PDA

View Full Version : Procesi i vetėbesimit Interaktiv


Naki
05-05-11, 17:11
Hapat nė rrugėn e krijimit tė vetėbesimit tek fėmija.
Nga pėrgjegjėsitė mė tė rėndėsishme qė marrin pėrsipėr prinderit ėshtė rritja e besimit tė fėmijės tek vetja. Pra kjo ndjenje vendos tek ai bazėn e suksesit dhe lumturinė e tij. Ajo gjithashtu ndikon nė perfeksionimin dhe rritjen e ambicjes sė tij. Nuk gjendet ndonje prindėr me tipare tė plota dhe nuk mundet qė ai tė plotėsojė tė gjitha dėshirat e fėmijės sė tij.Por nėse mbizotėron nderveprimi, dashuria ,dėshira dhe besimi kjo do te vendose baza tė forta nė formimin e fėmijės dhe krijimin e besimit tek vetvetja.

Faktorėt kryesor qė ndikojnė nė krijimin e vetėbesimit
Manifestimi i dashurise se pakushtėzuar
Ēdo njeri ka nevoje per ndjenjėn e dashurisė , vlerės, prestigjit dhe konsiderohet familja vendi i pare nė tė cilin ai ushqehet me ndjenjėn e tė qenit dikush, dhe ndjen ngrohtėsi nė kėtė ambjent. Kėshtu fėmija ka nevoje pėr shfaqjen e shenjave te dashurisė ndaj tij si pėrqafimi, prekja e dorės dhe vendosja e krahėve rreth shpatullave te tij.
Gjithashtu ai ka nevojė qė dashuria tė shprehet edhe me fjalė kur zgjohet, kur bėn ndonjė veprim tė pėlqyeshėm. Nė rastet kur fėmija meriton tė qortohet duhet tė jemi tė kujdesshėm nė zgjedhjen e mėnyrės pėr ta kėshilluar, duke pėrdorur fjalėt: mė mirė tė bėje kėshtu, mundohu qė tė jesh mė i kujdesshėm.Mbajtja e njė qėndrimi armiqėsor si dhe pėrdorimi i fjalės ‘ti’ pakėson bashkėpununimin, dhe ngjall tek ai ndjenjėn pėr tė fshehur gabimet.

Inkurajimi I fėmijės pėr sfidat dhe ēėshtjet e vėshtira
Duke filluar nga fėmijėria e hershme fėmija duhet tė inkurajohet pėr tė marrė pėrsipėr pėrpjekje dhe eksperienca tė reja. Kjo gjė duhet tė fillojė tė stimulohet gradualisht te fėmija qė nė moshė tė vogėl. Mė pas nė vitet e para tė shkollės fėmija fillon qė tė shoqėrohet me shokė tė rinj, tė mėsojė gjėra tė reja, dhe nė tė njėjtėn kohė provon kėnaqėsinė e suksesit dhe tė humbjes. Nė momentet kur prindi shikon se fėmija mėrzitet nė momentin nėse nuk realizon atė qė do, prindi duhet tė tregohet i kujdesshėm nė kėtė moment qė t’i rrijė pranė ta inkurajojė duke i treguar se jeta ka arritje dhe dėshtime, momente kėnaqėsie dhe dėshpėrimi.

Tregohu krenar pėr fėmijėn tėnd
Prindi duhet tė flasė pozitivisht pėr fėmijėn nė sytė e tė tjerėve, sidomos kur fėmija ėshtė present.Nėse ai paraqet punėt dhe suksesin e tij nė shkollė, pėrgėzoje. Ėshtė e mira qė tė ndash njė pjesė tė mirė tė kohės duke qenė pjesė nė aktivitete si p.sh.konkurse, gara sportive, dhe nė tė njėjtėn kohė ta orientosh drejt shtigjeve tė panjohura qė do ta ndihmojnė nė jetė.
Gjatė grumbullimit familjar nė kohėn e ushqimit jepi rastin atij qė tė flasė pėr veprimtarinė e tij ditore. Ėshtė e domosdoshme qė ata prindėr qė kanė mė shumė se njė fėmijė t”i kushtojnė kohė secilit prej tyre nė mėnyrė qė tė njohin aftėsitė dhe talentin e ēdo fėmije.

Dėgjoje me vėmėndje fėmijėn tėnd
Mendo mirė ēfarė thotė fėmija juaj dhe mos ia ndėrprit fjalėn ta kundėrshtosh, ose t’i hedhėsh poshtė fjalėt e tij.Nė rastin kur ai shpjegon i forcohet ndjenja e vetėbesimit dhe pėrmirėson aftėsitė e tė shprehurit. Pranimi yt pėr fjalėt e fėmijės e bėn atė qė tė bashkohet nė largpamėsi me ndjenjat e tua. Lėre mėnjanė gazetėn kur femija yt pėrpiqet teė bisedoje me ty. Ndiqi shikimet e syve te tij dhe dėgjo me vėmendje ēfarė thotė. Ti mundesh ta largosh dėgjimin nė njė nga programet e televizionit dhe ta shfrytezosh kėteė kohė me femijėn tėnd ne ēėshtje te dobishme si : dalja pėr shėtitje ose leximi , loja me pėr rreth 20 min. Punė te pėrqėndruara mund tė bėjnė mrekulli ose ēudira nė rritjen e ndjenjės sė respektit tek femija.

Bėja tė ditur fėmijės pėr pėrgjegjėsitė e tij nė mėnyrė tė pranueshme
Rregullat dhe kufinjtė qė i vendos familja i japin fėmijės ndjenjėn e pėrgjegjėsisė dhe obligimit ndaj familjes tė afėrmve. Nė tė njėjtėn kohė kėrko nga fėmija yt kontributin nė vendosjen e rregullave qė tė jetė mė e lehtė pėr tė nė zbatimin e tyre. Ngarkoje fėmijėn me detyra qė i pėrshtaten moshės sė tij, si p.sh. mbledhejn e lodrave ose tė librave, ushqimin e njė kafshe, vendosjen e rrobave nė vėndin e duhur.
Vlerėsoji pėrpjekjet e tij pėr ta kryer punėn. Nėse ai harron qartėsoje se ti pret mė shumė nga ai, dhe se nuk ėshtė prej zakonit tė tij qė ai tė jetė I pakujdeshėm nė kryerjen e detyrave.

Festoje suksesin e fėmijės tėnd
Besimi I fėmijės rritet kur ai ndeshet me sfida dhe prindi vazhdon pėrpjekjen pėr t’i mėsuar mjeshtėri tė reja. Duhet tė jeni tė kujdesshėm qė tė mos shpejtoni nė mbingarkimin e fėmijės nga ana mendore ose fizike, sepse kjo mund ta ēojė fėmijėn nė zhgėnjim.Prindi duhet tė mos bėjė komente tė tilla qė ulin masėn e besimit tė fėmijės tek vetja dhe e bėjnė atė qė tė mbėshtetet tek dikush tjetėr.

Ndihmoje atė nė korrigjimin e gabimeve
Fėmijėt zakonisht bėjnė gabime tė thjeshta por qė kanė pasoja tė rėnda nėse nuk vihen nė dukje nė momentin e duhur. Theksimi i pėrgjegjėsisė tė fėmijės pėr gabimet e tij i mėsojnė faktin qė veprimet dhe zgjedhjet kanė pasoja.

Ushqeje me krenarinė pėr origjinėnė dhe traditėn.
Fėmija mėson ndjenjėn e personalitetit, dhe marrėdhėnieve shoqėrore
Forco tek ai krenarine pėr origjinėn dhe traditėn.
Grumbullimet dhe festat familjare, perzgjedhja e ushqimit tradicional, si dhe dėgjimi pėr historinė e familjes ndihmon fėmijėn nė vlerėsimin e traditės.
Lėre fėmijėn tė njihet me personalitete historike.

Pohoje gabimin tėnd pėrpara tij
Tė kėrkuarit ndjesė dhe pohimi pėr gabimin e tij nga ana e prindit konsiderohet si njė ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm nė edukimin e fėmijėve.Kur pohon gabimin e tij dhe kėrkon ndjesė prindi i tregon fėmijės, se nuk ka njeri tė pėrsosur, tė gjithė gabojnė, por e rėndėsishme ėshtė qė tė kėrkosh tė falur dhe tė mėsosh prej gabimit tė bėrė.

Pėrpiqu tė fshehėsh ato pika tė errėta tė personalitetit tėnd nė sy tė fėmijės?
Njė fjalė e urtė thotė: “Nėse nėna nuk ėshtė e lumtur asnjė person nė familje nuk mund tė jetė i tillė.
Rritja e motivimit nė vetvete rrit suksesin e prindit ,lumturinė e tij dhe fėmijės njėkohėsisht:
Shfaqi anėt positive tė vetes
Pėrpiqu tė pėrmirėsohesh gradualisht
Kushtoji rėndėsi nevojave dhe dėshirave tuaja
Pėrpiqu qė tė bėsh diēka qė ėshtė e veēantė nė sy tė fėmijės tėnd nė mėnyrė qė tė bėhesh shembull pėr tė

Gabime e prindit nė procesin e krijimit tė vetėbesimit tek fėmija
Mospranimi i tipit tė personalitetit tė fėmijės
Referimi tek motrat dhe vėllezėrit e tij pėr njė ēėshtje tė caktuar
Shpėrfillja e ndjenjave tė fėmijės
Pėrcaktimi I sjelljes sė fėmijės nė njė formė tė veēantė si kokėfortė , I turpshėm trazovaē qė pakėson ndjenjėn e lirisė dhe pengon shikimin e tij tek vetja
Pėrpjekja e prindit pėr ta mbajtur fėmijėn gjithmonė nėn kontroll
Mungesa e tėrheqjes sė vėmendjes pėr probleme tė rėndėsishme.
Shfajėsimi I fėmijės nė sytė e njėrit prej prindėrve kur tjetri e kėshillon


Marrė nga Revista Familja