PDA

View Full Version : Andon Zako Ēajupi


Zero Cool
09-06-11, 16:02
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/8/8f/Andon_Zako_%C3%87ajupi.jpg/180px-Andon_Zako_%C3%87ajupi.jpg



Andon Zako Ēajupi, (27 mars 1866 - 11 korrik 1930), ishte poet i shquar, veprimtar patriot dhe demokrat revolucionar shqiptar.



Biografia

Andon Zako Ēajupi lindi nė Sheper tė Zagorisė. Mbiemri i tij i mesem i vėrtetė ishte ĒAKO mirepo per arsye te panjohura me kohe i mbeti ZAKO. Nė Nivan kreu mėsimet gjysmė tė mesme, tė cilat i plotėsoi nė njė lice francez nė Egjipt, ku jetonte i ati. Mė 1887, pasi bėri njė vizitė nė Sheper, qė ishte e fundit pėr tė, Ēajupi shkoi nė Zvicėr, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit tė drejtėsisė. Nė Kajro, ku u vendos pėr gjithnjė, punoi pėr njė farė kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesė gjallėrisht nė lėvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj mė tė pėrparuar. Nė rrethet e gjera atdhetare u bė i njohur me njė artikull qė shkroi nė kuadrin e diskutimit rreth ēėshtjes sė alfabetit nė tė cilin doli kundėr adoptimit tė alfabetit grek pėr gjuhėn shqipe. Mė 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, njė pamflet dėrrmues kundėr armiqve tė brendshėm tė lėvizjes kombėtare shqiptare. Patriotizmi i flaktė dhe qėndrimi i prerė ndaj pushtuesve tė huaj dhe veglave tė tyre e nxorėn Ēajupi nė krye tė patriotėve qė vepronin nė Egjipt. Mė 1919 u zgjodh kryetar i shoqėrisė "Vėllazėria" me qendėr nė Kajro. Qe frymėzuesi dhe njėri nga hartuesit e memorandumit qė shqiptarėt e Egjiptit i dėrguan Konferencės sė Paqes mė 1919 nė mbrojtje tė tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė. Mė 1920 themeloi "Shoqėrinė e Miqve", e cila nė vitin 1928 e ngriti zėrin kundėr shpalljes sė monarkisė nga Ahmet Zogu.

Veprimtaria letrare

Pothuajse nė tė njėjtėn kohė me veprimtarinė atdhetare Ēajupi e nisi punėn letrare. Mė 1902 botoi librin"Baba Tomorri", njė nga veprat mė tė shquara tė letėrsisė sė Rilindjes Kombėtare. Me kėtė pėrmbledhje qė dallohet nga fryma luftarake patriotike, demokratizmi i hapur dhe fryma popullore nė brendi dhe nė formė Ēajupi solli njė ndihmesė tė ēmuar nė pasurimin e letėrsisė kombėtare. Nė pjesėn e parė dhe tė dytė tė librit janė vendosur me radhė vjershat patriotike dhe ato me temė dashurie; vjershat me karakter shoqėror dhe fabulat e shqipėruara janė pėrfshirė nė pjesėn e tretė tė librit, qė pėrmbyllet me komedinė e njohur "Katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr". Vjersha e gjatė "Baba Tomori", me tė cilėn hapet pėrmbledhja, ėshtė njė grishje e zjarrtė drejtuar bashkatdhetarėve qė tė zgjohen dhe tė pėrpiqen pėr atdheun e robėruar. Patriotizmi i flaktė shquan edhe njė varg krijimesh tė tjera poetike, si Mėmėdheu, Ē'jemi? .... Ku kemi lerė?, Vaj etj. nė tė cilat duket brenga e poetit tek shihte qė lėvizja nuk kishte marrė ende vrullin qė ai dėshironte. Nė njė varg poezish kumboi me forcė thirrja pėr tė rrėmbyer armėt kundėr robėrisė shekullore tė huaj (Besa-besėn, Shqipėtar, Atdheu dhe dashuria etj.). Dashuria e flaktė pėr atdheun ėshtė shkrirė nė poezitė e Ēajupi me urrejtjen e papėrmbajtur ndaj armiqve tė Shqipėrisė, tė cilėt fshikullohen me forcė tė veēantė satirike, si nė vjershat Sulltani, Punėrat e Perėndisė, Greku dhe shqiptari. Nė njė sėrė vjershash poeti foli pėr plagėt shoqėrore tė fshatit shqiptar (Fshati im, Kurbeti, Fyelli i bariut etj.). i kėndoi dashurisė si ndjenjė njerėzore e natyrshme. Pikėpamjet demokratike tė Ēajupi gjetėn shprehje nė njė varg vjershash ku goditet shtypja dhe pabarazia shoqėrore, ngrihet lart e me dinjitet jeta e lirė (Misiri, Varfėria dhe liria). Rreth viteve 1903-1905 Ēajupi pėrfundoi poemėn Baba Musa Lakuriq, qė mbeti dorėshkrim. Nė kėtė vepėr qė zė njė vend tė rėndėsishėm jo vetėm nė krijimtarinė e poetit, por edhe nė gjithė letėrsinė demokratike, poeti parodizoi Biblėn dhe nė tė njėjtėn kohė, nėpėrmjet legjendave biblike, trajtoi njė varg problemesh tė mprehta politike tė kohės, goditi moralin hipokrit dhe njė varg shfaqjesh negative tė shoqėrisė me klasa. Nė kėtė vepėr u shfaq me forcė tė veēantė demokratizmi revolucionar dhe ateizmi e afetarizmi i autorit.
Nė historinė e letėrsisė shqiptare Ēajupi zuri vend edhe si dramaturg. Rėndėsi tė veēantė kanė sidomos komeditė e tij Katėrmbėdhjetėvjeē dhėndėr dhe Pas vdekjes (shkruar mė 1910, botuar mė 1937), me tė cilat solli njė ndihmesė me vlerė nė zhvillimin e kėtij lloji nė letėrsinė tonė. Nė komedinė e parė, autori vuri nė lojė me njė humor tė lehtė mentalitetin dhe zakonet prapanike tė fshatit shqiptar, tė cilin e dha me ngjyra tė gjalla e plotė imtėsi tė goditura jetėsore dhe etnografike. Pas vdekjes ėshtė njė komedi politike, ku me anė tė situatave komike tė gjetura bukur, pėrshkroi me sarkazėm dėrrmuese portretin e politikanit qė bėnte lojėn e xhonturqve nė gjirin e lėvizjes patriotike shqiptare. Penės sė Ēajupi i pėrket edhe tragjedia Burri i dheut (botuar mė 1937),
Ēajupi u mor edhe me pėrkthime. Pėrveē njė varg vjershash dhe fabulash qė botoi nė Baba Tomori, mė 1921 nxori nė dritė Pėrralla tė zgjedhura tė vjershėtarit tė madh La Fontenit, nė tė cilat, duke u nisur nga kėrkesat ideore tė shoqėrisė shqiptare, rrahu me mjeshtėri ēėshtjet politike, shoqėrore, morale etj. tė jetės sė kohės, satirizoi veset njerėzore dhe shfaqjet negative tė shoqėrisė me klasa, si grabitjen, mashtrimin, dhunėn etj. Mė 1922 u botua Lulet e Hindit, pėrmbledhje me vjersha tė poetėve indianė.
Ēajupi ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė tė mėdhenj tė letėrsisė pėrparimtare shqiptare. Me veprat e tij, qė shquhen nga patriotizmi luftarak, fryma e spikatur demokratike, karakteri Popullor, spontaneiteti dhe realizmi nė pasqyrimin e jetės, ai dha njė ndihmesė tė ēmuar nė pėrparimin dhe zhvillimin e mėtejshėm tė letėrsisė sonė kombėtare.

Zero Cool
09-06-11, 16:03
Veprat

Baba Tomorri (Kajro, 1902)
Dhjata e vjetėr e shfaqur - satirė
ose Baba Musa lakuriqė
Burri i dheut - tragjedi (1908)
Pas vdekjes - komedi
14 vjec dhender 'komedi ki i jemi




http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/226392_172833636107180_100001416342755_481145_7219 079_n.jpg