PDA

View Full Version : Sinan Pasha


Zero Cool
15-09-11, 13:58
Sinan Pasha n’Arabi


http://www.gazetaexpress.com/repository/images/large/Tema,%2018%20gusht%20foto_418384_thumb_large.JPG


Ligjėrata e ditės sė katėrt, nė kuadėr tė Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, u mbajt nga Muhamed Mufaku, i cili foli pėr monumentet e Sinan Pashės nė vendet arabe.



Mė 19 gusht 2011 nė ora 14:33
Ditėt janė tė mbushura me ligjėrata, takime e referime, tė cilat po zhvillohen nė ambientet e Fakultetit Filologjik nė Prishtinė, nė kuadėr tė Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare.

Nė ditėn e katėrt tė seminarit, gjatė paradites, u mbajt ligjėrata e Muhamed Mufakut, profesor nė Universitetin Al–Bajt nė Jordani. Ligjėrata e tij kishte nė qendėr temėn “Monumentet e Sinan Pashės nė vendet arabe”.

Mufaku, nė hyrje tė ligjėratės, na njoftoi me figurėn e Sinan Pashės si njėra prej figurave mė tė njohura tė shekullit XVI, nė nivelin osman dhe evropian, nė saje tė pozitave tė tij tė larta dhe nė saje tė betejave tė mėdha qė i udhėhoqi nė kuadėr tė luftėrave tė ndryshme por gjithashtu edhe nė saje tė pasurisė sė tij. Sipas Mufakut, Sinan Pasha u shqua edhe si themelues i shumė monumenteve, tė cilat kanė ruajtur emrin e tij deri mė sot.

“Pasi qė ‘harta e monumenteve’ tė Sinan Pashės ėshtė e madhe, pėrkatėsisht shtrihet nė tri kontinente (Evropė, Azi e Afrikė), kėtu do tė pėrqendrohemi nė monumentet qė i ndėrtoi nė vendet arabe, pėrkatėsisht nė Sirinė e madhe (Shami), Hixhaz, Jemen, Egjipt e Tunizi”, tha Mufaku.

Mufaku u ndal tė ngritja e Sinan Pashės nė hierarkinė osmane, duke u nisur nga vendlindja e tij, e cila supozohej tė ishte nė Shqipėri (Dibra, Delvina etj), ndonėse Mufaku pohoi njė gjė tjetėr.

“Gjurmimet qė u bėnė kėtu tregojnė se ai u lind nė fshatin Topojan nė verilindje tė Shqipėrisė e jo nė Prizrenin e afėrt qė ka njė xhami tė njohur me emrin e Sinan Pashės, qė ėshtė njė tjetėr figurė. Ē’ėshtė e vėrteta, nė hierarkinė osmane kemi disa ‘Sinan Pasha’ nė shekullin XVI, ndaj ndonjėherė pėrzihen nė studimet pėrkatėse”, theksoi Mufaku.
Gjithashtu, ai na njoftoi me ngritjet e Sinan Pashės dhe formėn me tė cilėn arriti ai deri tek fama e tij ushtarake e politike, ngritjet nėpėr pozita tė ndryshme politike e ushtarake.
Megjithėkėtė, Mufaku ėshtė ndalur mė shumė tek monumentet e Sinan Pashės nė vendet arabe.

Sipas tij, derisa Sinan Pasha ishte mė herėt sanxhakbej nė Tripoli tė Libanit dhe nė Halep tė Sirisė, emėrimi i tij nė krye tė vilajetit te Egjiptit kishte rendėsi. Nė saje tė kėsaj ai u ngarkua me detyrė ta udhėheqė ushtrinė osmane pėr Jemen.

“Gjatė qėndrimit nė Jemen Sinan Pasha u kujdes pėr Xhaminė e madhe nė San’a , e cila konsiderohet nder mė tė vjetrat nė rajon (e themeluar nė vitin 631), duke ndėrtuar njė kube tė madhe, e cila gjithnjė u pėrmend me emrin e tij atje”, tha Mufaku, derisa po rendiste fakte rreth monumenteve tė Sinan Pashės.

Sipas literaturės, Sinan Pasha ka lėnė shumė vepra. “Historiani egjiptian i kohės, Ibn Abdulgani, thotė se “Ditėt e sundimit tė tij ishin plot lulėzim”. Nė pėrgjithėsi Sinan Pasha merret si vali qė mė sė shumti la monumente nė kohėn osmane, pėrkatėsisht deri me paraqitjen e valiut tjetėr shqiptar Mehmet Aliut mė 1805”, tha ai.

Pėrveē tjerash, Mufaku na bėri tė ditur qė nė Egjipt Sinan Pasha ndėrtoi shumė objekte ekonomiko-shoqėrore gjatė viteve 1571-1579.

Shumė objekte tė cilat jetojnė edhe sot, pėrkujtohen nė saje tė emrit tė Sinan Pashės.