PDA

View Full Version : Sekretet e meshkujve dhe bota e mbrendshme e tyre......


emine
10-07-09, 09:06
Nė shikim tė parė meshkujt janė tė fuqishėm dhe tė sigurt nė vete, por…Ata nė tė vėrtetė janė pėrplot ankthe, pėr shkak tė tė cilave shpesh nuk veprojnė ashtu si dėshirojnė dhe shpesh gabojnė. Zbuloni se ēfarė mund t’i qesė nga takti, qė mė mirė ta kuptoni edhe tė dashurin tuaj…



1. Frika nga ndjenjat

Meshkujt e dinė se dashuria ėshtė njė ndjenjė e fortė qė mund tė okupojė jetėn e tyre. E dinė se femra e cila do t’ua marrė zemrėn do t’ua marrė edhe pjesėn mė tė madhe tė kohės sė tyre. Po ashtu e dinė se me hyrjen nė lidhje tė dashurisė ata u hapin dyert edhe vuajtjeve tė ndryshme. Shumica kanė frikė nga ndjenjat e tilla, sepse nuk ndjehen tė gatshėm.

Djemtė kanė frikė tė jenė tė dashuruar, e sidomos tremben nga mendimi se mund ta humbin kokėn pas ndonjė femre, edhe pse kėtė kurrė nuk do ta pranojnė, madje as vetvetes. Nga kjo frikė edhe lind sjellja e tyre e pakuptueshme: ftohtėsia, painteresimi, paaftėsia pėr butėsi etj.

Ndihma e parė: Bėhuni ndaj tij e sinqertė dhe pėrdorni sensin pėr humor. Krijoni nė mes jush atmosferė relaksuese. Kėshtu ai mė shpejt do tė krijojė besim nė ty dhe mė nė fund t’i lėshohet lidhjes.

2. Frika nga shoqet tuaja

Tmerrėsisht kanė frikė nga komentet e shoqeve tuaja. Kjo pėr ta ėshtė ankthi i parė! I tmerron mendimi se dikush i analizon – dhe kjo nga thembra e deri nė kokė: shoqja juaj me e mirė, motra jote… Ky ėshtė test qė nuk ėshtė lehtė tė kalohet, sepse shoqet tuaja, sikur edhe shokėt e tij, ndonjėherė xhelozojnė. Kėtė e dinė meshkujt.

Ndihma e parė: I thuaj se shoqet tuaja tėrė kohėn flasin se si ai ėshtė shumė i lezetshėm dhe i kėndshėm. Kjo do ta lirojė pak dhe do t’ia kthejė vetėbesimin.

3. Frika nga refuzimi

Sa mė shumė qė janė tė dashuruar, aq mė vėshtirė e kanė tė bėjnė hapa tė ardhshėm. Kjo veti e ēuditshme lind nga frika e reagimeve tė partneres. Ata nuk duan tė dėgjojnė: “Jo faleminderit, nuk je interesant”.

E tėra komplikohet edhe mė shumė nėse mashkulli mburret se: nė kėtė rast, pos refuzimit potencial ekziston edhe frika se do t’u ekspozohet talljeve publike. Katastrofė e vėrtetė! Ēdo situatė ku do tė gjejė shprehje ana e tyre emocionale rrezikon “paprekshmėrinė” e tyre.

Ndihma e parė: Vetėm me sinqeritet. Zgjidhje tjetėr nuk keni. Ia bėni me dije se ju pėlqen dhe se me gjithė qejf do tė ishe me tė nė lidhje. Ėshtė zgjidhje e vetme.

4. Frika nga mendimet e shokėve

Meshkujt kanė frikė nga mendimet e shokėve tė tyre sepse duan qė tė ruajnė imazhin e tyre tė mirė nė shoqėri. Ata vendimet e tyre mė me rėndėsi i sjellin nėn ndikimin e tė tjerėve. Kjo posaēėrisht gjen shprehje kur ėshtė fjala pėr lidhjet e dashurisė.

Nganjėherė meshkujt nga shoqėria janė xhelozė nė njėri- tjetrin: pėr shkak tė varėsisė dhe frikės se mos do t’i humbin shokėt, pėr shkak tė “njė femre’. Shpesh mund tė dėgjohen vėrejtjet se “si mund tė tė pėlqejė ajo femėr?” apo “unė me tė nuk do tė shkoja kurrė”.

Qėndrimi i tillė i shoqėrisė aq shumė mund tė ndikojė nė dikė qė ta ndalė nė qėllimet e tija deri nė atė moment tė qarta.

Ndihma e parė: Provoni tė shoqėroheni me shokėt e tij. Le tė krijojnė bindje tė mirė pėr ty. Nėse shokėt e tij do tė tė pranojnė edhe ai do tė ndjehet mė mirė.

5. Frika nga ndėrrimi i personalitetit tė tij

Shumė meshkuj mendojnė se fillimi i njė lidhje dashurie do t’i privojė ata nga identiteti i tyre. Kjo ėshtė njė frikė komplekse, e cila krijohet nga bindja e tyre se femra dėshiron tė transformojė tė dashurin nė qenie pa pikė personaliteti. Pėr ta lidhja ėshtė burim i ndalesave dhe urdhrave.

Ata kėtė e shpjegojnė kėshtu: asaj do t’i pengojė tė dal me shokėt e mi, nėse duam tė shkojmė diku mė detyron t’i lėshoj flokėt, tė vė vath apo t’i prej flokėt… Dhe nė vend tė femrės fiton njė pėrzierje tė nėnės, gjyshes dhe motrės!

Ndihma e parė: Le tė ndjejė se ėshtė duke tė pėlqyer ashtu ēfarė ėshtė dhe i thuaj se nuk tė pėlqejnė partnerėt qė e ngulfasin njėri - tjetrin me kėrkesa tė tilla.

6. Frika nga padituria

Meshkujt shpesh prezantohen si mjeshtėr tė vėrtetė nė sferėn e dashurisė. Me qėndrim tė tillė duhet tė lėnė pėrshtypje nė femrėn, por edhe nė shoqėri. Ata mendojnė se nė kėtė fushė pėr ta nuk bėn tė ketė kurrfarė fshehtėsi. Por, ato gjithsesi se ekzistojnė.

Shumė prej tyre kanė frikė se nuk do tė mund tė plotėsojnė tė priturat e ndokujt, se nuk do tė dinė se ēfarė duhet tė bėjnė dhe kjo ide i paralizon. Kėsaj i shtohet edhe frika se nga pėr kėtė jodituri menjėherė tė nesėrmen do tė mėsojė shoqja jote mė e ngushtė e ndoshta edhe tėrė shoqėria e nė fund edhe krejt bota.

Ndihma e parė: Bėhu e butė dhe jepi kurajė (i thuaj se di tė puthet shumė mirė), binde se nė tė gjitha ėshtė shumė i mirė, madje edhe atėherė kur pak dėshpėrohesh nė tė.

7. Frika nga braktisja

Kjo frikė ėshtė e ngjashme me frikėn nga vuajtjet. Nė mesin e meshkujve ėshtė shumė e njohur frika nga ndjenjat e pakėndshme tė vetmisė pas pėrfundimit tė lidhjes sė dashurisė. Kundėr kėsaj frike shpesh pėrdoren mekanizmat si “nėse jam vetėm, askush nuk mund tė mė braktisė e me kėtė tė mė lėndojė”.

Andaj, mendojnė, se mė mirė ėshtė tė mos rrezikohet, se duhet kontrolluar ndjenjat, se mė mirė ėshtė tė mos fillohet asgjė, pasi qė herėdo kur lidhja do tė pėrfundojė. E tė gjitha kėto janė gabim.
Meshkujt tė cilėt mendojnė kėshtu janė shumė tė ndjeshėm dhe tė dobėt, nuk mund tė ballafaqohen me vetminė, e tė mos flasim qė ta mundin atė. Ata nuk kanė besim nė vete, gjithnjė janė pesimistė dhe mendojnė se nuk janė tė gatshėm tė ballafaqohen me asnjė situatė.

elsaaa08
10-07-09, 15:00
spaska ma tuca bre ani kishe fryhen kishe na dichka po na jena ma trimeresha valla ska me neve chikave

Zhaneta
10-07-09, 15:10
Djemt kane frik se mos e zbulojn se nuk jetojne dot pa nje femer dhe shfaqin nje fetyr qe e krijojn me aq mjeshteri dhe strehohen aty deri ne momentin kur kuptojne se dhe femra po le koken pas tij.............:biggrin: :tongue: