PDA

View Full Version : Nuse pėrtej detit


Idila
27-02-10, 00:19
Do tė kthehem Bespinė...!

Nga testamenti i pashkruar i Gjin Serembes:
"Dėgjoni, o bijt e mi - iu drejtua Gjin Serembja nipėrve e mbesave tė tij - ju duhet tė dini se prej ku kemi ardhur ne kėtu nė Strigar. Ju mblodha sonte qė tė gjithėve t`ju tregoj. E dini ju se si e quajnė qytetin tonė italianėt?
- Po, Kosmos Albanese. - U pėrgjigj njė djalė i vogėl.
- Ne e pagėzuam Strigar pėr tė mos e harruar kurrė Strugėn, vendlinjen tonė matanė detit. Strugėn e bukur buzė liqenit me plepa tė gjatė e shelgje tė pikėlluara. Drini i Zi e ka ndarė mes pėr mes, kurse ne na ndau i ziu barbar - turku. Mos e harroni gjuhėn tonė...zakonet...mos e harroni..." - Gjini, i pėrmalluar mbylli sytė pėrgjithmonė pa e pėrfunduar testamentin e tij!

vazhdon...

Idila
27-02-10, 00:30
* * *
Gjin Serembja atė ditė u zgjua herėt dhe ngadalė hoi jorganin mėnjanė qė tė mos ia prishė gjumin sė shoqes, Donės. U ngrit, veshi rrobat dhe duke ecur nė maja tė gishtėrinjve iu afrua derės dhe filloi ta hiqte llozin duke shikuar nga shtrati. Dona u kthye nė krahun tjetėr. Dukej e lodhur. Tėrė natėn s`kishte vėnė gjumė nė sy. Kishte menduar e kishte qarė, jastėkun e kishte bėrė qull. Me tė dėgjuar trikėllimėn e derės, u ngrit sakaq.
-Ėshtė koha Gjin? - e pyeti tė shoqin.
- Jo...jo...fli edhe pak, - u pėrgjigj ai.
- Po ti pse je veshur? Nga vete kėshtu? - e pyeti ajo duke i fėrkuar sytė me duar.
- Do tė dal edhe njėherė nga liqeni.
- Jo... mos shko, nuk sheh se ē`bėhet? Do tė tė vrasin tė mallkuarit! - U shqetėsua ajo.
- C`flet moj Donė? Sikur nuk e di qė unė u rrita e u plaka me kėtė tė bekuar liqen.
- Prit sa tė gdhihet, shko ditėn - e luti ajo - ku dihet se ē`pjell nata?
- Le tė pjellė ē`tė dojė, unė do tė shkoj. Nuk mund tė rri pa e parė liqenin...pa e parė barkėn time...
Dona s`foli mė. Fjalėt e tė shoqit e prekėn thellė. Ajo dėgjoi tek mbyllej dera dhe kollitjen e tij.

vazhdon...

Idila
27-02-10, 00:40
Gjin Serembja u afrua buzė liqenit, u pėrkul dhe e piu njė grusht ujė esėll. Valėt e lehta tė liqenit ia ledhatonin kėmbėt. Preku me duar barkėn qė e kishte gdhendur vetė sipas merakut me llojlloj zbukurimesh. Nė ballė tė saj e kishte gdhendur shqiponjėn dhe barka e ti, kur lundronte, dukej sikur fluturonte. Hipi nė barkė dhe u nis nga mesi i liqenit.
- T`i shoh edhe njė herė kėto male - filoi tė fliste me vete. Tė shoh edhe njė herė nga liqeni si duket Struga ime, si duket vendlindja ime e bukur. Nxori nga xhepi shaminė dhe i fshiu dy pika lot qė i rrėshqisnin faqeve.
- O Drini i Zi, pse e ndave qytetin tim tė bukur! O Zot, pse na ndan zemrat tona?! O turk, o barbar, ne do kthehemi!
Rrezet e diellit ranė mbi sipėrfaqen e ujit dhe prej barke deri nė breg nga lindja dukej sikur u hap njė rrugė nėpėr liqen. Kjo e mėrziti edhe mė shumė Gjin Seremben, sepse ia pėrkujtoi rrugėn e gjatė e tė mėrzitshme qė do tė bėnin pėr nė Itali, ia pėrkujtoi rrugėn "Via Egnacia". Hodhi lopatat nė ujė dhe u nis drejt bregut me zemėr tė plasur. U ndal buzė liqenit, e puthi barkėn qė e kishte gdhendur me aq dashuri dhe e lishoi tė lundronte nėpėr liqen. Barkėn filluan ta rrihnin valėt dhe ta bartnin sa andej - sa kėndej...

vazhdon...

Idila
27-02-10, 00:50
Pulėbardhat herė ngriheshin lart nė qiell herė uleshin nė sipėrfaqen e liqenit dhe lagnin krahėt e tyre. Asnjėherė Gjini s`i kishte parė pulėbardhat kaq tė shqetėsuara. I silleshin atij mbi krye sikur donin t`i thonin diēka!...
Piu edhe njė herė ujė nga liqeni dhe u nis i pėrmalluar pėr nė shtėpi. Gjinin sikur e shtrėngonte njeri pėr fyti. Filloi tė kollitej. Sa e dėgjoi Dona, doli te dera.
- U ktheve Gjin? - e pyeti ajo.
- U ktheva. - u pėrgjigj ai i mėrzitur.
- Tė dhemb gjė? Ti je zbehur nė fytyrė?!
- Jo! - u pėrgjigj me zor ai dhe iu drejtua tė shoqes:
- Dona!
- Urdhėro Gjin!
- Kur do niset karavani, s`kanė lajmėruar gjė?
- Sot nė mesditė u pėrgjigj ajo.
Ata u shqetėsuan pa masė. Nuk i zinte vendi - vend.
Gjithėēka kishin nė shtėpi, i bėnin gati t`i merrnin me vete.
- Karavani po niset!
- Karavani po niset!
Shpejtoni pak! - dėgjoheshin njerėzit duke thirrur nga tė katėr anėt e qytetit. Lemeritjet e tyre kishin kapluar qytetin. Qentė ulėrinin. Murroja Gjinin e ndiqte kėmba - kėmbės, e s`ndahej dot nga i zoti.

vazhdon..

Idila
27-02-10, 01:06
* * *
- Do tė kthehem mos u mėrzit - i thoshte Doda Bespinės dhe ia fshinte lotėt nga faqet.
- Jo nuk kthehesh, Dodė! - pėrgjigjej ajo dhe mbėshteste kokėn nė krahėrorin e tij. Ai e shtrėngonte fort dhe ia ledhatonte flokėt qė i arrinin deri nė vithe.

Bespinė Muzhaqi dhe Dodė Serembja ishin rritur bashkė. Bashkė kishin kullotur bagėtinė qė nga mėngjesi e deri nė mbrėmje. Vetėm nata i kishte ndarė. Nėse njė ditė s`e shihnin njėri tjetrin, u bėhej se nuk ishin parė vite tė tėra. Ashtu tė pėrqafuar ata sollėn ndėr mend natėn kur Bespinės i kishte humbur lopa nė mal, pastaj si kishin humbur vetė. I kujtuan thirrjet trishtuese tė asaj nate tė tmerrshme...
S`e humba vetėm lopėn, por humba edhe Dodėn. Doedėn tim. Ah, Dodė, tė humba! Ajo nuk thėrriste me zė tė lartė, sepse nuk donte tė dėgjonte pėrsėri kumbimin e zėrit tė vet qė i dukej sikur e pėrqeshte e qė e neveriste aq shumė.
O...Oj Bespinė! - Doda thirri me gjithė fuqinė dhe e zgjati i-nė sa mundi.
- Ja ku jam, Dodė! - u pėrgjigj ajo. U gėzua kur dėgjuan zėrin e njėri tjetrit, sepse vetėm atėherė e kuptuan se tė dy ishin gjallė. U pėrqafuan duke thėnė:
- S`do tė ndahemi kurrė mė!
- Kurrė...kurrė...kurrė...
Nga pėllitja e lopės ushtoi mali.
Tė ēaftė ujku tė ēaftė! e mallkoi Bespina.
- Do tė na ēante neve, se ty s`tė gjen gjė jo!

Dhe vėtet Dodė, ujku s`na ndau, ndėrsa sot po na ndan barbari, turku. Mė mirė tė na co...bashkė, do tė ishim bashkė... ajo fliste si nė ankth. Karavani u nis. Njerėzit thėrrisnin tė trishtuar. Retė e zeza e mbuluan qiellin. Shiu qė binte ua lante faqet e pėrlotura...

vazhdon..

Idila
27-02-10, 01:12
Gjini iu afrua Dodės, e kapi pėr krahu e i tha:
Ec, Dodė!
- Jo! - klithi Bespina. Gjini ia fshiu lotėt Bespinės dhe e pėrqafoi duke i thėnė:
- Lamtumirė!
Ajo nuk iu pėrgjigj pėrshėndetjes. U shtang nė vend dhe qante me dėnesė.
- Mirupafshim Bespinė! - e pėrshėndeti Doda. Sytė i ishin mbushur me lot dhe ajo e shihte si nėpėr mjegull Dodėn qė alrgohej nė drejtim tė Qafė Thanės. Ai i kishte hipur kalit pėr prapė dhe sa mė shumė qė largohej aq mė e vogėl i dukej Bespina, aq mė i vogėl dukej qyteti.
Doda thirri edhe njė herė:
- Do tė kthehem Bespinė...


vazhdon..

Idila
27-02-10, 01:21
* * *
Njerėzit e fshatit Strigar me vite tė tėra shkonin nė njė kodėr buzė detit Jon dhe shikonin nga lindja gjersa dielli lėshonte rrezet e para, pastaj fillonin lutjet. Pas lutjeve kryeplaku i Strigarit ngrihej nėkėmbė para tyre dhe dorėn drejtonte nga dielli:
- Ja atje, matanė detit, ku lind dielli, atje ėshtė vendlindja jonė!
Tė gjithė qanin. Secilin mėngjes kodrėn e lanin me lot. Mė vonė e pagėzuarn "Kodra e lotėve". Me tė mbaruar lutjet, ata shpėrndaheshin kodrave djerrė tė Strigarit. Ato o mbillnin me lloj agrumesh dhe pėr pak vjet djerrinat e Strigarit u bėnė kodrat mė pjellore e mė tė bukura jo vetėm nė rrethinė, por edhe nė tėrė Kalabrinė!
Testamenti i pashkruar i Gjinit dhe kujtimet e paharruara tė vendlindjes sė tyre pėrcilleshin gojė mė gojė e brez pas brezi nė Strigar. Zefi i vogėl dėgjonte me vėmendje rrėfimet pėr vendlindjen e tė parėve tė tij dhe ndonjėherė papritur i shpėtonte ndonjė pyetje:
- Si e ndau Drini qytetin? A ėshtė e bukur Struga? Po Doda, u kthye te Bespina?

vazhdon..

Idila
27-02-10, 01:55
Tė vjetrit rrudhnin krahėt dhe habiteshin me pyetjet qė bėnte Zef Serembja i vogėl. Ata pėrpiqeshin qė me pėrgjigjet e tyre tė kėnaqnin vogėlushin, mirėpo kishin kaluar shekuj tė tėrė e ngjarjet e vėrteta ishin zbehur aq shumė, saqė ato i kishin ngritur nė legjenda qė tė mos harroheshin kurrė...
Zef Serembja shpesh shkonte te "Kodra e lotėve". Ulej aty dhe sodiste detin. Valėt e detit Jon e mbushnin plot mall pėr vendlindjen e stėrgjyshėve dhe nxirrte nga xhepi fletoren e lapsin dhe ia niste tė shkruante, por vargjet shpesh i ngatėrroheshin:

Tėrė shkėlqim mė hapet para deti.
Se ne tė huaj jemi te ky dhč!
Sa vjet shkuan, e zemra nuk harron
Qė ne turku na la pa mėmėdhe.

Zef...Zef...Zef! - thirri Nerėnxa duke u ngjitur kėmbadoras kodrės. Ai brofi nė kėmbė i shqetėsuar:
- Po ē`ke Nerėnxė? Kush tė ndjek?
- Asnjėr..asnjėri... - dhe iu hodh nė grykė. Ajo mezi merrte frymė.
- Uh, sa u lodha! - tha ajo.
- Pse vrapoje aq shumė? - e pyeti Zefi.
- Lermė tė pushoj pak, Zef, se nuk e di as vetė si t`ia nis. Ai u bė edhe mė i paduruar:
- Ė moj, fol se mė plase!
- Zef, babai im ka vendosur... qė ne...
- Tė mos takohemi mė! - ndėrhyri Zefi...
- Jo..jo...qė ne tė shkojmė nė Brazil. Unė nuk dua tė shkoj, por ai s`mė dėgjon. Pse e kundėrshtova mė ra me shuplakė. Shikomė! - Ajo e ktheu nga Zefi faqen e skuqur.
- Edhe kjo m`u desh tani - mendoi dhe vazhdoi - s`na u hoqėn kėto ngjarje kurrė. Pastaj foli me zė:
- Doda e la Bespinėn, Nerėnxa do ta lėrė Zefin...
-C`flet kėshtu, Zef, unė tė dua?! Do tė kthehem s`rroj dot pa ty!
Ėshtė njė histori e vjetėr dhe e hidhur, Nerėnxė, mos ma zėr pėr tė madhe.
- Ma rrėfe, ma rrėfe! - nguli kėmbė ajo.
Zefi ia nisi rrėfimit pėr Bespinėn e bukur, pėr Strugėn e bukur matanė detit. Rrėfimi i preku thellė. Ia fshinė lotėt njėri-tjetrit.
- Ja kėshtu Nerėnxė, si ty. Doda thėrriste: Do kthehem Bespinė!... Por, thonė se s`u kthye mė kurrė...
- Mos fol ashtu, Zef! - i tha Nerėnxa dhe ia zuri gojėn me dorėn e saj tė butė. Ai e puthi.
- Dėgjo Nerėnxė. pėr Bespinėn kam shkruar njė vjershė, titulli ėshtė "Mė tė bukurės qė ėshtė nė Strigar" E kam titulluar mirė?
- Shumė mirė! Zef, ėshtė e bukur Struga?
- Po, shumė e bukur! Si Nerėnxa ime, - i tha ai dhe ia hodhi dorėn nė qafė. Qeshėn tė dy, u kapėn pėr dore dh u nisėn drejt Strigarit tė tyre tė bukur.

Fund