PDA

View Full Version : Gjergj Fishta


Zero Cool
09-06-11, 15:43
Emri Gjergj
Mbiemri Fishta
Lindur mė 23 tetor, 1871
Lindur nė Fishtė, Zadrima, Shqipėri
Vdiq mė 30 Dhjetor, 1940
Vdiq nė Shkodėr, Shqipėri
Kombėsia Shqiptar
Profesioni Teolog, Diplomat, Storiograf, Pedagog, Filozof, Shkrimtar, Atdhetar



http://t2.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRwQMzn3pLi8A7h_Obd_PD-LI0Dle2UMhD7jnEnrXW7VVMnDS5F



Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė


“Duke rikthyer Gjergj Fishtėn nė historinė e letėrsisė shqipe, nuk I japim atij vendin qė I takon, por I kthejmė histories sė letėrsisė atė ēka I mungon”. - Aurel Plasari
“Ai ėshtė Homeri shqiptar, njė poet nga mė tė mėdhenjtė”
“Fishta ėshtė njė Homer shqiptar. Ai nuk ėshtė vetėm njė poet i madh kombėtar. Ai ėshtė nga mė tė mėdhenjtė nė botė. E rėndėsishme ėshtė qė ai tė njihet prej saj”. - Zef Valentini
Po tė kishin lexuar Fishtėn shqiptarėt pėr ato 50 vjet, do ishin mė shqiptar, dhe mė e rėndėsishmja: mė njerėz, - Anonim
Gjergj Fishta (†1871 - 1940) lindi nė fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės mė 23 tetor 1871 i biri i Ndokė Simon Ndocit me emrin Zekė Ndoci pas tre vėllezėrve dhe njė motėr tė cilėn e donte shumė. Teolog, shkrimtar (poet e prozator), historian, pedagog, filozof, piktor (mendohet tė ketė mbi 20 piktura), deputet. Ėshtė shqiptari i parė i kandiduar pėr Nobel, dhe pėrfaqėson letrarin shqip nė gjithė madhėrinė e tij.



Rinia dhe formimi

Shumė shpejt, kur ishte 6-vjeēar zgjuarsia e tij i bie nė sy famulltarit tė fshatit, i cili e dėrgon Fishtėn nė Seminarin Franēeskan tė Shkodrės. Mė 1880, kur hapet seminari nė Troshan, ai vijon nė kėtė shkollė, ku qė fėmijė u ndikua mjaft nga i talentuari De Martino dhe nga misionari boshnjak Lovro Mihaēeviq, i cili i ushqeu kėtij djali tė zgjuar dashurinė pėr letėrsinė dhe pėr gjuhėn amtare. Kėtu ai shfaqi trillin poetik. Mė 1886 dėrgohet pėr studime nė Bosnjė dhe pėr t'u bėrė meshtar, bashkė me Anton Nėnshati me emrin e pagėzimit, Martin; Jozef Blinishti, me emrin Mėhill; Pjeter Gjadri, me emrin Simon; Lorenc Mitrovic (Mazreku) me emrin Pashko; Ėngjėll Paliēi me emrin Sebastian dhe Gjon (Johannes) Fishta me emrin e pagėzimit Jozef. Kjo do tė thotė se Fishta, me rastin e veshjes sė zhgunit franēeskan, mė 28 gusht 1886 dhe pranimit tė kushteve tė pėrkohshme tė datės 23 tetor 1887, sipas ligjeve rregulluare, kishte bėrė ndryshimin e emrit nga Jozef nė Gjon (Johannes), si emėr i pėrmotshėm i njė rregulltari. Vitin e parė e kaloi nė Guējagorė afėr Travanikut. Mėsimet filozofike i mori nė kuvendin e Sutidkės, ndėrsa ato teologjike nė kuvendin e Livnos. Tė kėsaj kohe janė edhe "Ushtrimet e para poetike". Nė letrėn e datės 2 shtator 1892, dėrguar eprorėve, pėr krijimin e njė shoqėrie tė vogėl letrare shqiptare, Fishta, i pari ndėr dhjetė qė e ndjekin, nėnshkruhet Enea-Silvio-Giorgio Fishta. Pa dyshim, dy emrat e parė si tė tillė u zhdukėn, duke i mbetur vetėm i fundit, Giorgio, ndėrsa nė gjuhėn kroate, Jure, nė shqip, Gjergj, emėr me anė tė cilit ne sot e njohim poetin tonė kombėtar. Emrat e lartpėrmendur tė Fishtės janė personifikues tė njerėzve tė mėdhenj, si tė humanistit, Papa Pio II, me emrat Enea dhe Silvio (Piccolomini). Ky Papė, nė historinė tonė kombėtare njihet si ai, i cili u nis pėr nė Raguzė, pėr ta kurorėzuar Gjergj Kastriotin, si “Atlet i Krishtit”, por vdiq nė vitin 1464, nė Ankona tė Italisė, pa arritur ta finalizonte misionin e tij. Apo Enea, personazhi tek “Iliada” e Homerit dhe Silvio, emėr i rilindėsit tė shquar kroat Silvie (Strahimir Kranjēeviq), miku i ngushtė i Fishtės etj. Ndėrsa emri i fundit Gjergj, nė aspektin fetar, personifikim i Shėn Gjergjit, martir, shek. V, dhe nė anėn kombėtare, emri i Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti[3]. Mė 1893 pėrfundoi studimet shkėlqyeshėm. Nė seminaret dhe institutet franēeskane nė Sutjeskė, Livno dhe Kreshevo, Gjergji i ri studioi teologji, filozofi dhe gjuhė tė huaja, sidomos latinisht, italisht e serbo-kroatisht. Gjatė qėndrimit nė Bosnjė ra nė kontakt me shkrimtarin boshnjak Gėrga Martiq (Grga Martię, 1822-1905) dhe me poetin kroat Silvije Strahimir Kranjēeviq (Silvije Strahimir Kranjčevię, 1865-1908), tė cilėt i zgjuan talentin letrar e me tė cilėt lidhi miqėsi. Mė 1894 Gjergj Fishta u shugurua meshtar. Me t'u kthyer nė Shqipėri nė shkurt tė atij viti, filloi punėn si mėsues nė kolegjin franēeskan nė Troshan e mė pas si famullitar nė fshatin Gomsiqe. Mė 1902 Fishta ishte dėrguar nė njė fshat tė vogėl pėr tė zėvendėsuar pėrkohėsisht famullitarin vendor. Atje u njoh e u miqėsua me fshatarin e moshuar Marash Uci (vd. 1914) nga Hoti, tė cilin do ta pėrjetėsonte mė vonė nė vargje.

Zero Cool
09-06-11, 15:46
Jeta e veprimtaria

I formuar nė periudhėn e Rilindjes sonė kombėtare, Gjergj Fishta ėshtė njė nga vazhduesit mė autentikė dhe tė drejtpėrdrejtė tė saj, shprehės i idealeve atdhetare dhe demokratike nė kushtet e reja qė u paraqitėn nė shekullin e njėzetė. Mėnyrat e pasqyrimit tė jetės, nė veprat e tij, janė vazhdim i natyrshėm i teknikės letrare tė Rilindjes, ku mbizotėron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri mė 1899, Fishta shkruan me alfabetin latin tė franēeskanėve. Nė janar 1899 ai bėhet bashkėthemelues me Dom Ndoc Nikaj, e me Įt Pashk Bardhin, dhe pjesėtar aktiv i shoqėrisė "Bashkimi", tė cilėn e drejtoi poeti atdhetar e abati i Mirditės, Įt Prenk Doēi. Kjo shoqatė dha ndihmesė tė madhe pėr botimin e njė numri tekstesh shkollore nė gjuhėn shqipe dhe tė fjalorit shqip-italisht Bashkimi mė 1908, edhe sot e kėsaj dite, fjalori mė i mirė i dialektit gegė. Nė kėtė kohė Fishta ishte bėrė figurė udhėheqėse e jetės kulturore e publike nė Shqipėrinė e veriut e sidomos nė Shkodėr.
Mė 1902 emėrohet drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr deri atėherė e drejtuar nga klerikė tė huaj. Menjėherė ai futi gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi nė kėtė shkollė pėr herė tė parė si gjuhė bazė, dhe pastaj e ngriti atė nė nivelin e njė plotorje dhe mė 1921 pranė saj hapi gjimnazin "Ilyricum" qė me 1928 nxori maturantėt e parė, t'aftė pėr tė vazhduar studimet e larta kudo nė botė. Kėshtu, ai krijoi pėr kohėn njė kompleks arsimor tė fuqishėm qė, sipas dr. Jani Mingės, pėrfaqėsues i Ministrisė s'Arsimit, nė provimet e pjekurisė, ishte nė nivelin e kėrkesave tė kohės. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Mė 14-22 nėntor 1908 ai mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė "Bashkimi"; karshi Dom Ndre Mjedės, Mati Logorecit, Hilė Mosit dhe Luigj Gurakuqit si pėrfaqėsues nga Shkodra. U zgjodh nga kongresi pėr tė kryesuar Komisionin e Alfabetit prej njėmbėdhjetė delegatėsh qė do tė pėrcaktonte variantin mė tė mirė tė alfabeteve tė propozuara. Pas tri ditė diskutimesh Fishta dhe komisioni vendosėn tė mbėshtesin dy alfabete: njė formė tė modifikuar tė alfabetit tė Stambollit tė Sami Frashėrit i cili, edhe pse jo praktik pėr shtyp, pėrdorej mė gjerėsisht nė atė kohė, dhe njė alfabet tė ri latin pothuajse tė njėjtė me alfabetin e Bashkimit tė Fishtės, me qėllim qė shtypja e librave jashtė vendit tė bėhej mė e volitshme. Nė kuadrin e programit te shoqėrisė "Bashkimi", iu kushtua punės pėr tė pėrgatitur njė alfabet qė tė pėrmbushė tė gjitha kriteret shkencore, me synim qė tė bėhet i pėrdorshėm pėr tė gjithė shqiptarėt.
Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ai e priti me entuziazėm tė veēantė, por Luftėn Ballkanike dhe Konferencėn e Ambasadorėve me njė brengė tė madhe. Shkodra, qyteti i tij, tė cilin kėrkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte nė duart e fuqive ndėrkombėtare. Brenga dhe entuziazmi duken nė poezitė, por edhe nė shkrimet publicistike qė boton nė revistėn "Hylli i Dritės", revistė letrare-kulturore e pėrmuajshme e cila iu kushtua letėrsisė, politikės, folklorit dhe historisė; tė cilėn e themeloi nė tetor 1913 dhe u bė drejtor i saj. Nga 5 dhjetori 1916 deri nė nėntor 1918 Fishta botoi gazetėn e Shkodrės "Posta e Shqypniės", njė gazetė politike e kulturore e subvencionuar nga Austro-Hungaria nė kuadrin e Kultusprotektorat-it, me gjithė qė forcat pushtuese nuk para kishin besim te Fishta pėr shkak tė aspiratave tė tij kombėtare. Po mė 1916 themelon, bashkė me Luigj Gurakuqi, Dom Mjedėn, e Mati Logorecin, Gjergj Pekmezin, Įt Ambroz Marlaskajn, Įt Shtjefėn Gjeēovin, Sotir Pecin, "Komisinė letrare". Fishta luajti njė rol udhėheqės nė Komisinė Letrare Shqype, tė ngritur prej austro-hungarezėve me sugjerimin e konsullit tė pėrgjithshėm August Ritter von Kral (1859-1918), pėr tė marrė vendim mbi ēėshtjen e pėrdorimit zyrtar tė drejtshkrimit si dhe pėr tė nxitur botimin e teksteve shkollore nė gjuhėn shqipe.
Pas disa diskutimeve Komisia vendosi tė pėrdorej "dialekti i Elbasanit" si njė kompromis asnjanės pėr gjuhėn letrare, mė 1923 me nismėn e Sotir Pecit[5]. Ky vendim binte mjaft nė kundėrshtim me dėshirat e Gjergj Fishtės, pėr tė cilin dialekti i Shkodrės ishte mė i pėrshtatshmi. Fishta shpresonte se koineja shqiptare e veriut sė shpejti do tė shėrbente si normė letrare pėr tė gjithė vendin, ashtu si gjuha e Dantes kishte shėrbyer si udhėrrėfyese pėr italishten letrare. Gjatė gjithė kėtyre viteve Fishta vazhdoi tė japė mėsim e tė drejtojė shkollėn franēeskane nė Shkodėr, me emrin Collegium Illyricum (Kolegji Ilirian) nga viti 1921, i cili ishte bėrė institucioni kryesor arsimor nė Shqipėrinė e veriut. Tani ai ishte figura mė autoritare nė letėrsinė shqiptare. Nė gusht 1919 Gjergj Fishta qe sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar, qė mori pjesė nė Konferencėn e Paqes nė Paris ku mbajti dhe fjalimin e tij madhėshtor, ndėr shkaqet qė delegacioni shqiptar nuk arriti tė paraqesė e tė mbrojė si duhet problemin shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris, radhiti edhe inferioritetin e pėrfaqėsuesve tanė tė cilėt nuk mund tė pėrballonin ballafaqimet me profesorėt, doktorėt e diplomatėt sllavė dhe grekė. Pasi pranon se edhe ai vetė, sa herė ka marrė pjesė nė bisedimet me delegacionet e huaja:
"... tė them tė verteten se m'āsht dasht t'skuqesha pėr inferioritetin t'em. Āsht e kotė tė gėnjehemi. N'se pėrjashtohet Gurakuqi qi vetėm ai ka nji kulturė tė pėrshtatshme, ka nji atdhetari tė shėndoshė dhe nji njohuni tė gjānė pėr njerėzit dhe pėr sendet e Shqypnisė, asnji nga anėtarėt e qeverisė, kjoftė tė saj sė maparshmes, kjoftė tė sė tanishmes, nuk mund tė thotė se e paraqet denjėsisht Shqypninė dhe tė mbrojė siē duhet interesat e sajė"[6].

E, me kėtė cilėsi, iu kėrkua nga kryetari i delegacionit, imzot Luigj Bumēi tė merrte pjesė nė njė komision tė posaēėm qė do tė dėrgohej nė Shtetet e Bashkuara pėr t'u kujdesur pėr interesat e shtetit tė ri shqiptar. Atje ai vizitoi Bostonin, Nju Jorkun dhe Uashingtonin. Mė 1921 Fishta pėrfaqėsoi Shkodrėn nė parlamentin shqiptar dhe u zgjodh nė gusht tė atij viti si zėvendėskryetar i tij. Talenti nė gojėtari e ngriti mjaft nė detyrat e tij si personalitet politik e, sidomos, si klerik. Merr pjesė nė Revolucionin e Qershorit, 1924. Pėrndiqet pas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri. Vitet 1925 e 1926 i kalon nė Itali. Ndėrkohė, shkruan, boton e riboton pareshtur.
Nė vitet mė pas mori pjesė nė konferencat ballkanike nė Athinė (1930), Sofje (1931) dhe Bukuresht (1932) para se tė tėrhiqej nga jeta publike pėr t'ia kushtuar vitet e mbetura urdhrit franēeskan dhe shkrimeve tė veta. Nga viti 1935 deri mė 1938 u zgjodh provincial i Provincės franēeskane tė Zojės Nunciatė. Kėto vite, mė tė frytshmet e jetės sė tij, i kaloi nė qetėsinė e kuvendit franēeskan tė Gjuhadolit nė Shkodėr, por pa u shkėputur kurrė nga problemet e mėdha qytetase, kombėtare e botėrore. Tė kėsaj kohe janė edhe pjesa mė e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit nė Shqipėri nis etapa e fundit e veprimtarisė sė Fishtės. Kėsaj etape i vė vulėn pėrfundimi e botimi i plotė i "Lahutės", (1937).
Po des konden (i kėnaqur) pėrse kam punue pėr Fe, Atdhe, e pėr Provincėn tonė.",- e mbylli testamentin sipas Įt Marin Sirdanit.
...jo pėr tjetėr, por, sepse po lį anmikun mbī truellin shqiptar, mue mė vjen keq qi m'duhet tė 'des.",- fjalėt e fundit tė Poetit.
Ishte dhjetori i vitit 1940 dhe At Gjergj Fishta ndodhej nė Kuvendin e Troshanit i lodhur nga vitet, si edhe nga punėt e shumta. Kėsaj radhe kishte vendosur tė pushonte. Asnjėrit nuk i besohej se Poeti po kalonte ditėt e fundit tė jetės sė tij. Mė 10 dhjetor u sėmur dhe u detyrua qė t’i shtrohej shtratit. Mė 14, nė darkė e sollėn nė Shkodėr, drejt e nė spital. Bėhet mė mirė dhe tė gjithė mendojnė se ia hodhi sėmundjes. Mė 22 ra njė borė e madhe dhe Fishta mori njė polmonit qė e rėndoi shėndetin e tij. Me 27 mjekėt humbasin shpresat dhe Fishta bjen nė kllapi. Pranė i rrijnė shumė nga Franceskanėt e mėdhenj qė bėnė epokė, nė mes tė cilėve edhe At Viktor Volaj, studiuesi i njohur i krijimtarisė letrare tė Fishtės[7]. Padėr Gjergj Fishta vdes nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940 nė spitalin civil tė qytetit tė Shkodrės ku ai ishte shtruar nga njė sėmundje e zemrės dhe e mushkėrive. Shqipėria ishte nėn pushtimin fashist. Ceremonia e organizuar me kėtė rast kishte pėrmasat e madhėshtisė sė merituar. Nė tė merrnin pjesė zyrtarė tė lartė dhe e vetė mėkėmbėsi i mbretit Jakomon. Shumė telegrame ngushėllimi, ku theksohej fakti qė Gjergj Fishta ishte akademik i Italisė. Mbi arkivolin e poetit kombėtar ishte hapur flamuri i Italisė fashiste sė bashku me flamurin shqiptar edhe ky i rrethuar me shpatat e Liktorit. Varrimi i tij u krye njė ditė mė vonė nė kishėn Franēeskane tė Gjuhadolit. Fjala e fundit u mbajt nga Prof. Aleksandėr Xhuvani.
"Zotnij tė ndershėm
Si vetėtimė u-perhap an’e kand tė Shqipnisė lajmi i idhėt i vdekjes sė poetit t’onė kombėtar At Fishtės dhe e mahnitun mbetet sot mbarė bota shqiptare, tue kujtue emnin zāmadh t’auktorit tė Lahutės sė Malcisė, qė ka kėndue, si dikur Omeri, burrnin’e besėn e fisit t’onė, qė ka ndezė zemrat e Shqiptarėvet, si dikur Tirteu i vjetėrsisė.
E me tė drejtė i kanė thanė Fishtės Tirteu i Shqipnisė, se sikurse ai me elegjit’ e tij ndezi zemrat e Spartanėvet pėr luftė, njashtū edhe epopeja e Lahutės, odet edhe elegjit’e Mrrizit tė Zanavet e tė poezivet tė tjera kanė mbjellė nė zemėr tė djelmnisė s’onė dashunin e pamasė pėr truellin e tė parėvet dhe pėr gjuhėn amtare.
Nji kėto dy ideale, atdhedashtėnija dhe ruejtja e gjuhės si dritėn e synit, lavrimi e pėrparimi i saj kanė qenė polat, rreth sė cilėvet shtrihej gjithė vepra e ēmueshme e Fishtės. E s’ka kush tjetėr veē neve arsimtarėvet qė kemi pasė e kemi ndėpėr duer edhe ua kemi mėsue nxanėsvet poezit’e tij, qė e ēmon mā mirė veprėn zāmadhe tė Fishtės, e cila si nji far i math dritėdhanės ka ndriēue mendjen e djelmėnisė s’onė, si nji Ungjill shkėndimath morali ka zbutė e ka edukue zemrėn e saj.

Zero Cool
09-06-11, 15:49
Nuk ka qenė pra Fishta pėr ne vetėm nji poet kombėtar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe nji edukator i rinisė s’onė. Nuk kanė mėsue e shijue nxanėsit e shkollavet t’ona vetėm artin e tij poetik, bukurin’e harmonin’e vargut, rrjedhshmnin’e dlirsin’e stilit e tė gjuhės sė tij, qė āsht nji thesar i pashterun frazeologjije e leksikologjije tė kulluet, por kanė thithė prej veprės sė tij, si nji nektar tė hyjnueshėm tė bletės attike, idealet mā tė nalta tė njerėzimit: urtinė, burrninė, besėn, drejtėsinė e dashuninė pėr tė mirėn, tė bukurit, tė drejtėn e tė vėrtetėn.
Nuk jam unė, o burra, i premė sot qė tė mund tė thuri imne pėr veprėn lavdimadhe tė At Fishtės. Āsht historija qė ka pėr tė zbukurue faqet e saj me emnin zāmath tė tij; āsht letėrsija e jonė qė do tė mburret pėr veprat e tij grat-plota e tė pavdekshėme; janė Zanat e malevet t’ona, qė ai ua pėrcillte vallet me lahutėn e tij, qė kanė me kėndue me katrime kumbim-randa deri te froni i Empirit, veprėn e kangatorit zā-ambėl tė tyne; āsht djelmėnija shqiptare qė ka pėr t’u-ushqye e pėr t’u-vaditė me manėn hyjnore tė tij; sė mramit āsht Shqipnija mbarė, Gegė e Toskė, malsi e qyteta, qė do tė kujtojnė, deri sa tė ndrisė e diellit rrota, emnin e njenit prej bijvet tė mėdhej tė saj, qė e deshi, e lavdoi dhe e nderoi pėr gjithė jetėn.
Na tė gjithė lavdimtarė tė veprės sė tij, shokė e nxanės tė tij, tė pikėlluem e tė mallėngjyem thellė, kah kujtojmė veprat e tij, fjalėt e ambėla e plot atdhedashtėni e kėshillat e tij, le t’i lutemi Fuqimadhit Perėndi, qė t’i caktojė pranė fronit nji vend tė meritueshėm, si nė kėt dhe, prej kah tė vijojė me i lutė pėr lumnin e Shqipnisė.
"At Fishtėn e zuri vdekja ndėrsa kishte ndėr duar pėrkthimin e Petrarkės nė gjuhėn shqipe, sikurse kishte pėrkthyer qė me kohė “Hymnet e shenjta” dhe “Pesė Maj” tė Manzonit disa nga ariet e Metazit dhe lirika nga shumė poetė tė tjerė italianė."[8]
Fishta nuk mbeti pa u vlerėsuar nga qarqet e interesuara tė kancelarisė sė kulturės dhe tė civilizimit evropian dhe nga bashkėkohėsit e vet. Ai ėshtė nderuar me kurora dafinash argjendi nga Klubi "Gjuha Shqype" i Shkodrės nė vitin 1911, "Penda e Artė" dhėnė pėr merita tė spikatura nė cilėsi shkrimore dhėnė nga qyteti i Beratit nė vitin 1917. Medalja "Mearif" e Klasit II, dhėnė nga shteti i Turqisė mė 1912, "Rihter‑Kreuz" tė dorėzuar nga Austro‑Hungaria nė vitin 1912, "Benemerenza" dhuruar nga Selia e Shenjtė nė Vatikan mė 1925, medalja me emrin e njė zogu mitologjik "Phoenix" dorėzuar nga shteti i Greqisė nė vitin 1931, etj. Mė 1939, Italia e bėn anėtar tė Akademisė sė saj, nga kjo pjesėmarrje potenciali i tij jehoi mė fuqishėm, e e ēoi nė kandidim pėr Nobel. Me rastin e 130 vjetorit tė ditėlindjes sė tij. Kėshilli i Bashkisė se Lezhės e bėri "Qytetar Nderi". Nė kėtė mbledhje pėrkujtimore, njė grup intelektualėsh kėrkuan nga Kryetari i Qarkut dhe Prefekti qe t'i bėhet njė propozim Presidencės qė t'i akordojė poetit tė madh titullin e lartė "Nderi i Kombit" pėr merita tė shquara nė shėrbim tė Kombit Shqiptar. Kjo dėshirė u realizua nga Presidenti Alfred Moisiu me 28 Nėntor 2002.

Zero Cool
09-06-11, 15:50
Veprat artistike, mendimi i Fishtės mbi edukimin e mėsuesinė

Arrin tė botojė kėngėt e para tė "Lahuta e Malcķs", kryevepėr e poezisė epike shqiptare, mė 1904. Mė 1907 boton pėrmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", dhe mė 1909 pėrmbledhjen lirike "Pika voėset", mė 1913 "Mrizi i Zanave". Gjergj Fishta veē krijimtarisė artistike, shkėlqeu edhe nė fushėn e pedagogjisė e tė psikologjisė sociale, gjuhėsisė etj. Si mendimtar me potencial tė madh teorik dhe me njė veprimtari tė dendur praktike, nė shėrbim tė mbrojtjes dhe tė zhvillimit tė gjuhės dhe tė shkollės shqipe. Ai i kishte vėnė vetes si qėllim qė tė luftojė pėr tė ngritur nivelin kulturor e arsimor tė bashkėkombėsve dhe pėr tė nxitur tek ata dėshirėn pėr pėrparim dhe pėr atdhedashuri, si dy shtylla qe do t'i ndihmonin pėr tė mbajtur nė kėmbė shoqėrinė shqiptare tė goditur nga pushteti disashekullorė otoman.
Do te ndalemi nė periudhėn e parė tė veprimtarisė sė tij politiko-arsimore, ku ai fillon pėrpjekjet pėr tė vazhduar e ēuar mė tej punėn e paraardhėsve tė tij, Naimit, Samiut, Petro Nini Luarasit etj, nė luftė pėr ngritjen kulturore e arsimore tė popullit. Kjo ishte koha e fundit e pushtimit turk dhe e viteve tė para tė Pavarėsisė, domethėnė deri kur ai do tė zgjidhej deputet dhe do t'i vihej punės pėr zhvillimin e gjuhės dhe shkollės shqipe nė kushtet e ekzistencės tė njė shteti shqiptar tė pavarur. Kjo ishte njė kohė qė do tė kėrkonte jo vetėm aftėsi krijuese shkencore pedagogjike tė larta, por edhe njė nuhatje tė fortė politike pėr tė shfrytėzuar me sukses ēdo koniunkture nė shėrbim tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare, pra edhe tė problemeve tė gjuhės dhe tė shkollės shqipe.
Nė kėto kushte, historiko-shoqėrore, Fishta luftoi pėr ngritjen e nivelit kulturor e arsimor tė popullit qė, sipas tij, do tė ndikonte pėr fuqizimin e luftės pėr liri, pavarėsi e pėrparim ekonomiko-shoqėror.
Pasi u kthye nga studimet e larta pėr teologji e filozofi, u caktua nė kolegjin e Troshanit si profesor. Ai e deshi mėsuesinė dhe e quajti "Zeje tė shenjtė". Fishta nuk qė vetėm krijues artistik i nivelit tė lartė, por edhe linguist, pedagog, filozof, sociolog e diplomat, piktor dhe adhurues i muzikės etj. Pra, kishte njė pėrgatitje tė pėrgjithshme shkencore-pedagogjike nė lartėsinė e kėrkesave tė kohės. Ai njeh mendimin pedagogjik bashkėkohor evropian, tė cilin pėrpiqet ta shfrytėzojė pėr tė forcuar punėn nė shkollė. Kujtojmė fjalimin qė pėrgatiti pėr ta mbajtur nė parlament, kur po diskutohej pėr arsimin, ku dalin qartė parametrat e filozofisė sė tij arsimore nė kushtet e reja tė ekzistencės sė shtetit shqiptar. Pra, ai ėshtė njė personalitet poliedrik. Ajo qė tė bie nė sy menjėherė, kur studion veprėn e tij, ėshtė se tė gjitha kėto aftėsi i vė nė shėrbim tė zhvillimit tė kulturės dhe tė arsimit shqiptar.
Ai, duke ndjekur traditėn e shkrimtarėve te Rilindjes qė, krahas krijimtarisė artistike, ģu kushtuan dhe punės pėr mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhės dhe tė shkollės shqipe, punoi nė mėnyrė shumė tė pėrkushtuar pėr tė ēuar mė tej punėn e nisur prej tyre nė kushtet e reja tė rėnies pėrfundimtare tė perandorisė turke dhe tė krijimit tė shtetit te ri shqiptar. Idetė e tij pedagogjike, veē artikujve shkencor qė botoi nė organe tė ndryshme tė shtypit tė kohės, i gjejmė tė kristalizuara edhe nė veprat e tij artistike. Ky mund tė jetė edhe ndikimi latin, sepse dihet se romakėt edhe rregullat e stilistikės i paraqitnin nė vargje. Pėr ilustrim po japim njė tercinė nga pėrkthimi prej tij i "Prozodisė latine":
Nė kohė tė kryeme rrokja e parė zgjatohet,
Po qė verbi dyrrokėsh. Veēse kjo rrokje
Nė Sto, Do, Findo, Scindo, Bindo do t'shkurtohet.
Fishta, duke i shfaqur idetė e tija pedagogjike edhe me anė vargjesh, ishte i bindur se ato do tė kapeshin e do tė kuptoheshin mė shpejt nga bashkėkombėsit e tij. Ai, nėpėrmjet tė kėsaj rruge, u pėrpoq qė tė futej, jo vetėm nė mendjen e bashkėkohėsve tė tij, por edhe nė zemrat e tyre dhe mund tė themi se ia arriti qėllimit. Fishta, pas binomit tė njohur "Pėr fe dhe atdhe", mund tė themi se krijoi dhe njė binom tjetėr shumė tė fuqishėm: "Ēdo gjė pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe". Ndėrsa mė tė parin lėshonte kushtrimin madhor pėr tė dhėnė jetėn pėr lirinė e trojeve shqiptare, nė tė dytin kėrkon angazhimin e tė gjithėve pėr mbrojtjen e kulturės, tė gjuhės dhe tė arsimit shqip. Mund tė themi se tė dyja kėto thirrje plotėsojnė njėra-tjetrėn. Tek poezia kushtuar mikut tė tij, historianit Pashk Bardhi, formulon qartė kredon e tij pedagogjike:
"Pźr ēka se mjaft nuk āsht' me mkāmbė Shqipninė, porse duhen rrit edhe shqiptart, qi t'bāhen tė zot me e mbajt Shqipninė"
Ky pėrfundim i filozofisė arsimore fishtiane ka qenė dhe do tė mbetet qėllimi pėrfundimtar i shkollės sonė mbarė kombėtare. Poeti vizionar lufton qė nė shėrbim tė pėrparimit tė kombit tė vihet gjithė potenciali intelektual dhe pėr kėtė qėllim pėrkrahė ēdo lėvizje kulturore e arsimore qė krijohet nė atė kohė.
"Nė prakun e vjetit 1899 themelohej nė Shkodźr Shoqnija letrare "Bashkimi" nźn kryesinė e Abatit tė Mirditźs, Emzot Prźngė Doēit, qellimi i se ciles āsht' zgjim'i popullit me anė botimesh nė gģuhen amtare. At Gjergji, bashkėthemelues e si pjestar i nxehtė i saj, vūni tė gjitha fuqitė e veta pźr tė bāme qė tė pėrparonte: merrte pjesė rregullisht e pa u lodhun kurrė nė mbledhjet e Kshillit e zbatonte me ndėrgjegje tė plotė dėtyrimet qė i ngarkoheshin. Nė tė gjitha botimet e Shoqnisė, tue nisun prej Abetarit e tue vijuem ndźr librat tjerė deri te Fjalori i ēmueshėm i vjetit 1908, At Fishta dhį ndihmesen e vet tė vlefshme me k'shilla e me punė".

Zero Cool
09-06-11, 15:51
Ky angazhim me frytdhėnie kaq tė lartė shkencore, qė nė moshėn 28 vjeēare nė fushėn e gjuhės, kulturės dhe tė arsimit tregonte se nė botėn intelektuale shqiptare po hynte njė force e re shkencore, e aftė pėr tė kontribuar nė pėrballimin e problemeve tė mėdha tė kohės nė kėto fusha me rėndėsi shumė tė madhe pėr kombin, qė nė atė kohė ishte i angazhuar nė luftė pėr liri e pavarėsi. Dihet se pa gjuhė nuk ka shkollė dhe pa shkollė nuk mund tė ketė zhvillim modern tė gjuhės.
"Alfabeti i Bashkimit,- thotė Vehbi Bala,- i projektuar nga Fishta pėrmblidhte veēoritė mė pozitive tė alfabeteve ekzistuese dhe Kongresi e pranoi atė si alfabet tė vetėm tė shqipes. Drejtėsinė e kėtij veprimi e tregoi koha: ai u bė alfabet kombėtar. Pra, edhe kėtu, si gjetkė, Fishta dha njė kontribut tė spikatur pėr kombin shqiptar".
Edhe sikur vetėm kaq tė kishte bėrė Fishta pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe, do tė ishte e mjaftueshme pėr ta vėnė atė nė sofrėn e parė tė mendimtarėve shqiptarė tė tė gjitha kohėrave. Pėr Fishtėn, gjuha shqipe ėshtė njė pasaportė e gjallė, qė provon identitetin e tė qenit shqiptar.
Nper gjuhė shqype bota mbārė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė,
trima n'zā, sikurse jīni
Kjo gjuhė pėr poetin pedagog ėshtė jo vetėm si "Kānga e zogut t'verės", por edhe "Si ushtime e nji termeti", sepse nė kėtė gjuhė, thotė ai, edhe Kastriota u pat fol atyne ushtrive "ngadhėnjimtare" qė ēuditen boten dhe po nė kėtė poezi ai mallkon rėndė at bir shqiptari.
"qi pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore,
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore."
Kėto ide janė me vlera tė pėrjetshme. Fishta, duke ndjekur traditėn e Rilindjes, godet politikėn arsimore turke dhe tė vendeve fqinje, qė synonin tė shfrytėzonin nė maksimum edhe shkollėn si njė mjet shumė tė efektshėm pėr shkombėtarizimin e popullit. U pėrpoq qė tė forcojė shkollėn shqipe, me qellim qė ajo t'i shėrbejė zgjimit tė popullit pėr tė ruajtur identitetin e tij dhe pėr tė gjetur nė vetvete forcat e nevojshme pėr t'ecur drejt lirisė, pavarėsisė dhe pėrparimit. Ai lufton pėr tė vėnė nė lėvizje mendimin krijues kombėtar, qė pushtuesi pikėrisht kėrkonte ta mbyste. Fishta nė luftėn e tij ishte i hapur, i guximshėm, iniciator me largpamėsi tė madhe. Ai ėshtė tepėr i ndjeshėm ndaj tronditjeve historike tė kombit tė tij nė ēfarėdo sfere jete qė mund tė ndodhin ato. Fishta luftonte pėr t'u hapur sytė bashkėkombėsve tė tij, qė tė kuptonin dhe tė gjykonin vetė pėr politikėn arsimore tė pushtuesit otoman, qė pranon pa asnjė kundėrshtim qė nė territorin qė mbulonte kombi shqiptar tė hapeshin gjithfarė shkollash: italiane, greke, austriake e deri sllave, sepse, siē dihet, ato turke kishin mbuluar krejt vendin, dhe nė tė njėjtėn kohė nuk lejonin qė tė ēileshin shkolla shqipe, me qellim qė tė copėtohej sa mė shumė uniteti shpirtėror i kombit. N'atė kohė, propaganda e huaj kishte bėrė punėn e saj pėr tė ēorientuar opinionin shqiptar pėr problemet e shkollės nė gjuhėn shqipe. Ajo kishte krijuar, siē e quan vetė poeti pedagog, njė ēoroditje qė preku jo vetėm familjen e disa shtresave shoqėrore, por edhe ndonjė segment tė caktuar tė shtetit tė ri tė posaformuar. Ai i vė gishtin plagės dhe i kushtohet tėrėsisht luftės pėr ēlirimin e familjes dhe forcave e tjera shoqėrore tė kohės nga helmimi i propagandės shumė tė rafinuar tė pushtetit, qė kėrkonte zhvlerėsimin e gjuhės dhe tė shkollės shqipe. Ai nė radhė tė parė godet me forcė ftohtėsinė e shqiptarėve ndaj dijeve dhe shkollės, kundėr kėsaj tė keqeje tė madhe, qė shkonte nė favor tė propagandės sė huaj, qė siē dihet, ishte shumė e egėr.
Mė 1907, tek Nakdomonicipedija, krijon me njė mjeshtėri tė rrallė artistike episodin e njė tregtie tė ēuditshme: Shėnkolli, me urdhėr tė Zotit, del nėpėr botė me njė barkė ngarkuar me mend. Kush donte t'i shtonte ato qė ka, mund tė blinte edhe do tė tjera. M Mė nė fund rruga e qiti shejtin nė Shėngjin. Nė tė njėjtėn kohė, del nė kėtė port edhe djalli, qė vinte nga Franca me njė barkė ngarkuar me shkarpa pėr t'i shitur. Dihet se n'atė kohė, dikush e ndalonte shkollėn shqipe me ligj, disa tė tjerė e mallkonin ose e poshtėronin me metoda nga mė tė ndryshmet. Puna kishte shkuar deri atje sa disa parapėlqenin pėr fėmijėt emra tė huaj se gjoja tingėllonin mė modern se ata qė ishin brum'i shqipes. Poeti zgjedh si tipike familjen Guca, qė ishte bartėse e kėtyre kundėrshtive. Me lindjen e djalit ndizet sherri. Filipi donte ta pagėzojė fėmijėn me njė emėr shqiptar: Palokė, kurse e shoqja nuk pranon. Fishta tek "Paloke Guca" zbulon sesi zhvillohet kjo luftė edhe brenda mureve tė shkollės. Ai vė ballė pėrballė Palokėn me njė mėsues, siē e quan ai, tė pantėnzonė, qė kėrkonte qė nxėnėsit e tij... "Gjithēka tjetėr tė dilnin, posė shqiptare, posė njerėz qė ndiejnė pėr Atmé, gjuhė e t'Parė". Ai nxjerr lakuriq metodėn qė pėrdor ai pėr t'ia arritur kėtij qėllimi tė mallkuar. Kur Paloka kthen nė shtepi, tek praku i derės, i thotė babė Filipit:
"Unė s'jam shqyptar: Unė jam shkodran".
Kėshtu poeti pedagog, me katėr-pesė vargje, jep objektivin qė i kishin vėnė vehtes disa shkolla tė huaja t'asaj kohe, pėr shkombėtarizimin e brezit tė ri. Misioni i mėsuesve tė patėnzonė s'ka si del mė mirė. Por ata nuk ndalen deri kėtu, por bėjnė ēmos qė fėmijėt t'i largojnė dhe t'i shkėpusin fare nga figurat e shquara kombėtare. Fishta lėshon rrufenė e dytė drejtpėrdrejtė nė tryezėn e mėsuesit tė pantėnzonė, duke dhėnė zėnken me njė nxėnės tjetėr, (Nė njė shėnim nė librin "Anzat e Parnasit" thuhet se ky ėshtė njė fakt historik) tė cilit i bie nė tokė njė fotografi e Skėnderbeut qė e tmerron mėsuesin e patėnzonė:
Ah! bre kulim,
Sh'āsht ky mjekėrskjap?- po thotė me idhnim.
S'āsht mjekėrskjap, zotnķ, āsht Skenderbeu.
N't'a pashė kyt surrat n'dorė prap,
T'a dijsh se jashtė si qenin kam me t'qitė.
I foli Tefes msuesi t'u i bėrtitė.
Me rezistencėn fėminore, Fishta do tė thotė se shpirti heroik shqiptar, megjithėse i tronditur, vazhdon tė jetojė dhe se ka tė ardhme. Fishta kritikon edhe disa segmente tė caktuara tė shtetit tė sapoformuar shqiptar, qė lejojnė ende disa nga kėto shkolla tė vazhdonin punėn, edhe pse nė tė vėrtetė pak e kishin ndryshuar, ose mė mirė tė themi se e kishin fshehur objektivin e mėparshėm, domethėnė tė para 1912-ės, por ajo qė e shqetėson poetin ėshtė edhe fakti se ato tani mbaheshin me paratė e taksapaguesve shqiptarė. Ja ē'thotė ai:
Po, edhe pėrpara luftės Ballkanike,
Nė Shqyptarį ka pasė shumė shkolla t'hueja.
Shkolla italjane, turke e helenike,
Shkolla serbjane e..."dijiji" e "kikuje",
Pėr t'rrejtė Shqyptar't me dokrra politike.
...
Por, shka āsht me zī, vetė kombit t'ngrātė kto shkolla
Po i duhet sod m'e mbajtun m'kāmbė me t'holla
Fishta kėrkon qė fatin e Palokės dhe tė shokėve tė tij ta mėsojė gjithkush: ēdo shqiptar, toskė e gegė. Kuptohet, ai dėshiron qė secili tė gjykojė vetė pėr atė qė po ndodhte brenda familjes, shkollės dhe disa segmenteve tė shtetit shqiptar. Ai e thotė copė se atyre shkollave veē sherrin ua kemi parė. Ato e kanė mbytur shpirtin krijues tė njerėzve tanė:
"Aty, po, t'huejėt nė shpirt e tru na i tredhen, E pa kenė t'zott t'mendojmė ne me krye t'onė. Na shkimen n'shpirt ēdo ide e ndģesi kombėtare; E ndźr e Atdhé, at-botė ne i dhāme per pare".
Kėtyre mėsuesve tė patėnzone u vė pėrballė mėsuesin populloj Jak Specin, pėr tė cilin kėrkon t'i ngrihet njė pėrmendore. Poeti pedagog ka besim tė patundur tek fuqia e shkollės pėr tė transformuar shqiptarin nė njė forcė aktive, t'aftė pėr tė ēuar pėrpara kombin e vet.
"Oh! at'here, kur n'shkollė zbutun shqyptari
N'mnķ t'ket marrun ej gjakun e dhunen,
E me dije t'ket kapun ej punen
Shqypnis fati do t'ēilet tamam".

Zero Cool
09-06-11, 15:51
Fishta nuk qėndron vetėm tek polemika, por si njeri i veprimit kalon nė terrenin konkret, siē shohim mė lart kur u bė drejtor i shkollės franēeskane. Fishta bėn thirrje pėr zgjerimin e arsimit shqip nė tė gjithė territorin e shtetit tė ri shqiptar.
"Aty nga viti 1914,- thotė Sterjo Spasse,- me gishtėrinjtė e dorės numėroheshin shkollat fillore, qė kishin pėr gjuhė zyrtare shqipen. Nė artikujt "Gjuha e mėsimit", "Gjuha shqipe" e nė tė tjera, poeti me kėmbėngulje lyp qė gjuha shqipe tė jetė e detyruar nė tė gjitha shkollat fillore tė Shqipėrisė dhe tė nxitė shqiptarėt qė tė mos tregohen tė fjetur e tė pėrgjumur, kur ėshtė puna e gjuhės, sepse prej saj rrjedh jeta dhe vdekja e kombit".
Te "Shqyptarja e qytetnueme" Fishta kėrkon qė "edhe bijave shqiptare me u dhānė mėsim nė gjuhė amtare". Tek "Nevoja e mėsimit" Fishta u thotė bashkėkombėsve tė tij se lufta pėr dije nuk ėshtė njė kėrkesė e rėndomtė. Fishta kėrkon qė edhe njeriu shqiptar tė aftėsohet pėr ta ngritur vendin e tij nė nivelin e zhvillimit tekniko-shkencor tė kohės. Vetė shkolla pėr Fishtėn ėshtė produkt i genit njerėzor. Ai ka besim tė plotė se ajo pėrpunon e zhvillon aftėsitė kėrkuese, zbuluese, pėrpunuese e krijuese tė mendjes njerėzore, tė cilat pėrbėjnė shpirtin e shkencės. Tek deklarimi i genit shpalosėn idetė e poetit pedagog pėr rolin e shkollės ne formimin e figurave te shquara botėrore dhe kalimin e tyre ne pėrjetėsi:
"Mendjen e njeriut n'shkollė unė mpreha,
Ku kam rritė ata Platonėt,
E ato shpatat me dy teha,
Demostanėt e Ciceronėt;
Edhe t'vetmin n'jetė, Homerin,
Me atė Virgjilin e Aligerin,
T'cilėve as vdekja s'ka ēka u bān"
Kjo ėshtė fuqia ēudibėrėse e "Tempullit tė dijes", siē e quan ai shkollėn. Geni, qė ėshtė personifikim i aftėsive mendore tė njeriut e tė gjenialitetit tė tij, vazhdon mė tej:
Edhe zbuloj ku struket jeta,
Ēka āsht' e mirė e ēka āsht' e vźrteta,
Bukuria kah buroi.
Pėr Fishtėn mendja e njeriut ėshtė e plotfuqishme, s'ka kufi, ajo ėshtė forca qė i jep pėrpara zhvillimit dhe qė ēdo gjė e konkretizon me vepra. Fishta e shikon "Tempullin e dijes" si njė vend ku bashkohen tė gjithė, prandaj nė shkollat e tija keni nxėnės nga tė gjitha besimet. Njė gur nga themeli i tolerancės fetare nė Shqipėri. Tė gjithė, sipas Fishtės, duhet tė mėsojnė shkencėn dhe tė gjithė duhet ta vėnė atė nė jetė nė dobi tė kombit tė tyre. Ai beson se shkenca krijon unitet human sepse rezultatet e saj i pėrkasin tė gjithė njerėzimit. Ai e pranon se lufta pėr tė fituar dije ėshtė punė e vėshtirė dhe e lodhshme, fjalėn e ka pėr punėn qė bėhet nė kėrkim tė sė resė, tė progresit, tė shtigjeve tė pashkelura.
Kėtu shfaqet sistemi i punės se tij si artist e shkencėtar me rendiment te larte, qe ėshtė njė shembull i shkėlqyer, jo vetėm pėr te rinjtė, por pėr te gjithė boten tone intelektuale, qe aktivizohet ne fusha te ndryshme te punės krijuese.
Fishta, si poet me diapazon te gjere krijues, filozof e pedagog, sociolog e diplomat e klasit te pare etj. nuk ėshtė kundėr kulturės se huaj, as kundėr marrėdhėnieve te drejta ne fushėn e shkencės e arsimit me vendet e tjera, por ai ėshtė kundėrshtar i prere i pėrdorimit te shkollės pėr shkombėtarizimin e njė populli, qe ne kohen e tij pėrbente njė nga rreziqet me te madhe pėr lirinė e vendit tone. Ai godet edhe ata studente qe kane shkruar jashtė pėr te studiuar dhe nuk tregojnė kujdesin e duhur pėr te pėrfituar sa me shume nga pėrvoja e vendeve te tjera dhe pėr ta vene atė ne shėrbim te zhvillimit shqiptar. Ėshtė interesante edhe kėrkesa e tij kėmbėngulėse qe meshtarėt e rinj te pėrgatiteshin ne shtete te ndryshme te Evropės, me qellim qe te mund te sillej edhe nėpėrmjet te kėsaj rruge kulture e sa me shume vendeve te zhvilluara. Fishta ėshtė i orientuar nga kultura oksidental dihen konsideratat e tij pėr Geten, Shekspirin, Danten e shume te tjerė. Por ai nuk ka nėnvleftėsuar as vlerat shkencore e artistike te popujve te lindjes. Mjafton te pėrmendim mendimet e tij pėr Kinėn ku ne mes tjerash thotė:
Por janė mjaft t'meēėm
kinez't e ngrātė:
Punen e dijen
I kanė zanat'.
Pėr tė realizuar mbrojtjen e gjuhės e te shkollės shqipe, si mjete qe synojnė jo vetėm ruajtjen e identitetit shqiptar, por edhe pėr te vene atdheun ne rrugėn e pėrparimit, ai kėrkon qe te mobilizohen te gjitha forcat intelektuale. Ai ka vlerėsuar shumė punėn e shkrimtarėve tė shquar qė "mrrijten me bā tė njihet gjuha shqipe si gjuhė msimi gadi nė tė gjitha shkollat dhe gjuhen zyrtare nė tė gjitha zyrat e shtetit, si dhe l'shuen rrānjen e parė tė ndėrgjegjes kombtare".
Kjo figurė e pėrkushtuar tėrėsisht zgjidhjes sė problemeve tė vėshtira, qė kaloi kombi ynė nė ato vite, kėrkon studime tė thella pėr tė dalė nė dritė tėrė vlerat e tij, qė krijoi edhe nė fusha tė ndryshme tė shkencave. Konceptet e reja demokratike pėr vlerėsimin e trashėgimisė, po tė shfrytėzohen mirė, e lehtėsojnė mė shumė kėtė punė, qė domosdoshmėrish duhet bėrė. Kėtė e thonė dhe bashkėkohėsit e tij: "E kur me kalimin e kohės, familja shqiptare, e mbledhur rreth vatrės plot flakė, do tė pėrmendė emrin e fratit poet, figura e kėtij do tė shkėlqejė mė me forcė, sepse atėherė do tė jenė zhdukur njė herė e mirė dhe vogėlsirat mė tė kota tė njerėzve. Atėherė jeta e poetit do tė bėhet mė interesante e mė e pasur nė kujtime". Kėtė pėrfundim e vėrteton dhe fakti se dikur lihej pa u pėrmendur emri i tij edhe kur flitej pėr Kongresin e Manastirit, ku siē dihet, qé firmė e parė, pa bėrė fjalė edhe pėr shumė e shumė raste tė tjera.

Zero Cool
09-06-11, 15:53
Korrespondenca e Fishtės me Musolinin dhe Jakomonin

Njihen dy letra qė Įt Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parė i takon vitit 1934 dhe ėshtė e postuar nė Livorno, Itali. Ėshtė e shkruar italisht, herė-herė me fjalė jo tė italishtes sė sotme. Duke ndjerė se nuk i mbetej shumė pėr tė jetuar, Fishta i kėrkon Mussolinit qė vepra e tij tė botohet e plotė dhe “e paraqitshme”, gjė qė nuk mund ta bėjė Urdhri Franēeskan, dhe as Provinca e Fishtės. Dhe tė ardhurat nga shitja e veprės t’i kalojnė kėsaj province.
Deri nė atė kohė dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithė veprimtarisė sė tij, pavarėsisht rishikimeve tė mėvonshme. Lutja konsiston nė botimin e tė shtatė vėllimeve tė veprės ku pėrfshihen poezia ajo epike me “Lahutėn e Malcisė”, lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, pėrkthimet nga Iliada e Homerit, Molieri etj.
Letra e dytė e Fishtės drejtuar Musolinit ėshtė shkruar nė Romė, me datė 27 prill 1940, dhe po ashtu si letra e parė mban edhe vitin pėrkatės fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmė Udhėheqėsit – Duēe. Nė kėtė letėr tė shkurtėr i shkruan pėr prof. Gino Bottiglioni, i Universitetit tė Bolonjės qė nė atė kohė ishte thirrur nga Akademia Italiane – anėtar i kėsaj Akademie Gjergj Fishta u bė nė 1939 – i ngarkuar me misionin pėr tė promovuar studime nė tė gjitha fushat e dijes dhe pėr tė drejtuar tė rinjtė studentė. “Qendra jonė e Studimeve Shqiptare do donte njė impuls tė dukshėm nga profesori i Universitetit tė Bolonjės ku me iniciativėn e tij, po organizohet njė grup tė rinjsh veēanėrisht i pėrkushtuar ndaj albanologjisė”. Pėr kėtė Fishta “guxon” t’i drejtohet Duēes dhe “gjykimit tė tij tė ndritur” pėr t’u gjetur njė mėnyrė qė ta shtyjė mė tej kėtė nismė.
Letra drejtuar Jakomonit, mėkėmbėsit tė mbretit Viktor Emanueli III ėshtė njė lutje pėr tė ndihmuar albanologun Norbert Jokl.


Censura e Fishtės gjatė regjimit komunist, e ēėshtja e eshtrave tė tij

"Njė aksion pėr zhdukjen e ēdo gjurme tė gegnishtes",- kėshtu e quan Arshi Pipa ndėrmarrjen e vitit 1972 pėrmes Kongresit tė Drejtshkrimit nė emėr tė shqipes sė njėsuar letrare. Dhe sipas tij rrėnjėt e kėtij dėnimi dhe dhunimi tė gjuhės ishin shumė mė tė hershme, qė me vendosjen e diktaturės nė Shqipėri, ku u ndaluan rreptėsisht autorė si Fishta, Camaj, Harapi,etj. Pipa shkruan se “Stalinizmi e konsideronte katolicizmin gegė, si kryearmikun e vet. E kjo ishte njė nga arsyet pse Fishta ndalohej, sepse ai ishte pėrfaqėsuesi kryesor i katolicizmit". Duke marrė parasysh se kryevepra e Fishtės, "Lahuta Malcķs", ėshtė katėrcipėrisht anti-sllave, do tė ishte njė problem pėr E. Hoxhėn dhe bashkėpunėtorėt e tij jugosllav, Miladin Popoviē e Dushan Mugosha nė kuadrin shqiptar, meqė Poeti Kombėtar evokonte njė frymė anti-sllave, dhe vitet e fundit tė jetės sė tij, edhe anti-komuniste. Kultura perėndimore, pas sė cilės ģu qaste Shkodra nė atė kohė, pėrbėnte njė problem pėr regjimin qė rrėnjtė i kishte nga lindja, dhe kjo dritare pėr nga perėndimi,- pėrfshi kėtu njė numėr tė madh njerėzish qė edukoheshin nė perėndim, qė u persekutuan dhe vizituan burgjet e egra tė diktaturės,- duhej mbyllur[9]. Ai u refuzua, jo vetėm pėr shkak tė antijugosllavizmit tė tij (skicat sarkastike tė Hoxhės pėr Titon dhe udhėheqėsit e tjerė jugosllavė nė librin e tij Titistėt, janė tė krahasueshme – duke lėnė mėnjanė poezinė – me karikaturat e Fishtės pėr Knjaz Nikollėn e Malit tė Zi e ushtarėt e tij te Lahuta e Malcķs), por edhe pėr arsye tė tjera: ai kishte pranuar njė medalje merite prej sulltanit turk, pastaj qe bėrė agjent i imperializmit austro-hungarez me botimin e "Posta e Shqypnķs", nuk kishte refuzuar caktimin e tij si anėtar i Akademisė fashiste Italiane tė Shkencave pas pushtimit tė Shqipėrisė prej Italisė). Po tė jetonte edhe disa vjet tė tjerė e tė shihte ardhjen e stalinizmit shqiptar, me siguri do tė arrestohej e do tė procesohej si armik i popullit e tradhtar i kombit (vėllai i tij franēeskan Vinēens Prenushi, njė folklorist i shquar e shkrimtar, e mė vonė Arqipeshkėv i Durrėsit, vdiq nė burg). Arsyeja e vėrtetė me tė cilėn mund tė shpjegohet fishtofobia e partisė, ėshtė se ai ishte gegė i Shqipėrisė sė Veriut dhe prift katolik, si edhe poet i madh.
Kongresi i drejtshkrimit tė gjuhės shqipe i mbajtur mė 1972, duke vendosur njė hegjemoni gati totale tė dialektit toskė,- njė bazė gati lokaliste, duke marrė parasysh prejardhjen e klikės politike tė asokohe. Kjo gjuhė e re standarte siē thekson Pipa, e alienizoj popullin nga gegnishtja qė shkruhej nga qarqet letrare me qendėr Shkodrėn, do me thėnė nė largimin e dialektit gegė nga syri i lexuesit. Kjo mangėsi, pėrveēse ēoj nė dobėsimin e standardit, zhduku nga vitrinat e librave shqip pėr mė se gjysėm shekulli veprat e Fishtės, po ashtu si tė Dom Shantojės, Įt Kurtit e shumė tė tjerė.
Histeria komuniste me valė lindore karshi kulturės perėndimore me qendėr franēeskanėt e Shkodrės zhvarrosi eshtrat e tij. Mė 20 mars 1967 eshtrat e Fishtės me urdhėr tė strukturave tė shtetit komunist zhvarrosen nga Kisha Franēeskane e Gjuhadolit. Mendohet se urdhrin pėr hedhjen e eshtrave tė Fishtės nė lumė e ka dhėnė kryetari i Komitetit Ekzekutiv dhe kryetari i Frontit Demokratik tė Shkodrės. Eshtrat mblidhen nė njė thes ēimentoje dhe qėndrojnė pėr tri ditė nė njė nga zyrat e ndėrmarrjeve tė ndėrtimit. Sipas burimeve tė ndryshme, thesi ėshtė hedhur pas tri ditėsh nė rrjedhėn e lumit Drin nė Shkodėr. At Zef Pllumi, nė kujtimet tij thotė se nuk ėshtė i sigurt se eshtrat e Fishtės janė hedhur nė lumė, por i kanė thėnė dėshmitarė okularė se eshtrat janė hipur nė njė karro pėr t'u transportuar. Njė tjetėr klerik, Konrrad Gjolaj, nė kujtimet e tij thotė se, "me "revolucionin kulturor" edhe eshtrat e Tij u tretėn buzė Drinazės, nė afėrsi tė Bėrdicės, bashkė me eshtrat e vėllezėrve tė tjerė t'asaj Kishe". Sipas letrės sė Fritz Radovanit, janė nė varrezat e Rrmajit, pas tri ditėsh eshtrat e Fishtės janė marrė nga ish-drejtori i ndėrmarrjes qė merrej me riparimin e Kinema Punėtori (ish-Kisha e Fretenve), Shyqyri Rrjolli, dhe i ka varrosur sė bashku me rojėn e varrezave, Gjon Gjergjin, nė varrezat e Rėmajės nė Shkodėr. Kjo ēvarrosje dhe "zhdukje" e eshtrave tė tij shėnjoj simbolikėn e territ qė pąu kolosi i letrave shqipe qė do "bānte Shqypninė pėr inat t'shqyptarvet" pėr gjithė ato vjet.

Zero Cool
09-06-11, 15:55
Tituj tė veprave

1*Lahuta e Malcķs [10] - poemė (Zarė, 1925
2*Anzat e Parnasit - satirė (Sarajevė, 1907) [10]
3*Pika voese, mė vonė ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarė, 1909)
4*Shqyptari i gjytetnuem - melodramė (1911) [10]
5*Shqyptarja e gjytetnueme - melodramė
6*Vėllaznia apo Shėn Franēesku i Assisi-t (1912) [10]
7*Hylli i Dritės - revistė (1913)
8*Juda Makabé - tragjedi (1914)
9*Gomari i Babatasit (Shkodėr, 1923)
10*Mrizi i Zānavet (Shkodėr, 1924) [10]
11*Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodėr 1927)
12*Lahuta e Malcķs - botimi komplet (1937)
13*Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodėr, 1941)



Mirėnjohjet

1* Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipėri, 2002
2* Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit Kosovė
3* Kurorė Argjėndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrės (1911).
4* Dekorata Mearif, nga Mbretėria Turke (1912).
5* Dekorata Ritterkreuz, nga Mbretėria e Austrisė (1912).
6* Penė floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
7* Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
8* Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit franēeskan (1929).
9* Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).



http://a2.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/225315_173289132728297_100001416342755_483990_5889 483_n.jpg

Zero Cool
09-06-11, 15:56
http://a7.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/248607_176306552426555_100001416342755_504269_4198 481_n.jpg

Zero Cool
15-06-11, 15:15
http://img.photobucket.com/albums/v155/zerocoolnl/foto%20interesante/Snap2.jpg

Zero Cool
10-09-11, 22:59
http://photos-d.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/306760_279576268719498_183689688308157_1187575_822 072957_s.jpg


Lahuta e Malcķs - Įt Gjergj Fishta
Te Kisha e Shnjonit

Prendoi dielli, n' qiell duel hāna,
N" Veleēik po pingron Zāna:
Ehu! ju malet e Shqypnķs,
N' t' cillat strukė shqypja e lirķs
N' t' bardhat kohe qi kan prendue 5
S' lźte anmik, jo, me i u afrue!
E di shpat e di edhe prrue,
E di landė e di edhe gśr,
Shqyptarķs kryq e terthuer,
Se sa gjak atbotė i anmikut 10
Vojti rrkajė prej t' bardhė ēelikut,
Qi flakote n' dorė t' Shqyptarit
Porsi rrfeja majes s' Sharit.
A kisht' mujtė kurr n' at kohė t' lume,
( Me lot gjakut sod t' lotueme!) 15
Veē nji troe t' tokės Shqyptare
M' e rmue dora grabitēare?
Ah! jo kurr: t' ish' ēue mbarė bota...
Pse ndo 'i Lekė, a 'i Gjergj Kastriota
Do t' kisht' dalė, at dorė rrembyese 20
M' e cungue me armė ngadhnyese,
T ' cillat n' shekull do t' permenden
Hānė e hyj sa qiellve t' enden.
Por kan ndrrue sot moti e stina
Per dhé t' ngrīt, kū rreh Martina! 25
Gjinde e mbajtun me lot t' shumit
Qi n' djersė njomė būcat e umit,
Ja qi n' kullmė rreshket kumuese,
Ja nper dét bjen valės shkumuese,
Per me mbajtė nji grue te shpija 30
S' cilles bukė i lypin fmija,
Edhe i lźn ndoshta me kjį,
Perse e mjera bukė nuk kį:
Gjinde, s' cilles Zot i āsht ari,
T' zezen tokė qi i ngratė Shqyptari 35
Shtrźjt me gjak e pat fitue,
Pa ndo 'i dhimė, kjoshin mallkue!
Sod m'e dį duen copa copa:
E perse? Pse don Europa...
Uh! Europe, ti kurva e motit, 40
Qi i rae mohit besės e Zotit,
Po a ky ā shźji i gjytetnķs:
Me dį token e Shqypnķs
Per me mbajtė klysht e Rusķs?
Po ti a kshtū sod na i perligje 45
Njata burra qi m' kto brigje
Per tż vehten bāne flije
Kur ti heshtshe prej ligshtije?
Ti qi i a kalle flaken diellit
E i shestove rrathėt e qiellit, 50
Ti, prej eshtnash t' t' ngratė Shqyptarve,
Qi bānė deken per dhé t' t' parve,
Bān sod t' bījn fatosa t' rķ,
T' cillt nji troe t' ksajė Shqypnķ
Mos t' a lājn Shkjaut n' dorė me i rį 55
Krejt ne gjak nji herė pa e lį!
Lum, oj Zāna e Veleēikut,
Qi m' i a lshon ti namėt anmikut,
Qi m' i uron djelmt e Malcķs,
Qi m' i a kjįn hallin Shqypnķs; 60
Ksaj Shqypnķ, e cilla motit,
N' zā kah pushka e besa e zotit,
Pat kźnė ēmue prej fisesh t' tāna
Kah bjen dielli e kah mźrr hāna!
Por, sado qi poshtė kį rį 65
Sod me sod, e rrin tue kjį
N' pluhen t' tokės, prej njerzve shį,
Prap, oj Zāne, shkndija e burrnķs
Nuk ā shkime n' male t' Shqypnķs,
Qi, maną, edhč n' kto kohė t' reja 70
Ka 'i herė ndezet flakė si rrfeja.
S' kan mbetė shkret, jo, armėt besnike,
Perse Arbnorja grue fisnike,
Bān se bān fatosa t' rķ,
T' cillt trimnisht per ket Shqypnķ 75
E per besė e t' bardhen Fé
E bājn deken si me lé.
A poi shef ti njata burra
Qi kah Brigja neper curra.
Tue hecė naten porsi bisha, 80
Janė t' u njitun drejt kah kisha?
Ata janė, po, Krenėt e Hotit
Qi m'u lidhė duen me besė t' Zotit
Per me i dalun zot Shqypnķs,
Per me i lānun nderė Malcķs. 85
Po, Ēun Mula mbķ shpinė t' kalit,
U a ēoi lajmin Krenve t' malit;
U a ēoi lajmin n' derė t' konakut,
Per me u mbeledhė n'kuvend t' bajrakut;
E si rrokull kjenė rreshtue, 90
Kshtu zźn Ēuni me ligjrue;
<< Fol tash, Masho, ē' po na thue?
Un qe, Krenėt t ' i kam bashkue,
T' cillve mundesh me u besue,
Pse armėt kryq i kemi vū, 95
Si na e lanė tė parėt kanū>>.
At herė Mashi zźn kadalė:
<< Pa ndigioni, o trima 'i fjalė,
Qi po u thom me besė te Zotit,
Porsi nipave t' Kastriotit: 100
Katerqind e s' dij sa vjet
Jānė qi i bājm Mbretit hysmet
Kush ushtrķ, kush angrķ,
Me armė n' dorė, me zjarm nė gjķ,
Me 'i kamė mbathė me tjetren zdathė,105
Buken n' strajcė e shpķ senjurin,
Dushek token, jestek gurin,
T' mbrame te hika e t' pare te mbeta:
Trima n' zā se ā zānun jeta:
Mos me drashtun krajl as Mbret! 110
Edhč Mbreti ket hysmet
Dér dikū na e kį pelqye,
S' na kį lānė aj krejt m' u thye:
Na ka lānė lirķn jetike,
Na i ka lānun armėt besnike, 115
Per me ruejtun Fé e zakona,
Per me mprojtė kto malet t' ona
Per me mbajtė kanś' n e t' parve
Me ruejtė erzin e Shqyptarve:
Na ka ēilė kishė e xhamķ 120
Per dintarė e kryqelķ:
Na ka falun pagė e t' dheta,
Kanś m' vedi sa t' jetė jeta,
E na. veē n' e paēim ēartė
Ket kanś qi na lanė t' Parėt, 125
Se e kem' shkue jeten n' lirķ
Si nė bjeshkė. ashtū nė vrrī,
Si me gjā. ashtū me bulqķ:
Tue punue e tue gjallue,
Tue lutė festat trashigue, 130
Mort e darsem me kanś,
Sikur t' parėt na pa' n punue,
Por medčt e treqind halle!
Per kto male e per kto zalle,
Per kto male e zalle t' ona, 135
Kū si heret, si n'e vona,
Pat kźnė mbajtė kanuja e malit,
Pat kźnė rritun pika e djalit,
Pika e djalit, Lekėt e Hotit,
N' zā kahė pushka e besa e Zotit: 140
N' zā ka' urtija e bujarija
Qi zanįt i kį Shqypnija;
Perse ā kndue n' Shkoder gazeta
Qi njaj Shkjaut sod t' u ngjatėt jeta!
Do t' i bājn kto male t' shkreta. 145
Po, Moskovi, i u thaftė hovi!
E ka dį n' Kuvend t' Berlinės
Me i u lshue Knjazit t" Cetinės
Hot e Grudė, Plavė e Gucķ.
E tash Knjazi i Malit t' Zķ 150
Kį ngrehė top, kį dyndė ushtrķ
N' kto trķ dit me rį n' Malcķ:
Thue gjā e shkretė ka mbetė Malcija,
Thue pa zot se ā Shqyptarija...>>
Kshtū tha Mashi e Krenėt e Hotit 155
Si t'u rįke 'i rrfé prej Zotit,
N' ato fjalė mbetem pa zā:
Me i pasė pré... gjak s' kishin bā.
Kishin ndźjė me sż per dhé,
Pa thānė kush nji fjalė per bé. 160
Por prap Mashi zźn t' e vona:
<<Ē' t' thomi, burra? Fé e zakona,
Bjeshkė e vrrī e kullat t' ona
A 'imend Knjazit pa luftue,
Pa pushkė t' shtīme kem' m' i a lshue?>>165
<< Pasha, Zotin, kjoftė levdue!
Gjeto Marku zū m' u idhnue
Hot e Grudė s' po t'i shklet Nika
Bash me e dijtė se jesim n' ēika:
Se na bān Knjazi fanķ, 170
Se na djeg me bjeshkė e vrrī.
S' i lām marre Shqyptarķs
Kū t' jetė puna e trimėnķs;
Perse mbarė Lekėt e Malcķs
Shk' ā m' shtatė vjet e shtatdhete vjet,175
Dijn me dekė, po, per dhé t' vet.
Pa m'u njeshė per shtat xhubleta,
S' i bāj Knjazit t' u ngjatėt jeta!
Por t' flasė Ēuni bajraktari,
Fjalve t' tija u rrķ mā i pari.>> 180
Njaj Ēun Mula, si u mendue,
Kshtū po zźn me ligjirue:
<<S' kemi, burra, mā shka t' presim,
Armėt besnike, por t' i njesim:
Hovin Knjazit do t' i a presim, 185
Me e dijtė se tė tanė do t' jesim.
Ndoshta pak edhč na jena,
Ndoshta edhč fyshekė nuk kena:
Por anģ pse t' parėt e motit,
T" parėt e motit, flakė barotit, 190
Njata ushtarėt e Gjergj Kastriotit.
Kurr s' i njehshin n' luftė ushtrķt:
Njehen dhźnt e njehen dhķt,
Por jo trimat me armė lé,
Trimat lidhė me besė a fé: 195
Trimi i mirė edhe sa herė
Me 'i fyshek dahet me nderė.
Pra, le t' ēohet m' kamė djelmnija:
Oren ēuet pse e ka Shqypnija:
Me tź vetė āsht Perendija. 200
S' e ngulė Knjazi n' Hot bajrakun,
S' e rritė m' né, jo, Karadakun,
Pasha armėt qi m'i la baba!
Pa na vjerrė kortarė mbķ krraba...
T' rrahim bén si t' na apė feja, 205
( Kush e thaftė atź e vraftė beja),
Se qindrojm, eh gjofti rrfeja!
Porsi t' parėt na pa' n qindrue
T' cillt per t' gjallė s' kan me u harrue.>>
Kshtū tha Ēuni Bajraktari, 210
Edhč m'giūj u ngreh mā i pari:
Bāni bé, me lot per faqe,
Per <<qitape>> e shtatė <<melaqe>>,
M' Orė te bjeshkve e m' krye te fmķs,
E per Emen t' Perendķs, 215
Se pa dekė e pa hī n' dhé
Me gjith djalė e me gjith ré,
Pa u robitė me lopė e qé
E pa u djegė me stan e shpķ
S' i bjen n' dorė kurr Malit t' Zķ. 220
Njitė mbas tij atbotė u ēuene
Krenėt e Hotit, e u betuene,
Mbas kanūs s" Lekė Dukagjinit,
M' qiri t' festės e m' Kishė tė Shnjinit,
Mbķ Shen Nikollė e m' Shźjt Shna Ndue,225
M' Kryqe t' Krishtit, kjoftė levdue!
Se, pa u shkimė me troje t' veta,
S' i bājn Knjazit t' u ngiatėt jeta!
At herė Ēuni rishtas zuni:
<< Por tash, burra, ndienie 'i fjalė: 230
N' Urė t" Rrzhanicės do qitė ndo 'i djalė,
Me i zānė shtekun Karadakut,
Dér sa t' epet zā bajrakut.
Un po i zgiedhi 'izet martina,
Me u a ndie krismen larg Cetina, 235
E n' Rrzhanicė kam me i ngujue,
Pushken Knjazit m' i a fillue,
Per n' kje 'imend se i kį rį n' krye
Kufījt t' onė me i shkapercye.
N' Traboinė Gjetja le t' dalė 240
Ded Gjo' Lulit me i ēue fjalė,
Qi t' a ēojė aj m' kamė t' tanė fisin
Porsa pushkėt n' Rrzhanicė t' i a nisin.
Ju tjerėt krenė, edhč seicilli,
Deri neser pa rį dielli, 245
T' i a napė zānin fisit t' vet,
Qi shk' ā i Hot e shkon me Mbret,
Prej shtatė vjetsh e m' shtatdhetė vjet,
T' gatojė armėt e t' prehė tagā' n
N' Veleēik t' a qese gjān; 250
Pse me pasė n' Rrzhanice me krisė,
Ka m' u dashtė n' Rrzhanicė me u nisė,
E aty u bāftė si e kį thānė Zoti:
Oren ēuet por e kį Hoti.
E ti, Masho, pa shkrepė dielli 255
N' at mollė Shkodere t' nisesh filli:
Hodo Pashės m' i u bān selįm,
Thuej t' a ēojė Miletin n' kamė,
Thuej t' a ēojė nė kamė Miletin
Me qindrue sod per Dauletin, 260
Me qindrue sod per Shqypnķ
Tue luftue me Mal tė Zķ.
E atij mikut, i u ngjatėt jeta!
Thuej T' a qesė nji shkrolė n' gazeta,
Se per t' gjallė rodi i Shqyptarit 265
Per pa gjak kurr dhén e t' parit
Nuk e lshon, jo, pasha Zotni!
S' e koritė, jo. Gjergj Kastriotin.
Gjergj Kastriotin, trim rrfé.
T' shkruej se trima kį nder né, 270
T' cillet per Atme edhe per Fé
E bājn deken si me lé,
Kur t' janė lidhė me besė e Fé
Kur t' janė lidhė me besė te Zotit
Si jānė lidhė sod Krenėt e Hotit. 275
Tash po dahna; nji udhė e mbarė!
Se kan kndue gjelat e parė,
E na kohė s' kem' me u vonue
S' āsht per burrė, jo, me u hutue,
Kū per tź tė jetė gjikue 280
Ja me dekė, ja me fitue.>>
Foli Ēuni e u dį kuvendi.
Po, Zot, kuej do t' i jesė vendi?
”Kot pėrpiqėn grekėt e sotėm tė gjejnė nė letėrsinė e tyre njė vepėr mė tė plotėsuar se "Lahuta". Faik Konica

Zero Cool
17-09-11, 22:38
Kontributi i elementit dhe klerit katolik pėr atdhedashuninė


(Malėsia e Madhe-kryefjalė nė vite)


Flamuri i Gjergj Kastriotit nė Bratile tė Deēiqit (6 Prill 1911) ishte njė shkėndi pararendse e Shpalljes sė Pavarsisė mė 28 Nandor 1912


Klajd Kapinova


Nė mėnyrė tė pėrmbledhur e pa shumė referenca tė tjera historike (tė cilat janė pjesė e nji libri nė dorshkrim), po paraqes punimin tim modest nė 100-vjetorin e Kryengritjes sė Malcisė sė Madhe, duke pėrshkrue shkurtimisht kontributin e shquem, qė ka dhanė kleri katolik, me prelatėt e vet nė shėrbim tė ēashtjes nacionale.
Shqipnia, ka qenė historikisht pėrherė zemra e patriotve tė vėrtet tė djelminė tė Malsisė sė Madhe, trevė e cila shpesh herė ėshtė pėrmendur, se ka gjeneruar burra kuvendi e pushke; duke i falur Atdheut e maleve kreshnike Ded Gjon Lulin (1840-1915), i njohur pėr burrni, urti e autoritet.
Me kėto cilėsi, Deda pėrballoi me armė nė dorė ushtritė pushtuese turke e sulmet malaziase, duke ruajtur me vendosmėri trojet e tė parėve tanė.
Kryengritja e fillimit tė dekadės dytė tė shek. XX, i tregoi Europės, se kishte ardh koha tė shkundej nga soditja indiferente, qi i bante vėshtrimit tė ngjarjeve nė trungun e vjetėr tė Europės Juglindore, nė trajtimin e ēashtjeve shqiptare, paralajmėroi fuqit e ndryshme ballkanike, qė andrronin nji coptim midis tyne tė Turqisė europiane, se trojet abnore nuk do tė ishin nji kafshat e leht pėr t’u gėlltit nga orekset e tyne tė pangopshme.
Kryengritja nė fjalė, i dha nji mėsim tė mirė pushtuesit turk “tue provue nė gjuhėn e plumbave se kishte perendue tashma koha e ekspeditave ndėrshkimore dhe e raplezarjeve, tė udhėhequna nga gjeneral shum tė zot dhe tė sprovuem nė mizori, si Shefqet Turgut Pasha me shokė” (Shih, Tef Krroqi, “Hylli i Dritės”, vj.XXII, fq.11).
Kombet, qė pėr shumė shekuj kishin vuejt nė robnin turke, u gėzuan e nisėn tė gjallnohen, duke mendue se po fillonte nji shpresė e re. Jashtė kėtij ndikimi jetėdhanėse nuk mbeti as Shqipnia, e cila mbi kurrizin e saj kaloi keqtrajtime me plagė tė thella.
Mirėpo, nuk vonoi shumė, se xhonturqit e rij porsa erdhen nė pushtet nisėn metodėn e kėrbaēit dhe tė mosprishjės sė “qetėsisė”, duke vijue tė merrnin nėpėr kamb nacionet, qė asokohe ende vegjetonin brenda pushtuesve osman.
Historiani erudis At Marin Sirdani (1885-1962), duke vlerėsue kontributin e elementit katolik shqiptar nė drejtim tė atdhedashunisė, mbi lėvizjet shtypse tė xhonturqve tė rij kundėr nacioneve (qė kėrkonin liri), cek ngjarjen e randsishme tė historisė me 6 Prill 1911, kur shkruan: “Barbarit, mandej tė kryesum prej Xhavit Pashės e Shefqet Turgut Pashės pėr tė shtyp shqyptart ēuen pesh zemnat e shumkuj, e Leket e Malcis qi nuk ishin ken msue me u ba rajė e askuj, tue provue se vetem arma muejte me u sigurue gjan, mallin, nderen e tė drejtat qi kishin pas gzue per qindra vjet edhe nen Turki nisen me levis. Qysh n’prendveren e vjetit 1910 shifen faqe sheje paknaqsije: t’arratisunt shtohen e nė krye tė ēetave kryengritse asht “Kreshniku i Malcis” Ded Gjo’ Luli. Ky e Kol Toma, Bajraktari i Veles, ishij tė vetmit nė krahinen e Shkoders qi tuj mos zan bes njaj permirsimi me djelm t’vet e kushrit nuk kishin dorzue armt e ishin arratis. Kaloi gjith ajo vjet pa ndonji ngjarje me randsi, por me 24 marc 1911 zuni fill nji luftė e vertet kundra Turkis. Populli mbar i Malcis i lidhun me kryengrits, me pushk e pa pushk msyni njiherit tė gjitha postat qi gjindeshin brenda kufinit t’Malcis e me at yrysh n’e e nesre, pushtuen Tuzin, e ashtu t’forcuem me arm e me municion u drejtuen kah Shkodra e qendruen n’Koplik. Mali i Zi, i cilli mezi qi pritte me pa shtjellime nė Turki, tuj e pa se malcort ia kishin nis punes pernjimend, u vu me i mprojt e e bane kufinin e liri me hi e me dal. Lajmi se Malcia ishte ēue pesh e dojte me msye Shkodren e qiti ne mendim Bedri Pashen, valin e atij qyteti, e me shkak se ishte Dini ne rrezik rrejti muhamedanet e vendit, e kush kje i zoti i armve u bashkuen me asqer e duel ne luft kundra malcosve. Kta per me i diftue Fiqive t’Europes e shqyptarve qellimin e kryengritjes ban me 30 marc nji mbledhje n'Cetin e i ēun nji “Memorandum” Fuqive t’Mdha e Malit t’Zi. Ne ket tubim pos kremve t’Malcis muren pjes e u lidhen me ta edhe disa kren me randsi t’vendeve tjera, t’krishtene e muhamedan”. (material nė dorėshkrim).


Kush ishte Ded Gjo’ Luli?

“Pash, o Pash, t’ rrnoft bajraku,
Ndigjo Deden ē’asht kah flet:
Pėr pa rrjedh der n’sylah gjaku,
Knjazi vendin tem s’e shklet!
Ah! Qe prep don t’na dajn copa!
Prep mendimi i par asht ngjall!
Por ta marr vesht tan Europa:
Ded Gjo’Luli prap asht gjall!”

Ai ishte lind e rrit nė bjeshkėt e nalta tė maleve tona, ku gurgullon uji i kristalt nga bora e shkrim, pyjeve, ku kumbueshėm dėgjohet zani nė kor i zogjve, njerėzve, qė si lisa tė gjatė hijeshojnė, me shtėpitė e mbushuna plot me zanin gazmuer tė fėmijėve, qė harlisėn lirshėm, tek shėtisin mbi ato shkrepa tė nalta e tė lame me gjak e lot trimash, ku, Atdheu e feja e tė parėve ilir u ruajtėn ma shumė, se nė asnji vend tjetėr tė Shqipnis.
Portreti i tij mbetet fisnik. “Emni rron gjatė nė veprat e mėdha”, thuhet nė nji fjal tė urt popullore. Ishte i pari midis tė parve, i barabart mes tė barabartve.
Ai, u dallua pėr aftėsi tė madhe drejtuese, si nji ushtarak nė zemėr tė Alpeve tė nalta tė bjeshkve. Ende jeton nė zemnat e kujtesėn e malėsorėve vlerėsimet nga bashkohėsit pėr Dedėn, ku, midis tė cilėve Avni Rustemi e quajti “burr i pafrik e i panjoll i maleve tona”.
Deda, ishte jo ma shum se 38 vjeē si adjutant besnik i Ēun Mulės nė Lidhjen e Prizrenit, tuj ken pjesmarrs nė vjetin 1878. Kryetrimi, ishte e mbeti shpirti dhe zemra e kryengritėsve, duke qenė trim si tė gjithė trimat e tjerė tė Malėsisė, qė me respekt e ndoqėn mbas, pėr mbrojtjen e trojeve tė vendlindjes.
Nė betejėn e hatashme u vranė trimnisht kelmendas, hotjan, shkrelas, koplikas, kastratas e shkodran, tė cilėt ishin tė ndihmuem shpirtėnisht nga kleri katolik.
Pikėrisht, pėr hir tė sė vėrtetės sė dokumentuem nė shtypin e kohės, pėr llogari tė ekspeditave famkeqe ndėshkimore tė Turgut Pashės e Portės sė Nalt, brėnda ushtrisė pushtuese ishin tė veshun me rroba e pagueshin rregullisht (mercenar) disa trathtar shkodran, tė cilėt i shėrbenin me besnikėri, duke iu kundėrvue me armė nė dorė fatosave tė Ded Gjon Lulit, tė cilėt pa iu tremb syni mbanin me vendosmeni njeri mbas tjetrit nė maj tė Deēiqit Flamurin Nacional tė Gjergj Kastriotit.
Tashma, dihet fundi i turpshėm i trathtarve, tė cilėt trimat e Ded Gjon Lulit nuk i vran, por i lanė tė lirė tė ktheheshin nė vendlindjen (nė kėmish e brekushe), qė e kishin trathtue.
Publicisti Risto Siliqi, nė librin e parė: “Pasqyra e ditve tė pėrgjakshme nė tė pestin shekull Shqypnis tė robnueme”, Trieste, korrik 1912, shkruan: “Me 26 tė marsit, bashkue ushtarėt e Hotit, tė Kelmendit, tė Grudės, tė Kastratit, tė Shkrelit e tė Shalės, e tė sokoluem me fitime tė pėrditshme, i ranė me nji rreptsi ushtris sė pėrzieme me shkodran, sa mbas guximit e fatoshis tė rrall tė ktyne ushtarve shqyptar, kėta halldupa e pan se tė gjith po jesin me krye e ran gjall nė dor. Ndėr ta rob u xu dhe Abas Bekteshi, njaj trathtar qi nė kohė tė aksionit reformator ju pat kundershtue si shqyptar Shefqet Turgut Pashės, dhe pasi e patėn burgosun e dy herėsh, nė tė pamė tė gjith popullit t‘Shkodres, e patne shtrue n’dajak, e ky i poshtri u ēue me i ndihmue anmikut tė vet e me e vra me vllazėn. Pėr posė tij u xun rob dhe tjer, tė cilve mbasi armėt e fishekėt ia morėn, i lshuen lirė, tė cilėt ikėn me marrė kah Podgorica, prej kėtej me avullore pėrmbi liqe e shkuene n’Shkoder, ku ndoshta nana e gratė e tyne do t’i kenė pritun tė padituna t’i ngjeshin furkat. Kėt ditė dhe prej Jusuf Gjokajve tė frugsuem prej plumbave tė shqyptarėve ikėn nė Podgoricė 70 vetė tė turkut. Ne nesre si plasi drita, fatosat ton psyne pėrsėri si luana dhe xune rob edhe 90 vet tė tjerė, I ēarmatosen e i nisen kah Podgorica”.
Risto Siliqi, si gjithė rilindasit patriot tė tjerė tė penės e pushkės, e njihte mirė fytyren e trathtisė. Me gjuhėn e fakteve historike dhe si dėshmitar, ai fshikulloi pamshirė tė gjithė trathtarėt e nacionit, qė iu kundėrvun me armė nė dorė flamurit kuq e zi tė fatosa tė lirisė. Nga ana e tjetėr, studiuesi historian At Marin Sirdani, mbasi pėrshkruen pikėt kryesore tė “Memorandumit”, nėnvizon frymėn e bashkpunimin e ngushtė qė ekziston midis malėsorve pa dallim feje.

Zero Cool
17-09-11, 22:39
E randsishme ishte lufta e vendosun, kundėr pushtuesit tė pėrbashkėt, qė kishte shkel trojet tona. Nė shėnimet historike lexojm: “Ky ‘Memorandum’ kje i nenshkruem, pos dy kryetarve tė kryengritsve, Ded Gjo’Lulit e Sokol Bacit, edhe prej Muharrem Beg Bushatit (n’emen t’Shkodres), Isa Beg Boletinit e Abdullah Agės (n’emen tė Kosovės), Kapidan Preng Marka Kokes (n’emen t’Mirdites) e Mehmet Shpendit (n’emen t’Dukagjinit). Nji lidhje e atill dy elementash dukej n’e parė se do tė prodhojn nji dobi tė perbashkt, por muhamedanėt e Shkodres vijuen me u mbajt me qeveri turke, e kta me asqer e nalen sulmin malsorvet derisa u erdh nė ndihmė Shefqet Turgut Pasha me shtatdhet bataljona”.
E, natyrshėm, askush ma mir, se gjaku i derdhun nuk mund tė flas pėr atdhetarizmin e fetarve e besimtarve shqiptar: Nė Deēiq e Kaēanik, trimat e Kosovės luftuan pėr Shqipnin e besuan Perėndin. Ded Gjo’Luli e Isa Boletini, Themistokli Germenji e Shtjefėn Gjeēovi kjen besimtar e fetar; Thimi Mitko e Papa Kristo Negovani, Sali Butka nuk kjen ateist e megjithat luftuan dhe dhan aq shum pėr atdheun e tyne. Jo besimi, por pėrkundrazi materializmi e dobson dhe e ligshton njeriun.
Mbi kryengritjen nė Malėsi, prof. Abaz Ermenji (1910-2003), nė veprėn e vet historike: “Albania - Vendi qė zė Skenderbeu nė historin e Shqipėrisė” (“Shqypnia e Lirė”, Paris, 1968, fq. 279), nėnvizon: “Valiu i Shkodrės Bedri Pasha, u gjet ngushtė se s’kishte forca tė mjaftueshme pėr t’iu bėrė ballė kryengritėsve. Prandaj u vu tė shfrytėzonte fanatizmin fetar tė myslimanėve duke iu thėnė se “Dini” ishte nė rrezik dhe duke i gėnjyer se gjoja tė krishterėt donin tė sillnin nė Shkodėr malin e Zi. Me kėto intriga mujti tė mblidhte njė turmė shqiptarėsh myslimanė prej Shkodre dhe t’i dergonte pėr tė luftuar kundėr vėllezėrve tė tyre katolikė. Por kėta “mbrojtės” tė “dinit” u shpartalluan shpejt; disa u bashkuan me kryengritėsit. Pėr fat tė mirė, ky dram i shemtuar vėllavrasjeje nuk u pėrsėrit mė nė Shqipėrinė e Veriut.”
Eshtnat e At Gjergj Fishtės, Ded Gjon Lulit etj., hidhėn nė lumin Drin figura e tij asht lan nė hije nga historigrafia moniste, tė cilin u munduen me e ba ateist e kundėrklerikal, kur dihet, se ai ka qenq nji mik e bashkpunėtuer me franēeskanėt e shquem tė vendit. Pėr me shumė Respekti i thėllė qė kanė treguar klerikėt katolik ndaj liberatorit Luigj Gurakuqi thuhet se ai ka pasur nji zyre me shtrat (dhomė fjetje) nė Kuvendin Franēeskan nė Gjuhadol tė Shkodrės dhe kur tė gjithė mendonin se ai asht nė Italy ai vijonte tė ishte nė qytet... Ndėrsa eshtnat e Ded Gjon Lulit dhe flamurin origjinal, franēeskanėt i kanė ruajt si relike tė rralla pėr t’i vendosur nė nji pėrmendore historike, qė ato kishin menduar t’ia ngrinin nė qytetin e Shkodrės…
A nuk asht nji domethanie e madhe dhe fakt kuptimplot, pohimi ipeshkvit imzot Zef Simonit (ish-Sekretar i Arqipeshkvis sė Shkodrės gjatė kohės, qi po bahej kataklizma antifetare prej komunistve dhe ma von arrestohet e bani 12 vjet burg nė Spaē, Burrel, Sarand, etj., shėnimi im K.K.), nė ligjeratėn e tij nė Kuvendin Ndėrnacional “Krishtenimi ndėr shqiptar”, ku pohon: “sėbashku me eshtnat e klerikve shkodranė, nxjerr nga diktatura, ishin edhe eshtnat e Ded Gjon Lulit Dom Mark Gjanit, tue e torturue, i kėrkuene tė mohonte Krishtin. Pėrkundrazi Dom Marku, tha fjalėt e fundit mes dhimbave “Rrnoft Krishti Mbret!”. Vdiq i varun nder shpatulla, tuj ia hjedh trupin qejve e mbeturinat e tij i lshuen nė prrue. Bash njiashtu si vepruen turqit me eshtnat e Gjergj Kastriotit e me prelatin e lavdishėm Imzot Pjeter Bogdanin, apo si vepruen ma vonė komunistat, tuej nxjerr prej vorrit eshtnat e Mons. Jak Serreqit, Mons. Lazėr Mjedjes, Mons. Gasper Thaēit, Mons. Ernest Cocit, Mons. Bernardin Shllakut e At Gjergj Fishtės e sėbashku me atė, pa dijt gja, tė Dedė Gjo’ Lulit, eshtnat e tė cilit franēeskanėt i kishin ruejt nė vorret e tyne pėr t’i ba nji monument”. (Mons. Zef Simoni, “Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni 1944-1990”, Shkodėr, 1999, fq.10).
Ky mik apo i armik i njerėzve tė fesė?
Si po e quajmė tashma Deden?

Nga historishkruesit qė lam mbas, Deda u pa gjithnji i shkėputun nga bashkluftarėt e tij, tė afėrm apo tė largėt, bile edhe nga pasardhėsit e Derės sė tij tė pėrmendun, ku, kėta tė fundit u ndoqėn e pėrsekutuan nė Shkodėr.
Sikurse shkruan i ndjeri prof. dr. Simon Pepa nė lidhje me kėtė ēashtje: “Dhe ėshtė pėr tė ardhur keq se kjo luftė, kėta heronj dhe vetė kryetrimi Ded Gjo’Luli pėr vjet e vjet u lanė nė harresė. Lufta dhe ngritja e Flamurit nė Deēiq, pėrmendej sa me thanė, emri i heroi vetėm sa citohej. Dhe ajo qė ėshtė rrėnqethėse ėshtė fakti se mjaft nga nipat e stėrnipat e Ded Gjon Lulit, si dhe mjaft klerikė qė morėn pjesė me mendje e penė nė pėrpjekje pėr ēlirim u masakruan nė mėnyrė tė tmerrshme. Ata hynė nė rrugėn e mundimeve tamam si nė ferrin e Dantes”. (Libri: “Gjurmime kulturore”, Shkodėr, 2000, fq.224)
Ai sistem mos vlerėsues veprash e vlerash, e la Ded Gjon Lulin vetėm me urdhnin “Pėr veprimtari patriotike” tė Klasit I-rė dhe vetėm nė vjetin 1962. Vetėm me kaq dhe asgja ma tepėr, kur mjaft figura tė tjera (natyrisht, secila me vlerėn e tyne), u pasuan me urdhna, medalje e ‘tituj’ tė shumt.
Asnji pėrmendore (tė madhe apo tė vogėl), asnji rrug a rrugic (veē Tiranės), asnji emėrtim tjetėr me emnin e Dedes, kur mjaft burra tė tjerė tė historisė i kanė kėto pengje nderimi. Pikėrisht, me 1962, shkodrani prof. dr. Jup Kastrati, boton librin: “Figura tė ndritura tė Rilindjes Kombėtare”, ku Deden e len nė vend tė fundit (ndėr 6 figura), pas Isuf Tabakut, Daut Boriēit, Hodo Sokolit.



At Gjergj Fishta e Ded Gjon Luli

Asokohe “Poeti Nacional” At Gjergj Fishta (1870-1940), pėrmes poezisė epike, nė veēanti rroku figurat e ndrituna, nji prej tė cilėve asht edhe Ded Gjon Luli. Nė ato hapėsina poetike, Homeri shqiptar i kushton Fatosit tė lirisė, si peng nderimi kangėn prej 800 vargjesh, si rrallė ndonji heroi tjetėr.
Pasi e lexon me andje, kupton dukshėm melodin poetike epike tė Fishtės, shpalosur me talentin e ngjyrave tė ndezuna, qi ruhet nė portretin e madh atdhetar, tek kryevepra e njohun “Lahuta e Malcis”.
Ai me pathos pasqyron ngjarjet e mėdha tė stuhishme nė faqet e poemes. Ato, gjithsesi, janė tė pėrcaktueme mirė historikisht, duke ruajt raporte tė drejta tė ngjarjeve me figurat historike, mbasi ai njihte shumė mirė historinė dhe vendin e herojve tė nacionit.
Nė hapėsinen e atdhetarizmit tė ndjeshėm, shquhen Ded Gjon Luli, Oso Kuka, si dhe tė tjerė malėsor trima, si: Marash Uci, Tringa, Ēun Mula etj. Denjėsisht Fishta, paraqet atdhetarin nė mėnyrė figurative:
“N’at Malsi, n’at Rapsh t’Hotit
Ded Gjo’Luli, burr si motit,
me’ i qetė Lekė, bisha shkorretit,
ka nis pushkėn m’asqer t’Mbretit!”
Poeti, mbasi e quan trimin e Traboinit Ded Gjon Lulin si ‘shpatė e gjallė’, i vė atij nė goj atė ligjeratėn e gjall e aq kuptimplote, drejtue Sulltanit, pėrmes Bedri Pashės, tuj e paralejmėrue, se nuk do t’i shėrbenin ma shqiptarėt:
“Se me sotjet, emni i Zotit!
Sa jem nipash t’Gjergj Kastriotit
e “Shqiptarė” qi thonė vendit
ma duva nuk i bajmė Mbretit”
Fishta si poet e Deda si lufėtar, e kanė shumė tė kjart, se si kishte jetue populli nė thundrėn e hekurt turke, duke i sjell atij aq e aq telashe e rreziqe tė panumėrta, tė cilat vėrehen, kur autori flet shum pėrmes pendės sė poetit:
“Na shkoi moti si a’ma zi
ngran e pangran, e kryet nė gershan
bje prej sherrit n’taksirat”
ose vargzimet e maposhtme tė mbushuna me folje vepruese:
“Se ai s’po kish tjeter zanat,
veē pre e rep e digj e piq,
rrxo, rreno e vendin flliq”.
Kishte ardh fundi. Vargonjt e gjat shtrėngues tė zgjedhės sė huaj gjysmijvjeēari duheshin kėput, sikurse edhe ngjau, sepse Atdheu kishte thirrun fatosat e vet tė lirisė, qė t’a mbronin atė deri nė flijim.
Epilogu i luftės me fitore, dihet. Ngrihet Flamuri kuq e zi i Shqipnis, simbol i fitores mbulue me lumenj tė shumt gjaku, me thirrjen: “Rrnoft Shqypnia!”.

Zero Cool
17-09-11, 22:40
Historia me fakte historike


“Historia asht mėsuese e madhe, njerzit janė nxanės tė kqinj”

Bismark

Preokupimi me historin asht i veēant. Ajo pėrjetohet e jetohet si kujtes, por edhe si ekzistenc-realitet. Historia nė Shqipni asht kontrollue e fsheh vijueshmenisht. Nė fushatėn e fshehjes dhe falcifikimit sistematik, e ka pėsue pjesa ma e mirė e saj, ngjarje e situata, individ e procese, tė cilat shqiptarėt tash duan t’i zbulojnė e pėrjetojnė intensivisht.
Diktatura e proletariatit, lufta ruso-kineze e klasave dhe koncepti i prolekulturės, ishin instrumente e mbules e mjaftueshme, qė atje tė bahen krime ndaj njerėzve dhe tė asgjėsohen dokumente, tė falcifikohen epoka e ngjarje tė historisė, tė likuidohen pėrsonalitete e momente tė kulturės.
Kėsisoj atdhetarizmi ishte shndrrue nė fraza e etik, qė nuk thote asgja. Me kėtė metod, stoliseshin ngjarje e situata, procese e pėrsonalitete, tė cilat sot historia po i harron shpejt ose mallkon rand.
Rizbardhja e ngjarjeve e individėve, asht nji punė e gjatė dhe e vėshtirė. Ai duhet tė kuptohet jo si gjest a pėrcaktim patriotik, jo si zhurmė a retorikė stilistikore, por si punė e moral shkencorė. Historia e historiani, vetėm tuj ken tė sakt e kritik, krijojn dhe rrisin vetdijėn nacionle e historike.

& & &


Shpesh autorėt, qė kanė shkrue pėr ngjarjen dhe figurėn e Dedes, nuk janė thellue nė ‘studimet’ e ‘librat’ me tituj historik. Kėshtu mund tė pėrmendim anglezen e njohur Miss. Edith Durham, Kamilio Libardi, major V. Lepetiē, atesheu ushtarak bullgar nė Cetin, etj., pėr tė ardh tek shkrimet e nėshkrueme nga prof. Kol Martinaj Sekretar i Komitetit Shqiptar tė Podgoricės, Risto Siliqi Anėtar, Nikoll Ivanaj etj.
Nė librin e historisė hartue pėr nxansit e shkollave tė mesme (me disa ribotime formale, ka ndryshue vetėm paraqitja, por jo pėrmbajtje, shėnimi im K.K.), harta historike e ngjarjeve tė kohės, e hatue pėr t’u njohu nga brezat e sotėm, pėrsėri ka shumė pasaktsina, ēka tė krijon pėrshtypjen se kemi tė bajmė me nji kryengrije spontane.
‘Historianėt’ (para e pas vitit 1990), kanė ra tek idet e synimet e hartume (nė hart) nga turqit pushtues asokohe, mbasi e kanė ngushtue ose qeth rrethin e zgjerimit tė kryengrijes.
Dhe kėto pėr opinionin tim, pėr dy arsye: sė pari, sipas marrėveshjes sė pėrfunduem me kreshnikėt malėsorė, Qeveria turke ishte zotue tė paguante damet e shkaktueme nga lufta e nė kėtė rast, Turkia, kėrkonte t’a hapte qesen e damshpėrblimit sa ma pak tė jetė e mundun dhe se harta e paraqitur pėr damet e shkaktueme asht disa herė ma e vogėl, formul kjo e njohun edhe ma parė, nė shtetet e tjera, ku, turqit kishin pėsue disfat.
Ja qė ‘historianėt’ tanė e kanė ‘harrue’ kėtė argument qė burimet arkivore historike e njohin shum mir. Sė dyti, opinioni europian e botėnor ishte i shqetėsuem pėr dhunėn, qė pėrdorte pa kursim Turkia kudo, e qė nuk donte tė tregonte tjetėrsimin, qė po pėsonte Perandoria e ‘pathyeshme’. Kėtė synim, ajo kėrkonte ta tregote duke i rrfye botės, se nuk ishte kryengritje e zemrimit popullor, por ishin disa ‘rebel’ joshqiptar malėsor afėr kufinit me Malin e Zi.
Pėr fat tė mir, jehona e ngjarjes shqiptare gjeti pasqyrim nė shtypin e atėhershėm shqiptar dhe tė huaj. (Shih koleksionet: “Hylli i dritės” “Leka” (Shkoder), “Corriere d’Italia” (Itali), “Liri e Shqypnis” (Sofje), “The Times” (London), “Ora e Maleve”, “Cirka”, “Shqypnia e re”, “Ora e Shqypnis”, fletoret e qytetit tė Shkodres, dorshkrimet (e pabotueme tė klerikve katolik, tė cilat sot kan mund tė mbijetojn, Arkivi i Vatikanit, Austris, Britanis Madhe, Hungaris, Italis, Malit tė Zi, AQSH, fondi 270, Gjush Shedija “Historija e Shkodres” (dorshkrim i vjetit 1945).
Kushdo e di, se Papa Leoni XIII, me 1880 vendosi tė hap dokumentet e Arkivit ‘Sekret’ tė Vatikanit, pėr tė gjithė studiuesit, qė vinin nga e gjith bota, pa shikue se cilės besim a nacion i pėrkasin. Kėtu ekziston nji dokumentacion shumė i pasun, qė pėrmban informata, jo vetėm tė karakterit kishtar e fetar, por edhe kulturės sė popujve, gjendjes sė tyne shoqnore, ekonomike, historisė, gjuhės etj.
Mbi luftimet e ashpra midis malcorve trima e taborreve tė armatosuna deri nė dhamb e tė stėrvitun pėr barbarizma kundėrshqiptare, studiuesi At Marin Sirdani, shkruen: “Fletoret europiane t’asaj kohe i pershkruejn trimnit e tyne porsi ata t’herojve legjendar tė kohve tė hershme”.
Pas shpėrndamjes me forcėn e armėve tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe gjunjėzimit tė Turkis, pėrpara presioneve tė Fuqive tė Mėdha, qė ēoi ma vonė nė copėtimin e trojeve shqiptare, rrethet patriotike nė vend nuk ishin tė bindun, se Turkia po merrte rrukollisjen dhe se nėn ombrellėn e saj rrezikohej seriozisht ekzistenca e trojeve shqiptare.
Por, gjithsesi kishte nga ata, qi kishin vizione tė kthjellta iluministe, tė cilėt u shquan pėr veprimtari tė dendur atdhetare. Nė kėtė proces historik kontributi i prelatėve katolik shqiptar ishte i dorės sė parė nė veprimtari praktike tė planit tė brendshėm, pėr njisimin e plotė tė faktorit shqiptar. Ndėrsa veprimtaria e planit politiko-diplomatik tė jashtėm, qėndronte nė mbėshtetjen e kualifikuem tė ēashtjes sė pamvarsisė sė plot tė trojeve etnike shqiptare.
Duke e analizue gjendjen e pėrgjithshme nė Shqipni, politikanėt europian paralejmėrojnė nji shpėrthim trazirash nė pranverėn e vitit 1911. Urretja, qė kishin malėsorėt kundėr regjimit xhonturk, bani qė revolta nė kėtė pjesė tė filloj ashtu siē e kishin mendue vet krent patriot malėsorė.
Nė Muzeun Nacional tė Kuvendit Franēeskan nė Shkodėr, klerikėt, me dashuni prindore ruajtėn pėr shumė vite nė gji simbolin e lirisė shqiptare. Pėr kėtė dėshmojn etnit franēeskan At Leon Kabashi, At Viktor Volaj, At Daniel Gjeēaj e At Zef Pllumi, tė cilėt pėr nji kohė janė marrė me mbarshtrimin e institucionit. Sikur tė mos ishte ngrit Flamuri dhe sikur tė mos kishte ekzistue ai Flamur, do tė kishin pas guxim etnit franēeskan me sajue nji gja tė tillė? Patriotizmi e ndėrshmnia nė pasqyrimin e ngjarjeve nacionale, kanė kenė ndėr shenjat dalluese tė franēeskanėve shqiptarė, prandaj edhe nuk mund tė vihet nė dyshim vėrtetėsia e ngjarjes.
Qėndri i klerit ndaj Kryengritjes sė Malėsisė, ka qenq dashamir e mbėshtetės pa rezerva, pėr trimat e prijsin e dashun Ded Gjon Luli. Klerikėt, duke theksue nevojėn, qė tė rezistonin me bashkatdhetarėt e vet tė arratisun dhe popullsisė sė dėbuem, u larguan sėbashku me ta dhe qėndruan nė Mal tė Zi.
Midis tyne ishte famullitari i Kastratit At Mati Prenushi. Pas disa viteve, nė kohėn, kur atij i bahej gjyqi komunist, i pyetun nga hetuesia, qė zhvilloi gjyqin, pikėrisht aty, ku kishte qenė redaksia e revistės “Hylli i Dritės”, ndėr tė tjera pohoi: “Pėrveē muzikės me sakrifica tė mėdha, kam pėrshkue nga antikuari i bibliotekės edhe tė gjitha veprat qi flitshin pėr Gjergj Kastriotin nga populli shqiptar. Tė gjith kėto vepra janė kėtu edhe sot nė bibliotekėn franēeskane. Kur u ktheva nė Shqipni, kam shkue famullitar nepėr male. Kam marr pjes aktive nė kryengritje bashkė me malcort e prim prej Ded Gjo’ Lulit nė vjetin 1911, e kam ndej disa koh me popullin i strehum nė Mal tė Zi” (Shih, Zef Pllumi, libri me kujtime “Rrno per me tregue”, vėll.II 1944-1951).
Diplomacia e hollė e gjuhės fine tė moderacionit, ka kenė nji tipar karakteristik e mbizotnues nė pėrsonalitetin publik tė arqipeshkvit tė Shkodrės imzot Jak Serreqit. Misioni i tij, duhet tė pozicionohet kjart nė kontekstin e ēastit kohor tė zhvillimit tė kryengritjes.
Jemi nė korrikun e vjetit 1911, ku si rezultat i luftimeve tė ashpra disamujore, energjit fizike e njerėzore tė familjeve malėsorėve po shkonin drejt nji kufini, pas tė cilit do tė kishin vetėm asgjėsimin fizik. A ishte vėrtet e arsyeshme, njerėzore dhe kristiane pėr bariun shpirtnuer tė malėsorėve, tė ndėrmerrte nji vepėr ndėrmjetėsimi, pėr tė shpėtuar popullin e tij nga asgjėsimi i barbarit?
Mendoj, se pėr nji patriot e figurė tė randsishme publike, siē ishte Jak Serreqi, nji veprim i tillė ishte krejtėsisht i domosdoshėm dhe pėrbante nji detyrė morale, pėr ēdo shqiptar tė arsyeshėm...

Zero Cool
17-09-11, 22:40
Abat Prend Doēi prelat i ndritur i vlerave shqiptare

Nji ndėr punimet ma interesante e me shum baza agumentuese shkencore dhe historike mbetet libri jetėshkrimor kushtue Abatit tė Mirditės Prend Doēit, ka mendime e dokumente, qysh nė shekullin XIX, duke bashkrendue doket e virtytet e mira amtare, me normat e kanunit tė maleve, qė asokohe zinte vendin e ligjit nė Mirdit...
Ai vuni rregull nė lutjen e festave, qi e rėndonin ekonomin e vorfėn tė mirditasve. Si prelat katolik, fetar e atdhetar i ditun, ai gėzonte simpati e gjente mbėshtetje ndėr besimet e tjera nė Shkodėr, Lezhė, Mat, Dibėr e Lum. Ai nuk e fshihte kurr shpirtin e vet atdhetar. Nė ēashtjen nacionale meshtari i pėrvujt, kundėrvepronte gjithnji hapun e ashpėr, jo sepse ishte kryeneē, por sepse kje patriot i papėrkulun e i qendrushėm nė karakter.
Nė mėnyrė qėllimkeqe e pa tė drejtė, udhėtimi i Prend Doēit si Abat i Mirditės (duke qenė peng i Turgut Pashės), gjatė udhėtimit nga Shkodra nė Orosh (nė gusht tė vjetit 1910) asht pėrshkrue nga mjeku i shtabit tė ushtris sė Turgut Pashės, E. Jack.
Mirpo gjat faqeve tė librit nė turqisht, gjendet e ruejtun nji foto, ku aty kanė dalė Prend Doēi pėrpara nė kalė tė bardhė e Turgut Pasha me kalė tė zi... Pothuajse pjesa dermuese e autorėve tė mavonshėm gjatė komenteve tė tyne, kanė marrė pėr bazė tė dhanat e parashtrueme nga ky auktor, i cili, nuk asht as politikan e aq ma pak ushtarak.
Nė nji studim shumė tė kujdeshėm e serioz tė studiuesit G.Robel me titull “Nopēa dhe Shqipėria” (G.Robel “Franz Baron Nopeza un Albanien” Uiesbaden, 1966, fq.71), vihet nė dukje se: “Ka tė ngjar qi Jack tė mos e ket kuptue shahun dinak tė Doēit, por ka shkrue me hamendje”. E vėrteta asht, se prelati nuk i ka prirė ushtrisė turke, pėr tė dalė nė Orosh, por ishte pikėrisht Turgut Pasha, qė e mori peng dhe e vuni pėrpara. Kushdo e kupton se tjetėr asht tė prijsh pėrpara e ndryshe asht me tė marrė me forcė e me tė nxjerrė me dhunė pėrpara.
Pse e mori peng e e vuni pėrpara imzot Doēin drejtuesi i ekspeditave ushtarake turke Turgut Pasha? Pėr dy arsye: sė pari, pėr tė sigurue veten. Duke pasun pėrpara Abatin me influencė nė tanė krahinėn me besimtarė besnik katolik, imzot Doēi, edhe po tė kalonte nė ndonji prit, askush nuk do tė shtinte nė tė. Sė dyti, pėr tė tregue forcėn e vet, pėr tė pėrul Abatin Prend Doēin, qė ndonėse ka pėrkramjen e shteteve tė Europės, e vuna pėrpara. (AQSH, Fondi 270, Dokumenti 53, fq.7.)
Madje, tėrthorazi, Turgut Pasha, donte t’i tregonte Austro-Hungarisė, qė gėzonte tė drejtėn e mbrojtjes sė kultit, se jam vet zot mbi ‘shtetasit’ e mi. Por Turgut Pasha, megjithse e vuni nė pėrpara bariun shpirtnuer tė malėsorėve, nuk mundi tė arrestonte nė Mirdit asnji nga krent, qė ai kishte tė dhana, se jan strehue atje, pra parashikimi i tij nuk u vėrtetue; qėllimi fushatės nuk u arrit, mbasi vet fusha nuk u pėrligj.
Mbėshtetja vetėm tek libri i mjekut Ernest Jack, qė i shėrbente pėrsonalisht Turgut Pashės don me thanė me marr si tė vėrtet nji pikpamje pėrsonale, subjektive tė nji tė hueji, madje aq ma keq tė nji njeriu jospecialist
Pra, sikurse shikjohet, kleri u pėrfshi pa ngurrim si shėrbestar i grigjės sė vet edhe atėher, kur cėnoheshin interesat e nalta nacionale, dhe jo sikurse ka shkrue bashkqytetari shkodran me banim nė Tiranė Prof. Dr. Gazmend Shpuza e disa profesor tė tjerė Akademisė sė ‘shkencave’ me nji urretje, se: “Me veprimtarinė e vet pėrēarėse, kleri vėshtirėsoi bashkimin e popullit shqiptar nė luftė pėr liri. Pavarėsisht se nuk ia arriti, ai i pėrpoē tė fuste shqiptarėt nė njė luftė vllavrasėse. Meqė pushtuesit osmanė nuk mundėn tė shtypnin kryengritjen, kleri veproi me tė gjitha forcat pėr t’i mashtruar kryengritėsit qė tė hiqnin dorė nga kėrkesat e tyre kombėtare, ose pėr tė mbajtur larg nga kryengritja e popullsinė e krahinave tė tjera tė vendi. Reaksioni klerikal katolik me demagogji vazhdimisht qė tė spekullojė mbi luftėn e pareshtuar tė popullsisė katolike tė vendit tonė kundėr pushtuesve osmanė, pėr tė maskuar sadopak qėndrimin e vet reaksionar e bile antikombėtar. Prandaj jo mė kot shtypi klerikal, veēanėrisht me rastin e 25 vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė, i ėshtė referuar luftės sė malėsorėve tė Mirditės dhe tė Mbishkodres. Por kleri katolik duke qenė nė shėrbim tė papatit e tė Perandorisė Austriake, ishte i detyruar pėr hir tė interesave tė padronėve tė vet qė tė vihej edhe nė shėrbim tė autoriteteve osmane. Dihet pėrpjekjet dhe roli qė luajtėn klerikėt reaksionarė me nė krye arqipeshkvin e Shkodrės Jak Serreqin dhe Abatin e Mirditės Prend Doēin nė ndihmė tė Shefqet Turgut Pashės me 1910 dhe mė 1911 pėr t’i mashtruar e detyruar masat e malėsorėve qė tė ulin armėt dhe tė heqin dorė nga kėrkesat kombėtare tė Memorandumit tė Gėrēės. Pra lufta e malėsorėve tė udhėhequr nga Dedė Gjo Luli nuk ka asnjė tė pėrbashkėt me qėndrimin reaksionar klerikal” (Prof. Dr. Gazmend Shpuza “Qėndrimi antikombėtar i Klerit ndaj Kryengritjes sė vitit 1911”, Akademia e Shkencave, Tiranė 1980).

Lavdia e njė ngjarje tė rėndėsishme mbarėshqiptare

Intensiteti i zhvillimit tė ngjarjeve flet, pėr shkallėn e nalt tė ndėrgjegjės politike nacionale tė malėsorėve, tė cilėt, nė tė gjitha mėnyrat ndihmuan kryengritjen.
Mirėpo, ka autorė, qi pėrpiqen t’i shfrytėzojnė kėto veēori nė kahje tė kundėrt, kur e shtrijnė ngjarjen nė reduktimin e elementit tė ndėrgjegjės, pėr pavarėsinė ndaj Portės sė Nalt.
A mund tė zvoglohen kėrkesat e mirfillta politike tė luftėtarve liridashės antiosman nė pamundsi, pėr t’a mohue atė krejtsisht!?
Duhet pranue, se autoritet shtetnore e sidomos osmane pushtuese asokohe e kishin tė kjart karakterin e vėrtet politik e zemrimin popullor tė mbledhun ndėr shekuj...
Vlera e popullit matet me forcėn e ndėrgjegjės, aftėsin vepruese, nė mjedisin, ku jeton e punon, matet me forcėn e qėndresės sė tregueme gjatė etapave tė historisė sė pafavorshme.
Nė rrafshin e pėrgjithshėm, intelektualėt rilindas shqiptar, kanė organizue nė koh tė ndryshme nji radhė protestash nė formė kėrkesash me shkrim. Njerzit e kulturės e penės nė pėrgjithsi, jetonin me konceptin e shteteve me nivel kulturor disa her ma tė nalt, sipas sė cilės, duhet tė arrihet nji herė qytetnimi i popullit shqiptar e pas ndėrgjegjėsimit, populli do tė luftoj pėr pavarėsi ose ēlirimin nga pushtuesit.
Situata nė tė cilėn gjendej populli ynė, me pėrshpejtimin e zhvillimit tė ngjarjeve, nuk prisnin gjersa tė ndryshohej mendsia e vonueme e shqiptarit. Vėshtirėsit ishin tė brendshme e tė jashtme.
Sė pari, vėshtirsia e brėndshme ishte, nė pamundsin e mbledhjes e pėrdorimit tė enėrgjive tė nacionit shqiptar nė nji drejtim tė vetėm: nji nacion nji qėndri'.
Sė dyti, vėshtirėsia e jashtme qėndronte tek Fuqit e Mėdha tė kohės, tue pėrjashtue ato forca (ShBA), qė ishin nė pėrkrahje tė ēashtjes shqiptare, tue mos dashun t’a linin popullin tonė si pjesė pėrbase e Perandorisė Osmane, nga e cila kemi trashegue prapambetje deri nė ditėt tona...
Turkia pushtuese, asnjiheri nuk lejonte formimin e nji nacionaliteti shqiptar, se mund t’i rrshqiste nga dora. Turkia edhe situatėn e tjetėrsimit tė saj tė brendshėm, donte ta mbante nė fshehsin e vet 522-vjeēare.
A u mbėshtet kryengritja e Ded Gjo’ Lulit?
Zhvillimi i lėvizjes e ndikimi i saj nė popull, gjetėn shprehjen e vet nė formimin e rritjen e ndėrgjegjės nacionale. Nivelin cilėsor, ku ishte ngrit kjo ndėrgjegje, e shpreh kjart pėrgjigja, qė i dha Ded Gjon Luli pėrfaqsuesit diplomatik tė Turkis nė Cetin, Satedin Beut, nė kohėn kur diplomati kėrkonte, qė t’i largonte malėsorėt nga synimet e tyne tė mirfillta tė ēlirimit nacional. Deda, tue mos pasur frikė deklaroi, se: “Tė drejtat e kerkueme nuk i dona vetėm pėr vet, por pėr tan Shqypnin”.
Kryengritja e vjetit 1911, e drejtueme me aq urti, guxim e trimni nga Ded Gjon Luli, nuk del si nji lėvizje e rastit, por si vijim i pėrpjekjeve tė pandėrprera tė malėsorėve e gjith popullit shqiptar, pėr tė jetue tė lirė nė trojet e veta.
Deda, me bashkluftarėt e vet, ishin tė edukuem me ndjenja tė ngrohta atdhedashunie pėr liri, nė shkollėn e traditės popullore e familjare, nga e cila ata kishin mėsue ndėr tė tjera, qi tė ruanin gjuhėn e zakonet e tė parve, tė ishin tė gatshėm pėr tė flijue jetėn pėr liri e Atdhe.
Tronditja e themeleve tė nji Perandorie, qė kishte vite qė po lėkundej seriozisht, si pasojė e kalbzimit tė strukturave tė piramidės osmane, bani qė edhe shtetet e vogla si Shqipnia t’u sillnin shqetsime alarmuese.
Heroizmin e fatosave tė lirisė tė malėsorėve kreshnik, plaku i urt i Vlonės Ismail Bej Qemali, gjatė vizitės qi i bėri Ded Gjon Luli nė Vlonė (pas shpalljes sė Pavarsis me 28 nėntor 1912), kryetrimin do t’a pėrshkruante me nji mendim tė pjekun: ‘Dedė Gjo’ Luli pushk e ngrehun pėr Shqipnin’.
Shkrimtari, folkloristi At Donat Kurti O.F.M. (1903-1983) (qė do tė zbulohej i braktisun e i vdekun nė nji kasolle tė zbuluem nė rrugicat e Shkodres, mes borės e acarit tė dimnit, shėnimi im K.K.), nė pėrkujtim tė 50-vjetorit tė shkollės sė njohun franēeskane thotė: “N’at dit Shqyptari njimend mushi mushknit me frymėt’liris e brittė n’zemer t’vet: “Rrnoft Shqypnja’ tuj ba jeh nė ket mnyrė Flamurit t’Shqypnis tė ngrehun me guxim e trimni, po n’at vjet me 6 Prill 1911 prej Ded Gjo’Lulit nė Bratile t’Deēiqit”.

Zero Cool
18-09-11, 14:25
S7gYo5NXIYo

Zero Cool
20-12-11, 18:41
Trashigim s'i a len ai fmis;
Edhe atij i u thaftė, po, goja,
Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
Qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
Flet e t'veten len mbas dore. "
Gjergj Fishta

Zero Cool
26-12-11, 19:55
XJaWhwzFboo&feature=player_embedded






I filmuar ne Tirane, ne 28 nentor 1937, nga nje material i rralle filmik mes shiritash, shihet qarte figura e poetit dhe atdhetarit Gjergj Fishta. Ai eshte prezent ne perurimin e monumentit te Pavaresise, qe ndodhej ne qender te Tiranes, aty ku sot eshte monumenti i Gjergj Kastriot Skenderbeut.
I ndodhur mes personazheve te regjimit te mbretit Zog I, Fishta merr pjese ne festimet e 25 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise.

Zero Cool
30-01-12, 16:20
ZANAT DHE ORĖT (Nė “Lahuten e Malcis” te At Gjergj Fishtės!)


Nė gojėn e popullit, kur pėrmendėn Zanat dhe Orėt, thuhet Shtojzovallet, qė do tė thotė Shtojua, o Zot, vallet. Zanat dhe Orėt janė qenie mitologjike, ndėrsa fjala “Shtojzovallet” vjen si eufemizėm pėr Zanat dhe Orėt ose pėr tė dyja sė bashku.
Ky ligjėrim ishte i pėrgjithshėm nė kapėrcyell tė shek.XIX-XX kur ngjizej Lahuta e Malcis, ndėrsa sot nė ligjėrimin e shkruar ndodh tė pėrdoret eufemizmi Shtojzovallet, sikur tė bėhej fjalė pėr qenie mitologjike, pavarėsisht nga Zanat dhe Orėt. Nė popull thuhet edhe Zanat e Malit, ēfarė nėnkupton se vendqėndrimi tyre ka qenė pėrgjithėsisht mali, prandaj gjinorja “e malit” ėshtė identifikim: Zana e Veleēikut (Zana e Malit tė Veleēikut), Zana e Miliskaut.
(Zana e Malit tė Miliskaut). Pėr Orėt thuhet: Ora e Shalės ose Orėt e Dukagjinit dhe Ora e Shtėpisė ose Ora filanit me kuptimin pėrkujdestarja misterioze e krahinės, e shtėpisė apo e aksh individi. Pėr kėtė arsye mund tė arrijmė nė pėrfundimin se funksioni i dallon Zanat prej Orėve.
Me fjalė tė tjera, Zana ėshtė njė qenie mitologjike, ndėrsa Ora ėshtė njė Zanė me “detyra” tė pėrcaktuara. Pėr mė tepėr Zana ėshtė trime, sepse nė popull thuhet: Filani ėshtė trim si Zana, ndėrsa ky krahasim zakonisht nuk vjen pėr Orėt. Zana ėshtė shumė e bukur, prandaj thuhet: E bukur si Zanė. Orėt mund tė jenė ose jo tė bukura.
Si Zanat ashtu edhe Orėt, pra Shtojzovallet, zotėrojnė edhe njė fuqi tė mistershme: aftėsinė pėr tė shituar njerėzit. Zakonisht shitojnė burrat qė guxojnė t’i shohin Shtojzovallet nudo tek lahen nėn dritėn e hėnės, apo kėdo qė i trazon gjatė ekstazės sė tyre tė vallėzimit.
Folja “me shitue” ka tė bėjė me njė veprim tė mistershėm qė e zotėrojnė vetėm Shtojzovallet, tė cilat, kur zemėrohen me njerėzit, i shitojnė ata, dmth, i lėnė pa mend nė kokė pėr tėrė jetėn, tė paaftė pėr t’i dalė zot vetes; i ngrijnė nė vend, i bėjnė kallkan.
Zanat dhe Orėt shitojnė kėdo, burrė apo grua, plak a tė ri me timbrikėn e hatashme tė tingujve qė prodhojnė gjatė tė kėnduarit ose me vallet e magjishme e mjete tė tjera, ashtu si edhe shėrojnė apo u japin fuqi tė mbinatyrshme me qumėshtin e gjirit cilitdo qė ka fituar simpatinė e tyre.
E bėmė kėtė hyrje, sepse gjykojmė se Fishta nga ky pėrfytyrim popullor u nis kur iu drejtua Zanave dhe Orėve nė veprėn e tij madhore, Lahuta e Malcis. Madje mund tė thuhet me plot gojė se vepra e tij ka ndikuar nė ngulitjen e mėpastajme tė pėrfytyrimeve pėr Zanat dhe Orėt, tanimė jo thjeshtė si besime popullore, por tė rizgjuara si imazhe artistike nga mitologjia iliro-arbėrore.
Nisur nga vargu “Pėr mjedis mue m’plastė lahuta”, qė Fishta e ka vėnė si betim nė gojėn e njė Zane, mendojmė se edhe vetė titulli i veprės Lahuta e Malcis ka tė bėjė mė tepėr me mitin e Zanave kėngėtare se sa me instrumentin e lahutės, me tė cilin shoqėroheshin pėrgjithėsisht vargjet epike tė folklorit shqiptar.
Nė veprėn e Fishtės metonimia “lahuta e malėsisė” shėnjon bėmat e malėsorėve, historinė e shkruar dhe tė pashkruar tė shqiptarėve ndėr shekuj, mbartur ndėr mitet e tyre tė trashėguara qysh nga parahistoria e etnogjenezės ilire qė na shpie te pellazgėt, popullimet paraindoeuropiane tė kontinentit tonė. Lahuta ėshtė simbol identifikues i atyre qenieve mitologjike prej nga Fishta krijoi figurėn e Zanės sė Frymėzimit, me tė cilėn kėndoi pėr 35 vjet rresht nė veprėn e tij epope.
Mė tej ai modeloi personazhin e Orės sė Shqipėrisė, njė Zanė qė u jep fuqi tė mbinatyrshme heronjve shqiptarė; skaliti figurėn e Zanės sė Madhe, qė lufton fyt a fyt me Orėn thepe tė Malit tė Zi etj. Fishta kėndoi nė Lahutė tė Malcis “Panteonin” e munguar tė Shtojzovalleve dhe tė disa figurave tė tjera mitologjike nė letėrsinė shqiptare. Edhe pėr kėtė kontribut Lahuta e Malcis “ėshtė pėrpjekja ma vigane,- si shprehet Ernest Koliqi,- qi Shqiptari bani deri tash per t’ia zbuluem vetvetes boten e vet”
Zanat dhe Orėt zėnė vendin mė tė madh tė lėndės mitologjike nė Lahutė tė Malcis. Veēanėrisht Zana e Frymėzimit, qė na shfaqet qė nė blenin e parė (“Marash Uci”, shkruar mė 1902), e identifikuar si Zana e Veleēikut. Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur prej Fishtės qė nė ngjizje tė poemės si njė alter autor, duke e bėrė kėshtu njė element funksional tė strukturės pėrmbajtjesore dhe narrative tė veprės.
Duhet thėnė qė nė fillim se Zanat dhe Orėt (dhe pėrgjithėsisht figurat mitologjike) nuk vijnė nė veprėn e Fishtės si mite tė gatshme, si mund tė mendohet sot kur etnologėt kanė arritur tė studiojnė mitologjinė shqiptare dhe ta krahasojnė atė me mitologjinė ballkanike e mė gjerė.
Mitet nė veprėn e Fishtės nuk janė as ndikim i modeleve tė njohura letrare tė penave tė shquara, si janė shprehur disa studiues kur kanė krahasuar poetin e Lahutės sė Malcis me Homerin, Virgjilin, Miltonin a ndonjė tjetėr. Aq mė pak, Zanat dhe Orėt e Lahutės sė Malcis shėmbėllejnė me Vilat e mitologjisė sė sllavėve tė Ballkanit, pėr tė cilat, gjithashtu, ka pasur studiues qė kanė gjetur pėrvijime pa u thelluar sa duhet.
Nė kohėn kur jetonte Fishta, Zanat dhe Orėt ishin njė realitet, ta quajmė, fantastik shqiptar. Ditėn malėsorėt gjallonin me pushkė nė krah, natėn mbylleshin nė kullat e tyre pėr t’ua lėshuar trojet pėrreth qenieve mitike, tė cilat kishin nė dorė fatin e njerėzve, mbarėvajtjen e gjėsė sė gjallė, shumimin e bereqetit. Secili person ose ēdo gjė e gjallė kishte Orėn e vet tė bardhė ose tė ligė.
Ēdo fis a krahinė kishte Zanėn e vet qė ishte e bukur “me tė verbue”, trime “me tė ēartė”. Edhe nė qytete (veēmas nė njė qytet si Shkodra) fantazia mitologjike ishte e gjallė. Netėve me hėnė tė plotė Zanat dhe Orėt e maleve kėndonin dhe hidhnin valle zabeleve mė tė bukura buzė ujėrave, ashtu si ditėn malėsorėt mblidheshin nė log duke u argėtuar me kėngė e valle.
Duke qenė edhe vetė pjesė e kėtij realiteti, Fishta e thėrret Zanėn e Veleēikut pėr tė kėnduar sė bashku me tė nė Lahutė tė Malcis bėmat e kėtyre njerėzve, shpirtin e tyre. Sikur tė mos kishte vepruar ashtu, dmth, po tė mos e thėrriste njė Zanė Mali pėr tė kėnduar sė bashku me tė jetėn e malėsorėve, zor se malėsorėt do ta pranonin kėngėn e tij, si u pranuan realisht vargjet e Lahutės sė Malcis, duke u mėsuar pėrmendsh edhe nga njerėz qė nuk dinin shkrim e kėndim.
Sepse ndėr shqiptarė ka edhe njė kult tė kėngės, njė kult tė fjalės sė bukur qė vjen vetėm si frymėzim i magjishėm prej qenieve mitologjike, si kudo nė trevat e Mesdheut. Kur duan ato, Shtojzovallet, ia vėnė dikujt nė dorė lahutėn dhe ia rreshtojnė fjalėt. Jo kushdo mund ta bėjė kėtė punė, pėrveē tė zgjedhurve prej Zanave. Fishta qė kur zu fill Lahuta e Malcis ndihej i zgjedhur prej Zanės sė vet tė Frymėzimit:

“Se pa ty, besa, moj Zanė,
Vėshtirė se ‘i fjalė unė muj me e thanė”
do tė shkruajė ai mė vonė.

Nisur nga vargjet e Fishtės, gjithnjė nga bleni i parė, Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur nė Lahutė tė Malcis pėr tė mallkuar armikun (“Lum, oj Zana e Veleēikut
qė m’ia lėshon ti namet anmikut”); pėr tė nxitur malėsorėt nė mbrojtje tė trojeve tė veta (“Qė m’i uron djemtė e Malcis”); pėr tė mbajtur zgjuar ndėrgjegjen kombėtare edhe nė kushtet mė tė pafavorshme (“Qė m’ia qan hallin Shqipnisė”).
Por, pavarėsisht asaj qė komunikon autori, Zana e Frymėzimit ėshtė thirrur nė Lahutė tė Malcis, jo vetėm si njė alter autor, por edhe si njė alter ego. Fishta vė nė pingrimėn e Zanės krahas lavdisė sė tė kaluarės (“nė tė bardhat kohė qė kanė prendue”) edhe dhimbjen e vet pėr gjendjen e rėndė ekonomiko-sociale tė shqiptarit tė robtuar:

Pėr me mbrojtė njė grue te shpia,
Tė cilės bukė i lypin fėmija
Edhe i len, ndoshta, me qa
Pėrse e mjera bukė nuk ka
(Kėnga XIII, v.30-34)

Vargje tė tilla, qė rreth njė ēerek shekulli mė vonė do tė karakterizonin veprėn e Migjenit, nuk mund tė zinin vend ndryshe nė njė vepėr epike qė ishte e orientuar nė lartėsimin e bėmave heroike tė kombit. Kemi parasysh kėtu rregullat e ngurta tė klasicizmit qė nuk e pranonte kategorinė e sė ulėtės (vulgares) nė njė vepėr epike.
Por Fishta, qė i ka njohur mirė kėto rregulla, ka ditur edhe t’u shmanget atyre, duke i lėshuar rrugė spontanitetit tė vet poetik pėrmes pingėrimės sė Zanės sė Frymėzimit. Zana e Frymėzimit, si njė alter ego, shpreh nė ndonjė rast edhe nervozizmin qė i shkaktohej poetit prej njė realiteti herė-herė aspak epik, si dhe nevojėn pėr t’u ēliruar prej mllefeve asfiksuese pėr shkak tė politikės sė atėhershme tė Evropės nė Ballkan, e cila ishte fare pak qytetėruese si pretendonte tė ishte. Nė shpėrthime tė tilla autori ka pėrdorur edhe njė gjuhė tejet vulgare, si nė vargjet:

Uh, Evropė, ti kurva e motit,
Qė i re mohit Besės e Zotit,
Po a ky asht sheji i qytetnisė,
Me nda tokėn e Shqipnisė,
Pėr me mbajtė kėlyshėt e Rusisė?
(XIII, v.40-44)

Njė dimension tjetėr i Fishtės, tė cilin na duhet ta theksojmė qė nė krye tė kėtyre shėnimeve pėr Zanat dhe Orėt nė Lahutė tė Malcis, ėshtė fakti se ai ishte njė frat i shkolluar qė njihte mirė mitologjinė greko-romake e biblike.
Fishta njihte mirė edhe letėrsinė e shkruar qė ishte mbėshtetur nė atė mitologji. Por thirrja e Zanave dhe Orėve nė Lahutė tė Malcis nuk duhet marrė si aplikim i atyre modeleve, qofshin edhe tė mjeshtėrve klasikė si Homeri e Virgjili.
Aq mė pak tė mendohet se Zanat dhe Orėt janė muzat dhe nimfat e Olimpit apo se Zana e Frymėzimit tė Fishtės ėshtė muza Kaliopi qė nė mitologjinė greke paraqitet me lahutė nė dorė dhe simbolizon epikėn.
Fishta e krijoi vetė figurėn mitologjike tė Zanės sė Frymėzimit sipas lėndės mitologjike qė gjallonte nė popull. Zana e tij e Frymėzimit nuk ėshtė as Diana e romakėve qė identifikohet me Artemidėn e grekėve, sa do qė nė thelb ka diēka tė pėrbashkėt me tė, sepse simbolizon mbrojtjen e natyrės sė virgjėr.
Ēabej qė e ka lidhur origjinėn e fjalės “Zana” me Dianėn e romakėve, ka theksuar se “kulti i fortė i Dianės nė Shqipėri e pėrveē kėtij vendi nė mbarė Gadishullin e Ballkanit tė kohės antike sikundėr shihet nga dėshmia e mbishkrimeve (…) na bėn tė pranojmė qė te kjo Diana kemi tė bėjmė me njė “interpretatio latina” tė hyjnive epikore (vendase) pararomake.”
Ka edhe njė shpjegim tė A.Meyerit, qė vėren se “tek emri ilir Thana… mund qė tė ruhet njė shkallė e vjetėr e shqipes Zana”, tė cilėn e lė tė kuptuar edhe Ēabej si tė pranuar. Nė kėtė rast kemi tė drejtė ta lidhim edhe me kuptimin e foljes me thanė (ai thot-ė), pra, me simbolikėn e Thot-it, njė nga perėnditė mė tė lashtė tė Egjyptit me origjinė pellazge (iliro-shqiptare), siē e klasifikon prof. Katapano nė veprėn e tij, “Thot-i fliste shqip”.
Nė blenin e dytė tė Lahutės sė Malcis, nė episodin e Vraninės (botuar mė 1907) Zana e Frymėzimit (ajo nuk identifikohet mė si Zana e Veleēikut) zė vend mė dukshėm nė strukturėn pėrmbajtėsore dhe narrative tė atij cikli.
Nė njė farė mėnyre mund tė thuhet se Zana e Frymėzimit, gjithnjė si njė alter autor, “pėrzihet” nė konfliktin e ēetės shqiptare tė Oso Kukės me cubat e sirdarit tė Malit tė Zi. Me tė narracioni fiton njė pėrmasė tė re, tepėr origjinale, sepse dialogu i saj me autorin zbulon nė njė farė mėnyre intrigėn e atij konflikti tė ashpėr tragjik midis shqiptarėve dhe fqinjėve tė tyre.
Nė blenin e tretė tė Lahutės sė Macis Zana nis tė na shfaqet edhe si personazh. Ajo tanimė ėshtė “Ora e Shqipnisė”. Duhet tė risjellim ndėr mend se bleni i tretė “Lidhja e Prizrenit” (shkruar dhe botuar sė pari mė 1920-1922) zė vend nė Lahutė tė Macis fill mbas episodit tė Oso Kukės (bleni i dytė), me tė cilin hapet vepra. Kur shkruheshin dhe botoheshin tė pesė kėngėt e episodit “Lidhja e Prizrenit”, Shqipėria ishte bėrė shtet i pavarur, ishin vendosur kufijtė dhe kishin filluar tė funksiononin institucionet.
E kaluara nuk ishte mė njė tregim mitologjik pėr fisin apo njė kėngė folklorike trimėrie. E kaluara tashmė ėshtė histori. Marash Uci dhe Oso Kuka janė njė pjesė e saj. Fiset e malėsorėve qė u pėrballėn me shovinizmin malazias, gjithashtu, njė pjesė e saj. Madje e gjithė Shqipėria dhe Ballkani ishin pjesė e konflikteve historike tė perandorive tė kohės dhe tė Fuqive tė Mėdha.
Ashtu si sot dhe dje, nė vitet ’20-‘30, kur vazhdonte tė shkruhej Lahuta e Malcis, Fishta ishte ndėrgjegjėsuar se po shkruante epopenė e fisit dhe tė kombit shqiptar. Dhe kombi shqiptar i kishte rrėnjėt deri thellė nė mitet e veta. Zana e Frymėzimit do ta shoqėrojė autorin si nė dy blenet e para. Por tashmė Fishta ėshtė bėrė intim me tė. Ai i drejtohet me shprehje tė tilla, si:

“Deh, moj Zanė, ty, t’qofsha true”.

Edhe nė kėngėn e fundit Fishta nuk e harron Zanėn e vet tė Frymėzimit, e cila pėr disa dekada i ka qėndruar pranė. Ai tani e quan njė bjeshkatare, me tė cilėn ka realizuar njė monument tė pavdekshėm nė gjuhėn shqipe:

“Ndertue kem ‘i pomendare,
Rrfe as mot mos m’e dėrmue”.

Tė pathemelta mbetet argumentimet e disa studiuesve qė te kjo Zanė vazhdojnė tė kėrkojnė njė figure “qė del nė literaturėn tonė si substitut i Perėndive tė literaturės antike greke”. Ajo ėshtė thjeshtė njė krijesė e poetit qė i shton rrėfimit epik notat e “tipizimit lirik”. Mė kot janė munduar edhe zėra tė tjerė qė kanė kėrkuar te kėto Orė dhe Zana tė Lahutės sė Malcis analogji apo diēka tjetėr me Vilat e epikės sllave. Mund tė ishte e kundėrta.
Fakti qė figurat mitologjike shqiptare vijnė fuqishėm nė letėrsinė e shkruar shqiptare kaq vonė, nė fillimshekullin XX, nuk duhet paragjykuar si “njė fenomen i vonuar nė letėrsi”, krahasuar me letėrsinė e vendeve tė zhvilluara, pėrfshirė, psh, letėrsinė dhe kulturėn gjermane me Richard Wagnerin (1813-1883), shkrimtar dhe kompozitor i shquar i romantazmit evropian, veprat e tė cilit ishin rikrijim i subjekteve dhe figurave mitologjike gjermanike, veēanėrisht, tė eposit tė Nibelungėve.
Mund tė kujtojmė kėtu se nė vitin 1906, kur Fishta niste botimin e Lahutės sė Malcis nė Evropė vlerėsohej me Ēmimin Nobel italiani Karduēi (1835-1907), qė nė vendin e tij konsiderohej poeti i fundit romantik. Nė njė kėndvėshtrim mė tė guximshėm, pėr shfrytėzimin e miteve nga Fishta dhe rikrijimin e tyre, sipas modeleve tė letėrsisė gojore, mund tė shtonim se ai ishte nė tė njėjtėn paralele me zhvillimet estetike evropiane tė kohės sė tij.
Autori i Lahutės sė Malcis ishte nė vazhdėn e atyre shkrimtarėve romantikė, pėr tė cilėt ėshtė thėnė se “nė krijimtarinė e tyre pati gjallėrim edhe njė lloj mitologjizmi i ri, i cili i parapriu mitologjizmit modernist”.

Kėnga e fundit

Edhe nė kėngėn e fundit Fishta nuk e harron Zanėn e vet tė Frymėzimit, e cila pėr disa dekada i ka qėndruar pranė. Ai tani e quan njė bjeshkatare, me tė cilėn ka realizuar njė monument tė pavdekshėm nė gjuhėn shqipe: “Ndertue kem ‘i pomendare, \ Rrfe as mot mos m’e dėrmue”.

Zana_ch
23-02-12, 17:20
Asgjė tjetėr tė mos kishte bėrė, do tė ishte mjaft

http://www.lajmishqip.com/wp-content/uploads/2011/10/gjergj-fishta.jpg

Shkruan : Ilir DEMALIA


72 vjet mbas vdekjes sė Poetit Kombėtar At Gjergj Fishta, akoma nuk ndalon makineria e baltės qė duan tė hedhin ish shėrbėtorėt e historisė dhe letėrsisė, letėrsisė sė real-socializmit mbi figurėn mė tė madhe kombėtare. Drejtimin e kėtij misioni ashtu si dhe dje, e ka marrė pseudo historiani, qė normalisht duhet tė ishte i ulur nė karrigen e drejtėsisė, jo vetėm pėr zhbėrjen e historisė, por pėr krime konkrete me jetė njerėzish. Arben Puto ironikisht nė vitin 1991 bėhet dhe kryetari i Mbrojtjes sė tė Drejtave tė Njeriut. Pra qė nė zanafillėn e saj, plurkatilizmi shqiptar tregon shumė…! Arben Puto dhe gjithė taborri i hosana- lėpirėsve tė diktaturės dje dhe demo(n)kracisė sot, bėjnė mirė tė heshtin. Tė jenė tė sigurtė, se At Fishta do tė jetojė edhe sikur e gjithė Shqipėria tė fiket, pėr vlerat e tij. Nė vitin 1900, kur Bismarku tha se, “Shqipėria ėshtė njė shprehje gjeografike” ku nėnkuptonte se, shqiptarėt nuk kishin as gjuhė (tė shkruar), Fishta u bė iniciatori, ideatori, realizuesi pėr realizimin e alfabetit shqip. Si kryetar i Komisijes sė Kongresit tė Manastirit ishte ai dhe vetėm ai, qė nguli kėmbė e vendosi pėr alfabetin latin. Ishte ideja e tij dhe fuqia e tij, qė vendosi bashkimin e dy gėrmave pėr tė hequr ciriliket (aq tė dashura pėr sh. Puto) dhe tallavanė turke tė shkrimit. Ishte ai dhe vetėm ai. Sikur asgjė tjetėr tė mos kishte bėrė ky meshtar, i betuar pėr Zot, Komb, e Gjuhė tė veten, do tė ishte mjaft pėr tė qenė monumenti mė i madh i shqiptarėve.Puto e akuzon si fashist…?! Sh. Puto, ta bėje nga padija dhe mund tė tė falej, por ti qė ke hapur arkivat si ke dashur, e di mirė si ėshtė historia…! Duke marrė dy rreshta dhe vendosur jashtė kontekstit, ti vazhdon atė qė ke bėrė gjithė jetėn tėnde, shėrbimin nė favor tė armiqve tė Shqipėrisė. Sot vazhdon po e njėjta histori, nuk hapen arkivat …?! Kujt i intereson mos dihet e vėrteta?! Sigurisht vazhdojmė Kongresin e Vazhdimėsisė…! Turpi nuk ėshtė vetėm tek ju sh. Puto, por edhe tek ajo media qė ju lė tė llomotisni si tė doni, tė vazhdoni tė keqinformoni brezin e ri, pa njė oponencė nė studio. Normale, ajo media ėshtė pjellė e juaja. Ty sh. Puto dhe gjithė takėmit tėnd po tė ēoj tė fala me njė varg tė Viganit tė Veriut: O Perėndi a ndjeve / Tradhtarėt na lanė pa Atdhé / E Ti rrin e gjuen me rrfé / Lisat n’pėr male kot ! Tani pėr sqarim…
1- Nuk ka njeri qė tė ketė punuar pėr mbrojtjen e tė drejtave tė shqiptarėve nė kohėn qė Shqipėria ishte nė pragun e shpėrbėrjes mė shumė se Meshtari At Fishta. Veprat e tij janė tė panumėrta nė kėtė drejtim.
2- Nuk mund tė kuptohet historia e formimit tė gjuhės shqipe, shtetit shqiptar, letėrsisė shqipe pa At Gjergj Fishtėn. Fjalimi i tij (ashtu si gjithė vepra e tij pėr gjuhėn, kombin, letėrsinė) nė Konferencėn e Paqes nė Paris nė 1919 mbajtur nga imzot Bumēi, janė perla tė luftės dhe pėrpjekjeve tė kėtij kollozi pėr tė drejtat e Shqiptarėve.
3- Kur Italia fashiste i dha dekoratėn mė tė lartė, Frati ju pėrgjigj: Kjo dekoratė nuk asht pėr mue.
4- Mbas refuzimit tė dekoratės sė qeverisė fashiste, Akademia Italiane e bėri anėtare tė saj. Nė fjalėn e tij nė kinema Rozafa Fishta tha ”
“ … rezistenca qi romakėt hasėn ndėr fiset dhe mbretėnitė ilire, tė gjitha ndodhėn sepse ilirėt e panė menjiherė se trupat romake po bijshin robnķnė nė vźnd tė lirisė …”. Ky vigan, nė vargjet e tij kur Shqipėria 1 vit pas shpalljes shtet ishte nė rrezik tė mos ekzistonte, do tė shkruante: Qe mue tek m’keni, merrni e m’bāni flķ / Pėr shqyptarķ, me shue ēdo mnķ mizore / Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rrnoftė / E nami i sajė pėr jetė u trashigoftė! Nė shtratin e vdekjes do tė thoshte fjalėt e fundit: Nuk po mė vjen keq se po des, mbasi tė gjith’ atje kena me shkue, por po mė vjen e rāndė se tānė jetėn e kam shkri pėr tė pa nji Shqypni tė lirė e nė vedi, ndėrsa sot po e lā tė shkelun prej ushtrive tė hueja”. Ja se si shkruajnė albanologė dhe studiues me prestigj pėr Viganin e Veriut si, Lamberci&Elsie. Albanologu Maksimilijan Lambertz-i (i cili e ka pėrkthyer “Lahutėn e Malcis” nė gjermanisht) thotė: “Lahuta āsht shprehja mā e kjarta e dokeve tė fshatarėve, banorė tė Maleve tė Veriut. E prejse doket e lashta tė fiseve malore janė gjykue tė zhduken nga tallazet e forta tė civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesėrm kanė pėr t’ia dijtė pėr nder nė dhetė a qindvjetėt e ardhshėm Poetit i cili nė Lahutė tė Malsisė na la nji ritrat (portret) tė shqiptarit, tė pėrshkruem nga goja e dėshmitarėve njikohsorė, ashtu si kėta e gjetėn nė agimin e shekullit tė XX-tė, me atė ndryshim tė vogėl qė shqiptari pėsoi ē’prej kohėve tė largėta tė iliro-thrakėve”. Gjithashtu, arbėreshin albanolog dhe njeriun me rreth tė gjerė ndikimi nė Itali, Gaetano Petrotta, Fishta e kishte bėrė aq pėr vete sa qė ai shprehej: “Fishta ėshtė ndėr tė parėt e ndėr mė tė mėdhenj atdhetarė, tė cilėt nė kohė mė tė vėshtira bėnė ēmos pėr ta mbajtur gjallė lėvizjen kombėtare kundėr dhunės barbare tė qeverisė turke, kundėr lakmisė dhelpėrake serbe dhe kundėr propagandės greke. Kudo qė shtrohej ēėshtja e Shqipėrisė, At Fishta gjendej aty pranė, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinė e tij tė gjallė, zgjonte nga gjumi mė tė plogėshtit dhe mbante gjallė gjithmonė shpresėn e ardhmėrisė”. Kurse albanologu bashkėkohės Robert Elsie, duke e bėrė “Lahutėn e Malcis” tė kėndojė edhe anglisht, shprehet gjithė respekt pėr veprėn e Patėr Gjergjit se “Tashti u plotėsua Eposi Europian!”. E gjejmė Patėr Gjergjin flamurtar tė ēėshtjes shqiptare mė 1930 nė Konferencėn Ballkanike tė Athinės e fill mbas saj gjatė vitit 1931 nė konferencėn e Stambollit. Mė 1932 shkon nė Bukuresht, ku me pathos tė lartė mbron sėrish ēėshtjen shqiptare. Dhe nuk duhet harruar se udhėtimet atėhere nuk bėheshin me avionė Boeing, por zgjasnin me javė tė tėra dhe angazhonin edhe lodhje jo tė papėrfillshme fizike. Kudo qė shkonte At Gjergji, njė ide fikse kishte: Tė propagandonte pėr ēėshtjen tonė kombėtare si edhe ta rriste rrethin e miqve tė Shqipėrisė. Tituj tė At Fishtės, nga Austria “Ritterkreuz” mė 1912, ose nga Turqia “Mearif” po mė 1912, nga Vatikani “Medaglia al Merito” mė 1925, nga Greqia “Phoenix” mė 1931, etj., etj., si kandidat i propozuar pėr ēmimin Nobel! Jo nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė siē ndodh sot pėr ndonjė qė lutet natė e ditė pėr Ēmimin NOBEL, por Vigani u propozua nga akademitė Evropiane pėr veprėn e tij. Nė fund por jo e fundit, ju shoku Puto dhe tė gjithė ata qė u bėnė portavoēe tė deformimit tė Historisė sė Shqipėrisė, tė shkatėrrimit tė saj deri nė kriminalitet me real -socializmin bėni mirė, sė paku sot, nė demo(n)kraci tė heshtni.