PDA

View Full Version : E verteta e vrasjes sė Bimbashit nga Ēerēiz Topulli


~AnnA~
01-07-09, 21:41
Dėshmia e Javer Hurshitit: "Komandanti i Gjindarmėrisė sė Gjirokastrės, Bimbashi Halil Efendiu qė ishte Boshnjak, dontė tė diktonte se cilėt ishin personat qė i bėnin strehė Ēerēizit. Dikush i kallzoi se e fejuara e Ēerēizit, Qamua, ishte me barrė. Po tė provohej kjo do tė ishte njė provė e gjallė se Ēerēizi mbahej prej fisit tė gruas. Bimbashi vendosi tė dėrgonte njė doktor pėr t'a ekzaminuar Qamon.
Kjo gjė iu njoftua Ēerēizit dhe ai dėrgoi Hiton e Hajredinin tė cilėt e vranė Bimbashin"


Dashnor Kaloēi

Komandanti i Gjindarmėrisė sė Gjirokastrės, Bimbashi Halil Efendiu, nga gjiriti, donte tė diktonte se cilėt ishin personat qė i bėnin strehė Ēerēizit, qė t'i internonte ata. Dikush kallzoi se e fejuara e Ēerēizit, Qamoja ishte me barrė. Po tė provohej kjo, do tė ishte njė provė e gjallė qė Ēerēizi mbahej prej fisit tė gruas. Kėshtu Bimbashi vendosi qė tė dėrgonte njė doktor pėr ta ekzaminuar Qamon.

Kjo gjė iu njoftua Ēerēizit i cili pėr tė ndaluar njė punė qė ishte e turpėshme simbas zakonit tonė, vendosi qė ta vriste Bimbashin e Gjirokastrės. Nė atė kohė qė unė arrita te Hani i Ēiēove nė tė hyrė tė pazarit nga ana e Hazmuratit, u dėgjuan dy tė shtėna njė pas njė dhe kur u afruam pėr tė parė ē'kish ngjarė, pamė Bimbashin tė shtrirė pėr dhe qė kish vdekur". Kjo dėshmi qė bėn fjalė pėr vrasjen e Bimbashit turk tė Gjirokastrės nė vitin 1908 prej ēetės sė Ēerēiz Topullit, ėshtė shkėputur nga kujtimet e Javer Bej Hurushitit tė cilat ai i ka shkruar nė katėr fletore tė trasha nė vitin 1939. Po kush ėshtė Javer Bej Hurshiti dhe cila ėshtė e kaluara e tij? Si u arrestua ai sė bashku me djalin e tij Mehmetin nė janarin e 1945 dhe pėrse Enver Hoxha dha urdhėr qėt'i ktheheshin tė gjitha plaēkat e shtėpisė qė iu konfiskuan ditėn e arrestimit? Pėrse Halil Hoxha iu lut djalit tė tij Enverit, qė tė mos e pushkatonte Javerin me tė dėnuarit e Gjyqit Special dhe cila ishte pėrgjigjia qė mori prej tij? Si u trajtua nga regjimimi komunist familja e Javer Beut dhe si u ruajtėn prej fėmijėve tė tij kujtimet e famėshme me ngjarjet historike qė ai i kishte pėrjetuar vetė, tė cilat i kishte shkruar qė nė 1939-ėn? Lidhur me kėto e ngjarje tė tjera nga historia e familjes Hurshiti, na njeh dėshmia e nipit tė tij Shahin Hurshitit dhe nga kujtimet e Javer Beut, po botojmė ngjarjen e vrasjes sė Bimbashit turk nga ēeta e Ēerēiz Topullit, duke qenė se ai ėshtė njė nga figurat mė popullore tė luftėtarėve nė Jugun e Shqipėrisė. Lidhur me atė ēka e shtyu Javer Bej Hurshtitin qė t'ė shkruaj kujtimet, nė fillim tė fletores sė parė ai ėshtė shprehur: "Fatkeqėsisht shumė tė pakėt, fare tė pakėt janė ata shqiptarė qė kanė mbajtur shėnime tė kujtimeve tė tyre. Unė, pothuaj se, jam ndodhur nė tė gjitha lėvizjet Kombėtare qė kanė ndodhur nė Krahinėn e Labėrisė: nuk jam tundur prej Gjirokastrės gjithė kohėn e okupasionit grek dhe italian: kam qenė dėshmitar i aq ngjarjeve me rėndėsi sa qė sikur qysh nė ato kohėra, t'i kesh shėnuar ngjarjet ditė pėr ditė, sot do tė jesh nė gjėndje tė botoja historinė e plotė tė Gjirokastrės qysh prej vitit 1912 der 1925. Pikėrisht historinė e atyre kohėve qė kemi me shumė rėndėsi pėr historinė e Rilidjes s'onė Kombėtare, sot vendosa t'i shkruaj kujtimet, por kėto do tė jenė shumė tė meta. Shumė data me rėndėsi dhe shumė emra tė personave qė kanė lojtur role me rėndėsi i kam harruar. Prandaj kėto kujtime mė shumė se t'i shėrbejnė historisė sė vėndit, do t'i shėrbejnė mė shumė familjes sime" Javer Hurshiti. 14-Vjeshtė e I-939. Tiranė.


Pse doli Ēerēizi komit
"Komitėt e ndryshmė tė dallkaurit qė ronin pėr ndė zgjedhėn e imperatorisė Otomane, kishin shumė vjet qė kishin organizuar Komitete dhe mundėsisht me ēdo mjet qė tė shpėtonin prej zgjedhės. Cilido komb kishte organizuar ēeta komitėsh pėr tė prishur qetėsinė. Sidomos Maqedonia ishte mbushur me komitė bullgarė dhe grekėr. Komitėt e kėtyre dy Kombeve, lėftonin kundra armikut tė pėrbashkėt, Turqisė, po lėftonin dhe me njėri jetrin pasi nuk vinin dot nė marveshje qė tė caktonin zonėn e influencės simbas racės. Nė ato kohėra shqiptarėt qė ronin jashtė Turqisė, sidomos ata tė Bukureshtit dhe tė Sofjes, me dėshirė dhe me gazeta i ftonin shqiptarėt qė ronin nė atdhe tė ngriheshin kundra Turqisė dhe tė mos ia linin sheshin tė lirė vetėm Bullgarisė, Greqisė dhe deri diku Rumanisė. Shahin Be Kolonja me gazetėn e tij dhe Faik Be Konica me tė pėrkohshmen, propagandonin pėr tė zgjuar shqiptarėt qė t'i kthenin pushkėn turkut. Qėllimi i tyre i shėnjtė, midis zėrave qė ankoheshin prej zgjedhjes otomane, duhesh tė dėgjohesh dhe zėri i Shqipėrisė qė tė mundėte dhe kjo tė kishte tė drejtė tė lypte indipendencėn e saj kur tė vinte koha e shkatėrrimit tė Turqisė. Kjo kohė kuptohesh ēiltas se kishte afėruar. I pari nė mos gabohem qė doli nė male kundra Turqisė ishte Bajo Topulli nga Gjirokastra. Ky ishte drejtor gjymnazi nė Selanik. Patriotizma e shtyu t'ė linte detyrėn dhe tė aratisesh. Pas pak muajsh ish shoqėruar vėllai i tij Ēerēiz Topulli, Mihal Gramenua nga Korēa dhe disa tė tjerė me mė pak rėndėsi. Bajua nuk ishte njeri i kėsaj mjeshtėrie, prandaj ēeta e vogėl shqiptare komandohesh prej Ēerēizit. Guverna turke kėtė ēetė tė vogėl shqiptare e quante shumė mė tė rrezikėshme prej mijrash komitėsh grekė dhe bullgarė. Ēeta shqiptare qė ishte e njė feje me turqit, kishte njė rėndėsi tė posaēme nė opinionin e botės sė jashtėme, kurse bullgarėt dhe grekėrit, mund tė quheshin si elementė qė e urrenin turkun, pasi kishin njė fe tjetėr dhe kryengritja e tyre nuk provonte doemos administrim barbar tė Turkut. Ēeta shqiptare, e pėrbėrė me shumicė prej muhamedanėsh, provonte qartė se turku nuk ish nė gjėndje tė kėnaqte popujt qė ronin pėr nder flamurin e tij, qoftė dhe atė pjesė tė popullit qė kishin njė fe tė pėrbashkėt. Kur Ēerēizi vrau Dhespotin e Korēės, qeveria turke i shtiu ca mė shumė fuqitė pėr ta shtėnė nė dorė Bajon dhe Ēerēizin. Aktiviteti i kėsaj ēete kreshnike zhvillohesh mė shumė nė Korēė, Kolonjė dhe Gjirokastėr. Kur Kushellat turke e ndiqnin Ēerēizin kėmba kėmbės, ky dogji shkollėn dhe disa godina tė tjera tė katundit Kustanjan, afėr Koshovicės pėr tė marrė hakun e Refik Budos nga Gjirokastra qė komitėt grekė, ēeta e Vasil Killovit, i dogji kullėn nė katundin Lluvinė".


Vrasja e Bimbashit
" Ēerēizi qėndrėn e fshehjes e kishte nė qytet brenda tė Gjirokastrės dhe nė katundin Mashkullorė e nė Kardhiq ku kishte dhe tė fejuarėn e tij, Qamon e mbesa, nga motra e Mirkės qė kemi pėrmendur mė nalt kur kemi bėrė fjalė pėr shkatėrrimin e teqesė sė Baba Hajdarit. Komandanti i Gjindarmėrisė sė Gjirokastrės, Bimbashi Halil Efendiu (Boshnjak), nga gjiriti, donte tė diktonte se cilėt ishin personat qė i bėnin strehė Ēerēizit, qė t'i internonte. Dikush kallzoi se e fejuara e Ēerēizit ishte me barrė. Po tė provohej kjo do tė ishte njė provė e gjallė se ai mbahesh prej fisit tė gruas. Vendosi pėr tė dėrguar njė doktor pėr tė ekzaminuar Qamon. Kjo gjė iu njoftua Ēerēizit, i cili pėr tė ndaluar njė punė qė ishte e turpėshme simbas zakonit tonė, megjithqė Ēerēizi jo qė nuk ish bashkuar, por as qė e kishte parė tė fejuarėn e tij, vendosi ta vriste Bimbashin e Gjirokastrės, i cili ishte njė oficer i shkuar nga mosha por shumė i zoti. Kėtė kishin dashur ta vrisnin dhe nė Berat, por shpėtoi vetėm me njė plagė tė rėndė. Siē e thashė nė faqen 45, duke lėnė nėnėn tė sėmurė dolla pėr nė pazar. Bimbashi rrinte nė shtėpinė e zonjės sė Dervish Pashait, komshi me ne. Kur unė kalova edhe shtėpitė e Xhafer Karalliut, pashė qė Bimbashi dolli nga shtėpia e tij dhe filloi tė ngjitesh lart. Kur unė arrita te Hani i Ēiēove, nė tė hyrė tė pazarit nga ana e Hazmuratit, u dėgjuan dy armė njė pas njė. Me turmėn bashkė u kthyesh dhe unė qė tė shikoja se ēkish ngjarė: pėr ndėn furėn e gurgenjet pamė tė shtrirė pėrdhe Bimbashin, i cili kishte vdekur. Deri sa tė veja unė nė Prefekturė, filluan tė dėgjoheshin shtimjet e armėve tė paprera nga ana e tejme e pėrroit tė Palortosė. Ēerēizi kish dėrguar nė qytet dy veta, Hiton nga Kardhiqi dhe Hajredinin nga Tremishti i Pėrmetit qė ta vrisnin Bimbashin. Vetė Ēerēizi me shokėt e tjerė kishte zėnė vėnd mbi qishin e Palortosė. Kėta tė dy e pritėn Bimbashin tek furra ime. Bile kur dolla unė, u ngritnė nė kėmbė dhe mė nderuan. Kur dolli Bimbashi i ranė nga pas dhe kur arriti nė vėndin qė thamė, kryen detyrėn e tyre patriotike dhe u kthyen pėrsėri posht. Duke shkuar nga lulanjtė, iu drejtuan vėndit ku i priste Ēerēizi. Gjindarėmt po i ndiqnin nga pas, por i godiste Ēerēizi me shokėt e tij dhe kėshu Ēerēizi u bashkua dhe me dy shokėt q'i erdhėn, morri pėrpjetė malin dhe shtinte kundra gjindarėmėve qė tė mos i afroheshin. Ne nga Prefektura i shihnim si gjindarmėt, ashtu dhe ēetėn e Ēerēizit deri sa u larguan. Kjo ngjarje mė detyroi qė tė mos kthehesh shpejt nė shtėpi dhe tė haj drekėn jash. Kur u kthyesh nė shtėpi, vajta drejt e nė odėn e nėnės. E gjeta kėtė qė rinte nė njė koltuk afėr penxheres dhe pinte duhan. Fillova t'i kallzoj ngjarjen e vrasjes sė Bimbashit dhe i kėrkova ndjesė qė u vonuash. Nuk mu pėrgjigj aspak. Pandeha se ishte zėmėruar nga vonesa ime, se kur nuk pranonte tė haja unė drekė jasht. Pas pak e morra vesh se nėna ime e kishte humbur gojėn, nuk fliste dot, ndofta dhe nuk dėgjonte. Doktor Taseja mė njoftoi se nuk kishte mbetur mė asnjė shpresė pėr shpėtimin e saj, megjithėse ajo dukej tė ishte e qetė dhe nuk ndjente asnjė dhimbje. Afėr mezit tė natės u shtri nė dyshek dhe vdiq pas dyzet e tetė orėsh, ditėn e fundit tė shkurtit, ose ditėn e parė tė Marsit tė vitit 1908. (Kalendari i vjetėr)./Gazeta Shqiptare/

lirik
02-07-09, 07:29
Kur flitet per histori kombtare sa pak i kan dhėnė rendesi Azem Galices dh trimerive te tij te panumerta i cili mori pjesė po thuajse me shumicen e galicasve e drenicasve ne kryengritjen e pergjakshme kunder turqve ne kaqanik me 110 1912 dhe luftoj kunder shum fuqive tjera te kohes -
njihen mbi shtatdhjete dy beteja te ti plus trim,erive tjera te tij te perditshme po thuajse me gjandar-
qe nuk kan te numruar ndersa qeta e topullit paska vra nji bimbash dhe behet nami ne histori -
e ne hsitori qeriz topulli ngritet ne qiell e Azem Galica mezi figuron me dy tre rreshta ne histori-
KOMBTARE hajde histori kombtare hajde se na knaqe -
un mendoj se ka ardhur koha qe historia kombtare te shkruhet e rishkruhet krejt ndryshe

lirik
02-07-09, 07:39
Azem Galica ishte nji burrė trim qe as ne kuvende nuk ja merrte ne dorė te deleguarve te krajlit-
ai luftoj me shtat krajli luftoj me mbreterin austri hungari turqi serbia e par serbi e dyt me bullgar me turq me bellogardist rus e ukrain dhe me mbreterin e ahmet zogut e e shum tjer vullnetar q e vinin kunder tij vlleh rumun qe vinin me ushtrin serbe per ta sulmuar -
ja pra se si e znadhoj historia qeriz topull e mihal grameno e si e zvogloj deri ne minimum azem galicen -
ndersa mitrovica si qytet ku graviton regjioni i tij sepse qyteza skenderaj drejtohet me drejtori nga mitrovica kurr mitrovica nuk u kujtue ti ngris permendore Azem Galices ose ta ket nji rrugė ne emer te tij ndersa tatimet ja duan e per ta pas nen drejtori te vet duan apo jo -
kjo esht padrjtesia e shekujve qe dikujt qe u tregua drangue ne histori e luftra i hahet haku pa mshirshem e dikush ngritet ne qiell pa veprime te vqanta -
ne betejen e e fundit te Azem Galices shtat trena me ushtri kan marr pjes ne rrethim te tij dhe rreth trembdhjet mij gryka zjarri e mbi triedhjet topa qe kan gjuajtur kullat ne drenicė ne vitin 1924 -

AZEM GALICES JU SHUAN MBI 33 antarė te familjes si edhe shotes e vlelzerve te tyre e sa shum u demtiua farefisi i tyre po nga ata te qeriz topullit sa jan demtuar -
kjo statisktikė te Azem Galica per kohen dhe numrine njerzve esht masaker gjenocid

uliksi31
02-07-09, 18:42
I nderuar Lirik, kjo teme ju dedikohet kapedanave,:biggrin: ne kete rasst kapedanit, Carciz Topulli. Andaj lidhje me Azem dhe Shote Galicen e kemi temen e vecant. Pra keto shkrime mund te i drejtoni atje. Falemderit

Shotė Dhe Azem Galica! (http://dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=15320)
ShEjToNkA

>>{SpOnGeBoB}<<
02-07-09, 21:14
Cercizi said:
Let my boys go, go gooooooo
Or i will make you edhe ata red, red colors with paint
Sha zoten afer kam qillue kur ja bani I killi you, killi you Bimbash edhe masnej iken qarshise te nelte edhe nuk i pa ma kerkush :tongue:

m4SxyO9MCNI

uck_aksh
03-07-09, 13:59
E verteta e vrasjes sė Bimbashit nga Ēerēiz Topulli

sa hyra ne ket shkrim thash mos po thojn disa se edhe ket e ka vra qeveria Thaqi hahaha

Tomori
16-07-09, 12:10
Ne popull eshte perfolur se Bimbashi ka cen babai natyral i Enver Hoxhes...
...kshtu esht folur.....?!!

shfletuesi_
16-07-09, 14:56
E verteta e vrasjes sė Bimbashit nga Ēerēiz Topulli

sa hyra ne ket shkrim thash mos po thojn disa se edhe ket e ka vra qeveria Thaqi hahaha


Haaaaahahahahhaha ShaZote edhe keshtu thon.... Edhe a e din pse... Veq qe jan msu tash kush bani keta Taqi Kush keta Taqi Kush ata Taqi... Bile me ba e me than Kush e vrau isa boletinin thon taqi...

>>{SpOnGeBoB}<<
16-07-09, 21:38
Shife mara qitash ku vijne qesishna uqkasha, tomorra e do shfletaqa sikur me shkrujten parrulla ne zid qishtu.

Ev shoq po me doket nuk po ja rroka algjebren juve qisajde po nejse :tongue: