Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Tema tė vjetra (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=134)
-   -   Poezi nga doGzona (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=17498)

doGzona 25-10-05 22:35

[b][size=6]Ne dritare[/size][/b]

Ne dritare
Shiu bie
Dhe troket
Sikur kur qan
Perendesha.

Nga shiu i tille
Nuk ndalen
As kujtimet
Qe i kan shkruar
Poetet
Shkrimtaret
Dhe te tjeret
Para se une te shkruaj.

Ne dritare
Edhe era e dergon shiun
Sikur te ishte
Ofshama e perendeshes
Qe i mungon gezimi.

Nga era e madhe
Dhe nga shiu
Lekundet edhe lisi
Dhe akoma
I lagur qendron
Si shenje qendrese
Dhe shiu bie
Nga lotet
E perendeshes
Qe gjindet dikund.

doGzona 25-10-05 22:39

[b][size=6]Fjala dhe thenja[/size][/b]

Fjala del
Dhe merre boten
Sikur te ishte
Leter ne ajr
Dhe sdin te ndalur.


Fjala behet
Sikur bjeshka
Dhe pas saj
Ndertohen ligje
Genjeshtra
Qe nuk ndalen
Dhe behen leter
Qe sdin te ndalur
Nga stuhia qe e bart.


Fjala e folur
Pa vend
Eshte sikur pluhuri
Qe sdin te ndalur
Por syt ti verbon
Pak e nga pak.

doGzona 26-10-05 00:21

[b][size=6]Ne udhekryq[/size][/b]

Rruget na takuan
Aty
Ne udhekryq
Ku prisnim
Une dhe ti.

Aty ishim
Dhe nuk folem
Por rrugen
E kishim
Ne te njetin drejtim.

E ate udhekryq
Ti ke pritur
Edhe une
Pa ditur
Qe dikur
Do te behemi udhetar
Te te njejtes rruge
Te drejt.

doGzona 26-10-05 01:38

[b][size=6]Fjale filozofije[/size][/b]

Mos e shani erresiren
Perse
Ndizeni nje qiri
Te behet drite
Erresira si ka fajet
Po ata qe se luftojne
E ju;
Ndizeni nje qiri.


Mos rrini ne enderr
Perse
Zgjohuni nga ajo
Te shifni realitetin
Mos rrini ne enderr
Duke kerkuar kot
Realizimin.


Mos kerkoni shume
Perse
Por jepni nga vetja
Me shume
Se kufiri i kesaj
Akoma nuk eshte zbuluar.


Mos e mundoni veten
Nga nje e kaluar
Perse
Shendrrone ne gezim
Se ai qe ska nje te kaluar te hidhur
Sdo te kete
As te ardhme te gezuar
Keshtu thote ;
Filozofija.

doGzona 26-10-05 02:41

[b][size=6]Botrat e imagjinates[/size][/b]

Ne boten e perrallave
Shpesh
Shkuan qe te ndertojn
Nje bote tjeter
Dhe e ndertuan
Qe akoma jeton
Por nuk dihet se ne cilin vend.


Ne boten e imagjinates
Shpesh
Ndertuan kala te medha
Dhe i ruajten deri me sot
Por ato akoma
Nuk i pau askush
Vetem prape i ndeton me shume.

Ne boten e endrres atje
Shume u bene mbreter
Dhe ndertuan e sunduan
Por prape
Kjo ishte vetem enderr
Qe eshte larg nga realiteti.

doGzona 26-10-05 02:45

[b][size=6]Koha[/size][/b]

Nuk mudem te theme
Se
Koha eshte vetem kohe
Qe me veti merre ditet tona.

Ajo eshte kohe
Qe
Me veti sjelle shume
Qe ne nuk e kuptojm.


Nuk mundem te theme
Se
Cdo gje vjen dhe shkon
Nga koha ne kohe
Duke marrur
Dhe duke dhanur
Koha per kohen.

doGzona 26-10-05 02:49

[b][size=6]Ujerat[/size][/b]

Kur ujrat bashkohen
Dhe se bashku
Udhetojn ne cdo fund te botes
Pa u ndare kurre.


Ujrta se bashku
Ne shtatin e tyre
Bejne cdo gje
Por nuk renkojne.


Kur ujrat ecin e ecin
Dhe nuk din
Se kur do te vije
Fundi i tyre
Por se bashku
Ecin
Bejn
Deri ne fund te botes.

doGzona 26-10-05 02:53

[b][size=6]Pa mundesia[/size][/b]

Nje here edhe ata
Deshiruan
Dhe menduan
Qe qiellin ta prekin me dore
Por jo
Ndertesa u rrezua.


Ata menduan dhe deshiruan
Te prekin yjet me dore
Por jo
Se ylberi dhe yjet
Jetojn se bashku
Nuk ndahen.


Nje here edhe keta
Menduan
Se ajo cka deshirohet
Preket cdo here me dore
Po ajo quhet deshire
Dhe nuk preket cdo here
As cdo gje
Ashtu siq mendon njeriu.

doGzona 26-10-05 02:58

[b][size=6]Deshira e saj[/size][/b]

Asaj i falen te gjitha
Pasuri
Flori
Por ajo
Nuk deshti
Dhe iku
Pas deshires se saj.


Asaj i dhane cdo gje
Veshje
Mbathje
Po ajo
Nuk deshti
Dhe iku
Ne endrren e saj.


Asaj i falen ylberin
Henen
Diellin
Por ajo iku
Dhe shkoj
Aty ku zemra dhe mendja
I pushojne.

doGzona 26-10-05 21:44

[b][size=6]Ato qe i dua[/size][/b]

E dua boten
E dua jeten
E dua gezimin
E dua te verteten.

E dua thenjen
E dua premtimin
E dua kengen
E dua vallzimin.

E dua fjalen
E dua realitetin
E dua besen
E dua sinqeritetin.

E dua Atdheun
E dua shtepin
E dua kombin
E dua Shqiperin.

E dua lulen
E dua livadhin
E dua bjeshken
E dua malin.

E dua ujin
E dua gjallerin
E dua respektin
E dua dashurin.

doGzona 26-10-05 21:56

[b][size=6]Ngjyra[/size][/b]

Ne perden e syrit
Te drejtuar
Shif ngjyrat
Qe ndryshojne
Dhe behen ashtu
Te perziera
Si shkak i nje arsye.

Burojne ne bote
Ngjyra
Qe me kohen
E humbin vleren
Se ndryshojn
Ndoshta nga brendesia
Qe nuk din te sqaruar.

Arsyeja behet
Shigjet e mpreht
Dhe futet
Aty ku flaka
Qe moti e ka djegur
E bashk me te
Edhe flaka u shua
Nga forca e akullit
Dhe ftohtesia.

doGzona 26-10-05 23:13

[b][size=6]Shote Galica[/size][/b]

Floket e gjata
Gerrshetat ne balle
Trimerin
Shqiptare.


Plisin mbi koke
Hijeshi
Malet u bene
Pjese e jotja.

Me kenge
E barot te nxeht
Ermi i yt
Jeton deri sot.

Nga vendi
Me jetimet
Shkove jetime
Pak te perbuzi
Dashuria e nenes
Por nena
Nuk ishte fajtore
Per bijt e pa ndere.

doGzona 26-10-05 23:54

[b][size=6]Thirrja[/size][/b]

Zeri thrret
Ne kete erresir
Dhe pyet
Ku mbeti fjala
Besa
Qe dikur u tha:
Nje per te gjithe
Te gjithe per nje.


Ne ftohtesi te nates
Muri
Leshon akullin
Dhe trupi rrudhet
E shpresen e mbane
Dhe thote me vete:
Jo sme kan harruar.


Gelqeret e vjetra
Lyhet
Me ngjyren e kuqe
Te pershtymes
Nga goja bujare
Qe kerkon
Akoma jete
Akoma liri
E perse e harruar.


Zeri ne brendesi thrret
Dhe fytyra
Behet e rrudhur
E mendja pyet
A thua:
Si me harruan
Ne kete vend te mallkuar.


Endrra ka humbur
Nuk vjen
Qe te behet realitet
Ne zjarrin e madhe
Qe mbahet ne gji
Dhe loti del
E prape thote;
Nuk jan lotet e mi.

doGzona 27-10-05 01:25

[b][size=6]Akrepat e ores[/size][/b]

Akrepat ecin dhe nuk ndalen
Rrahja e tyre
Me duket ashtu
Sikur te ishte
E lidhurE me zemren time.

Kjo rrahje e akrepave
Me merre me veti
Me dergon
Ne boten e mendimeve
Ku atje thuri
Dhe ndertoj cdo gje.


Akrepat levizin ne minutazh
Dhe shikoj dhe pyes
A thua
Kaq shpejt kalon
Jeta e jone
Pa u ndalur
Dhe nuk kthehet mbrapa.

Me dergojne ne mendime
Keta akrepa
Se bashku me zemren
Rrahin dhe kerkojne
Ate.

doGzona 27-10-05 01:37

[b][size=6]Malsia[/size][/b]

Nga ushtimat e malit
Zogjet iken
Nuk rrinin ne dege
Se krismat e medha
Nuk ndaleshin
Edhe zogjet e kuptuan
Se baruti eshte nxe.

Me fjalen bese
Me bajrak te kuq
Zeri therret
O vdekje ku je
Se dua te vdese
E nder pranga jo
Se ndera se mban.


Ne majen e malit
Kelmendi
Gruda
Plava
Gucia
Krejt shqiptaria
Se pushka tash
Flet te vetmen fjale
Liri a vdekje
Per kombin shqiptar.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:50.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.