PDA

View Full Version : Dėnimet nė Kosovė


Zero Cool
10-10-11, 15:39
A i nevojitet Kosovės dėnimi kapital me vdekje apo mjafton ky i pėrjetshėm , apo mendoni ndryshe ?



SĖ SHPEJTI APLIKOHET BURGIMI I PĖRJETSHĖM


http://www.gazetaexpress.com/repository/images/thumb_670x357/10.10.2011-ZKM-05_v_309602.jpg


10 Tetor 2011 14:48

Dėnimi kapital nė Kosovė deri tani ka qenė 40 vjet burg, ndėrsa shumė shpejt dėnimi mė i rėndė do tė jetė burgu i pėrjetshėm. Kjo ėshtė bėrė me qėllim tė mbrojtjes sė qytetarėve dhe rendit kushtetues. Njė sanksionim i tillė ėshtė paraparė me Kodin e ri Penal, i cili ėshtė miratuar tė hėnėn nė mbledhjen e Qeverisė sė Kosovės, pėr t’u shqyrtuar mė tej nė Kuvendin e Kosovės.

Zėvendėskryeministri dhe ministri i Drejtėsisė, Hajredin Kuēi ka thėnė se ky projektkod ėshtė njė prej ligjeve bazike tė Republikės sė Kosovės, i cili ka tė bėjė kryekėput me funksionimin bazik tė sistemit tė gjyqėsisė dhe prokurorisė nė Republikėn e Kosovės, por njėkohėsisht edhe me respektimin e lirive dhe tė drejtave tė secilit qytetar nė Kosovė.

“Nė kėtė Kod Penal janė pėrfshirė institute tė reja tė sė drejtės penale, janė inkorporuar dhe sanksionuar vepra tė reja penale dhe janė bėrė tė gjitha ndryshimet e nevojshme, sipas ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore qė ka pėsuar Republika e Kosovės viteve tė fundit. Tė gjitha ndryshimet e bėra me kėtė Kod Penal, po ashtu janė bėrė sipas konventave pėrkatėse tė sė drejtės evropiane dhe ndėrkombėtare. Njė rėndėsi e veēantė i ėshtė kushtuar edhe sundimit tė shtetit ligjor dhe garantimit tė tė drejtave tė secilit qytetar nė Kosovė”, ka thėnė Kuēi.

Veprat e reja penale tė cilat janė paraparė nė kapitujt e kėtij kodi penal janė: veprat penale kundėr rendit kushtetues dhe sigurisė nė Republikėn e Kosovės, veprat penale kundėr jetės dhe trupit, veprat penale kundėr tė drejtave tė njeriut dhe kundėr tė drejtave tė votimit, veprat penale kundėr tė drejtave nė marrėdhėniet e punės, veprat penale kundėr integritetit seksual, veprat penale tė narkotikėve, ato tė ekonomisė, veprat penale kundėr shėrbimeve komunale, kundėr pasurisė, veprat penale kundėr administrimit tė drejtėsisė dhe administratės publike dhe veprat penale kundėr detyrės zyrtare.

“Nė kėtė projektkod penal pėrveē fuqizimit dhe qėllimit tė dėnimit dhe socializimit tė tė dėnuarve, ėshtė ndryshuar dukshėm lloji i dėnimeve. Me dispozitat e kėtij kodi penal parashihet burgimi i pėrjetshėm, pėr dallim prej asaj qė deri mė tani ishte burgimi me 40 vjet. Kjo paraqet njė kujdes mė tė lartė pėr rrezikshmėrinė qė mund tė ndodhė kundėr qytetarėve dhe rendit kushtetues nė vendin tonė, por njėkohėsisht paraqet njė pėrkujdesje mė tė lartė pėr parandalimin e krimeve tė rėnda nė vendin tonė”, ėshtė shprehur zėvendėskryeministri Kuēi.

Kodi i ri Penal pėrmban gjithsej 35 kapituj dhe 442 nene, ndėrkaq, sipas Kuēit, do tė jetė nė njė pako me ligjet tjera qė ndėrlidhen me kėtė fushė qė pėrfshinė nė tė ardhmen e afėrt, Kodin e Procedurės Penale dhe Ligjin pėr ekzekutimin e sanksioneve penale me ndryshimet e pėsuara sipas kėtij Kodi Penal.

Qeveria e Kosovės nė mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin pėr themelimin e komisionit ndėrministror qė tė udhėheq pėrgatitjet pėr projektin pėr zhvillimin e Brezovicės dhe pėr t’i zbatuar me qėllim qė tė zhvillohet projekti i bazuar nė investime private.

Komisioni ndėrministror do tė kryesohet nga ministrja e Tregtisė Mimoza Kusari-Lila, ndėrkaq anėtar tė tij do tė jenė, ministri i pushtetit lokal Sllobodan Petroviq, ministri i Financave Bedri Hamza, kryetari i komunės sė Shtėrpces, Branisllav Nikoliq, ministrja e integrimeve Evropiane, Vlora Ēitaku dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor, Dardan Gashi. /kosovapress/

Zanzi/M
10-10-11, 18:27
Sic dihet denimi me vdekje nuk vjen ne konsiderim, kjo per arsyen se per tu antarsuar ne BE duhet te mos e ket shteti perkates denimin me vdekje.

Qeveria ne ndryshimin e ri te bera ligjit penal ka ndryshuar denimin nga ai me 40 vjet ne ate te perjetshem. Mirepo keto ndryshime se pari duhet te kalojne ns votimi e kuvendit.

Une personalisht jam pro denimint me vdekje ne nje shtet demokratik.

Zero Cool
21-12-11, 19:01
Sė shpejti nė Kosovė mund tė zbatohet vendimi me burgim tė pėrjetshėm pėr vepra penale qė pėrbėjnė shkallė tė lartė tė rrezikshmėrisė pėr shoqėrinė.
Janė 52 deputetė tė Kuvendit tė Kosovės qė kanė dhėnė votėn e tyre pro nė shqyrtimin e parė tė projekt-ligjit pėr Kodin Penal tė Kosovės, ku parashikohet edhe dėnimi maksimal, ndėrsa 8 deputetė ishin kundėr dhe vetėm 1 abstenoi.

Zėvendėskryeministri Bujar Bukoshi, ka bėrė prezantimin e shkurtėr para deputetėve tė kėtij projekt-ligji, qė sipas tij do tė eliminojė disa zbrazėtira qė kanė ekzistuar mė parė, ndėrsa partitė politike kanė dhėnė edhe opinionet e tyre nė mėnyrė qė ato tė pėrfshihen nė variantin pėrfundimtar.

Sipas TCH, dy partitė opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovės dhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės kanė dhėnė votėn e tyre pro, ndėrsa, Lėvizja Vetėvendosje, deputetėt e sė cilės votuan kundėr, kanė bėrė disa vėrejtje rreth emėrtimit “thirrje pėr rezistencė”.

Projekt-ligji pėr Kodin Penal pėrmban 35 kapituj dhe mė shumė se 400 nene, dhe pėrbėn njėrin nga ligjet bazė nė sistemin juridik tė Kosovės.

Tashmė i mbetet Komisionit pėrkatės tė Kuvendit qė tė bėjė rekomandimet e nevojshme dhe t’i sjellė ato pėr miratim pėrfundimtar, dhe pėr t’u zbatuar mė pas dėnimi maksimal, siē ėshtė, burgimi i pėrjetshėm, qė nuk ka ekzistuar kurrė mė parė nė Kosovė.