PDA

View Full Version : O sa mirė qė jam shqiptar o hej...... (Nga Ardian Ramadani)


murrizi
15-11-09, 11:13
O sa mirė qė jam shqiptar o hej...... (Nga Ardian Ramadani)



E fillova shkrimin me qėllim kėsisoj qė tė bėjmė njė dallim kapital se ēfarė paraqet tė qenunit shqiptarė, e ēfarė don tė thotė eskivimi nga ky identitet. Pse ėshtė privilegj tė qenunit pjesė e identitetit shqiptarė? A ėshtė vėshtirė tė jesh shqiptarė sot apo jo?
Shteti si subjekt mė i vjetėr ka lindur para mė se 6000 vjetėsh pėr sė pari herė nė Mesopotami, tek shoqėritė e para bujqėsore. Mandej u pėrforcua nė Kinė si shtet burokratik i trajnuar. Ndėrsa shteti-komb, apo shteti i bazuar nė komb ka lindur sė pari herė nė Francė, edhe atė nė momentin kur inicohet Paqja e Wesfalisė e nxitur nga Franca apo e motivuar nga interesat kombėtare franceze, paqe kjo e cila vendosi sovranitetin si principin mė tė lartė dhe mė domethėnės i cili inkarnon me vete elementet demokratike. Shteti- komb, projekt ky i lancuar nga Franca gjatė sundimit tė kardinalit francez Rishelje, ėshtė edhe sot e kėsaj dite si lajtmotiv dhe pararojė e ēdo shteti dhe kombi. Kemi shtete tė cilat pėrpos grupeve etnike tė vetave pėrmbajnė edhe grupe etnike tjera. Kėto shtete janė tė prirura pėr tė pasur mė shumė probleme sepse rregullimi i konstelacioneve ndėretnike ėshtė mė i vėshtirė dhe shoqėrohet me probleme tė shumta. Ndėrsa kemi shtete tė cilat kombin e kanė prioritet dhe tė cilat bazohen nė modelin shteti- komb, dhe nxitojnė tė theksojnė se janė shtete tė pastra etnike, edhe pse tė tilla shtete nė kuptimin tė pastra nuk ka askund. Por ku gjendemi nė kėtė debat neve shqiptarėt si komb i fragmentarizuar nė shumė shtete; Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Serbi (Kosovė Lindore) dhe Ēamėri. Shqipėria arriti tė pavarsohet mė 1912, ndėrsa tė fitojė njohjen ndėrkombėtare vetėm me ndėrhyrjen e Amerikės sė Uilsonit mė 1920 nė Lidhjen e Kombeve. Por, Shqipėria u pamvarėsua nė sajė tė sakrificave tė shqiptarėve jo vetėm tė Shqipėrisė sė sotme tė cunguar, por edhe tė shqiptarėve tė Shqipėrive tjera tė vogla tė cilat sot njihen me emra tė tjerė si Kosova, Ēamėria, Maqedonia etj. Qysh atėherė u pa dhe shihet edhe sot e kėsaj dite qė ėshtė vėshtirė tė krijohet shteti- komb shqiptarė natyral, ashtu siē edhe duhet tė jetė, por pėr hir tė rrethanave atėherė tė ndryshme historike nuk ėshtė krijuar. Por si arritėm neve tė mbajmė identitetin tonė tė pastėr etnik me gjithė tentativat e ndryshme pėr tė na pėrēarė edhe nė aspekt tė identitetit, ashtu siē padrejtėsisht na ndanė nė mė shumė shtete. Arritėm falė betimit nė flamur, falė tė qenunit koshient se jemi pasardhės tė Ilirėve, dhe asaj se jemi kėtu kur nuk kishte as kufi, as fqinjėsi veē Iliri. Po tė kėrkojmė nė botė njerėz tė tillė si neve nuk mund tė gjejmė dot. Pse? Sepse nuk mund tė hasėsh askund nė njė ndjenjė tė fortė identiteti kombėtar sikurse tek shqiptarėt. Po tė pyesėsh njė shtetas belg valon, pra i cili flet frengjisht se vallė do tė donte t`ia bashkangjiste pjesėn frenge tė Belgjikės Francės, ai do tė thoshte “jamais” kurrė. Sepse ndihet krenar qė ėshtė belg. Ose njė shtetasi zvicerran frengjisht folės, nuk do tė donte tė bashkohej me Francėn, edhe pse flet frengjisht. Njėsoj ėshtė edhe tek gjermanėt e Gjermanisė me ato tė Austrisė. Edhe pse kėto shtete u bashkuan me forcė nga Hitleri, sot e kėsaj dite fara e mbjellur e dallueshmėrisė mes tyre vėrehet fare lehte. Ndėrsa tek shqiptarėt jo. Jo sepse edhe njė shqiptarė i Kumanovės, edhe njė i Vlorės, edhe njė i Drenicės, ose Ulqinit zgjohen me ėndėrrėn e tyre shekullore tė kenė shtetin- komb shqiptarė tė bashkuar dhe jo tė ndarė apo fragmėntarizuar. Ku tė shkosh nė cilėn do qoftė anė tė Shqipėrisė Natyrale has emrin Ilir, Kastriot, Shkumbin, Vjosa, Vlora, Dardan, Flamur etj. A nuk ėshtė kjo kėnaqėsi vallė? Secili shqiptar i tė gjashtė Shqipėrive tė vogla ėshtė koshient pėr tė kaluarėn ilire, pėr luftėrat e mbretėreshės Teuta, Agronit, Bardhylit e tė tjerėve. Secili shqiptar ėshtė kryelartė me figurėn e heroit tonė kombėtar Gjergj Kastriotit Skėndėrbeut. Edhe pse ka tentativa pėr tė mitizuar kėtė figurė ose pėr ta deformuar, ajo mbetet kryelartė dhe e pacenuar. Secili shqiptarė ėshtė koshient dhe krenar pėr Pashain e Janinės, pėr Ali Pashėn dhe luftrat e tij, pėr Lidhjen e Prizrenit, pėr Ismail Qemajlin, pėr Luigj Gurakuqin, pėr Isa Boletinin, pėr vėllezėrit Frashėri, pėr Gjergj Fishtėn, pėr Nolin, pėr Konicėn, pėr Azem dhe Shote Galicėn, pėr luftėn nacional ēlirimtare shqiptare, pėr shumė e shumė figura tjera tė rralla, pėr tė arritur deri tek heronjtė e kohrave tė sotshme tė Ushtrive Ēlirimtare, me nė krye Adem Jasharin pėr tė cilin Bernard Kushner, ministėr i jashtėm i Francės, do tė thoshte “Po tė kishte ēmim Nobel pėr luftė, kjo do ti takonte Adem Jasharit”. Por pėr fat tė keq ēmim nobel pėr luftė nuk ka. Por ēmin nobel pėr paqe ka. Kėtė ēmim e kanė prap figura me gjak shqiptari. E kanė Nėna Jonė Tereza (Gonxhe Bojaxhiu), Ferid Murati. A thua a ka mė mirė se ky komb 8 milionėsh aq i vogėl tė nxjerrė bij dhe bija aq tė mėdhenj dhe mėdhaja sikur tė ishte 60 milionėsh. A ka ndokund ndonjė figurė sikurse Adem Jashari i cili do tė bėhet heroi i gjitha kohrave dhe i cili do tė shihej me admirim edhe nga personalitete ndėrkombėtare. A ka ndokund komb i cili ėshtė aq i vogėl nė aspektin numeroz, por i madh nė sistemin e mardhėnieve ndėrkombėtare, sepse nxorri bij dhe bija aq tė mėdhenj dhe mėdhaja qė janė pjesė e pandashme e mozaikut tė quajtur Shqipėri Natyrale. Cili komb nxorri njerėz tė penės tė cilėt e ngritėn shqipen nė rrokaqiej? A kanė Kadare tė tjerėt? Apo Fatos Kongol? Kanė njerėz si Rexhep Qosja? Kanė Ukshin Hot apo Adem Demaē? Kanė Luan Starovė apo Ali Ali? E shumė tė tjerė qė nuk po mund ti pėrmend se janė shumė. Jo nuk kanė. Kanė figura si Dobrica Qosiq apo Blazhe Risteski tė cilėt afirmojnė deklarativisht se gėnjeshtra ėshtė pjesė e pandashme e serbėve apo e maqedonasve dhe tė cilėt trillojnė rrena dhe prodhojnė fatkeqėsi nėpėr epoka tė ndryshme historike. Dhe qė kanė ksenofobi.
Andaj kushdo qė tenton tė cenojė kėtė identitet tė fortė do ta mallkojnė emrat e heronjve tanė pėr liri dhe bashkim kombėtar. Do ta mallkojė shqipja dykrenare. Nuk ka popull nė botė qė megjithė diversitetin fetar ka arritur tė jetė mė i forti kombėtarisht. Shqiptari i vėrtetė megjithė fenė e tij muslimane, katolike apo ortodokse qė e ka ndihet sė pari njeri, e mandej shqiptarė. Ai nuk tė vret nė besė, ai betohet pėr Zot e flamur. Ai flet shqip, mendon shqip. Ai reflekton guxim, krenari, stoicitet, vendosshmėri, trimėri dhe menēuri. Asnjė komb nuk ėshtė aq altruist sa kombi shqiptar. Nuk kemi cenuar lirinė e askujt, por nuk do tė lejojmė tė na cenohet liria. Ata qė na e cenuan lirinė kanė pėrfunduar me turp. Kėtė leksion e kanė marrur romakėt, e kanė marrur mirė turqit, e kanė marrur mirė gjermanėt dhe italianėt, serbėt dhe maqedonasit. Andaj me gjithė kėto parametra a meritojmė tė jemi shtet- komb shqiptarė i pandarė? Pėrgjigjja ime ėshtė qė PO. Po dhe vetėm Po. Nė njė formė apo nė njė tjetėr po. Nė formėn e bashkimit njėherė e pėrgjithmonė nėn njė shtet- komb, apo nėn emrin e integrimeve europiane. Pse po? Nuk kanė mundur tė na ndajnė me shekuj dhe me mileniume, e do na ndajnė tani? Identiteti shqiptarė ėshtė njė dhe vetėm njė. Nuk ka identitet kosovar. Kosova ėshtė Shqipėri. Kosova ėshtė shtet, por pėrbėhet nga shumica kryesisht shqiptare. Maqedonia ėshtė shtet, por nė asnjė shtėpi tė shqiptarit nuk has flamur shtetėror, por has flamurin e shqiponjės me dy krena. Andaj me gjithė sfidat dhe barrierat gjeografike, historike, diplomatike dhe politike, jemi njė dhe vetėm njė. Jemi shqiptarė, flasim shqip, shkruajmė shqip, kėndojmė shqip, recitojmė shqip. Faleminderit nėna jonė qė shqiptarė na ke lindė pėrgjithmonė. Vallė jua shtroj pyetjen retorike tė gjithė lexuesve? A jeni krenar qė jeni shqiptarė? Nga vet fakti qė ėshtė pyetje retorike, pėrgjigjja dihet. Ajo ėshtė afirmativisht dhe kuptimisht, qartazi dhe prerazi PO.


Mr. Sc. ARDIAN RAMADANI- profesor i gjuhės frenge nė Universitetin e Europės Juglindore