PDA

View Full Version : Kombi shqiptar - a ėshtė multietnik?


Hajra
28-12-11, 11:00
Kombi shqiptar - a ėshtė multietnik?

Autor: Nexhmedin Spahiu
E premte 23 Dhjetor 2011 13:55 PM

- Tė qenėt multietnik pėr njė komb ėshtė dėshmi e zhvillimit tė atij kombi dhe jo imponim siē mendojnė shumica nė Kosovė.
Kėtė pyetje ua pata bėrė studentėve tė mi pasuniversitarė nė Universitetin e Hamburgut 5 vite mė parė, tė cilėve ua ligjėroja lėndėn “Konceptet Politike tė Vendeve tė Ballkanit”.
Njė student qė kishte lexuar “High Albania” tė Edith Durhamit u pėrgjigj se pėrderisa shqiptarėt deri nė fillim tė Shekullit XX kanė bėrė jetė nė fise, sigurisht qė nuk mund tė jenė njė komb multietnik. Por njė student tjetėr qė e dinte faktin se ndėr shqiptarė ka edhe myslimanė edhe tė krishterė tha: po si ka mundėsi pra qė kombi shqiptar tė jetė multifetar nėse tė qenėt “multi” qenka cilėsi e zhvillimit tė njė kombi?

Nė shekullin XIX, tė gjitha etnitė nė Ballkan ishin multifetare
Kombi shqiptar si edhe tė gjitha kombet tjera nė Ballkan u ngjiz mbi bazėn e njė etnie: etnisė shqiptare. Nė shekullin XIX, tė gjitha etnitė nė Ballkan ishin multifetare. Kishim edhe grekė myslimanė, edhe serbė myslimanė, edhe vllahė myslimanė edhe bullgarė myslimanė. Pikėrisht kur filluan zgjimet kombėtare nė Ballkan mbi bazėn njė komb - njė fe - njė atdhe, myslimanėt e kėtyre etnive nė fjalė o u rikthyen nė tė krishterė, o vranė e prenė nga vėllezėrit e tyre tė gjuhės e tė gjakut, o u konvertuan nė turq. Kėshtu, grekėt, serbet, rumunet dhe bullgarėt u krijuan si kombe monoetnike dhe monofetare. Tė gjithė kėta tė krishterė ortodoksė, me pėrjashtim tė etnisė bullgare ku ngelėn ca oaza tė bullgarėve myslimanė nė Shqipėri e Maqedoni, por qė nuk u pranuan si pjesė integrale e kombit bullgar.
Atėherė shtohet pyetja si ka mundėsi qė kombet fqinjė tė shqiptarėve u treguan kaq primitivė e barbarė qė nė zanafillėn e tyre, ndėrsa shqiptarėt tė cilėt nė shekullin XIX ishin akoma mė primitivė se fqinjėt e tyre nė shumė fusha tė jetės, tė ngjizen si njė komb “multi”. Nė kėtė rast si njė komb multifetar. Pėrse nuk ndodhi qė myslimanėt si komunitet shumicė t’i shfarosnin bashkatdhetarėt e tyre tė krishterė ashtu siē vepruan edhe serbet, grekėt e bullgarėt ndaj vėllezėrve tė tyre tė fesė pakicė?

Alternativat pėr Austro-Hungarinė, protektorin e shqiptarėve
Pėrgjigja ėshtė tek protektori i shqiptarėve Austro-Hungaria.
Kur Austro-Hungaria, pėr interesat e saj, vendosi tė investonte nė komb-krijimin shqiptar kishte tri alternativa: 1. Qė tė krijonte komb nga tė krishterėt shqiptarė dhe tė shfaroste myslimanėt shqiptarė, 2. Qė tė krijonte komb nga myslimanėt shqiptarė dhe tė shfaroste tė krishterėt shqiptarė, 3. Qė tė shkonte njė rruge mė tė gjatė e mė tė komplikuar e qė kėrkonte investim shumė mė tė madh: tė krijonte njė komb multifetar ashtu siē edhe u ngjiz mė nė fund kombi shqiptar.
Alternativa e parė ra nė ujė pasi myslimanėt shqiptarė ishin komunitet shumicė ndėr shqiptarėt dhe shfarosja e tyre me rastin e zbuarjes sė planifikuar tė Perandorisė Osmane nga Ballkani, jo qė ishte e pamundur, por mbartte njė rrezik tjetėr nė vete. Nėse do tė shfaroseshin myslimanėt shqiptarė ishte lehtė e mundshme qė territoret t’i merrte Serbia, Greqia e Bullgaria para se njė kombi kristian shqiptar tė ngjizej dhe para se aty tė merrte rrol Austro Hungaria.
Alternativa e dytė ishte e pamundur pėr shkakun se si do ta arsyetohej para opinionit tė brendshėm qė njė shtet i krishterė (Austro - Hungaria) po investonte tek njė komb mysliman qė po shfaroste tė krishterė.
Kėshtu u zgjodh alternativa mė e komplikuar, me zorshme dhe mė e kushtueshme, por qė ishte e implementueshme. Megjithėse pikėrisht atėherė kur u duk se projekti pėrfundimisht u realizua ndodhėn: Republika e Mirditės, Lėvizja autonomiste e Epirit tė Veriut dhe shteti islamik i Haxhi Qamilit. Me gjithė kėto sfida pėrfundimisht kombi shqiptar u ngjiz si komb multifetar e monoetnik.

Multietniciteti shqiptar
Por a mjaftuan 99 vite qė kombi shqiptar tė zhvillohet nė njė komb multietnik kėtė e tregojnė shembujt e mėposhtėm.
Kur u rikthyem nė punė nė Universitetin e Tiranės pas ngjarjeve tė vitit 1997, pyeta njė student timin se si vajtėn ngjarjet nė Delvinė? Ky student qė ishte mė i miri nė klasė u pėrgjigj: “Profesor, ne ishin nė kėtė kodėr, shqiptarėt ishin nė kodrėn tjetėr, ndėrsa ...”. E pyeta: je grek nga mėma apo nga babai? Ai u pėrgjigj: “Nga tė dytė”. Nė kėtė moment, gjithė klasa u kthyen prapa tė habitur: “Piro, s’e paskėshim ditur qe qenkėsh grek”. Nė njė rast tjetėr nė njė zyrė qeveritare nė Tiranė ku punonin dy gra tė moshuara, gjatė prezantimit vėrejta se njėra kishte “ska” nė fund tė mbiemrit. “Ti qenke bullgare apo jo- e pyeta. Po- tha. Kolegia e saj qė punonte me tė prej 30 vitesh nė po atė zyrė iu kthye me habi: uaa vėrtetė qenke bullgare? Raste tė tilla me vllahė, boshnjakė e romė kam hasur me qindra nė gjithė Shqipėrinė.
Nė njė rast Shqipėrinė e pėrfaqėsoi Eurovision njė kėngėtare etnia e njėrit prind tė sė cilės nuk ishte shqiptare. Askush nė opinionin publik nuk bėri kundėrshtimin mė tė vogėl edhe pse ky fakt ishte i ditur nga ngjyra fytyrės sė saj. Vetė fakti qe ajo u pėrzgjodh me votim nga publiku i gjerė tregon atitudėn pozitive tė shoqėrisė shqiptare lidhur me kėtė ēėshtje.
Mė 1994 nė Kroaci u zgjodh pėr Miss njė vajzė etnia e sė cilės mė vonė u kuptua se ishte serbe. Pas publikimit tė kėtij lajmi asaj nuk iu mundėsua ta pėrfaqėsojė Kroacinė nė Miss Univers.
Kur ndodhin incidente tė ndryshme (me pėrjashtim tė njė rasti nė Himarė) asnjėherė nė mediet e Tiranės nuk pėrmendet etnia e palėve nė konflikt.
Kėto fakte tregojnė se kombi shqiptar i ka integruar mirė pakicat etnike dhe kėsisoj brenda 99 viteve kombi shqiptar ėshtė zhvilluar nė njė komb multietnik.
Pra kombi shqiptar u nis si komb multifetar e monoetnik por pas 99 viteve u zhvillua nė njė komb edhe multifetar edhe multietnik.
Tė qenėt multietnik pėr njė komb ėshtė dėshmi e zhvillimit tė atij kombi dhe jo imponim siē mendojnė shumica nė Kosovė.