PDA

View Full Version : Make up pėr tė fshehur defektet?


Jana
26-01-10, 17:16
Mungesa e melaninės nė zonat e fytyrės bėn tė mundur qė atje tė shfaqen njollat tė ndryshme.

Korrigjimi i tyre lidhet me homogjenizimin e tyre. Kjo, pasi ato shfaqen nė zona tė dukshme dhe me ngjyra tė ndryshme. Njollat e bardha korrigjohen mė lehtė, ndėrsa njollat kafe, duan durim. Me pak pudėr mund t’i mbulojmė ato. Nė fillim duhet tė gjejmė zonat mė tė acaruara, qė edhe ndikojnė nė mimikėn tonė. Mė pas nisim t’i mbulojmė ato me njė ton tė lehtė, nė mėnyrė qė tė mos rėndojmė pamjen. Por kujdes! Aplikimi i tonit tė fytyrės duhet tė jetė uniform, nė mėnyrė qė ai tė mos ndikojė nė format e fytyrės. Kur njollat janė tė errėta evitoni sa tė mundni trukun e errėt, pasi krijoni kontrast nė fytyrė. Mėsohuni tė ekuilibroni ngjyrat. Njollat e bardha me anė tė njė peneli ose me gishta dhe mund tė evitohen ngjyrat gri ose tė akullta, qė zvogėlojnė kontrastin.
http://www.telegrafi.com/fo/defektef1.jpg
Nė rast se keni shumė puērra tė lehta si shkak i alergjisė, mė anė tė njė toni me ngjyrė tė kuqe ose vjollcė, aplikoni lehtė mbi to, nė mėnyrė qė mos shkaktoni acarime ose gjakosje. Evitoni ēdo lloj parfumi ose esenca acaruese, sidomos poshtė qafės, afėr veshėve, pasi bėhen shkak pėr infeksione tė rėnda. Nė rast se puērrat nuk janė tė acaruara, atėherė vendosni njė ton mė tė zbehtė se e kuqja, nė mėnyrė qė mos krijohen vija tė dukshme qė prishin uniformėn e fytyrės. E kuqja, nėse ndiqet nga njė gri e lehtė, i afrohet ngjyrės natyrale tė fytyrės. Deri nė kėtė pikė, jeni “OK”, por duhet tė kini kujdes qė korrigjimet tė mos jenė tė thella, pasi ato prishin imazhin e zakonshėm dhe tė tjerėt kuptojnė marifetet e tua.
http://www.telegrafi.com/fo/defektef2.jpg
Aknet janė njė patologji e zakonshme dhe e dukshme mbi fytyrė. Kur aknet janė nė fazėn akute, aplikimi i ngjyrave tė ndezura ėshtė zgjidhja mė ideale. Kjo arrihet duke u trukuar nė mėnyrė sa mė uniforme. Nė pjesėt delikate tė fytyrės eliminoni kremin gjatė ditės. Ndėrkohė qė njė masazh i lehtė i fytyrės nė mėngjes me kompresa me ujė tė ftohtė, do tė evitojė ngjyrat artificiale qė fiton lėkura nė prani tė akneve. Megjithatė, me aknet duhet tė jeni tė kujdesshėm. Kur ato acarohen, mbi to aplikoni vazhdimisht ngjyrat e rekomanduara, sidomos mbi mimikėn e fytyrės, pasi atje ato bėhen mė tė dukshme. Gjatė natės mund tė aplikoni krem ose solucion qetėsues, nė mėnyrė qė nė mėngjes ato tė jenė sa mė pak tė dukshme.