PDA

View Full Version : Spekulimet e biografėve tė Skėnderbeut


~AnnA~
06-10-09, 16:42
• Fan Noli (Marre nga Milosao)
Probleme mbi letėrsinė biografike pėr Skėnderbeun
Mė 1921,nė botimin e parė tė veprės Histori e Skėnderbeut, unė pranova menimin e Falmerajerit (Johan Philip Fallmerayer “Das albanische element in griechentland” nė “abhandlungen der historischen klasse der koeniglich bayrischen akademie, der wissenschaften” vėll 8., seksioni -3, f 657 -736 munchen, G. Franz 1860 vėll 9 seksioni 3 f 1- 110 munchen 1866) qė Skėnderbeu kish lindur mė 1412. Mė 1947, kur e ribotova veprėn e sipėrpėrmėndur, shkrova qė ai kish lindur nė vitin 1405. Mbas njė studimi tė hollėsishėm tė dokumenteve, tashmė kam arritur nė pėrfundimin qė Skėnderbeu kish lindur mė pėrpara, aty rreth vitit 1400.
Mė poshtė po jap arsyet pėr kėtė datė tė re:
I vetmi portret i Skėnderbeut qė njohim ėshtė ai qė gjendet nė Muzeun e Firences, nė Itali. Ka tė ngjarė tė jetė portret autentik dhe duhet tė jetė bėrė pėrpara vitit 1466, kur Skėnderbeu vizitoi tregtarėt e pasur Mediēi tė Firences, qė financuan kryqėzatėn e tij. Sipas kėsaj pikture, Skėnderbeu nuk duhet tė ketė qėnė mė pak se 65 vjeē, nė mos mė i moshuar.
Njė person qė e ka parė Skėnderbeun kur ky vizitoi Romėn mė 1466 shkruan pėr tė “E homo molto de tempo passa li 60 anni”. Domethėnė: “Ai ėshtė mbi 60 vjeē. Nė rast tė kundėrt i njėjti person do tė kish thėnėÓ “Ai ėshtė rreth tė gjashtėdhjetave” ose “Ai ėshtė rreth tė shtatėdhjetave”.
Mė 1420, Gjon Kastrioti, i ati i Skėnderbeut lidhi njė traktat tregtar me Republikėn e Raguzės, tė cilin e lidhi nė emrin e vet dhe tė katėr djemve tė tij si bashkėsundimtarė. Kjo do tė thotė qė nė atė kohė Skėnderbeu duhet tė ketė qėnė rreth 20 vjeē, pėrndryshe nuk do tė ishte bashkėsundimtar i principatės sė Kastriotėve, e cila shtrihej nga Prizreni nė Sharfadaj, nė detin Adriatik. Me kėto arsyetime mund tė arrijmė nė pėrfundimin qė Skėnderbeu duhet tė ketė lindur rreth vitit 1400 dhe ishte rreth 68 vjeē kur vdiq, mė 1468.
Peng i Sulltanit
Sipas biografit tė Skėnderbeut, Marin Barletit, nga Shkodra, Gjon Kastrioti i dha si peng Sulltan Muratit II tė katėr djemtė e tij. Mirėpo nuk ka asnjė dokument tė vėrtetojė qė Gjon Kastrioti ti ketė dhėnė ndonjėherė Sulltanit tė katėr djemtė e tij nė tė njėjtėn kohė. Ka dy dokumente, njė i shkruar mė 1410 dhe tjetri mė 1428, ku thuhet qė Gjon Kastrioti i jep si peng Sulltanit njė nga djemtė e tij. Por, nga ana tjetėr, ka dokumente tė tjera, njė i shkruar mė 1420 dhe njė tjetėr mė 1426, qė vėrtetojnė se tė gjithė djemtė e Kastriotit kanė qėnė nė Shqipėri dhe jo nė oborrin e Sulltan Muratit II.
Pėrveē kėsaj, dokumentet e Raguzės tė vitit 1430, tė botuara nė Illyrisch –Albanische Forschungen e bėjnė pėrfundimisht tė pamundur versionin qė tė katėrt djemtė u morėn si peng nga Sulltani. Po atė vit, kur shpėrtheu lufta midis Venedikut dhe Turqisė, Gjon Kastrioti mori anėn e Venedikut dhe i shpalli luftė Sulltan Muratit II. Kjo do tė ishte e paimagjinueshme nėse tė katėr djemtė e tij do tė ishin nė oborrin e sulltanit si pengje. Kjo do tė thoshte qė tė katėr djemtė, pa dyshim, tė gjenin vdekjen, por siē dihet, nuk ka prind qė tė rrezikojė nė kėtė mėnyrė.
Nga ana tjetėr, versioni i Barletit qė tre nga djemtė e Gjon Kastriotit u helmuan nga Sulltani para vitit 1443, viti i kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė, bie nė kundėrshtim me dokumentet arkivore. Njė dokument i manastirit serb tė Hilandarit nė malin Athos na thotė qė Reposhi, djali i dytė i Gjon Kastriotit, vdiq si murg mė 25 korrik 1431. Njė dokument venecian na thotė qė Stanisha, djali i madh i Kastriotit, ishte gjallė mė 1445, pra dy vjet mbas kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė.
Nga kėto dokumente del: sė pari, qė Gjon Kastrioti dėrgonte herė pas here njė nga djemtė bashkė me ushtarėt shqiptarė pėr tė ndihmuar sulltan Muratin II dhe qė ky djalė kthehej nė shtėpi nė fund tė ēdo ekspedite; sė dyti, qė vetėm Kostandini, njėri nga djemtė e Gjon Kastriotit, u vra nė njė nga kėto ekspedita turke pėrpara vitit 1443; sė treti, qė Skėnderbeu u dha si peng kur ishte 30 vjeē, dhe jo 9 vjeē siē na thotė Barleti dhe kjo ndodhi vetėm mbas disfatės qė pėsoi Gjon Kastrioti mė 1430; sė katėrti, qė djali i Gjon Kastriotit, i cili pėrmendet nė dokumentet e vitit 1410 dhe 1428 si peng i sulltanit, mund tė ketė qėnė Stanisha, djali mė i madh dhe i ati i Hamza Kastriotit.
Konvertimi nė fenė islame
Versioni qė Skėnderbeu dhe i ati i tij u konvertua nė islamizėm ka mundėsi tė jetė njė tjetėr mit i papranueshėm. Ka katėr dokumente tė viteve 1420, 1426, 1438 dhe 1439 ku Skėnderbeu pėrmendet si i krishterė, me emrin e tij tė krishterė, Gjergj.
Ėshtė e vėrtet qė nė disa vepra letrare pėrmendet si mysliman, por nuk ka asnjė dokument arkivor tė provojė qė Skėnderbeu vėrtet u konvertua nė fenė islame.
Pėr shembull, nė disa burime letrare gjejmė qė Skėnderbeu u emėrua nga sulltan Murati II si subash (guvernator ushtarak) i Krujės, si sanxhakbej i Dibrės mė 1439 dhe mė 1443 si pasardhės i babait tė tij. Por kjo nuk do tė thotė qė Skėnderbeu ose i ati i tij u konvertuan nė fenė islame. Ata vetėm sa adaptuan njė emėr turk sa herė qė ndihmonin sulltanin nė ekspeditat e tij. Mirėpo ai emėr turk nuk kishte ndonjė rėndėsi tė madhe. Sot ne kemi shqiptarė tė krishterė me emra muhamedanė. Por mė tepėr sulltani, si rregull, caktonte guvernatorė tė krishterė nė provincat e thella ku jetonin tė krishterė. Pėr shembull, qė nė fillim tė shekullit mund tė pėrmendim guvernatorin e krishterė tė Samos.
Si pėrfundim mund tė themi qė konvertimi i Skėnderbeut nė fenė slame duket tė ketė qėnė sa pėr emėr dhe tė jetė mbėshtetur mbi supozimin qė, pėrderisa ai luftonte pėr turqit, duhet tė kish qėnė mysliman.
Shkolla ushtarake
Njė tjetėr legjendė e Barletit, qė nuk duhet pranuar, ėshtė ajo qė trajton arsimimin e Skėnderbeut nė Akademinė Ushtarake tė Adrianopojės. Nė kėtė shkollė pranoheshin vetėm dhjetėvjeēarė dhe myslimanė tė lindur ose tė konvertuar. Skėnderbeu ishte mbi 30 vjeē kur hyri nė shėrbim tė sulltanit dhe pėrmėndet nė dokumentet arkivore si i krishterė deri mė 1439, domethėnė katėr vjet pėrpara se tė kthehej nė Krujė. Kjo do tė thotė qė ai nuk mund tė kishte studiuar nė Shkollėn Ushtarake tė Adrianopojės
Katolik apo ortodoks?
As qė mund tė dyshohet qė Skėnderbeu ishte katolik. Papėt, duke folur pėr Skėnderbeun me fjalėt mė tė zjarrta, e quajtėn atė “mbrojtės tė krishtėrimit” (Athleta Christi). Shih letrat e Papė Eugjenit IV, 1431-1447, Papė Nikolla V, 1447-1455; Papė Kalikisti II, 1455-1458; Papė Piu II, 1458-1464; Papė Pavli II. 1464-1471. Ēėshtja shtrohet nėse ishte i ritit latin apo i ritit bizantin. Ka shumė tė ngjarė tė ketė qenė i kėtij tė fundit.
Pėr shembull, njė dokument i Venedikut i 17 gushtit 1428, na thotė qė pėrfaqėsuesi i Gjon Kastriotit, at Dhimitri, i paraqiti Senatit njė kėrkesė nė greqisht, kjo tregon qė ai ėshtė mė tepėr ortodoks oriental sesa katolik i Romės. Edhe pėrfaqėsuesi i Skėnderbeut, peshkop Stefani i Krujės, kur nėnshkroi njė traktat me Alfonsin e Pestė mė 1451 e shkroi emrin e tij nė greqisht. Njė vit mė vonė, at Elia, kapedan i trupave ushtarake napolitane nė Krujė, kryeqytet i Skėnderbeut, i bėri njė kėrkesė Oborrit tė Napolit ti dėrgonin njė dhjak qė ta ndihmonte nė shėrbesat e tij, sepse nė Krujė nuk kishte asnjė diakon qė mund tė lexonte latinisht. Kjo do tė thotė qė, si Gjon Kastrioti dhe Skėnderbeu ishin katolikė tė ritit bizantin.
S’ka asgjė pėr tu ēuditur qė kėta princa tė Shqipėrisė, ortodoksė orientalė, i qėndruan besnikė Papės sė Romės. Nė fakt, Shqipėria ka qėnė nėn juridiksionin e Papės sė Romės deri mė 730 p.e.s, kur Leoni i Tretė e shkėputi nga Papa i Romės dhe ia dha patrikut tė Kostandinopojės. Mirėpo dekreti i Leonit tė Tretė nuk i bėri shqiptarėt ortodoksė orientalė. Shqipėria mbeti besnike e Papės sė Romės derisa u pushtua nga turqit pas vdekjes sė Skėnderbeut.
Pėrveē kėsaj, nuk duhet harruar qė ndarja e Kishės sė Romės dhe e Kishės sė Kostandinopojės nė tė vėrtetė nuk u bė zyrtarisht. Kjo ndarje u bė nė fakt vetėm mbas pushtimit tė Kostandinopojės, kur Muhameti II i dha fund ēdo kontakti midis dy kishave. Kėtu nuk duhet harruar, sė pari, qė katėr vite pėrpara rėnies sė Kostandinopojės, kėshilli ekumenikal i Firences, mė 1449, pothuajse njėzėri (me pėrjashtim tė Markut tė Efesit qė e kundėrshtoi), ripohoi bashkimin e dy kishave, dhe sė dyti, qė perandori i fundit i Kostandinopojės, Kostandini XIII, vdiq si hero i lidhur me Papėn e Romės. Kėshtu, ishte e natyrshme qė edhe princat e tjerė ortodoksė si Skėndėrbeu dhe i ati i tij tė lidheshin me Romėn dhe tė ishin nėn juridiksionin e Papės.

~AnnA~
06-10-09, 16:43
Biemi
Dy dijetarė tė shquar gjermanė, Kurt Ohli dhe Franc Babinger kanė pohuar se Historia e Skėnderbeut e Antivarionos (Antivariono “Historia Scanderbegi” Venecie 1430), qė pėrmėndet nga Xhiamaria Biemi i shek. XVIII, ėshtė njė shtrembėrim letrar. Mirėpo ka prova tė brėndshme qė tregojnė se historia e Antivarinos nuk ėshtė shpikje e Biemit. Ky mendim mbėshtetet nė kėto arsyetim: Gjergj Arianiti, i vjehrri i Skėnderbeut, pėrmėndet vazhdimisht nga Antivarioni si “Princ i Kaninės”, titull ky, qė nuk njihet te Barleti. Ky titull ėshtė konfirmuar nė njė traktat tė nėnshkruar nga mbreti Alfons i Pestė i Napolit dhe Gjergj Arianitit nė kalanė e Gaetės, mė 7 korrik 1451. Nė kėtė traktat, mbreti Alfons i premton Gjergj Arianitit t’i japė Vlorėn dhe Kaninėn kur ky t’i merrte kėto nga duart e turqve. Biemi nuk kishte dijeni pėr kėtė traktat, sepse u zbulua aty nga fillimi i shek.XX (shih: Spomenik XCV, 74, Botim i posaēėm i Akademisė Mbretėrore serbe mbi Gjergj Kastriotin Skėnderbeun – nga dr.Jovan Radoviē, Beograd, 1942, f.28). Nė dasmėn e Mamicės, motrės mė tė vogėl tė Skėndėrbeut, mė 26 janar 1445, nė qytetin e Muzakisė u zhvillua njė ndeshje me armė midis dy princave shqiptarė, Lek Zaharisė dhe Lek Dukagjinit pėr shkak tė princeshės Irenė Dushmani e Zadrimės. Disa qindra njerėz u vranė dhe dasmorėt u shpėrndanė nga tė katėr anėt. Kėtė ndeshje e pėrmend vetėm njėri nga biografėt e Skėnderbeut, Antivarino. Kjo ndeshje vėrtetohet edhe nga fakti qė disa muaj mė vonė Lek Zaharia vritet nga Lek Dukagjini. Dy djemtė e Gjergj Arianitit nuk pranuan tė shoqėronin motrėn e tyre nė dasmėn e saj me Skėnderbeun nė Krujė, mė 1451. I vetmi biograf i Skėnderbeut qė e pėrmend kėtė fakt ėshtė Antivarino. Ata ishin inatosur pėr pajėn e madhe qė i ati Gjergj Arianiti, i kishte dhėnė motrės sė tyre. Kjo armiqėsi midis djemve tė Arianitit dhe Skėnderbeut vėrtetohet edhe me njė dokument venecian i 3 shtatorit 1463 (shih: Ljubich Listine, vėll.X, f.269-270).
Mė 1451 Vrana Konti e mbrojti heroikisht Krujėn dhe si shpėrblim tė kėsaj Skėnderbeu i dha feudin e Bullgarisė. Pėrsėri Antivarino ėshtė i vetmi nga biografėt e Skėnderbeut qė na e jep emrin e kėtij feudi. Me “feud tė Bullgarisė” kuptohet njė grup fshatrash nė principatėn e Skėnderbeut, ku flitej bullgarisht. (shih: Archiv za Arbansku Starinu, Kniga II, Sr.2, Beograd, 1924, f.241).
Mė 1452 u pėrpoqėn tė vrasin Skėnderbeun. Dhe pėrsėri i vetmi biograf i Skėnderbeut qė e pėrmend kėtė ėshtė Antivarino. Dokumentet veneciane vėrtetojnė qė Republika e Venedikut u pėrpoq tė gjente njė njeri qė tė vriste Skėnderbeun, duke e shpėrblyer me njė pension tė pėrjetshėm. (shih: ljubich Listine, vėll.IX, faqet 268 -269. Dokument i datės 4 maj 1448).
Mė 1456, Gjergj Balsha, nip i Skėnderbeut, u shiti turqve kalanė e Modricės, tė cilėn ai si komandant i saj ishte zotuar ta mbronte kundėr turqve. Kjo shitje vėrtetohet nė gjenealogjinė e Gjin Muzakės, botuar nga karl Hopf nė veprėn e tij Chroniques Greco-Romanes, Berlin, 1873.
Nga tė gjithė bibliografėt e Skėnderbeut, vetėm Antivarino na jep emrat dhe datat e dy betejave mė tė rėndėsishme tė Skėnderbeut, atė tė Torviollit mė 29 qershor 1444 dhe betejėn e Albulenės, mė 2 shtator 1457. Antivarino ėshtė gjithashtu i vetmi qė pėrshkruan pushtimin e Beratit nga turqit dhe ekzekutimin nga turqit tė princit Teodor Korona. Pėrshkrimi i betejės sė Torviollit ėshtė aq i gjallė, sikur tė jetė shkruar nga njė njeri qė ka qenė i pranishėm nė atė betejė. Antivarino pėrshkruan gjithashtu Hamza kastriotin nė atė mėnyrė sikur ta kishte njohur personalisht. Ka disa prova tė tjera tė brendshme qė mė bėjnė tė besoj se “Historia e Skėnderbeut”, e Antivarinos kurrsesi nuk mund tė jetė shtrembėrim letrar. Kjo vepėr ėshtė njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme, nė mos mė i rėndėsishmi, qė trajton biografinė e Skėnderbeut. Prandaj pėr ta vėrtetuar kėtė unė citova dokumentet arkivore. Dokumente qė vėrtetojnė tė dhėna tė tjera tė paraqitura nė kėtė studim mund tė gjenden nė veprėn time “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” (Peshkop Fan S. Noli, “George Castrioti Scanderbeg”. International Universites Press. New York, N.Y.1947).

Pėrfundim
Skėnderbeu jetoi nė shek.XV. Ne jetojmė nė shek.XX. Ē’pėrfaqėson pėr ne Skėnderbeu, sot mbas pesė shekujsh? Ai ende jeton midis nesh. Problemi i tij pesėqind vjet mė parė ishte pikėrisht i njėjti problem qė kishim edhe ne nė Rilindjen Shqiptare: Davidi i rreckosur, me njė hobe nė dorė, qė lufton kundėr Goliathit tė armatosur gjer nė dhėmbė. Ai fitoi, edhe ne fituam. Shqipėrinė e ēliruam me gjithė pengesat e mėdha qė ndeshėm.
Mė 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e Skėnderbeut nė Vlorė dhe shpalli Pavarėsinė Shqiptare. Skėnderbeu ishte frymėzuesi ynė gjatė atyre viteve tė para e tė mundimshme qė shoqėruan lindjen e Shqipėrisė. Skėnderbeu frymėzoi poetėt, historianėt, skulptorėt tanė. Ai po na frymėzon edhe sot e kėsaj ditė. Ndonėjherė pyes veten i habitur nėse mund tė ketė sot ndonjė njeri qė tė jetė po aq i gjallė sa Skėnderbeu.

Shpat
07-12-09, 11:58
http://img242.imageshack.us/img242/7352/49083tnscanderbegshelmetandswa.jpg

Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhėn simbolike tė pėkrenares

Kastriotėt, midis lindjes dhe perėndimit, mbanin stemėn e shqipes me dy kokė por e veēanta ėshtė se Skėnderbeu mbajti veē saj, si personale, pėrkrenaren e famshme tė tij. Ēfarė do tė thotė ai me ato dy brirėt e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe pėrse fisnikė tė tjerė shqiptarė pas tij ose njėkohėsisht me tė nuk e mbanin atė simbol? Mos ndoshta duheshin merita tė caktuara pėr tė mbajtur njė pėrkrenare me tė tilla simbole? Pėrse kjo pėrkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt nė muzeun e Vienės?
Pėrkrenarja e Skėnderbeut ėshtė bėrė tani pjesė e pandashme e heroit, aq organike sa nuk ka figurė historike qė mund tė krahasohet. Ajo merrr vlera studimore edhe pėr shkak tė varfėrisė sė relikeve qė e shoqėrojnė figurėn e Gjergj Kastriotit. Sot ne kemi mundėsi tė reflektijmė ndryshe pėr tė gjithė kulturėn zyrtare shqipėtare ku historizimi i vlerave esenciale tė personaliteteve dhe tė gjuhės sonė ėshtė shpesh njė arritje antikombėtare e bėrė nga mjerimi ideollogjik i profesorėve rrogtarė. Rakitizmi kultural i historianėve zyrtarė sot nė tė gjithė botėn ėshtė pengesė pėr zgjidhjen e shumė enigmave tė sė kaluarės. Antikja dhe e vjetra po bėhen mė enigmatike se kurrė nga kultura alternative qė po trondit dogmat e katedrave universitare me materiale tė mbajtur sekret mė parė.
Tė mos mjaftohemi kurrė me aq sa dimė pėr tė shkuarėn e pėr mė tepėr pėr figurat mitike si Skėnderbeu. Madhėshtia e tyre, pėrfshin plane tė dukshme e tė padukshme, nganjėherė misterioze sepse pemėt madhėshtore i largojnė rrėnjėt dhe i fshehin aq larg sa mendėsia e njė lulelakre nuk mund t’i imagjinojė. Nuk ėshtė meritė e jona asnjė zbulim i ri mbi Skėnderbeun, por e dritės qė ai ka rrezatuar e vazhdon tė rrezatojė pėr tė plotėsuar madhėshtinė e tij tė pa kuptuar plotėsisht edhe shpesh tė pėrfolur nga plebejt e historisė. Historianėt qė kanė kontribuar deri tani nė njohjen dhe modelimin e figurės sė Skėnderbeut vijnė nga fusha tė ndryshme por me bazė tė njėjtė, qė ėshtė rikrijimi nėpėrmjet fakteve i njė realiteti sa mė konkret informativ mbi tė. Pra, ata mund ta rikrijojnė realitetin mbi Skėnderbeut pėr aq sa kuptojnė pėr reale, pėr aq sa ne dimė pėr kėtė botė ku jetojmė. Historiani profesionist kėrkon tė hetojė tė shkuarėn me mendjen e tij tė pėrshpejtuar moderne, pa kuptuar se historinė e kanė krijuar njerėz mbi nivelin mendor tė tij. Historinė nuk e kanė bėrė studiuesit e historisė, por ato qė zotėronin mistere dhe tė vėrteta qė nuk mund ti pėrballojė dot historiani. Kėtu do tė pėrmendim faktin qė pikėrisht pėr historinė ato nuk preokupoheshin fare duke e konsideruar si fushė ku nuk mund tė transmetohen mesazhe tė dobishme. Misteri ishte dija e tyre e pėrcjellur nė kode pikėrisht qė kureshtarė si profesorėt e sotėm tė mos e profanizonin e ta deformonin. Sekreti ishte mėnyra e tyre pėr komunikim sepse pėr tė kuptuar tė vėrtetėn kozmike duhet njė pėrgatitje gati mbi njerėzore. Mjafton tė mendojmė se sot nė erėn e informacionit, opinioni publik di shumė pak pėr mekanizmat e vėrtetė qė lėvizin botėn e sotme pėr mos thėnė qė ka mekanizma tė krijuar me qėllim qė ta devijojnė e ta gėnjejnė atė. Sa zhgėnjyese ėshtė ideja se ajo qė manifestohet, ėshtė e vėrtetė aq mė tepėr kur flitet pėr tė vėrteta historike. Historisė i mbetet vetėm pluhuri i ngjarjeve, hiri i asaj qė ishte dhe t’i besosh ose tė mjaftohesh me historinė zyrtare, pozitiviste, do tė thotė ta marrėsh hirin pėr dru tė padjegur. Sa e mjeruar duket arroganca e historianit materialist shqiptar qė transformon misterin e jetės nė fakt historik tė pėrshtatshėm pėr teoritė e tij ideologjike.

Shpat
07-12-09, 12:01
Sot ekziston njė okultizėm teknologjik, okultizėm bankar dhe monopolizėm shkencor, ky ėshtė misteri i kohės sonė moderne. Nė Mesjetė dhe nė Rilindjen Europiane ekzistonte njė mister tjetėr, ai i mistikėve, tempullarėve, alkimistėve dhe i ndėrtuesve tė katedraleve. Kjo botė u rrezikua nga dyndjet osmane dhe Gjergj Kastrioti, si fisnik i asaj kohe, rrjedhimisht i ndėrgjegjshėm pėr vlerat e saj, e mbrojti me vetėdije kėtė kulturė. Po tė pėrdorim njė llogjikė tjetėr ultra historike ai ishte nga tė fundit tempullarė, ishte pjesė e atij organizimi gjigand evropian i mjeshtrave qė nuk njohin kohėn, i dijes mistike tė alkimistėve ku edhe fisnikėt shqiptarė tė mesjetės mund tė kenė pasur pėrvojat e tyre jo mė pak inferiore se ato evropiane. Familjet e princave tė mesjetės njiheshin si tė tillė pėr nivelin e kuptimit dhe ruajtjes sė dijeve arkane. Princat shqiptarė tė atyre kohėrave bėnin pjesė nė zinxhirin e madh evropian. Ruajtja e sekreteve ishte njė nga cilėsitė e tyre prandaj gjenden pak materiale lehtėsisht tė kuptueshme pėr tė gjithė.
Kjo fushė ėshtė njė pjesė e historisė sė Evropės mjaft e fshehtė me njė llogjikė tė veēantė kėrkimi me vlera shumė specifike por edhe e denigruar shumė nga pozitivizmi dhe materializmi i shekujve tė fundit, viktimė e tė cilės janė edhe njė pjesė e historianėve. Nė kėtė fushė mund tė hyet nėpėrmjet simboleve dhe gjuhės sė tyre, aq e dashur pėr mendimtarėt e asaj kohe. Ata flisnin me gjuhėn e analogjisė sė kodeve, stemave, qė i vendosnin nė veshjet e tyre, nė pėrkrenaret e tyre, qė tregonin gradėn e caktuar tė evoluimit nė dijen, artin e madh tė asaj shkence mistike mbarėevropiane, qė ishte edhe faktori i vėrtetė i bashkimit tė asaj Evrope. Kudo qė shkonte njė kalorės, mbret, nė rastin tonė Skėnderbeu, paraqiste simbolet e tij tė fisnikėrisė qė kishin njė gjuhė universale, gjuhė e njohur nga fisnikėt por jo nga masat e popullsisė. Pėrkrenarja ishte njė objekt me funksion tė tillė se praktikisht nuk mund tė mbahet nė kokė.
Njohėsit, gnostikėt ishin mjeshtra tė dijes sė asaj kohe, tė dijes arkane (dije sekrete tė antikitetit) tė shkallėzuar sipas nivelit tė njohjes nė fusha si ajo e astronomisė, astrollogjisė, matematikės, alkimisė. Pėr kulturėn e shumė studiuesve tanė pro fesionistė, alkimia ėshtė karikatura e kimisė. Por le ta gėzojnė ata injorancėn e tyre, alkimia e asaj kohe ishte shkenca e evoluimit total tė njeriut nėpėrmjet njė disipline tė caktuar, sekrete, privilegj i kastave fisnike. Metalet qė ata kthenin nė ar dhe guri filozofik i tyre ishte realizimi i vetėdijes totale, rezatuese dhe hyjnore. Njohja e kėtyre sekreteve atje ėshtė shumė e vėshtirė edhe pėr faktin se kjo dije pėrdor me qėllim njė gjuhė tė kodifikuar pėr tė devijuar kuriozėt e sipėrfaqshėm. Atje ku mundi por edhe dėshira e ndryshimit tė vetvehtes, transformimit tė unit, ėshtė premisė e parė qė ato sekrete tė dorėzohen shkallėshkallė.