PDA

View Full Version : Parandalimi I Dhunės Nė Shkollė


roadrunner
19-01-10, 14:53
I – Kuptimi mbi dhunėn
Dhuna nėnkupton veprime ,apo qėndrime keqtrajtuese
fizike,emocionale,psikologjike dhe seksuale,tė kryer nė drejtim tė njė
individi,apo grupi,pėr shkak tė mosmarrėveshjeve tė krijuara midis
palėve,qė lidhen me interesa,nevoja,apo qėllime tė ndryshme.
Format e shprehjes sė dhunės janė tė ndryshme.Ndėrsa dhuna fizike
shprehet nėpėrmjet abuzimit fizik trupor;dhuna psikologjike shprehet
nėpėrmjet
pėrēmimit,nėnvleftėsimit,shpėrfilljes,anashkalimit ,veēimit,injorimit,talljes,ven
dosjes sė epiteteve,deri tek kėrcėnimi verbal.
Efekti negativ i dhunės,qoftė fizike,apo psikologjike ėshtė afatgjatė dhe le
pasoja tė pariparueshme nė zhvillimin normal tė fėmijės.
II-Faktorėt gjenetikė dhe socialė.
Ėshtė shumė e rėndėsishme tė njihet nga tė gjithė mėsuesit dhe sidomos
nga psikologėt se pjesėrisht dhuna ka origjinė gjenetike.Nga studimet
rezulton se njerėzit e dhunshėm kanė defekte gjenetike dmth tė
lindura.Ekziston njė lidhje midis sjelljeve tė dhunshme dhe pėrbėrėsve
kimikė tė trurit.
Nga ana tjetėr dhuna ka edhe origjinė sociale.Ėshtė vėrtetuar se nė
shfaqjen e dhunės luan rol niveli i ulėt ekonomik,kulturor dhe arsimor i njė
individi,apo grupi.
III - Dhuna nė shkollė
Dhuna ndaj fėmijėve shfaqet nė ambjente tė ndryshme,si nė familje,nė
vendet e argėtimit,nė rrugė,nė shkollė,nė vendet publike,nė terrenet
sportive,nė kinema,teatėr,dhe sė fundi edhe nė telefonin celular apo nė
internet.
Por,vendi ku shfaqet dhuna ndaj nxėnėsit,dhe ku trupa pedagogjike ka
rolin dhe pėrgjegjėsinė kryesore ėshtė shkolla.
Nė shkollė shfaqen dy lloj mosmarrėveshjesh,qė mund tė gjenerojnė nė
dhunė:
a-Mosmarrėveshjet mėsues-nxėnės.
b-Mosmarrėveshjet nxėnės-nxėnės
Shkaqet e mosmarrėveshjeve mėsues-nxėnės lindin pėr shkaqe tė
natyrave tė ndryshme.Mė poshtė po rendisim disa prej tyre:
• Mėsuesi i ndėrhyn nxėnėsit kur ai pėrgjigjet,e qorton pėr pėrgjigjen e
pasaktė dhe nė ndonjė rast e fyen.

roadrunner
19-01-10, 14:54
• Mėsuesi e vlerėson nxėnėsin me notė tė mirė/shumė
tėmirė/negative vetėm me njė pyetje.
• Mėsuesi nuk motivon vlerėsimin dhe nuk e bind nxėnėsin pėr notėn.
• Mėsuesi u vė notė negative nxėnėsve pse ju tregojnė shokėve gjatė
testit me shkrim,ose pse hapin librin gjatė pėrgjigjeve nga banga.
• Mėsuesi e vlerėson nxėnėsin nė kėshillin e mėsuesve,duke e
befasuar dhe irrituar nxėnėsin kur ai merr vesh notat pėr tė cilat ai
nuk ka dijeni.
• Mėsuesi e vlerėson nxėnėsin nė bazė tė opinionit,qė ka pėr tė duke
injoruar ēdo pėrparim tė mundshėm,qė ai mund tė ketė bėrė.
• Mėsuesi prezantohet jo human gjatė vlerėsimit tė nxėnėsve,nuk
merr parasyshė anėn emocionale tė vlerėsimit,duke bėrė qė
nxėnėsit tė pėrjetojnė njė lloj dėshpėrimi dhe humbje tė besimit tek
vetvetja.
• Mėsuesi pėrdor notėn si njė formė presioni ndaj nxėnėsit pėr tė
“vendosur” autoritetin e tij tė padiskutueshėm tek nxėnėsit.
• Mėsuesi kontrollon nė mėsim orė pėr orė tė ashtuquajturit “nxėnės
problematikė”,duke bėrė,qė kėto tė fundit tė acarojnė veprimet
apo qėndrimet e tyre nė mėsim dhe jashtė tij.
IV - Rrugėt pėr tė fituar respektin e nxėnėsve
Qėndrueshmėria.
Mėsuesi ju bėn tė qartė nxėnėsve kėrkesat e tij standarte me tė cilat
ata do tė ballafaqohen,pėr pėrvetėsimin e programit,pėr kryerjen e
detyrave,pėr vlerėsimet nė teste,etj.
Drejtėsia
Mėsuesi duhet tė jetė i ndershėm dhe I drejtė me tė gjithė nxėnėsit.Ai
duhet t’I trajtojė tė gjithė nxėnėsit nė mėnyrė tė barabartė,si pėr sa i
pėrket arritjeve,ashtu edhe mos arritjeve tė tyre.
Nxitja
Mėsuesi duhet ta ndjejė obligim moral dhe profesional tė inkurajoė dhe
tė nxisė nxėnėsin e tij drejt sfidave pozitive,sfidė e cila tė jetė pak pėrtej
arritjeve tė nxėnėsit,por jo aq sa tė tejkalojė mundėsitė e tij.
Ndihma
Mėsuesi duhet tė tregojė interes tė veēantė,ngrohtėsi dhe dashuri pėr
arritjet e nxėnėsit,pėr paqartėsitė e tij,si edhe pėr pyetjet e drejtuara nė
adresė tė tij.
Gėzimi
Mėsuesi duhet tė shfaqet i besueshėm,kompetent dhe i gėzuar kur
nxėnėsi arrin tė zgjidhė sfidat.Ai duhet t’i trajtojė problemet me humor
tė mirė,besim dhe siguri.

roadrunner
19-01-10, 14:55
Nė ligjin Nr.7952,datė 21/06/1995, “Pėr sistemin arsimor
parauniversitar”,neni 1 thuhet:
“Arsimi kryhet nė pėrputhje me marrėveshjet dhe traktatet
ndėrkombėtare tė ratifikuara nga Republika e Shqipėrisė.Arsimi
respekton tė drejtat e fėmijėve dhe tė rriturve tė sanksionuara nė kėto
dokumente”.
Nė Dispozitat Normative,neni 36,thuhet:
Individualiteti dhe dinjiteti njerėzor i fėmijės parashkollor dhe i nxėnėsit
respektohet,ai mbrohet nga dhuna fizike e psikologjike,diskriminimi e
veēimi.Nė kopsht dhe nė shkollė janė kategorikisht tė ndaluara
ndėshkimet fizike,apo keqtrajtimet poshtėruese e denigruese tė
fėmijėve”.
VI – Drejtimet e punės sė psikologut shkollor,por edhe tė trupės
pedagogjike
Kryesisht psikologu shkollor ,por edhe anėtarėt e Kėshillit tė Mėsuesve
dhe tė Drejtorisė sė Shkollės,me qėllim shmangjen e dhunės,duhet tė
punojnė me durim nė realizimin e veprimtarive tė mėposhtėme:
1-Konsultimi
• Japin alternativa tė shėndetshme dhe efektive rreth problemeve
tė tė mėsuarit tė fėmijėve.
• Japin alternativa efektive rreth problemeve tė sjelljes sė
nxėnėsve.
• Ndihmojnė prindėrit nė tė kuptuarit e zhvillimit tė fėmijės.
• Nxisin rritjen e marrėdhėnieve ndėrmjet prindėrve,mėsuesve dhe
nxėnėsve.
2-Vlerėsimi
Pėrdorin njė numėr teknikash psikologjike mbi nxėnėsin,apo grupin e
nxėnėsve pėr tė vlerėsuar:
• aftėsitė akademike
• prirjet ndaj tė mėsuarit
• zhvillimin e personalitetit
• zhvillimin emocional
• orientimin e tė mėsuarit dhe klimėn nė shkollė
• tė drejtėn pėr edukimin special
3-Ndėrhyrja
• Punojnė kokė mė kokė me fėmijėt dhe familjet
• Ndihmojnė pėr tė zgjidhur konfliktet
4
• Ndihmojnė pėr tė zgjidhur problemet e tė mėsuarit dhe
adaptimit
• Sigurojnė kėshillim psikologjik pėr fėmijėt dhe familjet e tyre
• Sigurojnė trajnime tė aftėsive sociale dhe menaxhimin e sjelljes
nė dobi tė rritjes sė aftėsive mėsimnxėnėse tė fėmijėve
• Ndihmojnė familjen dhe nxėnėsin nė tentativa braktisjeje tė
shkollės nga nxėnėsi

roadrunner
19-01-10, 14:55
4-Parandalimi
• Identifikojnė vėshtirėsitė potenciale tė procesit tė tė mėsuarit
• Hartojnė programe pėr fėmijėt,qė shfaqin vėshtirėsi reale nė
shkollė
• Ju rekomandojnė prindėrve teknika ndėrhyrjeje pėr rregullimin e
sjelljeve tė dėmshme tė fėmijėve tė tyre
• Ndihmojnė nė pėrhapjen e tolerancės,mėnyrave tė tė kuptuarit
dhe vlerėsimit tė diversitetit tė sjelljeve nė komunitetin shkollor
• Zhvillojnė insiativa nė rang shkolle pėr ta kthyer atė nė njė vend
tė sigurtė dhe efektiv pėr nxėnėsin
5-Edukimi
Psikologu shkollor nė bashkėpunim me trupėn pedagogjike zhvillojnė
programe pėr ēėshtje tė tilla si:
• Strategjitė e mėsimdhėnies dhe mėsimnxėnies
• Teknikat e menaxhimit tė klasės
• Puna me nxėnėsit me vėshtirėsi,apo me talentet e pazakontė
• Substancat abuzive
• Menaxhimi i krizave nė sjellje
VII - Problematika tė punės sė psikologut shkollor
Procesi I rritjes sė fėmijės,sipas psikologėve,ėshtė njė proces kompleks
dhe I vėshtirė,pasi ai si nė moshė tė vogėl,ashtu edhe nė adoleshencė
mund tė ndeshet me njė numėr problemesh tė origjinave dhe natyrave
tė ndryshme.Disa nga ēėshtjet me tė cilat duhet tė merret drejtpėrdrejt
psikologu shkollor janė :
• Fobia tek fėmijėt para fillimit tė shkollės
• Keqmenaxhimi I kohės nga fėmijėt
• Dėshtimet nė rezultatet shkollore
• Trishtimi rreth ngjarjeve nė familjen e tyre,si divorci I
prindėrve,apo vdekja
• Shfaqje tė shenjave depresive
• Shfaqje tė mungesės sė pėrqėndrimit dhe vetdisiplinės
• Eksperimentimi me drogė dhe alkool
• Shfaqja e mendimit tė vetvrasjes
5
• Mungesė vullneti pėr tė mėsuar
• Shqetėsime rreth seksualitetit
• Pėrjetimi i krizave si tentativa pėr tė lėnė shkollėn
• Mungesė e besimit nė vetvete
• Frika ndaj pėrballimit tė probleme dhe marrėdhėnieve nė
shoqėri
Nė punėn e tij psikologu duhet tė bashkėrendojė dhe bashkėveprojė
ngushtėsisht me Kėshillin e Mėsuesve dhe Drejtorinė e Shkollės,me Kėshillin
e Prindėrve dhe Bordin e Shkollės,me Qeverinė e nxėnėsve,me OJF dhe
me Pushtetin Vendor.

roadrunner
19-01-10, 14:57
Kliko pėr broshurė (http://www.naac-hf.org/download/Report-of-Kosovo-Youth-Advocacy-group--Fighting-Violence-in-Schools.pdf)

Broshura eshte ne .PDF file format

roadrunner
19-01-10, 15:00
SISTEMIMI NĖ SHKOLLĖ DHUNA NĖ SHKOLLĖ, PRINDĖRIT U NDIHMOJNĖ FĖMIJĖVE TĖ RUHEN, TĖ JENĖ TĖ LUMTUR DHE TĖ MĖSOJNĖ

HYRJE
Fillimi i shkollės fillore do tė duhej tė ishte njė pėrjetim i gėzueshėm dhe me vlerė, mirėpo
pėr disa fėmijė ky ngulfatet nga dhuna nė shkollė. Dhuna nė shkollė mund tė ketė ndikim
shumė negativ nė punėn, shėndetin, vetėvendosjen dhe vetėbesimin e fėmijėve. Fėmijėt me
nevoja ose tė meta tė posaēme janė veēanėrisht tė ndjeshėm ndaj dhunės.
JINI SYĒELĖ
Prindėrit dhe anėtarėt e familjes janė shpesh tė parėt qė i vėrejnė shenjat e ushtrimit tė
dhunės ndaj fėmijės sė tyre. Kushtojini vėmendje rrobave tė shqyera, prerjeve dhe lėndimeve
trupore, tekave tė kėqija, largimit nga shokėt, agresivitetit ndaj vėllezėrve dhe motrave, dhe
mosdėshirės pėr tė shkuar nė shkollė.
ĒKA ĖSHTĖ DHUNA NĖ SHKOLLĖ?
Dhuna nė shkollė mund tė marrė shumė forma, nga ngacmimet e deri tek kėrcėnimet dhe
dhuna fizike. E ēfarėdo lloji qė tė jetė ajo, dhuna nė shkollė mund ta tmerrojė njė fėmijė dhe
t’i shqetėsojė prindėrit dhe kujdestarėt.
ĒKA MUND TĖ BĖNI?
1. Bisedoni me fėmijėn tuaj lidhur me shkollėn, ēka i pėlqen e ēka i pengon, si dhe kush janė
shokėt e tij/saj. Mos e detyroni fėmijėn tuaj qė tė bisedojė me ju, mirėpo thjesht sigurojeni
atė qė mund t’ju besojė dhe qė qėllimi juaj ėshtė qė t’i ndihmoni pėr t’i zgjidhur problemet,
ēfarėdo qofshin ato. Kujtojuani fėmijėve tuaj qė ata nuk kanė bėrė asgjė tė keqe. Nxitini ata
qė tė bisedojnė me ndonjė tė rritur, tė cilit/ės i besojnė.
2. Mbani shėnime lidhur me gjithēka qė keni zbuluar, dhe nxiteni fėmijėn tuaj qė tė
flasė gjithmonė me ju.
3. Kontaktoni me shkollėn posa ta fitoni pėrshtypjen qė ekziston ndonjė problem.
Shkolla do tė ketė po aq vullnet e dėshirė sa edhe ju pėr ta tejkaluar kėtė situatė.
• Bisedoni me kujdestarin e klasės, dhe mos harroni qė nuk ėshtė faji i shkollės. Duke e
vėshtruar situatėn sė bashku me mėsuesin dhe duke e vėzhguar kontaktin mes fėmijės
tuaj dhe atij/asaj qė ushtron dhunė ndaj fėmijės tuaj, situata mund tė tejkalohet shumė
mė lehtė.
• Nxiteni fėmijėn tuaj qė ta zgjerojė rrethin e shokėve tė vet, dhe qė tė kėrkojnė nga
njėri-tjetri qė tė kujdesen pėr njėri-tjetrin.
• Nėse dhuna nė shkollė vazhdon, kontaktoni pėrsėri me shkollėn dhe shkruajini
mėsuesit kujdestar, nė mėnyrė qė tė mėsoni mė shumė se si trajtohet problemi i
dhunės nė shkollė nga ana e shkollės. Nė kėtė mėnyrė ju mund ta kuptoni saktėsisht
se ēka ėshtė duke u bėrė pėr t’iu qasur kėsaj situate. Vazhdoni qė tė mbani shėnime
nė lidhje me gjithēka qė po ndodh.
4. Bėjani tė qartė fėmijės tuaj qė me injorimin e situatės kjo jo vetėm qė nuk tejkalohet,
mirėpo faktikisht mund tė bėhet edhe mė e vėshtirė. Fėmijėt duhet qė tė fitojnė bindjen se
nuk ėshtė faji i tyre dhe qė askush nuk e meriton qė tė ngacmohet. Mos i nxitni ata qė tė
SISTEMIMI NĖ SHKOLLĖ
DHUNA NĖ SHKOLLĖ
PRINDĖRIT U NDIHMOJNĖ FĖMIJĖVE TĖ RUHEN, TĖ
JENĖ TĖ LUMTUR DHE TĖ MĖSOJNĖ
hakmerren: kjo vetėm mund tė shkaktojė mė shumė probleme dhe mund t’i lėndojė ata edhe
mė shumė.
5. Kujt mund t’i drejtoheni? Nėse nuk jeni tė kėnaqur me mėnyrėn e trajtimit tė situatės
nga ana e shkollės, ju mund tė kontaktoni me Zyrėn Lokale pėr Edukim [Local Education
Authority] dhe me drejtorin e shkollės.
Nėse shqetėsimi kalon nė dhunė fizike, ju mund tė kontaktoni me policinė. Policia nuk mund
tė ndėrmarrė asgjė kundėr fėmijėve tė moshės nėn 10 vjeē, mirėpo tipave problematikė mund
t’ua numėrojnė bėmat e veta pėrpara prindėrve tė tyre.
Ndiqni rrugėt e drejta dhe mos i merrni ēėshtjet nė duart tuaja.
Ėshtė shumė mė mirė qė tė mos pėrballeni me tipat problematikė ose me prindėrit e tyre. Kjo
mund tė shpjerė nė ngatėrresa serioze dhe probleme tė tjera pėr ju dhe fėmijėn tuaj.
Mos lejoni qė fėmija juaj tė mungojė nė shkollė
Pa marrė parasysh se sa i mėrzitur ėshtė fėmija juaj, nuk mundeni assesi ta lejoni qė tė rrijė
nė shtėpi. Prindėrit mund tė paditen nėse nuk e ēojnė fėmijėn e tyre nė shkollė. Gjėja mė e
mirė qė mund tė bėni, ėshtė qė ta siguroni fėmijėn tuaj qė kjo situatė do tė tejkalohet dhe qė
ai/ajo nuk ka bėrė asgjė tė keqe.
KUR FĖMIJA JUAJ I SHQETĖSON TĖ TJERĖT
Ashtu siē jeni syēelė ndaj shenjave qė fėmija juaj ėshtė viktimė, ashtu duhet qė tė jeni tė
vetėdijshėm edhe ndaj shenjave qė flasin se fėmija juaj po i shqetėson tė tjerėt. Fėmija juaj
mund t’i imitojė sjelljet agresive dhe nuk i sheh ato si tė gabueshme, ose kjo mund tė jetė njė
mėnyrė e shprehjes sė ndjenjave kur ėshtė duke kaluar nėpėr njė fazė tė vėshtirė.
• Bisedoni me djalin ose vajzėn tuaj nė lidhje me arsyet e sjelljeve tė tyre nė kėtė
mėnyrė, mundohuni qė t’ia bėni atij ose asaj tė kuptueshėm efektin rrėnues qė kanė
sjelljet e tyre tek tė tjerėt.
• Kujdesuni qė nė familjen tuaj tė mos tė arrihen qėllimet nga askush me agresivitet
ose me forcė, dhe tregojini fėmijės tuaj se si mund t’i bashkėngjitet tė tjerėve pa
pasur nevojė pėr dhunė.
• Diskutojeni situatėn me kujdestarin e klasės sė fėmijės tuaj pėr tė parė se si mund tė
bashkėpunoni me shkollėn pėr t’i dhėnė fund dhunės.
• Kujdesuni qė fėmija juaj ta dijė se ai/ajo duhet tė pėrkrahet edhe nga tė tjerėt dhe mos
i kurseni lėvdatat kur ai ose ajo tregohet i/e mirė ndaj tė tjerėve.
• Bisedoni rregullisht nė lidhje me situatėn pėr t’u siguruar se nuk fshihen probleme
serioze mbrapa kėsaj faze trazirash.

premium
19-01-10, 15:07
Kjo dukuri ėshtė e shprehur edhe nė vende tjera, por me pėrmasa tė ndryshme, varėsisht nga vullneti i asaj apo kėsaj shoqėrie qė ta luftojė atė. Nuk ėshtė puna qė vetėm policia duhet ta luftojė, por kėtė duhet ta bėj e tėrė shoqėria. Familja ėshtė faktor qė ndikon nė kėtė dukuri. Shtetet nė tė cilat zbatohet ligji e kanė mė pak tė shprehur kėtė dukuri.
-Pra une mendoj qė ata tė cilėt pėrdorin dhunėn nė shkollė, kanė probleme dhe dhunė nė familjen e tyre. Kėtė pastaj e pėrcjellin nė shkollė me moshatarėt e tyre, duke mos pasur mundėsi ta ushtrojnė atė nė shtėpi!!!

roadrunner
19-01-10, 15:43
Nadie Ahmeti

Perdorimi i dhunes ndaj nxenesve nga ana e mesimdhenesve ne shkollat e Kosoves eshte i pranishem ne format fizike dhe psikike. Keshtu thone perfaqesues te organizatave qe merren me te drejtat e femijeve si dhe vete nxenesit. Flamuri, nxenes ne klasen e dhjete ne gjimnazin "Sami Frasheri", pohon se edhe pse vete nuk ka qene viktime e dhunes fizike, ka perjetuar dhune psikike nga ana e mesimdhenesve.

Megjithate, ai shprehet se ka degjuar edhe per raste te dhunes fizike. "Une nuk kam qene viktime e dhunes, mirepo kam qene viktime e kercenimeve te ndryshme te arsimtareve dhe profesoreve ne shkollen fillore, te cilet jane kercenuar si me kercenime per dhune, po ashtu edhe me kercenime psikike, duke i ofenduar nxenesit. Raste konkrete per perdorim te dhunes, kam degjuar qe ka, por vete nuk kam qene", thote Flamuri.

Edhe gjimnazisti tjeter, Armend Ibrahimi, pohon se ekziston perdorimi i dhunes neper shkolla. "Vete fakti se jetojme ne nje bote me dhune, domethene se ka dhune edhe neper shkolla. Ndoshta nuk ka dhune fizike, por dhune psikike po. Nuk ka dhune vetem te nxenesit, por dhune ka edhe prej nxenesve ndaj profesoreve. Dhuna eshte e pranishme, edhe asnjehere nuk do te zhduket ne ate se nuk do te kete dhune, sepse cdo here deshirat, qellimet na shtyjne te bejme gjera te tilla", shprehet nxenesi Armend Ibrahimi.

Edhe perfaqesues te Fondit Nderkombetar per Femije te Kombeve te Bashkuara, pohojne pranine e dhunes fizike dhe psikike neper shkollat fillore dhe te mesme ne gjithe territorin e Kosoves. Arbena Kuriu nga ky Fond, thote se ne Kosove edhe me tutje dhuna vazhdon te perdoret si mjet edukativ. Ajo, madje, thote se format e dhunes perdoren ne baze te moshes dhe gjinise. "Me shume se 20 per qind te femijeve, qe jane anketuar nga studimi i UNICEF-it, raportojne se ka lloje te ndryshme dhunes nga ana e arsimtareve. Dhunes fizike me se shumti i nenshtrohen djemte, kurse dhunes psikike vajzat. Femijet e moshave me te uleta i nenshtrohen dhunes fizike, kurse femijet e shkolles se mesme i nenshtrohen dhunes psikike, fyerjeve te ndryshme, poshterimeve dhe keshtu me radhe"shprehet Kuriu.

Qe dhuna psikike perdoret me teper te vajzat, tregon edhe Vlera Jusufi, nxenese ne Gjimnazin" Sami Frasheri". Vlera shpjegon edhe arsyen e perdorimit te kesaj dhune: "Kjo ndodh ndoshta per arsye se ekziston nje numer shume i madh i nxenesve neper klasa; nje diskutim i perhershem, do te thote nje zhurme, e cila nuk largohet, qe ne nje menyre, i acaron arsimtaret ose mesuesit. Ata nuk deshirojne qe femijet t'i ndeshkojne fizikisht, keshtu qe u thone ndonje fjale qe per ta eshte nje denim psikik".

Perdorimi i dhunes, e cfaredo lloji qofte ajo, nga ana e mesimdhenesve ndaj nxenesve eshte shkelja me e rende e te drejtave te femijeve, thote Ali Bajgora, udheheqes i Qendres per te Drejtat e Femijeve ne Prishtine. Ai thote se arsimtaret, duhet te gjejne menyra te tjera per zgjidhjen e problemeve eventuale dhe jo permes perdorimit te dhunes. "Eshte nje ceshtje qe ka indikacione se ka prezence, po te pakten vleresimi yne si Qender per te Drejtat e femijeve, nga aktivitetet e perditshme qe kemi neper shkolla, rezulton me ate se shtrohet nje nevoje shume emergjente dhe shume serioze ne kuptim te parandalimit te kesaj dukurie", thekson Bajgora.

Ne baze te Ligjit mbi Arsimin fillor dhe te mesem, perdoruesit e dhunes sanksionohen me ligj dhe ndaj ketyre rasteve, sipas ligjit, duhet te ndermerren masa perkatese. Nderkaq, ne Strategjine dhe Planin Nacional te Veprimit per te Drejtat e Femijeve, thuhet se asnje forme e dhunes kunder femijeve nuk eshte e justifikueshme. Eshte qendrim qarte i institucioneve qeveritare, thuhet ne Strategji, se dhuna ne shkolla nuk duhet te tolerohet. RFE

egiiiii
19-01-10, 15:56
avavavavvav kush u ba me ditź diqka hahahahha krejt poeta jan ba bre me shkru referata te kopjeve avavavav ju paska perzi krejt ilaqet e mengjesit i ka mar ne mraje hahahahah

roadrunner
19-01-10, 16:27
qe edhe nje viktime :(, ke nevoj per ndihme?avavavavvav kush u ba me ditź diqka hahahahha krejt poeta jan ba bre me shkru referata te kopjeve avavavav ju paska perzi krejt ilaqet e mengjesit i ka mar ne mraje hahahahah

premium
19-01-10, 17:47
avavavavvav kush u ba me ditź diqka hahahahha krejt poeta jan ba bre me shkru referata te kopjeve avavavav ju paska perzi krejt ilaqet e mengjesit i ka mar ne mraje hahahahah
Egii , ke me copy apo pa copy ..ky citat duhet tė ketė njė vend tė posaqme pėr dituri ,, sepse kėtė dukuri duhet tė ketė ēdo babė e nėnė ne mendje pėr fatin e fėmijeve tė vet , dhe patjetėr nėna dhe babai duhet tė brengoset pėr fėmijet e tyre pasi qė jemi nė ato kohėra e cila na obligon tė jemi i kujdesshėm per fėmijet e tona se si vepronnin nė shkollė ke edhe nė mesin e shoqėris sė vet.

Nėse je nėnė , vlerson ndryshe kete temė ke edhe me copy-paste ..
nėse jo . atehere hyr nga nje veshi e del tek ajo tjetra !!!.

Isinqerti25
19-01-10, 18:36
Lidhi eshte ai vetem qe e prandalon dhunen neper shkolla ndresa te ne ska ligj

roadrunner
20-01-10, 13:29
Ēfarė sjell dhuna e pėrdorur nė shkollė?

Nė shoqėrinė shqiptare dhe jo vetėm, janė bėrė shumė studime mbi dhunėn. Nė intervistimet e shumta, nxėnėsit e shikojnė dhunėn si formė edukimi, madje edhe nė familje. Pėrdorimi i dhunės nuk ndjehet as kur ajo shtrihej pėrtej kufijve tė familjes, nė shkollė, as kur vjen nga vetė nxėnėsit mbi nxėnėsit. Behare Rexhepi, psikologe
Ajo qė rezulton ėshtė se dhuna nė shkollė merr trajta e forma nga mė tė ndryshmet, buron nga tė gjithė anėtarėt e shkollės, konturet e saj janė gjithėpėrfshirėse, horizontale dhe vertikale.
Bashkė me paqartėsinė mbi dhunėn, ėshtė lehtė tė evidentohen edhe qėndrimet ndaj saj. Janė nė fakt qėndrime shumė tė ēuditshme! Dhe jo vetėm ndaj dhunės “moderne”, asaj psikologjike e emocionale, po edhe ndaj dhunės “tradicionale”, asaj tė sė shkuarės, tė shėmtuarės, dhunės fizike! Disa herė pėrsėritet qė “druri ka dalė nga xheneti!”, apo “kush tė rreh tė do!”.

Njė formė e veēantė dhune qė vihet re ėshtė kėrcėnimi me anė tė notės. Nxėnėsit dhe mėsuesit nuk mohojnė pėrdorimin e notės negative pėr nxėnėsit e zhurmshėm. Nota ndonjėherė nuk ka lidhje me pėrgatitjen nė lėndėn pėrkatėse, por me nevojėn pėr tė vendosur mėsuesja/i pushtetin e saj/tij.
http://www.telegrafi.com/data/image/dhuna-foto-1.jpg
Natyrisht, qė sjellja e dhunshme ndaj tė tjerėve e ka njė gjenezė. Ajo daton nė vitet e hershme tė fėmijėrisė. E ajo ėshtė aq tinzare saqė ndėrhyn nė rritjen dhe zhvillimin e fėmijės, duke u kthyer nė pjesė normale tė reagimeve nė tė pėrditshmen e tij/saj. Dhuna, nė trajta tė kamufluara gjendet nė mėnyrėn e dhėnies sė urdhrit, ushtrimin e kėrkesės pėr rezultate, ndonjėherė edhe nė mėnyrėn e dhėnies sė dashurisė nga ana e prindėrve.
Dhuna pėrcillet nė mėnyrė tė rregullt nga mediat, filmat dhe librat pėr fėmijė e tė rritur. Dhuna gjen shteg pėr tė shpėrthyer nė ambientet e klasave me shumė nxėnės, me origjina, kultura dhe temperamente tė ndryshme.
Dhuna e pėrdorur pavarėsisht formave tė saj atavike apo tė moderuara, shkakton tek fėmijėt probleme lidhur me:
* vetėvlerėsimin,
* marrėdhėniet ndėrpersonale,
* vetizolimin,
* mungesėn e besimit,
* ērregullimet nė tė nxėnė,
* krijimin e marrėdhėnieve problematike me tė tjerėt,
* sjelljet tė keqpėrshtatura tė inatit dhe zemėrimit,
* paaftėsinė pėr t’u dhėnė fjalė emocioneve dhe mendimeve. http://www.telegrafi.com/data/image/dhuna-foto-2.jpg
Shenjat e sipėrpėrmendura mund tė mos gjenden tė gjitha tek njė fėmijė, por disa prej tyre mund tė jenė shumė tė shprehura. Dhuna e pėrditėsuar ėshtė fenomen i vėshtirė pėr t’u eliminuar. Nė fakt, si pėr ironi, shpesh hidhen ide se pėr parandalimin e dhunės duhej tė aktivizoheshin instrumente ndėshkuese pėr ata qė pėrdorin dhunė nė shkollė, pavarėsisht statusit tė tyre. I dhunuari dhunon, dhunuesi tė dhunohet! Ndoshta nuk ėshtė koha pėr filozofime mbi dhunėn, sesa vėrtet pėr tė identifikuar mjete e mėnyra tė ndalimit tė saj nė shkollė, nė vendin ku prodhohen qytetarėt e sė nesėrmes. Edukimi qytetar duket se duhet tė fitojė njė tjetėr betejė tė vėshtirė atė me dhunėn tinėzare. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/data/image/dhuna-foto-3.jpg

Zanzi/M
20-01-10, 16:39
Puna e huliganizmit neper shkolla ka qene me shume teme para tri kater viteve, ndersa tani mendoj qe nuk eshte me top teme, per shkak se nuk eshte nje gjendje kaotike me neper shkolla. Tani kemi shpk-ne eshte me aktive pran shkollave dhe kjo ka ndikuar me shume ne sigurine e shkollave.

roadrunner
20-01-10, 23:41
Zanzi/M, pajtohem me ty se dhuna neper shkolla e nivelit te cilin ti po e mendon eshte minimizuar, por ekzistojne shume lloje te dhunes, te cilat mund te ndikojne ne nxenes, siq jane ato te notimit me te ulet sesa per ate qe meson nxenesi, qortimi i tepert, shtypja mes shokeve e shoqeve, nenqmimi nga ana e mesimdhenesve, demotivimi, e shume shume faktor te tjere te cilet si rezultat bijne dhunen emocionale, qe mund te jete pengese tek femijet ne te ardhmen. Ka raste kur nxenesit flasin se si mesueset e tyre ia ngrejne veshin, floket, apo meshojn nje shuplak te lehte ne fytyre si shenje qortimi per te terhjekur vemendjen, e cila aspak nuk eshte e preferuar, por prap ndodhin dhe jane gjera qe ngadale me kohe do te bine ne vend me ndihmen e njeri tjetrit, meqense kane dal shume programe te ndryshme, rregullore e manuale per edukimin apo udhezimin e mesimdhenesve se si te sjellen gjate orarit te punes. Por, megjithate mendoj se prindi luan nje rol te madh te ketij lloji te dhunes, e cila bjen vetem rezultate negative. Shumicen e rasteve femijet edhe ndjejne veten fajtor dhe hezitojne te paraqesin rastin nga frika e fajesimit, dhe keshtu kjo vazhdon.

roadrunner
20-01-10, 23:41
Zanzi/M, pajtohem me ty se dhuna neper shkolla e nivelit te cilin ti po e mendon eshte minimizuar, por ekzistojne shume lloje te dhunes, te cilat mund te ndikojne ne nxenes, siq jane ato te notimit me te ulet sesa per ate qe meson nxenesi, qortimi i tepert, shtypja mes shokeve e shoqeve, nenqmimi nga ana e mesimdhenesve, demotivimi, e shume shume faktor te tjere te cilet si rezultat bijne dhunen emocionale, qe mund te jete pengese tek femijet ne te ardhmen. Ka raste kur nxenesit flasin se si mesueset e tyre ia ngrejne veshin, floket, apo meshojn nje shuplak te lehte ne fytyre si shenje qortimi per te terhjekur vemendjen, e cila aspak nuk eshte e preferuar, por prap ndodhin dhe jane gjera qe ngadale me kohe do te bine ne vend me ndihmen e njeri tjetrit, meqense kane dal shume programe te ndryshme, rregullore e manuale per edukimin apo udhezimin e mesimdhenesve se si te sjellen gjate orarit te punes. Por, megjithate mendoj se prindi luan nje rol te madh te ketij lloji te dhunes, e cila bjen vetem rezultate negative. Shumicen e rasteve femijet edhe ndjejne veten fajtor dhe hezitojne te paraqesin rastin nga frika e fajesimit, dhe keshtu kjo vazhdon.