PDA

View Full Version : Ali Pashė Tepelena


Zero Cool
16-09-11, 18:20
Ali Pashė Tepelena (http://en.wikipedia.org/wiki/Ali_Pasha)




gQt57_sRoew&feature=player_detailpage









http://alipasha.tepelena.com/images/bigpic.png

Zero Cool
16-09-11, 18:21
Nuk asnje dyshim se figura me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.


Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Muēoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.


Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.

Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit” nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices , tashme u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe c’nderuar.

Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng.


Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga ‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre.

Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim nė Thesali dhe anės se maleve tė Pindit gjate rinise. Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallėku i Beratit me nė krye Ahmet Kurt Pashėn, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru nė Berat. Pashait te Beratit, Ahmetit, i bėri shume pėrshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij.

Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines , me 1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes.

Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.
Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje.

Keto Materiale u mblodhen nga burime te ndryshme ne Internet dhe Historia e Popullit Shqiptar, botim i Ministrise se Arsimit.

Zero Cool
16-09-11, 18:22
Ali Pashe Tepelena
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 148

Ndėrsa rebelizmi kronik* i Jeniēerve po
shkatėrronte pushtetin qėndruer, autoriteti
i Sulltanit nuk vepronte ma nė krahinat e
largėta tė perandoris tė tij. Prandaj, ishte
fare e natyrshme qė guvernatorėt e
provincjeve turke nė Evropė, nė Azi dhe nė
Afrikė, tė orvateshin me u ēkėputė krejt nga
Stainbolli pėr tė formue principata mė
vehte. Nė fillim tė shekullit tė XIX Vezirėt e
Damaskut, tė Akrės dhe tė Bagdadit ishin
deklarue si rebelė. Ata tė Antiokės dhe tė
Alepit kishin fitue famė tė keqe si
"kulēedra mizorije". Nė Egjypt, Mehmet
Ali Pasha, i biri i nji katundari shqiptar
prej Kavalle, ishte ba sundimtari fuqiplot i
vėndit dhe lakmonte me zanė fronin e
Sulltanit. Po kjo gja ndodhi edhe nė Shqipni. Ali Pasha, i cili lindi nė Tepelenė mė 1744,
arrijti sa me ushtrue nji pushtet gadi tė
pamvarun mbi Shqipnin, prej Shkumbinit
e deri nė Misolongji.


Simbas nji tradite, stėrgjyshi i Ali Pashės ka qenė njifarė dervish Nazifi prej
Anadollit, i cili ishte arratisė nė Shqipni nė
shekullin e XVI, mbasi kishte ba nji tė
paudhė nė vėndin e tij. Por versjoni i
pranuem sot mbi origjinėn e Ali Pashės
asht ai i Pouqueville-it, konsulli francez nė
Janinė, i cili shkruen se ishte prej gjaku
shqiptar. E ama e tij Hanko, nji grue
autoritare me karakter tė fortė dhe ambicje
tė madhe, ishte nga nji familje bejlerėsh
ilaka me vezirin e Beratit Kurt Pashėn. I ati,
Veli beu, ishte ba i pari i Tepelenės mbasi
kishte mbytė dy vllaznit e tij. Veli beu vdiq
mė 1773 kur Aliu ishte vetėm nandė vjeē. E
ama, p cila kishte pėsue poshtnime nga
dora e anmiqve tė burrit tė saj tė vdekun,
futi nė zemrėn e njomė tė Aliut pasjonin e
hakmarrjes, lakmin me u ba i pasun dhe i
fuqishėm, dhe vullnetin mos me tregue
mėshirė kundrejt atyne qė e kundėrshtonin.
Kur Ali Pasha filloi karrjerėn e tij pėr
me u ba satrapi* i Janinės Shqipnija ishte
nė nji gjendje anarkije tė plotė.
Pronarėt feodalė sundonin nė fushat,
krenėt e fiseve nė malet, dhe qė tė dy palėt
ishin me thikė nė mes tė tyne.
Muhamedanėt dhe tė Krishtenėt jetonin nė
pėrpjestim tė ndryshme nė qytetet dhe
krahinat. Por prirja e lashtė pėr liri
personale dhe autonomi lokale ishte ma e
fortė se fanatizmi ose antagonizmi fetar.
Nė malet e Shqipnis fiset arbnore kishin
ruejtė autonomin e tyne gadi tė plotė
kundrejt pushtetit otoman, i pėrfaqsuem
nga nji bej ose pasha qė kryesonte
administratėn e nji krahine. Fusha e
bregdetit dhe luginat pjellore tė lumenjve
kryesor ishin ba ēifliku i familjeve feodale,
disa prej tė cilave pretendojnė se janė
trashėgimtarė tė atyne qė jetuen dhe
luftuen nė kohėn e Skėnderbeut, sidoqoftė
ajo qė ka rėndėsi asht se kjo aristokraci
feodale ishte prej race dhe gjuhe shqiptare.
Pashallarėt dhe Bejlerėt e Shqipnis,
qofshin renegatė tė kohės sė Skėnderbeut
ose qė ishin ba pronarė tue shkue me
harxhe pėr hesap tė Sulltanit, kishin
pranue fen muhamedane dhe sundimin
otoman pėr tė gėzue privilegjet e tyne. Kėto
privilegje pėrfshinin, pėrveē pronėsis sė
tokave tė gjana, megjith bujqėt qė i
punonin, edhe drejtimin e admimstratės sė vendit si pėrfqėsues tė Sulltanit. Nji zanat i
preferuem i aristokracis shqiptare ishte me
mobilizue trimat dhe me shkue me harxhe,
domethanė me luftue pėr tė holla pėr
hesap tė Sulltanit nė tė katėr ēipat e
perandoris. Sapėr ēifēinjtė, ose bujqėt e
ēifligjeve, ata ishin herė muhamedanė dhe
herė tė krishtenė, por vuenin njisoj nga
abuzimet dhe padrejtėsit e pronarve.
Natyrisht, kishte edhe pėrjashtime, kur
pronari ishte i njerzishėm dhe loste
kundrejt bujkut rolin e kooperativės dhe te
shoqnis sė sigurimit. Sidoqoftė, nji gja qė
duhet theksue asht se kristjanėt e Shqipnis,
bujk ose qytetas, nuk kishin ra nė shkallėn
e "rajave", sikundėr nė shtetet e tjerė tė
Balkanit. Nė Sėrbi, nė Bullgari dhe gjetkė
populli i bashkuem nga feja e ndjente
vehten tė shtypun ndėn sunduesin e huej
qė ishte i nji feje dhe i nji race tjetėr. Derisa
u kristalizuen ndjenjat kombėtare, feja
luejti rolin e cementit pėr tė mbajtė
popullin tė bashkuem dhe nė anmiqsi
kundėr regjimit otoman qė e trajtonte si
raja. Kurse nė Shqipni nji aristokraci
feodale prej origjine shqiptare qeveriste
vėndin pėr hesap tė Sulltanit, ndėrsa fiset e
malėsive gėzonin tė drejtėn e vetqeverimit
me fare pak kufizime. Nji pikė tjetėr me
randėsi asht se bujku kristjan nuk ndjente
kundrejt beut muhamedan atė mėni racjale
qė ndante Sėrbin ose Bullgarin nga
sundimtari turk.
Ky asht ndoshta shkaku themeltar nė
ndryshimin ndėrmjet evolucjonit* tė
Shqipnisė dhe shteteve tė tjerė tė Balkanit
nė shekullit e XIX.
Nė kohėn kur Ali Pashė Tepelena filloi
karrjerėn e tij, nė qytetet kryesore si Janina,
Berati, Vlona, administrata kryesohej nga
vezirė ose pashallarė tė emnuem me
ferman tė Sulltanit. Nė qytetet ma tė vegjėl
si Delvina, Kardhiqi, Preveza, Gjinokastra,
Tepelena, etj., sundonin bejlerėt vėndas, tė
cilėt iu shtroheshin urdhnave tė qendrės
derisa iu leverdiste. Nė krahinat malėsore
si Suli, Himara, Labėrija, Skrapari, populli
vetqeverisej, ashtu si Malėsija e Veriut nė
kohėt tona. Gjendja nuk ndryshonte nga
fakti se Suliotėt dhe Himariotėt ishin
kristjanė, ndėrsa Labėrija dhe Skrapari
ishin myslimanė.
E vetmja lidhje nė mes tė kėtyne
komuniteteve autonome tė qyteteve dhe tė
krahinave dhe pushtetit qendruer tė
pėrfaqsuem nga veziri ose pashaj, ishte
tagri vjetuer qė duhej tė paguenin. Le tė
mos harrojmė se populli nuk shifte asnji
dobi nga ky tager, as mbrojtjen e personit
dhe tė pasunis, as arsim, dhe asnji nga
shėrbimet publike tė nji shteti modern.
Sejcili komunitet duhej t'i dilte zot tė
drejtave tė tij me pushkė nė krahė. Kėshtu
qė grindjet lokale nuk kishin mbarim dhe
davanė e fitonte kush ishte ma i fortė.
Malcoret qė nuk i ushqente toka ishin
rrebeshi i popullatės fushore. Kohė mbas
kohė ata zbritnin nga ēerdhet e shqiponjės
pėr tė krye spedita plaēkitjeje, tue marrė me
vehte sidomos gjan e gjallė tė fusharakve.
Pėr ta kjo ishte si me plaēkitė nji tokė tė
huej, mbasi nė fusha shkonte vula e Sulltanit.
Megjithse kishin kalue ma se tre shekuj
ndėn sundimin otoman, Shqiptarėt
myslimanė ose tė krishtenė nuk e kishin
harrue se ishin tė nji race tė ndryshme nga
ajo e Turkut. Anglezi J.C.Hobhouse, i cili
vizitoi Shqipnin nė fillim tė shekullit tė
XIX bashkė me Lordin Byron, shkruen
kėshtu: "Nuk ka dyshim se kristjanėt qė
mund tė quhen Shqiptarė pa dashtė me i
ba hatrin kurrkujt, janė krejt tė
padallueshėm nga muhamedanėt. Ata janė
tė armatosun dhe shum prej tyne janė nė
shėrbim tė Ali pashės, tue mos ndryshue
nė asnji mėnyrė nga ushtarėt e tij tė tjerė.
"Vihet re ndėr Shqiptarėt nji frymė
pamvarsije dhe nji ndjenje atdhedashunije qė kapėrxejnė dhe shlyejnė tiparet e
veēanta qė vėzhguesi i huej ven re nė mes
tė ndjekėsve tė dy feve, muhamedane dhe
kristjane, nė viset e tjera tė Turqis.
"Kėshtu qė ndėrsa banori i nji krahine
tjetėr, kur e pyet se ēka asht, tė pėrgjigjet
"jam Turk" ose "jam Kristjan", banori i
kėtij vėndi (domethanė i Shqipnis) tė
pėrgjigjet "jam Shqiptar".1 Hobhouse-i
qėndroi sidomos nė Jardnė dhe pėr tė
Shqipnija shtrihej deri nė Mecovė dhe
vargmalet e Pindit. Asht e vėrtetė me thanė
se ndjenja e unitetit kombėtar si nji forcė
politike vepruese nuk ekzistonte endė, por
nė kėt gjėndje ishin atėhere edhe kombet e
tjerė tė Balkanit. Nacjonalizmi luftėtar u
ngjallė ndėn influecėn e ideve tė
Revoljucionit francez dhe shkėndija e
kryengritjes kombėtare u ndez me
incicjativėn e forcave pėrtej kufinit. Nė rastin
e Greqis, "Eterija" qė filloi luftėn e pamvarsis
u themelue nė Odesė dhe shefi i saj, Ipsilanti,
ishte nji gjeneral i ushtėris cariste.
Nė kohėn e Ali Pashės detyrėn e
xhandarit nė qytetet dhe katundet e banin
"Armatolėt". Kėta rekrutoheshin nė mes tė
djelmoshave kristjan tė vėndit me
autorizimin e Pashajt tė Sanxhakut ose
Krahinės. Por me dobėsimin e pushteti
perandorak, Armatolėt kishin fillue tė
bashkėpunonin me hajdutėt pėr grabitjen
sistematike tė popullit qė duhej tė mbronin.
Ali Pashė Tepelena filloi karrjerėn e ti)
si kryetari i nji bande hajdutėsh qė
vepronte sidomos nė Thesali dhe anės
maleve tė Pindit. Kto krahina
administroheshin nga Pashallėku i Beratit
qė kishte nė krye Kurt Pashėn. Nji dit prej
ditve, Alinė e zunė rob dhe e prunė nė

1. C. Hobhouse - Travels in Albania etc. f. 138-140

Zero Cool
16-09-11, 18:27
Berat. Kurt Pashės i banė pėrshtypje
bukurija mashkullore e djaloshit hajdut,
mėndja e tij e shkathėt dhe zotėsija nė tė
folun. Prandaj, ai e fali dhe vendosi me e
mbajtė nė Konak si trim tė rojes sė tij
personale. Aliut iu rrit mėndja dhe nji dit
muer guximin me kėrkue pėr grue tė bijėn e
Pashajt. Natyrisht, kėrkesa e tij u hudh
poshtė me pėrbuzje dhe vajza u martue me
Ibrahim Pashėn e Vlonės. Kjo martesė e
goditi Aliun si nji thikė nė zemėr dhe ai
ndjeu nji urrejtje tė pashuejtėshme kundėr
rivalit tė tij ma tė lumtun. Me rastin ma tė
parė Aliu u arratis nga Berati dhe u
bashkue me bandėn e hajdutve.
Kurt Pasha i zemruem dha urdhėn qė
dezertori tė shtihej nė dorė, i gjallė a i
vdekun. Aliu u zuė ngushtė nga trimat e
armatosun qė e gjurmonin dhe gjeti strehė
te Kapllan Pasha i Delvinės. E ama qė
vėzhgonte me kujdes ēdo hap tė Aliut,
rregulloi martesėn e tij me Gjylsymen, tė
bijėn e Kapllan Pashės. Martesa u celebrue
me salltanet* tė madh mė 1768. Aliu ishte
24 vjeē.
Kapllan Pasha donte me pėrdorė
zotėsin e tė dhandrit pėr tė zgjanue
pushtetin e tij, por Aliu kishte ambicjet e
veta dhe e kėqyrte tė vjehrrin si nji pengesė
pėr realizimin e tyne. Ai bani disa intriga
kaq djallzore pranė guvernatorit tė
Manastirit saqė Kapllan Pasha muer
urdhėn tė paraqitej menjiherė pėr tė dhanė
hesap. Aliu e kėshilloi qė tė shkonte me
elokuencėn* e tij tė flaktė, dhe Kapllan
Pasha u nis pėr nė Manastir pėr tė mos u
kthye kurr ma. Por dinakėrija e pashpirt
nuk i vlejti Aliu mbasi nė Pashallėkun e
Delvinės u emnue me ferman tė Sulltanit i
biri i Kapllan Pashės, i cili quhej Ali. Por
Hanko e Tepelenės nuk e humbi pusullėn
nga kjo disfatė dhe filloi pėrsėri manevrat
pėr tė martue tė bijėn Shanise me Pashan e
ri tė Delvinės. Pak kohė mbas martesės, ky
i ngrati u vra nė nji shamatė. Suksesori i tij
Selim beu u damkos si tradhtar me dekret
tė Sulltanit mbas raporteve tė trilluem nga
Aliu i Tepelenės, i cili u ngarkue tė sillte nė
vend vullnetin e sundimtarit tė Stambollit.
Selim Pasha i Delvinės u vra nė nji pritė qė
kishte ngrefė Aliu i Tepelenės, i cili i zuni
vėndin menjiherė. Pak ma vonė, ai u
ernnue Dervenxhi Bashi, domethanė
Inspektor i rrugėve. Me fjalė tė tjera, hajduti
i djeshėm u ngarkue me detyrėn e policit,
dhe padyshim ishte njeriu qė mund ta
kryente kėt detyrė ma mirė se kushdo tjetėr.
Ai rekrutoi nji fuqi t'armatosun prej
katėrmijė Shqiptarėsh dhe duel me
inspektue rrugėt nga Janina nė
Thermopilet, dhe ua bani jetėn skėterrė
hajdutve. Krenėt e tyne i kapi dhe i theri,
ndėrsa pjestarėt e tjerė u arratisėn nėpėr
malet pėr mos me u dukė ma. Qetėsija
mbretnoi pėrsėri nė fushat e Epirit,
udhėtimi nėpėr rrugėt u ba ma i sigurtė
dhe shum banorė katundesh qė ishin
arratisė nga frika u kthyen nė shtėpit e tyne.
Pėr Ali Tepelenėn hyrja nė shėrbim tė
Sulltanit ishte vetėm nji shteg pėr tė prue
nė vend ambicjen e gjith jetės sė tij. Tri
gjana ishin qė e shtynin me veprue: dishira
me u ba i pasun, lakmija e pushtetit dhe
pasjoni i hakmarrjes. Nga ndėrgjegja dhe
shkrupullat moral ishte krejt i ēveshun,
dhe mjetet qė pėrdorte me mjeshtėri tė
pėrsosun ishin: rryshfeti, intrigat mrapa
shpine, akuzat false dhe shkelja e besės sė
dhanun, krimi ma i madh pėr nji Shqiptar.
Vetėm kur kėto armė, si me thanė politike,
nuk banin efekt, pėrdorte Ali Tepelena
forcėn brutale pėr t'ia arrijtė qėllimit tė tij.
Ai sundonte impulset dhe ndjenjat e tij tė
natyrshme me nji vullnet tė hekurt dhe i
bante tė tjerėt pėr vehte, tue u tregue si
njeriu ma i dashtun, ma i sinqertė dhe ma
gojėambėl qė kishte jetue ndonji herė.
Dinakėrija makjavelike dhe mjeshtėrija e
diplomatit tė pėrsosun shoqnoheshin tek
Ali Tepelena me nji zėmer luani qė nuk
dinte se ē'asht frika, dhe me nji talent
ushtarak tė jashtėzakonshėm. Ambicja e tij
shtohej me suksesin, dhe kishte ditė kur
Ali Tepelena andrronte me u ba
sundimtari i pamvarun i Shqipnis dhe i nji
pjese tė Greqis. Por mrapa kėtij plani
madhėshtor nuk kishte asnji ndjenjė
patriotike, as nji idė kombtare dhe ndoshta
ky asht shkaku pse dėshtoi.
Mbasi spastroi rrugėt nga hajdutėt dhe
kleftėt, Ali Tepelena u kthye nė Tėrhallė
(Trikalla). Pak ma vonė ai marshoi kundėr
Izet Pashės sė Janinės tue vue si shkak
anarkin qė gjoja mbretnonte nė at Sanxhak.
Spedita e tij pat sukses dhe Sulltani e bani
Vezir ose Pasha tė Janinės.
Porsa muer zyrtarisht titullin Pasha
dhe u vendos nė krye tė nji krahine admin-
istrative, Ali Tepelena ndryshoi themelisht
taktikėn e tij. Tash ai mund tė pėrdorte
aparatin shtetnor tė perandoris Otomane
pėr tė realizue po at ambicje qė e kishte
nxitė me u ba kryetar i nji ēete hajdutėsh
kur ishte djal i ri. Pra, tue fillue nga viti
1788, kur sapo kishte mbushė 44 vjeē, Ali
Tepelena shtriu pushtetin e tij mbi
krahinat e Shqipnis me nji ritėm tė
furishėm dhe tue u ēkėputė gjithnji e ma
tepėr nga kontrolli i Stambollit.
Dora e tij e hekurt ra ma sė pari mbi
Suliotėt qė qeverisnin vetveten si fiset e
Malėsis sė Veriut nė kohėt tona. Ma sė pari
Ali pasha iu kishte dhanė fund sulmeve tė
tyne me armė kundėr udhėtarve nė rrugė tė
madhe ose katundarve tė fushės. Tue mos
mjaftue me kaq, ai deshi tė shkatėrronte
banesat e tyne nė majė tė malit ku ishin
vendosė me shekuj. U deshėn tri spedita
ushtarake pėr tė shkatėrrue republikėn e
vogėl trime dhe kryenaltė ta Suliotve. Gadi
tue anticipue* metodat totalitare tė
shekullit tonė, Ali Pasha nuk u bazue kurr
vetėm nė forcėn e armėve pėr tė mposhtė
nji anmik. Para se me fillue ofensivėn, ai
blinte me tė holla njerėz tė anės
kundėrshtare qė pranonin me veprue si
agjentėt e tij; ai bante me qėllim akuza false
dhe pėrhapte lajme tė rremė pėr tė
diskreditue krenėt e anės anmike nė syt e
popullit qė iu kishte besue; ē'ka asht edhe
ma zi, ai jepte zotime solemne* mbi
qėllimet e tij paqedashėse pėr tė ēarmatosė
anmikun moralisht, dhe i merrte nėpėr
kambė pa pikėn e turpit nė rastin ma tė parė.
Megjith intrigat djallzore dhe
premtimet tėrheqėse tė Ali pashės, Suliotėt
nuk pranuen tė dorzohen por luftuen deri
nė pikėn e fundit me nji guxim dhe
mjeshtėri tė admirueshme. Vetėm rreziku
me vdekė qė tė gjithė, me gra dhe me fėmijė,
nga etja dhe urija, i bani me lėshue armėt.
Ali Pasha tregoi atėhere se ishte nji bishė e
egėr me fytyrė njeriu. Suliotėt kapituluen
mė 1803 mbas nji blokimi tė gjatė nė
ēerdhet e shqiponjave, ku nuk mund t'iu
shkonte asnji ndihmė nga jashtė. 1 biri i Ali
Pashės, Muhtar beu, i cili komandonte
forcat rrethuese u dha Suliotve besėn e
ushtarit se do tė liheshin tė lirė tė shkonin
megjith familjet e tyne nė Pargė tė detit Jon.
Ali pasha e shkeli premtimin dhe dėrgoi
ushtarėt e tij pėr tė masakrue Suliotėt,
ndėrsa po shkonin nė Pargė, dhe kur nuk
ishin nė gjendje tė mbronin vehten. Ajo
goditje tradhtare nė shpinė i dha shkas nji
sqene tragjike kur gratė Suliote u hudhėn
nga shkėmbi nė hymnerė, pėr tė mos ra
gjallė nė duert e mercenarve tė satrapit tė
Janinės.
Ali Pasha pėrdori po at taktikė tė
pėrzieme tė intrigave, arit tė derdhun pa
kursim dhe tė shtypjes sė ēdo rezistence
me anė tė fuqis ushtarake pėr tė vue ndėn
sundimin e tij komunitetet e lira tė Ēamėris
dhe tė Himarės.
Por ambicja e Ali pashės nuk kufizoj

Zero Cool
16-09-11, 18:28
me kaq. Ai e kishte synin mbi krahinat qė
administroheshin nga funkcjonarėt e
emnuem me dekret tė Sulltanit. Sulmin e
parė Aliu e drejtoi kundėr guvernatorit tė
Beratit Ibrahim pashės, i cili kishte qėn
rivali i rij ma i lumtun, tue marrė pėr grue
tė bijėn e Kurt Pashės. Hapi i parė i Vezirit
ta Janinės ishte me aneksue Konicėn,
Pėnnetin dhe Libohovėn qė mvareshin nga
Sanxhaku i Beratit. Ibrahim Pasha u orvat
me i marrė mrapa me forcė dhe, kur pa se
nuk ia dilte dot, pranoi qė sherri tė ndahej
me tė mirė. Dy djemt e Ali pashės, Muhtar
dhe Veli, u martuen me dy vajzat e Ibrahim
Pashės dhe qytetet qė ishin ba mollė e
grindjes iu dhanė tė dy nuseve si pajė. Por
kjo kryshqi e pėlqyeshme nuk e shpėtoi
Vezirin e Beratit nga inati gjakpirės i Ali
Tepelenės. Ai filloi nji fushatė ēpifjesh
ndėn rrogoz pėr tė tronditė nga mbrenda
pozitėn e rivalit, tė cilit kishte vendosė me
ia hangėr kryet. Kur u bindė se propa-
ganda e tij rnashtruese kishte ba efektin e
duhun, Aliu okupoi Beratin pa ndeshė nė
asnji rezistencė serjoze. Ibrahim Pasha iku
nė Vlonė por edhe atje nuk gjeti shpėtim;
ma nė fund u zue rob nga njerzit e Ali
pashės, i cili ngurroi me e mbytė mbas
mėnyrės sė zakonshme nga frika e
raprezaljeve* tė qeveris sė Stambollit.
Nji tjetėr epizod i neveritshėm nė
karrjerėn e pėrgjakun tė Ali Tepelenės asht
shfarosja e banorve tė Kardhiqit. Ata
kishin zanė rob dhe kishin poshtnue
t'amėn kur Aliu ishte fėmijė. Deri nė
shtratin e vdekjes Hankua e kishte vue tė
birin nė be qė tė merrte hakėn e turpnimit
qė kishte pėsue nga dora e Kardhiqiotve.
Aliu nuk e harroi kėt porosi qė pajtohej aq
mirė me natyrėn e tij, e cila gjente nji
kėnaqėsi sadiste* nė torturat dhe agonin e
viktimve. Me rastin e parė ma tė volitshėm,
ai rrethoi Kardhiqin dhe, kur banorėt
pranuen tė dorzohen, muer gjashtėdhjet
vetė si peng dhe urdhnoi qė tė masakrohen
menjiherė. Mandej Aliu hyni nė qytet nė
krye tė ushtėris dhe kėrkoi qė tė gjith burrat
tė shkonin me iu pėrulė. Gadi tetqind
burra tė ēarmatosun i shkuen pėrpara dhe
ofruen me e njoftė si sundimtar. Aliu vuni
maskėn e bujaris dhe u tregue si nji babė
kundrejt fėmijve tė pabindun, por tė
penduem. Ai i quejh vllazėn dhe djem tė tij
dhe kėrkoi me i pa nji nga nji. Tue pasė nji
aftėsi tė jashtzakonshme me mbajtė mėnd
fytyra dhe fakte, ai njofti ata qė i kishin
poshtnue nanėn dhe kjo e bani me
shkumbėzue nga inati; plaga e vjetėr e
sedrės sė fyeme u ēelė pėrsėri dhe Aliut iu
ba syni gjak nga pasjoni* i hakmarrjes. Kjo
sqenė barbarizmi dhe pabesije u zhvillue
nė nji han tė Kardhiqit. Aliu i verbuem nga
instikti* shtazarak u dha urdhėn ushtarve
tė rrethonin hanin dhe tė thernin pa
mėshirė tė tetqind burrat qė i kishin besue
fjalės sė tij. Por ushtarėt e tij, si
muhamedanėt vendas, ashtu edhe
katolikėt prej Mirdite, refuzuen me shtie
kundėr njerzve tė ēarmatosun. Ata i thanė,
tue tregue nji guxim dhe krenari tė
admirueshme: "Na jemi nė shėrbimin
tand, o Vezir, dhe jemi gadi ta luftojmė
kudo qė tė na urdhnojsh. Jepu armė kėtyne
burrave dhe na do t'i luftojmė. Jemi ushtarė
dhejo kasapė". Atėhere Aliu thirri Grekėt
tė primun nga njifarė Thanas Vaja, dhe ata
e kryen masakrimin barbar tė tetqind
Kardhiqiotve.

Ali Pasha dhe Fuqit Evropjane

Kur lufta e Evropės kundėr Napoleon
Bonapartit arriu kulmin, Ali tepelena,
Vezir i Janinės, ishte ba sundimtari i
pamvarun i Shqipnis deri tek Shkumbini,
ndėrsa tė bijtė Muhtar dhe Veli ishin
guvernatorė njani i Tėrhallės dhe tjetri i
Lepantit.
Mbasi Aliu okuponte nji pozitė kyēe nė
brigjet e detėnve Adriatik dhe Jon, tė dy
palėt luftuese u munduen me e ba mik dhe
aleat. Aliu hyni nė marrėdhanje direkte me
Napoleonin dhe me Anglezėt, pa marrė
parasysh politikėn zyrtare tė qeveris sė
Stambollit. Ai ndoqi me vendosmėri dhe
me sistem politikėn e tij qė synonte me
zgjanue si e si sundimin e tij dhe me shtue
pasunin. Kontaktin e parė Ali Pasha e bani
me Francezėt mė 1797. Mbas traktatit tė
Campoformios flota e Napoleonit okupoi
ishujt e detit Jon, ashtu edhe skelat e
bregdetit: prevezė, Vonicė, Pargė dhe
Butrint, tė cilat deri atėhere kishin qenė tė
Venedikut. Aliu i dėrgoi menjiherė nji letėr
pėrgėzimi Napoleonit, e cila u botue nga
fletoret e Parizit. Guvernatori i Shtatė
Ishujve, gjeneral Chabot, e falenderoi
Vezirin e Janinės nė emėn tė Gjeneral
Bonapartit. Letra u shoqnue me nji dėrgim
armėsh dhe municjoni ashtu edhe me
autorizimin qė Aliu tė kishte nji flotė tė
vogėl ndėn komandėn e tij, gja qė
Venecjanėt nuk e kishin lejue kurr, Aliu e
pėrdori kėt flotė pėr tė dėrgue fuqi nė
Himarė, tė cilėn e zaptoi mbasi masakroi
shumicėn e banorve. Kjo mizori gjet
pėlqimin e qeveris sė Stambollit, ose Portės
sė Naltė, si i thojshin atėhere, dhe Aliu
muer si shpėrblim titullin Asllan,
domethanė Luan.
Kur Napoleoni debarkoi nė Egjypt dhe
marrėdhanjet e tij me Turqin u keqsuen,
Aliu sulmoi Prevezėn dhe detyroi
gjeneralin Chabot tė kapitulonte. Nji
numėr i vogėl Francezėsh u zunė rob dhe
u dėrguen nė Stamboll me anė tė tokės.
Porta e Madhe e aprovoi nxehtėsisht kėt
vepėr tė Aliut dhe e shpėrbleu me titullin
Pasha me tre bishta. Admirali anglez
Nelson, flota e tė cilit po manevronte nė
detin Egje, dėrgoi nji nga oficerėt e tij pėr tė
urue "Luanin e Janinės". Oficeri qė kreu
kėt misjon i tha Ali pashės se Admiralit i
vinte shum keq qė nuk muejti me shkue vet
me pėrqafue heroin e Epirit.1
Puna nė mes tė Turqis dhe Francės u
ndreq pak kohė mbas debarkimit tė
Napoleonit nė Egjypt. Tė dy shtetet lidhėn
nė mes tė tyne nji aleancė qė pat si rezultat
okupimin e Korfuzit nga ana e nji ushtėrije
franko-turke. Ali Pasha u detyrue tė linte
skelat bregdetare qė kishte shtie nė dorė
mbas mundjes sė gjeneralit Chabot, tue
mbajtė vetėm Butrintin. Qeverija e
Stambollit deshi ta ngushėllonte pėr kėt
humbje, tue i dhanė titullin Vali
(Guvemator i Pėrgjithshėm) i Rumelis, me
qendėr nė Manastir.
Mbas traktatit tė Presburgut, Napoleoni
krijoi "Provincjet Iliriane" gjatė brigjeve
verilindore tė Adriatikut, domethanė nė
Dalmacin, Kroacin dhe Sllovenin e sotme,
dhe Ali pasha u kthye pėrsėri tė bante
politikė me tė. Nji agjent i vezirit, Italjani
Guerini, u nis nga Janina pėr nė Tilsitt, ku
gjindej Napoleoni, me qėllim qė me i
ēkėputė ishullin e Korfuzit. Perandori i
Francezve e hudhi poshtė kėt kėrkesė, por i
dėrgoi Vezirit nji misjon diplomatik tė
kryesuem nga Pouqueville, mbasi
Francezėt pushtuen Ishujt e Detit Jon. Nji
kontigjent trupash franceze debarkoi nė
Pargė dhe ngriti flamurin perandorak.
Aliu buēiste nga inati, por nuk bani za.
Tinėz ai hyni nė kontakt me skuadrėn
detare britanike qė ndodhej nė Otranto.
Mė 1809 Anglia nėnshkroi paqen me
Turqin dhe Aliu vrapoi tė dėrgonte nji
pėrfaqsues nė Londėr pėr me i ofrue
bashkėpunimin e tij qeveris britanike me
qėllim qė me dėbue Francezėt nga tė Shtatė
ishujt e detit Jon. Kabineti britanik pranoi
me e njoftė Ali Tepelenėn si prijės tė
pamvarun dhe me i dhanė lejė tė pushtojė

1. Shif Remėrand. - Ali de Tepeln f. 63.

Zero Cool
16-09-11, 18:29
tė Shtatė Ishujt me kusht qė t'i paguente
Britanis sė Madhe nji shumė tė hollash
dhe t'i dorzonte Porto-Palermon nė
Himarė. Mjerisht, kur flota britanike
okupoi tė Shtatė Ishujt, marrėveshja me
Vezirr' e Janinės u harrue. Nė vėnd tė tyne
qeverija e Londrės ofroi me i dhanė nji
subvencjon tė mjaftueshėm sa me mbajtė
nė kambė nji ushtėri prej 10.000 vetėsh.
Stambolli donte qė Veziri i Janinės tė rrinte
i paanėshėm nė luftėn e Evropės kundėr
Napoleonit, kurse ai nuk u tundė nga
politika e bashkėpunimit me Anglezėpt.
Nga ana tjetėr, natyra e tij oportuniste e
shtynte me ba politikėn e mėsallės me dy
faqe. Kėshtu qė kur Turkija i shpalli luftė
Russis, Aliu shpalli botnisht se ishte nji
amnik i Moskovit dhe se donte me vdekė si
skllav i Napoleonit. Por kjo nuk ishte veēse
nji dhelpni pėr tė sigurue avenirin, mbasi
Aliu e kishte kuptue se Britanija e Madhe
do ta kthente nji dit Turqin kundėr
Napoleonit dhe do ta bante aleate tė Rusis.
Kur fare papritmas beteja e Borodino e
ndrroi situatėn, Aliu u kthye menjiherė
kundėr Francės dhe ia bani jetėn skėterrė
konsullit francez nė Janinė, zotni
Pouqueville. 1 vetmi kasavet i tij ishte me
shtie nė dorė Pargėn, Korfuzin, Santa-
Maurėn, dhe me sigurue nji protekcjon* tė
fortė kundėr ēdo sulmi dhe nga ēdo anė qė
tė vinte.
Mbas ritiratės sė Napoleonit nga
Rusija, Aliu vendosi me luejtė kartėn
britanike pėr tė prue nė vėnd ambicjen e tij,
Gjenerali d'Ayret, komandanti i forcave
britanike nė Ishujt e detit Jon, i bani Ali
Pashės nji vizitė zyrtare dhe i dorzoi nji
djamant tė mrekullueshėm si dhuratė nga
qeverija britanike. Nji dhuratė edhe ma e
ēmueshme pėr Vezirin e Janinės ishin 20
topa dhe 450 varela me barut qė erdhėn
mbas vizitės sė gjeneralit d'Ayret.
Njizetrnij trima shqiptarė do tė viheshin nė
dispozicjon tė qeveris britanike pėr nji
sulm kundėr Korfuzit. Aliu do tė merrte
pėr vehte Pargėn, Santa-Maurėn dhe disa
pika tė tjera strategjike. Para se tė fillonte
zbatimi i planit tė pėrgjithshėm, Aliu
pėrdori topat e Anglezve pėr tė sulmue dhe
pushtue Pargėn. Kjo ndodhi mė 1819 dhe
ishte fitorja e fundit e Ali Pashės.

Ali Pasha dhe Lordi Byron

Konaku i Ali Pashės nė Janinė ishte si
oborri i nji Princi tė Mesjetės. Pallati ishte
ndėrtue mbi nji rryp toke qė futej nė liqenin
e Janinės dhe quhej Litharica. Prej andej ai
sundonte gjysmėn e Shqipnis dhe nji pjesė
tė Greqis si nji mbret fuqiplotė. Tė gjith
kyēet e administratės civile dhe ushtarake
ishin pėrqėndrue nė duert e tij. Ai ishte vet
qeveri dhe kryetar shteti dhe gjente kohė
me vendosė mbi ēashtjet e koklavituna tė
politikės sė jashtme, ashtu edhe tė ndante
grindje tė vogla nė mes tė banorve tė
principatės sė tij. Ai nuk dinte as me
shkruejtė emnin dhe, nė vend tė arkivės,
kishte nji kujtesė tė ēuditėshme. Ishte i zoti
tė mbante mėnd hollėsinat e ngjarjes ma tė
vogėl qė mund tė kishte ndodhė shum vjet
pėrpara. Nji mori ekspertėsh tė ēdo lloji
kishin shkue nga tė gjitha anėt e Evropės
pėr me i shėrbye Vezirit tė Janinės. Ekspert
i artileris ishte Samson Cerfleer de
Mendelsheim, nji Izraelit nga Strasburgu, i
cili kishte marrė emnin Ibrahim Manzour
Effendi. Nji francez i quejtun Charbonnel,
qė ishte zanė rob nga kusarėt e detit dhe
ishte prue nė Janinė, kishte hye nė shėrbim
tė Ali Pashės si mėsues nė shkollėn
ushtarake qė kishte themelue ai vet; disa
Grekė dhe Izraelitė punonin si sekretarė.
Ushtėrija e Ali pashės rekrutohej nė mes tė
Shqiptarve tė ēdo feje dhe krahine, ashtu
edhe nė mes tė Grekve, ndėrsa aventurjerė
tė shum kombėsive mbushnin radhėt e
kėtyne trupave mercenare. Rroga qė iu
paguente veziri i Janinės ishte ma tepėr nė
letėr sesa nė dorė, prandaj trimat e
armatosun e plotsonin tue plaēkitė
popullatėn civile tė krahinave qė
pushtonin pėr hesap tė Vezirit.
Nji nga punėt e preferueme tė Vezirit
ishte me vue dhe me mbledhė taksa.
Ndonji ligj tatimi me shkrim nuk
ekzistonte dhe ēdo qytetar, i madh dhe i
vogėl, taksohej aq sa t'i shkrepej satrapit*
tė Janinės. Pėrveē pasionit tė tij me
grumbullue arin si nji dashnor i arteve
grumbullon piktura tė famshme, Ali Pasha
kishte nevojė tė madhe pėr tė holla, mbasi
rryshfeti dhe blemja e njerzve ishin armėt e
tij ma efektive pėr tė mbrojtė pozitėn qė
kishte. Ai merrte pjesė nė gjithfarė
spekulimesh pėr tė shtue tė ardhunat e tij.
Nėnpunėsit e doganės tė emnuem prej tij
kontrollonin tregtin gjatė treqind
kilometrave tė bregdetit dhe nuk linin tė
kalonte asnji shami pa pague tagėr.
Pasunija e tij personale pėrbahej nga
tetqind ēifligje prej ku i vinin sasina tė
mėdha drithi dhe produkte tė tjerė
bujqėsor. Tė ardhunat e tij vjetore kapnin
dhjet miljone groshė, domethanė 500.000
napolona ari. Kur vdiq i gjetėn dhjet miljon
napolona, pėrveē nji sasije tė madhe
xhevahirė, gurė tė ēmueshėm, pjata dhe
takėme prej ari ose argjėndi.
Ali Pasha priste vizitorėt e huej me
salltanetin e nji sundimtari tė mesjetės.
Lordi Byron, i cili e vizitoi mė 1809 nė
Tepelenė, i shkruente nanės sė vet: "Nuk
do tė harroj kurr ditėn kur hymė nė
Tepelenė, ora pes tė mbramjes, ndėrsa
dielli ishte tue perėndue. Mė erdhi nė
mėndje, me pak ndryshime nė veshjen,
pėrshkrimi i Branstone Castle nė nji nga
librat e Walter Scott. Veshja ndryshon
mbas kombėsis sė trimave qė janė nė
shėrbim tė Vezirit. Shqiptarėt kanė petkun
ma tė mrekullueshėm tė botės me
fustanellėn e bardhė, me jelekun prej
kadifeje tė qindisur me ar, me xhamadanin
prej stofe tė zezė dhe me koburen dhe
kamėn me dorza prej argjendi tė punuem.
Tartarėt me qylafet e gjatė mbi krye; Turqėt
me ēallmat dhe kaftanėt e veshun me gėzof
pėrmbrėnda. Gjith kėta kostume tė bukur
plot ngjyra dhe shkėlqim, ashtu edhe
banesa e Ali pashės formonin nji pamje

Zero Cool
16-09-11, 18:30
fort tė kandshme pėr nji tė huej. Mė futėn
nė nji dhomė qė ishte shtrue mjaft bukur
dhe Sekretari i Vezirit mė pyeti pėr
shėndetin mbas modės turke. Nuk mė
lejuen tė paguej as pėr fjetjen, as pėr
ushqimin dhe as pėr ndonji send tjetėr".1
Hobhousei, i cili e shoqnonte Byronin e
pėrshkruen kėshtu pamjen e jashtme tė Ali
Pashės: "Veziri ishte nji burrė i shkurtėn
dhe mjaft i trashė. Kishte nji fytyrė shum tė
kandshme me cipė tė bardhė dhe trajtė tė
rrumbullakėt. Syt i kishte tė kaltėrt me
lėvizje tė shpejta qė tė banin me kuptue
menjiherė se nuk gjindesh pėrpara nji
Pashaj oriental. Mjekrėn e kishte tė bardhė
dhe tė gjatė sa i binte pėrmbi gjoksin... Na
priti me nji kortezi* tė jashtzakonshme dhe
na mori aq me tė mirė sa me na quejt djemt
e tij. Ishte fare nė qejf pėr nji njeri n'at
pozitė. Nė sa vise tė Turqis qė vizituem
nuk pashė nji pasha tjetėr tė qeshte nė at
mėnyrė. Nuk kishte ndonji roje tė posaēme,
por vetėm katėr a pesė djem tė veshun me
petkun e bukur shqiptar dhe me flokėt e
gjatė qė u binin mbi supet".2
Nji tjetėr dėshmues qė e kishte pa sė
afėrmi shkruen kėshtu mbi profilin moral
tė Ali Pashės: "Kur fillon me tė folė pėr nji
qėllim qe ka vue nė mėndje asht zor t'i
rezistosh jo aq shum forcės sė argumentit
tė tij, sesa tonit tė ambėl tė zanit dhe
shprehjes tėrheqės e tė fytyrės sė tij. Sapėr
atė qė ai ndjente me tė vėrtetė nė fund tė
zėmrės sė tij, psikologu ma i hollė nuk
mund ta zbalonte. Shprehja e sinqeritetit
dhe e dashamirsis qė vinte nė fytyrė, kur
donte me futė ndonji njeri nė thes ishte
krejt e padepėrtueshme".
Nuk ka dyshim se mjetet qė pėrdorte
Ali Pasha pėr tė administrue vėndin ishin

1. P, Euennell, - Vjerrsha, letre dhe fletė te zgjedhuna nga ditari i Lord Byron. Londer 1949.

2. J. V. Hobhouse - Travels in Albania, etc. Vėl. I, f. 97.
tė neveritshme mbas kodit moral tė
shekullit tonė. Por njerzit e asaj kohe i
kėqyrin abuzimet e Vezirit tė Janinės si nji
tė keqe ma tė vogėl se anarkin dhe rrezikun
e jetės dhe tė pasunis nga tė cilėt kishin
pasė vuejtė ma parė. "Nuk mohohet fakti
se ndėn sundimin e Aliut - shkruen nji
biograf i tij, - Janina u ba qendra me e
qytetnueme e Turqis perėndimore dhe,
mbas mendimit tė Byron-it, qėndronte ma
nalt se Athina pėrsa i pėrket begatis,
ditunis, dhe stėrhollimit nė sjellje dhe nė tė
folun".1
Ali Pasha flise me qesėndi pėr
detyrimet e tij ndaj qeveris sė Stambollit. Ai
ndjente nji pėrbuzje tė plotė kundrejt
vezirėve tė Sulltanit qė donin me i dhanė
urdhna prej sė largu mbi mėnyrėn se si me
rregullue punėt e tij. Nė syt e tij,
Perandorija otomane ishte si nji ndėrtesė e
kalbun qė mund tė pėrmbusej nga nji dit
nė tjetrėn. Ambicja e tij supreme ishte me u
ba krejt i pamvarun, por e la me sot, me
nėser, derisa u ba tepėr vonė dhe Sulltan
Mahmuti ia hangri kryet ma parė.
Ndėrkaq, ai siguroi lirin e veprimit nė
krahinat ku sundonte, tue dėrgue ēdo vjet
nė Stamboll disa barrė me argjėnd.
Gjithashtu, ai nuk kursente tė hollat pėr tė
pague spiunėt qė e mbanin t'informuem
mbi ēdo veprim ose bisedim, sado tė
msheftė, tė ministrave tė Pallatit. Kur
ministrat e Sulltanit merrnin inat nga
ndonji veprim kokėkrisun i Vezirit tė
Janinės, ky i fundit niste me vrap pėr nė
Stamboll disa syndyqė mbushun me pare
argjėndi, ose kryet e premė tė ndonjė Pashaj
tė damkosun si anmik i Sulltanit, ose ndonji
Francez tė ēquem qė ishte zanė rob.
Nga njiherė, kur i vinte pėr hesap, Ali
Pasha shkonte me porosi tė Sulltanit pėr tė
luftue kundėr anmiqve tė perandoris, ose

1. Wm. Plomer. - Ali the Lion, f. 83.
pėr tė prue rregullin dhe qetėsin nė
krahinat ku kishte shpėrthye banditizmi
dhe anarkija. Spenditėn e tij ma tė
famshme Aliu e organizoi me urdhėn tė
Sulltanit Selim i III. Me nji ferman tė
posaēėm Sulltani e emnoi gfuvernator
(Vali) dhe kryekomandant (Serasqer) tė
Rumelis. Ali Pasha u nis nė krye tė nji
ushtėrije 80.000 vetėsh pėr tė shfarue
hajdutėt dhe kusarėt qė terrorizonin
banorėt e Maqedhonis, Thraqės dhe
Bullgaris jugore. Trupat mercenare ishin
rekrutue nga ēdo krahinė tė Perandoris
otomane dhe sidomos nė Berat, Shkodėr,
Selanik dhe Sofje. Spedita u zhvillue me
sukses dhe Ali Pasha megjith ushtėrin
mėrrijtėn nė portat e Filipopolit. Por sado
qė ishte nisė me ferman tė Sulltanit, ai
luftoi pėr hesap tė tij, tue mbledhė shuma
lė mėdha si haraē nga popullata e vėndeve
qė shkeli nė krye tė ushtėris sė tij. Nė
Stamboll filluen tė trėmben se mos Veziri i
Janinės, me hovin qė kishte marrė, pėrlante
edhe Stambollin tue i dhanė grushtin e
vdekjes Perandoris otomane. Agjentėt e
Stambollit u munduen tė provokonin nji
kryengritje nė radhėt e ushtėris sė Ali
Pashės, mirpo pa ndonji sukses. Atėhere
qeveris sė Sulltanit nuk i mbeti rrugė tjetėr
veēse me i heqė titullin si Vali i Rumelis
dhe Serasqer. Ali Pasha u kthye nė Janinė
me nji shumė kolosale tė hollash dhe me
disa pjesė artilerije. Nji gja qė provon se Ali
Tepelena nuk ishte i ēveshun krejt nga
ndjenjat shqiptare asht se kur qeverija e
Stambollit i dha urdhėn tė marshonte
kundėr Vezirit tė Shkodrės, Kara Mehmet
Bushatasit, ai gjeti sebep pėr me iu
shmangė kėtij misjoni. Domethanė se Aliu
simpathizonte bashkatdhetarin e tij tė
veriut. Megjithqė herė-herė e kishte si rival,
prapseprap ai nuk donte me dobėsue nji
anmik tė pushtetit otoman.
Pėrleshja e paevitueshme nė mes tė Ali
Pashės dhe Sulltanit ndodhi mė 1820.
Sikundėr e pamė ma nalt, Sulltani Mahmut
i II kishte shkatėrrue oxhakun e Jeniēėerve
dhe po sajonte plane pėr nji ushtėri
moderne simbas modelit perėndimor. Ali
Pasha ishte munduar me sa i vinte prej
dore me mbajtė Jeniēerėt nė kambė, mbasi i
ndihmonin me dobėsue pushtetin e
Sulltanit. Por Sulltani duel fitues ma nė
fund kundėr kėsaj force shkatėrrimtare tė
mbrendshme, ndėrsa mundja e Napoleonit
nė Waterloo kishte shpėtue Perandorin
Otomane nga anmiqt e jashtėm.
Pikėrisht kėt kohė zgjodhi Sulltan
Mahmuti pėr tė kthye Shqipnin ndėn
sundimin e qeveris sė tij. Kupa e zemrimit
kundėr Vezirit tė Janinės u mbush kur ai
dėrgoi nė Stamboll dy njerėz me porosi qė
tė vrisnin anmikun e tij, Ismail Pasho Benė,
i cili po bante intriga nė Pallat pėr tė
shtypė Ali Pashėn. Pasho beu ishte nji nga
pronarėt e Shqipnis sė Jugut, tė cilit Ali
Pasha i kishte rrėmbye tokat pėr nji shkak
ose nji tjetėr. Mbasi kaloi vjete tue u
dergjun posht e nalt, ai shkoi ma nė fund
nė Stamboll dhe muejti tė siguronte nji
audjencė me Sulltanin, tė cilit i mbushi
mendjen se Ali Tepelena kishte qėllim me
u ba krejt i pamvarun dhe me i kthye armėt
kundėr Perandoris otomane. Nji dekret qė
u shpall menjiherė pushoi Ali Pashėn dhe
dy tė bijt nga ofiqet qė kishin nė
administratėn otomane. Po nė at kohė,
Veziri i Janinės muer urdhėn me u paraqit
personalisht nė Stamboll. Ai nuk donte
n'asnji mėnyrė me iu bindė kėtij urdhni
por, nga ana tjetėr, nuk donte me e refuzue
haptazi. Pėr tė fitue kohė, ai filloi nga
manevrat e zakonshme, tue shpresue se do
ta kalonte edhe kėt furtunė. Por kėtė herė
rryshfetet nuk banė dobi, mbasi Sulltani
vet kishte vendosė me transformue
Perandorin otomane nė nji shtet tė
centralizuem, tue shtypė rebelizmin e

Zero Cool
16-09-11, 18:31
Pashės dhe Sulltanit ndodhi mė 1820.
Sikundėr e pamė ma nalt, Sulltani Mahmut
i II kishte shkatėrrue oxhakun e Jeniēėerve
dhe po sajonte plane pėr nji ushtėri
moderne simbas modelit perėndimor. Ali
Pasha ishte munduar me sa i vinte prej
dore me mbajtė Jeniēerėt nė kambė, mbasi i
ndihmonin me dobėsue pushtetin e
Sulltanit. Por Sulltani duel fitues ma nė
fund kundėr kėsaj force shkatėrrimtare tė
mbrendshme, ndėrsa mundja e Napoleonit
nė Waterloo kishte shpėtue Perandorin
Otomane nga anmiqt e jashtėm.
Pikėrisht kėt kohė zgjodhi Sulltan
Mahmuti pėr tė kthye Shqipnin ndėn
sundimin e qeveris sė tij. Kupa e zemrimit
kundėr Vezirit tė Janinės u mbush kur ai
dėrgoi nė Stamboll dy njerėz me porosi qė
tė vrisnin anmikun e tij, Ismail Pasho Benė,
i cili po bante intriga nė Pallat pėr tė
shtypė Ali Pashėn. Pasho beu ishte nji nga
pronarėt e Shqipnis sė Jugut, tė cilit Ali
Pasha i kishte rrėmbye tokat pėr nji shkak
ose nji tjetėr. Mbasi kaloi vjete tue u
dergjun posht e nalt, ai shkoi ma nė fund
nė Stamboll dhe muejti tė siguronte nji
audjencė me Sulltanin, tė cilit i mbushi
mendjen se Ali Tepelena kishte qėllim me
u ba krejt i pamvarun dhe me i kthye armėt
kundėr Perandoris otomane. Nji dekret qė
u shpall menjiherė pushoi Ali Pashėn dhe
dy tė bijt nga ofiqet qė kishin nė
administratėn otomane. Po nė at kohė,
Veziri i Janinės muer urdhėn me u paraqit
personalisht nė Stamboll. Ai nuk donte
n'asnji mėnyrė me iu bindė kėtij urdhni
por, nga ana tjetėr, nuk donte me e refuzue
haptazi. Pėr tė fitue kohė, ai filloi nga
manevrat e zakonshme, tue shpresue se do
ta kalonte edhe kėt furtunė. Por kėtė herė
rryshfetet nuk banė dobi, mbasi Sulltani
vet kishte vendosė me transformue
Perandorin otomane nė nji shtet tė
centralizuem, tue shtypė rebelizmin e
tepėr vonė.
Sulltani tregoi sesa politikan i rafinuem
ishte kur emnoi Ismail Pasho Benė nė krye
tė ushtėris turke qė dėrgoi pėr tė shtypė
rebelizmin e satrapit tė Janinės. Nga ana
tjetėr, gjenerali prej origjine bullgare,
Pehlivan Baba, u emnue guvernator i
Lepantit nė vėnd tė djalit tė Ali pashės,
Veli beut.
Tė dy armatat turke marshuen kundėr
Janinės pėrmes Shqipnis sė Jugut dhe
Thesalis, tue u dhanė grusht mbas grushti
bandave bashibozuke tė Ali Pashės, qė
ishin pa disiplinė, pa ideal dhe pa
stėrvitje. Nji ushtėri 15.000 vetėsh prej
trupave ma tė zgjedhuna ndėn komandėn
e Ymer Bej Vrionit, dezertoi Ali Pashėn nė
favor tė Sulltanit. Janjotėt i zuni lemerija
dhe Veziri qė i kishin frikėn aq shum,
mbeti vetėm me disa mijė trima nga ma
besnikėt, 200 pjesė artilerije dhe nji flotė tė
vogėl mbi liqenin e Janinės.
Pasho Beu dhe Pehlivani me 50.000
ushtarė, por pa artileri dhe fort pak
municjone, kishin ngrefė tendat nė skajin
juguer tė liqenit tė Janinės. Ali Tepelena me
gjith trimat e besės kishin gjetė strehė nė
fortesėn e ngrefun buzė liqenit. Artilerija e
Vezirit bombardonte Janinėn, ndėrsa
ushtėrija turke hyni nė qytetin e mbuluem
nga tymi i ndėrtesave tė djeguna dhe tė
rrėnueme. Kur Ali Pasha bante pregatitjet
pėr ndeshjen supreme* me fuqit e Sulltanit,
dy tė bijt, Muhtar dhe Veli, i dorzuen
komandantit tė ushtėris turke, anmikut pėr
vdekje tė babės sė tyne, Prevezėn,
Gjinokastrėn dhe vehten e tyne. Aliu e priti
me shum dinjitet lajmin e kėsaj tradhtije tė
fundit qė iu vinte kapakun gjith tė tjerave,
dhe vėrejti vetėm se ata nuk meritonin tė
ishin prej gjakut tė tij.
"Nė kėtė fazė tė fundit dhe dramatike tė
karrjerės sė tij, - shkruen William Plomer, -
tiparet e shėmtueta tė karakterit tė Ali
pashės harrohen dhe del nė shesh
madhėshtija qė i jep tė drejtė me u quejtė
Luani i Janinės. Tue qenė gadi tetdhjet vjeē,
i tradhėtuem nga dy tė bijt, i abandonuem
nga komandantėt e nji ushtėrije qė ishte
hedhė e tana nė anėn e anmikut, i
sulmuem nga fuqija kolosale e Sulltanit qė
ishte betue me e shtie nė dorė, tė gjallė ose
tė vdekun, i mbyllun nė fortesėn e tij tė
fundit me nji grusht trimash, dhe ndoshta i
bindun nė thellėsin e shpirtit se nuk kishte
ma shpėtim, Ali Tepelena nuk tregoi as ma
tė voglėn shenjė friksimi, nuk e humbi
dinjitetin, por vazhdoi tė jet fare i ambėl
dhe i kandshėm nė bisedim".1
Rrethimi i Ali Pashės nė kėshtjellėn e
Janinės u zgjat tepėr dhe ushtėrija e tė dy
palve filloi me tregue shenja mėrzije, tue
vue disiplinėn dhe veprimin e organizuem
nė rrezik. Nė kėt fazė tė fundit tė luftės,
Sulltani kishte emnue Hurshid Pashėn e
Morės, nji ish-kryevezir dhe anmik per-
sonal i Ali Pashės, si komandant tė
ushtėris turke. Kto po ngjanin nė vitin
1821, kur nė Greqi plasi kryengritja. Aliu u
trimnue nga ky lajm dhe u ba fodull
pėrsėri. Filloi me vue kondita pėr me i
dhanė fund rezistencės sė tij. Ai donte me
u ba guvernatori i Epirit pėrjetė, kurse
Turqėt nuk pranonin veēse dorzim pa
kushte. Kėsaj Aliu iu pėrgjegj me nji
breshėr gjylesh kundėr ushtėris rrethuese.
Megjithqė e kishte zanė nji krizė
reumatizmi tė kyēeve, Aliu drejtonte vet
operacjonet nga shtrati. N'at kohė Marko
Boēari, si prijės i kryengritėsve Grek, ishte
afrue deri 20 kilometra nga Janina, mbasi
kishte dėrrmue nji armatė turke. Kėshtu qė
rrota e historis kishte ba nji xhiro tė plotė.
Marko Boēari, kryetari trim i Suliotėve
kryenaltė, tė dlėt Ali Pasha u mundue t'i
shfaroste pa mėshirė dhe me tė pabesė,

1. Ali the Lion, f. 262
ishte tue luftue ndėn flamurin e nji kombi
tjetėr. Nė vėnd qė tė bahej vet mbret i nji
Shqipnije tė pamvarun me Janinėn si
kryeqytet, Ali Pasha po i ndihmonte me
rezistencėn e tij kundėr ushtėris sė
Sulltanit, triumfit tė kauzės sė pamvarėsis
greke. Nuk kishte ma as kohė, as mundėsi
me koordinue luftėn e Shqiptarve dhe tė
Grekve kundėr anmikut tė pėrbashkėt dhe
Aliu ishte dėnue tė ēdukej pa lanė mrapa
nji vepėr tė qindrueshme. Garnizoni i
Pallatit tė Litharicės ishte dorzue dhe
Veziri i Janinės ishte mbyllė me 200 vetė nė
kalan anės liqenit. Hurshidi i premtoi
faljen nė emėn tė Sulltanit dhe nji pozitė
pėr Ali Pashėn nė nji krahinė tė Turqis
Azjatike. U caktue nji pjekje mbi ishullin
nė mes tė liqenit. Aliu u nis pėr nė vendin e
takimit tue i dhanė urdhėn shėrbestarit
besnik Selim Ēamit me hudhė nė ajėr tė
200 varelat me barut nė bodrumin e
kėshtjellės kur t'i tregonin unazėn e tij.
Mbasi kaloi disa dit tue pritė nė fillim tė
Kallnorit 1822, Ali Pasha u lajmėrue se
fermani i faljes kishte ardhė ma nė fund
dhe ai i dėrgoi shenjėn Selim Ēamit qė
barutin tė mos e ndizte. U kuptue shum
shpejt se Hurshid Pasha e kishte prė nė
besė tue ēpifė lajmin e dekretit tė taljes dhe
Luani i Janinės vendosi tė vdiste si burrė.
Ai ndodhej nė nji dhomė nė katin e sipėrm
tė Manastirit tė ishullit nė mes tė liqenit.
Nji togė ushtarėsh turq shkoi me e kapė.
Ata hynė nė dhomėn e katit tė poshtėm
ndėn atė ku ishte Ali Pasha dhe filluen me
shtie pėrmes tavanit. Nji plumb e goditi nė
grykė dhe, tue dhanė shpirtin, Aliu bėrtiti:
"Qėndroni deri nė fund". Turqėt i prenė
kokėn dhe e dėrguen nė Stamboll si provė
se rebeli i fundit kundėr pushtetit otoman
kishte mbarue. Kufoma e Ali Pashės u
varrosė me ceremoni tė madhe nė Kėshtjellėn
anės liqenit me 25 Kallnuer 1822.
Vlen tė bahet nji krahasim ne mes tė

Zero Cool
16-09-11, 18:32
karaktereve tė Skėnderbeut dhe tė Ali
Pashės. Aty duket sesa poshtė kishin ra
konceptet* morale nga shekulli i XV nė
shekullin e XIX, mbas katėr shekujve
sundimi otoman. Nė ēdo veprim tė kėtyne
dy burrave qė iu prinė Shqiptarve nė dy
faza decizive tė historis sė tyne, gjejmė nji
kontrast tė plotė nė mes tė idealizmit
vetmohues dhe egoizmit primitiv dhe gadi
shtazarak, nė mes tė dashunis pėr komb e
pėr atdhe dhe lakmis sė pangopun pėr
pare e pasuni materjale, nė mes tė
mishnimit tė mirėsis bujare dhe furis
gjakpirėse tė nji bishe nė trajtė njeriu, nė
mes tė nji jete kushtue idealit liridashės
dhe adhurimit pėr pushtetin, pėr tė kėnaqė
epshet primitive tue pėrdorė fuqin pėr tė
shtypė dhe pėr tė mundue tė tjerėt.
Skėnderbeu u tregue aq shpirtmadh sa me
falė tė nipin qė e kishte tradhtue nė kulmin
e luftės kundėr nji anmiku tė fuqishėm qė
nuk dinte se ē'asht mėshira. Ali pasha
masakroi burra tė ēarmatosun qė e kishin
luftue trimnisht dhe qė i kishin ra nė dorė
tue i besue fjalės sė tij solemne. Pėr tė prue
nė vend ambicjen e tij me pushtue toka dhe
me grumbullue pasuni, Ali Pasha bani nji
politikė pa shkrupulla dhe plot dredhina,
tue manevrue nė mes tė Turqve, Francezve
dhe Anglezve. Skėnderbeu i qėndroi
besnik aleatit tė tij mbretit tė Napolit edhe
kur punėt nuk i shkonin mirė Eerdinandit
tė Aragonės. Kur Princi i Tarantos,
Giovanni Orsini, i shkrojti pėr me i
mbushė mendjen tė mos i shkonte nė
ndihmė mbretit Ferdinand tė Napolit, tue i
tregue fitimet qė do tė kishte po tė
bashkohej me partin e Angjevinve,
Skėnderbeu i dha nji pėrgjigje krenare ku i
thoshte se nuku i mirė asht ai qė tė vjen nė
ndihmė nė nji ditė tė keqe.
Skėnderbeu ishte nji hero kombėtar i
frymėzuem nga parimet morale tė
Krishtenimit; Ali Pasha kishte mendėsin e
nji satrapi oriental qė nxitej me veprue
vetėm nga lakmija pėr tė mirat materjale tė
kėsaj bote. Prandaj, Gjergj Kastrioti vdiq i
vorfėn, kurse Ali Telelena la nji pasuni
kolosale, tė cilėn e kishte grumbullue, sė
paku pjesėrisht, me anė tė grabitjes.
Sikur Veziri i Janinės tė kishte luftue
pėr bashkimin dhe librimin e Shqiptarve,
ashtu si Mehmet Aliu bani nė Egjypt,
Shqipnija do tė kishte qenė e para nė
Ballkan me fitue pamvarsin nga sundimi
otoman.
Pėr tė qenė fare tė paanėshėm duhet tė
shtojmė se njeriu tregon virtyte morale ma
tė nalta, kur asht tue luftue kundėr
sulmeve tė nji anmiku tė huej sesa kur
orvatet me formue nji shtet tė centralizuem
mbi gėrmadhat e nji shoqnije feodale. Tė
gjith sundimtarėt e plotfuqishėm tė historis
qė janė mundue tė krijojnė nji pushtet tė
fortė tue shkatėrrue kapedanatat krahinore
kanė qenė tė detyruem me u tregue tė
pamėshirshėm kundėr atyne qė nuk iu
shtroheshin. Ndoshta Ali Pasha e teproi,
mbasi kishte tė bante me rrethana edhe ma
tė vėshtira dhe me nji popull ma tė dhanun
mbas liris personale dhe vetqeverimit
lokal.
Pa synue tė bahej prijėsi i nji lėvizjes
pėr ēlirimin kombėtar, Ali Tepelena bani
edhe disa gjana tė dobishme. Hobhouse-i,
qė cituem ma nalt, e pėrmbledh kėshtu
rolin historik tė Vezirit tė Janinės: "Ai
ndėrtoi ura pėr tė kalue lumenjtė, dhe bani
rrugė pėrmes moēaleve ose nė luginat e
malėsive; qytetet u zbukuruen me ndėrtesa
tė reja mbas udhėzimeve tė tij. Tue vue nė
zbatim nji tok rregullore tė urta, Ali Pasha
luejti rolin e nji Princi tė madh dhe
dashamirės, megjithqė i vetmi kasavet* i tij
ishte me u ba sa ma i fuqishėm".1

1. Hobhouse. - Travels m Albania, etc. Vel. I, f. 106.

Hajra
09-01-12, 00:22
AfkE9nJdbj4&feature=player_embedded#!