PDA

View Full Version : ''Castriotto d’Albanie'' nga Michael Schmidt-Neke


Dilaver
19-08-10, 20:25
''Castriotto d’Albanie'' nga Michael Schmidt-Neke
Pėrgatiti: Flora Suldashi
www.floras.eu

Dr. Michael Schmidt-Neke ėshtė njė mik i shqiptarėve dhe merret prej dekadash me historinė dhe me zhvillimet aktuale tė Shqipėrisė. Michael Schmidt-Neke u lind nė vitin 1956 nė Baden-Baden nė jugun e Gjermanise. Nė vitin 1975 e vizitoi Shqipėrinė pėr herė tė parė. Pastaj studioi historinė dhe gjuhėt klasike nė Universitetin Freiburg, ku filloi nė menyrė autodidaktike tė mėsonte gjuhėn shqipe. Nė kuadrin e provimeve pėr lėndėn e historisė shkroi - si pėrpjekjen e parė nė fushėn e albanologjisė - njė trajtesė mbi revistėn „Albania“ tė Faik Konicės. Njė koleksion tė plotė tė kėsaj reviste tė rrallė dhe shumė botime tė tjera tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare e gjeti nė fondet e Institutit tė Gjuhėsisė tė kėtij universiteti.

Pati rastin tė merrte pjesė (rreth vitit 1980) dy herė nė Seminarin Ndėrkombėtar, tė cilin Universiteti i Prishtinės e organizonte vit pas viti. Me ndihmėn e Institutit tė Gjuhėsisė tė Universitetit tė Bonit tė drejtuar nga Prof. Johann Knobloch krijoi kontakte me Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė. Ka njė mirėnjohje tė madhe pėr shkencėtarin e madh dhe njeriun fisnik, Prof. Aleks Buda, tashmė tė ndjerė, qė ishte kryetar i Akademisė nė kėtė kohė, i cili e ftoi pėr kėrkime nė bibliotekat shkencore tė Tiranės, pėr tė pėrgatitur disertacionin pėr zhvillimet politike nė Shqipėri midis viteve 1912-1939. Libri u botua nė Mynih mė 1986.

Ai ka qene redaktor pėrgjegjės i njė manuali shkencor pėr Shqipėrinė (botuar 1993). Punon prej vitesh nė Kiel si bashkėpunėtor i grupit parlamentar socialdemokrat nė Landtagun e Shlesvig-Holshtajnit me pėrgjegjėsi pėr ēėshtjet e arsimit, tė shkencės e tė kulturės.

Ka botuar, veē librit „Gjeneza dhe zhvillimi i diktaturės mbretėrore nė Shqipėri (1912-1939)” , tė gjitha kushtetutat e Shqipėrisė (tė pėrkthyera nė gjermanisht), shumė artikuj e kumtesa pėr ēėshtje tė ndryshme tė historisė e tė aktualitetit nė Shqipėri, si edhe disa zėra nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, i cili po botohet nga Akademia nė Shqipėri. Ėshtė redaktor dhe kontribues i rregullt i revistės sė Shoqatės sė Miqėsise gjermano-shqiptare „Albanische Hefte” dhe njėkohėsisht zėvendėskryetar i kėsaj shoqate qė luan rol tė rėndėsishėm nė krijimin e urave tė miqėsisė dhe bashkėpunimit mes popullit shqiptar dhe gjerman.

Prej kohėsh, Schmidt-Neke merret me jetėn e botimet e shumta tė malazezit Stepan Zanoviē, i cili si instrument nė veprimtarinė e tij prej mashtruesi pėrdori si mbulesė identitetin e rremė - Castriotto d’Albanie, duke lėnė gjurmė tė pahijshme nė qarqe tė larta evropiane.

http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_08/16413/u1_1.jpgStepan Zanoviē – „Princi i Shqipėrisė“

Rasti Stepan Zanoviē ėshtė temė, e cila nė mediat shqiptare ėshtė e shpalosur shumė pak, ndaj t’i japim hapėsirė dhe ta shtjellojmė, duke sjellė material historik nga pėrzgjedhja e shkrimeve tė Z. Schmidt-Neke.

Zanovich ushtroi njė „influencė“ nė qarqe tė larta evropiane me identitete tė falsifikuara dhe qėllimi i tij mbetet njė mister: mund tė marrim me mend se ka qenė me prapavijė politike, sidomos kur te qeveritarėt evropianė prezantohet si Castriotto d’Albanie!

Shqiptarė tė rremė nė operėn e Moxartit

Nė vitin 1790 nė Vjenė u mbajt opera komike e Moxartit „Cosi fan tutte“ (Kėshtu veprojnė te gjitha (gratė)). Nė kėtė vepėr, venedikasi Lorenco da Ponte nė fokus vė besėn e dashnorėve tė dy djelmoshave Guglielmo e Ferrando,tė cilėt maskohen me maska tė fisnikėve shqiptarė, qė tė joshin dashnoret e tyre Fiordiligi e Dorabella. Sipas sė ndjerės Konstance Natosheviē, kjo ide i lindi da Pontes nga kujtesa e tij mbi gjoja dy mashtruesit shqiptarė me pėrmasa evropiane Primislav e Stepan Zanoviē.
.....

Dilaver
19-08-10, 20:28
STEPAN ZANOVIĒ - Njė djalė nga Shqipėria Venedikase

Primislav, Hanibal dhe Stepan e Miroslav janė bijtė e Kontit Antun Zanoviē. Tituj tė tillė si kont shpėrndaheshin lirisht nga senati venedikas pėr tė siguruar lojalitetin e tė parėve nė provincat e tij, edhe pse Antuni ėshtė vetėm njė lojtar famėkeq. „Corriger la fortune” (korrigjoj fatin) ka njė kuptim mjaft tė qartė nė kėtė epokė: tė luash letra bixhozi.

http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_08/16413/u1_2.jpgKjo histori fillon me 18 shkurt 1751 nė krahinėn Pashtroviē nė jugperėndim tė Buduas, sot nė Malin e Zi, nė kėtė kohė kėndi i largėt i Republikės sė Venedikut, i quajtur si Shqipėria Venedikase.

Vitet e rinisė Stepani i kalon nė Venedik. Ne moshėn 14 vjeē boton poemėn e parė mbi dasmėn e dy fisnikėve venedikas, nė njė libėr. Nė moshėn 18 vjeē, ai dhe vėllai i tij dėbohen nga Venediku, sepse sulmojnė dhunshėm njė tregtar.

Pėr Stepanin fillon njė jetė pa siguri, pa shtėpi e familje, njė jetė ku ēdo gjė vihet nė bixhoz, njė luftė kjo pėr fat, pėr pasuri, duke u zgjeruar nė tėrė Evropėn. E takojmė pėr pak kohė nė Romė, Torino, Firence, Paris, Lyon, Rotterdam, Amsterdam, e prapė nė Bolonjė, Ferrare, Trieste, Napoli gjoja pėr studime, por gjithmonė pėr njė kohė tė shkurtė: me muaj, nė mos javė – tepėr pak pėr studime tė mirėfillta. Nė kėto vite tė rinisė Primislavi ėshtė ortaku dhe instruktori i tij, por Stepani do tė tejkalojė instruktorin e tij nė pėrmasa veprimi dhe pėr paturpėsi.

Nė vitin 1773 tė dy dėbohen edhe nga Milano, kryeqyteti i Dukatės sė Madhe tė Toskanės, me urdhėr tė Dukės sė Madh Leopold, i cili nga 1790 deri 1792 do tė bėhet perandor i Austrisė.

Dy vėllezėrit nė bixhoz kishin mashtruar njė lord tė ri anglez dhe pastaj e kishin detyruar familjen e lordit qė tė paguante borxhin. Kėtė veprim e kupton Duka dhe tė dy vėllezėrit sė bashku me aventurierin mė tė njohur tė shekullit, Xhakomo Kazanovėn, i dėbon nga qyteti, edhe pse Kazanova nuk kishte pasur pėrfitim nė kėtė paturpėsi.

http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_08/16413/u1_3.jpgĒėshtja Chomel-Jordan – njė mashtrim deri nė luftė!

Tė dy vėllezėrit, duke pėrdorur identitetin e ri tė rremė me emėr Peovic, ia dalin qė tė marrin njė letėr rekomandimi nga pėrfaqėsuesi diplomatik i Venedikut nė Napoli, nga Simone Kavalli, drejtuar bankės Chomel e Jordan nė Amsterdam. Duke e mbuluar me njė dėftesė mbi borxhin e lordit anglez, kanė sukses fillimisht tė marrin njė kredi nė kėtė bankė.

Natyrisht, familja e lordit anglez refuzon kėtė pagesė, qė ishte shlyer njė vit mė parė. Duke lozur nėn maskėn e mirėsjelljes sė rreme, dy vėllezėrit kėrkojnė falje pėr kėtė „keqkuptim“ dhe arrijnė qė tė pėrmbyllin njė bisnes tjetėr, duke bindur bankierėt holandezė ,qė tė investojnė nė anijen „Minerva“, e cila do tė bartte verė dhe aroma tė shtrenjta nėn marrėveshjet tregtare tė ndėrmarrjes Peovic dhe vėrtet Chomeli e Jordani paguajnė 33.000 flori holandezė. Kėtu lind njė konflikt i rėndė ndėrkombėtare: Holandezėt presin mė kot anijen „Minerva“, e cila nuk do tė vinte kurrė, sepse ajo nuk ekzistonte aspak.

Nė ndėrkohė, Zanovichėt janė larguar nga Holanda, kurse bankierėt e tradhtuar i drejtohen diplomatit tė Venedikut, i cili tani ishte njė ambasador nė Londėr. Kavalli refuzoi ēdo zhdėmtim dhe akuzoi holandezėt pėr pakujdesi dhe neglizhencė.

Chomeli e Jordani atėherė i bėjnė apel Senatit tė Venedikut dhe kėrkojnė zhdėmtim nga arka e shtetit, sepse Kavalli nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit zyrtar tė Republikės sė Shėn Markut i kishte rekomanduar „Peoviēėt”. Por, qeveria venedikase nuk pranon tė marrė pėrsipėr kėtė pėrgjegjėsi. Identiteti i „Peoviēėve” me vėllezėrit Primislav e Stepan Zanoviēh qartėsohet shumė shpejt dhe 1777 dėbohen pėrjetė jo vetėm nga qyteti i Venedikut, por edhe nga gjithė territori i Republikės; trojet e tyre tė pakta shiten me ankand tė detyrueshėm nė vitin 1782. Autoritetet vėzhgojnė edhe pėrgjegjėsinė e Kavallit dhe e shpallin tė pafajshėm.

Konflikti diplomatik ashpėrsohet edhe me shumė. Drejtuesit e diplomacisė janė Senatori Andrea Tron dhe kryekėshilltari Engelbert van Berckel, si drejtues tė diplomacisė, dėshirojnė qė ēėshtjen ta ēojnė deri nė fund. Nė fund, pas bllokimeve tė anijeve venedikase nga ana a Holandės, shpallet edhe lufta, por pėr fat tė mirė krejt formale, pa asnjė pikė gjaku tė derdhur. Tė dyja palėt e angazhojnė perandorin gjerman, Jozefin II, si ndėrmjetėsues, por konflikti do tė varroset pėrfundimisht vetėm nė vitin 1785, duke lėnė gjurmė nė kanalet e historisė diplomatike. Kėrkesat e Chomelit e Jordanit mbesin pa ndonjė pėrgjigje.

Pas kėtij mashtrimi, tė dy vėllezėrit mbarojnė bashkėpunimin e tyre aq tė frytshėm. Gjurmėt e Primislavit humbin Pas njė dėnimi me burg disavjeēar nė Rusi pėr falsifikim parash nė bashkėpunim me vėllanė tjetėr, Hanibal, gjurmėt e Primislavit humbin dhe flitet se vdiq si mercenar nė Indi.

....

Dilaver
19-08-10, 20:35
Princ Kastrioto i Shqipėrisė


Stepani ėshtė nė kulmin e energjisė kriminale dhe tė krijimtarisė letrare. Prezanton veten si „filozof”, jo nė kuptimin e sotėm, por si njeri i dijes e i letėrsisė dhe trillon identitete tė rremė njėrin pas tjetrit. Deri nė vitin 1775 ka botuar disa vėllime tė vogla poezish me emrin e vėrtetė „Stefano Zannovich”; pastaj shpėrndan lajmin e rremė pėr vdekjen e vet. Nė njė letėr drejtuar Volterit ai vetė e paralajmėron se ėshtė nė prag tė vdekjes sė sigurt dhe boton edhe „Vepra post mortore”.

Me „vdekjen” e kont Zanoviēit lind njė hero i ri: Stjepan Hanibal - princ Kastrioto i Shqipėrisė, princ i Malit tė Zi, pinjoll i Skėnderbeut, i dėbuar prej turqve nga atdheu. Pėr njėmbėdhjetė vjet me radhė kjo fantazmė do tė udhėtojė nėpėr oborret mbretėrore tė Evropės, duke krijuar njė rrjet kontaktesh me pushtetmbajtėsit e kohės, duke pėrfshirė mbretin prusian Frederikun e Madh e perandoreshėn ruse Katarina e Madhe dhe Kontin Mihail Oginski, kandidat i dėshtuar pėr fronin e Polonisė, i cili shndėrroi pallatin e tij nė Slonim, nė njė qendėr ndėrkombėtare tė kulturės bashkėkohore.

Suksesi mė i madh ėshtė njė biografi e shkurtėr e Skėnderbeut „Kastrioti i Madh i Shqipėrisė”; libėrth qė u botua frėngjisht, gjermanisht edhe rusisht dhe, pas vdekjes sė autorit, edhe suedisht. Si pėrmbledhje e shkurtėr e jetės sė Gjergj Kastriotit nuk ėshtė i rėndėsishėm, por tregimi kombinohet mė pėrhapjen e parimeve tė iluminizmit. Nė shtratin e vdekjes, Skėnderbeu kėshillon tė birin tė ruajė lirinė e qytetarėve ndaj klerit katolik dhe tė themelojė njė gazetė tė lirė!

Njėkohėsisht, pėrdor edhe identitete e tituj tė tjerė. Shfrytėzon faktin se nga 1767 deri 1773 nė Malin e Zi ka sunduar njė burrė (identiteti i vėrtetė i tė cilit edhe sot ėshtė krejt i panjohur) me emrin Stiepan Mali (Shtjefėn i Vogėl), i cili nga malazezėt u njoh si ish-cari rus Petar III. Ky car ishte rrėzuar nga bashkėshortja e tij, Katerina e Madhe, nė vitin 1762; nė rrethana tė paqarta u vra ca ditė pas rrėzimit. Zanoviē pretendon se ai ishte ky Stjepan Mali, vrasja e tė cilit ishte vetėm njė kamuflazh; duke botuar edhe biografinė e tij. Nė Evropė kuptohet se Mali i Zi dhe Shqipėria janė dy vende tė ndryshme dhe se njė tregim i tillė nuk pėrputhet as me faktet, as me logjikėn.

http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_08/16413/u1_5.jpgShumė monarkė tė Evropės janė rritur me kulturė tė gjerė, me frėngjishten si gjuhė tė kulturės e tė diplomacisė, dhe i kishin oborret e tyre derėhapura pėr intelektualė tė huaj, njerėz tė filozofisė e tė letėrsisė. Frederiku, jo vetėm se mban njė korrespondencė tė pasur me Volterin, por edhe diskuton ēėshtje financiare mė Kazanovėn. E pret edhe princin Kastrioto, por me zgjuarsinė tipike merr vesh shumė shpejt sė ky ėshtė njė sharlatan.

Zanovich me zgjuarsinė e tij dinake pėrqendrohet nė trashėgimtarin Frederik Guilelm, qė ishte djalė i vėllait tė Frederikut. Princi i ri, pėr dallim nga mbreti, kishte njė natyrė tė butė dhe karakter qė mund tė ndikohej.

Stepani i dedikon njė varg poemash e librash (Kurani i princėrve tė parashikuar pėr fronin), nė tė cilat idealizon princin si monarkun e ardhshėm ideal. Mund tė supozohet se ka pasur qėllim qė tė emėrohej oborrtar i lartė, pasi qė princi i ri tė merrte fronin, por nuk do tė gėzonte kėtė ditė . Princi i adhuruar nga Stepani pėrfundon si mbreti mė i dobėt nė historinė e Prusisė. Frederik Guilelm II nė fillim quhet „i Shumėdashuri” e nė fund tallet nga populli si „Bredharaku i Trashė”.

Mbreti nė fund jep urdhėr tė arrestojė Stepanin, por ai u arratis nga Prusia dhe gjeti strehim nė Slonim te konti Oginski. Marrėdhėnia me motrėn e kontit, Genofeva Bzhostovska-Oginska pėrjetėsohet nė poema tė panumėrta pėr „Geltruden e Polonisė”. „Princi i Shqipėrisė” botoi e ribotoi njė libėrth pėr tė ardhmen e Polonisė me titull „Horoskopi politik i Polonisė, i Prusisė dhe i Anglisė”.

Shpeshherė vjershat e Zanoviēit, zakonisht tė shkruara ne italisht a frėngjisht, lavdėroheshin pėr elegancėn e pėrsosurinė poetike, por ka edhe zėra tė tjerė. Johann von Mannlih, piktori zyrtar i oborrit tė dukės sė Cvajbrykenit, vėren se vjershat e porsadala nga shtypshkronja, tė cilat princi i rremė u shpėrndante lirisht vizitorėve tė tij, janė jo gjė tjetėr, pos plagjiatura tė poemave tė markezit Pompinjon. Kjo tregon vėshtirėsinė e madhe tė vlerėsimit tė krijimtarisė sė Zanoviēit, sepse nuk njihen mirė burimet e tij. Ai shkruan nė njė epokė tepėr tė frytshme nė tė gjitha degat e letėrsisė dhe ka shumė pak specialistė, tė cilėt njohin akoma autorė tė tillė tė humbur.


.....

Dilaver
19-08-10, 20:40
Odiseja vazhdon
Zanoviēi rifillon njė odisejadė nėpėr Evropė. Pėrsėri paraqitet nė Holandė, ku burgoset pėr borxhe tė pashlyera, por jo pėr ēėshtjen Chomel e Jordan . Nga burgu lirohet pas intervenimit tė njerėzve me ndikim. Thellon miqėsinė me personalitetet e Polonisė dhe udhėton si shoqėrues i kontit Oginski.

Por, me kohė aktivitetet e tij mashtruese po zbeheshin dhe nuk tregonin rezultate nė oborret mbretėrore. Tash me ai jetonte nė shtėpi borgjeze dhe implikonte nė aktivitetet e tij mashtruese miq tė rinj, tė cilėt edhe disa vjet pas vdekjes sė Stepanit vazhduan me pamfletet dhe gjyqet kundėr njėri-tjetrit.

Nė pėrpjekjet e fundit pėrpiqet tė shfrytėzojė koniunkturat politike. Nė fund tė vitit 1784 qeveria e Vendeve tė Ulėta i kishte ofruar njė shpėrblim, nėse ishte nė gjendje tė ndalonte hyrjen e forcave malazeze nė ushtrinė austriake nė konfliktin me Holandė, por nė nėntor tė vitit 1785 konflikti u mbyll.

Megjithatė, Zanoviēi merr edhe njė herė rrugėn drejt Amsterdamit, ku takon baronin prusian Zhan Baptist Kloots (Cloots), simpatizues i flaktė i iluminizmit dhe mė pas i revolucionit francez, ku do tė marrė pjesė si zėdhėnės i rrymės me radikale.

Karizma e Zanoviēit josh e verbėron njė njeri tjetėr; Klootsi magjepset nga personaliteti misterioz . Vetėm ca muaj mė pas, Klootsi boton njė polemikė tė rreptė kundėr Zanoviēit.


Fundi i padenjė i „princit”

Zanoviēi kėrkon dėmshpėrblim nga ana e qeverisė holandeze pėr gjoja shpenzimet e larta te ndėrhyrjes qė malazezėt nuk morėn anėn austriake kundėr holandezėve, duke pretenduar se kjo ishte meritė e tij. Autoritetet e Amsterdamit shqyrtojnė kėtė kėrkesė, por e refuzojnė. Zanoviēi zhytet nė borxhe tė mėdha dhe pėr shpenzimet e jetės nuk paguan asnjė flori. Njė kreditor e denoncon dhe princi i rremė arrestohet mė 4 prill 1786, paguan kėtė borxh tė vogėl, por denoncimi i parė lėshon njė ortek kėrkesash tė tjera. Edhe mė keq: ringjallet kujtimi pėr ēėshtjen Chomel-Jordan. Policia dyshon mos ėshtė ky princ ai Zanoviē, i cili kishte thithur arkat e bankės nė Amsterdam, duke shkaktuar konfliktin shumėvjeēar midis Vendeve tė Ulėta e Venedikut. Transferohet nga burgu i debitorėve nė atė tė kriminelėve. Nė procesverbalet e hetimit del se provon tė fshehė identitetin e vet, por pa sukses.

http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2010_08/16413/u1_6.jpgNė fund tė jetės sė tij, nuk i kishte mbetur asnjė ndihmė, asnjė mik, asnjė shpresė. Me paratė e fundit ble njė shishe vere dhe me shishen e thyer pret enėt e gjakut. Mė 26 maj 1786 roja gjen kufomėn e tij, si vetėvrasės. Pa familjar, i refuzohet varrimi i ndershėm dhe kufoma e tij hidhet nė njė gropė.

Bilanci

Ēfarė mbetet?
Njė jetė e shkurtėr e njė aventurieri, njė varg librash e broshurash, sot shumė tė rralla pėr shkak tė pseudonimeve tė autorit vėshtirė tė identifikueshme, hija e njė figure tė dyshimtė nė librat e kujtimet e bashkėkohėsve mė tė njohur se ai, nga Kazanova deri Klootsin.
Por, mbetet edhe mė shumė: Kemi pėrmendur nė fillim jehonėn e Zanoviēėve nė operėn „Cosi fan tutte” tė Moxartit.

Autori gjerman Alfred Doeblin botoi romanin ndoshta me te rėndėsishėm gjerman tė kėtyre viteve, „Berlin, sheshi Aleksandri”, nė vitin 1929. Krejt nė fillim heroi i romanit, Franc Biberkopfi, pėrballohet me jetėn e Zanoviēit si parabolė pėr mundėsitė pozitive, si dhe negative, tė cilat jeta i ofron njeriut.


Milo Dori, shkrimtar jugosllav nė mėrgim nė Austri, i dedikoi Stepan Zanoviēit njė roman tė plotė, „Tė gjithė vėllezėrit e mi” nė formėn e kujtimeve fiktive tė vėllait tė vogėl tė Stepanit, Miroslav.

Dhe, pėrfundimisht, edhe pse ishte manipulues karizmatik dhe mashtrues i shkallės sė parė dhe faktikisht nuk kishte lidhje me Shqipėrinė, Stepan Zanoviē, princi i rremė dhe i pafat i Shqipėrisė, mbetet njė hallkė e rėndėsishme nė zinxhirin e traditės mbarėevropiane pėr Skėnderbeun dhe Shqipėrinė nė njė kohė kur nė Evropė nuk kishte mė ide tė qarta pėr kuptimin e nocionit „Shqipėri”.

Nėse ka ekzistuar njė „princ i Shqipėrisė”, publiku evropian mund ta sillte konkluzionin se ai ekzistoi nė njė vend konkret me emrin SHQIPERIA, qė njė ditė tė bukur do tė ēlirohej nga sundimi osman?

Falemnderit pėr rekomandimin e nderuara ...