Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Hapėsirė filozofike-psikologjike (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=114)
-   -   Reflektime (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=27684)

Murgesha 28-11-12 22:24

Titulli: Reflektime
 
....Gjithkund ne bot ku ipet dicka falas ka britma e shtyrje per me arrit te paret e me honger deri sa te mos mujn me...

Legenat do na i komentojne e sterkomentojn armiqt e kombit (mbase edhe qendrojne ne prapasken me krejt halabaket qe per nje cop torte poshteruan sot festen e madhe) qe gjithsesi nuk ju gezuan ketij bashkimi te madh te shqiptareve..

tipi engjellor 28-11-12 22:25

Titulli: Reflektime
 
Dikur,tek lexoja historine me dukej si qudi qe nje shtet kaq te vogel donin ta pushtonin gjithe te tjeret......... dhe quditesha akoma me shume,kur lexoja se nje shtet kaq i vogel i ka mbijetuar te gjithave. Po sot,jo........sot e kuptoj se si ne rezistuam,se si nuk u mundem........Kur eci rrugeve,ndjej feshferitjen e flamujve qe era i lekund fuqishem dhe ngre koken per te pare valvitjen e nje flamuri qe nuk njeh humbje,nuk njeh poshterim....... pikerisht aty gjej burimin e forces,burimin e krenarise shqiptare.......tek ky flamur gjej arsyen se perse nuk na mposhti dot as serb dushani e as turk sulltani......askund nuk gjen ne bote flamur qendisur gjak,ndaj nuk zbehet ngjyra po ndizet,behet flake.......eshte gjaku i te pareve,i atyre qe kuptuan vlerat e kombit perpara se t'i humbnim ato............ eshte gjak qe burim ka zemren,ashtu si guximi i gjithi luftetareve shqiptar.......... edhe pse ishin te pakte ne numer,ata ia dolen........ shqiptaret ia dolen te valvisnin te lire flamurin me 1912..........
Dhe sot,ne 2012,kur mbushet plot nje shekull nga dita e pamvaresise,ky flamur qendron lart,me lart se kurre........qendron aq lart ku vetem nje shqiponje mundet te ndertojne folene........ndoshta kjo eshte arsyeja perse fusha e kuqe ka ne qender shqiponjen e zeze dykrereshe......... ndoshta te paret tane e dinin se ku e kish vendin ky flamur.......... po,po,ata e dinin se ky flamur do te valvitej vetem mes lartesish e nuk do perkulej nga qdo stuhi e tufan.......... e dinin se ky komb do te ecte me kohen e koha ka vec pavdekesi,vec perjetesi.......sot ne kete 100 vjetor une ndihem krenar per ate qe jam...... ndihem krenar qe gjaku im eshte gjak pellazg,gjak i lashte i kombit tim..... ndihem krenar per qdo brohoritje te bashkuar ne nje ze te vetem qe thote.......O sa mire me qene shqiptar,o hej......... ndjej krenari per qdo kenge te kenduar shqip qe qon jehonen ne Malesi,Kosove,Diaspore a Qameri............
Ti o nena ime ke nje shekull pamvaresi,por mijera vjet histori...........
E une sot krenohem me liqerin e Lasgushit,me malet e Naimit,me folklorin,me zakonet,me traditat shekullore shqipetare..............e qka mund te them me teper........ Une ndihem kaq i vogel para teje atdhe, por te uroj me gjithe zemer GEZUAR DITELINDJEN SHQIPERI........
Historia jote do vazhdoje te shkruhet mes rreshtash deri sa bota te shuhet dhe me tej...............

jadore 28-11-12 22:36

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=Murgesha;2261988]....Gjithkund ne bot ku ipet dicka falas ka britma e shtyrje per me arrit te paret e me honger deri sa te mos mujn me...

Legenat do na i komentojne e sterkomentojn armiqt e kombit (mbase edhe qendrojne ne prapasken me krejt halabaket qe per nje cop torte poshteruan sot festen e madhe) qe gjithsesi nuk ju gezuan ketij bashkimi te madh te shqiptareve..[/QUOTE]

[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]hajde aryetime hajde , me ngjau ne citatet e Xhaxhit kjo, Murgeshe ..armiqte , armiqte , armiqte ..i ekzagjerojme pak gjerat me duket ..e, mo gjithe armiqte tana para neve kane festuar shekujte e pavarsise se tyre..
sa per mua bash ne kete dite , me kete gjest ,shqiptaret edhe po te vdisnin urije , do te duhej te tregonin zotnillekun , fisnikrine qe liria qendron edhe mbi barkun e pangopur ..[/SIZE][/FONT]

lovely 28-11-12 22:42

Titulli: Reflektime
 
"Shqipnia u ba, tash duhen ba shqiptarėt."

~At' Gjergj Fishta

murrizi 29-11-12 02:41

Titulli: Reflektime
 
hehe hehe.

vjeshta 29-11-12 15:07

Titulli: Reflektime
 
Moralja e "prralles" cila po na del ?

100 pite (vite) per nje torte?

Zero Cool 29-11-12 15:24

Titulli: Reflektime
 
Disa shkrime ksajde, thone qe Hasha e PDK po e shesin Kosoven, jane tradhtare, jane kshtu jane ashtu, s`lan send pa thane e s`lane guri pa hudhe mbi ta...

Nga ana tjeter qe sa here diteve te fundit Hasha & co deklarohen haptas per bashkim kombtar.

Kam ra n`hall; kujt me i besu?

Hasha & co e kane tregu veten, ne lufte dhe pas saj.

Keta shkruesit pacifist ksajde "e kan tregu veten" ne lufte edhe tani...

Kujt ti besojme?

Tortes?!

Po qysh e bani prrale kete torte thu ti se ne jemi ma te mire, a jemi na qata qe jemi shty e rrzu per buke qe na hudhshin si qenve ne Bllace te Maqedonise, a jemi na qato gra qe ja shkulshim floket njana tjetres kure kishim uri?
Tash po shesim kulture, demek na ma te mire se ata ne TV, te tortes.

Hey, po reflekton nje grusht grure i marre nga grumbulli i grurit ne mes te odes. :wink:

Kalimero 01-12-12 10:27

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=Murgesha;2261988]....Gjithkund ne bot ku ipet dicka falas ka britma e shtyrje per me arrit te paret e me honger deri sa te mos mujn me...

Legenat do na i komentojne e sterkomentojn armiqt e kombit (mbase edhe qendrojne ne prapasken me krejt halabaket qe per nje cop torte poshteruan sot festen e madhe) qe gjithsesi nuk ju gezuan ketij bashkimi te madh te shqiptareve..[/QUOTE]




kshire dijuze qikit video,

[url]http://flej.eu/watch.php?v=867&state=640636f38517f72a39e7adab56dce9ca&code=AQD8ge-VPirr4VtZHmHiVmqPY1jO5-v_5fx_MH7BlJ9X44gODBkc-FRSNt7OgV9o_URxC0140UZyNveNYuPuSASaLN-pfO8xplPXJjyd1Lzm_8E65mlqlI150a9tQVBDiY9kR2DRXpDRPl4wP_8Kwn-a3xkeHn5thXjNdb3on9MJNtjNj_1v8JMDJtCt7HoPaZ1E6W3jVXZmzuKD9NnnBmmQ#_=_[/url]


ehhh, tibe ingja fari kur kemi naj dasem a anj zijafet ,ku vin misafir asishne t'huj, tibee gjith be kthen buk fmive purpara , se thon, noshta jon unt e lakmojn e tonshi na marin ftiren para misafirve,


ehh pi dish ti qa deshta me thonen ,:cool::cool:

ps; alimes i kofe kom me ja pru qera her ,ja kum primtu tibe :biggrin::cool:

Le jardin des disparus 07-12-12 13:30

Titulli: Reflektime
 
Sot e shkula trėndafilin nga kopshti. E shkunda dheun me lopatė rreth tij, solla me kazmė tė rrėnja qė kish lėshuar dej nė tė gjitha anėt thellė nė tokė.
I tėri u dihata, u djersita. Mė nė fund munda ta tėrheq rrėnjėn nga shtresa e vet. Por nė tokė mbetėn shumė dejn dhe dejzė qė i kėputa me fuqi.
Do tė mė mallkojnė ata dej nė pranverė. Sepse nė ta ende ka jetė, atyre u mungon ajri. Do tė mallėngjehen ata pėr gjethet, derisa tė mos zhbihen fare.
Nė kėtė mėnyrė e shkula unė dashurinė nga toka e tharė e zemrės sime...

(disparus)

Domira 07-12-12 15:37

Re: Reflektime
 
[I]Fjalė pas fjale frymė e lehtėsim nė tė pėrditshmin shtegėtim. Mendimet skishin dallim, as qeshja, as humori...njėkohėsisht ndodhte: mirėmėngjesi dhe natėn e mirė...pastaj mrekullitė e tjera virtuale tė cilat me sė paku kishin lidhje me realitetin.

...po do ti them tė gjitha iu pėrgjigja, dhe ia thash. Bėra mirė sepse as sytė e as mendja nuk mė mashtruan...edhe irealja u bė realitet dhe ishin shumė tė ngjajshme, ani se perden nuk mund ta skajoja deri nė fund. Rėndėsi kishte se po gėzohesha pafundėsisht, fjalėt dhe mendimet kishin po atė artikulim, kurse gazi dhe hareja tė njejta, tė kėndshme, unike dhe tė papėrsėritshme...

Cingėrrimėn e celularit e pėrcollėm me tė njejtėn hare e qeshje thua se nuk kishte rėndėsi se ajo mund tė kishte pėrmbajtje paparamendueshėm domethėnėse...

Kush ka fatin tė pėrjetojė njė tė tillė lumturi...kjo pėrjetohet vetėm njė herė nė jetė dhe me kėtė ia vlen ta jetosh pjesėn e mbetur tė jetės, cfardo qė tė vijė ajo pas casteve tė lumturisė sė vėrtetė...[/I]

Albonita 07-12-12 19:46

Titulli: Reflektime
 
[SIZE="3"][FONT="Century Gothic"][FONT="Book Antiqua"]Kohė mė parė njė Bure ecte nė plazh .
Dielli sapo po perėndonte ...
Ai ecte dhe mendonte :
Tė kisha njė makinė tė re do tė ndjehesha i lumtur ..
Tė kisha njė shtėpi tė re do ndjehesha i lumtur ..
Tė kisha njė punė tė mirė do ndjehesha i lumtur ..
Tė kisha njė grua tė mirė do ndjehesha i lumtur ..
Nė atė moment u pengua nė njė ēantė tė mbushur me gurė.
Filloi tė luante me ta duke i hedhur njė e nga njė nė det dhe mendonte :
Sikur tė kisha ....do tė ndjehesha...deri sa mbeti vetėm me njė gur , tė cilin vendosi ta mbante.
Kur arriti nė shtėpi vuri re qė guri qė mbante nė dorė ishte njė diamant .
Mendoi se sa diamante kishte hedhur nė det ,pa i vėnė re se ishin gurė tė ēmuar .
Kėshtu veprojnė edhe njerėzit ...
Ėndėrrojnė atė qė se kanė , pa i dhėnė rėndėsi gjėrave qė kanė pranė. Nėse do ti vėshtronin mė mirė do tė vinin re se sa me fat janė...
Lumturia ėshtė mė afėr se mendojnė..
Cdo gur duhet ruajtur mirė.
Cdo gur mund tė jetė i ēmuar !
Cdo ditė e jona mund tė jetė njė gur i ēmuar , i pazėvendėsueshėm .
Cdo njeri duhet tė vendosi nėse ta ēmojė njė gur apo ta hedhi nė det ..
Miqtė , Familjen , Punėn,Dashurinė apo ėndrrat ...[/FONT][/FONT][/SIZE]

[SIZE="3"][FONT="Book Antiqua"][COLOR="Magenta"]Uaooo e vodha ja vlejti me pru qiknenaj, Rreflektejshen[/COLOR][/FONT][/SIZE]:cool:

natyra 08-12-12 05:48

Titulli: Reflektime
 
[I][COLOR="Indigo"][B]Apokalipsi po vjen une po e shofee ,me lini te klith per boten qe po i vie fundi:eek:
sikur njerzit te mund ta ndalonin :confused::tongue:

Natyra.[/B][/COLOR][/I]

dAdA_DriTe 08-12-12 10:37

Re: Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=natyra;2264335][I][COLOR="Indigo"][B]Apokalipsi po vjen une po e shofee ,me lini te klith per boten qe po i vie fundi:eek:
sikur njerzit te mund ta ndalonin :confused::tongue:

Natyra.[/B][/COLOR][/I][/QUOTE]

me kan qe e kishin ndalu
njerzit edhe kur kishin desht e kishin ba,
kshtu mire qe sna vet
i din punet e veta ia lart

Alima 08-12-12 12:04

Titulli: Reflektime
 
...

Nc nc..

Apokalipsi joooo... nje lufte e madhe po!

Reflekt!

.

lovely 08-12-12 12:42

Titulli: Reflektime
 
Rrini rahat, me 23 dhjetor kam me iu kallxu qe, as nuk pat apokalips e as lufta t`mllaja.

zanaa 08-12-12 12:45

Titulli: Reflektime
 
Apokalipsi eshte moti prezent tek ne-por ne nje menyre te ngadalshme shkatrruese.....

Alima 08-12-12 12:46

Titulli: Reflektime
 
...

Data nuk luan rrol!

Lufta e madhe po!

Relax !

.

Le jardin des disparus 08-12-12 18:23

Titulli: Reflektime
 
Dhe kėshtu, brengosshėm, mė nė fund bėhemi tė vetėdijshėm se ėshtė pėr ne, qė tashmė mplakemi, dashuria aq e shtrenjtė, qė s`ka shpresė qė nė pėrgjithėsi na takon, nėse e kemi humbur, ose asnjėherė nuk e kemi takuar.
Ne pothuajse patjetėr bėhemi lypsarė. Lypim pak simpati, njė buzėqeshje mė tė ėmbėl, njė trohė mė tepėr vėmendje, njė shkresė tė intonuar sa mė intime - ne bėhemi lypsa tė dashurisė.
Shpesh e kapim vetėn nė tundime se kemi dashur tė ndalemi nė njė kėnd nė muzg, kur ndizen dritat nė vitrina... me shpresė pėr (ri)takim me dashurinė, edhe pse kjo mund tė jetė vetėm shpresė e rreme, qė vdes e fundit...


(© disparus)

Le jardin des disparus 09-12-12 13:47

Titulli: Reflektime
 
Sot ėshtė dimėr i vėrtetė... Kurse trėndafili nėn dritaren time ēuditėrisht paska ēelur dhe ngjyra e kuqe duket aq e shprehur kundrejtė bardhėsisė sė borės.
Ky trėnfdafil ēelte edhe nė pranverė, ēelte tėrė verės e vjeshtės. Por nuk do tė besoja se do ēelte edhe tash, kur akujt kanė shtrėnguar tokėn!
Mbase tash kuptimi pėr qeniesinė e tij ėshtė tė tregojė se kjo ėshtė e mundur, se mjafton dėshira pėr tė ēelur qoftė dhe mes akujsh!
E vėshtroj atė lule tė kuqe, atė trėndafil se si lėkundet nė erėn e ashpėr, ėshtė jashtėzakonisht i vetmuar, pa shpresė. Por ky ėshtė realiteti i ftohtė, s`e kam menduar unė...


([B]©[/B] disparus)

natyra 13-12-12 05:07

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=Le jardin des disparus;2264430]Dhe kėshtu, brengosshėm, mė nė fund bėhemi tė vetėdijshėm se ėshtė pėr ne, qė tashmė mplakemi, dashuria aq e shtrenjtė, qė s`ka shpresė qė nė pėrgjithėsi na takon, nėse e kemi humbur, ose asnjėherė nuk e kemi takuar.
Ne pothuajse patjetėr bėhemi lypsarė. Lypim pak simpati, njė buzėqeshje mė tė ėmbėl, njė trohė mė tepėr vėmendje, njė shkresė tė intonuar sa mė intime - ne bėhemi lypsa tė dashurisė.
Shpesh e kapim vetėn nė tundime se kemi dashur tė ndalemi nė njė kėnd nė muzg, kur ndizen dritat nė vitrina... me shpresė pėr (ri)takim me dashurinė, edhe pse kjo mund tė jetė vetėm shpresė e rreme, qė vdes e fundit...


(© disparus)[/QUOTE]

[QUOTE]me shpresė pėr (ri)takim me dashurinė,[/QUOTE]
me fale,per nderhyrjen i nderuar,ishte vetem ky vargu qe me beri pershtypje/cilin veqova ketu...Shtoi,sikur gjitha dashurit te ken nje gje te tille,(ri)takimin/dhe ne boten tjeter...vdekja do kishte kuptim!....(me me pak dhimbje)

respekt juve

...Natyra!

natyra 13-12-12 05:28

Titulli: Reflektime
 
[I][SIZE="2"]Perse nejrzit nuk shofin te keqen, para se me ndodhe?por pasiqe ndodh!:rolleyes:
Keshtu dhe Policia veproin,te njejten gje(pasi qe ndodhe)... jan ne vengjarje:biggrin:

"Nime,pse shqiptart e hajn darken pasi qe musafiri te shko ne shpi te vet?lol
Dikur flitej,per te Z. e shpis qe kishte pas ni pul duke zie ne veksh mi shport,dhe posa thrret musafiri te dera ajo me ni ren e vekshin ne (magje te millit) deri te nesermen,kur shkon me marr e qel kapaken e vekshit!,,qe pula ishte ba Breshk:rolleyes:

P/S.me te nime ishte,lol:tongue:

<<<<<<<
Flm/Natyra[/SIZE][/I]:smile:

Dardanesha 13-12-12 09:41

Re: Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=natyra;2265319][I][SIZE="2"]Perse nejrzit nuk shofin te keqen, para se me ndodhe?por pasiqe ndodh!:rolleyes:
Keshtu dhe Policia veproin,te njejten gje(pasi qe ndodhe)... jan ne vengjarje:biggrin:

"Nime,pse shqiptart e hajn darken pasi qe musafiri te shko ne shpi te vet?lol
Dikur flitej,per te Z. e shpis qe kishte pas ni pul duke zie ne veksh mi shport,dhe posa thrret musafiri te dera ajo me ni ren e vekshin ne (magje te millit) deri te nesermen,kur shkon me marr e qel kapaken e vekshit!,,qe pula ishte ba Breshk:rolleyes:

P/S.me te nime ishte,lol:tongue:

<<<<<<<
Flm/Natyra[/SIZE][/I]:smile:[/QUOTE]


Natyra, ketu nuk pajtohem me ty, ku ka me mikeprites se Shqipetaret e sidomos nese ju shkon ne konak. Asnje popull ne bote nuk eshte mikeprites si ne...

natyra 13-12-12 22:54

Titulli: Re: Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=Dardanesha;2265331]Natyra, ketu nuk pajtohem me ty, ku ka me mikeprites se Shqipetaret e sidomos nese ju shkon ne konak. Asnje popull ne bote nuk eshte mikeprites si ne...[/QUOTE]


[SIZE="2"][I]hahaha Jo te gjithe mendoi:rolleyes:

P/s. mfal'a per nderhyrjen...(jo per gje, por eshte zakon te thuhet tek ne shqiptart):tongue::wink:

Natyra...
[/I][/SIZE]

Antika 17-12-12 11:13

Titulli: Reflektime
 
[B]Urtėsia e psikopatėve[/B]
Astrit Lulushi

Rruga drejt njė posti ėshtė e vėshtirė, e pėrjetė. Ajo mund tė
krahasohet me njė shtyllė tė lyer me graso, nė majė tė sė cilės
qėndron shpėrblimi. Pėr t'u ngjitur, njeriut i duhet tė jete i
pėrqėndruar, kėmbėngules, egocentrist, i pamėshirshėm, pa empathi, tė
harrojė ēdo vlerė veē asaj materiale; tė tjerėt t'i shtyjė a t'i
shkelė; dhe kėta tė mos e kundėrshtojnė pasi nga fitorja e tij mund tė
vjelin ndonjė pėrfitim.

Kjo ėshtė psikologjia e garės drejt postit nė shekullin e 21, ku
mirėsjellja, dashamirėsia, etika, aftėsia, intelekti, gjitha dalin nė
vend tė dytė.

Shfrytėzimi i mirėsisė sė tjetrit - e mare pėr dobėsi - idea e fitores
me ēdo kusht a mjet janė "veti", megjithėse nxisin, pėrdoren a
motivojnė njėsoj edhe njė vrasės - me pėrjashtim se ky i fundit ka
zgjedhur rrugėn e krimit dhe jo atė tė politikės.

Psikopatėt janė njėsoj, ata ndahen vetėm nė varėsi tė rrugės qė
zgjedhin - funsionalė dhe jo-funksionalė. Ky, pak-a-shumė ėshtė edhe
linja i librit "Wisdom of Psychopaths", ku autori Kevin Dutton, doktor
psikolog nė universitetin e Oksfordit, Angli, bėn njė udhėtim tėrheqės
nė jetėn e psikopatėve dhe sjelljet e tyre tepėr dinake e tė
pėrllogaritura.

Duke u mbėshtetur nė kėrkime e studime mjekėsore e shoqėrore, autori
zbulon se tė gjithė njerėzit deri-diku kanė njė shkallė "ēmendurie".

Duke ndėrthurur pėrparimet mė tė fundit nė teknologjinė e skanimit tė
trurit dhe nė neuroshkencė, Dr. Dutton thotė se njė drejtues, njė
neurokirurg i shkėlqyer a njė polic i zellshėm kanė shumė gjėra tė
pėrbashkėta me njė "Ted Bundy" qė vret pėr kėnaqėsi, ose me njė shofer
qė zihet a vret pėr njė vend parkimi. Nė fakt ky i fundit ka tė
njėjtėn shkallė sjelljeje tė papėrmbajtur mė njė "psikopat
funksional", qė ia bėn vartėsve jetėn nė punė tė padurueshme, ose
shfrytėzon gjendjen e tyre nevojtare pėr t'i shėrbyer egos sė vet a
pėr t'iu gėzuar pushtetit. Por ndryshe nga homologėt e tyre vrasės, nė
disa fusha, sa mė shumė "psikopatė" kėta funksionarė janė, aq mė shumė
tė ngjarė ka qė tė ngjiten nė pozita a poste mė tė larta.

Duke shtjelluar teorinė e tij se tė gjithė njerėzit kanė prirje
psikopatie, Dr. Kevin Dutton vė pėrpara argumentin qė shoqėria si
tėrėsi ėshtė sot mė shumė se kurrė e "ēmendur", ku njerėzit priren tė
jenė trima, vetė-vlerėsues, karizmatikė tė sipėrfaqshėm, tė
pandjeshėm-tė pamėshirshėm, tė pangopur, egocentristė, amoralė dhe tė
fiksuar nė njė ide, "cilėsi" qė rekomandohen pėr tė patur sukses nė
kohėn tonė.

Duke pėrcjellė optimizėm pėrmes njė rruge tė errėt, siē ėshtė sėmundja
e psikopatisė, dhe njėkohėsisht duke nxitur mendimin nga
faqja-nė-faqe (280), libri "Wisdom of Psycopaths" botuar nga
Scientific American 2012, duket se ėshtė pėr ēdo njeri qė kėrkon tė
njohė mė shumė veten dhe tė tjerėt ose qė pėrpiqet tė gjejė ēelėsin e
suksesit,

jadore 22-12-12 16:48

Titulli: Reflektime
 
[FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"]..jetojme me aq sa marrim, por jeten e bejme me aq sa japim.[/SIZE][/FONT]

Bona-us 04-01-13 16:11

Titulli: Reflektime
 
Fotografitė kurvore !

Jo pak femra nga shoqet qė kisha shfrytėzonin pushtetin e fotografisė pėr tė shtuar konkurencėn pėrmes reklamės. Njė shoqe qė kisha , ēdo ditė lyhej , ēdo ditė rregullonte flokėt . Ajo kado qė sillej bėnte fotografi. Fotografinė e shfrytėzonte si reklamė. Pra nė momentin qė postonte foto nė FB pėrnjėherėsh nja njėzet vetė i dėrgonin kėrkesa tė miqėsisė .

Egon e saj e kėnaqte kur i shtohej numri i kėrkesave ( tė sėmurėt e FB kėshtu e pėrceptojnė edhe vetė jetėn) , pra nė momentin qė rritej numri i kėrkesave tė miqėsisė asaj i dukej se u plotėsua , pra sepse ishte njė numėr i madh i njerėzve qė do e pėlqenin , qė do i bėnin llajqe . Ajo kish njė tė dashur . Me tė spajtohej fare , pra sidomos pėr punėn e fotografive . Sepse qėllimi i saj ishte tė lyhet bukur , tė dalė nė foto sa mė bukur (fallco) qė tė jetė e mundur. Nė kėtė mėnyrė tė ,,kall’’ njė sėrė djemėsh , pra tė fitojė ,,zemrat’’ e njė numri tė madh djemėsh . Nė biseda gocash tė tregosh se tė ka thėnė njė djal dje , pastaj njė tjetėr pardje dhe njė i tretė parėpardje , ėshtė njė status i madh . Por jo vetėm nė mes vajzash kjo ndodh edhe mes meshkujsh. Pra asaj qė i kanė thėnė mė shumė djem vlen mė shumė ( tru pule).

Kjo shoqja kish edhe njė tė dashur . Nė momentet kur zihej me tė merrte dhe bėnte foto. Fotografitė qė i bėnte i kishte gjysmė tė zhveshura(kujdes kėtu mė kujtohet fenomeni i ekspozitės sė trupit femėror) . Lakuriqėsinė e bukur tė saj , apo bukurinė e saj lakuriqe e merrte dhe e nxirrte nė ankand . Nė momentin qė e nxirrte nė ankad qė nė pėrdorim facebook-ial quhet ,,mur’’ , njė numėr i madh miqėsh , i bėnte pėlqim , dhe kėshtu secili nga shokėt qė pėlqente i dilte nė aktivitetin e shokut se ka pėlqyer ktė shoqe , pastaj tė tjerėt e shinin dhe dėrgonin kėrkesa miqėsie . Si puna e njė produkti qė quhej ,,funky’’ , ishin disa tipa tė ushqimeve qė u patėn pėrhapur shpejtė pra nga miku nė mik dhe tė gjithė hanin ,,funky’’ .

Kur fotografia e saj vėrshonte gjith facebook-un , pra kur mundėsia pėr tė parė vithet dhe pjesėt intime tė saj ishte bėrė ,,mundėsi e gjithsecilit qė ka facebook , ajo kish arritur pikėn qė dėshironte . Pra kish arritur qė tė dashurin e vet ta kontrolloj dhe ta bėjė nervoz nė masėn mė tė madhe tė mundshme. Sepse nervoza ishte qullėzim . Kap dhe bėj nervoz dikė , e turbulloj dhe ai harron si tė mė kontrolloj nė amoralitete. Pra ky ishte pėrdorimi i fotografisė nga njė mike imja qė e vendoste veten nė ankand . Kohėve tė fundit , fytyra po i prishet . Dėgjova se kish lėnė tė dashurin e tretė tė cilit i kishte lejuar qė ti puthė buzėn dhe ta prekė nė plot vende.

Tė mė falė shoqja !

e-uritura 07-01-13 07:40

Titulli: Reflektime
 
[QUOTE=Bona-us;2268633]Fotografitė kurvore !

Jo pak femra nga shoqet qė kisha shfrytėzonin pushtetin e fotografisė pėr tė shtuar konkurencėn pėrmes reklamės. Njė shoqe qė kisha , ēdo ditė lyhej , ēdo ditė rregullonte flokėt . Ajo kado qė sillej bėnte fotografi. Fotografinė e shfrytėzonte si reklamė. Pra nė momentin qė postonte foto nė FB pėrnjėherėsh nja njėzet vetė i dėrgonin kėrkesa tė miqėsisė .

Egon e saj e kėnaqte kur i shtohej numri i kėrkesave ( tė sėmurėt e FB kėshtu e pėrceptojnė edhe vetė jetėn) , pra nė momentin qė rritej numri i kėrkesave tė miqėsisė asaj i dukej se u plotėsua , pra sepse ishte njė numėr i madh i njerėzve qė do e pėlqenin , qė do i bėnin llajqe . Ajo kish njė tė dashur . Me tė spajtohej fare , pra sidomos pėr punėn e fotografive . Sepse qėllimi i saj ishte tė lyhet bukur , tė dalė nė foto sa mė bukur (fallco) qė tė jetė e mundur. Nė kėtė mėnyrė tė ,,kall’’ njė sėrė djemėsh , pra tė fitojė ,,zemrat’’ e njė numri tė madh djemėsh . Nė biseda gocash tė tregosh se tė ka thėnė njė djal dje , pastaj njė tjetėr pardje dhe njė i tretė parėpardje , ėshtė njė status i madh . Por jo vetėm nė mes vajzash kjo ndodh edhe mes meshkujsh. Pra asaj qė i kanė thėnė mė shumė djem vlen mė shumė ( tru pule).

Kjo shoqja kish edhe njė tė dashur . Nė momentet kur zihej me tė merrte dhe bėnte foto. Fotografitė qė i bėnte i kishte gjysmė tė zhveshura(kujdes kėtu mė kujtohet fenomeni i ekspozitės sė trupit femėror) . Lakuriqėsinė e bukur tė saj , apo bukurinė e saj lakuriqe e merrte dhe e nxirrte nė ankand . Nė momentin qė e nxirrte nė ankad qė nė pėrdorim facebook-ial quhet ,,mur’’ , njė numėr i madh miqėsh , i bėnte pėlqim , dhe kėshtu secili nga shokėt qė pėlqente i dilte nė aktivitetin e shokut se ka pėlqyer ktė shoqe , pastaj tė tjerėt e shinin dhe dėrgonin kėrkesa miqėsie . Si puna e njė produkti qė quhej ,,funky’’ , ishin disa tipa tė ushqimeve qė u patėn pėrhapur shpejtė pra nga miku nė mik dhe tė gjithė hanin ,,funky’’ .

Kur fotografia e saj vėrshonte gjith facebook-un , pra kur mundėsia pėr tė parė vithet dhe pjesėt intime tė saj ishte bėrė ,,mundėsi e gjithsecilit qė ka facebook , ajo kish arritur pikėn qė dėshironte . Pra kish arritur qė tė dashurin e vet ta kontrolloj dhe ta bėjė nervoz nė masėn mė tė madhe tė mundshme. Sepse nervoza ishte qullėzim . Kap dhe bėj nervoz dikė , e turbulloj dhe ai harron si tė mė kontrolloj nė amoralitete. Pra ky ishte pėrdorimi i fotografisė nga njė mike imja qė e vendoste veten nė ankand . Kohėve tė fundit , fytyra po i prishet . Dėgjova se kish lėnė tė dashurin e tretė tė cilit i kishte lejuar qė ti puthė buzėn dhe ta prekė nė plot vende.

Tė mė falė shoqja ![/QUOTE]

...e vodhi, dhe e vuri njė foto "Sex me!"

AmonRa 07-01-13 14:22

Titulli: Reflektime
 
Edhe 21 dhjetori i famshėm profetik pėr mundėsinė e ndodhjes sė kataklizmės apokaliptike tė botės, tė parashikuar sipas kalendarit tė civilizimit tė lasht Maja, erdhi dhe shkoi. Fatlumsisht nuk ndodhi asgjė e frikshme. Apo, mė mirė tė themi – nuk ndodhi asgjė “kotė e pritshme”. Edhe pas kėsaj “fantom date”, bota (por edhe Kosova) vazhdoj tė mbijetoj me tė gjitha brengat dhe problemet e saja tė zakonshme ekzistuese.

Meqė jemi, po ashtu, para festave tė fundvitit, nga ajo mė e keēe, shpejtė vėmendja e jonė do t’i kthehet argėtimit, shoqėrimit, disponimit tė mirė, urimeve dhe dėshirave mė tė mira, tryezave tė begatshme, zbukurimit dhe shkėmbimit tė dhuratave tė ndėrsjella; do t’i kthehet shpresės sė zakonshme se ky vit i ri do tė jetė shumė e shumė mė i mirė se sa viti qė po e lėmė pas. Dhe... ēka tė themi? Edhe frika e shkuar e panevojshme, por edhe shpresa e menjėhershme si optimizėm, janė dy emocione tona tė natyrshme tė gravuara thellė si instinkte nė kodin tonė gjenetik.

Sido qė tė jetė, jeta vazhdon! Me vet aktin e kremtimit tė Vitit tė Ri, NE, nė mėnyrė simbolike i japim nderim vazhdimėsisė sė kohės, e cila, pėr ēdo vit fillon tė rrjedh. Edhe pse flitet se nė vitin e ardhshėm do tė kemi njė krizė edhe mė tė ashpėr ekonomike dhe politike, kjo nuk do tė thotė asgjė. Sepse NE kaherė jemi tė mėsuar tė “krizojmė”. Meqė, optimizmin e kemi si tė vetmin karakteristikė pozitive kolektive qė na rendit nė vendin e parė tė sondazheve ndėrkombėtare si popull, me kėtė fodullėk tė superioritet tonė, mbase edhe kėtė vit do tė vazhdojmė tė “optimizojmė”.

Po ashtu, flitet se nė vitin 2013 do tė kemi zgjedhje. Ato lokale - sigurisht, por sikur mozomakeq po na shkojnė punėt, era po i vije edhe atyre tė jashtėzakonshme (parakohshme) kombėtare. Pėrsėri, nuk ka problem! Jemi mėsuar ne edhe me kėto zgjedhje. Sikur shumė tė tjerat tė pasluftės, edhe kėto do t’i pėrballojmė me sukses. Ne po, por jo edhe disa parti qė do tė zhduken nga skena politike.

Meqė, do si do, disi e tejkaluam vitin 2012, ēfarėdo qoftė edhe 2013 -ta, sigurisht do ta pėrballojmė me sukses! Andaj, gjithsesi vitin 2013 duhet ta presim tė gėzuar dhe tė lumtur. Edhe kėtė herė si gjithnjė me besim pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Fundja, me BESUA ėshtė e vetmja gjė qė na ka mbet ta bėjmė falas dhe nuk na kushton asgjė.

Pa dyshim! Edhe kėtė vit duhet tė vazhdojmė tė besojmė, ama jo nė babadimėr. Kėtė t’ua lėmė fėmijėve. Mos t’i besojmė as politikanėve, sepse kėshtu bėhemi ne fėmijė.

Nė njė vend ku mediokriteti intelektual, (pa)drejtėsia, korrupsioni, hajnia dhe kriminaliteti nė pėrgjithėsi, banojnė nė njė pallat, aty nuk ka politikė dhe politik/bėrje tė mirėfilltė. Andaj, fisnikėrinė tonė sa mė larg nga ky biēim politike shantazhuese, pėrmes sė cilės, dikush (nga tė huajt), pėr interesat e veta mė tė larta dhe kinse nė emėr tė instalimit tė demokracisė, eksperimentojnė me ne nė ēdo aspekt tė jetės sonė; na mėsojnė se ēka ėshtė mirė e ēka ėshtė keq; kėndej apo andaj duhet tė shkojmė; si tė sillemi me tė tjerėt; ku dhe ēka duhet ta ndryshojmė... Meqė tė tjerėt na mėsojmė edhe ēka ėshtė dashuria, mirėsia, toleranca, mirėkuptimi.... nė kėto rrethana tė krijuara, fitohet pėrshtypja thuajse edhe ndjenjat tona i takojnė (atyre) tė tjerėve. Nė kėtė proces, sikurse na thonė -civilizues, neve na ėshtė ndaluar tė mendojmė. Nga ne fare nuk kėrkohet tė mendojmė, por vetėm tė mėsojmė. Tė mėsojmė, tė mėsojmė dhe tė trajnohemi. Hajt, hajt, hajt ...kėshtu vazhdimisht e deri nė automatizėm. Sepse, kur fillojmė tė mendojmė me kokėn tonė, atėherė bėhemi tė lirė, e, ne, nė tė vėrtetė, kurrsesi nuk guxojmė tė bėhemi tė lirė...

Nėse ėshtė ashtu, nė ēka pra duhet tė besojmė?

Duhet tė besojmė nė VETEN tonė si mikun mė tė mirė. Me kėtė besim ne lidhemi me forcėn e pafundme tė inteligjencės universale e cila do tė na shpie kah mėnyrat e reje tė tė mėsuarit dhe menduarit. Atė tė komunikimit ndėr-personal intuitiv, hyjnorė. Aty pra, ėshtė ēelėsi i forcės tonė latente e cila mund tė bėj tė arrijmė ēdo gjė qė dėshirojmė. E, kur kjo tė ndodh, tek atėherė do tė bindemi se pikėrisht nė ne ėshtė diēka shumė mė e fortė se sa pengesat ekzistuese qė, nė dukje, nuk po na lėnė tė bėhemi sė bashku si njė “grusht i fortė migjenian” me tė cilin “do t’i biem mu nė zemėr malit qė s’bėnė zė...”

Gjithsesi duhet ta dimė se nė jetėn tonė ekzistojnė dy paradokse emocionale: indiferentizmi dhe dashuria. E para na shprehet si topitje emocionale, kotėsi, mosveprim... Me vrasjen e tij, vdesin edhe dyshimet, lajthitjet, hamendėsimet nė ne...Thjesht, vdes frika. Kur tė vdes frika, vetėm atėherė mund tė na shpaloset ajo ana tjetėr e paradoksit – DASHURIA, e cila shprehet si vullnet i fuqishėm pėr veprim tė pėrhershėm kah e pėrsosura.

Dashuria, ėshtė cikėl. Proces. Kur je i dashuruar - tė lėndojnė; kur je i lėnduar- fillon tė urresh; kur urren – fillon tė harrosh; kur fillon tė harrosh - ndjen zbrazėtirė; kur ndjen zbrazėtirė ... sėrish fillon tė dashurosh. Harmoni e pėrsosur, pa dyshim! E...ēdo gjė harmonike, njėkohėsisht ėshtė bukuri! Pėrsosshmėri nė vete. Ėshtė vetė Zoti nė ne.

Ta njohim pra bukurinė, ta duan dhe t'i dorėzohemi asaj, tek atėherė jeta nuk ėshtė e mėrzitshme. Tek atėherė ajo bėhet e bukura e vėrtetė, e natyrshmja ekzistente, tek atėherė ngjan ngritja dhe zhvillimi kah e vėrteta, kah e bukura e vėrtetė qė gjendet nė ne, nė qetėsinė e visarit tonė tė brendshėm... dhe kjo quhet - HYJNORJA!

Pėrjetimi i qenėsishėm i sė bukurės nė vete ėshtė rruga qė duhet tė na shpie kah Zoti, kah falėnderimi. Nėse me kėto bindje e takojmė bukurinė dhe falėnderimi pėr kėtė rritet, atėherė na ngjan dorėzimi. Paraqitet DASHURIA.

Krejt nė fund, pėr kėto ditė festive, desha ta bėjė edhe njė porosi. Njė porosi tė cilėn mund ta merr ēdokush si tė do – pragmatizėm apo utopi: Nuk ekziston askush i keq nė kėtė planet. Pėr atė Isusi tha:”Duaje tė afėrmin tėnd sikurse vetveten”. Gjithkėnd sikurse veten. Edhe atėherė kur e ngujuan, ai tha:”Falu. Nuk din ēka bėjnė”. Nuk i nėmi duke thėnė:”Ata janė njerėz tė kėqij”, Jo, sepse ata jetonin nė mosdije. Nuk ishin tė dijshėm.

Fatkeqėsisht, shumė e shumė njerėz te ne nuk janė tė dijshėm.... Sigurisht ata edhe gjatė vitit tė ri qė po na vjen do tė mbeten tė tillė. Ėshtė kėshtu ēdo kund, pa dyshim. Por, me kėtė rast, tė urojmė qė ky soj njerėzish sa mė pak tė jenė nė pushtet!

Gėzuar, pra, Viti i Ri 2013, me besimin e shtuar nė vetvete dhe dashurinė qė ėshtė nė NE

Le jardin des disparus 11-03-13 13:25

Titulli: Reflektime
 
Mė tregonin se japonezėt dallohen me racionalitet, se ata nuk janė sentimentalė, por tė drejtė, njerėz krenarė. E unė mendoja se ata pikėrisht u pėrcaktuan pėr kamikazen e lavdishme, njėkohėsisht fare akt iracional dhe fare konvencional. Ata e zbuluan atė shkathtėsi me siguri qė mos ta vėnė nė dyshim krenarinė e vet dhe tė drejtėn... Unė mendoja, megjithatė, ėshtė nxitje pėr njė formė dhe se shumė guxim duhet pasur qė ta vėnė nė praktikė krenarinė dhe skofiaritetin nė sprovė. Ēdo i marrė mund ta pėshtyjė atėherė njeriun pse e ka pasur parasysh rrezikun qė tė mos veprojė kundrejt konvencave...

Le jardin des disparus 20-03-13 12:16

Titulli: Reflektime
 
Qėkur ishte i ndjeri baba e preu shelgun nė kopshtin tonė. Kish kurorė tė begatė dhe nė ditėt e verės lėshonte hije tė freskėt mbi bar. Por e sulmuan vemzet, i lėvarėn nėpėr tė ēerdhet e tyre tė tejdukshme, edhe pemėt e tjera do tė pėsonin nga ato ēerdhe. Atėherė erdhi sėpata dhe nga shelgu lotues mbeti vetėm cungu, qė ta lidhnin nė tė njėrin skaj tė telit pėr t`i tharė petkat. Shihej sheshazi se fuqia e jetės sė atij druri ishte e madhe. Pranverėn e parė nga cungu, majės, lėshoi njė lastar. Por kaluan vite nga atėherė… Tash sėrish po afrohet pranvera dhe shikoj qartė sesi vdekja e paralizoi atė trung tė gjallė qė lidhej me tokėn. S`ka mė degė nė majė. Nuk lėvizin mė nėpėr tė lėngjet. Vetėm nė fund tė trungut tė pemės sė shkretė njė lastar i mugėt akoma pėrpiqet tė ringjallet. Ēdo gjė tjetėr ka ikur nė pakthim, pėrveē dėshirės sė pavdekshme pėr tė [B]JETUAR[/B]!

Le jardin des disparus 22-03-13 13:30

Titulli: Reflektime
 
...Ajo ishte e bukur. Ma kujtonte ėndrrėn nėn dritėn e zbehtė tė hėnės. E lexoja, ose mė dukej se e lexoja tejdukshėm. Ajo s`e donte tė shoqin pėr iks arsye, qe kėtu edhe nonshalanca e tij ndaj saj. Ajo, megjithatė, nuk e urrente atė. Nonshalanca e tij nxiste te ajo ato buzėqeshjet misterioze dhe plot gracka, qė ajo, pa ngurruar, ua dhuronte tė tjerėve... Ky ishte njė shembull tipik i martesave borgjeze si te romanet e realizmit klasik, nė tė cilat njėri partner vuan shpirtėrisht nga varshmėria dhe dashuria, kurse tjetri bezdiset gjer nė paskajshmėri... S`ka dyshim, ajo dhe ai ishin dy njerėz tė largėt, dy mure pranė e pranė tė ftohta akull, qė po rrinin nėn unazė pėrjetė. E vetmja pyetje qė mė mbetej t`i bėja vetes ishte: ē`interes i mbante akoma bashkė?!

halla e madhe 22-03-13 15:06

Re: Reflektime
 
I kerkoj lemoshe,ajo nxorri portmonene duke pare qe s'kishte vetem disa cent,futi duarte ne xhepat e palltos saj,pa pritmas filloj te ndjej nxetesi ne bark dhe gjaku ti rrjedhe pertoke...e humbi vetedijen Edita C. nga therrja me thike e nje lypsari te rastit .Edita pas nje jave flet akoma me ankth,e ze gjumi me fytyren e lypsarit,zgjohet e djersitur nga frika e tmerri qe perjetoj para ca diteve... deshta t'i jap para, une asgje nuk i bera,pse me therri pa faj??.. ishin keto fjalet e ne nje nene me nje vajze ne preherin e saj,ne jeten e saj varra do ti ngele per jete, e hidhur kjo ngjarje e vertete :(:(

Kalimero 22-03-13 17:38

Titulli: Reflektime
 
Eeeee be daj,qish riflektojke qishti i dost i jemi qituqeeee :cool:

Alima 25-05-13 19:01

Titulli: Reflektime
 
...


... as ne Korene e Veriut kete lloje te cenzures nuk e gjene!
Asnjera nga mediumet nuk e transmetoje ne teresi ate qe e tha zv.ministri i puneve te brendshme te Serbise, ne meshen e Hashimit dhe Atifetes! Erdhe dhe e tha ne mes te Pejes se per ta Kosova eshte Serbi, e magart tone i aplaudun!

A thua eshte e rastesishme qe Serbia e dergoi zv.ministrin e puneve te brendshme? Pse nuk e derguan ministrine e bujqesise apo te kultures?! Jo, asesi! Kjo eshte simbolika e Serbise, me te cilen perqohet mesazhi i zhargonit politik te saj, gjuha e qizmes!

E qeveria jone qizmet i ruan vetem per protestuesit te cilet e kundershtojne hajnine. E per Serbine i ka All Star-at!

Vend i c'rregullimeve dhe i padrejtesise, eshte Kosova. Plus kur kesaj ia shtone edhe hipokrizine, nuk eshte tjeter cka pos se fundi i fundrines.

Tjerren vargje per patriotizem, e kur vjen puna te tjetersimi i Kosoves nga Serbia permes procesit te negociatave, te gjithe heshtin! Nuk po muj me e kuptu, a jane me te rendesishem disa njerze, apo toka e Kosoves qe po zyrtarizohet nen patronatin e strukturave kriminale te Serbise?!

Pse more spo qohemi ne proteste kunder marreveshjes???






.

Dushku 18-06-13 20:34

Titulli: Reflektime
 
[I][SIZE="3"]Dalngadal po shuhen dritat ne bulevard,zogjt po ikin.....nderojn folen.Ka veq ca huta e zagar endacak ku lepijn aty-ketu ku s'duhet.[/SIZE][/I]

Dushku 20-07-13 18:45

Titulli: Reflektime
 
[I][SIZE="3"]Trokita kot.Mbrenda bosh! C'eshte valle, ore policore??? Trokita kot,askush,asgje,HIQ.
Trokita kot. Mbrenda ben bosh.Anetari ishte gjykuar per blasfemi,kenga e tij e pakenduar.........postimi qesharak i tij.

O Zot i im jep pak drite aty ku ka terr...te dallohet e bardha nga e zeza.

Amin![/SIZE][/I]

murrizi 21-07-13 00:53

Titulli: Reflektime
 
kjo eshte ajo kur fillon tua hjekesh leshrat njerzėve nė ato vende ku s'duhet.

Mė nuk tė thon rrojtar a berber, por nisin nga ato si xharrah, bric, leshhjekes...... e keshtu me radhė.

murrizi 27-07-13 11:07

Titulli: Reflektime
 
Ēlirimi solli edhe shlirimin !
[U][B](demokracia e bajlozave,lubonjave, matufave e matoshave)[/B][/U]
disa sosh u shliruan (tuj pordh shkinisht) deri nė atė mas saqė filluan edhe zorrt nga barku t'u dalin.

Le jardin des disparus 20-03-14 13:07

Titulli: Reflektime
 
[i]"Kėrkoj ndihmė nga tė gjithė qė tė shėrohem dhe tė jetoj si moshatarėt e mi...edhe unė kam tė drejt tė jetoj dhe tė mendoj qėllimet e mia pėr tė ardhmen",[/i] thoshte Leutrimi, derisa nuk i mbante dot lotėt pa i rrjedhur.

Trimi vdiq tė enjten e kaluar, pa pasur mundėsi qė tė shėrohej jashtė shtetit. Nuk e ndihmuam si shtet, as si shoqėri...

Ndėrsa, nė njė kronikė pėr tė, lexova:[i] "Leutrim, ndihem i tmerruar qė nuk tė ndihmova dot. Ndihem i turpėruar tė tė them ‘post mortum’ qė mizeria dhe mizoria e politikanėve nė Republikėn e Kosovės ka shkuar aq larg sa po shikojmė tė pėrfitojmė ndonjė votė edhe nė kurrizin e palcės tėnde kurrizore qė nuk arriti tė transplantohet."[/i]

...Trimi, ti ike lartė nė qiell, atje mes engjėjsh. Drama jote u mbyll pa bujė, nuk ishte as lajm nė TV. Por ne vazhdojmė tė jemi spektatorė tė trishtuar nė teatrin e lotėve dhe dhimbjeve t'pafund...

Pushofsh i qetė nė parajsė!

Le jardin des disparus 17-04-14 14:55

Titulli: Reflektime
 
[i]Letėr nga Kosova[/i]

Veē shqiptarėt dalldisen, kalojnė nė delirium e karikaturohen para pjesėtarit tė njė populli qė i urrenė deri nė asgjėsim, siē bėnė atė natė publiku (madje edhe burra pleq) para Ēoliqit. Dolėn tė kompleksuarit nga ndjenja e inferioritetit dhe shpėrthyen e vunė nė pah gjithė obsesionin dhe lakminė ndaj gjithēkaje qė s’ėshtė si vetja e tyre, ndaj dikujt qė i urren pėr ēka janė. Rast i vecantė psikopatie kolektive e njė popullate qė nėnēmon vetveten. Kjo shihet edhe te emrat e huaj qesharakė qė u vėnė fėmijėve. Prandaj ishin tė fundit qė fituan lirinė, qė bėnė shtet dhe tė parėt qė do ta humbasin identitetin...!


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:42.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.