PDA

View Full Version : Grupi i gjakut, pėrcaktues i dashurisė dhe emocioneve.........


tipi engjellor
03-08-11, 22:59
Grupi i gjakut, pėrcaktues i dashurisė dhe emocioneve


Kush do ta kishte menduar se dashuria ėshtė e shkruar nė grupin e gjakut dhe qė e kemi qėkur vijmė nė jetė? Janė tė shumta studimet qė kanė vėrtetuar se grupi i gjakut ka rėndėsi edhe nė pėrjetimin dhe shprehjen e ndjenjave dhe emocioneve. Cilat janė karakteristikat pėrkatėse pėr secilin grup, sipas gjinive mashkull-femėr?

Grupi i gjakut O

Femrat
Me kėtė grup gjaku, nga mashkulli i tyre kėrkojnė lumturi, kėnaqėsi dhe butėsi. Femra ndjenė nevojė tė madhe pėr martesė, e cila del nga nevoja qė tė dėshmohet me anė tė martesės dhe krijimit tė familjes. Si bashkėshorte, femrat me kėtė grup tė gjakut sundojnė nga prapavija dhe shpesh marrin pjesė nė ndėrtimin e karrierės sė burrit tė tyre.

Meshkujt
Me kėtė grup gjaku janė shumė tė interesuar pėr femra, janė aktivė nė kėtė drejtim dhe pėr kėtė shkak femrat i vėrejnė shumė lehtė. E meta e kėtyre meshkujve ėshtė se nuk janė edhe aq besnikė, meqė gjėrat u mėrziten shpejt, gjė qė do tė thotė se nė martesė nuk dinė tė jenė besnikė. Ata shpeshherė pendohen pėr zgjedhjet qė kanė bėrė lidhur me zgjedhjen e partneres, por ky pendim nuk zgjat pėr shumė kohė, pasi sytė do t’i hedhin tek njė femėr tjetėr.

Grupi i gjakut A

Femrat
Me kėtė grup gjaku, femrat janė mjaft demokratike nė lidhje, e respektojnė partnerin dhe kualitetet e tij. Por, pėr shkak tė natyrės emotive dhe tė ndjeshme, i zbulojnė ndjenjat e tyre vetėm kur tė jenė plotėsisht tė sigurt se nuk do tė refuzohen. Femra me kėtė grup gjaku bėhet njė nėnė, e cila pėrkrah fėmijėt e saj, por edhe kėrkon shumė nga ata.
Meshkujt
Ata qė bartin grupin e gjakut “A” shpesh nuk janė interesantė pėr femrat nė shikim tė parė, vlerat e tyre ato i zbulojnė vetėm pasi qė tė jenė nė lidhje pėr njė kohė tė gjatė. Kualiteti mė i madh i meshkujve me kėtė grup tė gjakut ėshtė se janė tė pėrkushtuar ndaj familjes nė tėrėsi. Atyre u pėlqejnė kualitetet e gruas sė tyre, tė cilat edhe i theksojnė dhe ndihen krenarė.

Grupi i gjakut B

Femrat
Femrat me kėtė grup gjaku, nė dashuri presin kėnaqėsi, lumturi dhe qė tė duhen pa kufi, duan vėmendjen e vazhdueshme tė burrit tė tyre. Nė lidhjet e dashurisė kanė kėrkesa tė tepėrta, prandaj mė vėshtirė vendosin pėr martesė. Pėrndryshe, janė tepėr tė pėrkushtuara ndaj familjes. Shpeshherė bezdisen nga personat qė u qėndrojnė mė pranė, duke krijuar barriera penguese.

Meshkujt
Ata meshkuj qė kanė kėtė grup gjaku i respektojnė femrat nė njė mėnyrė tė veēantė. Femrės sė tyre tė zgjedhur ata i rezervojnė njė trajtim mbretėror. Por, e meta e tyre ėshtė se mė shumė janė tė prirur qė tė imagjinojnė, sesa qė tė ballafaqohen me probleme tė jetės sė pėrditshme. Ky lloj tipi mund tė konsiderohet njė tip imagjinar perfekt, por aspak praktik.

Grupi i gjakut AB

Femrat
Tė gjitha femrat qė bartin grupin e gjakut AB i adhurojnė meshkujt me shpirt aventurist, por kėnaqen nė dashuri vetėm derisa u lejohet qė tė jenė mistike. Si nėna, pėrshtaten shumė me nevojat e fėmijėve, janė tė buta dhe nuk kanė shumė kėrkesa. Ēdokush do tė dėshironte njė nėnė tė tillė, pa komplekse dhe qė pėrshtatet shumė lehtė.

Meshkujt
Janė miq tė fėmijėve tė tyre, por pa e tepruar. Specialiteti i meshkujve me kėtė grup tė gjakut ėshtė joshja, vardisja. Janė mjeshtėr tė mėdhenj pėr vardisje, por kėtė gjė e bėjnė mirė dhe pa e tepruar. Nė marrėdhėnie nė ēift ata fillimisht janė perfektė, por mė vonė asnjė gjė nuk u bėn pėrshtypje dhe t’u lėrė mbresa pozitive.