PDA

View Full Version : Udhėtimi (nė qiell) me LORIK CANĖN ...


Jana
24-06-10, 20:39
Ajo qė mė bėri pėrshtypje tė madhe ishte pėrkushtimi deri nė dashuri i Lorikut pėr arkeologjinė shqiptare. Dua t’i tregoj botės se shqiptarėt janė autoktonė dhe kanė njė civilizim tė lashtė, shprehet Loriku, i cili mė tregon tatuazhin, ku shihet mbrojtėsja ilire e vizatuar!

Shkruan: Shaqir Foniqi

Kam bėrė tridhjetė vjet qė punoj gazetar dhe ėshtė hera e parė qė shkruaj pėr njė sportist (futbollist), ndonėse jam adhurues i zjarrtė i sportit, veēanėrisht i futbollit profesionist. Mbase duhej pritur ēasti (mbreti i botės) dhe ai befas erdhi, gati padiktueshėm dhe kur nuk e prisja.
Mė rastisi tė udhėtoj nė njė kupe me futbollistin e kalibrit evropian, anėtarin e rregullt tė Sanderlendit tė Anglise dhe tė Kombėtares sonė, Lorik Cana. Derisa po udhėtonim (nė qiell) me aeroplan, mė bėhej se nė qiellin e trazuar po udhėtoja me njė yll tė qetė dhe modest e fjalėmbėl.
Gjatė dyzet minutave rrugė qiellore, biseduam pėr futbollin dhe shume tema interesante.
Modest, simpatik, i dashur dhe komunikativ, Lorik Cana tregon pėr hapat e parė nė futboll dhe suksesin e tij nė masė tė madhe ia dedikon babait tė tij, ish futbollistit tė njohur te Prishtinės, Agim Cana, por edhe nėnės dhe dy motrave tė tij, tė cilat vazhdimisht i janė gjetur pranė dhe e kanė mbushur me vetėbesim dhe siguri.

Mirėpo, ajo qė mė bėri pėrshtypje tė madhe ishte pėrkushtimi deri nė dashuri i Lorikut pėr arkeologjinė shqiptare! Madje, Loriku theksoi se pas pėrfundimit tė karrierės si futbollist do tė merret intensivisht me arkeologji dhe nxori nga ēanta sportive librin e Avni K. Kėpuskės "Qenėsia e territorit dhe e kufijve etnike autoktone tė Kosovės" (etnologjia e popullit shqiptar qė nga lashtėsia iliro-dardane e Kosovės e deri
nė ditėt e sotme).
Dua t'i tregoj botės se shqiptarėt janė autoktonė dhe kanė njė civilizim tė lashtė, shprehet Loriku (emrin ia ka vėnė xhaxhai, historiani i njohur, Prof. Zekeria Cana), i cili mė tregon tatuazhin, ku shihet mbrojtėsja ilire prej ēeliku. Pėr kėtė edhe Loriku m’u duk se ishte zemėr ēeliku. Pėr tė bėrė pak shaka nė qiell, iu drejtova Lorikut me kėto fjalė: "Lorik a po e sheh se ende jemi nė qiellin shumė tė trazur, tė zbresin nė tokė dhe pastaj bisedojmė pėr nėn*tokėn, arkeologjinė. Loriku, zemėr ēeliku, si virtuoz qė ėshtė, tha se tė gjithė do tė pėrfundojmė nė nėntokė herėt a vonė dhe pastaj bėhemi vlerė arkeologjike...
Biseduam edhe artin e futbollit, pėr shikuesit e shumtė, fansat, paratė, femrat dhe, Loriku pėr tė gjitha kishte pėrgjigje konkretė.
http://www.telegrafi.com/fo/foto-2cana.jpg
I saktė dhe bindės, transparent dhe i ēiltėr, Loriku tregonte se dėshiron tė martohet me njė shqiptare nga Kosova, se ėshtė i lumtur qė mbron ngjyrat e kombėtares sė Shqipėrisė, se ėshtė mjaft humanist, duke ndihmuar njerėzit nė nevojė, se nuk ėshtė i ashpėr nė fushė, por ėshtė mbrojtės dhe detyra e tij ėshtė tė pengojė, ndalojė kundėrshtarin, pastaj pėr planet si dhe pėr karrierėn e filluar nė Paris Sen Zhermen, pastaj kalimi i tij nė Marseje dhe sė fundi nė Sanderlend, duke u bėrė lojtari mė i paguar shqiptar.
Loriku flet me admirim edhe pėr kolegėt e tij, pastaj pėr harmoninė nė kombėtaren e Shqipėrisė, pėr kohėn e lirė dhe pėr dashurinė ndaj atdheut, Kosovės dhe familjes sė tij. Ai, kujtoi edhe fėmijėrinė, ku, qysh nė moshėn katėr vjeēare, kishte rrokullisur pėr herė tė parė topin nė tepihun e gjelbėr tė stadiumit tė Prishtinės.
Pėr kėtė i jam mirėnjohės babait, i cili mė ka qėndruar pranė dhe mė ka dhėnė vullnet, forcė, dashuri pėr lojėn magjike, sikurse ėshtė futbolli. ‘Puno shumė’, mė thoshte babi se tė (sh)paguhet dhe ashtu ndodhi. Punėtori ia merr me zor...fatin...dhe pėr kėtė jam bindur shumė herė! Nė saje tė familjes kam pėrballuar shumė sfida gjatė jetės sime.
Nė fėmijėri kam mėsuar artin e tė lexuarit dhe tė shkruarit, por edhe faktin se duhet vetė tė arrish suksese. Gėzohem kur i blej mamit dhuratė, nuk arrij ta rezistoj kuzhinėn tonė tradicionale, pi shumė ujė, kam shumė miq, e ngas shumė veturėn, jam pak inatēor, natyrisht pozitivisht, mė pėlqen filmi, Gladiatori, Tomi e Xheri.
http://www.telegrafi.com/fo/foto-3cana.jpg
Pėr ēudi, aeroplani, atė ditė kishte shumė turbulenca dhe kjo Lorikut nuk i krijonte bezdi, meqė udhėtimin me aeroplan e kishte, tė thuash, pėrditshmėri, ndėrkohė qė unė, tė jem i sinqertė, nganjėherė e humbja pėrqendrimin dhe fillin e bisedės.
Udhėtimi nė qiell me njė yll tė futbollit - Lorik Canėn mbaroi. Zbritėm nė Rinas, ku kėmbyem vizitkartat, kurse unė u pėrshėndeta dhe i urova fitore.