshtja!!!!

:frown:

SANTANA-29
10-07-09, 08:34
Fjalet qe nuk t,i thash,qajne ne varreza.
Si fantazma ecin ne eren e ftofte te nates duke u zhytur
ne mjergullen e shpeshta,pa qetur paqe asnjeher.

Rozafa
22-11-09, 20:09
...perpara ke naten e tere
......i mirii im, Ti
ajo ēka mbetet per t'u bere
eshte puthja mbushur shpirtesi!

jEtA_1
24-11-09, 13:47
Kisha kaq shume... kaq teper per te thene...ndjenja qe mu plaken,dhe mu vyshken ne kraharore....ndjenja qe me grryen ne shpirt e ende me kane lene...mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore...keto nuk ti thash asnjiher dhe sdo ti them kurr...

Lediona
13-12-09, 01:03
Nese i thashe ato fjale i thashe se kisha malle...
edhe nese s'ti kam thene dije se ziejne perbrenda,
gjersa ti shperbeje...
Do te me ulesh prane e deshira do te kompozoje harmonishem vegimin e syve te tu,do ti thur kurore atij mendimi per ty,
por serish do ti ve lule nje tjetre padrejtesi.
E nesermja do te vij shpejt, edhe me largimin tim,
e ti do te flesh deri vone se naten s'ke vene gjume...
Ndoshta jam nje iluzion i ngjyrosur shume,
me aq shume ngjyra jete sa ti si duron...
A ndoshta do te fillosh te qash me kujtimet e mia
e perseri syte do te shkojne nga dritarja,
.... per te kujtuar se tani mbizoteron qetesia.
Hej ti, dije se keto s'kane per te ndodhur kurre,
eshte vec nje enderr e vjeter me personazh,vajzen e re te dashuruar pas syve te tu...

Zero Cool
21-12-09, 22:36
Sa shume mall, sa deshperim, sa vuajtje, sa shume dashuri ndjej per ty sonte, ne kete nate e dashura ime. Sonte enderrat dhe kujtimet per ty i kam ketu te grumbulluar ne shpirtin tim ne zemren time te perlotur. Me beso ndihem i vetem ne kete bote te madhe, i humbur si nje i huaj diku ne erresiren i harruar dhe i hidhur ne nje qoshe pa skaj. Mes endrrash qe dikur i pata, qe jeta m'i ka ofruar njeher kur isha me ty, e ndjej veten te deshiruar per pak qaste, e per pak ngrotesi, e per shume dashuri, tani ne zemren time mbreteron acari qe me ngriu zemren, e beri akull! Sonte shoh nje dore qe s'me bindet, shoh dy sy qe te kerkojn, ty e dashura ime dhe ndjej nje zemer qe s'me perket mua, ndjej dashuri qe me perbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe gjdo qelize te qenies time. Ti ndoshta imagjinon c`do te thot te duash dikend ne heshtje, ne kete largesi te mallkuar, te mendosh dhe te kalosh ditet pergjysem.
Te jetosh c`do qast kur nje pjese e qenies tende jeton larg dhe aq me keq kur e di qe s'te perket aspak. E c'rendesi ka per mua, vec ekzistences tende. Vetem njeher te jem me ty te qendroja nje minute, ateher e kisha lutur zotin qe te vjene dhe le te me merr ne ate boten tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty !
Eh, sa e sa ore e dite me ikin duke te menduar ty, neteve perpilitem dhe ndjej shterngimin ne zemer lotet me rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, ateher lotet teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon cdo gje ne shpirtin tim, me ngacmon fantazine. Ngado qe po i hedhi syt me duket se te shoh, shoh ate buzeqeshjen tende magjepsese ato buze te embla, ata sy magjepes. Ngado qe e hedh doren te parfytyroj se te prek. I prek ato floke tua kaqurrele, ate trup te bukur mendoj se je e ulur mbi preherin tim dhe ngadale me perkedhel. C'ti bej tani shpirtit qe te do prane dhe s'te ka... ohhhh ZOT SI NUK ERDHE TE MA MARRESH KETE SHPIRT QE TE MOS VUAJ ME. C'ti bej zemres qe brenda saj qendron vetem ti. Ti qe je e vetmja rrenje e mbijeteses se saj! C'ti bej syve qe ndjejne mall e duan te t'shohin dhe derdhin vetem lot pa ndale! C'ti bej vetes sime qe eshte dashuruar marrezisht pas teje. Jam une qe te therras me ze te shurdher dhe vuaj brenda vetes kete dashuri. Te DUA me shpirt.
I dashuruar si sot do te mbetem pas teje pergjithmone. Dhe nese kam lene dicka tek ti, nje ndjenje te vogel dashurie apo respekti, te lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Une do te dua deri ne perjetesi vetem ty dhe kete fjale do ta mbylli brenda ne shpirtin dhe kurre s'do ta tradhetoj veten time. Nese do te me marr malli per ty do ta gjej, ta shuaj ne skutat e kujtimeve te mija qe i ruaj te pastra.

emine
14-01-11, 17:34
http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/hs192.snc4/37947_407568162997_183563247997_4538919_5447968_n. jpg (http://*****facebook*****/photo.php?pid=4538920&id=183563247997)

Suelaa
14-01-11, 19:02
Jane poezit e mija si i shkruaj me endje.

Hajra
18-01-11, 20:38
....jane te shumta dhe mbeten te pa thena pergjithemon*peshen e te cilave do ta mbaje ne shpirt tane jeten.

tipi engjellor
19-01-11, 17:53
....jane ato gjera qe veshtir me i kap

Domira
20-01-11, 13:02
...me mire qe nuk ti thash* sepse paskan qene per ti mbajte ne zemer...

Gentiani
20-01-11, 16:27
Fjalėt qė nuk t`i thash asnjėherė... deri qitash* nuk ti theme kurre... eh* kalle mos ta nine... kalle* kalle mos ta nine !

YanYan
05-03-11, 07:26
Shkronjat e zeza mbi nje leter te bardhe...jane citate, kenge, poezi, lule, zemra, foto...jane faqet e ditarit tim...jane fjalet qe kurre sti thashe!