PDA

View Full Version : Kumanova, historiku dhe emri i saj


AlbaSoft
10-11-09, 22:01
Kumanova, historiku dhe emri i saj

Emri dhe e kaluara e qytetit



Etimologjia e kėtij toponimi ka pėr bazė njė emėr mesjetar kalendarik Kuman, ku sipas disa tė dhėnave, ky emėr qyteti rrjedh nga fisi Kuman, qė nga fundi i shek. XI (1094)[7], prej viseve tė Azisė tė kenė ardhur dhe njė kohė tė kenė qėndruar nė territorin e sotėm tė Kumanovės.

Tė dhėnat e para pėr vendbanimin Kumanovė pėrmenden nė vitin 1519 nga shėnimet e udhėpėr*shkruesve qė gjenden nė arkivat e Turqisė, edhe atė me 52 familje me rreth 300 banorė.

Nė shėnimet dhe dokumentet historike, Kuma**nova pėrmendet nė shek. XVII nga udhėpėr*shkruesi (kronisti) i famshėm turk Evlia Ēelebija.[8]

Sipas tij Kumanova nė vitin 1660 shtrihej nė territorin e Sanxhakut tė Shkupit qė ka patur mė se 600 shtėpi, nė mesin e tė cilėve kishte xhami, teqe, medrese, hane, hamame dhe disa dyqane.

Ballkanologu dhe kronisti freng Ami Bośe, i cili e vizitoi Kumanovėn nė gjysmėn e parė tė shek. XIX, gjegjėsisht me 1836, thekson se Kumanova ka patur 3000 banorė, kurse nė tė dhėnat e konsullit austriak J. G. Han tė vitit 1835, pohon se ky vend ka pasur 650 shtėpi.

Prej fiseve mė tė vjetra turke nė Kumanovė supozohet tė ketė qenė fisi Oxhak[9] , i cili ka pasur mė tepėr shtėpi dhe anėtarė se fiset tjera, por mė vonė mbeti me njė shtėpi dhe ajo u shpėrngul nė Turqi.

Janė paraqitur edhe fise tjera familjare si Kotlelerėt,Tatarėt, qė kanė patur njė lagjeje tė veēantė nė kėtė qytet, por gjatė luftėrave austro - turke kanė migruar nė Turqi.

Prej fiseve shqiptare ishin tė pranishėm Gono, Malokėt [10] dhe si ėmėr familjar pėrmendeshin Spahilerė, kurse sot janė tė pranishėm fiset: Berishė, Gash, Krasniq, Thaē, Sopė, Shalė etj., ku pėrkatėsia fisnore ėshtė harruar dhe nuk pėrmendet fare te tė gjitha shtresat e popullsisė sė kėsaj treve.

Nė tė kaluarėn e largėt historike Kumanova ishte njė zonė qė i takonte krahinės sė Dardanisė dhe e banuar nga fisi ilir-Dardanėt, tezė qė e vėrteton edhe Vasileviqi.[11]

Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendim se edhe Ēerkezėt, tė cilėt vendlindjen e tyre e kanė patur nė rajonin e Kaukazit, kishin qenė vendosur pranė stacionit hekurudhor tė Kumanovės, ku sot gjendet fshati me tė njėjtin emėr Ēerkez.

Deri nė vitin 1877-78 nė kėtė qytet, ka patur mė tėpėr mysliman, d.m.th. shqiptarė qė kishin pranuar fenė myslimane, kurse nė mbarim tė shek. XIX me ardhjen e kolonistėve serbė, rritet numri i popullsisė sllave.

Prej lagjeve qė kishte patur nė tė kaluarėn Kumanova ishin: Mehmed Begut, Varoshi, Bari Begut, Endeki, Muhaxherėt, Veleshka, Tatarėve, Bislimve [12], nga fshati Bislim tani i zhdukur, kurse sot ekzistojnė lagjet si Orta Bunari, Lagja trimave, Likovės, Bedinjės , Bahēeja, Serava, Zeleni Rid, Sredoreku ( lagje e romėve).

Objektet fetare, gjegjėsisht xhamitė apo ndonjė objekt tjetėr fetar si kishat, manastiret nė rajonin e Kumanovės datojnė nga periudha e hershme kohore .

Themelet e tyre kryesisht janė nga periudha e sundimit romak, bizantin e osman, ku shumica e objekteve janė rrėnuar me kohėn.

Karakteristikė tjetėr e objekteve fetare - xhamive ėshtė se ato janė emėrtuar sipas toponimeve tė fshatrave.

Xhamia e vjetėr nė Kumanovė njihet me emrin ESKI XHAMIA (xhamia vjetėr), qė gjendet edhe sot, ku Evlia Ēelebija nė shėnimet e tij e pėrmend kėtė xhami.

Kjo xhami ėshtė e vetmja nė kėtė qytet, sepse ajo qė u ndėrtua mė vonė se kjo u shkatėrrua nga luftėrat ballkanike.

Sipas J.H.Vasileviqit, i cili nė veprėn e cekur mė lartė ka theksuar se kjo xhami ėshtė ndėrtuar nė vitin 1751, nga njė tatar i quajtur Said Begu, por sipas tė dhėnave qė gjenden nė arkivin e kėsaj xhamie thuhet se xhamia ėshtė ndėrtuar me 1532 nga tatar Sinan Pasha.

Njė nga xhamitė mė tė vjetra dhe mė e njohura nė Kumanovė e rrethinė ėshtė ajo e Tabanocit e ndėrtuar pėr herė tė parė nė vitin 1380. Por fatkeqėsisht sot nė kėtė fshat nuk ka popullatė tė konfesionit islam, por ka vetėm popullatė sllave dhe kjo xhami ėshtė nė shkatėrrim .

Nė Kumanovė ekzistojnė shtatė teqe, katėr prej tyre gjenden nė lagjen e Sredorekit (lagje e romėve).

Pėrpjekjet pėr kultivimin e gjuhės, pėrhapjen e shkollave dhe arsimimin shqiptar tė popullatės sė kėtij rajoni, kishin filluar qysh gjatė periudhės sė lavdishme tė Rilindjes sonė kombėtare, veēanėrisht nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit.

Nė kėtė drejtim ishte formuar “Klubi shqiptar i Kumanovės”, i cili u hap nė janar tė vitit 1909, nėn udhėheqjen e atdhetarit, mėsuesit Jashar Erebara .

Ky klub hartoi abetaren e njohur “ ABECEJA SHQIPE “ e Kumanovės, ku mėsohej shkrim-leximi.

Sot nė Kumanovė kemi katėr qendra tė shkollimit tė mesėm dhe dy qendra tė shkollimit fillor, kurse ēdo fshat ka shkollėn fillore tetė vjeēare.

Toponimia e rajonit tė Kumanovės ėshtė me burim leksikor tė shqipes, por pėr shkak tė lidhjeve tė shumta qė ka patur popullsia shqiptare nė tė kaluarėn , por edhe nė kohėn e sotme me popullatėn sllave dhe jetesa nėn sundimin shekullor turk, ka ndikuar qė nė tė folmen e kėtij rajoni nė pėrgjithėsi dhe nė leksikun toponimik nė veēanti tė depėrtojnė fjalė tė kėtyre gjuhėve.

Njė pjesė e toponimeve janė me origjinė nga gjuhėt sllave jugore si tė maqedonishtes, tė serbishtes dhe tė gjuhės turke.

Pėr ta parė ndikimin e kėtyre gjuhėve nė toponimi po japim disa nga apelativat toponimike.

Trlla-nga maq. trllo-vathė bagėtish.

Ograde-nga ograda-rrethojė , vend i rrethuar qė gjendet afėr katundit i rrethuar me gardh pėr tė mos hyrė kafshėt.

Kamenicė - nga kamen-gur dhe sufiksi-icė ; vend i mbushur me gurė.

Selishte-nga selo-katund dhe sufiksi - ishte, qė ka kuptimin e njė vendi dikur i banuar.

Kraisht-nga kraj-skaj, qosh dhe suf. - ishte.

Maēi gllav-nga maēi-maca dhe gllava-kokė, koka e maces.

Gradina-nga grad-qytet dhe suf. ina ; ara qė gjenden afėr shtėpive.

Zhablak - nga serb. žabljak-kėnetė bretkosash.

Trnicė-nga trnje - ferrė dhe - icė, ara qė kanė patur shkurre.

Karadere -nga turq. kara-i zi dhe dere-pėrrua.

Bajraki - nga turq. bayrak-flamur, flamurtar

Dumuzlia - nga dumuz-derr dhe suf.–lia.

Kajnak-nga kaynak-burim.

Sarimesh-nga sari-verdh.

Kala /ja-nga turqishtja qė d.m.th. fortesė.

Isar-nga hisār-objekt i ndėrtuar me gurė nė formė tė kullės

Hoduti - fjalė me kuptimin kufi.

Ēeshma kadis-nga fjala ēeşme-burim dhe kadi-gjykatės nė kohėn e sundimit osman.

Hamami i Llopatit-nga turq. hamam-banjė, vend ku janė larė ushtarėt turq.

Nė leksikun toponimik tė rajonit tė Kumanovės ėshtė pranishėm edhe elementi latin dhe ai grek.

Shullan-nga lat. solanum-diell; vend qė e zė dielli.

Palt-antroponim shqiptar me prejardhje nga lat. paulus-i vogėl.

Drumi-nga greq. drohmos-rrugė.

Nė pėrgjithėsi nė toponiminė e rrethit tė Kumanovės ėshtė i pranishėm dhe dominues elementi iliro-shqiptar.

Bellanoc-nga antroponimi Bellan.

Likovė-nga antroponimi shqiptar Lik/ a, ilir Liko.

Goshincė - nga antr. Shqiptar Gos/Goshin.

Patlishan - nga emrat e pėrveēėm Pat dhe Lis/ Lish.

Arbanashk - nga etnonimi Arbanas.

Vorri i Toskes-nga etnonimi Toskė.

Proni Dakave-topoleksemė me bazė antropo*ni*mike dhe patronimike qė shfaqeshin tek shqiptarėt Daka, Daku, Dakolli.


http://kumanova.li/modules/staff/

Kaqanikasja
10-11-09, 22:03
O Kumanova vendi me i miri gjate kohes se luftes kemi ndjet aty dhe shum mir na kan prit..................

AlbaSoft
11-11-09, 11:08
O Kumanova vendi me i miri gjate kohes se luftes kemi ndjet aty dhe shum mir na kan prit..................

Te pelqeu kumanova ke te drejt esht per tu pelqye kaqanikase.

Lapsi
11-11-09, 11:57
Kumanova, zemra e shqiptaris

Oqeani
11-11-09, 12:00
O Kumanova vendi me i miri gjate kohes se luftes kemi ndjet aty dhe shum mir na kan prit..................

Me merr mendja : Sepse nuk iu kan kerkuar para per banim, ashtu sē iu ndodhi atyre ne KS !!!

ILIRIJAM
15-01-10, 21:19
Qyteti i Kumanovės ka njė histori tė gjatė e cila daton nga krijimi i kohės dhe jetės. Banorėt e pare tė kėtij qyteti kanė qenė Ilirėt. Ilirėt nuk ishin banorė vetėm tė kėtij qyteti por ata popullonin mbarrė Gadishullin Ballkanik. Nė kėto vende flitej pothuajse e njejta gjuhė sikurse gjuha e sotshme Shqipe. Me rendėsi ėshtė tė pėrmendim se Pellasgėt dhe Ilirianologjia konsiderohen si disciplina qė studijojnė jo vetėm njeriun antik, por fillimin e krijimit tė jetės dhe tokės. Ilirėt lane pas arkifakte tė cilat dėshmojnė dhe prezentojnė njė civilizim inteligjent.



Nė kohėn e Ilirisė, Kumanova gjindej nė provincėn Dardane. Dardania ishte njera ndėr krahinat mė tė mėdha Ilire. Besohet se edhe fiset tjera Ilire siē janė fisi Peon dhe fisi Narop jetonin nė Karadak dhe Kumanovė. Fisi Narop besohet tė jetė si nėn fis Dardan. Arkifaktet provojnė se rrethi i Kumanovės ishte rreth me plot gjalleri jetė gjatė kohės antike. Ilirėt ndėrtonin qytetet nė vende tė volitshme pėr jetes. Ilirėt ndėrtonin qytetet afėr maleve, ose nė udhėkryqe kryesore. Kumanova gjindet nė rrugėn e lashtė qė nė atė kohė lidhte rrajonin e Panonisė me atė tė Pontis. Nė mitologji, Dardani ishte djali i Ilirit. Enkelei, Autarieusi, Maedusi, Taulanti, dhe Pėrhaebusi ishin djemt e Ilirit.



Nė base tė etimologjis, emri Kumanova ėshtė emėr Ilir, dhe emėr Shqip qė pėrbėhet me kėt kuptim “Ku” dhe “ma nova” ose “ma vendove.” Ilirėt pėrdornin emrin Kumanova tė cilin emėr mė vonė Romakėt e adaptojnė. Sipas njė legjende qė ėshtė trashiguar nga brezi nė brez thuhet se Kumanova, Tetova, dhe Gostivari ishin pjes tė Shkupit. Njė mace kishte mundėsi tė udhėtonte nga Kumanova gjer nė Gostivar duke shkuar nga njė mur tek tjetri mur i shtėpive. Sipas mitologjisė besohet se nė atė kohė ėshtė zhvilluar njė luft e madhe sa qė nga gjaku i madhė rrugėt janė vėrshuar dhe rruga ėshtė shėndruar nė lum gjaku. Ai lum gjaku ka qenė aq i thellė sa qė lopa ėshtė fundosur. Nuk mundet tė konfirmohet kjo legjend e mitologjis Shqiptare, por historia ka regjistruar dy here humbjen totale tė qytetit tė Shkupit.



Nė kohėn Ilire qyteti ishte i njohur me emrin Zheglig, emėr qė rrjedh nga fjalėt Zheg – nzehtėsi dhe lig – i sėmur ose i keqė. Qyteti ndryshoi emrin edhe dy here. Nė vitin 26 para erės sonė arritėn Romakėt tė pushtojn ket rrajon. Vendi ishte i bukur me lumenj dhe me plot pemė dhe hije. Romakėt e quajtėn “ Umbra – Nova” qė do tė thotė vend i hijeve ose hije tė reja. Disa nga Romakėt e quanin “ Umeonovo” qė do tė thotė vend i ri me lagėshti. Qyteti ndėrroi emrin edhe nji here. Nė vitin 26 tė erės sonė nė ket rrajon u vendos njė kontigjent ushtarak Romak. Nė kohėn Romake, ushtria nuk kishte tė drejtė tė hyn nė qytetet e mėdhaja, dhe nė ket rast ushtria Romake nuk hyri nė Shkup. Oficerėt Romakė e quajtėn vendin Cumaenova(Kumaenova). Shumica e tyre ishin nga qyteti Kampanja i cili u quheshte Cuamae. Ata e quajtėn qytetin si Kampanja e re, Cumae- nova, nova- e re. Por mė vonė Romakėt e quanin si Cum-a-nova(Kum-a-nova). Kjo rrjedh nga fjalėt Latine “ Cum ose Kum” qė nė gjuhėn Shqipe do tė thotė kur ose qė nga ose sėbashku dhe ‘nova’ qė do tė thotė e re. Sipas shėnimeve antike Romake, Kumanova ishte fshat i madh. Emri Kumanova shifet edhe nė hartėn apo atlasine vjetėr Romakė Tabula Peutingeriana . Tabula Peutingeriana ėshtė e vetmja hartė ose atlas qė tregonte rrjeting rrrugor ushtarak dhe imperial Romak, cursus publicus. Harta Tabula Peutingeriana ėsht bėrė nga njė murg i quajtur Kolmar. Gjithashtu edhe historiani antik Romak, Gaius Sallustius Crispus i njohur si Sallust, (86-34 BC), pėrmend Cumaenova dhe ushtrin Romake tė jet e pėrgjendruar nė Cumaenova afėr Skupit.



Populli Sllav tentuan tė ndryshojnė kuptimin e emrit. Sllavo Maqedonėt duke mohuar existimin shekullor tė Shqiptarėve dhe Ilirėve nė kėto rajone shpifiėn njė hipotezė se gjoja emri Kumanovė rrjedh nga fisi Kuman qė paska jetuar nė dhe pėrreth Kumanovės. Disa Shqiptarė tė “ndershėm” tė paguar nga shteti pėrmbanin ket ide dhe tentuan ta bindin popullsin Shqiptare tė Kumanovės duke e mohuar autohtonomin dhe aborigjinalitetin e popullit Shqiptar dhe Ilir tė ketIJ rajoni. Sllavėt me tė gjitha forcat e tyre mohojnė se Shqiptarėt kan prejardhjen nga Iliriėt dhe fabrikojnė ide qė tentojnė tė falsifikojnė historin e vėrtet.Me e fundit ishte fabrikimi i historis me Enciklopedin shovene dhe nacionaliste dhe pansllaviste e cila i shpall luft popullit Shqiptar jo vetem ne Kumanov dhe vend por gjith Shqiptareve.

Ideja se fisi Kuman ka jetuar ne Kumanove ehste e gabuar dhe fabrikim dhe shpifje sllavo maqedone. Pasardhesit e KUmaneve jan Oguzet, dhe pasardhesit e Oguzeve jan Osmanlit ose Turqit e sotshem. Njohtohu me fisin Kuman i cili ku ka jetuar ka lene gjurma dhe artifakte sikurse varet ne Hungari, Rumuni, Ukrahin.

SLLAVO MAQDONET E VETASHTUQUAJTUR SHPIFEN IDEN SSE FISI KUMAN PASKA JETUAR DHE KUMANOVA ESHTE QUAJTUR SIPAS TYRE. PO JO FISI KUMAN NUK KA JETUAR NE KUMANOVE. SLLAVO MAQEDONI SHPIFI KET IDE QE TE TREGON SE EMRI KUMANOV ESHTE EMER SLLAV KUMAN - OVE OVA E KUMAN DHE AUTOMATIKISHT I BEN ATA PARARDHES NE KUMANOV SEPSE EMRI TITULLON SLLAVOMAQEDONISHT DHE MAQEDONI PASKAN JETUAR PARA KUMANEVE. KJO IDE E FABRIKUR MOHON TE DREJTEN E SHQIPTARIT I CILI ESHTE AUTOHTON DHE ABORIGJINAL NE KUMANOV. SHTETI SLLAVO MAQEDON KOMUNIST I PAGUAJTI TRADHTARET E KOMBIT NE KUMANOV QE TA SHPALLIN KET IDE TE FABRIKUAR QE SOT SHUMICA E KUMANOVAREVE BIEN PE.



Fisi Kuman ishte fis Asiatik jo shum i dalluar nga fisi Peēeneg. Kumanėt ishin fis nomadik me origjinė nga kufiri i Kinės. Nė shekullin e IX tė erės sonė, Kumanėt udhėtuan permes Siberis, nė rrejonin e Volgės, ose pjesėn perendimore tė Kazahkstanit. Gjatė udhėtimit, Kumanėt bashkohen me fise tė tjera por akoma mbesin si fis kryesor-dominues . Duke e konsideruar jetėn e tyre nomadike, kėto vende konsiderohen si shtėpi tė perkohshme. Nė fillim ata ishin tė njohur si Polovtsians.Kėshtu quhejedhe fisi asiatik Kipchak .Nė gjuhėn Latine ata njiheshin si Cumanicus ,ndersa vendi ku banonin quhej Cumania ose Kumania. Kumanėt flitnin gjuhėn e tyre nomadike qė ishte e ngjajshme me atė Turke. Kjo ėshtė e konfirmuara nga fjalori Latin dhe Kuman qė quhet Codex Cumanicus ose Kodeksi Kuman. Fisi Kuman ishte i vendosur nė veri tė detit tė Zi pėrgjat lumit Volga. Nė shekullin XI tė erės sonė, Fisi Kuman hyri nė jug tė Ukrahines sė sotshme, Moldavia, Vallaēia dhe njė pjes tė Transilvanisė(Rumuni tė sotshme) Shumė shpejt vendi Kuman,u zgjėrua duke pėrfshire kėshtu pjesėn veriore tė detit tė Zi, dhe Detit Kaspik, gjer tek lumenjt Dniepri, Volga, Urali, dhe Irtish.Thėne mė mirė , Kumania ishte vendi qė pėrfshinte Kazakhstanin , Ukrainėn, Moldovėn, dhe Rumaninė esotshme.Ishte kjo Kumania e cila kufizohej me Bugarinė nė shekullin e XI t.e.s. Nė bazė tė ngjyrės sė lėkurės sė tyre, Kumania ndahej nė dy pjesė-, Kumania e Bardhė dhe Kumania e Zezė. Kumania e bardhė ishte Kumania perendimore dhe ajo e Zezė ishte Lindore. Fisi Kuman ishte aq i aftė tė bashkohet me fiset tė tjera, por kur vinte nė pyetje statusi politik, ata e pėrdornin emrin Kuman, dhe emri i fiseve tė tjera nė konfiderat u humbej. Historiani persian Rashid al-Dinnė nė librin e tij “ Historia e Mongolėve” referon vendin Kumania tė jet e sulmuar nga invasioni Mongol nė vitin 1236 ose 1237. Por Kumanėt si popull janė zhdukur. Kumanėt lan pas varre dhe arkifakte tė tjera qė gjinden nė Hungari, Ukrain, Rumuni. Kumanėt tė zėrr rob nga perandoria Byzante dėrgoheshin nėpėr burgjet famėkeqe tė Maqedonisė. Me sė shumti dėrgoheshin nė Tesalonik ose Selaniku i sotshėm. Sa i pėrket qytetit tė Kumanovės sė sotshme, kėmba e fisit Kuman asnjėher nuk shkeli nė tė. Kumanova ishte nė Dardani e jo nė Maqedoni. Perandoria Byzante i dėrgonte tė burgosurit nė rrugėt mė tė shkurtura, por jo permes Kumanovės. Emri Kumanovė me fisin Kuman nuk ka asnjė lidhje, por ėshtė njė tentim i faslifikimit tė historisė nga ana Sllavo Maqedone. Nė Kumanovė dhe as nė rrethinė nuk ka gjurma ose arkifakte qė dėshmojnė se i pėrkasin popullit Kuman. Emri Kumanovė ėshtė pėrdorur para se tė paraqiten Kumanėt nė rekorded Latine dhe Bizante. Nė Kumanovė nuk kan jetuar Kumanėt. Emri Kumanovė nuk ka lidhje me Kumanėt, por ka kuptim Latin. Por njė gjė, historia nuk mundet tė ndryshohet.
Shkruar nga: Richard Loku - Shkrimi ne forum: http://www.kumanova.com.mk/web-x/forums_topic.php?topicid=60