PDA

View Full Version : Sheh Ibrahim Karbunara


Zero Cool
01-03-12, 18:24
Sheh Ibrahim Karbunara figurė e shquar e patriotizmit shqiptar


http://t1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcQWvhmu_hHNhxfnazBmVgQ3AZoV0M0ab P1YKswJHczCwUG_dew_


Ai qė e deshi vendin gjer nė adhurim.
…Nga kundėrshtimet e Vėrlacit, Elbasani e humbi shansin, nuk aprovohej si vendmbajtje e atij forumi…Mustafa Kruja kėrkonte qė tė mbahej nė Krujė pėr tė dominuar nė vendimet e kongresit ne favor te tij, por u kundėrshtua nga Krahu Kombėtar. Krahu Kombėtar iu drejtua Kombėtaristit, birit tė popullit Shehut tė Karbunarės, tek Ai burrė i pashėm- karizmatik edhe Perėndia sikur kishte vėnė daltėn e skulptorit, kishte gdhendur shtatin e mermertė dhe shpirtin e patriotit tė flaktė, Krahu Kombėtar iu drejtua atij qė pėr Shqipėrinė jepte gjithēka…Nderi i Vendmbledhjes sė Kongresit Kombėtar i takoi dhe do ti mbetej Lushnjes!..
Janė tė rrallė ata politikanė qė e duan, e nderojnė, e adhurojnė vendin sikur tė ishte nėnė dhe babė, sikur tė ishte perėndia vetė…Tė shumtit i hyjnė politikės si zanat pėr tė jetuar me tė, pa pasur principin themeltar tė asaj me ēfarė duhet te merren, Ata- tė rrallėt, qė gjakun e kanė tė pastėr dhe nderin e kanė virtyt, mbi vendin nuk venė asgjė, as njė interes, ata pėr vendin, shkojnė deri nė vetmohim pa asnjė mėdyshje, nuk bėjnė asnjė kompromis. Vetėm e nderojnė, i falen, i bien nė gjunjė, e adhurojnė…Tė rrallėt janė trimat, ata qė ta thonė troē, e embėl apo e hidhur qoftė, tė tjerėt janė rrufjanėt, ata qė merren me dredha. Tė parėt janė Maratonomakėt qė ecin tė pėrpjetave dhe dishezave, tė dytėt janė ata qė pa u djersitur, na hedhin ferra nėpėr kėmbė tė parėve, na venė shkopinj nėpėr rrota karrove tė maratonomakėve dhe na kalojnė nė kthesa e marrin kolltuqet e ngrohtė, postet e rehatshėm, privilegjet, kapardisen me djallėzite e tyre dhe u tregojne berrylin te pareve…

Shehu Ibrahim Karbunara
Ndėr tė rrallėt idealistė hyjnė fisi i Shehajve tė Karbunarės dhe nė krye te fisit shkėlqen kleriku i kulturuar Sheh Ibrahim Karbunara, i arsimuar nė Universitetet mė nė zė tė Stambollit dhe tė Teheranit, i shėtitur dhe i pajisur me kulturėn e Lindjes dhe atė Perendimore- europiane qė nė dhjetvjeēarin e fundit tė shekullit tė XIX. Sheh Ibrahim Karbunara, kur kėtu ishin ende turqit merrej me veprimtari patriotike, iluministe, pėrgatiste indipendencėn dhe do ta pėsonte pėr kėtė veprimtari nė shėrbim tė kombit, po Ai ishte i vendosur, u internua nė Peqin…Sado i hidhur tė ishte haraēi, ai nuk do tė kthehej mbrapsh. Ai kishte mbi tė gjitha Zotin, Atdheun, Njeriun nė qendėr e Shqipėrinė nė ballė…Me kėtė platformė, nė vitet e fundit tė shekullit tė XIX, patriarku edhe nėntė burrat e tjerė qė e pasonin- Shehaj tė Karbunarės, hynin udhėve tė historisė…Ishin vitet pas Lidhjes sė Prizrenit, vitet e trazuara tė disgregacionit tė Perandorisė Osmane, do tė rilindte Shqipėria. Me kėtėplatformėangazhoheshinpėrkohėtqė do tėvinin e do tėkacafyteshin me ngjarjetqė do tė shtjelloheshin.

Baba sheh Karbunara, nuk kishte bėrė llogarira kur hyri nė politikė, nuk ėndėrroi dafina por as nuk u step nė rast se do tė arrinte ne abnegacion. Ai e kishte bėrė zgjedhjen, iu kushtua besimit te Zoti, predikon te tė mirėn, virtytet, dashurinė pėr vendin dhe dashurinė pėr njeriun e do ta kryente kėtėd etyrė nė shtėpinė e Zotit, nė Teqenė rreth 400 vjeēare te Karbunarės. Njėkohėsisht si ideator pasrilindas ai do tė predikonte e ndiqte klasiket tanė, ata qė me pendė dhe pushkė nuk pushuan sė punuari pėr Shqipėrinė. Teqeja e Karbunarės me Sheh Ibrahimin qė kishte shėtitur dhe parė qė andej nga lind dielli, e deri nė perėndim, ishte bėrė e njohur nė gjithė vendin dhe bashkė me teqetė e tjera helvetiane, nga Peshkopia nė Tepelenė, nga Tirana nė Kavajė e nė Berat e nė Pėrmet, qe bėrė vatėr e rėndėsishme e ushqimit shpirtėror dhe e emancipimit tė shoqėrisė sė kohės. Babashehu ishte demokrat i lindur, i pajisur me kulturė orientale dhe oksidentale me besimin tek i madhi Zot…Teqja e Tij priste dhe percillte jo vetėm pėrkrahėsit Bektashinj nga e gjithė Myzeqeja, Dumrea dhe Darsia por edhe kėdo qė do ta sillte rruga, ishte strehė e komiteve, e “ēetave hajdute”, e gjithė popullit pa dallime dogmatike, strehė e gjithė rebelėve nė shėrbim tė kombit, dhe nė vitet ’40 e ēetave nacionaliste tė luftės pėr liri, e qė mė pas u inkuadruan nė koalicionin Anglo- Sovjeto – Amerikan. Sheh Karbunara, njihte vetėm Flamurin e Arbėrve, ishte luftėtari i parė kundėr ēdo pushtuesi e kundėr fqinjėve grabitqarė qė vetėm me thikė prapa shpine, na kanė ndenj…I kish parė akrobacitė politike dhe pat zgjedhur krahun kombėtar. Ishte vetėm nacionalist, donte qė vendi i tij tė shkėlqente nė mes vendeve mė tė mirė tė Europės, ėndėrronte perėndimin, Europėn si mbėshtetje e vendit tė tij, se nė Europė bėnim pjesė edhe ne qė me Big Beng-un. Duke ndjekur kėtė rrugė, kredibiliteti i tij kishte hyrė ne mitizim e nė legjendė dhe fjala e tij qe ligj pėr kėdo qė e dėgjonte…Ja kėshtu, me kėtė platformė u gjend kleriku i shkėlqyer nė politikė, nė shėrbim tė vendit qė e donte aq shumė, nė shėrbim tė njerėzve qė i donte, kjo do tė qe e tėra e gjendjes sė tij nė politikėn Shqiptare. Nė fund tė fundit politika ėshtė besimi rreth njė shkolle tė caktuar, rreth njė programi bindės pėr ata qė do ta pasojnė. Programi i Babsheh Karbunarės qe katėrcipėrisht human, bindės deri nė hypnotizim se ai nuk qe dogmatik dhe prandaj rreth tij mblidheshin njerėzit e Zotit, dhe prandaj rrethi i tij miqėsor, dhe i krushqisė edhe i politikės, do tė qe me intelektualė me emėr si Fan Noli, Bahri Omari, Kole Kuqalin, Rexhep e Mustafa Gjinishi, Kole Tromara, Sejfulla Malėshova, Sejfi Vllamasi. Kole Rrodhen…me Nebi Sefėn, Syrja Selfo e tė tjerė e tė tjerė nga fise tė degjuar dhe pari me emėr…Shehu qe kthyer nė bajrak nė gjithė atė hapėsirė nė Karbunarė, Darsi, Dumre e Lushnje e reputacioni i tij tanimė njihej nėpėr gjithė Shqipėrinė. Dhe prandaj do tė zgjidhej edhe nė Kryesinė e Luftės Antifashiste.


Sheh Ibrahim Karbunara ishte ndėrmjetės i Rilindjes dhe i kohės sė re.
1912. Kur Plaku i Vlorės shpallte Pavarėsinė atje ishte edhe Shehu Ibrahim Karbunara bashkė me Nehbi Sefėn, pėrfaqėsonin Lushnjen nė atė ngjarje tė madhe…Shehu do tė mbetej nė historinė e vendit edhe si shkruesi i Aktit tė Pavarėsisė…Kohėt e trazuara pas disgregacionit tė perandorisė, pas indipendencės, akoma nuk jepnin shpresė formimi dhe kristalizimi tė shtetit tė ri…U provua qė tė mbretėronte edhe Princ Ėidi, por iku pas 6 muajsh…Akoma Shqiperia ishte nje plasdarm i pa organizuar ku italianė, grekė e serbė, orvateshin tė zhvatnin nga ky vend pa zot, nuk mjaftoheshin me coptimet e 1913-ės po te tjera grykėsi. Ne strukeshim nė veten tonė, ata- kush e kush tė rrėmbente nga ne, kush e kush tė na rrėgjonte …Por …tanimė qemė zgjuar, na prinin bijt’ mė tė mirė, mė tė zgjuar dhe mė tė pėrgatitur tė vendit … Nė tė gjitha ngjarjet kyēe qė do tė kalonte vendi Ibrahim Karbunara tashmė qe i angazhuar…

1919. Ndėrsa grekė dhe italianė nxitonin tė vinin nė jetė Traktatin e fshehtė tė 1915-ės, atje nė teqenė e Karbunarės Shehu kishte pritur Konsullin Eden te Inteligencie Services dhe Tomsonin. Dy personalitete Ingleze bisedonin me Shqiptarin e Madh, shumė tė interesuar pėr problemet Shqiptare pasi Qeveria Britanike donte formimin e njė qeverie kombėtare – nė vend tė asaj qė ishte nė Durres, filo italiane…

Ishte vitale mbajtja e nje Forumi kombėtar…Koha nuk priste! Po nė mesin e dhjetorit 1919, nė kėtė tempull tė perėndisė nė Teqenė e Karbunarės u formua Komiteti me kryetar Sheh Karbunarėn, nėnkryetar Mihal Gramenon, me pėrbėrje: Sali Butka, Vasil Tromara e tė tjerė, pėr mbledhjen e Kongresit historik tė Lushnjes…
Ishte Sheh Karbunara qė u caktua Lushnja vendmbajtja e Kongresit. Dhe vetėtimthi nga Lushnja iu nisėn ftesat- Bashkive tė Shqipėrisė qė tė dėrgonin delegatėt e tyre nė kohėn e caktuar… Vendmbledhja e Kongresit historik anti imperialist e anti grabitqar do tė mbahej nė Lushnje!… Kėshtu ndodhi me Elbasanin, Krujėn dhe Lushnjen dhe kėshtu mbeti nė histori, Lushnja do tė mbante nderin e atij Kongresi Kombėtar.

21 Janar 1920, ora 10 paradite.
Tek dera e shtėpisė sė patriotit Lushnjar Kaso Fuga, Shehu bėri lutje pėr hapjen e Kongresit. Lushnja siguroi punime tė mbara e tė frytshme nė tė mirė tė Kombit. Kongresi shpalli tė rrezuar Qeverinė e Durrėsit, vuribazat e shtetit tė ri ku populli shqiptar pėr tė parėn herė kristalizohet nė njė komb. I dha fund epokės shekullore dhe historisė sė fiseve qė pėrbėnin popullin shqiptar…Kėrkoi tė njiheshin kufijtė e Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės dhe nuk e njohu Paktin e fshehtėtė 1915-ės … Fuqitė e Mėdha u detyruan tė njohin vetėm shtetin shqiptartė 1913-ės. Me Kongresin e Lushnjes do tė viheshin bazat e njė shteti modern bashkėkohor..Formoi Kėshillin e Lartė, qeverinė dhe zgjodhi senatin…
Kongresi i Lushnjes u kurorėzua me sukses, Ministri i Brendshėm A. Zogu, i shoqėruar nga njė grupkombėtarista, u nispėrnėKryeqytetin e vendit ku do tėnistepunėnQeveria e shtetitmėtė ri tėkohės…

Teqeja e Karbunarės- tempull qė i viteve 1617 qė kish hedhur rrėnjėt qė me Sheh Mehmetin, i ardhur nga Kavaja, rritej vit pas viti e kohė pas kohe, me Sheh Nuriun, Sheh Hasanin, Sheh Rushitin, nė fillimet e shekullit tė ri, me mė tė arsimuarin, me Shqiptarin e madh, tė kulturuarin Sheh Ibrahim Karbunarėn do tė qe tempulli i ideatorit dhe luftėtarit nė ngjarjet tronditėse qė kalonte vendi dhe do tė luante njė rol tė rėndė si shėm nė jetėn shoqėrore politike qė nga vitet e para tė indipendencės, tė themelimit tė shtetit tė ri ashtu edhe gjatė viteve tė Monarkisė dhe me pushtimin fashist u bėēerdhe e luftės antifashiste… Qė nga Patriarku e pas tij tė gjithė burrat e fisit edhe mė tė rinjtė e shehajve dolėn nė luftėn pėr liri. Shehuvetė do tė qe nė Keshillin e Luftės Nacional ēlirimtare…Ndėrsa Teqeja digjej nga urėt e zjarrit fashist fisi i Shehajve merrte arratinė nė Kosovėn e Madhe e nė Kadiaj….Tė mbaronte lufta, pra Teqeja do tė ngrihej pėrsėri dhe pėrsėri fisi do tė mblidhej atje ku kishte rrėnjėt…

Krimi ėshtė mė i vogėl kur tradhton njė qeveri se sa kur tradhton njerėzit. Ka njėmijė mėnyra tė tradhtosh popullin: Mund ta shtypėsh me violencė, me terror e bastisje, tė shfrytėzosh e tė shpronėsosh, tė varfėrosh me miliona burra e gra, tė nxjerrėsh ligje despotike dhe t’i bėsh gjykatat vegla ndėshkimi; tė pėrhapėsh njė propogandė gėnjeshtare, tė ngreshė pa arsye kundėr njeri – tjetrit dy pjesė tė shoqėrisė; mund tė bėsh luftė dhe si ata alkimistėt, tė bėsh ar me gjakun e njerėzve. Kėshtu tradhtohet populli…(Albert Kahn “Tradhtia e lartė”)

Fatalitet… Kryqi i Luftės sė mallkuar botėrore qė filloi mė 7 Prill 1939, mbi kombin tonė me rreth 1 milionė banorė, do tė rėndonte shumė, shumė mė tepėr se nė ēdo komb tjetėr… Ndėrsa Kryqi i tyre ishte i drunjtė me pėrmasa tė zakonshme, Kryqi ynė do tė qe i ēeliktė dhe me pėrmasa cikllopike!…Neve do tė qemė tė rrallėt, nė mos tė vetmit nė Europė qė paguam njė haraē farmak tė hidhur…Djegiet, vrasjet e barbaritė e luftės i paguan tė gjithė pooo…pas luftės gjithė Europa ashtu edhe bota filluan tė marin frymė lirisht, pėrveshėn krahėt dhe filluan rindėrtimin, zgjodhėn nė krye tė vendeve tė tyre atė qė deshėn, pra le ta jetonin si tė donin pasluftėn. Tė gjithė ama jetonin nė liri, nė solidaritet me njeri tjetrin e me shkėmbime ekonomike fqinjėsie tė mirė…Neve, neve qė dolėm nga lufta tė sakatuar, na ra mallkimi mbi kokė, as grekut, as italianit po neve, neve vetėtimthi u ndamė nga aleatėt e koalicionit tė shkėlqyer Anglo – Sovjeto – Amerikan, neve qė ishim pėrkrah fitimtarėve tė luftės refuzuam Planin Marshall qė rimėkėmbi gjithė Europėn, pėrzumė diplomatėt Anglo – Amerikanė dhe i shkėputėm marrėdhėniet me ta, mohuam Kosovėn dhe u lidhėm dhe mė shumė me Serbinė, ramė nė tė dytėn shtypje, nė tė dytėn luftė, nė luftėn e tmerrshme civile pėr t’u vrarė me njeri – tjetrin dhe nė tė pėrjetshmen luftė tė klasave qė do tė na pėrēante deri nė pėrēudnim, qė do tė na izolonte deri nė mosbesim nga Europa dhe bota e qytetėruar, neve qė bėnim pjesė nė Frontin Demokratik Nacional Ēlirimtar u tradhėtuam dhe papritur u gjendėm nėn kastėn gangsteriste enveriste qė na bėri hatanė aq sa filluam tė flasim me veten…

Shumica e tė rinjve nė atė fillim lufte, qė u gjend e organizuar nė rininė antifashiste, nuk ishin komunistė, jo, por si shqiptarė qė donin tė luftonin okupatorin…

Mirėpo udhėheqja diabolike pro sllave – komuniste e indoktrinoi tėrė atė pjesė…nė fillim infiltronte tė derguarit e saj nėpėr ēeta dhe ēetat akoma tė pa ndėrgjegjėsuar u gjendėn tė rekrutuara… mė pas kur e panė se ē’po bėhej, se po tėrhiqeshin pėr hundėsh nga njė farė Dushan e Meladin dhe tanimė ishin pėrpara grackės dhe po binin nė humnerėn sllave, filluan tė zgjohen dhe tė kėrkojnė tė diferencohen, por tamam atėherė ata ustallarėt uzurpatorė dhe nxėnės tė mirė tė Dushmanit, filluan me presion, prepotencė dhe arrogancė, me terror dhe masakėr dhe kėshtu pa dashjen e tyre tė gjithė e panė veten tė rekrutuar dhe mbetėn brenda Stanit tė kuq. Udhėheqja komuniste tani mė me revan pėrvetėsonte tėrė luftėn, uzurponte vendin dhe u mėnjanua fare nga ndjekja e forcave gjermane, i abandonoi e vazhdonte luftėn vetėm brenda vendit dhe larg, shumė larg botės, haptas e nė mėnyrė tė pėrbindshme intensifikonte vetėm luftėn vėllavrasėse…
Na kish rėnė nė kokė Mallkimi i Madh: Nacionalizmi qė ishte pėrfshirė nė grackė, i mashtruar nga propoganda gėnjeshtare, nėn flamurin e Frontit tė pėrbashkėt Nacional ēlirimtar tė Pezės dhe Mukjes tanimė doli jasht loje …Ata me emėrtimin Fronti Demokratik Nacionalēlirimtar, pa u skuqur fare, gėnjyen dhe e kthyen nė Front Demokratik Nacional Shkatėrrimtarderi nga viti 1948, kur dolėn haptas me PKSH…


vijon

Zero Cool
01-03-12, 18:26
vijimi

Kur u kujtuan BabėshehKarbunara dhe shumė nga ata qė pa dashje qenė inkuadruar me partizanėt qe bėrė vonė dhe kur do ta shihnin qė ishin futur thellė, nėn urdhėrat dhe nėn komandėn e dushmanėve serbė e malazez, qe bėrė tepėr vonė dhe nuk kishte mė prapaktheu…Mjerė ata qė u gėnjyen, kujtuan se do tė dėgjohej zėri i tyre nė opozitė. Opozitarėt, kombėtaristėt qė kishin qenė gjithmonė nė krye tėluftrave pėr lirinė kombėtare, ata qė asnjė herė nuk qenė pajtuar me despotizmin anadollak dhe aziatik, dhe me monarkinė, ata shqiptarė tė mėdhenj me vizione europiane… BahriOmari, Kole Tromara, Sheh Ibrahim Karbunara, Kole Rrodha…. Enver Sazani, Shefqet Beja, koloneletMestanUjaniku, Riza Dani,Rexho Plaku, Islam Radovicka, me nėnkolonelėt Baba Faja Martaneshin dhe Baba Fejzo Dervishin e edhe tė tjerė Komandantė legjendarė tė ēetave e mė pas tė Brigadave, gati komandantėt e tė gjitha Brigadave qė habiteshin ēfarė po ndodhte “NėShqipėrinė e ēliruar”, e ngritėn zėrin e kėrkuan qė tė mbaheshin premtimet atėherė kur i thėrrisnin dhe ngriheshin nė kėmbė shqiptarėt, filluan t’iu bien kėmbanave tė alarmit por tradhėtiae lartė, pėrhapte propagandė gėnjeshtare, nxirrte ligje despotike dhe i bėnte gjykatat vegla ndėshkimi…
Tradhtia e lartė!… Ka njėmijė mėnyra tė tradhtosh popullin: Mund ta shtypėsh me violencė, me terror e bastisje…tė nxjerrėsh ligje despotike dhe t’i bėsh gjykatat vegla ndėshkimi; tė pėrhapėsh njė propagandė gėnjeshtare, tė ngresh pa arsye kundėr njeri tjetrit dy pjesė tė shoqėrisė. Kėshtu tradhtohet populli…( A.Kahn “Tradhtia e lartė”)
Pėrpara se tė shkoje nė Kinema “17 Nėntori”, nga lindja dhe perėndimi qenė vendosur banderola tė mėdha: “Rroftė Shqipėria Demokratike Popullore” dhe “Neve jemi besnikė tė popullit deri nė vdekje”…Altoparlanti buēiste deri nė ējerrje: “Zgjedhjet e para Demokratike nė ShqipėrinėDemokatike Popullore i fitoi Fronti Demokratik i Shqipėrisė”, “Rrofte Fronti Demokratik i Shqipėrisė”, “Rroftė Republika Popullore Federative e Jugosllavisė”…Formacione ushtarake si nė ditė paradash qarkullonin rreth kinemasė“17 Nentori” duke kėnduar me zė tė lartė: Po ngrihet njė zė nga fundi i varrit/ Si zjarri kur shkrep e hapet mbi dhe/ Hakmarrje o popull nė grykė te barbarit/ Hakmarrje, hakmarrje dėshmori thėrret……Po ngrihet Flamuri i ēlirimit.//Me gjak dėshmorėsh i vaditur.//Po ngrihet dhe hovi i kushtrimit.//Tė gjithė armiqtė ika goditur…
Megafonėt udhėve tė kryeqytetit ushtonin me zė tė lartė: Sot nė kinema “17 Nentori” hapet Gjyqi Special kundėr armiqve tė popullit… Bijt’ e Stalinit jemi ne/ Qė derdhim gjakun anė e mbanė/ Sa tė valojėpermbi dhe/ Flamuri drapėr dhe ēekan…Pararoja, pararoja…Ju fashista tė fėlliqur, ja ku vjen ja ku po vjen…//Ėshtė lufta e fundit qė nisi…Ėshtė gjaku i vėllezėrve o shok…Ėshtė revolucioni qė krisi…//Pėr shpėtimin e skllevėrve mbi tok, pėrmbi toke.

Turmat ishin mbledhur dhe prisnin ne ankth tė shikonin ata, deputetėt pluralistė qė ishin arrestuar dhe do tė dilnin nė gjyq. Maqina e tyre erdhi, ishte krejt e mbyllur. Ndaloi. Njė ushtarak hapi derėn e pasme dhe vetėtimthi zbritėn rojet tė armatosur me automatikė, me shpejtėsi u hapėn dhe formuan njė kalim pėr ata qė po i zbrisnin njė e nga njė….Tė qethur, ata tė Kryesisė sė Frontit Demokratik, tė verdhė dhe tė dobėsuar, tė veshur mirė sikur do tė shkonin nė dasmė se ashtu i kishin urdhėruar, krenareėu rrjeshtuan dy e nga dy se ashtu i kishin lidhur…Hapnin sytė si duket tė shihnin ndonjė tė tyren apo ndonjė te njohur…
Rroftė Shqipėria Demokratike Popullore!.//.Rroftėėė…Rroftėėė..// Poshtė armiqtė e populliiiit!..//.Poooshtėėė, Poooshtėėė, Poooshtėė!…//Rroftė Fronti Demokratiiik!…Rroftėėė!…
Vini re, Vini re!…
Ato ditė, nė kryeqytetin e Shqipėrisė Demokratike Popullore klithej me tė madhe Rroftė Shqipėria Demokratike Popullore dhe shkonte nė kinema “17 Nėntori”, i lidhur, Sekretari i Pėrgjithshėm i Frontit Demokratik tė Shqipėrisė dhe miku i ngushtė i Myslim Pezės- Shefqet Beja…Ato ditė klithej me tė madhe “Neve jemi besnikė tė popullit deri nė vdekje”, ndėrsa Shehu legjendar i Karbunarės, zinte vend duarlidhur nė bankėn e tė akuzuarve, Kryetari i PĖrgjithshėm i Frontit Demokratik Enver Hoxha, nėllozhėn e kadifejtė ngjyrė gjaku, fėrkonte duart me tė keq dhe kujtonte kur shkonte nga Berati pėr nė Tiranė dhe qenė kthyer pėr drekė nė Teqenė e Karbunarės:… Ai mė tha atėherė: Mos e prish Bahriun!… Unė i thashė: “Rri urtė Babasheh!… Ai vetė do tė mė shikojė se ēfarė do tė bėj unė me tė!…Ja tek ėshtė tani, ai i akuzuar…unė nė llozhen e kadifejtė… Ai dhe i biri Hyseni…po, po…pooo dale, dale se kam punė me gjithė fisin e tij se janė gjithė ata burra…Do tė mė shikojnė mirė tė gjithė ata qė nuk do tė mė vijnė pas…Ai kapardisej me spaleta tė arta tė Gjeneral Armatės qė ia dėrgoi Titua nga Beogradi…Para gjyqit dilte Deputeti Nacionalist Sheh Karbunara, Anėtar i Keshillit tė udhėheqjes sė Luftės Nacionalēlirimtare e bashkė me tė edhe i biri Hyseni …”Zhvillimi i gjyqit tė deputetėve u bė me “porta tė hapura” nė kinema “17 Nėntori”, ku nė sallė ishin tė pranishėm vetėm “elita” me ftesa nga sigurimi…Edhe sot i kam tė freskėta akuzat boshe, shpesh edhe fyese qė ju drejtoheshin tė pandehurve pėr ti demoralizuar. Shumė dinjitoz ishte qėndrimi i Sheh Karbunarės, kur i lexuan deponimet e djalit te tij Hysenit, (tė cilin e kishin masakruar gjatė torturave nė hetuesi) kur thotė: “Jazek tė kesh pėr kėto qė ke thėnė.”( S. Selfo- dėshmitar i kohės.)
…E dėgjoi gjithė salla, Babashehu sfidoi morbozin Enver Hoxha qė kapardisej nė llozhen e kadifenjtė…e dėgjonin tė gjithė nėpėr altoparlante…e dėgjonte e gjithė Shqipėria…Ai Titani Ibrahim Karbunara dėnohej me pushkatim, me pushkatim dėnohej edhe i biri…Dy mandatat e para nė fisin e madh tė Shehut tė Karbunarės…Ai Karbunarasi, biri i ketij populli, bashkė me tė birin, shkonte kryelartė drejt vdekjes.
… Ato ditė nėpėr sheshet e qyteteve tė Shqipėrisė instaloheshin altoparlanta tė lidhur direkt me kinema “17 Nėntorin” nė Tiranė qė tė ndigjonin turmat Gjyqin Special tė Deputetėve apo mė saktė fillimin e diktaturės dhe mė saktė akoma, thonjtė nė fyt Demokracisė nė “Shqipėrinė Demokratike Popullore”.
Teneqexhiu-shkurtabiq, Koēi Xoxe (Si Panēo Vila nė filmin Meksikan “Rroftė Zapata”) po dėnonte Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Frontit Demoratik vetėm se kerkonte zgjedhje te lira Demokratike nė Shqipėrinė Demokratike dhe Prokurori i zi, Josif Pashko kėpuste romuza pėr ta poshtėruar tė pandehurin, merrte pėrgjigjen e merituar dhe vetdemaskohej pėrpara tė pandehurit. Por.. duke qenė se ligji ėshtė me mė tė fortin, e dėrgoi Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Frontit Demokratik, Shefqet Bejėn nė litar…Nė litar Martirin e pluralizmit dhe pėrpara plotonit te ekzekutimit, Atė qė njė jetė tė tėrė i kish dhėn vendit aq shum, Shehun e Karbunarės bashkė me tė birin Hysenin e edhe me tė tjer…Ne pushkatim Shehun legjendar tė Rilindjes, Shehun qė shkruajti Aktin e Pavarėsisė mė 1912, Shehun qė hapi punimet e Kongresit tė 1920-ės, Protagonistin e viteve 30, tė periudhės sė Monarkisė, Shehun qė ishte edhe nė Kryesinė e luftes ēlirimtare, shehun qė e njihte e donte dhe e respektonte, njė popull i tėrė.

Fundbota e Shehlerėve tė Karbunarės

Duke gėzuar daljen nga burgu tė ēdo njerit prej tyre, ishte bėrė zakon qė burrat e Shehajve pyesnin njeri – tjetrin: Kush nga ne e ka rradhen?… dhe te nesėrmen do tė arrestohej tjetri…
Vini re! Vini re, o njerėz, se nė ēfarė makthi jetonin burrat e gratė, fėmijėt, tė rinjtė dhe nuset nė fisin e shehlerėve: Kush nga ne e ka radhėn nesėr pėr t’u nisur hetuesive, burgjeve, katakombeve, torturave, mundimeve, nė gojėn e ujkut, nė fuēitė me ujė tė ftohtė?… Kujt nga ne do t’i thyhen dhėmbėt nga tė rėnėt me kobure nė fytyrė nga hetuesat trimosha?…Ata e dinin se njėri prej tyre qe caktuar. Prisnin me ankth se kush do te qe ai…Kush nga ne e ka radhėn? E donin shumė njeri tjetrin, i dhimbte secilit pėr fatin e secilit si per veten e tij…Kush nga ne e ka radhėn?…Ku vallė do ti nisin fėmijėt tanė?…Ēfarė bėjnė me atė qė morėn dje?…Po me tjetrin qė nuk e dimė ku ėshtė dhe nuk e lanė tė marrė edhe ilaēet?…Ku ėshtė vallė?…Pse nuk na tregojnė?…Fėmijėt harruan tė qeshnin…vetėm qanin pėr baballarėt e xhaxhallarėt qė i kishin marrė tė lidhur, tė ngrysur tė vrenjtur, tė rritur para kohe fėmijėt e fisit tė Shehlerėve tė Karbunarės…Gratė hallamėdha u burrėruan…Burrat e fisit me nofulla tė shtrėnguara pyesnin: Kush nga ne e ka radhėn?…
Mė 10 Tetor 1947, 64 vjet mė parė, pasi pushkatuan Titanin e Karbunarės bashkė me tė birin Hysenin, fitimtarėt e zijosur tė asaj lufte do tė bėnin tė tjera zullume, mbi tetė burrat e tjerė tė Shehajve, do tė rrėmbenin edhe dy djemtė e tjerė tė Shehut, Rizain dhe Bakiun, dhe i nisnin qelive tė ndarė nga njeri tjetri, torturoheshin dhe ngriheshin e ngryseshin e gdhiheshin ēimentove me lagėshtirė dhe ja ku do tė arrestonin edhe Njaziun- vėllain e Babashehut e edhe vėllain tjetėr me tė riun Eminin, akoma duke qarė gra e burra e fėmijė pėr ata qė ishin arrestuar e torturoheshin, njerėzit e zinj erdhėn e rrėmbyen edhe djalin e tė vėllait Tajfurin e edhe tė nipin Fahriun dhe tė tjerė njerėz tė zinj arrestuan njėrin pas tjetrit edhe dy djemtė e xhaxhallarėve Ahmetin dhe Nesimin…Jo pak po dhjetė burra tė njė fisi nuk dinin se ku ishte njeri dhe ku bėhej tjetri e keqėsia e tyre e pafeshme do tė shkonte edhe mė tutje kur pas arrestimeve tė burave, mbi gratė vajzat dhe djemtė e martirėve, do tė kontrollonin e do tė hidheshin, do tė rrėmbenin e grabisnin si tė zijosur dhe do tė sekuestronin gjithēka nė Teqenė e Karbunarės e njė fis i madh dhjetė familje dilnin nė diell, zotėrit e teqes sė madhe mbesnin muhaxhire nė oborrin e teqes sė tyre e ata si turmat mongole tė Xhengis Khanit, rrėmbenin si tė ishin trofe tė njė beteje tė fituar mesjetare…

…Dhe 20 vjet mė pas, nė pėrsosje tė krimit tė nisur, “Pėr tė nxjerrė nga dheu ujin e zi” pasardhės tė tyre do tė hiqnin edhe gurėt e teqes e tė xhamisė qė nga themeli e deri nė tjergulla e deri edhe nė minare, qė ta fshinin nga memorja kėtė shtėpi tė zotit, teqenė e Babashehut, vatrėn e njė fisi me emėr… kėshtu e ēonin deri nė perkryerje krimin e filluar qė kryebanditi, gjak e nip jeniēerėsh, ta bėnte gjumin tė rehatshėm atje nė kėshtjellėn e tij tė gjaktė tė Bllokut te zi, qė turmat e mjera tė mos e hidhnin me shikimin nga Zoti por besimet e lutjet e klithmat e britmat histerike t’i drejtoheshin vetem atij, tė ishin pronė vetėm e tij… Nga kėshtjellė fisnikėsh shekullore qė bėnte jetėn tradicionale si e gjithė Europa perėndimore bashkėkohore- dishepuj tė Zotit qė predikonin e pėrhapnin fjalėn e mirė dhe udhėn e zotit, virtytet nė njerėzit, do tė qėlloheshin me gurė qė digjnin, komunistėt qėllonin me gurė meteorikė teqenė dhe po rrėmbenin ēdo gjė qė fisi i Shehajve trashėgonte nė breza, kamje, shtėpi e katani e mbetėn Shehajt me rrobat e trupit dhe me nga njė batanije tė fshehur gėrmadhave qė kishin lėnė flakėt e zjarreve tė fashizmit, flakėt e zjarreve serbo-komuniste dhe merrnin rrugėt e shpėrndaheshin si zogjtė e korbit, Familja e Rizait u strehua tek miqtė nė Tiranė, Familja e Tajfurit, e Bexhetit dhe e Bakiut nė Vlorė, Familja e Njaziut e ndarė nė Berat, Bobrat e Ēanakaj, tė tjerėt u urdhėruan tė merrnin rrugėt andej nga veriu- nė Shkodėr ose nė Tepelenė nėpėr njerėzit e tyre e miq e shokė dhe shkoi Odisea deri ne Kukėsin e largėt qė nė atė kohė duheshin 10- 12 orė pėr tė arritur atje, ku gjetėn solidaritetin e mikpritjen tradicionale tė njerėzve tė zotit…Shpėrndahej njė fis, ndaheshin me njeri – tjetrin me lot e kuje mėngjeseve tė ftohta dhe merrnin rrugėt nga sytė kėmbėt duke iu mbetur shikimi mbrapa, duke i ngritur fytyrat e pėrlotura nga qielli e duke ngritur duart e duke u lutur tek Zoti i madh. Ndaheshin nga njeri – tjetri nėn krisma automatikėsh ingleze – qė qėllonin nė qiell nga bashkėkombasit e tyre.

O shehlerė, o tė mjerė,/ē’ėshtė kjo behdava?/ Njė kuēedėr, njė panterė/ Po e shtyp kėtė dynja….Preji kokat e kėtyre gjarpėrinjve ooo Zot! Preja gjuhėn gjarpėrit qė nėpėrgoi ty o Zot- lutej Shehu pėrpara se ta kryqėzonin….Marrsh hak ooo zot dėgjohej rėnkima e dervishlerėve shehlerėve e hoxhallarėve…Marrsh hak ooo zot i madh e i vėrtetė dėgjoheshin thirrjet e burrave grave dhe fėmijėve…Aaaman jepi fund ooo Zot i Madh e i vėrtetė!…Jepi fund ooo Zot, se na rrėzoi e na shtriu pėr dhe, dėgjoheshin thirrjet e njerėzve tė zotit…
Mos e humbisni besimin tek Zoti i Madh o njerėz…Ka, ka Zot!..Tė falemi ty o Zot i Madh dhe i vėrtetė!…Amin!…
PĖRĒARJA E MADHE: Mos rrini me Izet Shehun, birin e Teqesė sė Karbunarės…Nuk ia duam poezinė atij, nuk ia duam kėngėn atij…Atij i ngjisnin Fletė rrufetė historike kineze nė mes tė qytetit, nė qendėr tė Karbunarės, nė Zborin ushtarak nė Qafė Gjarpėr e kudo kudo qė tė gjendej…I ishin qepur keq Poetit te ri Izet Shehut, jo pėr tjetėr gjė, vetėm se ishte nipi i Shehut tė Karbunarės njerit nga figurat mė tė shkėlqyera tė Kombit, shokut tė Fan Nolit, shokut dhe bashkėluftėtarit Sejfulla Malėshova, vėllait pėr gjak tė Bahri Omarit, mikut tė idealit dhe shokut tė armėve Mustafa Gjinishit, babait tė teqesė tė traditės 4 – shekullore tė Karbunarės, Shqiptarit tė madh qė kaloi mes furtunave tė mėdha me gjithė shqiptarėt, Shqiptarit tė ditur dhe tė respektuar brenda dhe jashtė vendit, nė Shqipėri, nė Europė dhe nėpėr botė… Nuk kishte si tė ndodhte ndryshe!…Nė Shqipėri nuk mund tė jetonin sė bashku ata qė e donin vendin dhe ata qė nuk e dinin se ē’don tė thotė dashuri pėr vendin…Nėnat shqiptare kishin bėrė njerėz tė mirė por kishin bėrė edhe lanetėr me brirė…Lanetėrit, tė pafetė, tė padinė dhe imanet u treguan djaj tė vėrtetė, ashtu siē i kishin bėrė nėnat e tyre, nėnat e lanetėrve…Jepi fund kėtij terrori ooo Zot…Jepi fund se na rrėzoi, na futi nė dhe, na fundosi dėgjoheshin lutjet e njė populli…

2011…90 vjet pas Kongresit Kombėtar!…Lushnja tanimė ėshtė njė qytet i kompletuar me shėtitore dhe sheshe me institucione administrative arsimore kulturore, ekonomike dhe shoqėrore politike, me njė armatė artistash, piktora e skulptora, tė cilėt e kanė pasqyruar pėrherė e vazhdimisht natyrėn dhe njerėzit e Myzeqesė sė Lushnjes dhe nuk mė duket harresė aq sa neglizhencė apo do t qe e pafalshme po tė qe mosdashje e njerit partiak apo tjetrit qė akoma nuk i ėshtė ngritur monumenti atij qė e deshi vendin si Zotin, tė parit tė dhjetė burrave tė masakruar e burgosur e torturuar tė fisit tė Shehlerėve, atyre burrave qė pėr vendin nuk kursyen pasuri, shtėpi e katandi, nuk kursyen as veten ashtu siē nuk u tėrhoq nga rruga e tij gjatė njė jete tė trazuar, i pari i tyre, Titani i Karbunarės, figurė e shquar deri nė martirizim e pluralizmit, atėherė kur po pllakoste diktatura e zezė, nderit dhe krenarisė sė Lushnjes dhe nderit dhe krenarisė sė Kombit.