PDA

View Full Version : Idriz Ajeti


Zero Cool
06-09-11, 18:19
Njė jetė nė shėrbim tė albanologjisė


"Historia e gjuhės ėshtė njėkohėsisht, histori e popullit qė e ka folur atė dhe qė e flet. Fjala pajton pikė pėr pikė me historinė e popullit tonė"
Idriz Ajeti


http://www.telegrafi.com/fo/intervista/f.0827100606801_m.jpg


Akademik Idriz Ajeti, krahas Ēabejit, Androkli Kostallarit, Dhimitėr Gjuvanit dhe Shaban Demirajt, ėshtė njėri ndėr gjuhėtarėt mė tė njohur, i cili i ka dhėnė shtysė kėsaj shkence albanologjike duke e bėrė tė denjė pėr respekt.
Idriz Ajeti, ose ‘babai’ i gjuhės shqipe, me punėn e tij shkencore ka dėshmuar se ėshtė njė njohės i thellė i gjuhėsisė shqiptare duke e avancuar atė nė shkallė tė lakmueshme.


Ndonėse i thyer nė moshė, Ajeti, vazhdon tė jetė aktiv nė shkencė dhe nė jetė. Ai madje kėrkesėn tonė pėr intervistė e pranoi me dashamirėsi dhe xhentilesė.

http://www.telegrafi.com/fo/2010/scan0014.jpg


Profesor, si ėshtė dukur fėmijėria juaj dhe a mbani mend fėmijėrinė?
Akademik I. Ajeti: Mė kujtohet, natyrisht se mė kujtohet, por jo edhe aq shumė. Mėsimet fillestare i mora nė Banjė tė Sijarinės, mė 1930. Ishte shkolla e parė nė Sijarinė, e ndėrtuar bashkė me xhaminė, kah fundi i shekullit XlX. Ishte kjo, pra, njė godinė mjaft e bukur e shkollės, si dhe xhamia qė po duket andej ... Por, ajo shkollė nuk e kishte zgjidhur problemin e mėsuesit. Vinin madje edhe emigrantė rusė, pėr shembull, herė njėri herė tjetri, kėshtu qė vetėm kah mbarimi i shkollimit tonė u stabilizua ēėshtja e mėsuesit. Njė mėsues kishim maqedonas, nga Struga, pėr tė cilin nuk di se a kishte shkollim tė mjaftueshėm e adekuat.
Kishte nxėnės shqiptarė, por jo shumė, rreth 30-40. Mėsimi zhvillohej: njė mėsues pėr tė gjitha lėndėt dhe pėr tė gjitha klasat.

Megjithatė ishit nisur nė rrugėn e pandalshme. A ishte nė tė vėrtetė e lehtė apo, e rėndė, rruga e juaj, dhe, a ėshtė dashur konsekuence qė tė pėrballoni peshėn e kėsaj kėmbėnguljeje?
Akademik I. Ajeti: Takimi im i parė me shkencėn albanologjike ka qenė nė Zagreb, para luftės, si student nė Fakultetin e Filozofisė - dega e romanistikės. Pėr herė tė parė atėherė, mė 1938-39 shkrova njė artikull tė vogėl lidhur me toponimistikėn shqiptare, qė e botova nė njė gazetė tė Sarajevė, qė quhej: "Muslimanska svijest".
Pastaj shkova nė Itali. Dy semestrat e vitit tė parė i bėra nė Pizza, dy tė tjerėt nė Padova. Dy semestra qė i bėra aty u zhvilluan pėr elementet indoeuropiane nė gjuhėn shqipe. Nė Beograd shkova pastaj, pėr ta kryer diplomėn, qė mė kishte mbetur nga Italia. Diplomėn e kisha nga italishtja - letėrsi e gjuhė italiane.

Keni qenė profesor i gjuhės shqipe nė Gjimnazin e Prishtinės, lektor dhe mėsimdhėnės nė Degėn e Albanologjisė nė Fakultetin Filozofik nė Beograd, kurse disertacionin e keni mbrojtur nė vitin 1958, me temėn "Zhvillimi i tė folmes gege tė shqiptarėve tė Zarės sė Dalmacisė." Pse jeni pėrcaktuar pėr kėtė temė, e cila nė shikim tė parė, nuk duket se ka ndonjė peshė tė madhe?
Akademik I. Ajeti: Pasi kreva studimet, unė shkova si lektor, qėndrova ca kohė nė Kosovė, kurse mė 1953 u ktheva atje dhe vazhdova si lektor. Erdhi pastaj si asistent Anton Ēetta. Dega luajti rol tė mirė. Profesorėt e parė me shkollė u krijuan atje nė Beograd, nė atė degė: Hilmi Agani, Rexhep Hoxha, Ramiz Kelmendi, Besim Bokshi e tė tjerė. Kur erdha nė Beograd, pėr temė disertacioni kisha "Gjuha e shqiptarėve arbėreshė tė Zarės". Punova disa vjet, e kreva, e dėrgova nė Sarajevė, u formua Komisioni dhe e mbrojta temėn.
... Nė vitin 1960 u hap sė pari Fakulteti Filozofik kėtu nė Prishtinė, ndėrsa nė vitin 1970 u hapen fakultete dhe Universiteti. Ishte hap i shpejtė, sepse shoqėria e atėhershme kishte mundėsi materiale dhe financiare. Filluam me njė revistė "Gjurmime Albanologjike", qė edhe tash e mban kėtė emėr, pwr tw vazhduar mw vponw me seminarin nw vitin 1974.

Keni deklaruar se historia e gjuhės ėshtė vetė historia e popullit, madje ju jeni pėrkrahės i tezės sė prejardhjes ilire tė shqiptarėve, duke dėshmuar rrėnjėt antike tė saj.
Akademik I. Ajeti: Do tė thosha se kemi njė histori dramatike dhe shumė e thonė kėtė tė vėrtetė. Populli shqiptar ėshtė njė popull i vjetėr. Por, diēka sikur mungon kur marrin parasysh kohėn nga kur merremi me shkencė. Pra, kushtet, s'kemi patur kushte tė merremi me kulturė, me ngritjen kulturore. Ėshtė vonė tepėr vonė. Libri i parė ėshtė Meshari, nė vitin 1555. E, themi se jemi populli i lashtė. Ėshtė e vėrtetė, por, edhe na kanė munguar kushtet. A ishim fajtorė vetė qė nuk krijonim kushte, apo rrethi, qė kushtet nuk i kishim nė duart tona e qė ishin tė imponuara? Tash le ta thotė historia!
Formula e Pagėzimit 1492: Nė atė kohė, nė shekullin 15, ndėr shqiptarėt nuk kishte kurrfarė kushte ... ashtu qė vetėm nder katolikė kishte ndonjė intelektual. Meqė nuk kishte shėrbesa fetare nė ēdo vend, atėherė arqipeshkvi i Durrėsit, Pal Engjėlli, mendoi qė mė rastin e lindjes sė fėmijėve ata duheshin pagėzuar. Meqė shėrbesat nuk ishin gjithkund, e fėmijėt duheshin pagėzuar, arqipeshkvi e tha atė fjalinė qė duhej thėnė me rastin e pagėzimit tė fėmijėve
dhe ajo u shėnua dikund: "Un tė pagėzon j pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt ... "
Libri i parė ėshtė Meshari i Gjon Buzuku, nė vitin 1555.
Ai e botoi atė, por, shumė pak dihet pėr autorin, pėr vendin e botimit, mungon fillimi dhe ka mbetur pasthėnia. Librin e gjeti nė Vatikan gjakovari Nikollė Kazazi.

Ndihmesė tė madhe pėr avancimin e gjuhėsisė sonė kanė dhėnė edhe tubimet shkencore tė viteve 1952, '57,' '63, e sidomos Konsulta Gjuhėsore nė vitin 1968 nė Prishtinė. Ndėrkaq, Kongresi i Drejtshkrimit nė Tiranė, mė 1972, sanksionoi pėrpjekjet mėse l00-vjeēare pėr njėsimin e gjuhės shqipe.
Akademik I. Ajeti: Zbatimi i gjuhės letrare ishte synim i tė gjitha kėshillimeve gjuhėsore, qė nga ai i vitit 1952, '57, '63, duke pėrfunduar nė vitin 1968, nė Konsultėn gjuhėsore nė Prishtinė, ku u tha se njėsimi i gjuhės shqipe nė tė gjitha trojet e shqipes ishte rezultat i natyrshėm i proceseve shoqėrore shqiptare, veēanėrisht nga Rilindja e kėndej.


vijon

Zero Cool
06-09-11, 18:21
vijimi


Me vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit nė Tiranė, mė 1972 a ka ndodhur njė shkrirje mekanike e dy dialekteve, apo ėshtė njė sintezė organike qė ka shkuar nė linjėn e konvergjencės?
Akademik I. Ajeti: Ėshtė vazhdimi i konvergjencės. Natyrisht, pėr gjuhėn letrare gjithmonė dhe gjithkund merret bazė njė dialekt, ai duhet shquar me forma tė drejta, mė tė pranuara, tė jetė mė i pėrgjithshėm, por jo ēdo dialekt.
Dialekti ynė ėshtė shumė larg nga gjuha qė ėshtė marrė pėr bazė tė gjuhės letrare. Pse toskėrisht? Edhe ne e kemi propozuar, pranuar dhe pėrqafuar toskėrishten. Pse? Ky dialekt ishte shumė mė i stabilizuar fonetikisht, morfologjikisht, e nė aspektin sintaksor dhe logjikėn sintaksore e ka shumė mė tė stabilizuar. Toskėrishtja e shkruar para standardizimit ka qenė njė dialekt i shkruar i pėrgjithshėm pėr tė gjithė toskėt. Njė gjuhė letrare pėrdornin ata e jo si gegėt, qė nė bazė tė saj pėrdornin disa dialekte shkrimore: elbasanishtja, shkodranishtja etj.


http://www.telegrafi.com/fo/2010/Idriz_Ajeti.jpg


Pse edhe sot kontestohen vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit?
Akademik I. Ajeti: Kontestimi vjen nga rrafshet e tjera, nga fusha tė tjera, pėr motive tė tera. Kurrkush nuk ka kritikė ndaj gjuhės letrare se nuk ėshtė nė rregull gjuhėsisht, sepse ajo ėshtė krejt nė rregull. Kritikat vijnė nga fushat e tjera: politika, klanet, rrethet kulturore, ideologjike, prej andej vijnė dhe pastaj shartohen edhe nė gjuhė. Arsye gjuhėsore shkencore nuk ka. Thonė pse pėrzihet pushteti?! Ai pushtet do ta pėrdorė atė gjuhė. Krijimi i gjuhės letrare thotė Katiēiq ėshtė akt politik dhe se duhet tė trajtohet jo vetėm si punė shkencore. Ėshtė akt politik, nė fund tė fundit.

Zotėri Ajeti, thuhet se nė shkencė ka vend pėr tė gjithė. A ėshtė kjo e vėrtetė?
Akademik I. Ajeti: Edhe po, edhe jo! Nė qoftė se mendoni pėr mundėsinė apo pamundėsinė e shkollimit tė rish e tė rejash tė popullsisė sonė, unė mendoj se, me pėrjashtim fare tė vogėl qė nuk ēon aspak nė kanar mundėsitė, edhe te ne nė Kosovė, janė krijuar, si pėr shkollimin fillor edhe tė mesėm. Pėr atė lagje tė varfėrish, nė pėrgjithėsi sigurohen edhe tekstet shkollore.
Pėr vazhdimin e shkollimit tė tė rinjve nė fakultete puna qėndron ndryshe; pėr degėn qė studenti e ka regjistruar pa njė dashuri ndaj profesionit e me pak rezultate, s’ka kuptim tė humbet kohė kot.

Rruga e shkencės nuk ėshtė e shtruar me lule, ėshtė sikur pema, rrėnjėt i ka tė hidhura, por frutin e ka tė ėmbėl. A pajtoheni me kėtė konstatim?
Akademik I. Ajeti: Po, pajtohem, veēse rrugėn e marrė ēdokush e secili e shtron vetė, duke krijuar formulėn e suksesit me dashuri, e pėrkushtim ndaj punės, me dhuratėn e talentit tė tij. “Portreti mė i mirė qė i bėn njeriu vetes ėshtė pėrkushtimi i tij ndaj sė vėrtetės shkencore” (S. Bytyēi). Nė fund vjen gėzimi pėr frutin e ėmbėl.

Shkenca, juve Ju ka sjell mė shumė kėnaqėsi, apo mundim?
Akademik I. Ajeti: Pyetjen Tuaj unė po e nis e pėrfundoj me njė mendim tė Einstein-it (Ajnshtainit). “Mos u pėrpiq tė bėhesh njeri qė ka sukses, por pėrpiqu tė bėhesh njė njeri qė ka vlera”.

Shkenca, nė njėfarė mėnyre e disiplinon njeriun, apo jo?
Akademik I. Ajeti: Pa dyshim se po, veēse e kam fjalėn pėr shkencėn e vėrtetė.

Po ta rikthenit jetėn, a do tė pėrcaktoheshit sėrish pėr shkencėn e Albanologjisė?
Akademik I. Ajeti: Po, pa dyshim, veēse studimet albanistike do tė pėrfshinin edhe hetimet e gjurmimet e gjithė rajonit ballkanik.

Si duket njė ditė e Juaja nė moshėn e bardhė?
Akademik I. Ajeti: Si anėtar i rregullt i Akademisė saherė qė Seksioni i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė mban mbledhje, si anėtar i tij marr pjesė rregullisht. Nė pjesėn e dytė tė librit tim me titull Studije iz istorije albanskog jezika – Prishtinė 1982, botim i Akademisė sė shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, kam shtuar edhe punimin shkencor qė mban titullin Albansko-srpskohrvatske jezičke studije – Etimološki prilozi. Nė Bibliotekėn e Akademisė konsultoj veprėn e madhe Rečnik srpskog narodnog i književnog jezika qė pėrmban edhe fjalė e shprehje shqipe, tė pėrdorura nė dialektet e atij populli.

A keni ndonjė dėshirė tė parealizuar?
Akademik I. Ajeti: Janė tė gjitha gjasat se fjalori i sipėrm do tė mbetet i papėrfunduar.