PDA

View Full Version : Daut Pasha fituesi i Shkodres

Makresh
15-05-11, 23:46
Daut Pasha fituesi i Shkodres

http://itravelmags.com/wp-content/uploads/2011/03/Shkodra.jpg

Daut pasha eshte me origjine shqiptare. U be Vezir i Madh ne kohen e sundimit te sulltan Bajazitit II. U zu rob kur ishte femije dhe u dergua ne Stamboll, ku mori edukimin e nevojshem, perpara se te fillonte sherbimet ne shtet. Tregoi aftesi te jashtezakonshme luftarake dhe qeverisese, qe i hapen shkallet e karrieres. E pershkruajne me cilesi te larta shpirterore dhe trupore, sa admirohej prej te gjitheve dhe nganjehere dyshohej se mos do te merrte ne dore freret e mbreterise osmane.
Kur ishte Bejlerbej i Rumelise mori pjese ne rrethimin e Shkodres me cilesine e komandantit te fushates. Ai e vendosi çadren ne vendin, ku sot i thone "Kodra e Pashes". Gjate kesaj fushate ndertoi nje ure druri mbi lumin Buna dhe mori pjese ne pushtimin e keshtjelles se Zhabjakut.
Daut Pasha permendet edhe per ekspediten e ndermarre ne Shqiperine e Jugut, kur se bashku me sulltan Bajazitin kaluan nga Sofja per ne krahinat shqiptare qe nuk pranonin te shlyenin detyrimet. Ushtria nen komanden e tij nga Gjirokastra hyri ne Tepelene, per te pushtuar disa pozicione te veshtira neper male. Forcat osmane pushtuan Tepelenen; u ngjiten pastaj ne pllajen e Kurveleshit te Eperm nga Gripa, ne Mal te Thate e deri ne malet e Golemit, ku u bene luftime nga me te pergjakshmet.Pasi mori dhe keto rajone malore, Daut Pasha rrethoi keshtjellat e Himares dhe te Sopotit.
Nga vezir i Rumelise Dauti kaloi me te njejten detyre, vezir i Anadollit. Atje kreu disa fushata ushtarake fitimtare, nder te cilat shtypjen e kryengritjes se Karamanit, te udhehequr prej Uzum Hasanit, kundershtarit kryesor te sulltan Fatihut.
Ne vitin 1483, ne kohen e sundimit te sulltan Bajazitit, u be Vezir i Madh ne vend te Ishak Pashes dhe per 14 vjet rrjesht qeverisi shtetin osman.
Pas largimit nga funksioni i Kryevezirit i'u perkushtua jetes asketike, si dervish. Shkoi te jetoje ne Dimotike, ku vdiq pas dy vitesh. Trupi i tij u varros ne Stamboll, ne xhamine e ndertuar enkas per te.

Ndertues dhe bamires i shquar
Pavdekesine e vet Daut Pasha e ka lidhur me ndertimin e mureve mbrojtese te Stambollit, qe jane pagezuar me emrin e Tij.Me emrin e Tij quhen edhe nje lagje e Stambollit, si dhe fusha jashte kryeqytetit, ku dikur fillonin aksionet e ushtrise osmane ne drejtim te Rumelise.
Kryeveziri shqiptar njihet si mbeshtetes i madh i diejtareve dhe bamiresve. Ai ka ndertuar shkolla, xhami, godina social-kulturore,çesma, nje pjese prej te cilave perdoren edhe sot nga banoret e Stambollit dhe vendeve te tjera te ish Perandorise. Vila qe ndertoi per sulltan Bajazitin ne Stamboll permendet per elegancen karakteristike.
Ne Stamboll gjendet edhe kompleksi "Daut Pasha" me xhamine, tyrben, nje shkolle kuranike dhe nje kuzhine publike. Xhamia ishte dnertuar ne vitin 1485, por ishte goditur disa here nga fatkeqesite natyrore:termetet e viteve 1648 dhe 1766 dhe zjarri i vitit 1782. Pjeserisht u demtua perseri gjate termetit te vitit 1894. Riparimi i saj u be per here te fundit ne vitet 1945-1948. Tyrbja ndodhet ne te majte te xhamise. ne te djathte ndodhet varri i Daut Pashes. Prapa tyrbes dikur ishte mejtepi (shkolla kuranike), e cila pas demtimit perj termeteve u zhduk, dhe tani ne vend te saj eshte nje shkolle e mesme. Kuzhina publike, gjithashtu, nuk ekziston me. Ne perberje te kompleksit kishte pasur edhe nje shatervan, te ndertuar ne vitin 1485.
Veziri i madh shqipatr Daut Pasha ka lene pasuri te medha anembane Perandorise: ne Stamboll, Edirne, Bursa, Yenisehir, Peypazar, Manastir dhe Varna.
Permenden dhe banjot e Daut Pashes ne Shkup, qe ju shihni ne foto, nder banjot me te bukura te krejt Perandorise Osmane, model i shkelqyer i artit islamik. Keto banjo perbeheshin prej trembedhjete dhomave. Ne kohen e sotme, aty eshte vendosur Galeria e Arteve Figurative te Shkupit.

Literatura
Ozcan Kadir ASbdyl, interviste dhene gazetes "Koha Jone", marre en Albsoul.com
Noel Malcolm, Kosova nje histori e shkurter, bot.shqip Koha
Marin barleti, Rrethimi i Shkodres, Shtepia Botuese Naim Frasheri, Tirane 1982
Novruz Shehu, Enciklopedia e Tepelenes, Tirane 2005
Rami Memushaj, Historia e Kurveleshit, Toena 2004

Guri i madh
16-05-11, 20:58
per daut pashen nuk e di veq e die kengen per derrguc pashen

Murgesha
16-05-11, 23:54

O Makresh nuk po di a e ke lexu hiq ket shkrim apo vetem e solle ashtu te kopjuar pa i hjedh syrin fare.

Po ky paska pri forcat turke per mi pushtu trojet shqiptare, e ti i jep vetes te drejten te na e sjellesh ket renegat si perfaqesues te kultures kombetare.

luckyman
18-05-11, 21:36

Edhe RRAHMAN MORINA thoj se ka qenë Kryeminister i Zoti!?