PDA

View Full Version : Studimi, testet e ADN-sė e konfirmojnė: Shqiptarėt janė autoktonė


Naki
16-10-12, 16:39
Studimi, testet e ADN-sė e konfirmojnė: Shqiptarėt janė autoktonė

Bota Sot | 16.10.2012 14:45

(http://www.botasot.info/lajme/191757/studimi-testet-e-adn-se-e-konfirmojne-shqiptaret-jane-autoktone/#)

http://images.botasot.info/uploads/largea_shqipetare1350391545.jpg
Studimet e fundit imuno-gjenetike, tė kryer nga autorė shqiptarė mbi krahasimin e shumėllojshmėrisė sė gjeneve tė sistemit gjenetik HLA midis popullatave shqiptare nė Shqipėri dhe Kosovė, si dhe popullatave tė tjera europiane, kanė nxjerrė nė pah fakte origjinale, tė cilat hedhin dritė mbi autoktoninė e popullit shqiptar nė trojet e tij.
Nė njė shkrim tė prof. Genc Sulēebe, pėr mediat, thuhet se nga ky studim del gjithashtu nė pah fakti se si rregull, popullatat fqinje kanė afėrsi mė tė madhe gjenetike nė krahasim me ato me larg gjeografikisht. Kjo vjen jo vetėm pėr arsye tė pėrzierjeve gjenetike tė zakonshme midis popujve tė afėrt, kushteve tė pėrbashkėta klimatike dhe epidemologjike, por edhe tė historisė sė pėrbashkėt tė migrimit dhe tė kombeve fqinje. I vetmi qė diferencohet ėshtė populli bask.
Nga studimi i kryer me gjenet e sistemit HLA nė popullatat shqiptare nė Shqipėri dhe Kosovė, tė krahasuara kėto me popullatat e tjera europiane dhe ballkanike mund tė nxirren shkurtimisht disa konkluzione interesante.
Sė pari, distanca midis dy popullsive shqiptare, asaj nė Kosovė dhe Shqipėri ėshtė e papėrfillshme, provė kjo e unitetit gjenetik tė profilit shqiptar kudo qė jeton.
Sė dyti, nė rajonin ballkanik diferencohen dy grupe popullatash kryesore: njė grup i pėrbėrė nga popullata greke, shqiptare, bullgare dhe maqedonase, si dhe grupi tjetėr ku marrin pjesė popullatat serbe, boshnjake dhe kroate. Popullatat qė bėjnė pjesė nė secilin nga kėto grupe kanė ngjashmėri shumė mė tė mėdha brenda grupit se me ēdo popullatė tė grupit tjetėr. Ėshtė interesant fakti se kėto ndryshime tė konstatuara nė gadishullin ballkanik janė mė tė spikatura nė krahasim me rajonet e tjera tė Europės Qendrore, Veriore ose Veriperėndimore, ku nuk vihen re diferencime tė tilla, megjithėse kėto rajone shtrihen nė sipėrfaqe mė tė gjera se tė rajonit ballkanik.
Sė treti, midis popullatės shqiptare kosovare nga njėra anė dhe popullatės serbe nga ana tjetėr, ndryshimet nė distancat gjenetike janė tė dukshme dhe statistikisht sinjifikative. Kjo shkon nė kundėrshtim me rregullin e pėrgjithshėm tė lidhjes sė ngushtė tė distancave gjenetike me ato gjeografike siē vihet re edhe nė hartėn e Europės Qendrore dhe Juglindore ku tregohen distancat gjenetike tė popujve tė kėsaj zone nga popullata kosovare, qė ėshtė pėrdorur si pikėnisje nė llogaritjen e kėtyre distancave.
Kėto fakte shkencore, tė bazuara nė studimet gjenetike tė kryera nė ADN-nė e popullatave aktuale, mbėshtesin tezėn e autoktonisė tė shqiptarėve, tė ngritur fort nga tė parėt tanė rilindės.
Tė dhėnat studiuesve shqiptarė janė konfirmuar edhe nga njė studim i kryer nga gjenetistė amerikanė.