PDA

View Full Version : Ēfarė duhet tė bėjmė qė tė zgjasim dashurinė....


tipi engjellor
15-09-11, 18:33
Kur flasim per dashurine,jemi te dashuruar me te dashurin ,te dashuren,apo me kete gjendje dhe ndjenje te bute ,qe na jep dashuria....
Nqs duam,duke filluar qe nga njohja me dike,qe te inagurojme nje histori sa me te gjate dashurie dhe nje bashkeecje me personin per nje kohe sa me te gjate,do te na duhej te mesonim te jetonim me bindjen e asaj qe duhet te bejme ne te vertete.........
Dashuria nuk eshte shurdhe,as e verber,as debile.....eshte shume e zgjuar!
Por ama duhet ti kerkojme vetem ate qe ajo eshte ne gjendje te na japi,asgje tjeter,ndryshe jemi te humbur!
Dhe mbi te gjitha te kemi besimin ne vetvete para cdo njeriu tjeter...te kemi kete besim qe shume nga ne e harrojne qe e kane ose qe kujtojne se nuk e kane.........
Per te jetuar se bashku dhe ne paqe,ne duhet te perfeksionojme kuptimin e vetes sone dhe te tjetrit ose tjetres...dhe te komunikojme ne menyren me te qarte ,me te kuptueshme dhe me te respektueshme..
Te jetosh vete i dyte eshte nje art..........
Degjimi.....degjimi i vertete i tjetrit,shikimi,studimi...jane te nevojshme per te ecur perpara.
Edhe kur dicka na plagos dhe na trondit,te degjojme akoma....sepse per e krijuar nje relacion te lumtur duhet te degjohemi dhe te kuptohemi........Deshira nuk mjafton......

Qfare mendoni ju ......