PDA

View Full Version : Besėlidhja e Lezhės


Zero Cool
02-03-12, 19:08
Besėlidhja e Lezhės

Kuvendi i Arbėrit i njohur edhe me emėrtimet tjera si "Lidhja Shqiptare e Lezhės" apo Besėlidhja e Lezhės etj. ėshtė njė tubim i fisnikėve mė tė njohur shqiptarė tė viteve 1444 tė cilėt rrezikoheshin apo dėshironin tė shkėputen nga lidhja me perandorin osmane e cila krijohej me ndikimin ushtarak Osman.
Kuvendi i Arbėri u mbajt mė 2 mars 1444 nė Lezhė (Shqipėri). Si organizatrė tė kuvendit merret i posakthyeri nga Stambolli, gjenerali (Skenderbeu) shqiptar nė perandorin osmane Gjergj Kastrioti nė bashkpunim me klerin katolik shqiptar.

Qėllimet e tubimit ishin bashkimi i sa mė shumė fisnikėve e principatave nga tokat qė mė parė nė botė krishtere ishin tė njohura si toka tė perandoris sė Bizantit si dhe rimėkėmbja e Mbretėrisė sė Arbrit. Ky kuvend mbėshtetej edhe nga Papa pasi qė mė kėtė do tė ndalohej apo sė paku do tė ngadalsohej depėrtimi i Perandorisė Osmane nė Ballkan e qė nė vete sillte edhe fenė islame.
Pjesėmarrės tė kuvendit ishin ndėr tė tjerėt edhe Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollė Dukagjini, Teodor Muzaka.

Aty u formua njė besėlidhje, e njohur me emrin "Lidhja Shqiptare e Lezhės". Kryetar u zgjodh Skėnderbeu. U krijua ushtria e besėlidhjes e pėrbėrė nga repartet e bujarėve shqiptarė dhe garda personale e Skėnderbeut.

Kjo beslidhje mori disa vendime.Vendimet e kuvendit ishin:Krijimi i njė Beslidhje Arbėrore nė krye me Skėnderbeun,formimi i njė ushtrie tė pėrbashkėt tė komanduar nga Skėnderbeu si kapiten i pėrgjithshėm dhe krijimi i njė arke tė pėrbashkėt pėr tė pėrballuar shpenzimet e luftės.
Lidhja e Lezhės ishte njė aleancė politike ushtarake e cila bazohej nė vendime demokratike nga kuvendi duke rrespektuar sundimin e fisnikėve nė tokat e tyre. Sipas marrėveshjes armiqėsitė mbi zotėrimi e tokave do tė ndaleshin apo do tė i paraqiteshin lidhjes e cila me vendime nė bazė tė shumicės do ti zgjidhte. Kjo arrihej me lehtėsi pasi qė tė gjithė fisnikėt pjesėmarrės apo anėtarė tė Lidhjes sė Lezhės forcat e tyre ushtarake i kishin vėnė nėn komanden e Gjergj Kastriotit i cili ato sipas marrėveshjes do tė i fuste nė pėrdorim vetėm kunder ushtrive kėrcėnuese tė anėtarve tė Lidhjes.
Lidhja e Lezhės nė historin shqiptare shėnon njė hap pėrpara bashkimit politik tė tokave shqiptare nė njė shtet tė pėrqendruar, me tė cilin arrin pikėn kulmore tradita shtetėrore nė mesjetėn shqiptare.
Pėr mė shumė vite e shekuj e edhe sot ky kuven merret si shembull i krijimit dhe mbajtjeve tė kuvendeve me karakteristika shqiptare demokratike nė tė cilat vendosė shumica e pjesėmarrėsve dhe udhėhiqen nga njė i ri qė respektonė mendimet e pleqėrisė shqiptare.

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/1/12/Skanderbeg.jpg
Skėnderbeu sipas njė prej versioneve tė menduara tė jenė origjinale


Sukseset e para tė lidhjes

(1444-1450)


http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/b/b8/Kuvendi_i_Lezhes.jpg/300px-Kuvendi_i_Lezhes.jpg

Pas Kuvendit tė Arbėrit Skėnderbeu organizoi njė ushtri prej 8000 kalorėsish dhe 7000 kėmbėsoresh, ku njė tė tretėn e pėrbėnte garda e tij. Rreth 3000 veta formonin ushtrinė e rajoneve kufitare nėn komandėn Moisi Golemit. Nė rast mobilizimi, do tė krijoheshin reparte vullnetare. U organizua rrjeti i informacionit pėr lėvizjen e armikut.

Nė qershor 1444 u duk nė kufi njė ushtri osmane prej 25 000 vetash nėn komandėn e Ali pashės. Ushtria shqiptare e theu atė nė fushėn e ngushtė tė Torviollit (Dibėr). Fitorja e Torviollit pati jehonė tė madhe nė Shqipėri dhe nė vende tė tjera, ajo pėrforcoi besimin e shqiptareve te Skėnderbeu dhe Lidhja.
Nė vitet 1445 - 47 kundėr Lidhjes erdhen njėra pas tjetres ushtri osmane, por dhe ato pėsuan disfata tė plota. Fitoret e para forcuan pozitat e Skėnderbeut. Kjo nuk i interesonte Venedikut, ndaj ai filloi tė fuste pėrēarje nė radhėt e Lidhjes: nxiti Nikoll Dugagjini e Pal Dukagjinin pėr tė vrarė Lekė Zaharinė, sundimtar i Danjės. Pas vrasjes, Venediku vuri dorė mbi qytetin dhe perhapi fjalė se e kishte vrarė Skėnderbeu. Meqenėse Lekė Zaharia nuk la trashėgimtar, Danja i takonte Lidhjes, prandaj nė emėr tė saj Skėnderbeu sulmoi Danjen dhe zoterimet bregdetare. Meqenėse ushtritė e Lidhjes s'kishin artileri, qytetin nuk e morėn dot. Venediku shpalli njė shpėrblim tė majmė pėr vrasjen e Skėnderbeu dhe, nga ana tjetėr, nxiti sulltanin pėr tė dėrguar njė ushtri kundra tij.

Nė pranverė tė vitit 1448 ushtria osmane rrethoi kėshtjellėn e Sfetigradit dhe shqiptarėt u vunė midis dy zjarresh. Skėnderbeu theu ushtrinė venedikase nė afėrsi tė Drinit. Aty la njė pjesė tė vogėl tė ushtrisė, kurse me pjesėn tjetėr u nis drejt Sfetigradit. Kėtu ushtria osmane kishte gjetur rezistencė, derisa prishi kanalin e ujit tė pijshėm qė furnizonte kėshtjellėn. Sulltani nuk marshoi drejt Krujes, mbasi erdhi lajmi se Huniadi do tė dilte nė Kosovė.

Pėr t'i ardhur nė ndihmė Huniadit, Skėnderbeu pranoi paqen e propozuar nga Venediku. Sipas kushteve tė paqes (1448), Venediku mbajti Danjėn. Skėnderbeut iu sigurua njė pension 1400 dukate nė vit dhe disa privilegje nė portin e Durrėsit.

Lufta nė dy fronte u kushtoi shtrenjtė Lidhjes. Skėnderbeu e kishte tė qartė se sulltani do tė kthehej pėrseri, prandaj mori disa masa mbrojtėse: nė Krujė vendosi 1500 luftėtarė nėn komandėn e Vrana Kontit. Nė verėn e vitit 1450 ushtria osmane prej 100.000 vetash iu drejtua Krujės. Gjergj Arianiti i shkaktoi dėme nė luginėn e Shkumbinit. Sulltani kėrkoi dorėzimin e Krujės pa luftė; Vrana Kontit i premtoi njė shumė tė hollash, por ky e refuzoi me pėrbuzje. Osmanėt rrahėn muret e keshtjelles me gjyle guri deri 130 kg pėr njė kohė tė gjatė. Pas bombardimit sulltani urdhėroi njė sulm tė pėrgjithshėm, tė cilit shqiptarėt i bėnė ballė me sukses. Garnizoni i Krujės ndihmohej nga sulmet e ushtrisė sė Skėnderbeut. Koha po kalonte e shqiptarėt rezistonin. Sulltani e pranoi humbjen. Ai i kėrkoi paqe Skėnderbeut, por ajo u refuzua. Nė tetor 1450 sulltani u largua i mundur nga Shqipėria. Ai vdiq nė Edrene. Sulltani plot lavdi e mbylli jetėn me shijen e hidhur tė disfatės. Mbrojtja e Krujės ishte njė nga fitoret mė tė shkėlqyera tė Lidhjes.

Betejat nė vitet '50

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/8/85/Keshtjella.jpg/220px-Keshtjella.jpg
Kėshtjella e Skėnderbeut


(1450-1460)
Pas mbrojtjes sė Krujės, gjatė viteve 1452-1453 Skėnderbeu theu dy ushtri nė Mokren e Dibrės e nė fushen e Pollogut (Tetovė-Gostivar). Fitorja nuk i buzėqeshi nė Berat (1455). Pasi ra qyteti, komandanti turk kėrkoi 15 ditė afat pėr dorėzimin e kėshtjellės. Brenda kėtij afati dhe nga shkujdesja e Muzak Topisė, njė ushtri osmane, e ndihmuar nga Moisi Golemi, rrethoi ushtrinė shqiptare dhe e shpartalloi atė. Skėnderbeu dhe Gjergj Arianiti u shkuan nė ndihme, por ishte tepėr vonė.


Kėshtjella e Skėnderbeut
Nė 1456, Skėnderbeu doli pėrpara njė ushtrie osmane prej 15 000 vetash, e drejtuar nga Moisi Golemi, i cili kishte shkuar nė oborrin e sulltanit. Nė njė ndeshje osmanėt u thyen. Moisiu e kuptoi gabimin dhe kėrkoi falje. Skėnderbeu e fali dhe i ktheu tė gjitha pronat e detyrat qė kishte pasur.

Njė ushtri shumė e madhe (80 000 veta) vėrshoi nėn drejtimin e Isak bej Evrenozit, i shoqėruar nga Hamza Kastrioti (1457). Me lindjen e trashegimtarit (Gjonit), ai i kishte humbur shpresat pėr tė zėvendesuar Skėnderbeun nė krye tė shtetit dhe kishte ikur nė Stamboll. Pas ndeshjes nė brezin lindor, ai tėrhoqi ushtrinė, duke i krijuar armikut bindjen se ishte thyer.

Ushtria Osmane pėrshkoi luginen e Matit, pa i hyrė njė gjemb nė kėmbė deri nė Ujin e Bardhe (Albulenė) afėr Mamurasit, ku pushoi e shkujdesur. Skėnderbeu mblodhi ushtrinė e shpėrndarė dhe sulmoi kampin osman. Ushtria osmane u shpartallua, u zunė shumė robėr, midis tyre ishte edhe Hamzai, tė cilin e dergoi nė burgjet e Italisė dhe mė vonė e fali.

Betejat e mėdha tė viteve '60


http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/5/5c/Mural.jpg/220px-Mural.jpg
Lufta Shqiptare kundėr Osmanėve nė art dhe pėrkrenarja me shpatėn e Skėnderbeut nė Muzeun e Krujės

(1450-1460)
Nga disfata e turqve nė Ujin e Bardhė, pėr 5 vjet tokat e lidhjes i shpėtuan sulmeve shkatėrrimtare. Nė vitin 1462 Skėnderbeu theu 4 ushtri. Dy vjet mė vonė Skėnderbeu shpartalloi njė ushtri tjetėr nė Ohėr. Sulltani dėrgoi Ballaban pashėn, komandant i zoti nga Mati, i rritur nė oborrin e sulltanit. Ndeshja e parė u bė nė Fushėn e Vajkalit nė Bulqizė (pril1 1465) dhe pėrfundoi me thyerjen e osmanėve. Ballabani e tėrhoqi me mjeshtėri ushtrinė; gjatė tėrheqjes, ai organizoi disa kurthe dhe kapi rob tetė komandantė tė shquar tė Skėnderbeut, midis tyre edhe Moisi Golemin. Skėnderbeu ofroi shuma tė mėdha, por sulltani nuk pranoi. Skėnderbeu nė 4 ndeshje doli fitimtar, por me mundime tė mėdha.

Nė maj tė vitit 1466, sulltan Mehmeti II, nė krye tė njė ushtrie qė ishte mė e madhja deri atėherė (150.000 vetė), rrethoi Krujėn pėr tė dytėn herė. Garnizonin e udhehiqte Tanush Topia. E njėjta tablo, e njėjta taktikė u ndoq, si nė rrethimin e parė. Lufta zgjati dy muaj. Sulltani u bind se as kėtė herė nuk do tė binte shpejt Kruja, por shpresonte qė uria do tė bėnte punėn e vetė, ndaj urdhėroi ndėrtimin e keshtjellės sė Valmit (Elbasan). Prej kėtu Ballaban pasha do tė vazhdonte rrethimin e Krujės. Sulltani u largua. Gjendja ekonomike e vendit ishte katastrofike. Uria ishte e pranishme kudo.


Lufta Shqiptare kundėr Osmanėve nė art dhe pėrkrenarja me shpatėn e Skėnderbeut nė Muzeun e Krujės
Skėnderbeu dhe i biri shkuan nė Venedik, nė Napoli e nė Romė pėr tė kėrkuar ndihmė. Ndihmat e siguruara ishin tė pakta (6.000 dukatė). Kur Skėnderbeu ishte nė Itali, osmanėt kishin pushtuar disa kėshtjella. Ai u kthye me shpejtėsi dhe sė bashku me Lekė Dukagjinin shpartalloi njė ushtri tė komanduar nga Jonima, vėllai i Ballaban pashės (prill 1467). Prej andej shkoi kundėr Ballaban pashės dhe e shpartalloi atė. Vetė Ballabani mbeti i vrarė.

Disfata e Ballaban pashės e egėrsoi sė tepėrmi sulltanin, prandaj nė fund tė majit 1467 erdhi me njė ushtri edhe mė tė madhe. Me sa duket, kishte vendosur tė mos kthehej pa shkatėrruar ēerdhen shqiptare, pengesėn kryesore pėr tė kaluar nė Itali. E njėjta gjendje ishte si nė rrethimin II. Qėndresa e detyroi sulltanin tė urdhėronte shfarosjen nė masė tė shqiptarėve. Kruja rezistoi pėr tė tretėn herė. Vera kaloi. Sulltani u largua me ushtrinė e rraskapitur. Fitoret u kushtuan shtrenjtė shqiptarėve. Qėndresė u benė osmanėve edhe shqiptarėt e Moresė.

Lidhja pas vdekjes sė Skėnderbeut

(1468-1506)
Pėr njė mobilizim tė pėrgjithshėm, Skėnderbeu thirri nė janar tė vitit 1468 njė kuvend tė princave shqiptarė nė Lezhė.

Mirpo nė kėtė kohė prirėi i Lidhjes ishte i sėmurė dhe ai vdiq nė Lezhė.
Megjithė atė qėndresa vazhdoi deri nė vitin 1473. Njė vit mė vonė, njė ushtri osmane prej 80.000 vetash iu drejtua Shkodrės me artileri tė rėndė. Njė predhė peshonte 200 kg.
Mbrojtėsit u bėnė ballė dy sulmeve tė osmanėve, tė cilėt lanė Shkodrėn dhe iu kthyen Krujės. Pėr tė katėrten herė Kruja u bėri ballė. Njė ushtri shqiptaro-veneciane i erdhi asaj nė ndihmė dhe osmanėt pėsuan disfatė, por u riorganizuan me shpejtėsi dhe shpartalluan ushtrinė, qė kishte rėnė pas plaēkės sė luftės.

Nė pranverė te vitit 1478 sulltani erdhi pėrsėri nė Shqipėri (?). Nga uria garnizoni dorėzoi kėshtjellėn. Prej andej sulltani iu drejtua Shkodrės. 10 000 cleve transportuan artilerinė. Njė predhė peshonte nga 425 deri nė 600 kg. Qendresa heroike e shqiptarėve bėri qė sulltani tė linte tė vrarė mbi 12.000 veta dhe pas kėsaj ai u largua pa e marrė kėshtjellėn. Nė Janar 1479 Venediku ua dorėzoi atė osmanėve.
Nga bujarėt shqiptarė vendin e Skenderbeut nuk mundi ta zinte asnjė. U thirrėn princat qė kishin emigruar nė Itali. Ftesės sė shqiptarėve iu pėrgjigjen Nikollė e Lekė Dukagjini, Gjon Kastrioti, Kostandin Muzaka. Gjoni zbarkoi nė Durrės (1481) dhe shqiptarėt e pritėn si trashėgimtar legjitim.
Kryengritėsit ēliruan principatėn e Kastriotėve. Pas tre vjetėsh kryengritja u fashit. Krahas Gjonit, Kostandin Muzaka zbarkoi nė Himarė, e cila ra nė duart e tyre. Forcat osmane tė planifikuara pėr nė Itali u hodhėn mbi kryengritėsit. Nė vitin 1492 sulltan Bajaziti II marshoi drejt Himarės. Pas luftimesh e masakrash, sulltani u detyrua t'u njihte himariotėve venomet.

Nė vitet 1494-1495 shpėrtheu njė kryengritje tjetėr nė Shqipėrinė e Mesme. U thirr nga Italia Skėnderbeu i Ri. Kryengritėsit ēiruan ishullin e Lezhės. Qėndresa vazhdoi deri mė 1506.

Zero Cool
05-03-12, 14:42
Ceremonia e Lezhės, Berisha: Bashkia, organizim perfekt

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Bashkia e Lezhės organizoi nė mėnyrė perfekte ceremoninė e javės sė shkuar, ku u pėrkujtua 568-vjetori i Besėlidhjes.

http://top-channel.tv/foto/lajme/berishagrup.jpg


"Eshtė krijuar njė tymnajė pėr mėnyrėn e organizimit tė ceremonisė nė Lezhė. Aty pati pjesėmarrje nga tė gjitha trevat ku jetojnė shqiptarė. Tė gjitha ata qė thanė se s’morėn ftesė vetėm sa shkaktojnė zhurmė", tha Berisha nė mbledhjen e grupit tė Partisė Demokratike.

Berisha ndėr tė tjera theksoi se ēėshtjet e integrimit janė mė madhorėt pėr qeverinė.

"Nė samitin e Brukselit u shpreha se procesi i integrimit duhet tė jetė i merituar", tha Berisha, duke theksuar se pėr kėtė cėshtje duhet tė jepet mbėshtetja e tė gjitha forcave politike.


Pėrjashtimi i Presidentit tė Republikės Bamir Topi nė Lezhė


Tri ditė pas incidentit nė Lezhė, Protokolli i Shtetit deklaroi se aktiviteti i mbajtur nė 2 mars, me rastin e 568 vjetorit tė Besėlidhjes, ka qenė ideuar, organizuar dhe menaxhuar nga Bashkia e qytetit Lezhė.

“Lista e pjesėmarrėsve, ftesat dhe lista e folėsve janė bėrė dhe menaxhuar nga organizatorėt dhe nuk ka patur tė bėjė aspak me Protokollin e Shtetit”, thuhet nė njė deklaratė pėr shtyp nė lidhje me incidentin, ku Presidentit tė Republikės Bamir Topi iu hoq e drejta e fjalės pėrshėndetėse. Protokolli i Shtetit thotė se vepron mbi bazėn e Ceremonialit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe nė zbatim tė tij mbikqyr mbarėvajtjen nga ana protokollare tė aktiviteteve ku marrin pjesė personalitetet mė tė larta tė shtetit shqiptar, pėrfaqėsues tė shteteve tė tjera dhe tė trupit diplomatik.

“Nė kėtė kuadėr, Protokolli i Shtetit ishte i pranishėm nė aktivitetin e pėrvjetorit tė Besėlidhjes sė Lezhės. Po ashtu, Protokolli i Shtetit ka qenė nė kontakt me institucionet e Presidentit, Kryetarit tė Kuvendit, Kryeministrit dhe me trupin diplomatik nė Tiranė, lidhur me vendosjen protokollare tė personaliteteve sipas hierarkisė shtetėrore tė pėrcaktuar nė ceremonialin zyrtar”, thuhet nė njoftim, ku nėnvizohet se roli dhe angazhimi i Protokollit tė Shtetit ka qenė nė pėrputhje tė plotė me Ceremonialin zyrtar tė Republikės sė Shqipėrisė.