PDA

View Full Version : “Si u kap rob gjenerali Davies nga ballistėt”


Tomori
11-07-09, 19:25
Ditari i Frederik Nosit hedh dritė edhe njėherė pėr momentin e plagosjes dhe kapjes rob tė gjeneralit anglez Davies. Nė pjesėn e fundit tė kujtimeve tė tij, ish-anėtari i Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe pėrkthyes i Misionit Britanik, tregon pėr ēastin kur ēetat balliste tė ndihmuara edhe nga gjermanėt, mė nė fund arritėn tė rrethonin Misionin Britanik. Gjatė luftimeve pėr tė ēarė rrethimin mbeti i plagosur edhe gjenerali anglez, i cili u kap rob. Por, nė ndryshim nga pjesėt e tjera tė ditarit, ku kujtimet e Frederik Nosit pėrplaseshin disa herė me ato tė gjeneralit Davies, qė tė dy e pėrshkruajnė pothuajse tė njėjtė momentin e rrethimit dhe tė plagosjes sė gjeneralit britanik.

Zjarri nuk ndizej pasi drutė ishin tė mbuluar me akull. Po tė mos kishim arritur tė ndiznim zjarrin atė natė pas shumė mundimesh, nuk ishte ēudi qė mund tė kishim ngrirė. Tė paktėn kėshtu thoshte gjenerali Davies, i cili e maste temperaturėn e ulėt shumė. Por edhe kjo natė kaloi. Sa zbardhi drita u vumė nė marshim dhe prapė me anė tė kompasit mundėm tė gjenim drejtimin. Gjithė natėn kishte rėnė dėborė dhe kur u zgjuam shumė nga ne nuk njiheshin fare, pasi ishin mbuluar nga njė cipė e bardhė dėbore. Nė orėn 11 mė 27 dhjetor arritėm prapė nė Okshtun, nė katundin e Ymer Koēit. Ky i shkreti ishte plak dhe mezi ecte. Pa tė ne do ta kishim humbur fare drejtimin. Dhe kėtė herė ishim shumė tė lodhur, mbasi kishim 24 orė pa ngrėnė e Okshtuni ishte krejt i bardhė nga dėbora. Ne na u duk si vendi mė i bukur nė botė. Nė kėtė katund njerėzit nuk lėviznin nga vendi gjithė dimrin pėr shkak tė dėborės. Kėtu u ndamė prapė nėpėr shtėpia si mė pėrpara. Koloneli italian, Barbacinto dita- ditės jepte shenja nga sjellja e tij se nuk ishte mirė nga mendja. Vuajtjet e shumta e tronditėn shumė moralisht. Rrinte gjithmonė afėr Spiro Moisiut, duke kujtuar se vetėm nė kėtė mėnyrė do tė shpėtonte nga rreziku. Kėtė radhė shtabi u vendos nė shtėpinė e Ahmet Likės. Tė nesėrmen, mė 28 dhjetor, Shtabi i Pėrgjithshėm, duke lėnė Misionin Britanik nė Okshtun pėr t’u ēlodhur dhe pėr tė pritur vendosjen e ndėrlidhjes, u largua pėr nė stanet e Kostenjės, ku po qėndronte dhe Baba Faja Martaneshi.
Gjenerali Davies me katėr tė tjerė qėndroi nė shtėpinė e Ymer Koēit, derisa njė ditė u diktuan nga njerėzit e Ballit dhe u larguan nė Kostenjė, ku u bashkuan me Shtabin e Pėrgjithshėm. Prapa tyre vinin ballistėt si hiena pėr tė vjedhur dhe plaēkitur nėpėr katundarėt e varfėr. Mė 7 janar 1944 Shtabi i Pėrgjithshėm u largua pėr nė Orenjė, te shtėpia e Qerimit dhe Beqir Koēit, pak si tė izoluara nga fshati. Kėta dy fshatarė tė varfėr i qėndruan besnikė luftės dhe nė momentet mė tė vėshtira. Ndėrsa ishim nė stanet e Kostenjės, Baba Fajės i vinin lajme herė pas here nga katundi se ballistėt na kishin diktuar dhe mendonin tė na rrethonin. Ne i besonim pak kėto fjalė edhe pse nuk na pėlqente qė tė largoheshim, pasi tė gjitha bazat ishin tė pushtuara nga forcat gjermane dhe tradhtare. Baba Faja rrinte nė njė stan nja 10 minuta larg nga stani i Sulo Shehut, ku ishte vendosur Misioni Britanik i pėrbėrė prej 13 personash ndėrmjet personelit dhe oficerėve. Nė njė stan tjetėr qėndronte reparti i Batalionit tė Ēermenikės qė kishte ndjekur Shtabin e Pėrgjithshėm gjatė atyre dy javėve mė tė vėshtira. Ushqimi sigurohej me vėshtirėsi tė madhe. Herė hahej e herė nuk hahej fare. Ditėn e 8 janarit aty nė mesditė roja partizane e vendosur nė njė kodėr shikon lėvizje njerėzish rreth e rrotull. Pak orė mė pėrpara njė grua plakė nga katundi qė na sillte ndonjė send pėr tė ngrėnė na kishte njoftuar se nga katundi po pėrgatiteshin pėr tė na sulmuar, por ne nuk ja vumė veshin. Gjermanėt kishin arritur nė Kostenjė, nė fshat, por nuk shtyheshin pėr tė sulmuar, prandaj nisėn bashibozukėt e tyre tė Ballit Kombėtar. Aty nga ora 2 mbas dreke u dėgjuan 3 pushkė. Ishte sinjali i fillimit tė goditjes. Nja 300 vetė tė komanduar nga tradhtari Azis Biēaku, Isak Alla e kėlyshė tė tjerė, na kishin rrethuar pa e ditur ne fare. Mbasi nuk dinim vendin mirė, sė bashku me gjeneralin Davies, duke pasur si pararojė dhe mbraparojė 15 partizanėt trima tė Batalionit tė Ēermenikės, dolėm nga kasollja pėr tė shkuar te stani i Baba Fajės pėr tė marrė udhėzime. Stani ishte larg dhe na u desh tė ecnim nė borė deri nė gju krejt tė ekspozuar. Ballistėt, qė na kishin rrethuar krejt, gjuanin mbi ne dhe plumbat na binin si breshėr. Partizanėt duke u tėrhequr e duke qėlluar, por krejt tė ekspozuar dhe nė mėshirėn e plumbave. Nuk kishte njė gur pėr tė qėndruar dhe mbrojtur. Gjithēka ishte e bardhė nga dėbora dhe njeriu dukej shumė mirė si shenjė dalluese. Njė cjap i madh qė Stavri e Dhimitri kishin blerė atė ditė pėr Misionin Anglez i zgjidhur nga litari thėrriste si dreq i alarmuar nėpėr kėmbėt tona. Nuk e gjetėm dot stanin e Baba Fajės dhe shumica jonė doli nga rrethimi. Gjenerali Davies u plagos rėndė dhe u rrokullis nja 40 metra poshtė nė dėborė. Dhimitri u mundua ta tėrhiqte, por ai preferoi tė qėndronte nė vend, pasi plaga nuk e lejonte tė ecte se ishte plagosur nė kėmbė. Bashkė me tė ranė rob majori Cheshire, dy a tre nėnoficerė britanikė, koloneli Barbacinto dhe njė kapter italian. Nga partizanėt njė i plagosur dhe njė rob. Baba Faja qėndroi nė stanin e tij dhe bashkė me nja katėr a pesė partizanė luftoi deri sa u ngrys. Mė vonė, duke ndjekur njė pėrrua nė fillim pėr tė mos lėnė gjurmė nė dėborė dhe mė pas duke ndjekur gjurmėt e derrave dhe tė ariut u larguam dhe arritėm nė Kostenjė nga mezi i natės, prapė te Ymer Koēi. Nė tė gdhirė ndoqėm rrugėn e Shullanit, nga Kaptina e Martaneshit duke arritur mė 12 janar nė stanet e Bėrdhetit nė Valė. Shumė mė vonė morėm vesh se Azis Biēaku, mbasi i kishte plaēkitur mirė gjeneralin Davies dhe anglezėt e tjerė, ua kishte dorėzuar gjermanėve. Sekretaria e gjeneralit tė Gestapos, Fistzthum, e cila ra nė duart tona tregon se pėr kėtė vepėr tradhtie kundrejt aleatėve, Azis Biēaku kishte festuar nė zyrat e Gestapos dhe fotografia e tij i ishte dėrguar Hitlerit, i cili i dėrgoi disa peshqeshe tė ēmuara. Kėto janė shėrbimet e mėdha qė i bėnė atdheut tė tyre Balli Kombėtar me shokė.

Tomori
11-07-09, 19:26
Si e pėrshkruan nė librin e tij gjenerali Davies momentin e plagosjes dhe kapjes rob

Disa partizanė dhe mushkaxhinjtė tanė ktheheshin herė pas here nga armiku dhe qėllonin me pushkėt “Sten” dhe “Beretat”, me shpresė tė frikėsonin ndjekėsit tanė. Nuk mund tė ndalonim asnjė ēast derisa tė merrnim sipėr nė buzė tė pyllit duhej patjetėr tė vazhdonim ngjitjen.
Pushkėt qėllonin me saktėsi nga perėndimi dhe jugu, rrotull nesh plumbat zhyteshin nė dėborė. Pėr mrekulli askush prej nesh nuk u godit.
Po arrinim nė hyrje tė pyllit dhe thashė se do shpėtonim shpejt, kur krisi njė breshėri mitralozi “Spandau” nga e djathta. M'u duk sikur mė shkelmoi kali nė brinjė. U rrotullova dhe rashė midis njė pirgu dėbore nė njė rrėpirė djathtas. Pas meje Ēizshajerin e qėlluan nė kofshė, kolonelin italian Barbacinto nė qafė, ndėrsa njė partizan shqiptar nė tė dyja kėmbėt. Edhe ata ranė nė rrėpirė. Tė gjithė po luftonim tė mos zhyteshim nė pirgun e dėborės qė u ngjye me pulla tė kuqe gjaku. Sipėr nesh, kolona kishte ndalur e tmerruar nga kjo tragjedi. Kishim folur shpesh se ē'duhej bėrė nė raste tė tilla, kur s'kishte as mjek, askėnd qė tė bartte nė barelė dhe tė jepte ndihmėn e parė. Ishte e pamundur tė bartej barela nė njė shpat tė mbushur me dėborė. Mora vendimin e padėshiruar qė tė plagosurit rėndė tė liheshin nė mėshirė tė fatit dhe tė shėndoshėt tė mos i ndihmonin. Kjo do tė thoshte qė ata tė vriteshin ose tė kapeshin robėr. Plumbat pėrreth kėrcisnin vazhdimisht, dhe nga ēasti nė ēast mund tė goditeshin tė tjerėt. I bėrtita Nikollsit, "Vazhdo pėrpara, mė goditėn merre ti komandėn." …………………..
Rrsh. Smith doli jashtė dhe i ra rreth plevicės duke bėrtitur, "Inglisi firiti", qė ia tregoi Roberto se donte tė thoshte "Anglezė tė plagosur kėtu". Ata nuk e pėrfillėn fare, gjithsesi mbase s'e kanė dėgjuar mes breshėrisė sė zjarrit. Smithi do tė ketė lindur me kėmishė, pasi plumbat po kėrcisnin rreth tij duke hedhur borėn pėrpjetė. …..
Pastaj u hap ferri. Grupi mbėshtetės hapi zjarr me breshėri me tė gjithė armėt, grupi i sulmit hodhi granata dhe u vėrsul, duke thirrur me sa zė kishin nė kokė, i pamė kur dolėn nė maj tė kodrės, me poture tė varura, me flamuj me kryqe, me mjekra. Nė ēast plevica u mbush me shqiptarė, qė na drejtuan tytat e armėve me gishtat, nė kėmbėz, tė gjithė vinin vėrdallė, duke na shtyrė, duke bėrtitur, duke na pėrplasur. Njė trupmadh me mjekėr ma vuri pushkėn nė brinjė. Smithi e goditi me grusht. Njė tjetėr u pėrpoq tė mė hiqte ēizmet. Dukej sikur do na copėtonte turma. Pastaj kryetari i tyre, njė i ri, hapi rrugėn dhe i urdhėroi qė tė dilnin jashtė. Roberto i shpjegoi se cilėt ishim. Ai m'u afrua dhe mė pyeti, "Si ta marr vesh se ti je gjeneral anglez?" I tregova me gisht luanin dhe kurorėn mbi beretė. Ai pyeti, "A mund ta marr pak sa pėr tė dhėnė njoftimin?" Ai ma zhvati nga koka dhe doli jashtė.
Shpėrthyen tė shtėnat nga gėzimi. Smithi dhe Roberto kėrkuan nė njė kapicė dhe i hodhėn prapė dru zjarrit. Jashtė shqipot po bisedonin gjithė gjallėri, ndėrsa brenda na ruanin vetėm dy vetė.