PDA

View Full Version : Ritualet Besimet dhe Bestytnitė e Shqiptarėve nė Pollog


Lypesi
01-04-11, 09:35
Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
Ritualet dhe besimet pėr ditėt e motmotit e tjera
1. Legjendat pėr stinėt e motmotit
2. Ritualet dhe besimet tė kafshėve*, tė mbjellurave nė bujqėsi etj.
3. Toponomia e fshatrave dhe vendeve…
4. Besime popullore pėr stinėt dhe egėrsirat e ndryshme
5. Dasma

I. Legjendat pėr stinėt e motmotit


http://www.shqipmedia.com/wp-content/uploads/2009/10/11-300x201.jpg (http://www.shqipmedia.com/wp-content/uploads/2009/10/11.jpg)

Rituali i Ditės sė Verės
Ky ritual festohet gati nė tė gjitha fshatrat e trevės sonė. Dita e verės festohet gjashtė javė para festės sė Shėn-Gjergjit*.
Nė popull thuhet: Gjatė ditės sė verės s’duhet qė tė punohet assesi me gjilpėrė, njėherit s’duhet tė lėmė varur pijė*, sixhim apo diē tė ngjashėm nėpėr muret e dhomave apo tė shtėpisė. Po tė punosh me gjilpėrė gjatė tėrė vitit vend e pavend apo nėpėr shtėpi, dhoma, dysheme, magje e tjerė, do tė shfaqen gjarpėrinjtė.
Zakonisht ditėn e verės, vajzat beqare e festojnė nė forma tė ndryshme, p.sh. gjatė ditės sė verės shėtisin nėpėr lagjet e fshatit si dhe nėpėr tėrė farefisin. Mė parė pėr kėtė ditė kanė pėrgatit ushqie tė llojllojshme si: gurubia, sitliash, zerde etj. Edhe sot e hasim kėtė ritual, por nė rastet e festave tė tė fejuarve, ku ēojnė tesha pėr nder (v.i.) tė ditės sė verės.
Pra, ky ishte rituali i ditės sė verės, qė ende e hasim si dhe shumė rituale tjera nė popull.
Rituali i tokės sė kuqe
Ky ritual me karakter paganist thuajse aty-kėtu ende mund tė haset nė fshatrat e trevės sonė. Rituali i tokės sė kuqe manifestohet nė kėtė mėnyrė: Disa ditė para festės sė Shėn-Gjergjit marrin tokė tė kuqe qė gjendet nėpėr kodrina apo nėpėr vreshta. Tretet njė sasi e matur nė ndonjė enė tė veēantė, ku toka e kuqe lėshon ngjyrėn e saj dhe me tė e lyejmė pjesėn e poshtme gati rreth e pėrqark shtėpisė me njė lartėsi gati gjysmė metre.
Besohet se kjo ngjyrė e tokės sė kuqe mbron tėrė shtėpinė prej: oreve, zanave, shpirtligave dhe atyre qofshinlarg, etj.
Legjenda e Fenerit
Gojėdhėna pėr fenerin ėshė edhe sot e kėsaj dite e gjallė nė tėrė vendin tonė, konkretisht pėr fenerin do tė rrėfejmė kėtė gojėdhėnė qė vjen nga fshati Kamjan: qė kur u lėshua rryma elektrike nė fshat, ai si zakonisht nė udhėn qė lidhet me fushat dhe atė tė udhės sė Marinit e cila udhė tė shpie deri te xhadeja e Re. Feneri si zakonisht u shfaqej njerėzve apo bujqve qė mbeteshin mė vonė nėpėr arat e tyre dhe atė nė kėtė formė: sė pari dukuronte nga ndinjė* ferrė apo Kojri dhe mbante largėsinė qė ndonjė herė humbej apo papritmas shfaqej nė ndonjė vend aty pari, por para se tė shfaqej Feneri, ai i cili ishte nė udhė duke u kthyer nga fushat me qerren me kalė, qoftė ai i ngarkuar me kullosė, barė, kashtė, groshė, misėr apo diēka tjetėr, na jep tė kuptojmė se Feneri gjithnjė qenka shfaqur nė kohėt e punėve tė bujqėsisė apo tė katėr stinėve tė vitit. Sot e sot e hasim shprehjen e gjallė “mos u vono se po tė tė zėnė nata, tė shoqėron Feneri – * mo zot tė shfaqet si dele, cape etj.
Kuēedra
Kuēedra nė mitologjinė shqiptare ėshtė njė qenie me pamje rrėnqethėse. Fytyra dhe* i gjithė trupi i saj janė tė mbushura me qime tė gjata. Kuēedra pėrfytyrohet si njė grua e thinjur, trupmadhe, me gjoks tė varur ose si njė gjarpėr shumė i madh me 7 gjer mė 12 kokė, qė nxjerr flakė nga goja. Besohet se kur afrohet Kuēedra, koha prishet dhe shtrėngata tė mėdhaja shoqėrojnė daljen e saj. Shtrėngatat e vogla shkaktohen nga fėmijėt e Kuēedrės. Para* vitit tė 12-tė tė jetės sė saj, Kuēedra ėshtė njė bollė. Ajo rritet nė shpellat e maleve nė njė gjatėsi tė tillė, qė mund tė lėvizė e tė rrotullohet me shumė mundim. Kur dėshiron tė dalė nga strofka* e saj, ajo pret lėkurėn dhe humb shumė gjak. Shpesh Kuēedrat ua shterojnė ujin njerėzve dhe kjo mungesė e ujit nuk merr fund, pėrderisa asaj t’i bėhet fli ndonjė njeri, tė cilin ajo e gėlltitė tė gjallė.
Kuēedrat mund tė meten* vetėm me dragonjtė. Nė kuptimin e figurshėm, Kuēedėr do tė thotė: grua zemėrligė, qė zihet me tė gjithė e fut nė sherr edhe tė tjerėt.
Gojėdhėna e Kepit tė Shkallės nė fshatin Gurgurnicė
Dikur tė parėt e kėtij fshati pėr nevojat e bujqėsisė, tė blegtorisė apo thjesht thėnė, pėr nevojat e jetės, nė pjesėn perėndimore e cila gjendet buzė daljes prej fshatit ėshtė Karpa e Madhe qė e kanė thyer apo e kanė hapur udhėshtegun banorėt e mėparshėm.
Sot udhėshtegun e tillė e shfrytėzojnė pėr nevojat e kullotave si dhe tė ujit ku gjenden 5-6 puse kryekėput mu* si ato tė parėt e dikurshėm.
Kepi i Shkallės nė popull quhet edhe si “Kodra e Shkallės” pėr shkak se forma e udhėshtegut ka pamjen e tillė tė shkallėzuar dhe pėr kėtė e quajnė: KEPI I SHKALLĖS apo KODRA E SHKALLĖS


vazhdon

Lypesi
01-04-11, 09:37
Legjenda e Gugufēes
Kjo legjendė si dhe legjendat e tjera qė (v.i) ndoshta keni pasur rastin t’i dėgjoni, janė kryekėput legjenda tė gjalla nė trevėn tonė si dhe nė tė gjitha trevat shqiptare. Legjenda e Gugufēes ndoshta pėr nga forma e tė rrėfyerit dallon nėpėr vende tė ndryshme. Sidoqoftė, pėrmbajtja thelbėsore ėshtė e njėjtė.
Kjo legjendė thotė kėshtu: Dikur paskan jetuar tri motra dhe dy vėllezėr tė quajtur Jusufi dhe Eshtrefi. Mirėpo, vėllezėrit paskan qenė tė sėmurė rėndė, saqė njė ditė vdesin. Brenda ditės nga dhembja pėr vėllezėrit vdes edhe motra e vogėl, e kėshtu qė mbetėn dy motrat e vetmuara nė jetė. Prej tė keqes sė madhe, motrat bredhnin nėpėr lagjen e tyre duke kėrkuar ngushėllim pėr dhembjen nė shpirt. Por, e gjithė kjo ishte e kotė. Njė ditė prej ditėsh patėn lidhė motrat besė: qė pas vdekjes sė vėllezėrve, tėrė jetėn tė rrinė tė pamartuara nė shtėpi. Dhe iu lutėn Zotit qė t’i bėjė shpezė, qė t’i kėrkojnė duke kėnduar, dru mė dru e degė mė degė vėllezėrit e vet.
Motrat jetime filluan tė thurnin ēorapė, vetėm e vetėm tė siguronin kafshatėn e gojės, saqė njė ditė u shndėrruan nė Gugufēe, kurse trerri i zi qė mbanin pėrreth qafės u shndėrrua nė vijė tė zezė, qė e kanė nė gushė sot e kėsaj dite Gugufēet. Ndėrkaq, kėnga e gugufēes edhe sot haset e gjallė si rrėfim nė gojėdhėnėn e popullit me kėto fjalė:
“Gėgufēe, Jusufēe
ku kija n’kojshi
kėrkova vllazni
se pa Jusufin ene Eshtrefin s’mė rrejet nė shpi”
Rrėfimi i legjendės sė Gugufēes mbaron me kėto fjalė:
“Degė mė degė, dru mė dru
Gugufēet, vllaznit, sot e sot, janė tue i kėndu”.
Legjenda pėr Muajin e Plakave
Legjenda pėr Muajin e Plakave apo Plaka qė u shndėrrua nė gur ėshtė gojėdhėna e cila nė popull haset e gjallė me kėto fjalė:
“MARS O VLLA
M’JEP TRE DITĖ UHA
TA MBEJTI PLAKĖN ME GJITHĖ XH’I KA”.
Pra, ėshtė legjenda e cila ende dėgjohet nga gojėdhėna e popullit tė trevės sonė. Kjo legjendė ėshtė e gėrshetuar me stinėn e pranverės sė hershme, apo me muajin mars*, qė populli e quan: “Muaji i Plakave”, mirėpo e dėgjojmė edhe si: “Muaji kur Plaka doli nė bjeshkė e u shndėrrua nė gur”.
Legjenda nė popull rrėfehet me sa vijon: “Gjatė muajit mars plakat duhet qė t’i marrim me tė mirė, se ata, po tė hidhėrohen, mundin ta prishin motin. Prandaj, ėshtė e zakonshme qė plakave, gjatė muajit mars t’u pėrmbushim dėshirat dhe kėrkesat…”, qė ndryshe nė popull thuhet: “Plakave gjatė marsit t’u gatuani ėmbėlsira, dhe atė pėr ēdo ditė t’u gatuani hallvė me rrush tė thatė, se po tė hidhėrohen plakat, bėn puna vaki qė tė fryjė fortunė e tmerrshme e shoqėruar me shi e borė e tė gjithėve na bėn shtėng e gur mu* si plaka qė u bė gur nė stanet e bjeshkėve tė Sharrit”.
Rrėfimi i Plakės qė u shndėrrua nė gur, nė gojėdhėnėn e popullit rrėfehet nga kjo ngjarje kėshtu: “Dikur paska qenė njė grua e Plakė, e cila paska dalė me gjithė familjen e vet, dhent, qentė dhe kafshėt, tre ditė para ditės sė pranverės nė stanet e bjeshkėve tė Sharrit. Mirėpo, koha e stinės sė pranverės sė hershme e tradhtoi Plakėn. Tre ditė pas ditės sė pranverės, nė stanet e bjeshkėve tė Sharrit, moti me tė shpejtė u prish”. Thuhet se ato ditė paska fry erė e madhe me shi e borė, sa qė tre ditė e tre netė rresht, fortuna s’ka pas tė ndalur, bile-bile ulurima e fortunės ėshtė dėgjuar edhe nė fushat e Pollogut. Pas tre ditėsh e tre natėsh, moti ėshtė qetėsuar, por Plaka, familja, dhent, qent, kuajt, lopėt dhe dhitė ishin ngrirė nga tė ftohti, mu nė hyrjen e staneve. Qė prej asaj kohe janė shndėrruar nė gur, bile nė atė vend sot gjendet njė gur nė formė tė Plakės, ku sot e kėsaj dite prej aty buron ujė, qė besohet se janė lotėt e Plakės, qė u shndėrrua nė gur”.
Legjenda e muajit tė zerzeles
Muaji i zerzeles ėshtė nė kohėn e verės sė hershme apo gjashtė javė pas Shėn-Gjergjit, por e quajnė edhe koha e kositjeve. Muaji i zerzeles zgjat dy javė e ndoshta pak tepėr. Kjo ėshtė koha kur livadhet kositen, qofshin ato nė fusha apo nėpėr kodrina. Besohet se gjatė kėsaj kohe kuēedrat dalin nga strofkat e tyre pėr t’u rrezitur. Mirėpo, me daljen e tyre si zakonisht prishet moti. Rrufeja kuēedrat i gjuan sa qė i bėn shkrum e hi. Gjatė kėsaj kohe moti ėshtė i shoqėruar me shira tė shpeshtė, saqė me bubullimėn e motit tė ligė dėgjohet edhe bubullima e madhe e liqenit tė zi qė edhe sot e sot gjendet nė bjeshkėt e Sharrit. Thuhet qė gjatė muajit tė zerzeles duhet tė kujdesesh qė tė mos qėndrosh nėpėr vende tė ēelta apo tė hapura* siē janė: fushat, kodrinat, etj., por s’duhet tė strehohemi ndėr drunj se mundet mu aty tė jetė strofka e kuēedrės saqė rrufeja tė godasė e tė djegė, tė bėn shkrum e hi me gjithė kuēedrėn. Prandaj* gjithmonė duhet gjetur ndonjė strehim ndėr drunjtė e thatė apo tė qėndrosh ulur ose tė rrihet shtrirė pėrdhé.
Rituali i Gurkanakecit
Ky ritual ėshtė i lidhur ngushtė me festėn e Shėn-Gjergjit qė ka karakter pagan. Gurkanakeci ėshtė njė gur i rėndomtė qė ka forma tė ndryshme qė e hasim nėpėr lėndina apo kodrina. Mirėpo, nė kėtė lloj guri hasim njė shtresė qė i ngjan lėmashkut nga i cili me topitje tė pėshtymės krijohet kana qė populli e quan Gurkanakeci.
Sot e kėsaj dite njė ritual tė kėtillė, thjesht pagan e hasim nė trevėn tonė. Dhe mu pėr kėtė kėsaj radhe do tė flasim pėr legjendėn e manifestimit tė kėtij rituali pagan me sa vijon: Njė ditė para festės sė Shėn-Gjergjit, qė nė popull festohet si “Dita e luleve” apo “Dita e trafkave”, si nė shumė fshatra, poashtu edhe nė fshatrat Kamjan dhe Siniēan mblidhen vajza, djem, gra, burra dhe fėmijė, qė zakonisht shoqėrohen me daulle. Dalin nė natyrė nė vendin e quajtur “Gryka e rekės”. Atje luajnė valle, kėndojnė, e kėshtu me radhė.
Gurkanakecin e pėrdorin vajzat dhe djemtė beqarė, dhe atė me tė vetmin qėllim qė gjatė vitit tė kenė fat tė mirė; vajzat duke i pėrlyer shuplakat e dorėve si dhe bishtalecat, ndėrsa djemtė e pėrlyejnė vetėm gishtin e madh tregues, ngase Gurkanakeci kur thahet merr ngjyrė tė kuqėrremtė, qė besohet se ngjyra e kuqe tėrė vitin do t’i mbrojė nga shpirtligat apo “ato qofshinlarg”.
Ky ėshtė pra rituali i Gurkanakecit, qė manifestohet edhe sot e kėsaj dite nė “Ditėn e luleve”.
Rituali i erės dhe motit tė ligė
Ky ėshtė njė ritual i lashtė prej kohės sė paganizmit, por qė ka pėsuar ndryshime tė vogla. Nė popull thuhet me sa vijon: Kur frynė erė e madhe, pavarėsisht nga cila anė, si dhe kur prishet moti, thuhet se dikush ka lindur kopil. Nė frynė erė, kopilin e kanė hudhė nė ndonjė degė, saqė era frynė me aq furi, pėrderisa ta rrėzojė fėmijėn e posalindur prej degės sė drurit. Por, ndodh qė kopilin ta hudhin nė ujė, qoftė nė pėrroskė, krua ose nė lumė. Atėherė prishet moti. Reshjet* s’ndalen pėrderisa kopilin ta nxjerrė prej ujit.
vazhdon..

Lypesi
01-04-11, 09:38
Rituali i patkoit
Ėshtė njė ritual shumė i lashtė, por nė rrethin ku jetojmė ende aty-kėtu e hasim. Besohet se Patkoi sjell fat dhe mbarėsi nė familje. Rituali i patkoit ėshtė si nė vazhdim:
Gjithmonė kur e hasim patkoin qė i ka rėnė kalit, mund tė kuptojmė se do tė kemi apo s’do tė kemi fat nė tė ardhmen. Kjo varet nga ajo se nė ēfarė pozite ėshtė patkoi. Nėse ėshtė nė pozitė tė mbarė, patkoi merret dhe ruhet, por nė qoftė se ėshtė i kthyer mbrapsht, atėherė jo qė nuk bėn tė merret, por as edhe tė preket me dorė.
Sot e kėsaj dite mund tė gjejmė nėpėr fshatrat e rrethit tonė patkoin e varur nėpėr dyert e mėdhaja, por ka ende raste qė gjendet varur edhe nėpėr hyrjet e dyerve tė shtėpive, e kėshtu me radhė.
“Varri i Sejdės” – Mudurishtė – Pirgon – Pirok, Monografi. Faq. 20. D.I.*
Varri i Sejdės ėshtė gojėdhėnė e cila ka tė bėjė me vdekjen e njė Sejdė Dibranit, tė cilit rruga i bie tė kalojė nėpėr fushat e Pirokut kah Gradeci. Meqė rrugė tjetėr nuk ka pasur, kurse vendi ka qenė pėrplot ferra nė Lis tė Thatė (vend-ferrajė) i mbushur me gjarpėrinj me tri krerė e shumė kuēedra. Sipas gojėdhėnės ka paraqitur rrezik pėr jetėn e tij. Sejdė Dibrani, njeri kapadai, shaluar Gjokun pullali vendosė tė kalojė mu aty ku mė parė s’ka mundur tė kalojė njeri. Mirėpo, Sejda hyn pėrmes tyre dhe me njė luftė tė tmerrshme, me shpatėn zjarr i grinė tė gjithat. I tmerruar nga frika dhe lodhja e madhe, sapo kalon prej atij vendi thuajse disa metra dhe papritmas bie nga Gjoku pullali i vdekur.
Varrin Sejdės ia kanė ngritur nė anėn e megjėr sė rrugės qė lidh Pirokun me fushėn dhe vazhdon mandej nė drejtim tė rrugės kah Gradeci. I gjithė ai vend sot e sot thirret me emrin “Varri i Sejdės”.
Rituali i vrasjes sė gjarpėrit
Besohet se kur njeriu e mbyt gjarpėrin (v.i.), dielli ndalet nė vend nga habia se si mund njė njeri ta bėjė njė gjė tė tillė, sepse sipas besimit dielli njeriun e sheh prej sė larti sa njė pikė tė vogėl, ndėrsa gjarpėrin pėr shkak tė shtrirjes horizontale e sheh tepėr tė madh.
Edhe sot kur e mbysim gjarpėrin thuhet se ai s’ngordh pėrderisa nuk perėndon dielli, dhe poashtu besohet se gjarpėrin s’duhet ta hudhim nė ndonjė vend ku ka ujė apo pėrrua, hendeqe me ujė e lumenj, ngase thuhet se pasi tė perėndojė dielli, ai pėrsėri ringjallet dhe ndodh tė bėhet bollė e madhe, saqė nė tė ardhmen shndėrrohet nė kuēedėr.
Legjenda e gjarpėrit tė shtėpisė
Legjenda thotė: Besohet se ēdo shtėpi ka gjarpėrin e vet. Ata si rėndom janė tė qetė. Ndodh qė gjatėsia e tyre tė jetė mbi dy metra, por populli i quan “gjarpėrinjtė e shtėpisė” ose “gjarpėri i shtėpisė”.
Ata lėvizin apo ecin nėpėr shtėpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngucė, saqė shpesh herė i gjejmė nėpėr teshat apo mbulesat e fletjes, ndėr jastėkėt, nėpėr djepat e foshnjeve, e kėshtu me radhė. Iu jepet qumėsht nė vendet e caktuara, ku gjarpėri i shtėpisė zakonisht e ka daljen e vet. Thuhet nėse e mbysim gjarpėrin, atėherė ai ndėshkon saqė nė atė shtėpi ndodhėn diē e kobshme, u digjet shtėpia, mund tė vdesė dikush prej anėtarėve tė familjes, etj.
II. Ritualet dhe besimet tė kafshėve, tė mbjellurave nė bujqėsi dhe paralajmėrimet e kobit dhe mortes*
BESIMI I PARALAJMĖRIMIT TĖ VDEKJES NGA SHTAZĖT
Kėndimi i pulės si gjel (v.i.)
Nė trevat tona sot e kėsaj dite flitet pėr besimin e lashtė (v.i.) i cili ka tė bėjė me paralajmėrimin e vdekjes. Se shtazėve u dėftohet vdekja e tė zotit tė shtėpisė ose anėtarėve tė familjes apo tė njerėzve qė jetojnė nė atė lagje, nė popull besohet se tė gjitha shtazėt e egra me veprimet e tyre karakteristike lajmėrojnė te njerėzit vdekjen e dikujt… Nė rastet (v.i.) kur pula kėndon si gjel: Nė popull besohet se kur pula kėndon vetėm njė herė si gjel, atėherė ajo ndjell vdekjen e tė zotit tė shtėpisė apo tė ndonjė mashkulli nė atė votėr. Pėr rastet e kėtilla sot e sot e hasim mallkimin qė thotė: “krejėn tėnde e hėngėsh” dhe kėtė pulė e therin menjėherė qė e keqja tė kalojė me therjen e saj. Por, duhet cekur se ka raste kur pula shpesh kėndon si gjel, qė nė popull besohet se kėndimi i tillė nuk sjell tė kėqija. Besohet se pula kur kėndon shpesh herė ajo kėndon nga e mira, sepse ėshtė ngirė dhe sjell ose ndjell mirėsi, pėrparim nė atė shtėpi.
Legjenda e ulurimės sė qenit
Besohet se ulurima e qenit ėshtė paralajmėrim i ndonjė kobi, qė tė vdesė ndonjė anėtar i familjes. Prandaj, si zakonisht kur qeni fillon tė ulurijė, qoftė natėn apo ditėn, atė* e marrin nė mėnyra tė ndryshme dhe e largojnė larg diku, prej nga s’do tė mund tė kthehet.
Legjenda e hutit
Kjo ėshtė gojėdhėna qė nė popull besohet se kur huti kėndon mbi ēati gjatė tėrė natės, paralajmėrohet ardhja e sė keqes apo kobit nė atė shtėpi. Prandaj, ndodh qė ta ndėrrojnė apo ta prishin atė shtėpi.
Besimi nė paralajmėrimin e mortes apo tė mirės
Besimi i lashtė pagan qė merret me shpjegimin e fatit tė ardhshėm tė njerėzve dhe pėr paralajmėrimin e ngjarjeve haset nė besimet tona popullore, besime kėto qė parashikojnė tė ardhmen sipas shenjave tė ndryshme, si: paralajmėrimi nga shtazėt, tė lėkurės apo kėna* e vdekur, ėndėrrave, e kėshtu me radhė (v.i.).
Njė nga kėto besime ėshtė edhe ajo nė vezėn e pulės: Pula e cila bėn ndonjė ve tė vogėl, qė nė popull quhet “Veza e Haliqit”, pėr tė cilėn besohet se tė zonjės sė shtėpisė i sjell tė liga, tė kėqija, madje edhe mortėn e saj. Prandaj, kėto pula i therin si dhe vezėn e haliqit e thejnė nė njė vend ku kryqėzohen rrugėt, sepse besohet se tė kėqijat i shkelin kalimtarėt qė besohet se prishet magjia apo zgjidhet nyja e penjėve qė i kanė lidhur pėr t’i bėrė tė kėqija, e kėshtu me radhė. Por, ndodh qė pula tė bėjė ve me dy tė verdha, dhe pėr kėtė besohet se zonjės sė shtėpisė si dhe mbarė anėtarėve tė familjes u sjell fat e mirėsi.
Besimi nė paralajmėrimin e mortjes nga shtazėt
Po qe se pulėn e zė pėrfundi shiniku apo shosha, nė popull besohet se nė vitin e ardhshėm nuk do tė ketė bereqet tė mjaftueshėm pėr nevojat e tyre, si dhe besohet se do tė vdesė dikush nga pronarėt e saj – do ta zė dheu i varrit mu ashtu si shiniku apo shosha pulėn. Rėndom kėto pula i therin, sepse besohet se me therjen e saj do tė shkojė edhe e keqja apo vdekja me tė.
Nė popull haset edhe besimi kur pulėn e vėnė tė kėlluqė, nė kėtė mėnyrė: njė plakė apo ndonjė plakush, qė nuk shėtit shumė, e qė nė popull besohet se zogjtė tė mos ju ngjajnė kėtyre. Por, kur i vėndojnė vezėt nė forik, i vėndojnė nė ndonjė shinik apo shoshė ose nė ndonjė sitė mielli, dhe atė rėndom numri ėshtė ēift, qė pėr kėto dy raste besohet se tė shtohen mu ashtu si drithi qė futet nė shinik a nė shoshė, kurse numri ēift ka tė bėjė me zogjtė qė do tė dalin pula kur tė rriten.
Besimi nė yjet
Nė popull besohet se yjet kanė besimin e vet, dhe atė nė kėtė mėnyrė: gjatė natės kur qielli ėshtė i kthjellėt e i mbushur pėrplot me yje, (v.i.) ndodh qė tė shkėputet ndonjė yll, qė nė popull besohet se ai apo ajo qė e sheh kėtė yll, nė kėtė rast i vdes moshatari, qė thuhet se u shkėput nga jeta. Por, besohet se tė rinjtė kur e shohin yllin i cili bie, mu atėherė besojnė se u realizohet dėshira e tyre rinore.
Ky besim rrjedh prej tokave arabe.
Rituali i mbjelljeve
Ky ritual aty-kėty thuajse haset nėpėr fshatrat e trevės sonė. Fshatrat e malėsisė nė periudhėn e stinės sė vjeshtės nė ditėt e para kur fillojnė tė lėvrojnė tokėn, pėrdorin kėtė lloj rituali: lėvrimin e tokės e bėjnė zakonisht me kije. Hasen ende hajmali qė brenda pėrmbajnė hudhėr, ngase besohet se kjo i ruan kijet nga mėsysh-ja, tė cila ua varin nė qafė.
Por, ditėn e parė qė e hudhin farėn, sė pari thejnė nga njė kokėrr ve, pastaj nėpėr thasė apo dujēit e farės vėndojnė kokrra vezėsh, sepse ende besohet qė drithi i ardhshėm tė bėhet sa kokrra e vesė.


vazhdon..

Lypesi
01-04-11, 09:39
Rituali i mbrojtjes sė kafshėve nga egėrsirat
Kėtė ritual tė lashtė e hasim aty-kėtu edhe sot e kėsaj dite nėpėr vendbanimet e ndryshme, por mė sė shumti nė vendbanimet e malėsisė, ku pjesa dėrrmuese e popullatės merret me bagėti apo bujqėsi.
Ky ritual manifestohet nė kėtė mėnyrė: ndodh qė bariut apo govadarit t’i humben disa dhen apo lopė, shqera, viēa etj., nėpėr kullotat e bjeshkės. Me kėtė rast barinjtė apo govadarėt marrin po aq lugė pėr aq dele, lopė e tjera sa kanė humbur. I numėrojnė lugėt me kujdes dhe i vėndojnė nėn njė saē zjarri, sepse besohet se saēi i mbron kafshėt e humbura prej egėrsirave tė bjeshkėve tė Sharrit. Kėtij rituali i pėrngjitet edhe ky lloj manifestimi, qė nė popull besohet se pėr t’i ruajtur kafshėt e humbura, konkretisht nga ujku, vėndojnė nėn vorbė njė gjilpėrė apo njė brisk tė mprehtė, tė kthyer mbrapsht, sepse kjo i mbron nga goja e ujkut.
III. Toponomia e fshatrave dhe vendeve
Zanat
Zanat janė figurė e besimeve popullore shqiptare, qė pėrfytyrohen si njė vashė me njė bukuri tė rrallė qė ende e hasim si shprehje tė gjallė nė gojėn e popullit, kur thuhet “e bukur si Zanė mali”. Thuhet se Zanat jetojnė nėpėr malet e Sharrit apo ēdo mal ka Zanėn e vet. Zana ėshtė njė qenie hyjnore pėrplot trimėri e egėrsi. Nderi mė i madh ėshtė qė ndonjė tė quhet trim si Zana ose tė ketė njė armė qė siē thuhet “vret si Zana”.
Thuhet se Zanat kėndonjė natėn nėpėr burimet, kėrcejnė dhe luajnė, mbledhin lule dhe lahen lakuriq. Por Zana edhe ndėshkon, duke shėtitur ēdo njeri qė guxon tė kalojė e tė hedh vėshtrimin kur ajo lahet. Pranda, sipas besimit popullor, kalimtari para se tė kalojė nėpėr kėto vende, kollitet qė t’i jep kohė Zanės qė lahet, tė largohet. Pra, nė kuptimin e figurshėm Zanė do tė thotė vajzė e bukur.
Legjenda e oreve
Shpesh herė dėgjojmė apo e pėrdorim nė shprehjet tona: “lene mos e nguc se hipėn oret e veta”, ose “sa ora* ka mend” etj. Nė tė kaluarėn e afėrt ndoshta edhe ende besohet se ORA ėshtė njė grua apo ndonjė gjarpėr qė jeton nė male, fusha, kroje, lugje ose pranė njerėzve. Pėr Oret besohet se janė mirėbėrėse, ngase shpesh herė njeriut i del nė ndihmė pėr shumė ēfarė nė jetėn e pėrditshme. Legjendėn e Ores nė shprehjet e popullit e hasim edhe si mallkim, si pėr shembull: “tė shitoftė ora”, “tė marrtė ora e ligė”, “mė trishtove e tė trishtoftė ora” etj.
Legjenda e varreve tė vėllezėrve Paluzit dhe Spahiut
apo vorret* e Shehitėve
Supozohet se kjo ėshtė njė ngjarje e vėrtetė (v.i.), qė ka ndodhur nė njė tė kaluar pak a shumė tė lashtė. Sidoqoftė, kjo ka ngelur e gjallė nė rrėfimet qė e ka pėrcjellur gojėdhėna e popullit.
Lėndina e cila shtrihet nė pjesėn e lartė tė Zabelit tė Vogėl apo si e thirrėn popullata e fshatit Kamjan “Kullotat te varret e shehitėve”, qė pėr fshatrat e malėsisė ėshtė rruga e gurbetqarėve. Dikur nė kėtė lėndinė janė vrarė dy vėllezėrit, Paluzi dhe Spahiu, dhe atė, nga kushėrinjtė e tyre nga fshati Orviē – fshat qė shtrihet matanė lumit Karabunar. Nėna e bijve tė vrarė i ka varrosur tė dytė nė njė skaj tė lėndinės, ngase mė mirė i ka parė prej fshatit; e po nga ky vend edhe sot duket i tėrė fshati, dhe si traditė ka ngelur qė nė kėtė vend qoftė tė shkojnė apo tė kthehen nga kurbeti, aty pari ulen e pėrmallen duke e shikuar fshatin ku kanė lindur. Thuhet se tė dy varret, mbi tė cilat ka rrasa, edhe sot e kėsaj dite mund tė vėrehen* (v.i.). Nėna e tyre i ka varrosur mu aty, sepse pėr ēdo mėngjes kur ėshtė zgjuar* dhe pėr ēdo mbrėmje prej ēardakut tė shtėpisė i ka shikuar gjoja se mos ngriten bijtė qė i pat pėrcjellur nė Vllajak pėr tė fituar si i gjithė fshati qė e kanė traditė. Mirėpo, ata kurrė s’u kthyen, por, malli i nėnės pėr bijtė e vrarė u shndėrrua nė legjendė, ngase ajo nė atė kohė kishte pohuar, se bijtė e saj Paluzi dhe Spahiu kah pika e kulmit tė natės ēdoherė zgjohen apo ngriten nga varret, saqė ajo matėnė lugut ka dėgjuar piskamat e tyre, dhe ajo deri sa qe gjallė thuhet se i ka pritur djemtė qė prej ditės kur janė vrarė ata janė shndėrruar nė Shehita. * Edhe sot nė fshatrat Kamjan dhe Orviē thonė, mos kaloni nėpėr varret e shehitėve gjatė natės, se ata edhe sot e kėsaj dite ngriten nga varret e shėtisin nėpėr zabel deri nė agun e ditės sė re.
Rituali pėr shtatzėnat te Guri i Sokolecit
Rituali pėr shtatzėnat ėshtė i stėrlashtė dhe e hasim nė trevėn tonė, i cili ėshtė i lidhur me Gurin e Sokolecit, qė gjendet nė fshatin Kalisht (v.i.).
Nė kėtė fshat malor gjendet njė vend me gurė, ku nė tė ka njė shpellė qė populli e quan Guri i Sokolecit. Ky vend vizitohet shpesh herė nga gratė shtatzėna, tė cilave nuk u rrojnė fėmijėt ose tė cilat lindin para kohe.
Te Guri i Sokolecit shkojnė gratė shtatzėna, tė shoqėruara nga njė grup vajzash tė rritura, qė sipas zakonit duhet tė jenė shtatė, sepse nė popull besohet se numri tek sjell fat. Por, ndodh qė me ta tė shkojnė edhe gra plaka ose vjehrra. Te Guri i Sokolecit qepin kėmishė prej shtatė pjesėsh tė pėlhurės, e kėtė ia veshin fėmijės pasi qė tė lindet. Nė kėtė vend i ziejnė 9 kokrra vezė tė freskėta, tė cilat shtatzėna i ha, por ndodh qė edhe tė tjerėt tė hanė vezė, ngase besohet se do tė lind fėmijėn nė nėntė muaj.
Po te ky gur ndodh qė tė marrin tri guralecė dhe t’i qepin nė njė leckė prej pėlhure, dhe shtatzėnės ia lidhin pėr brezi, e cila atė e bart deri sa tė lind fėmijėn. Pėr kėtė leckė prej pėlhure nė popull besohet se fėmija qė do tė lind do tė jetė i fortė si gur dhe do tė jetojė sa Guri i Sokolecit. Nė kėso raste shtatzėna rrotullohet rreth e pėrqark gurin me nijetin e vetėm, duke thėnė: Sokolec o tė kam mall – tė lutem ma fal njė djalė.
Praktikohet qė te Guri i Sokolecit tė therin shpend shtėpiak, siē ėshtė gjeli, dhe ashtu tė therur e lėnė aty. Nėse vendosin qė fėmijėn ta pagėzojnė para se tė lind, atėherė duke u kthyer pėr nė shtėpi njeriun e parė qė e takojnė gjatė rrugės, ndalen dhe e pyesin se si e ka emrin. Nė pajtim* me udhėtarin e rastit fėmijėn e pagėzojnė para se tė lind (v.i.), e kjo ndodh edhe sot e kėsaj dite me ato gra tė cilave nuk u rrojnė fėmijėt dhe tė cilat e praktikojnė kėtė lloj rituali. Pasi lind fėmija, atė qė e kanė takuar nė rrugė e bėjnė kumbarė tė fėmijės.

vazhdon...

Lypesi
01-04-11, 09:39
Rituali i vathit te djali pėrmallė
Para se tė lind fėmija, por me shpresė se do tė lind djalė, pėrdoret ky lloj rituali: prej beqarėve tė lagjes mbledhin parį, por duke llogaritur nė numrin tek, si pėr shembull tre, pesė ose shtatė beqarė tė japin njė shumė simbolike tė hollash me tė cilat shkohet te argjendari dhe e porositin “vathin qė shėrben pėr djalin pėrmallė”.
Nėse lind djalė, pas prerjes sė kėrthizės i shpohet veshi i djathtė dhe njėherit i vėndohet vathi. Nė tė njėjtėn kohė i veshet edhe kėmisha qė ėshtė qepur mė parė te Guri i Sokolecit nė fshatin Kalisht.
Nė popull besohet se ky lloj vathi ėshtė i lidhur ngushtė me ritualin e kėmishės me guralecat e Gurit tė Sokolecit, qė fėmija tė jetojė aq mirė apo tė jetė i fortė si guri, e tė jetojė gjatė sa mund tė rrojė vathi i argjendtė dhe guralecat e Gurit tė Sokolecit.
Rituali pas vdekjes sė fėmijės
Edhe sot e kėsaj dite nėpėr disa fshatra tė trevės sonė besohet se po tė ndodhė tė vdesė foshnja apo fėmija derisa ėshtė nė gji, atė natė qė e varrosin, nėnėn e tij e largojnė nga shtėpia qė ta kalojė natėn larg shtėpisė sė saj. Thuhet se po tė jetė nėna e foshnjės nė shtėpi, i vjen fėmija i vdekur dhe thith qumėsht prej saj. Por, nė popull besohet se prej ēastit kur fėmija vdes, qumėshti i saj ėshtė haram pėr fėmijėn e vet. Nėse foshnja vdes menjėherė pas lindjes, duke filluar prej ditės sė parė e deri tė shtatėn, ata qė e ēojnė nė varr, kur kthehen nė shtėpi i blejnė diēka lehonės, si zakonisht sheqerka, mollė etj.
Siē duket, kjo bėhet pėr tė vetmin qėllim qė ajo pėrsėri tė lind fėmijė. Kur i vdes fėmija i parė, nėnės sė tij i japin njė mashė ta mbajė nė dorė qė t’i rrojnė fėmijėt qė do t’i lind. Lehona i heq tė gjitha rrobat qė i ka pasur veshur dhe vesh rroba tė reja. Nė kokė vėndon njė shami tė paushtuar fare. Pasi t’i lind fėmija i parė qė do tė jetojė, atėherė kemi tė bėjmė me disa ceremoniale tjera.
Rituali i larjes sė foshnjės
Besohet edhe sot e kėsaj dite se foshnjėn s’duhet ta kapėrcejmė pėrmbi, sepse besohet se nuk rritet. Ndodh qė foshnjėn apo fėmijėn ta kapėrcejmė, por atėherė duhet qė sėrish tė kapėrcehet*, qė tė prishet kapėrcimi i mėparshėm. Gjashtė javė foshnjėn e lajnė pėrditė. Pas gjashtė javėsh fillojnė ta lajnė ēdo tė dytėn ditė, qė kuptojmė se njė ditė e lajmė, njė ditė jo. Ende besohet se tė premtave foshnjat e moshave tė tilla s’duhet larė, sepse ato nuk rriten.
Por, sa i pėrket larjes sė fėmijės nė ēdo tė dytėn ditė, ndodh qė ai tė ketė ndonjė ndryshim tė natyrės sė shėndetit ose tė sėmuret, prandaj nė kėto raste e prishin rendin e larjes, e kėshtu me radhė.
Rituali i ruajtjes sė foshnjės nga shpirtligat
Besohet se foshnjėn s’duhet lėnė vetėm, as ditėn as natėn pa mos i mbushur gjashtė javė, sepse mund tė vijnė zanat e ta shitojnė apo ato qofshinlarg mund tė vijnė e ta ndėrrojnė me fėmijėn e vet, e marrin foshnjėn dhe e lėnė tė vetin. Mu pėr kėtė ndėr kryet e fėmijės ndėr jastėkun e tij, vėndojnė njė thikė, por vėndojnė edhe nė netull andej kah e ka kryet fėmija, njė shtėmbė tė rėndomtė tė mbushur me ujė si dhe njė krehėr tė shpeshtė, ngase besohet se kėto sende e mbrojnė fėmijėn nga gjėrat e kėqija, ngase shpirtligat e tė tjerat qofshinlarg i kanė “tėllosum”. Gjatė natės fėmijėn e mbulojnė me tesha tė zeza, nė zinxhirin e zjarrit varin njė kusi tė zezė. Gjatė natės digjet njė dritė, qoftė kandil, qiri, llambė vajguri apo gackė vaji, ngase shpirtligat ikin prej gjėrave tė zeza si dhe prej dritės.
Rituali i syrit tė ligė apo marrja mėsysh
Kėtė ritual e hasim nė adetet dhe pokushat e shtatzėnisė. Pėr shtatzėninė janė krijuar njė varg adetesh e pokushash qė kanė pėr qėllim mbrojtjen e saj qė tė mos marrė mėsysh nga syri i ligė dhe tė mos i bėjė dikush magji, ndonjė zemėrligė apo zemėrzi nga zilia apo smira, qė ka nė tė, me dėshirė tė keqe qė ajo ta nxjerrė* fėmijėn para kohe, pa i plotėsuar hėnat e veta. Nė popull haset qė shtatzėnės pėr tė mos marrė mėsysh ia mbėshtjellin nė njė leckė tė zezė njė copė tė vogėl druri apo njė ashkė nga lloji i ferrės “ēalie”, qė rritet nė drurin e bagremit, njė thelb hudhre si dhe njė gackė tė tymosur qė pak a shumė ėshtė e djegur. Leckėn e zezė me kėto sende ia lidhin pėr tojė tė pėshtjellakut ose pėr ushkurin e dimive dhe kėtė e mban gjatė gjithė kohės sa ėshtė me barrė. Ferra “ēalie”, gacka dhe hudhra trajtohen si sende tė kėqija, tė padėshiruara pėr njerėzit. Prandaj besohet se sa mund ta marrin mėsysh kėto, aq mund ta marrė mėsysh edhe gruaja me barrė.
Rituali i larjes sė fėmijės nėn ferrė apo murriz
Fėmijės qė i dalin puērra tė ndryshme nėpėr trup e fytyrė nė popull e quajnė: lija e ujit, kokat e kuqe apo vraothi, e shkuarja e pulave etj. Kur i paraqiten ndonjėra prej kėtyre sėmurjeve e marrin fėmijėn dhe e lajnė nė “SINUAR” tė huaj qė sėmurja tė mbetet atje.
Qysh nė mbrėmje e mbushin njė enė me ujė, qė zakonisht ėshtė gjygim* prej bakri si dhe gjatė mbushjes nuk folin fare. Pasi e mbushin gjygimin me ujė, e lėnė pas dere tėrė natėn si dhe mbi tė vėndojnė njė fshesė farashi, njė mashė zjarri, kaci zjarri dhe tri ceja* qė vijnė.
Pėr tė gjitha kėto besohet me sa vijon: gjygimi prej bakri simbolizon vazhdimėsinė e jetės sė fortė mu si metali i bakrit, e jeta t’i ecė qetė si uji. Fshesa e farashit simbolizon qė tė gjitha tė ligat pėr shėndetin e fėmijės t’i merr e t’i fshijė prej jetės sė tij. Pėr mashėn e zjarrit dhe kacinė dhe tri cejat besohet qė jeta e fėmijės tė mos shuhet, por tė bartet mu si zjarri qė e bart kacia e zjarrit dhe mu si tri cejat qė lėshojnė penjė poashtu edhe fėmija tė ketė fije tė shpeshta tė mira nė jetėn e tij tė ardhshme.
Nė mėngjes e ngrohin kėtė ujė qė sė bashku me fėmijėn shkojnė diku ku kufizohet vendi nė mes dy fshatrave qė nė popull e quajnė: “sinuari i huaj”. Pra, fėmijėn e lajnė rėndom nėn ndonjė ferrė apo nėn ndonjė murriz. Pasi qė e lajnė, trupin e lagur tė tij e fshijnė me kėmishėn e tij tė cilėn e hudhin nė ferrė apo nė murriz duke thėnė: “kokat e kuqe, lija e ujit, shkuarja e pulave, e tė kėqijat e kėtij fėmijės mbetshin nėpėr ferra e mrriza” si dhe “tė kėqijat dhe tė ligat i lamė e tė mirat i marrshim”, e kėshtu me radhė.

vazhdon...

Lypesi
01-04-11, 09:45
Rituali i larjes sė fėmijės kur mbushet me puērra apo shkuarja e pulave
Pasi qė fėmija ėshtė mbushur me puērra, atėherė e marrin dhe e lajnė me ujė qė t’i shkojė e keqja apo tė kėqijat. Zakonisht fėmijėn e lajnė mu afėr derės sė kotecit tė pulave. Larja e fėmijės bėhet me ujin qė e ngrohin dhe nė tė futet njė shat ose kazmė, qė i nxehin nė zjarr deri nė atė masė sa qė skuqen dhe pastaj i zhytin nė ujė, por, vetėm njė herė. Pra, me kėtė ujė tė ngrohtė edhe e lajnė fėmijėn qė ėshtė mbushur me puērra apo shkuarja e pulave. Nė popull besohet se larja qė i bėhet mu para kotecit ka pėr qėllim qė tė kėqijat tė shkojnė bashkė me ujin te glasat e pulave nga e ka marrė sėmundjen. Pėr shatin apo kazmėn e nxehtė besohet se sėmundja i kalon mu ashtu siē ftohen kėto vegla tė punės nė ujin qė e lajnė fėmijėn. Nė fund duke e larė fėmijėn thuhet: “Sebep pi kėsaj, e dėrmį pi Zotit”.
Rituali i leckės me nėntė tishka
Sipas kėtij rituali, lecka me nėntė tishka pėrdoret pėr gratė, tė cilat lindin apo s’e mbajnė fėmijėn deri nė muajt e caktuar, por lindin nė muajin e gjashtė ose tė tetė.
Nė popull ende e hasim kėtė ritual. Qė fėmijėt tė mos linden gjashtė- (v.i.) apo tetėmuajsh, atėherė gruas kur mbetet me barrė, ia mbėshtjellin nė njė leckė nėntė tishka tė vogla druri, tė nxjerra prej nėntė trarėve tė ndonjė shtėpie nėntėanėtarėshe, dhe kėtė leckė me kėto nėntė tishka ia lidhin pėr ushkurin e dimive, tė cilėn e mban gjatė kohės sa ėshtė me barrė, me qėllim qė fėmijėt t’i lind muajin e nėntė e t’i rrojnė gjatė. Gratė qė i bėjnė fėmijėt pa hėnė apo qė lindin nė muajin e gjashtė apo tė tetė e qė u vdesin, dalin tri tė premte njėra pas tjetrės dhe i numėrojnė “xhematin” qė kanė shkuar pėr ta falur Xhumanė. Tri herė nga nėntė veta i numėron me qėllim qė fėmijėt t’i bėjė nė muajin e nėntė. Thuhet se pėr tė lindur fėmijėt nė tė nėntin muaj, kur janė tė fejuara duhet dalur fshehtas pėr t’i numėruar petkaxhinjtė e vet tri herė nga nėntė veta.
Rituali i breshkės sė ujit
Ky ėshtė njė ritual pagan qė e hasim nė adetet tona popullore. Koka e breshkės sė ujit pėrdoret pėr gratė tė cilat nuk lindin fėmijė ose, siē i quan populli, “gratė qė janė shterpe”.
Rituali bėhet nė kėtė formė: Merret koka e breshkės sė ujit ashtu e pėrgjakur dhe e lidhin me do lecka qė janė pėrshkuar nėpėr dorė tė shumė hoxhallarėve. Palohet me shumė kujdes nga ndonjė grua plakė e cila nė jetė i ka mbėrritur nipat dhe stėrnipat e vet, pra, koka e breshkės sė ujit ashtu e mbėshtjellur mirė lidhet pėr ushkurin e dimijave apo tė doneve, dhe mbahet pėrderisa tė mbetet shtatzėnė. Por, ndodh qė edhe pasi tė lind, ta mbajė pėrderisa fėmija fillon tė flasė.
Rituali i fėmijės sė ndėrruar pas 40 ditėve
Edhe sot ndodh qė fėmija pa i mbushur ditėt tė ndėrrohet (stoliset), me ē’rast kur e shohin se ėshtė ndėrruar ai fillon tė qajė, bile-bile edhe dobėsohet, e ndėrron pamjen nė fytyrė. Por, pėr kėtė nuk di kush se ēfarė i dhemb, prandaj pėrdorin kėtė ritual: I marrin katėr vajza tė dhėna apo tė fejuara si dhe dy vajza beqare tė cilat foshnjėn e ēojnė te varret, ku e mbėshtesin nė njė rrasė varri si dhe njėra mbetet aty pari, kurse 3 tė tjerat largohen. Vajza e cila gjendet pranė fėmijės, kuptohet ėshtė e fejuar, dhe nė kėtė rast i thotė kėto fjalė duke i pėrsėritur tri herė: “Zanė-zanė e malit, bjerr ēka tė marr, merre ēka ke lanė”. Nė qoftė se fėmija nė atė ēast qanė, tregon se atė e kanė shėruar zanat, por nėse nuk qanė, ndodh qė fėmija nė rrasėn e varrit tė vdes. Pra, pėr kėtė ritual shkohet tri ditė rresht. Prandaj foshnja pa i bėrė ditėt nuk duhet ta lėmė vetė.
Rituali i prerjes sė kėrthizės sė foshnjės
Ky lloj rituali bėhet nė kėtė mėnyrė: Ende pa ia prerė kėrthizėn, foshnjės ia prekin tėrė trupin me njė lėvere ēorapi, qė nė popull quhet lėvere, qė besohet se e mbron prej syrit tė ligė apo tė marrjes mėsysh. Rituali i prerjes sė kėrthizės nė vete ngėrthen disa mjete pėr prerje siē janė: sėpata, zhileti (brisku), gur pėr gur, me gėrshėrė etj. Me rastin e prerjes sė kėrthizės, pėrkatėsisht e lidhin me njė gjatėsi tė lėshuar prej tre gishtash, qėllimi i lėshimit tė tre gishta zorrė prej nyjes sė lidhur ėshtė qė foshnja mė lirisht tė merr frymė si dhe tė mos i zgjidhet nyja.
Prerja e kėrthizės me mjetet e pėrmendura kanė edhe besimet e veta nė popull, si pėr shembull, prerja me sėpatė ose gur me gur, besohet se foshnja do tė bėhet mė i butė, mė i urtė nė jetė. Nė rast se i pritet kėrthiza me zhilet apo brisk, ai nė jetė do tė bėhet i egėr, i rreptė, kokėfortė, e kėshtu me radhė. Por, vlen tė pėrmendim se nė tė kaluarėn nė shumė raste kėrthizėn e kanė prerė me gur pėr gur, qė sot apo qė nga e kaluara e afėrt rrallė diku haset, sepse nė popull besohet se foshnja nė jetė do tė jetė i pagdhendur mu ashtu si gur, e kėshtu me radhė. Prandaj kėrthizėn e presin me sėpatė apo gėrshėrė, qė nė popull besohet se do tė jetė i butė, i urtė, i menēur, mendjemprehtė si sėpata e mprehtė apo si gėrshėrėt qė presin.


Vazhdon...