PDA

View Full Version : Tė hėnėn nis “Top Fest 7”


Jana
08-02-10, 14:45
Nga e hėna fillon pėr tė shtatin vit radhazi festivali i muzikės moderne shqiptare “Top Fest” i organizuar nga Top Channel, ku do tė konkurrojnė kėngėtarė dhe grupe nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia e diaspora.

“Ėshtė shndėrruar tani nė njė prej traditave mė tė bukura tė muzikės shqiptare. Pasi janė kapur tė njėjtat standarde me evenimente tė tilla qė ndodhin nė botė. Edhe kėtė edicion si ato tė mėparshmet, kemi kėngė tė bukura”, ėshtė shprehur prezantuesja e festivalit, Albana Osmani.
Kėtė vit, Top Fest vjen me risi tė rėndėsishme, sa i pėrket performancės sė pjesėmarrėsve. Nė fazėn e dytė dhe natėn finale, kėngėtarėt do tė kėndojnė drejtpėrdrejtė.
“Top Fest do tė ketė tri faza. Nė fazėn e parė do tė ketė 120 kėngė qė do tė luhen me playback, ndėrsa faza e dytė do tė ketė gjysmat e kėtyre kėngėve. Nė fazėn e dytė dhe tė tretė kėndimi do tė bėhet live me njė orkestėr gjigante”, sqaron udhėheqėsi muzikor Dorian Gjoni.