PDA

View Full Version : Kėrkohet kthimi i Nėnės Terezė

Zana_ch
18-10-09, 10:38
http://img29.imageshack.us/img29/9431/nena490x320.jpg

Kryeministri i Shqipėrisė ka kėrkuar nga Qeveria e Indisė qė eshtrat e Nėnės Terezė tė kthehen nė Shqipėri. Ai ka pohuar se negociatat pėr kėtė do tė intensifikohen gjatė kėtij viti. Mirėpo kancelari i Ipeshkvisė sė Kishės Katolike nė Kosovė, Don Shan Zefi, thotė se njė gjė tė tillė nuk do tė lejonte populli i Indisė. Sipas tij, ajo qė mund tė kemi ėshtė ndonjė relikt i saj.

Nga Dafina Myrtaj mė 11.10.2009

Pas kėrkesės pėr kthim tė eshtrave tė Mbretit Zog tė cilat janė tė varrosura nė Francė, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha ka kėrkuar qė tė kthehen edhe eshtrat e Nėnės Terezė. Qeveria Berisha ka kėrkuar nga India qė eshtrat e Nėnė Terezės tė kthehen nė atdhe, nė gushtin e vitit tė ardhshėm, pikėrisht nė kohėn kur festohet 100-vjetori i lindjes sė saj.

Ai ka thėnė se pėr kėtė ēėshtje, shteti shqiptar ka filluar negociatat me Qeverinė e Indisė, vendin ku ėshtė e varrosur Nėna Terezė, dhe se “negociatat do tė intensifikohen gjatė kėtij viti”. Ky propozim i thėnė nga kryeministri i Shqipėrisė, pėr kancelarin e Ipeshkvisė sė Kishės Katolike nė Kosovė, Don Shan Zefin ėshtė i parealizueshėm. Ai thotė se pėrkundėr dėshirės sė madhe tė shqiptarėve qė tė kenė trupin e Nėnės Terezė nė vendlindjen e saj, njė gjė e tillė nuk do tė lejohet nga Qeveria e Indisė.

“Tani pėr tani ėshtė hipotetike nė kuptimin e sė mundshmes. Ėshtė njė procedurė shumė e madhe dhe tash pėr tash ėshtė e parealizueshme. Kjo ėshtė jashtėzakonisht e ndjeshme pėr popullin e Indisė. Sipas burimeve qė kemi, India nuk do tė lejonte njė gjė tė tillė kurrė. Nė shqiptarėt kemi tė drejtė natyrore tė kėrkojmė njė gjė tė tillė, mirėpo kjo ėshtė njė ēėshtje jashtėzakonisht e ndėrlikuar”, thotė pėr Express, Don Zefi. Sipas tij, Shqipėria dhe Kosova do tė mund tė kėrkonin ndonjė prej relikteve tė saj. Ndonjė prej kėtyre relikteve, nė tė ardhmen, mund tė vendoset nė Katedralen e Prishtinės, e cila ėshtė nė ndėrtim e sipėr.

“Mund tė bėhen pėrpjekjet e njerėzve kompetentė qė nė Katedralen e Prishtinės tė sjellin ndonjė relikt tė saj. Edhe pėr kėtė duhet tė bėhet njė studim, se ēka mund tė kėrkohet diēka prej relikteve tė saj. Pėr kėtė mund tė bisedohet. Ne mund tė kėrkojmė diēka prej saj tė sillet nė Shqipėri edhe nė Kosovė, sepse dashur e pa dashur ne kemi njė gjak dhe njė gjuhė”, thotė ai.

Pas vdekjes sė Nėnės Terezė, mė 5 shtator 1997, Qeveria Indiane e nderoi me funeralin e Shtetit dhe trupi i saj u varros nė Shtėpinė - Nėnė tė Misionareve tė Bamirėsisė. Shumė shpejt, varri i saj u bė vend shtegtimi e lutjeje pėr njerėz tė besimeve tė ndryshme, pėr tė varfėr e pėr tė pasur, pa kurrfarė dallimi. Ndėrsa eshtrat e nėnės dhe motrės sė saj prehen nė Tiranė.

Biografia e Nėnės Terezė

Lindi mė 26 gusht 1910 nė Shkup. Ishte mė e vogla e pesė fėmijėve tė Nikollė dhe Drane Bojaxhiut, e cila u pagėzua me emrin Gonxhe Anjeze. Nė moshėn 18-vjeēare, e shtyrė nga dėshira pėr t'u bėrė misionare, nė shtator tė vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirė shtėpisė atėrore, pėr tė hyrė nė Institutin e sė Lumes Zojė, qė njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", nė Irlandė. Nė Kalkutė arriti mė 6 janar tė vitit 1929. Pasi bėri kushtet e pėrkohshme, nė maj tė vitit 1931, Motėr Tereza u dėrgua nė bashkėsinė e Loretos, nė Entali, ku dha mėsim nė shkollėn St.Mary pėr vajza. Mė 24 maj tė 1937-ės, motėr Tereza paraqiti kushtet e pėrjetshme duke u bėrė, siē tha ajo vetė: "Vashė e Jezusit" pėr "amshim". Qė nga ajo ditė e tutje u quajt Nėnė Tereza. Mė 17 gusht tė 1948-ės, veshi pėr herė tė parė sarin e bardhė me anėt blu, pėr tė hyrė nė botėn e tė varfėrve. Mori shumė ēmime pėr veprėn e saj, duke filluar nga Ēmimi indian Padmashri, nė vitin 1962, pėr tė vijuar me Ēmimin e rėndėsishėm Nobel pėr Paqen, mė 1979, ndėrsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritė e saj me interes gjithnjė e mė tė madh. Ajo vdiq mė 5 shtator 1997, me ē’rast Qeveria e Indisė e nderoi me funeralin e Shtetit, nė pėrfundim tė tė cilit trupi i saj u varros nė Shtėpinė - Nėnė tė Misionareve tė Bamirėsisė. Mė 20 dhjetor 2002, Papa Gjon Pali II miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitė e bėra me ndėrmjetėsinė e saj.

Te nderuar atnar/e tani keni edhe ju mundesin me dhan fjalen e juaj me ni vot se a jeni edhe ju te mendimit se duhet eshtrat e Nenės Tėreze me u kthye ne Shqipri/ Kosovė.

Ne ket link mundeni me dhan voten e juaj .....Faliminderit per mirkuptim

http://edition.cnn.com/

Quickvote
Where should Mother Teresa's final resting place be?

pirro
18-10-09, 10:48
Pse jo ? Kjo eshte me e pakta qe mund te bejm. Te angazhohemi per kete kerkese te kryeministrit te shqiprise

progress
18-10-09, 10:58
Ase qe na duhet kthimi i saje ?? Ajo po te kish deshiru do kishe vendos te jap frymen e fundite ne vendin e vete te shqiptaret . po ka deshiru te pushoj ne kalkuta dhe atje le te rri.Asgje nuk ka bere per shqiptaret kjo!! Ksaj i ka be me shum per popullin tjeter se per gjakun e vete ,Ka qen nene e kishave

pirro
18-10-09, 11:29

Sido qe te jet, perpjekja e Sali Berishes per kthimin e nenes Tereze ne Shqiperi eshte nje hap shume i madh dhe i guximshem. Ne te gjithe e dime se perkushtimi i nenes Tereze ka qene ndja humanizmit dhe bamirsise ( dhe askush nuk mund ta kontestoj kete).
Ajo e ka deklaruar qe eshte me gjak shqiptare ( dhe shume kujt kjo gje ja verbon syt dhe nuk kane deshire ta lexojne).

GURI SYLAJ
18-10-09, 11:51
Propozimin e Kryeministrit perveq se si nje detyre kombtare ,nje obligim moral dhe atdhetar ,une e shoh edhe nga nje kand tjeter!
Peshore ku secili shqiptar qe ndien se ka gjakun e njejt me Nenen Teresze mund te peshoj veteveten!!

Kercovari
18-10-09, 15:16
Kjo teme u diskutua njehere dhe u mbylle.Si erdhi prape ketu nje Zot e di...

Aurena
18-10-09, 15:19
A ishte amaneti i nene Terezes ky?Nese jo,perse tentohet ti "lekunden"eshtrat?

pirro
18-10-09, 15:40
Kjo teme u diskutua njehere dhe u mbylle.Si erdhi prape ketu nje Zot e di...

Mundesh mos me marr pjese, ose nese ke fuqi mbylle!

Kercovari
18-10-09, 16:58
Mundesh mos me marr pjese, ose nese ke fuqi mbylle!

Nuk kam fuqi po kam njohuri te eliminoj kete faqe,por nuk e beje nje gje te tille pasic nuk kollobroj per asnje armik te shqiptareve..
Por vertet egsiston nje teme e tille dhe nuk qenka mbylle.Kjo qe ndodh ketu hapje tema te njejta eshte vetem ne dem te pronarit te faqes ngase cdo trafik teper nga ai qe eshte parashiku me kontrate hostimi paguhet.Kini pak meshire per ato qe zbrazin kuleten per te ja be qefin dikujt.

Kercovari
18-10-09, 17:01
http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=28338

Qe Zotri pirro,nese nuk beson.

Guri i madh
18-10-09, 17:19
nėn tereza kishte kerkue qe te varroset ne indi

sa kemi ne te drejt ta kerkojm aq kan te grejt shteti i indis me i refuzue kerkesat tona

pirro
18-10-09, 17:27
http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=28338

Qe Zotri pirro,nese nuk beson.

Nuk eshte qe spo e besoj, mirepo realisht tema e ka vendin te kultura kombtare. Shkrimet nga atje duhet te barten ketu

Kercovari
18-10-09, 17:51
Mendova mos mendon se kam dicka kunder,ose pse eshte artikulli i mare nga gazeta Express dhe kryeradaktori i saj Berat Buzhalla.
Po eshte problem vertet serioz kjo qeshtje Nene Tereza,as mund te shenjterohet perderisa eshtrat jan te varosur ne dhe,te mos flasim per te i rivaros ne Shqiperi.

pirro
18-10-09, 19:34

Po edhe te jesh kunder nuk eshte fundi i botes.

Peja-Boy
18-10-09, 19:39
Ateher duhet kerkua edhe nga Wiena qe mjetet luftarake te Skenderbeut te kthehen ne shqiperi ... Mjete ku gjinden ne nje nder museumet e Wienes ne Stephansplatz....

Ide e mire eshte kjo sikur te Realizohet !!

Guri i madh
18-10-09, 19:45
VLLAZNILLAK nuk kemi arsye me i ngrit tensionet rrth ksaj teme

e ndegjova nji emison ne TV gjermane FEONIX per nenen terezen

edhe pse nuk e kontestojn se ka qen shqiptare ,po kta e njohin si nen e ter BOTES EDHE ne duhet te ndihemi krenar qe nga kombi i jon ka dal nji nen e till ku edhe automjetin e vet privat e ka shit me ju ndihmue femijve te varfer te smur

qeveria shqiptare ka te drejt me kerkue po po qeveria indiane ka te drejt me i refuzue kto kerkesa

NEN TEREZA KISHTE KERKUE QE TE VARROSET NE KALKUT

emine
18-10-09, 20:18
po ajo vete ka lan amanet mu vorros atje,qka po ja luni eshnat more,iha tybeh se kisha lujte venit hiq,,,,ka boll me vorros ksajde dikure skan mi nxane vorret tybeh:eek:

Marco
18-10-09, 21:26
VLLAZNILLAK nuk kemi arsye me i ngrit tensionet rrth ksaj teme

e ndegjova nji emison ne TV gjermane FEONIX per nenen terezen

edhe pse nuk e kontestojn se ka qen shqiptare ,po kta e njohin si nen e ter BOTES EDHE ne duhet te ndihemi krenar qe nga kombi i jon ka dal nji nen e till ku edhe automjetin e vet privat e ka shit me ju ndihmue femijve te varfer te smur

qeveria shqiptare ka te drejt me kerkue po po qeveria indiane ka te drejt me i refuzue kto kerkesa

NEN TEREZA KISHTE KERKUE QE TE VARROSET NE KALKUT

Ajo nuk ka qen Nėnė e Botes , po nėnė e krishterizmit vetem, kurse tek ne Shqiptart ajo ka adhurimin e veqant te te gjith shqiptaret sepse ne nuk kerkojm fen e Gongje Bojanxhiut po kerkojm kombesin e saj, e ajo ėshtė Shqiptare gjė qe Shqiptaret e qmojn shum kombin e vet..!
Sali Berisha edhe nese nuk mundet me kthy ne Shqiperi edhe nese G. Bojanxhiu- N. Tereza ka desht mu varros vetem ne Indi e jo Shqiperi, kjo deshmon se pamarr parasysh fejae saj, ate e kerkon populli i vet..!
Mendoj se njė gjest i mir prej Sali Berishes pamarr parasysh rezultatin sepse Shqiptaret nuk i mbyllin syt per Shqiptaret ...!

Guri i madh
18-10-09, 21:52

PO marco krejt merremi vesh une me juve veq mos shkruj me nguti sikur ne do shkrime te ma parshme

nena e jon nėn tereza ka kalue kufijt nacional edhe fetar INDIANET me religjion jan BUDIST shumica ,bile edhe per kalkuten me rethin nuk kam ndegjue se jan krishter

po kur te permendim nanen TEREZ duhet me u zgjue ne kemb se esht nan e ter botes ,po ne duhet te ndihemi9 krenar se ka qen shqiptare

progress
19-10-09, 15:44
Per ke mo te qohemi ne kembe.. oo Te lutem e kam cek edhe me larte ne jemi te fundit qe duhet te falenderojm Gongjen..Ajo edhe Zotin ka mohu. ajo ne nje intervju ka deklaru se i takon krishtit.Kur populli shqiptar ka qen me se ngushti ate se ka pase prane . Pse Gongje Bojaxhiu kur u helmuan nxensit shqiptare nuk muar kurfar masashe . Fjala e saj ka pas ndikem .pse nuk ngriti zerin per popullin e vete pse????
Ajo ka bere shum pak per gjakun e vete ,ajo ka ber per kalkut e per tjera vende ,Ajo vetem gjak ka pase shqiptare tjeter asgje nuk e ka lidh me shqiptaret ate Ajo ase vizit si ka bere populli te vete,

Makresh
20-10-09, 08:27
Ne ket link mundeni me dhan voten e juaj .....Faliminderit per mirkuptim [/COLOR][/B]

http://edition.cnn.com/

Quickvote
Where should Mother Teresa's final resting place be?

Votova, pritne tash !

Makresh
20-10-09, 13:02
Kryeministri i Shqipėrisė ka kėrkuar nga Qeveria e Indisė qė eshtrat e Nėnės Terezė tė kthehen nė Shqipėri. Ai ka pohuar se negociatat pėr kėtė do tė intensifikohen gjatė kėtij viti. Mirėpo kancelari i Ipeshkvisė sė Kishės Katolike nė Kosovė, Don Shan Zefi, thotė se njė gjė tė tillė nuk do tė lejonte populli i Indisė. Sipas tij, ajo qė mund tė kemi ėshtė ndonjė relikt i saj.

Relikt i saj ? :confused: A mund te ma shpjegoj ndokush kete "relikt" qe mos te mendoj se ja ka futur kot ?!

jadore
22-10-09, 10:25
Relikt i saj ? :confused: A mund te ma shpjegoj ndokush kete "relikt" qe mos te mendoj se ja ka futur kot ?!

po , relikt , gjera te rralla dhe te vjetra ..
p.s.
shume drejte flet peshkopi , keshtu po.
mund te kemi ndonje letershkrim te saj , p.sh . korrspodencen me familjaret e saj ne gjuhen shqipe , pse jo edhe sari-ne e saj apo sandalet , pra veshen e saj ...shembull qe lidhe kulturat etj etj ..bylyzyk nuk me kujtohet te kete mbajtur ,
ne relikt hyne edhe orjendite edhe edhe ..

Makresh
22-10-09, 10:55
Ok, mendova mos po behet prap fjal per eshtrat, sepse ne nje katedrale gjindet kaēiku i "shen Terezes", dhe ajo adhurohet pak a shum si dervishet me tyrbet e tyre por ok ju flm-oj per pergjigjet.

Qe ti lem te "mdhenjt" te debatojn, ju ftoj ta shiqoni edhe kete debat i cili titullohet Nene Tereza dhe kulti i saj

Emisioni opinion ne TV Klan

Data: 19-10-2009
Te ftuar:
Artur Zheji - Politolog
Fatos Lubonja - Komentator
Dom Gjergj Meta - Prift Katolik
Olsi Jazexhi - Gazetar
Ermal Hasimja - Pedagog
Tefta Radi - Gazetare e TVSH

http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=900