PDA

View Full Version : Erdhi vera mbrojeni lėkurėn ....


Jana
05-07-09, 01:38
Tema kryesore e verės nė vitet e fundit ėshtė: Si tė mbrohet lėkura, flokėt dhe sytė nga rrezet e dėmshme tė diellit.
Dihet se rrezet ultravjollce ndryshojnė pigmentin e lėkurės dhe mundėsojnė errėsimin e saj, mirėpo njėkohėsisht nė lėkurė mund tė formohen radikalet e lira, tė cilėt i dėmtojnė qelizat e lėkurės dhe sjellin deri te plakja e mėhershme dhe paraqitja e sėmundjeve malinje tė lėkurės.

Pėr tė penguar djegien dhe pėr ta mbrojtur lėkurėn nga plakja dhe sėmundjet e ndryshme, duhet tė zgjidhni preparatet pėrkatėse tė mbrojtjes nga dielli dhe vlerėn/numrin e faktorit mbrojtės, i cili gjendet nė tė gjitha preparatet e reja kozmetike pėr rrezitje (dhe qė duhet tė jetė sa mė i lartė, sidomos nė fillim).

Ndėrsa nėse gjendeni nė plazh ose nė pishinė, lėkura juaj ka nevojė pėr preparat pėr rrezitje qė i reziston edhe ujit.

Po ashtu ekzistojnė edhe preparate tė tilla me mbishkrimin “Sun Block”, tė cilėt pengojnė maksimalisht depėrtimin e rrezeve tė diellin nė lėkurė, ndėrsa janė tė nevojshėm pėr mbrojtjen e lėkurės sė fytyrės, derisa syzet do t’i mbrojnė sytė tuaj nga veprimi i dėmshėm i rrezeve tė diellit.