Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Sporti (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=118)
-   -   Barcelona (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=21804)

Gjiki 05-12-11 08:38

Re: Titulli: Re: Titulli: Re: Barcelona
 
[QUOTE=LaCoStA;2159874]Doku sot nje jave, kallzona qysh t'ka dal matematika? :smile:[/QUOTE]

kysmet, n'emen t'zotit ktu m'ki :)

LaCoStA 07-12-11 09:29

Titulli: Re: Titulli: Re: Titulli: Re: Barcelona
 
[QUOTE=Gjiki;2159910]kysmet, n'emen t'zotit ktu m'ki :)[/QUOTE]

Mos e qit n'harres a? :smile:

Si t'hupim na, pa ta dhan doren se la ......... po menoj, me ta uru :smile:

LaCoStA 07-12-11 09:30

Titulli: Barcelona
 
[B]Barcelona, fitore pėr statistika[/B]


[URL="http://indeksonline.net/repository/images/sport/06_12_11_138357_barca.jpg"][IMG]http://indeksonline.net/repository/images/sport/06_12_11_138357_barca.jpg[/IMG][/URL]

Barcelona e ka pėrmbyllur me fitore ciklin e parė nė Champions. Edhe pa
shumicėn e lojtarėve standard, ekipi i Guardiolės ka shėnuar njė fitore tė thellė nė shtėpi ndaj Bate Borisov me 4-0.

Serinė e golave e hapi i riu Roberto nė min.36'. Montoya 60', Rodrigues nė 63' i cili shenoi nga penalltia ne minu. 88'. Nė kėtė grup ku bėn pjesė edhe Milani, Barcelona e ka pėrmbyllur ciklin pa asnjė humbje, tė gjitha fitore dhe njė barazim nė shtėpi me Milanin.

LaCoStA 07-12-11 09:32

Titulli: Barcelona
 
[SIZE=5][B]Guardiola i kėnaqur me tė rinjtė[/B][/SIZE]


[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/sport/f.1207084822531_m.jpg[/IMG]


[B]Trajneri i Barcelonės, Pep Guardiola, e ka quajtur “magjike” paraqitjen e tė rinjve nė fitoren e mbrėmshme 4-0 ndaj BATE Borisov nė Ligėn e Kampionėve.[/B]

Mbrojtėsi i majtė Maxwell dhe portieri i dytė Jose Pinto ishin tė vetmit lojtarė qė nuk vinin nga kampi i tė rinjve tė Barcės, La Masia, me Guardiolėn qė zgjodhi tė hedhė nė fushė nėntė lojtarė qė vinin nga akademia e tyre.

Thiago, vėllai i tij Rafinha, pastaj Martin Montoya, Marc Bartra, Andreu Fontas, Jonathan dos Santos, Sergi Roberto, Pedro dhe Isaac Cuenca, qė tė gjithė ishin nė 11-shen startuese.

“U thash atyre qė tė dalin dhe tė kėnaqen, ata dolėn bėnė shumė gjėra dhe nuk kishin frikė. E rėndėsishme pėr ne ėshtė tė shohim se ata janė tė aftė tė luajnė dhe tė shohin se ata janė tė gatshėm kur ne kemi nevojė pėr ta”.

“Nuk ėshtė e lehtė tė nxjerrėsh nė formacion gjashtė ose tetė fėmijė nga ekipi i dytė dhe tė luash kaq mirė”, ka deklaruar Guardiola.

Gjiki 07-12-11 13:25

Re: Titulli: Re: Titulli: Re: Titulli: Re: Barcelona
 
[QUOTE=LaCoStA;2161234]Mos e qit n'harres a? :smile:

Si t'hupim na, pa ta dhan doren se la ......... po menoj, me ta uru :smile:[/QUOTE]

edhe une kam me ta uru se koke sportist :)

se njoni m'tha ti s'po kuptojshe futbollin, pse i thash qe Barcelona nuk osht tu lujt bash mirė sivjet... nuk shkun as 2 dita edhe hupi Barcelona, kurr mo nuk erdh ai ktu :D

LaCoStA 07-12-11 15:27

Titulli: Re: Titulli: Re: Titulli: Re: Titulli: Re: Barcelona
 
[QUOTE=Gjiki;2161306]edhe une kam me ta uru se koke sportist :)

se njoni m'tha ti s'po kuptojshe futbollin, pse i thash qe Barcelona nuk osht tu lujt bash mirė sivjet... nuk shkun as 2 dita edhe hupi Barcelona, kurr mo nuk erdh ai ktu :D[/QUOTE]

Ja s'e ka per ata, po nuk i ka ra udha knej ...

LaCoStA 07-12-11 15:30

Titulli: Barcelona
 
[SIZE=5][B]Messi, Xavi dhe Ronaldo, finalistėt e FIFA Topi i Artė[/B][/SIZE]

[B]Fituesi i vitit tė kaluar, Lionel Messi, bashkėlojtari i tij Xavi Hernandez, dhe rivali i pėrbetuar, Crsitiano Ronaldo, janė tre lojtarėt tė cilėt do tė luftojnė pėr shpėrblimin mė tė ēmuar individual pėr njė futbollist, FIFA Topin e Artė.[/B]


Tre finalistėt u zbuluan nga sekretari gjeneral i FIFA-s, Jerome Valcke, dhe drejtori i revistės franceze France Football, Francois Moriniere.


[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/2010/lionelmessitopi.jpg[/IMG]

Favoriti kryesor pėr ta fituar ēmimin ėshtė Messi. Ai e kishte fituar trofeun nė fjalė nė tė dy vitet e kaluara, 2009 dhe 2010, dhe mund tė bėhet lojtari i parė pas Michel Platini qė e fiton kėtė trofe tre herė radhazi.

Cristiano Ronaldo, i cili vitin e kaluar fitoi vetėm trofeun e Kupės sė Mbretit, po ashtu ėshtė nė garė nė kėrkim tė Topit tė Artė tė dytė nė karrierėn e tij. Ai e kishte fituar atė nė vitin 2008 kur ishte lojtar i Manchester United.


[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/2010/ronaldotopi.jpg[/IMG]


Kandidati i tretė dhe mė pak favorit mbetet mesfushori i Barcelonės, Xavi, i cili pėrfundoi i treti nė tė dy edicionet e kaluara.

Messi po ashtu ėshtė kandidat pėr tė fituar ēmimin Puskas Award pėr Golin e Vitit pėr golin kundėr Arsenalit. Ai do tė luftojė pėr kėtė shpėrblim me sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney (golin e fitores kundėr Manchester Cityt) dhe me yllin e Santos, Neymar (goli kundėr Flamengos).

Barcelona dhe Real Madridi do tė luftojnė edhe nė garėn pėr Trajnerin e Vitit, ku janė nominuar tre kandidatė: Pep Guardiola, Jose Mourinho dhe trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson.

LaCoStA 10-12-11 13:50

Titulli: Barcelona
 
[B]Realin do ta sulmojmė [/B]



[URL="http://indeksonline.net/repository/images/sport/duardioa.jpg"][IMG]http://indeksonline.net/repository/images/sport/duardioa.jpg[/IMG][/URL]


Pep Guardiola, trajneri i Barcelonės, e ka tė qartė se si do tė luajė ndaj Real Madrid mbrėmjen e sė shtunės, nė Santiago Bernabeu. Katalanasit do tė sulmojnė nga minuta e parė e takimit sipas tij.

‘Pėrparsim qė ka Real Madrid nė renditje 3 pikė dhe njė ndeshje mė pak se Barcelona nuk mė kushtėzon nė pėrgatitjen e ndeshjes. Dua qė ekipi im tė sulmojė dhe tė gjejė rezultatin pozitiv me lojėn qė kemi bėrė gjithmonė dhe jo sepse duhet tė reduktojmė diferencėn”, u shpreh Guardiola nė konferencėn e shtypit para ndeshjes.

Pėrsa i pėrket heshtjes sė Mourinho-s para kėsaj ndeshjeje, Guardiola theksoi se e “rėndėsishme ėshtė qė tė flasin protagonistėt nė fushė”.

“Ekipet e Mourinho-s gjithmonė kanė qenė tė forta. Pėr shembull Interi ishte njė ekip madhėshtor qė fitoi Ligėn e Kampioneve. Futbolli ėshtė i bukur sepse jo tė gjithė skuadrat luajnė njėsoj dhe kėtė gjė i kam thėnė lojtarėve gjatė gjithė kėsaj jave. Duhet tė jemi gati pėr njė ndeshje tė vėshtirė edhe sot”, shtoi tekniku katalanas.

LaCoStA 10-12-11 13:55

Titulli: Barcelona
 
[B]Iniesta: Kjo Barcelonė, mė e mira [/B]

[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/sport/f.1208230833416_m.jpg[/IMG]

[B]Mesfushori i Barcelonės, Andres Iniesta ėshtė shprehur se skuadra aktuale katalanase ėshtė mė e mira nė tė cilėn ai ka luajtur gjatė karrierės sė tij. [/B]

“Unė besoj se ky ėshtė ekipi mė i mirė i Barcelonės nė tė cilin kam luajtur ndonjėherė. Kjo ėshtė pėr shkak se si zhvillohet loja jonė, me ekipet tė cilat po forcohen vit pas viti”.

“Jemi tė sfiduar qė tė pėrmirėsohemi ditė pas dite, vit pas viti, diēka qė kemi bėrė me respektin mė tė madh – taktikisht, fizikisht dhe teknikisht”, tha Iniesta duke shtuar se ai nuk lodhet kurrė sė fituari tituj.

LaCoStA 10-12-11 13:59

Titulli: Barcelona
 
[B]Deco: Barca fiton nė El Clasico [/B]

[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/sport/f.1209210331929_m.jpg[/IMG]

[B]Ish-mesfushori i Barcelonės, Deco ka deklaruar se ish-klubi i tij do tė triumfojė nė ndeshjen ndoshta mė tė madhe nė dhjetė vitet e fundit ndaj Real Madridit qė zhvillohet tė shtunėn nė Bernabeu. [/B]

“Real Madridi po luan mė mirė. Mendoj se ata po luajnė mė mirė si ekip. Nėse ekziston ndonjė ekip qė mund ta mposhtė kėtė Real Madrid, atėherė ėshtė Barcelona”.


“Barcelona duhet tė fitojė pėr ta zvogėluar distancėn, por njė barazim do tė ishte po ashtu i mirė se ardhur pasi sezoni ėshtė shumė i gjatė”, tha Deco pėr [I]El Mundo Deportivo[/I].

LaCoStA 10-12-11 14:02

Titulli: Barcelona
 
[B]Guardiola: Duhet tė jemi tė pėrkryer [/B]

[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/sport/f.1210112152391_m.jpg[/IMG]

[B]Trajneri i Barcelonės, Pep Guardiola ėshtė paraqitur nė konferencėn pėr shtyp para supersfidės ndaj Real Madridit qė zhvillohet sonte mbrėma, duke thėnė se ekipi i tij duhet tė luajė nė mėnyrė tė pėrkyer nėse dėshiron tė fitojė. [/B]

Guardiola nė konferencė foli pėr gjasat qė ekipi i tij ka nė Bernabeu, duke parashikuar nė tė njėjtėn kohė presion tė hatashėm nga Real Madridi.


“E kam pėrshtypjen se Reali do tė bėjė presion. Kur dikush arrin kėto rezultate, ėshtė normale qė tė luajė nė mėnyrė tė njėjtė. Unė duhet ta bėj gati ekipin pėr
njė lojė tė pėrkryer nė mėnyrė qė tė fitojmė”, theksoi Pep.


[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/2010/superclasico/guardiola350.jpg[/IMG]


Guardiola mė pas foli edhe pėr atė nėse renditja tabelare do tė ndikojė nė kėtė takim, duke e pėrjashtuar kėtė teori, pasi mendon se faktor kyē do tė jetė se cili ekip familjarizohet mė shpejtė me aftėsitė e ekipit kudnėrshtar.


“Nuk mendoj se fakti qė Reali ėshtė lider do tė ketė ndikim nė kėtė takim. Tė luash sipas renditjes tabelare nuk ka vlerė. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė dini aftėsitė dhe fuqinė e kundėrshtarit, ashtu sikurse pikėn e dobėt. Ne duhet tė jemi tentativ nė lojėn e tyre pozicionale, strategjinė e tyre dhe kundėrsulmet”, potencoi Pep.


Strategu katalan e mbylli konferencėn pėr shtyp duke lėvduar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, pėr heroizmat e bėra nga portugezi nė kohėn sa ishte te ish-kampioni i Evropės, Interi.


“Ne kemi luajtur ndaj njė kampioni tė madh atėkohė te Interi. Reali kėrkon shumė nga ju dhe Mourinho ėshtė trajner shumė i pėrgatitur, por unė nuk jam lodhur sė luajturi ndaj tyre. Ne do tė luftojmė pėr fitore, tė shohim si pėrfundon. Ne duhet tė jemi fluidė dhe funksional. Nuk do tė jetė e lehtė, sepse ata janė ekip i shpejtė, qė ju detyron tė ktheheni nė mbrojtje dhe t’i shkoni pas”, pėrfundoi Guardiola.

LaCoStA 10-12-11 14:03

Titulli: Barcelona
 
[B]Milito: Barca fiton nė El Clasico [/B]

[IMG]http://www.telegrafi.com/fo/sport/f.1210140318108_m.jpg[/IMG]

[B]Ish-mbrojtėsi i Barcelonės, Gabriel Milito mendon se katalanasit do tė triumfojnė edhe njėherė nė El Clasico. [/B]

“Unė shpresoj se do tė ndodhė njėjtė sikurse vitin e kaluar, qė Barca tė fitojė”.


“Reali ėshtė kundėrshtari qė mund tė bėjė dėmin mė tė madh, por e shoh Barcelonėn ende fituese. Ata kanė dy stile tė ndryshme. Ata janė dy ekipet mė tė mira. Me gjithė pėlqimin qė kam pėr kolegėt e mi te Barcelona, unė pres qė ata tė fitojnė”, tha Milito duke lėvduar Pep Guardiolėn si trajnerin mė tė mirė nė botė.

panta_rhei 10-12-11 14:04

Titulli: Barcelona
 
Ku doni me ba venin sonte, o lepurushat e guardiolles??? :biggrin:

HALA MADRIIID !!!

LaCoStA 10-12-11 17:20

Titulli: Barcelona
 
[QUOTE=panta_rhei;2162675]Ku doni me ba venin sonte, o lepurushat e guardiolles??? :biggrin:

HALA MADRIIID !!![/QUOTE]

Nese e ki fjalen per tifozet, ateher vendi yne eshte aty ku ka qene gjithmone, kurse nese e ke fjalen per lojtaret apo Barcelonen si ekipe, sonte dalin ne VENDIN E PARE, me pike te njejta me Realin, por me gol diference me te mire!


Visca el Barēa!

shef-qeti 10-12-11 17:57

Titulli: Barcelona
 
[SIZE="3"]Visca el Barēa![/SIZE]

Mourinjo sonte prape ka mi fajsu referat, veq nashta e ngushllon Christiano Ronaldo, po menoj Christina.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:36.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.