PDA

View Full Version : Bulevardi i muzave


Le jardin des disparus
23-10-12, 14:06
Nėse njė ditė

Nėse e kaltėrta
njė ditė do tė vdesė
atė ditė do vdesė dhe qielli
edhe deti me jetė nė mes

Do vdesin sytė e tu
dashuria brenda tyre
do vdesė gjithė bota
nėse njė ditė
e kaltėrta do tė vdesė...

Le jardin des disparus
23-10-12, 14:15
Ėndėrr e bukur

Nuk kishte drita dhe ishte natė
dhe dhoma ishte gjithaq e ftohtė
veē sytė e tu mbushur me flakė
dhe trupi yt tmerrėsisht i ngrohtė

Njė dashuri tė vėrbėrish qe
asgjė nuk pashė, as lot as hije
pastaj ti ike dhe atje mbeti
njė plagė e tmerrshme dashurie...

lovely
23-10-12, 20:04
Me, like it! :)

Le jardin des disparus
24-10-12, 14:05
Bėn ftohtė

Nė cep tė dritarės bie rreze e parė
dielli plot jetė reflekton nė sy
por muret e dhomės tė ngrira acar
as malli zjarr si shkrinė dot pa ty…

Le jardin des disparus
24-10-12, 14:26
Ishte natė

Unė nuk e pashė flakėn tėnde
dhe yjėt pėrfundimisht i lashė varur
nė dyert e njė nate qė mė fliste
me zjarrin e heshtjes sė kallur…

lovely
24-10-12, 14:40
Dėbora po vinte nė gjumė qytetin pa emėr
Kėnga e tradhtisė vallėzonte nėpėr skutat e dhomės
Sa pasion mund tė pėrmbajė njė kėngė e vetme brenda saj?
Nė vend tė pritjes sė mėkatshme, pėrse tė mos i kthehemi gotės??

Kalimero
24-10-12, 14:44
pum pilqejn qito pizi ...:$

valiii
24-10-12, 15:07
Gjumi pa qytet po vinte ne deboren pa emer
Tradhetia e skutes vallezonte me kengen e dhomes
Sa kenge pasioni mund te permbaje brenda saj?
Ne vend te gotes se mekatshme perse mos te kthehemi pritjes??

lovely
24-10-12, 20:35
pum pilqejn qito pizi ...:$



Nuk t`u bo ty pa ia vulos jo?:tongue: Pse po m`shtramon mu bre dijuz? :biggrin:


Valun, mos mi kthe bethprape vargjet :P;)

Alima
24-10-12, 21:54
...


Me coment !

.

Oltiana1
25-10-12, 10:49
Nėse njė ditė

Nėse e kaltėrta
njė ditė do tė vdesė
atė ditė do vdesė dhe qielli
edhe deti me jetė nė mes

Do vdesin sytė e tu
dashuria brenda tyre
do vdesė gjithė bota
nėse njė ditė
e kaltėrta do tė vdesė...

Mik ,

Poezitė tua i lexoj me ėndje dhe mos u ndal sė shkruari ! :)

lovely
26-10-12, 23:42
Mė shiqo me vėmendje teksa zhvishem
Prekja e trupit flakė tė muzave, tė kujtohet?
Mė jap duart, te lutem, vendin do e vendosim bashkė
E di sa e do lojėn, ku gjithcka zbulohet!

valiii
27-10-12, 00:02
Zhvishu tek me shiqon me vemendje
Te kujtohet flaka e trupit te muzave ne prekje?
Me jap vendin do i vendosim bashke duart te lutem
E di se zbulohet ku gjithcka e do lojen!

Domira
30-10-12, 00:13
Ti qe thurr vargje
ku gjen frymezim?
mos thuaj
ate qe une parandij...
sepse te vret dhimbja ime e pafund...

Le jardin des disparus
02-11-12, 12:25
Ti e di

Sa shumė tė kam dashur
unė qė tė preka dikur me sytė e pranverės
me dritėn e hėnės tė pėrqafova
e bashkė vallėzuam mbi ngjyrat e ylberit

Edhe deti t`i kishte zili
koralet e larme nė flokėt tu
dhe qiellin e purpurtė nė sytė blu

Sa shumė tė kam dashur, dallėndyshe
qė udhėton mes yjeve dhe
brigjeve u japė mirėseardhjen

E di, mbi buzėt tua rrufeja ka shkruar emrin
e nė sytė tu tashmė janė vrarė ėndrrat
sa keq…

(disparus)

Le jardin des disparus
05-11-12, 11:44
Dashuria

Dielli mė kalli mijėra plagė
e kėtė bardhėsi qė tė shoh
s`e gjenė as majė Alpeve
se era gjer atje ēlulėzon dhe dėborėn

S`gjendet mė i bardhė trėndafil
qė s`lėshon herė herė njė ēik pluhur

Mrekullia e vėrtetė vetėm te njeriu ėshtė
ekstazė e patrazuar qė rrezaton
gjer nė pafundėsi tė gjithėsisė

Ēiltėrsia s`ėshtė nė mbrėmjen qė ra
as nė qiellin pasqyruar tek nje lumė, jo
as nė diellin atje pėrmes degėve tė mollės
por te dashuria…

(disparus)

Le jardin des disparus
06-11-12, 10:43
Tė kujtosh se ekzistojmė

Do tė tė dėrgoj njė trėndafil tė kuq
pesė pika nga deti, dy rreze nga hėna

Do tė tė dėrgoj hijen e dorės sime kur pėrshėndet
valėn e lehtė tė detit dhe njė diell veē pėr ty

Do tė tė dėrgoj kujtime nga peisazhet
qė tė dehnin dhe magjepsnin dikur

Do tė tė ngjall prapė buzėqeshjen
tė kujtosh se ekzistojmė…

(disparus)

Le jardin des disparus
09-11-12, 10:58
Prometheu

Mos mė prekni bebėzat pėrvėluese
ato ėndėrrojnė zjarre

Dikush qė qan vazhdimisht
nuk sheh se si sytė e mi janė tharė

Mbi lekurėn time
njė turrė drush digjet
pėr t`u dhėnė dritė njerėzve…

(disparus)

Idila
09-11-12, 17:18
Shkėlqyeshėm!
:smile: Lum ajo 'Muzė' qė i dedikohen kėto vargje. Ndoshta nuk jam poete por jetės kam ēfarė t`i jap. Muzė pambarim ju dėshiroj nė vijim tė pasuroni bulevardin.

Le jardin des disparus
13-11-12, 13:21
Shkėlqyeshėm!
:smile: Lum ajo 'Muzė' qė i dedikohen kėto vargje. Ndoshta nuk jam poete por jetės kam ēfarė t`i jap. Muzė pambarim ju dėshiroj nė vijim tė pasuroni bulevardin.

Jeta ėshtė si rrjedha e lumit, nganjėherė ka dhe tatėpjetėza qė atrofizojnė pritjet dhe shpresat por lum ata qė nuk e gjuajnė me gurė e i japin asaj aromėn e kėndshme... Faleminderit pėr fjalėt e ėmbla, si njė puhizė deti veshur me shkumė!

Le jardin des disparus
13-11-12, 13:23
Imazh

Nata s`mė linte ta shihja nė sy
por i puthja buzėt nėpėr terr
e pushtoja si planetet universin

Mė thosh se me donte
por s`e dėgjoja qartė
mė thosh se s`rronte dot pa mua
siē s`rronte hėna pa natė

Natė qe gjithmonė kur ndaheshim
ikte dhe unė e harroja se si kishte ikur
bilbilat i kėndonin nga pas
e dita e re ndizej brenda meje para se tė agonte
ndriste dhe dielli sa herė qė pėr tė mendoja…

Dardanesha
13-11-12, 22:30
Imazh

Nata s`mė linte ta shihja nė sy
por i puthja buzėt nėpėr terr
e pushtoja si planetet universin

Mė thosh se me donte
por s`e dėgjoja qartė
mė thosh se s`rronte dot pa mua
siē s`rronte hėna pa natė

Natė qe gjithmonė kur ndaheshim
ikte dhe unė e harroja se si kishte ikur
bilbilat i kėndonin nga pas
e dita e re ndizej brenda meje para se tė agonte
ndriste dhe dielli sa herė qė pėr tė mendoja…

Wow...komplimente...shume e bukur.

Le jardin des disparus
14-11-12, 13:03
Heshtja qė flet

Ne heshtnim po a s`di loti tė flasė
dhe s`ka nė tė njė pafundėsi me fjalė
denesat mundoheshim t`i mbytnim
e na ngjante sikur dėgjonim tinguj ledhatarė

Drapėri i art i hėnės valėvitej sipėr nesh
e njė valomė qiellit ndizej
nuk dinim natė a ditė qe
apo nė ndonjė botė tjetėr ylli ynė ngjizej

Heshtte edhe pranvera e jetės sonė
e dinim qė pėr tė do ndjenim shumė mall
por dikush si ėngjėll foli mes heshtimit:
Tė dashuruarve s`u duhen fjalė…


(disparus)

Le jardin des disparus
16-11-12, 15:50
Ti nuk erdhe

Kėndova pėr ty anės detit
tė thirra por ti nuk erdhe

Udhėtarė tė largėt mbetem
tė huaj nėn dritat e llampave tė natės
tė zbrazėt sikur gjethėt e vjeshtės

Sytė e tu do ėndėrrojnė gjithnjė
ngjyrėn qė u kanė dhėnė yjeve
flokėt tua gjithnjė do ėndėrrojnė
mėndafshin e velave tė anijeve
qė unė kurrė nuk i preka

Vitet dhe ndarja, oqeani dhe deti
vazo e thyer pėrplot me karafilė
ishin kujtimi i flashkėt qė prapa mbeti

Anės detit kėndova pėr ty
tė thirra por ti nuk erdhe…

Dhe udhėt dhe ditėt dhe netėt
nė cilėn jetė vallė do t`i rigjejmė?!


(disparus)

lovely
18-11-12, 23:08
Flokėt ia shihja me ngashėrim
valė valė gjer n`bel, tė zezė atė fije floku
Ku je? Mos ėshtė hakmarrje?
Pėr atė ditė tė bukur vere,
pėr sytė e tu tė kthyer nga rruga
Pėr buzėt tua nė pritje?

Dashurija larg vėrehej,
vec shiqimit tėnd plot frymė
asgjė nuk kishte
asgjė nuk duhej..

Le jardin des disparus
20-11-12, 12:51
Mbamė nė kujtesė

Si njė fill tė brishtė bari
qė mbi borė ka shpėrthyer
si njė lumė qė shkumėzon
pas njė shiu rrebesh
si njė gur tė rėndė
qė nganjėherė nuk mund ta ngresh
si atė vazhdėn e bardhė
qė anija le pas vetes teksa ikėn

S`jam i ēmendur, jam kaq i vetmuar
kam nevojė pėr ngrohtėsinė tėnde
ndaj, mbamė nė kujtesė

Mos e ndal fluturimin
edhe kur jeta tė pėrplas kundėr erės
mos u frikėso nga netėt pa dritė hėne
edhe kur ndjehesh e vetmuar
a s`sheh qė jam kėtu

Pavarėsisht ēka ngjarė
mbamė nė kujtesė
qoftė dhe si njė premtim tė papėrmbushur…


(disparus)

lovely
22-11-12, 17:05
Mbamė nė kujtesė

Si njė fill tė brishtė bari
qė mbi borė ka shpėrthyer
si njė lumė qė shkumėzon
pas njė shiu rrebesh
si njė gur tė rėndė
qė nganjėherė nuk mund ta ngresh
si atė vazhdėn e bardhė
qė anija le pas vetes teksa ikėn

S`jam i ēmendur, jam kaq i vetmuar
kam nevojė pėr ngrohtėsinė tėnde
ndaj, mbamė nė kujtesė

Mos e ndal fluturimin
edhe kur jeta tė pėrplas kundėr erės
mos u frikėso nga netėt pa dritė hėne
edhe kur ndjehesh e vetmuar
a s`sheh qė jam kėtu

Pavarėsisht ēka ngjarė
mbamė nė kujtesė
qoftė dhe si njė premtim tė papėrmbushur…


(disparus)

Do tė tė mbajė nė kujtesė

Nuk je i ēmendur, je kaq i vetmuar
Ke nevojė pėr ngrohtėsi
ndaj, do tė tė mbaj nė kujtesė

Nuk do e ndal fluturimin
edhe kur jeta tė mė pėrplas kundėr erės
nuk do frikėsohem nė netėt pa dritė hėne
edhe kur ndjehem e vetmuar
apo e shoh qė nuk je kėtu

Pavarėsisht ēka ngjarė
do tė tė mbajė nė kujtesė
qoftė dhe si njė premtim tė papėrmbushur...



Ps; Disparus, kam qef nikun me ta shkurtu edhe me ta dredhu.
Kam qef vargjet me ti kthy e rrotullu.

Mos ma nxin per t`madhe, vetit qejfin rrallehere ia prishi :wink:

Miriam
25-11-12, 19:50
E dashura ime e ēuditshėm, ē’meritė kam pėr ty nė k’tė jetė
Sytė e tu tė qartė si kristal, sikur mė shohin e mė thonė:
-Bėmė tė magjepsem e hesht! Zemra ime qė ti po ngacmon,
Pėrveē ndjesisė sė njė qenies antike plot sinqeritet,

Nė duart e tua e pėrkundur dhe e ftuar nė tė ėmblin gjumė,
Nga sekreti i saj i skėterrshėm, asgjė s’ka pėr tė treguar,
As legjendėn tėnde tė zezė, nė
gėrma zjarri s’ka pėr ta shkruar,
Oh, se unė pasionin e dua e shpirti mė dhėmb aq shumė!

Le tė duhemi ėmbėlsisht. Dashuria, njė rojtare e drobitur,
Nė mes tė errėsirės, nė pusi, tendos harkun e saj fatal.
Po unė ia njoh mirė veglat e tė vjetrit arsenal.

Krimin, tmerrin dhe marrėzinė! O margaritė e nemitur!
Pse, njėsoj si unė, njė diell vjeshtak nuk je vallė ti,
Margarita ime e akullt, e imja e panjollosura bardhėsi

Bodler

Le jardin des disparus
26-11-12, 13:20
Do tė tė mbajė nė kujtesė

Nuk je i ēmendur, je kaq i vetmuar
Ke nevojė pėr ngrohtėsi
ndaj, do tė tė mbaj nė kujtesė

Nuk do e ndal fluturimin
edhe kur jeta tė mė pėrplas kundėr erės
nuk do frikėsohem nė netėt pa dritė hėne
edhe kur ndjehem e vetmuar
apo e shoh qė nuk je kėtu

Pavarėsisht ēka ngjarė
do tė tė mbajė nė kujtesė
qoftė dhe si njė premtim tė papėrmbushur...



Ps; Disparus, kam qef nikun me ta shkurtu edhe me ta dredhu.
Kam qef vargjet me ti kthy e rrotullu.

Mos ma nxin per t`madhe, vetit qejfin rrallehere ia prishi :wink:

Qejfi mė i madh se Stambolli, thoshin dikur :wink:... Faleminderit dhe je e mirėseardhur nė Bulevard!

Le jardin des disparus
26-11-12, 13:24
Intime

Mbi flatrat e viteve e t`andrrave
zbulova kudo nga njė pjesė tėnden

Pritur tė kam gjithė jetėn
nė anėn tjetėr tė natės
e nė dhomėn akull tė pritjes

Emrin tėnd kudo kam shkruar
nė kėngėt e mia t`pėrjetshme
e mbi portretin e biografisė sime
pėr t`u mburrur se kam jetuar

Nė pranverat e rinisė sime
e nė flokėt e mia t`zbardhura
dhe mbi miliona fjalė tė blerta
ishe ti, vetėm ti – Dashuri…


(disparus)

Le jardin des disparus
04-12-12, 09:50
Urrejtja

Nuk mund tė hysh nga dritarja e hapur
nė hapėsirat e frymėzimit tim
nė blerimin tim tė pashkelshėm

Nuk mund tė hysh nė ėndrrėn time
dhe tė prishesh gjumin tim
tė hysh nė vargjet e mia
e t`i peshosh djallėzisht

Nuk mund tė hysh as nė lotin tim
dhe tė mė pėrqeshėsh kur mė gjenė duke qarė

Nuk mund tė ulesh mbi shpatullat e mia
tė bėsh fole nė ndėrgjegjėn time
tė vjedhėsh shpirtim tim tė ēiltėr
gjaku im nuk ėshtė verė pėr t`u pirė

Sytė e tu janė tė frikshėm
nuk do mbytem kurrė nė ta...

(disparus)

Dardanesha
04-12-12, 12:46
Urrejtja

Nuk mund tė hysh nga dritarja e hapur
nė hapėsirat e frymėzimit tim
nė blerimin tim tė pashkelshėm

Nuk mund tė hysh nė ėndrrėn time
dhe tė prishesh gjumin tim
tė hysh nė vargjet e mia
e t`i peshosh djallėzisht

Nuk mund tė hysh as nė lotin tim
dhe tė mė pėrqeshėsh kur mė gjenė duke qarė

Nuk mund tė ulesh mbi shpatullat e mia
tė bėsh fole nė ndėrgjegjėn time
tė vjedhėsh shpirtim tim tė ēiltėr
gjaku im nuk ėshtė verė pėr t`u pirė

Sytė e tu janė tė frikshėm
nuk do mbytem kurrė nė ta...

(disparus)

Shume e bukur, komplimente...

lovely
04-12-12, 21:09
Sa herė

Epshin,tė gjithė e kemi prekur.
Njohja me afshin erdhi me ty
E mbuluar apo jo,
ate kofshė sa herė e ke pėrzdredhur..

Sa herė tu luta tė mbytesh nė sytė e mi
thellė,
akoma edhe mė thellė.

Sa herė mendja u trazua
gjatė netėve tė shkurtėra,
shumė tė shkurtėra.

Sa herė thashė se mendje nuk do ndėrroj,
sa psherėtima fytit teposhtė u zhduken
Sa herė ndjenja u lag e ndezur,
Ti, premtimi im i papėrmbushur.

Le jardin des disparus
06-12-12, 12:25
Shume e bukur, komplimente...

Faleminderit pėr vlerėsimin. Tė pėrshėndes ngrohtėsisht!

Le jardin des disparus
06-12-12, 12:33
Sa herė

Epshin,tė gjithė e kemi prekur.
Njohja me afshin erdhi me ty
E mbuluar apo jo,
ate kofshė sa herė e ke pėrzdredhur..

Sa herė tu luta tė mbytesh nė sytė e mi
thellė,
akoma edhe mė thellė.

Sa herė mendja u trazua
gjatė netėve tė shkurtėra,
shumė tė shkurtėra.

Sa herė thashė se mendje nuk do ndėrroj,
sa psherėtima fytit teposhtė u zhduken
Sa herė ndjenja u lag e ndezur,
Ti, premtimi im i papėrmbushur.


E shkruar me njė ndjenjė shumė tė fuqishme... Me, like it! :smile:

Le jardin des disparus
06-12-12, 12:52
Binte shi

Sheshi ishte i zbrazėt
lagej nė heshtje

Kishin ikur dhe zogjtė
qė cicėronin dikur

Ēdo lis nė ale ngjante
nė njė hije tė zbehtė kujtimi

Nė gji tė qiellit i pash sytė e tu

Ngrita jakėn dhe eca edhe unė

Binte shi...


(disparus)

Le jardin des disparus
11-12-12, 14:03
Fiksim

Pėrmes dritarėve vėshtroj
qiellin e humbur nė mjegull
brenda njė reje tė vogėl
koha ėshtė ndalur si ora e tė vrarit

S`mė ka mbetur asnjė pikė ngjyrė
tė vizatoj bebėzat e t`uriturit
nė mbrėmjet e vetmuara

Ėshtė dimėr…


(© disparus)

Le jardin des disparus
19-12-12, 14:38
Do tė vij

Pritmė, gjatė pritmė
edhe kur gjethėt vyshken
dhe netėt lėngojnė
nga dhimbjet e pritjes

Edhe kur nuk pritet mė
pritmė, gjatė pritmė
mos u beso kur tė thonė
se koha vret kujtimet

Pritmė edhe kur pritja
e tepėrt i bėhet pritjes

Mos harro, asnjėherė mos harro
edhe kur fryma ime tė ndalet
shpirti im do tretet nė ty
e nė buzė do mpiksen
gjurmėt e puthjeve
t`lagėshta si fjollat e borės
nė duart e ngrohta

Natėn kur tė shikosh
qiellin me yje
kujtom mua
ende shndris diku atje

Pritmė, gjatė pritmė
tė betohem: do tė vij…


(© disparus)

Sulltan-Alim
20-12-12, 00:50
Une nuk thash asgje, ajo erdhi vet si natyra e eger. Filloi te fliste pak per t`u derdhur porsi valet e Ujevares. Sa pak here qartet natyra e bukur? Sa here vdiste fizikisht mbi trupin tim, mbase vetem zemra i rrahte per t`shpresuar serish. Ndonese provonte te permbahej, nga bukuria e saj rridhte nje stuhi e perkufizuar grimasash ne rastin kur shperthente afshi. Keshtu binin Keshtjellat, keshtu kishte ngjare pergjate gjithe historise. Lufta e saj per t`a deshmuar pushtimin kurre nuk do mbaroj, ani se e "privuar" nga e drejta per t`a thene. :D

lovely
21-12-12, 00:22
Mė erdhi ajo atė natė
si vegim pėrrallash.
E veshur me fustan bojė qielli
tė puthitur pas trupi.
Dredhej e perzdredhej
Shiqimin gėlltitės nuk ma ndante
Gjersa floku i gėshtenjė
fytyren prej engjėlli ia mbuloi.
Atė natė nė lėngjet tona,
dashurija notoi...

Le jardin des disparus
17-01-13, 13:47
Natė ėshtė

Borė po bie mbi flokėt e tu
e nė trotuarin e akulltė
lotėt mbyten n`bulėzat e kristalta

Rruga ėshtė tmerrėsisht e gjatė
e ti udhėton e vetmuar
me hijen tėnde prej engjėlli
nė natė

Shpesh dhe dashuria
e vetme bredhė rrugėve t`heshtjes
me ėndrrėn e thyer qė vuajtje pikon

Jashtė fle qyteti mbuluar n`mjegull
e me ty shtrohet nata n`shtratin tim
por unė prapė i vetėm jam

se nata natė ėshtė…


http://a.tumblr.com/tumblr_lxh5mvRbdv1r7k0m4o1.mp3



(© disparus)

Le jardin des disparus
29-01-13, 14:39
Letėr mikės

(Mos qaj pėr diellin
edhe kur njė ditė ai tė jetė shuar
ne do t`i falim zjarrin tonė)


Tė shoh
ti je
por nuk je

T`i ndjej hapat
dihatjen e afshėt
diellin e pėrflakur dhe qiellin blu
shoh brenda syve tu
buzėqeshjen qė ėshtė po ajo
edhe duart e tua
por ti nuk je

Tė kam kėrkuar
mbrėmjeve t`vona
rrugicave si endacak
bashkė me yjėt memece
qė nė ne ngjajnė
dhe lotėt pa zė
varur n`cepat e syve

Ti je
por nuk je

Do t`i ruaj kujtimet tona
edhe kur koha t`i ketė braktisur
se ti do tė jesh diku aty
mes vargjesh e shkronjash stisur …


http://simant.ru/pub/multimedia/mp3/.fg/C/Richard%20Clayderman/Richard%20Clayderman%20-%20Theme%20from%20-Love%20Story-.mp3

(© disparus, janar 2013)

Le jardin des disparus
26-02-13, 14:22
http://i50.tinypic.com/xnf5h1.jpg

Bulevardi i muzave (http://klimovsky.com/mp3/12_gypsy.mp3)

Kam parė sytė blu
duke qarė nė shi
dhe puthjen lamtumirėse
mbi buzė tė ngrirė
dallėndyshet e trembura n`arrati
qė s`kthehen mė nėn tė njėjtėn ēati...


(© disparus, shkurt 2013)

zanaa
26-02-13, 15:13
Po syt jeshil a i keni pare
Vezullonin nga lotet
Por ...vertet ishin te skuqur
Thuase nga ata rridhte zjarr'

Te turbullt nga mallengjimi
Ngjyren e kan ndryshua
Athua loti e vuajtja i beri
Te panjohur mbeten per mua....

(Ndoshta nuk e prisha temen Tuaj)

Le jardin des disparus
26-02-13, 15:46
Po syt jeshil a i keni pare
Vezullonin nga lotet
Por ...vertet ishin te skuqur
Thuase nga ata rridhte zjarr'

Te turbullt nga mallengjimi
Ngjyren e kan ndryshua
Athua loti e vuajtja i beri
Te panjohur mbeten per mua....

(Ndoshta nuk e prisha temen Tuaj)

Jooo zanaa, pėrkundrazi i keni dhėnė shpirt me kėto vargje tė ndjeshme. Tė falėnderoj dhe jeni e mirėrseardhur nė Bulevard!

Le jardin des disparus
28-02-13, 14:28
http://i47.tinypic.com/2rmlj86.gif

Kujtimi i njė kujtimi... (http://dc452.4shared.com/img/1526040468/c710177b/dlink__2Fdownload_2Fp4jCXT3f_3Ftsid_3D20130128-111015-86d84ad0/preview.mp3)

Kur diēka tė pushton zemrėn
e ndjenja tė pėrkulė
kur diēka tė brengos
dhe fjala mbetet e pathėnė
kujto kohėn qė kaluam bashkė

Vazhdoje rrugėn
pėr tė gjetur lirinė e zemrės
agimi do tė zbardhė njė ditė
dhe dielli prapė do lind
qė shpirti t`mos mbetet
peng i natės sė vetmisė

Se dashuria jeton edhe nė heshtje...


(© R...)

Le jardin des disparus
05-03-13, 13:10
Puhizė

Hijen tėnde e stolisa
me mė tė bukurat trėndafile
dallėndyshe e vetme
n`qiellin e pranverave tė mia

Nuk do fshehemi nga zogjtė
s`do turpėrohemi nga lulet
a s`sheh se po vjen pranvera
n`kopshtin tonė sėrish blerinė
shkretėtira e shpirtit
e ėndrrat e fjetura shprushėn
nėn pemėn e dashurisė
si pėrhera…


http://media.shax-dag.ru/Music/users/music___147909_7.mp3

Le jardin des disparus
07-03-13, 14:46
Ishte pranverė

Kur dikur diku u dashuruam
nė sytė tanė pėrflakej dielli
shkėlqente hėna, zbardhte agimi
Engjėll tė thėrrisja

Nuk mund t`i harroj
atė qiell, ato re, atė diell
as flokun tėnd, buzėt qershi
qiparisin nė fund tė rrugicės
dhe atė pranverė me shi

Ti nuk u ktheve mė
as kur gjethet e zverdhura
ranė mbi trotuare…

Se engjėjt nuk jetojnė nė tokė!


http://media.shax-dag.ru/Music/users/music___148302_8.mp3


(© disparus, mars 2013)

Le jardin des disparus
19-03-13, 15:27
Lirikė

Tė kėrkova si poeti vargun
ndėr copėza fletėsh t`grisura
nė rimat e dikurshme tė gjeta
aty n`dollapet e boshatisura

Ngjyra ishte zverdhur mbi letėr
si peizazh i sfondit vjeshtor
por mes vargjesh tė thinjura
portreti yt mu shfaq pranveror…


http://www.jessedavidphotography.com/wp-content/uploads/2011/08/Una-Mattina-04-leo.mp3


(© disparus)

Le jardin des disparus
02-04-13, 14:47
Magjistare e bukur

Zemėrohesh
pse tė zgjoj
nė orėt e vona

dua tė tė shoh
veē njė ēast
tė zbus dhimbjen
qė mė shpon

Mos u tremb
pse tė thėrras
pse dorėn prapė ta zgjas

Thuamė qė ta di
a do tė vish
si dikur me pranverėn
a ka shpresė
pėr ne tė dy

Mos ma ndal
hapin nė udhė
gjithnjė pa u nisur
drejt kupės sė qiellit

Dua tė pi pėrjetėsinė
e syve tė tu
fshehtėsi e panjohur
magjistare e bukur
kujtim i fanitur
zoti mos tė vraftė…


(© disparus, prill 2013)


http://dc228.4shared.com/img/420268713/494dfc5b/dlink__2Fdownload_2Fey8zvSf_5F_3Ftsid_3D20130402-83809-fe3ab400/preview.mp3

lovely
05-04-13, 19:01
Magjistare e bukur

Zemėrohesh
pse tė zgjoj
nė orėt e vona

dua tė tė shoh
veē njė ēast
tė zbus dhimbjen
qė mė shpon

Mos u tremb
pse tė thėrras
pse dorėn prapė ta zgjas

Thuamė qė ta di
a do tė vish
si dikur me pranverėn
a ka shpresė
pėr ne tė dy

Mos ma ndal
hapin nė udhė
gjithnjė pa u nisur
drejt kupės sė qiellit

Dua tė pi pėrjetėsinė
e syve tė tu
fshehtėsi e panjohur
magjistare e bukur
kujtim i fanitur
zoti mos tė vraftė…


(© disparus, prill 2013)


http://dc228.4shared.com/img/420268713/494dfc5b/dlink__2Fdownload_2Fey8zvSf_5F_3Ftsid_3D20130402-83809-fe3ab400/preview.mp3


Mė zgjo nė orėt e vona
Kur bota fle, ajo ėshtė e jona!

Mė shiqo, pėr njė kohė tė gjatė
Zbute dhimbjen nė krahėror shtėrngatė!

Shpresė nuk ka, por unė do tė vij
Hapin mos e hidh fare, me ler tė flij.

Pėrjetėsinė e syve tė mi, tashmė e di
Magjistare mesatare, Zoti mos mė vraftė!


:biggrin:

Le jardin des disparus
24-11-13, 21:27
Rekuiem

Qielli po qan me lot vjeshte
ikėn dhe zogjtė shtegtarė
bashkė me dallėndyshet
dhe pėllumbat e bardhė

atje ku bėn verė
dhe shirat kanė ylber
u arratisen aq larg, aq larg...


http://dc536.4shared.com/img/1387233647/cfed0005/dlink__2Fdownload_2F0fiTsvaa_3Ftsid_3D20130402-74835-fe278a30/preview.mp3


(© disparus, nėntor 2013)

lovely
14-12-13, 22:38
" Une iu kam dashur
Ndoshta dashuria ne shpirtin tim
akoma nuk u shua..."

Le jardin des disparus
18-12-13, 15:48
Etje nė muzg

…dhe qenia ime ndjente etje
tek vala qė pėrpinte terrin
e loti qė shkėlqente
nga etja mori emrin

Kujtimi pluskon nganjėherė
dhe gojėn ma flladit
veē ti tė gjitha i trupėzove
n`etjen time, atė ditė!


http://cleanseas.com.sg/audio/ocean_waves_with_romantic_music.mp3


(© disparus, dhjetor 2013)

Le jardin des disparus
21-03-14, 14:27
Grua

Ti ēohesh, uji hesht
Ti fle, uji gurgullon

Ti je ujė qė ik nga burimet e veta
Ti je lule qė rritet me pranverėn

Ti hedh bulėza vese nė shkretėtirė
Ti kėndon himne nate nė shokėn e ylberit
Ti i kryqėzon tė gjitha rrugėt

Ti e flijon kohėn
pėr dashurinė e vėrtetė
qė shpirtin e mbėshtjell me gjallėri

Ti i afron tė gjitha pamjet
Ti e ndriēon dashurinė dhe hijet e saja
Ti bie nė dashuri larg ēdo harrese

Grua, ti lind krijesa prore qė tė ngjajnė ty
Ti je ngjashmėri - eros - dashuri

Kush thotė se mund tė jetohet pa ty
kush?

Ti je kudo!

(mars, 2014)

Le jardin des disparus
30-05-14, 13:22
Muza...

Mos ki frikė shpirt
ja po shkoj edhe unė larg teje
nėpėr natė e vetme mes qenve
qė ulurijnė se hana i ka marr inat

Mė jep njė puthje tė fundit
dhe njė drithėrim mė tej
mbylle derėn dhe me lotėt e tu
kyēe zemrėn dhe mė mos me ndjej

Ja po zhdukemi
unė dhe andrrat e mia
larg, larg, larg...
pėrtej reve, maleve dhe heshtjes
pėr ty do tė mbetemi veē njė varg

Mos ki frikė shpirt
se koha shėron gjithēka
pėrveē budallėnjve
sado e dhimbshme tė duket sot
nesėr asgjė s'ėshtė mė e pafundme

Mė jep njė puthje
dhe vrapo larg meje
vrapo e gjeje njė mal
kafsho buzėt e ngjitu sa mė lart
e atje nė majė emrin tim fort piskat

Dhe do shėrohesh nga unė
dhe andrrat e mia
do na hedhesh larg
pėrtej reve, maleve dhe heshtjes
pėr ty do tė mbetemi veē njė varg!

(© Elina Duni

http://youtu.be/8Xge3FgtmRY