PDA

View Full Version : Pse harrojme?!


~AnnA~
22-06-10, 12:32
Tė gjithė njerėzit harrojnė vazhdimisht dhe pėr kėtė studiuesit japin versionet e tyre se si ndodh procesi i harresės, shkaqet dhe kategoritė mė tė predispozuara. Megjithėse kujtesa afatgjatė ka njė kapacitet shumė tė madh, ajo nuk ėshtė e pėrkryer. Tė gjithė njerėzit pa pėrjashtim harrojnė. Studimet tregojnė se mė sė shumti njerėzit harrojnė rreth 9 orė pas marrjes sė informacionit. Pas kėsaj periudhe harresa vazhdon por me intensitet mė tč ulėt. Pse harron njeriu? Lidhur me kėtė ekzistojnė dy teori: teoria e humbjes (dekompozimit) tė informacionit dhe teoria e ndėrhyrjes sė informacionit. Sipas teorisė sė parė, harresa ndodh pasi informacioni qė ruhet nė kujtesė humbet si pasojė e mospėrdorimit apo kalimit tė kohės. Kjo teori nuk pėrkrahet nga tė gjithė psikologėt sot, pasi nuk shpjegon pėrse njė pjesė e informacionit qė nuk pėrdoret humbet dhe njė pjesė tjetėr qėndron pėrgjithmonė nė kujtesė, pavarėsisht se nuk pėrdoret. Njė plak mund tė ketė harruar se ēfarė ka ngrėnė nė darkė, por mban mend shumė mirė kujtime tė detajuara nga fėmijėria e tij. A ju ka ndodhur qė tė shikoni njė fotografi tė disa viteve mė parė, apo tė shkoni nė njė vend ku nuk keni qenė prej disa vitesh? Ato ju sjellin nė mendje kujtime, tė cilat nuk i keni pėrdorur qė prej asaj kohe. Teoria e ndėrhyrjes sė informacionit thotė qė njeriu harron ngaqė informacioni i ri ngatėrrohet me i informacionin e vjetėr tė ruajtur nė kujtesė, duke e penguar njeriun tė riprodhojė informacionin qė i nevojitet. Studiuesit theksojnė se sa mė e madhe tė jetė ngjashmėria e informacionit tė vjetėr tė ruajtur nė kujtesė me informacionin e ri qė futet, aq mė e madhe ėshtė mundėsia e ndėrhyrjes sė informacioneve tek njėri-tjetri. Njeriu mund tė harrojė edhe nė mėnyrė tė vullnetshme numra telefoni, adresa, informacione, qė nuk i nevojiten mė. Gjithashtu, njeriu harron edhe si pasojė e dėmtimeve nė funksionet e trurit. Paaftėsia pėr tė kujtuar informacionin pas traumave fizike njihet me emrin amnezi. Amnezia ėshtė dy llojesh: anterograde (njeriut i kujtohen vetėm ato qė kanė para traumės) dhe retrograde (njeriu mban mend vetėm ato qė ndodhin pas traumės).

Tė mėsuarit verbal dhe kujtesa
Studimi i tė mėsuarit verbal qė u fillua nga Ebinghaus, u pėrqendrua nė asosacionet e tė mėsuarit midis njėsive-fjalė dhe kohės qė duhet pėr t’i harruar asosacionet. Tri janė procedurat bazė qė pėrdoren nė studimin e tė mėsuarit verbal dhe tė kujtesės: tė mėsuarit serial, riprodhimi i lirė dhe tė mėsuarit me ēifte me asosacion.
Tė mėsuarit nė seri
Nė tė mėsuarit nė seri stimujt jepen gjithnjė nė tė njėjtin rend dhe subjekti duhet t’i mėsojė ata nė shkronjat e alfabetit dhe muajt e vitit. Ebinghaus lexonte njė listė me fjalė pa kuptim me njė ritėm konstant (si p.sh. LOQ, BAJ, BUR, SEB dhe CIV). Kur ai mendonte se e kishte mėsuar tė gjithė listėn, u pėrpoq ta riprodhonte nė tė njėjtėn renditje. Nėqoftėse nuk e mbante mėnd, ai e pėrsėriste procedurėn deri sa tė mund ta thoshte siē duhej.
Ėshtė gjė e njohur qė elementėt nė fillim dhe nė fund tė listės mbahen mėnd mė mirė se sa nė mes, gjė qė quhet efekti i vendosjes nė seri. Tė mbajturit mėnd tė elementėve nė fillim tė listės shkaktohet nga efekti i fillimit. Kurse efekti fundor pėrdoret pėr tė shpjeguar tė kujtuarit e gjėrave qė janė nė fund tė listės.

Riprodhimi i lire
Nė tė riprodhuarit e lirė, rendi i paraqitjes sė stimujve ndryshon me ēdo provė dhe subjekti mund t’i mėsojė apo t’i mbajė mend gjėrat nė ēfarė rendi tė dojė. Njė shembull i njė liste tė tillė do tė ishin emrat e njerėzve tė ftuar nė njė mbrėmje. Tė riprodhuarit e lirė pėrdorėt shpesh pėr tė studiuar se si njerėzit organizojnė kujtesėn e tyre dhe ēfarė strategjish pėrdorin pėr tė tėrhequr informacionin.
Tė mėsuarit me ēifte me asosacion. Nė kėtė lloj tė mėsuarit, subjektit i jepet njė seri me ēifte elementesh (si pėr shembull, biēikleta e kuqe, vajzė-kalė, pemė-qen). Nė provat e mėvonshme tė japė elementin e dytė (pėrgjigja). Tė mėsuarit me ēifte me asosacione mund tė pėrdoret kur mėsohet fjalori i njė gjuhe tė huaj.
Masat e matjes sė informacionit nė kujtesė
Pasi Ebinghausi mėsoi listėn me rrokje pa kuptim, ai la tė priste njėfarė kohe dhe pastaj tė bėnte provėn e tė harruarit. Me qėllim qė tė gjejmė sasinė e tė harruarit qė ndodh, psikologėt zakonisht pėrdorin tre masa pėr matjen e ruajtjes sė informacionit: riprodhimin, njohjen, dhe ruajtjen.

Riprodhimi
Te riprodhimi (rindėrtimi) subjektit i kėrkohet tė riprodhojė informacionin e mėsuar nga kujtesa. Nė riprodhimin e lirė, subjekti mund tė mbajė mend informacionin nė ēfarėdo rendi, pa tė dhėna kyēe. Nė riprodhimin e orientuar subjekti ndihmohet nga disa tė dhėna ndihmėse qė tė lehtėsojnė tė kujtuarit. Pėr shembull te riprodhimi nė seri ēdo element ndihmon nė tė mbajturit mend tė tjetrit qė vjen ngjitur. Studimet tregojnė se, ne kemi prirjen t’i organizojmė kujtimet tona dhe krijojmė tė dhėna vetė edhe kur nuk jepet ndonjė. Nėqoftėse na bėhet pyetja se, cila ėshtė shkronja e dhjetė e alfabetit, ka shumė mundėsi qė tė fillojmė nga e para dhe tė numėrojmė shkronjat deri sa tė arrijmė te g-ja. Kėshtu krijojmė lehtėsirat qė duhen pėr tė marrė njė pėrgjigje tė saktė nga kujtesa jonė. Disa tipa shumė tė pėrkrahur tė testeve tė riprodhimit nė shkollė janė testet ese, testet me pėrgjigje tė shkurtra dhe testet me mbushje tė vendeve bosh.

~AnnA~
22-06-10, 12:33
Njohja

Njė masė tjetėr pėr matjen e ruajtjes sė informacionit nė kujtesė ėshtė njohja. Gjatė njohjes, subjektit i kėrkohet tė identifikojė elementėt e mėsuar mė parė dhe tė mos i kushtojė vėmendje atyre qė janė vėnė thjesht pėr tė ngatėrruar. Testet me pėrgjigje” i vėrtetė i gabuar” apo me shumė zgjedhje janė shembuj tė mirė tė testeve tė njohjes. Testet e njohjes kėrkojnė nga ne tė bėjmė vetėm njė gjė, tė identifikojmė elementin e saktė. Testet e riprodhimit kėrkojnė dy gjėra-sė pari, elementi duhet nxjerrė nga kujtesa dhe pastaj duhet identifikuar nėse ėshtė elementi qė kėrkohet. Njerėzit angazhohen nė detyra tė njohjes ēdo ditė. Pėr shembull njohja pėrdoret kur zgjedh njė xhaketė nė mes tė tė tjerave qė janė nė varėse apo kur njihni njė shok.
Ndryshimi midis riprodhimit dhe njohjes ilustrohet shumė mirė nė njė studim nga Bahrick, Bahrick dhe Whittlinger,tė cilėt testuan kujtesėn e nxėnėsve qė kishin mbaruar shkollėn e mesme, pėr emrat dhe fytyrat e shokėve tė tyre tė klasės qė nga 3 muaj deri nė 48 vjet mė parė. Subjektet qė e kishin mbaruar shkollėn 48 vjet mė parė, ishin nė gjendje tė riprodhonin vetėm 20% tė emrave tė shokėve tė klasės, por mundėn tė njihnin pothuaj 80% tė fytyrave tė tyre.


Ruajtja

Njė masė e tretė e matjes sė ruajtjes sė informacionit ėshtė ruajtja (rimėsimi) nė tė cilėn subjekti sė pari mėson diēka dhe i kėrkohet ta rimėsojė atė mė vonė. Ebinghaus pėrdori teknikėn e ruajtjes nė studimin e pėrshkruar nė fillim tė kapitullit. Numri i provave apo sasia e kohės qė duhet pėr tė rimėsuar materialin e hequr nga numri i herėve apo, sasia e kohės qė duhet pėr ta mėsuar atė herėn e parė, pjesėtohet me rezultatin e herės sė parė, pėr tė na dhėnė njė rezultat nė pėrqindje tė asaj qė ėshtė ruajtur. Pėr shembull, dikujt mund t’i duhet 18 herė pėr tė mėsuar njė listė fjalėsh herėn e parė, por vetėm 12 herė pėr ta rimėsuar atė 12 javė mė vonė. Ky ėshtė njė kursim prej 33 1/3%(18-12=6;6:18=0,333 ose 33 1/3%). Njė pjesė e madhe e asaj qė mėsojmė na duket se e harrojmė, por shpesh shohim se ėshtė relativisht e lehtė ta rimėsosh, gjė qė tregon se njė pjesė e saj na ka mbetur nė kujtesė. Njė rrjedhojė e rėndėsishme e kėsaj ėshtė se shumė gjėra qė i mėsoni nė shkollė do ti harroni; por po i mėsuat njėherė do ta keni mė tė lehtė t’i rimėsoni nė tė ardhmen.


Teoritė e harresės
Ndonjėherė ne kujtojmė gjėra qė na kanė ndodhur kur kemi qenė fėmijė, ndėrsa herė tė tjera harrojmė gjėra qė na kanė ndodhur veēse dje. A janė kujtimet tė pėrhershme apo kanė prirjen tė zbehen me kalimin e kohės? Dhe nė qoftė se kujtimet janė tė pėrhershme, pse nuk mundemi tė pėrdorim informacionin qė na nevojitet atėherė kur ne duam? Harresa ka te bėjė me humbjen e dukshme tė kujtesės. Ka disa teori kryesore pėr harresėn pėrfshire kėtu atė tė dekompozimit, interferencės (ndėrhyrjes) dhe harresės sė motivuar (represioni).


Prishja(dekompozimi)
Sipas teorisė tradicionale, pėrshtypjet shqisore dhe njohuritė e fituara lenė gjurmė nė kujtesė, tė cilat me kalimin e kohės zbehen ose prishen pėr shkak tė mos pėrdorimit. Kjo ėshtė njė teori praktike dhe besohet nga shumė njerėz. Por ka shumė pak dėshmi eksperimentale se kjo prishje ndodh me kujtimet tona nė kujtesėn afatgjatė. Ne tashmė e dimė se kemi prirje qė gjėrat ti harrojmė me kalimin e kohės, por jo tė gjitha kujtimet zbehen si fotografitė e gazetave tė vjetra apo si shtigjet e paharruar tė njė pylli. Ndonjėherė ne mund tė kujtojmė sot ndonjė fakt qė nuk mund ta kujtonim dje. Dhe me anė tė hipnozės ose stimulit elektrik tė trurit, mund tė kujtojmė ngjarje nga e kaluara qė nuk jemi nė gjendje t’i kujtojmė, kur jemi plotėsisht tė ndėrgjegjshėm. Prishja mund tė ndodhė nė kujtesėn afatshkurtėr, ku informacioni zhduket pėr 30 sekonda nė qoftė se nuk pėrsėritet, por gjėrat nuk ndodhin kėshtu me kujtesėn afatgjatė. Na duhet njė teori tjetėr pėr tė na ndihmuar tė shpjegojmė, pse materiali nuk riprodhohet nga kujtesa afatgjatė.
Interferenca (ndėrhyrja)
Shumica e psikologėve sot besojnė se kur informacioni kodohet ashtu siē duhet edhe kur depozitohet nė kujtesėn afatgjatė, atėherė ai bėhet pak a shumė i pėrhershėm. Arsyeja se pse ne nuk mund tė riprodhojmė informacionin jo njėherė por njėherė tjetėr ėshtė pėr shkak tė ndėrhyrjes sė informacioneve tė tjera qė kemi pėrvetėsuar. Ndėrhyrja mund tė shkaktohet nga informacione tė pėrvetėsuara mė parė (ndėrhyrje proaktive) ose mė pas (ndėrhyrje retroaktive) informacionit, pėr tė cilin bėhet fjalė. Ndėrsa dekompozimi duket se ėshtė njė problem depozitimi, ndėrhyrja ėshtė problem i lidhur me riprodhimin.
Nė ndėrhyrjen proaktive, informacioni i mėsuar mė pėrpara ndėrhyn nė riprodhimin e informacionit qė ėshtė mėsuar mė vonė. Nė qoftė se, p.sh., di tė flasėsh frėngjish, kur fillon tė mėsosh spanjishten, mbase do ta keni tė vėshtirė tė mbani mėnd fjalėt qė sapo i keni mėsuar nė spanjisht sepse njohuritė qė keni pėr frėngjishten ndėrhyjnė nė tė kujtuarit e fjalės korresponduese spanjolle.


Harresa e motivuar
Teoria e fundit qė do tė trajtojmė thotė se, ndonjėherė harresa e vonuar (represioni) ėshtė njė term i pėrdorur nga psikologėt frojdianė pėr procesin e tė harruarit tė diēkaje qė na sjell ankth. Megjithėse represioni ėshtė njė problem personaliteti qė mund tė ēojė edhe nė humbje tė kujtesės. P.sh., le tė themi qė sot pasdite keni njė takim me dentistin. Megjithėse dentisti juaj ėshtė gjithnjė i kujdesshėm mbushja e dhėmbėve jep njė farė dhembjeje, gjė qė ju shkakton ankthin. Psikologu frojdian mund tė sugjerojė se, ju mund tė angazhoheni kaq shumė nė gjėra tė tjera saqė harroni tė shkoni te dentisti. Nė kėtė situatė, mund tė jeni tė motivuar pėr tė harruar orarin e vizitės. Psikologėt nuk bien dakord me asnjė teori tė harresės. Megjithatė, kėrkimet e fundit mbi kujtesėn dhe proceset e saj, premtojnė tė hedhin mė shumė dritė mbi kujtesėn dhe harresėn…

Burimi: Gazeta Albania