PDA

View Full Version : Fustanet e nuseve 2010


Jana
05-03-10, 16:39
Stil bust, mė sė shumti ngjyrė pane dhe larg “fryrjes” sė fustanit tradicional. Kėshtu do tė jetė moda e fustaneve tė nusėrisė pėr vitin 2010.

Tendencat e fundit tė modės kanė propozuar materiale fine si tyli e organza pėr verė dhe mėndafshi dhe trikot e kashmirit pėr dimėr.
Materiali ėshtė shpirti i fustanit.
Materiali ėshtė ngushtėsisht i lidhur me fustanin e nuses edhe pėr arsyen e thjeshtė, sepse modeli pėrfundimtar varet pikėrisht nga lloji i materialit tė zgjedhur.
http://www.sekretebukurie.com/wp-content/uploads/2010/02/fustan-nusesh31-300x226.jpg

http://www.sekretebukurie.com/wp-content/uploads/2010/02/fustan-nusesh1.jpg

Jana
05-03-10, 16:41
Linjat fluide, esenciale, realizohen nė shifon, nė mėndafsh dhe me aleatin mė tė mirė, satin.

http://www.sekretebukurie.com/wp-content/uploads/2010/02/fustane-nusesh2-300x142.jpg

Fustanet me prerje tė ngritura, nė formė skulpture apo modelet neoklasike dalin perfekte nė mikado dhe tafta

http://www.sekretebukurie.com/wp-content/uploads/2010/02/fustan-nusesh4-300x225.jpg


Tyli dhe organza i dhurojnė veshjes njė imazh tė lehtė dhe njė efekt “re”, qė nė fakt nuk duhet tė jetė i ekzagjeruar.

http://www.sekretebukurie.com/wp-content/uploads/2010/02/fustane-nusesh5-300x233.jpg

Jana
05-03-10, 16:42
Pėrzgjedhja
http://www.sekretebukurie.com/wp-content/uploads/2010/02/embelsira-dasmes-300x246.jpg

Zgjedhja e veshjeve tė nusėrisė nuk ėshtė asnjėherė rastėsore. Nėse ndihesh e pasigurt pėr fustanin tėnd tė nusėrisė dhe nuk di ēfarė ngjyre apo model tė zgjedhėsh, para se tė marrėsh njė vendim, lexo kėshillat e mėposhtme dhe bėj hapin e parė: hyr nė atelie.

Mė nė fund do tė martohesh dhe menjėherė mė pas tė pėrfshin paniku. Jo vetėm sepse organizmi kėrkon njė pėrgatitje tė jashtėzakonshme, por edhe sepse hapi i parė ėshtė pikėrisht zgjedhja e fustanit.

http://www.sekretebukurie.com/wp-content/uploads/2010/02/torte-dasmash-300x257.jpg

Dhe kėshtu fillojnė tė tė vėrshojnė nė kokė njėmijė e njė dyshime dhe pasiguri: tė bardhė apo me ngjyrė si sirenė, si balonė tė gjatė apo tė shkurtėr, dhe lista mund tė shkojė deri nė infinit. Pikėpyetjet janė tė shumta, por zgjidhjet, pėr fat, tė pafundme. Pėrzgjedhja e fustanit nuk ėshtė e thjeshtė, sepse sjell me vete njė vlerė simbolike dhe pėrmban shumė pritshmėri jo vetėm nga ana e nuses, por edhe e mamasė, e vjehrrės, e mikeve. Nė fustanin e nusėrisė ekzistojnė njė botė emocionesh, ndjenjash, fantazish, kuriozitetesh dhe realiteti, sepse fustani i bardhė duhet zgjedhur me dashuri, duhet provuar me kujdes dhe ėshtė e kotė qė tė tė kujtojmė qė atė ditė do tė jesh nėn breshėrinė e shikimeve tė tė gjithėve.

Jana
05-03-10, 16:44
Nga t’ia fillosh
http://www.sekretebukurie.com/wp-content/uploads/2010/02/model-flokesh-per-nuse-300x201.jpg

Para sė gjithash duhet gjetur njė e mesme e artė mes asaj qė ti imagjinon dhe asaj qė atelietet dhe sallonet e nusėrisė tė ofrojnė. Sa pėr tė filluar, mund t’u hedhėsh njė sy modeleve mė tė fundit tė fustaneve tė nusėrisė qė tė krijosh njė ide mbi tendencat e reja. Pastaj seleksiono dy ose tre butike dhe atelie, qė i pėrgjigjen mė mirė kėrkesave tė tua, duke kėrkuar pėr fustanin qė nxjerr nė pah personalitetin tėnd, qė thekson karakteristikat fizike, nė ndėrthurje me stinėn, orarin e ceremonisė dhe llojin e kishės. Zakonisht nevojiten nga dy deri nė katėr prova, pėrfshirė dhe atė finalen, pėr tė zgjedhur fustanin e duhur dhe pėr tė kombinuar tė gjithė aksesorėt. Mos harro qė tė shkrepėsh njė foto qė t’ia tregosh parukierit, nė mėnyrė qė flokėt dhe grimi tė jenė nė harmoni me fustanin.


Materialet dhe modelet
Nėse do tė arrish nė atelie e pėrgatitur, paraprakisht lexo njė guidė mbi materialet dhe modelet, zbulo njė botė tė re dhe tė panjohur, nė tė cilėn do tė mėsosh tė orientohesh me thjeshtėsi dhe kompetencė. Sigurisht qė fustani i nusėrisė duhet tė jetė i bardhė, po cilėn prej tė bardhave duhet tė zgjedhėsh, pasi ekziston njė gamė e pafundme nuancash mes toneve mė tė ftohta si: e akullt dhe mermer, dhe mė tė nxehtave si: kremi dhe fildishi.

Ngjyrat duhen zgjedhur nė varėsi tė materialit dhe modelit, por edhe nė varėsi tė ngjyrės sė lėkurės dhe tė flokėve. Por pa harruar edhe nuancat romantike pastel: roze pudėr dhe e kaltėr re, tė ndjekura nga e gjelbra sherebele dhe kajsia e ėmbėl, e verdha kashte dhe lajthi e deri nė tonet delikate dhe tė pjekura qė kanė pasur aq shumė sukses kėto vitet e fundit. Por nėse do vėrtet tė rrezikosh, provo grinė perle, bronzin dhe floririn, tonalite tė rėnda qė ngėrthejnė edhe njė theks solemn dhe aristokrat. Sa pėr nuset guximtare, ekziston edhe rafti i fustaneve rozė karamele, violė lulevile, dhe pse jo mund tė guxosh qė nga e kuqja rubin e deri tek ajo bordeaux, tė konsideruara tashmė si moda e ngjyrave tė nusėrisė.

http://www.sekretebukurie.com/wp-content/uploads/2010/02/aksesore-300x300.jpg

Ēfarė aksesori tė zgjedhėsh
Kėshilla e parė: mos i zgjidhni aksesorėt para fustanit tė nusėrisė dhe para se tė shkoni tek parukerieri juaj. Nė fakt, gabimet e gustos janė tė pafalshme nė kėtė rast. Gabimet e ngjyrave dhe tė stilit do tė sillnin kritika tė fshehta ndaj jush. Tradicionalisht tė vetmet fantazi tė fustanit tė nusėrisė ishin buqetat e luleve dhe dantellat klasike. Por dhjetėvjeēarin e fundit janė shfaqur shumė bizhu, ēanta, kėpucė dhe shumė aksesorė tė tjerė pėr nuset.
http://www.sekretebukurie.com/wp-content/uploads/2010/02/aksesore2.jpg

Velloja
Velloja duhet tė jetė e tyltė, e bardhė ose e fildishtė. Dorashkat duhet tė jenė prej dantelle, mėndafshi ose lėkure, tė gjata ose tė shkurtra sipas fustanit (ato janė tė gjata ose gjysmė tė gjata me njė fustan tė shkurtėr ose njė fustan bustier dhe tė shkurtra me njė fustan me mėngė). Ato nuk janė tė detyrueshme, por mbeten njė aksesor me zgjedhje. Sidoqoftė duhet tė kenė ngjyrėn e fustanit. Kurora ėshtė shumė e pėrshtatshme pėr fustanet e nusėrisė. Duhet tė pėrshtatet me dekoltenė dhe tė jetė jo e rėnduar. Nusja mban rrallė vathė, por edhe nė rast se i mban ato duhet tė jenė diskretė. Ėshtė e kotė tė ngarkoheni me bizhuteri, se mund tė bėheni qesharake.

Ēanta
Ēanta mbahet nė tė njėjtėn dorė me buqetėn. Ajo duhet tė jetė e vogėl dhe diskrete nė tonet e fustanit. Pėrsa i pėrket kapelės moda varion, po kėshtu edhe gustot. Por zakonisht ėshtė fizionomia ajo qė ka rėndėsi nė kėtė rast. Nuk duhet tė mbani kapele qė thyejnė siluetėn. Nėse vendosni tė mbani kapele, duhet tė kėrkoni kėshillė nga njė specialist nė fushėn e modės.

Shalli
Nėse bėn ftohtė ėshtė mirė tė zgjidhni njė shall. Por njė tė tillė mund ta mbani edhe nė verė nėse doni, sidomos nėse fustani ka dekolte tepėr tė thellė.

Jana
05-03-10, 16:45
Kėpucėt
Njė aksesor i vėshtirė pėr t’u zgjedhur janė kėpucėt. Ato pėrcaktohen nga prerja e fustanit tė nusėrisė, ngjyra e tij por edhe mėnyra juaj e tė ecurit. Mos rrezikoni me taka shumė tė holla nėse nuk i mbani kurrė. Kėpuca e bardhė ėshtė mė tradicionalja. Njė rregull i artė: provojini kėpucėt ditė mė parė dhe mbajini nė kėmbė pėr disa orė nė mėnyrė qė tė jenė komode pėr ditėn tuaj. Sidoqoftė zgjidhni kėpucė tė buta dhe tė pėrshtatshme pėr tė kėrcyer.
http://www.sekretebukurie.com/wp-content/uploads/2010/02/kepuce-nusesh-300x300.jpg
http://www.sekretebukurie.com/wp-content/uploads/2010/02/sandale-nusesh.jpg

Linjtat
Aksesori i fundit dhe ndoshta mė i rėndėsishmi pėr zotėrinjtė janė tė brendshmet. Shumė nė modė, qė nga vitet ‘90, nuset i kushtojnė njė vend tė rėndėsishėm tė linjtave speciale pėr nėn fustanin e nusėrisė, qė tani mund tė jetė jo vetėm i bardhė, por edhe nė ngjyrė ari apo pana. Duhet tė zgjidhni njė komplet tė brendshmes joshėse enkas pėr fustan nusėrie. Shumė modele janė tė pajisur me zhartjerė. Kėto tė linjta janė shpesh shumė herė mė seksi sesa veshjet e tjera intime.

Nė vend tė getave, vishni vetėm ēorape, tė lidhura me zhartjerėt, ngjyrė tė bardhė ose mishi. Nėse fustani qė keni zgjedhur ka dekolte tė thellė ėshtė mirė tė mbani njė bustier, i cili shoqėrohet me tanga ose mbathje me dantellė, por sigurisht mund tė shoqėrohet edhe me zhartjer dhe ēorape. Bustieri ėshtė mė i miri pėr fustanin e nusėrisė. Por mund tė zgjidhni edhe tė brendshme tė llojeve tė tjera tė pėrshtatshme pėr fustanin qė do tė mbani.

http://www.sekretebukurie.com/wp-content/uploads/2010/02/buqet-lulesh-300x199.jpg