PDA

View Full Version : Ēfarė ardhmėrie tė pres kur nuk kam as tė tashmen!


Lapsi
19-11-09, 11:13
Ēfarė ardhmėrie tė pres kur nuk kam as tė tashmen!


“...ēka mė pret? Ē’do tė mė sjellė ardhmėria? Unė nuk e di. Nuk parandjej asgjė... Para meje gjithmonė kam hapsirė tė zbrazėt; ajo qė mė shtyn pėrpara ėshtė njė konsekuencė e cila shtrihet pas meje. Kjo jetė nė themel dhe nė menyrė aq tė tmershme ėshtė e kthyer kokėteposhtė saqė kjo nuk mund tė durohet.” (S. Kierkegard)

Ndjehem sikur mė ėshtė dhėnė njė detyrė tejet e rėndė, tė jem i ri nė ditėn e sotme. Edi se pas kėtij konstatimi do tė pasojnė shumė thėnie se: rinia ėshtė koha mė e bukur e jetės. Ajo ėshtė periudha e energjisė, e fuqis, e rezistencės dhe e pėrpjekjeve. Vėrtetė ėshtė ashtu, ėshtė mrekulli tė jesh i ri, ngase para e ke jetėn, e ke ardhmėrin. E kur e shqiptoj fjalėn ardhmėri, ndjejė njė vėrshim ndnjenjash dhe njė numėr tė madh pyetjesh...dhe nė ēast ndalem dhe mendojė...para meje paraqitet fotografia e 2001-shit, rrugėt e errėta tė qytetit, ku takoja fytyra tė pikėlluara qė mė kot pėrpiqshin tė mė tregojnė ”ne jemi me ty, nuk je vetė”. Mė paraqiten avionat ushtarak te ardhura nga ukraina, tanket bullgare, e artileria e rėndė serbe..mė paraqitet lufta, tė cilėn thjeshtė se pėrjetova si diēka qė duhet mėsuar vetėm nė orėt e historisė, si diēka qė ndodh larg meje dhe qė i ndodhė dikujt tjetėr, ate e ndjeva afėr....dhe mė bėri qė ta kuptoj gjuhėn e urrejtjes, qė mė parė nuk e flisja, e as qė deshta ta mėsoj... Mė kujtohet 13 marsi, marshimi nėpėr Shkup me flamujt e bardhė tė kapitullimi, qė me plot mburje ata flisnin kundėr UĒK-sė, e veten e quajnė shqiptar! (fatkeqėsishtė edhe sot ata janė nė pushtet)...mė kujtohet 14 marsi protesta studentore ne Tetove, protestė qė pėrkrahu djemt tė dalur nė mal....tė gjithė njė zėri UĒK, UĒK, kurse nga malsia e Tetoves dėgjoheshin krismat, krismat e trimėrisė... Gjėrat e nevojshme ndodhin kur konsiderohen tė domosdoshme dhe atėherė kur bėhesh i vendosur pėr t’i arritur. Thuhet qė pa absoluten relativja kurrė nuk mund tė kuptohet plotėsisht, kurse pa tė pandryshueshmen nuk mund t’i caktohet drejtimi rrjedhės sė asaj qė ndryshon.. Gjendja impononte qė veprimi tyre pėr tė qenė frytdhėnės, tė jet kolektiv. Me njė dorė nuk mundė tė rrihet shuplakė. Njeriu ėshtė pak nė vetmi e shumė nė shoqėri, e i dobėt si individ, kurse i fortė me vėllezėr. Punėt e mėdha nuk kryhen pos me angazhime tė ngjeshura kurse nė betejat vendimtare nuk mund tė realizohet fitorja pos me bashkimin e forcave dhe lidhjen e duarve. E ky veprim ishte i organizuar me udhėheqėsi pėrgjegjėse....
Dhe pėr njė ēast ndalem nė ėndrrėn time, pėr njė ēast kthehem nė tė tashmen, nė kohėn qė jetojė, nė kėtė situat qė mbretėron dhe vij nė pėrfundim se vėrtetė ėshtė bukur tė jesh i ri, por jo nė kėtė vend dhe jo nė kėto kushte. Ndėrkaq kohėn nuk mund ta ndalim dhe nuk presim kohė tė mira....nė ēast mu kujtua thėnia e dijetarit Jusuf el Kardavit i cili thotė: “ “Ne e kritikojmė kohėn kurse mangėsia ėshtė tek ne, koha jonė nuk ka tjetėr mangėsi pėrveē neve”. Pyes vetem se ēka kam lėnė mangėt, ēfarė duhet tė bėjė... shpesh herė mundohem tė krijoj vizion mbi kohėn dhe tė ardhmen, meqė kur njeriu ka vizion para vetes, ai e ēon pėrpara, ia ndriēon rrugėn e suksesit. Mundohem tė krijoj vizionin tim, shpejt mė kaplojnė mendime, ide, plane se si do tė dukej ardhmėria ime. Sė pari do tė doja shkollim tė mėtejmė, punėsim nė profesionin tim dhe natyrisht, edhe mė tej tė jap kontributin tim pėr njerėzin, nėnkuptohet krijimi i familjes, qė do tė mund ti sigurojė jetė tė njerėzishme dhe normale. Me jetė tė tillė nėnkuptoj kėnaqjen e nevojave tė njeriut deri nė atė masė qė tė ndjehet i denjė pėr jetėn qė e jeton. Jam i mendimit se tė gjitha ata qė them janė nė pėrputhje me disa standarte tė pėrgjithshme njerėzore, qė nuk nėnkupton gjėra ekstreme....
Mirėpo, fatkeqėsishtė, nė Maqedoni nė kėtė kohė ėshtė gjithēka e tepėrt. Ėshtė e tepėrt t’i kėrkosh dhe t’i mbrosh liritė dhe tė drejtat themelore, ėshtė e tepėrt tė kėrkosh tė drejtėn e perdorimit tė gjuhės, flamurit, shkollimit.....
Ndoshta ėshtė e tepėrt qė ekzistoj, qė akoma jam i vetėdijshėm pėr veten.
Vallė ėshtė normale tė kėrkosh jetė tė njerėzishme nė kushte kur lufton pėr jetė? Tė gjitha idetė pėr ardhmėrinė nga ky kėnd mė duket iluzion, si njė realitet i largėt, tė thuash i pamundur, i parealizueshėm. Dhe ēka mė tej? Unė jetoj nė tė tashmen, ende jam i ri, ende konstrukti im mental mė imponon tė krijoj ide pėr veten dhe pėr ardhmėrinė.
Mirėpo, ēka ėshtė realiteti? Vallė mund vetė ta krijojė ardhmėrinė?
Fatkeqėsishtė, kryeministri ate e bėnė pėr mua, ai vendos se ēka do tė ndodh me ne, ngase demokracin nuk e ka tė qartė. Demokracia nė shoqėrinė tonė multietnike, ėshtė vetėm metaforė politike. Tė them mė troē, ėshtė njė mashtrim i madh. Ndėrkaq, ai nuk e di se ku e shpie kjo rrugė... merrė guxim dhe thotė as nė ėndėrr pėrdorimi i gjuhės shqipe, po krijon situata qė shkon nė dėm tė vetė maqedonisė. Pėrseri na paraqitet Tanusha dhe komandant HOXHA (shume i sukseshėm, qė kam respekt ndaj tij), gjendje kjo qė na pėrkujton fillimin e luftes sė 2001-shit, mandej ikja dhe arrestimi i Xhejmi Shej (ish komandant), e skenar tė tjera qė po i bėnė qeveria. E ardhmja nuk dihet si do tė jetė, jetojmė ndėrmjet luftes dhe paqes, e pėr ēfardo qė do tė ndodhė fajtore ėshtė qeveria....
Nuk kėrcnohem me luftė tė re ( edhe pse ate e ndjeje shume ), por iu kėrcėnohem me paqe....pėrvoja e hershme mė mėsoi se mė efektive ėshtė tė jemė paqėsor dhe i qetė dhe nė tė njejtėn kohė tė jem i gatshėm; se mund tė lėvizi nė paqe vetėm atėherė kur jam mjaft i aftė ta ruaj paqen time; dhe se zėri im paqėsor mė mirė do tė jehojė kur do tė jem i aftė t’i rezistojė shtypjes, e me kėtė ta eliminojė ate, atėherė kam bėrė njė hap drejtė ardhmėrisė...

ZOTI NA NDIHMOFTĖ


Agim Jakupi