PDA

View Full Version : Best RPG !!!


Lent_baci
20-11-09, 16:50
Loja me e mire RPG ne bote :)

Celsius online ne vitin 2004 hapi per here te pare ne France versionin e pare te Mbreteriterilindjes Role Praying Game on line, kjo loje e ambjentur ne shekullin e Xv menjehere pas renies se Kostandinopolit. Pas suksesit te arritur ne France ( plot 70 000 lojtar aktiv) loja filloj te perhapej ne gjith europen nga viti ne vit. Ne 16 janar te ketij viti fale punes se disa personave u be e mundur hapja e versionit shqip dhe krijimin Principates se Kastriotit me qytetin e pare te tij Lezhen. Ne kete menyre çdo person qe regjistrohet ne loje mund te zgjedhi si opcion te banoje edhe ne Arberi perveç mbreterive te tjera te vitin 1457. Kan kaluar plot 5 vjet nga hapja e lojes dhe loja ka pasur disa progrese si ne aspektin grafik ashtu edhe per sa i perket opcioneve te reja te lojtareve,
edhe koha ne loje ecen aktualisht mbreteriterilindjes qenden ne vitin 1457.

Persa i perket aspektit Role playing game online, keto lloj lojrash nuk jan shum familiare ne vendin tone. Vitet e fundit ka pasur nje bum te vertete te tyre, me kujtohet viti 2004 kur ne Gjermani filloj epoka e Ogame dhe keshtu me rralle duke ardhur
deri ne ditet e sotme ku gjejme lojra te tjera online shum popullore si Travian,Tribalwars, Mafia etj.
Kur flasim per RPG online eshte e qarte se aspekti grafik eshte shum me i dobet ne krahasim me lojrat ne PC apo Xbox, ajo qe ka bere te mundur suksesin e tyre per mendimin jane disa aspekte: mundesia per tu ballafaquar me dhjetra mijera lojrar te tjere online,
vazhdueshmeria ne kohe ( luan çdo dite dhe çdo dite ballafaqohesh me te reja), mundesia per te luajtur online falas ne çdo moment ( disa lojra kan edhe opcion per te paguar por kjo eshte diçka ekstra jo e domosdoshme per ata persona qe kerkojne te ken me shum lehtesi ne loje , kjo qe i jep
mundesi edhe vete lojrave per te qendruar falas), forumi ku lojtaret organizohen shpesh ne Aleanca (psh Travian apo Tribalwars) dhe ndihmojne njeri tjetrin ose nderthurin plane luftarake mes aleancash.

Per te dalur tek Mbreteriterilindjes qe aktualisht ka mbi 300 000 lojtar aktiv dhe eshte vazhdimisht ne rritje.
Ajo qe dallon Mbreteriterilindjes nga lojrat e tjera RPG online eshte ne rradhe te pare evolucioni i saj ne vite, modifikimet e vazhdueshtme te admineve ecur me kohen dhe duke i sjelle lojtareve çdo vite opcione te reja.
Le te zberthejme pak lojen nga brenda:
Ne rradhe te pare duhet te zgjedhesh personazhin mashkull apo femer, pasi te jeni regjistruar do te gjendeni ne nje qytet mesjetar, po marrim si shembull Lezhen meqe eshte edhe qyteti i pare ne Arberi. Personazhi juaj duhet te ha çdo dite dhe duhet te punoj nqs doni te ecni ne loje.
Loja eshte e ndare ne livele nje person i sapo regjistruar eshte i livelit 0 dhe ngadal sa pere qe kalon nje livel atij i hapen disa prespektiva te reja, pra loja te nxit qe te rriteni sa me pare ne livel. Por kujdes te rritesh ne livel do kohe kjo nuk behet ne 2 ose 3 dite ndryshe loja do te kishte fund! Livelet jan nga 0 deri ne 5 qe eshte i fundit.
Personazhi juaj nqs nuk ha pas disa ditesh mund edhe te vdes urie, prandaj kur regjistroheni keni 2 cope buk ne iventar dhe 50 lek ne xhep. Ne tregun e qytetit ka plot mallra por jo te gjitha keta i duhen nje banori te ri. Per sa i perket punes ka disa opcione per te punuar mund te punosh ne miniere jashte qyteti, mund te shikosh
ofertat e punes ne Bashki, mund te punosh ne pyll me pre dru (kjo varet nga qyteti ne qytet disa qytete kan dhe liqen ku mund te peshkosh ose kan frutore ku shkon per te vjele fruta) ose mund te punosh ne kishe. Per me shum informacione per te kaluar ne livele ne loje ka nje udhezues, perveç kesaj ka edhe disa tutor ne çdo qytet qe mund
te gjeni te ulur ne ndonji taverne duke pire birre te cilet jane te gatshem tju ndihmojne ne çdo pyetje apo paqartesi te lojes. Duke qendruar i ulur ne taverne keni shum mundesi per te njohur shum banore te tjere te mbreterise tuaj mbes te cileve ndoshta edhe kryebashkiakun apo vete Princin e vendit.
Ne livel 1 çdo banor merr nje ose dy toka, pra je nje fshatar i thjeshte dhe ke ne shtepi te thjeshte. Tipet e tokave qe mund te gjesh ne loje jan : toke me grure, toke me miser, toke me zarzavade, toke me lope, gica ose dele. Nga secili nga keta merr produkte te ndryshme qe ke mundesi ti shesesh ne treg.
Zgjedhjet, si bashkia ashtu edhe principata zgjedhen nga polulli, pra çdo njeri me pervoje mund te behet bashkiak apo edhe nje dite vete Princ i Arberise, nqs ndonjeri eshte i pakenaqur me situaten ne qytet mund te demostroje parpara bashkise por kujdes, shteti ka edhe ligje, dhe nqs thyen ligjet shkon ne gjykat ku do ngrihen akuza ndaj teje dhe
do hapet nje proçes, mund te rrezikosh nga gjoba deri ne burgim per disa dite. Dhe nqs merziteni hapni nje taverne ftoni miqet tuaj ofroni birra dhe dehuni deri vone duke treguar historira dhe bema, luani poker texas-hole ne taverne me banoret e tjere per te kaluar kohen, mund te organizoni edhe torne ne qytet nqs ju pelqen pokeri!
Vjen nje dite dhe do kalosh ne livel 2, opcionet e tua ne loje do shtohen, nuk do jesh me nje fshatar i thjeshte i pa perfillur nga shkalla e larte e nbreterise, por do jesh nje zanatçi dhe shum vete do ken nevoj per ty. Do kesh dyqanin tend ku mund te ushtrosh nje nga keta zanate: marangoz, mullixhi, furtar, farketar, rrobaqepes, ose kasap.
Ne livel 3 do ju shtohet mundesia per te shkuar ne Universitet, nje person i ditur eshte me i vlefshem per principaten e tij, do te zgjidhni disa rruge diturie kur te kaloni ne livel 3: te shtetit, te ushtrise,te shkences apo edhe fetare. Secila nga keto rruge do çoje nje nje drejtim te veçant, psh ne rrugen ushtarake do te mesoni se si formohet ushtria dhe nje dite mund te beheni gjeneral i ushtris se Pricit, ne ate shteterore do merreni me aspektin ligjeror, taksat, tregtar te shtetit, ne rrugen e shkences do keni mundesi te luftoni semundjet qe do rrezikojne qytetin tuaj, ne rrugen fetare do shkoni ne kishe dhe do beni karriere ne Dioqeze, duke u bere prift deri edhe Peshkop apo Kardinal.
Ne livel 4 ju tashme jeni nje aristokrat, dhe do perqendroheni ne ndertimin e viles tuaj ne kryeqytet.

Opcione te tjera, persa i perket dallimit nga lojrat e tjera Mbreteriterilindjes ka edhe nje opcion te veçante ne te cilin nqs ju per nje fare kohe nuk kemi mundesi qe te luani (psh. kur shkoni me pushime),
nuk ka asnje problem ju mund te dergoni personazhin tuaj ne kishe ne meditim dhe aty mund te rrij deri ne tre muaj dhe nuk do i ndodh gje.

Aspekti i forumit: Shum lojtar per ti dhen nje aspekt me te gjalle lojes por edhe per te hyre me shum ne mesjeten shqiptare zhvillojne ngjarjen e lojes edhe ne forum.
Ne forum behen plot gjera, psh debatet elektorale para zgjedhjeve te Principates apo bashkis mes partive konkuruse, debate te cilat shpesh kthehen edhe ne tensione te ashpra por te njejten kohe te argetojin dhe ne ato debate tregon veten se sa je i afte per tu perballuar me kundershtarin tend politik ose nje qytetar te thjeshte, apo sa je i afte ti si nje fshatar i thjeshte per te kundershtuar nje politikan apo nje persone te shtreses se larte.
Gjithashtu ne forum zhvillohen edhe debate tjera si: per zgjidhjen e problemeve ne Prinncipate apo ne ndonje qytet te Principates, ankesat e banoreve te qytetit (psh: ne cmime te larta, papunsi, mungesa e ushqimeve etj), lajmerimet nga qeveria e Principates, vendimet e tyre apo shpallja e ndonje ligji te ri. Gjithashtu nje pjese e rendesishme per zhvillimin e nje vendi eshte diplomacia, edhe kjo behet poashtu shumehere ne forume, ose ne forume tjera perkatese te nje vendi. Ti mund te behesh ambasador i Arberis shembull dhe si i tille ti do mundohesh te lidhesh marreveshje, traktate, aleanca etj,. mes Arberis dhe vendeve tjera.

Lent_baci
20-11-09, 16:51
PER FILLESTARET

1. Kliko tek adresa: http://www.renaissancekingdoms.com/?lan=al

2. Kliko ku lexon Regjistrohu

Pasi aktivizon accountin nepermjet emailit ke te drejte te futesh ne loje.


Shpjegimi se si mund te luash:

Mireserdhet ne Mbreterite e Rilindjes!
Me siguri po sorrollatesh neper qytet , i humbur dhe pa ditur cfare te besh.

Mos harro qe cdo njeri mundohet të të ndihmoje sa me shume , pasi ti dhe cdo njeri tjeter nevojitesh per ta bere Mbreterine e Arberit sa me te fuqishme!
Ngjarjet ne Mbreterite e Rilindjes ndodhin ne 3 vende kryesore : Ne forum , taverne edhe ne bashki, prandaj mos harro ti vizitosh te trijat!
USHQIMI

Patjter do e kesh vene re qe ne statusin tend lart thote qe je shume i uritur.
Ne menyre qe te jesh ngopesh duhet te hash 2 HP per dite.(Psh misri ka 1 HP , ndaj duhet te hash 2 misra ne dite qe te ngopesh , ose te hash nje buke qe ka 2 HP.)

1)Te hash prej tregut
Te blesh ne treg -- kliko te qyteti pastaj tek tregu dhe gjen produkte te llojllojshme por e rendesishme eshte per lvl 0 qe te ushqehet sa me lire
pra te blej ku eshte buka me e lire .Por ne qofte se nuk ka buk te lire ne treg ateher shkon ne menyren e dyt.


2)Te hash neper taverna
Kliko te Qyteti --> Taverna dhe vizito cilendo te duash.Mundohu te zgjedhesh nje taverne me njerez brenda, te cilet mund edhe te ndihmojne.
Pasi te futesh ne taverne kliko ikonen e pjates , dhe te del menuja.
Zgjidh ushqimin qe mund te jete ose buke ose miser.Sa te jesh liveli 0 tavernen perdore vetem per buke , dhe jo per birra sepse te nevojiten lekt.


TREGU
Para se te filloj , sa te jesh liveli 0 mos bli asnje gje tjeter pervec Bukes dhe Misrit.Gjerat e tjera skane pse te duhen.
Zgjidh buken ose misrin me te lire. Pasi ti kesh futur ne shporte , bliji dhe pas 10 min do te te shfaqen ne inventarin tend.
Kjo gje behet jo vetem per buken por edhe produkte te tjera ,por sic thame , ato skane cte duhen derisa te vesh liveli 1. Kjo eshte shpjeguar edhe me lart .


PUNA
Ne menyre qe te vesh liveli 1 ty te duhen 90 leke dhe 5 pike reputacioni.Ekzistojne 4 vende ku mund te punosh sa te jesh liveli 0:

1)Miniera
Ky eshte vendi me i mire nqs ti po punon per te mbledhur leke.
Shko te jashte qytetit-->Punet-->miniera
Miniera normalisht te paguan 17 leke.8.50 i merr ne fillim te javes dhe 8.50 ne fund te saj, pra te djellen.

2)Puno per lojtaret e tjere
Shko te qyteti-->Bashkia-->Oferta pune
Nuk eshte e thene qe te kete gjithmone oferta pune!
Keto oferta vihen nga lojtare te tjere , dhe po pranove ti do punosh per ata.
Rrogat nuk mund te jene me te uleta se 12 , por nuk lejohen as nen 15
Pra nqs ti e ve rrogen nen 15 denohesh nga ligji.
Disa punë kerkojne dhe pike force apo inteligjence.Ti ke 0 pike ne te dyja , ndaj nuk mund te punosh ne ato pune qe kerkojne kushte te tilla.
Pasi te kesh aplikuar per punen duhet te presesh 10 minuta per te pare nese ai lojtar te pranoi apo jo.

3)Pune me paga minimale
Kjo eshte nqs je i deshperuar per te gjetur pune.
Nqs nuk gjen pune ne asnje nga keto lart , puno ketu.
Detyrat qe mund te te vihen jane te ndryshme dhe nryshojne nga dita ne dite.Normalisht keto rroga jane midis 6 dhe 8.
Kjo rroge vjen 6 leke ne fillim te javes dhe 2 ne fund te javes.

4)Te punosh per kishen
Ne kishe mund te behen shume pune!
Njera nga keto eshte te punosh per kishen.Duke bere keshtu ti merr 5 leke dhe 1 pike reputacioni(Per te kaluar liveli 1 ty te duhen 5 te tilla).
Nje pune tjeter qe mund te besh eshte edhe lypja.Une nuk do te ta sugjeroja kete gje.Duke lypur , ti mund te marresh ose mund te mos marresh leke + qe nga lypja humbet nje pike repi.
Kjo varet nese ndonje lojtar tjeter i jep leke kishes.
(Dhe tani per tani lypja eshte e ndaluar per shum qytetar ne loje sepse e kan keqperdorur :] )

Piket e reputacionit dhe piket e fames
Piket e reputacionit merren duke punuar ne kishe.
Nje menyre tjeter per te marre piket e reputacionit jane piket e besimit , qe mund te te japin lojtaret e tjere.Kur je liveli 0 , lojtaret e tjere mund te te japin deri ne 3 pike besimi.
Une sugjeroj te shkosh neper taverna , ku mund te gjesh lojtare te tje

tjere qe mund te te japin pike.
Per te kaluar liveli 1 ty te duhen 5 pike reputacioni , ndaj nqs merr 3 pike besimi nga lojtaret e tjere , duhet vetem te punosh 2 here ne kishe.

TE FTUARIT TUAJ
Nese fton ndonje mik ne Mbreterine e Arberit thuaj qe tek sponzori i tij te ve emrin e personazhit tuaj ne menyre qe ju te fitoni 10 leket e merituar sepse me kete veper ju e ndihmoni Mbreterine.
Ne rast se nuk keni sponsor atehere si sponsor vendosni emrin e accountit tuaj ne kete menyre fitoni 10 leke.
dhe keshtu per cdo mik tuajin te ftuar ne Mbreteri do fitoni 10 lek.

KALIMI I NIVELIT
Para se te kalosh liveli 1 , duhet te dish ca fushe do te zgjedhesh!
Per kete pyet bashkiakun e qytetit , pasi nevojat per fushe ndryshojne nga dita dites.
1)Fushe me perime (Jane me te thjeshtat qe mund te fillosh)
2)Fushe me grure
3)Fushe me miser

(Keto 3 te tjerat kerkojne me shume leke)
4)Fushe me lope
5)Fushe me dele
6)Fushe me derra
Per te kaluar liveli ik te Qyteti-->Siniskalit-->Tako sekretarin

Pasi te kesh aplikuar per te kaluar livel , do te te zbriten 90 leke ,dhe dites tjeter iken liveli 1.

RREGULLAT ELEMENTARE

- Ndalohet rreptesisht qe te hapesh me shume se nje llogari nga I njejti PC apo IP Adress, nese behet kjo shkelje e kesaj rregulle do denohesh nga gjykata apo nga vete adminet e lojes
- Per cdo gje qe futni ne treg per shitje se pari shikoni tek bashkia cmimet e lejuara pastaj vendosini ne treg qmimorja e tanishme duket keshtu :

Artikuj te prodhuar:

Gruri 12.00-13.00 lek - produkt per prodhimin e miellit (vetem per mulligjinj)
Miell: 14.50-15.50 lek - produkt per prodhimin e bukes ( vetem per furragjinj)
Dru: 3.40-4.00 lek - produkt i cili mirret ne pyll dhe nevojitet per pjekjen e bukes dhe zdrukthtari(vetem per furragjinj dhe zdrukthtar
Shkopinj: 8.00-10.00 lek - 1 pik lufte
Kova te paperpunuara: 24.00-25.00 lek - nevojitet per te prodhuar kova te perpunuara
Kova te perpunuara: 39.00-42.00 lek - nevojitet per mbjlljen e lopeve (vetem per kasap)
Lekura: 16.00-17.00 lek - nevojitet per te bere tesha (vetem per rrobaqepes)
Topa leshi: 13.00-14.00 lek - nevojitet per te bere tesha (vetem per rrobaqepes)
50 kg mish derri: 18.00-19.00 lek - nevojitet per prodhimin e mishit (vetem per kasap)
100 kg mish lope: 35.00-37.00 lek - nevojitet per prodhimin e mishit (vetem per kasap)


Veglat:

Thika: 15.00-16.00 lek - nevojitet per therjen e lopes apo derrit (vetem per kasap)
Sepata te pamprehuara: 160 -165 - nevojitet per te krijuar sepaten
Sepata: 190-200 - nevojitet per te prere sa me shum drure ne pyll

Veshjet dhe Armet:

Kapele: 55.00 lek - vetem per lvl3
Bluza m/f: 130-135 lek - vetem per lvl2
Pantallona: 75-80 lek - vetem per lvl 2
Corape m/f: 50-55 lek - vetem per lvl3
Kepuce: 30-35 lek - vetem per lvl2
Rrip: 40-45 lek - vetem per lvl3
Mantele/fustane: 250 lek - vetem per lux
Mburoje: 70-75 lek - vetem per lux
Shpate: 200 lek - vetem per lux

Makresh
20-11-09, 17:26
Kishe per arpagjik po fol

Lent_baci
25-12-09, 12:36
Pershendetje djem dhe goca. Perseri !
www.mbreteriterilindjes.com loja me e mire RPG online shqip :)
Loja dita e dites po behet me interesante tani jemi me te fuqishem si mbreteri jane haruar koherat kur kemi qen 50 banore , ftoj gjithe RPG gamers per tu regjistruar ne loje per te deshmuar aftesit e tyre per politik , ekonomi , st...rategji luftimi , ballafaqim ne debat etj.

Tani loja numron diku rreth 3.100.000 lojtar :D :D
Shqiptar jemi diku 400 persona hajdeni trima e trimeresha ejani futuni ne qytetin e Lezhes. :)

Shpejt Shpejt.