![]() |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
[quote=Murgesha]Shkau qe bahet musliman, a bahet automatikisht vella me ty?
[/quote] Me komikja eshte se per Nene Terezen eshte vella; per Pjeter Bogdanin vellezerit ishin fetare, pra vazhdimin e gjen vete. Mund te sjell personazhe historike kombetare me peshe qe ne zgjedhjet e tyre ndajne te njejtin mendim. Nese duam te respektojme Nene Terezen, t'i shikojme shamine dhe etiken e vellazerimit me njerezit e cfaredo kombesie: a eshte e drejte nuk e di, eshte vullneti i asaj qe dikush, si ti, e ka shnderruar ne mjet identiteti kombetare. Per me teper e dashur murgeshe, me shkaun do te behen/mi vellezer ne familjen europiane: taksat qe do paguash ti do te shkojne ne Serbi (Malin e Zi) dhe anasjelltas; do te kemi te drejta te barabarta dhe reciproke tek njeri-tjetri, pra shkau mund te punoje ne administraten kosovare dhe shqiptare nese ka deshire, pa u diskriminuar, kjo vlen edhe anasjelltas; do te perfaqesohemi te gjithe nga institucionet e perbashketa, shkau do marre vendime per ty dhe anasjelltas. Ne nje menyre apo ne tjetren realizohet nje nga rregullat e etikes se Nene Terezes, ajo e vellazerimit te popujve apo individeve, qofshin ato kriminele. E di qe Nene Terezen ende nuk e ke kuptuar, por tani do te refuzosh edhe BE-ne?! |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
[FONT=Book Antiqua][SIZE=2]Edhe pse kane kaluar 6 vite nga ky atrikull, eshte universal per kohen dhe individet. Vlen edhe per "murgeshen e vogel" qe ende nuk e ka te qarte ceshtjen e shamise, debatin, modelin, pseudolaicizmin, identitetin kobetare ose fetare, sepse nje shami tjeter i pengon shikimin. Nuk kerkohet ndonje nivel i vecante ne kuptimin e artikullit edhe pse eshte i nje filozofi, kerkohet vetem subjektivizem dhe menjanim te emotivizmit. Pranohet apo jo eshte cestje relative, pa rendesi.[/SIZE][/FONT]
Nga [B]Alain Badiou[/B] - filosof, shkrimtar dhe profesor nė Ecole Normale Superieure. Artikulli ėshtė botuar nė Le Monde, mė 22 Shkurt 2004. Pėr filozofin Alain Badiou, «ligji shamior nuk shpreh veēse njė gjė : frikėn e Perėndimorėve nė pėrgjithėsi dhe atė tė francezve nė veēanti ». Pėrse?: «Sepse ata janė fajtorė, por hiqen tė pafajshėm». 1. Njė ditė prej ditėsh, disa republikane e republikanė tė mirė argumentuan se u dashka njė ligj pėr ndalimin e gjithė shamive mbi flokėt e vajzave. Fillimisht nė shkolla, mė pas diku tjetėr, mundėsisht gjithkund. Thashė gjė, njė ligj? Njė ligj! Presidenti i republikės ish njė politikan sa i limituar aq dhe i pashqitshėm. I zgjedhur totalitarisht prej 82% e votuesėve, ndėr ta edhe gjithė socialistėt, njerėz midis tė cilėve rekrutoheshin edhe republikane(ė)t e mirė nė fjalė, u pėrkul me nderim: njė ligj, po, njė Ligj kundėr atyre pak mijė vajzave tė reja qė e vėnė tė lartpėrmendurėn shami pėrmbi flokėt e tyre. Qeroset, zgjebėset! Edhe myslimane, pale! Dhe kėshtu, edhe njė herė nga fillimi, nė vazhdėn e kapitullimit tė Sedan-it, tė Pétain-it, tė luftės sė Algjerisė, tė shtirjeve tė Mitterrand-it, tė ligjeve perfide kundėr puntorėve pa letra, Franca shastisi botėn. Pas tragjedive, farsa. 2. Po, Franca gjeti mė nė fund njė problem tė denjė pėr pėrmasat e saj: shaminė nė kokėn e ca vajzave. Tashmė mund tė themi se, dekadenca e kėtij vendi ėshtė ndalur. Dyndja myslimane, diagnostikuar prej kohėsh nga Le Pen-i, konfirmuar sot nga intelektualė tė padyshimtė, ka gjetur kujt ti flasė. Beteja e Poitiers-sė nuk ish veēse njė gotė birrė mes shokėsh, Charles Martel-i, njė figurant me thikė gome. Chirac-u, socialistėt, feministėt dhe intelektualėt e Iluminizmit tė kapur prej islamophobisė do ta fitojnė betejėn e shamisė. Nga Poitiers tek shamia, rezultati ėshtė i mirė, progesi i konsiderueshėm. 3. Kauza e madhe lyp tė tjerė argumentė. Pėr shembull: shamia lipset tė ndalohet sepse shenjon pushtetin e meshkujve (babai, vėllai i madh) nė kėto gra e vajza. Pėrjashtohen atėherė tė gjitha ato qė kėmbėngulin ta mbajnė. Pėrfundimi: kėto gra e vajza shtypen. Aherė, duhen ndėshkuar. Pak a shumė sikur tė thoshim: Kjo grua ėshtė pėrdhunuar, ta burgosim. Shamia ėshtė aq e rėndėsishme sa meriton njė logjikė me aksioma tė rinovuara. 4. Ose, nė tė kundėrt: janė ato qė duan ta mbajnė lirisht tė mallkuarėn shami, rebelet, lojėcaket! Aherė, do tė ndėshkohen. Njė minutė: nuk qenka shenjė shtypjeje nga meshkujt? Babai, vėllai i madh nuk kanė tė bėjnė fare me kėtė? Pėr cilėn arsye duhet ndaluar, aherė, kjo shami? Sepse ėshtė shenjė e pėrtejdukshme fetare. Kėto lojėcake e shfaqin « dukshėm » besimin e tyre. Me njė kėmbė tė rini! 5. Ose ėshtė babai e vėllai i madh dhe shamia duhet shkulur sipas perspektivės feministe. Ose ėshtė besimi i vajzės dhe shamia duhet shkulur sipas perspektivės laike. Shami tė mirė ska. Kokė zbathur! Kudo! Gjithė bota le tė dalė, thoshim qėmoti - edhe jo myslimanėt e thoshin kokė zbuluar. 6. Mbani vesh mirė se, babai e vėllai i madh i vajzės me shami nuk janė thjesht figurantė familialė. Shpesh e nėnkupotjmė, herė e deklarojmė: babai ėshtė njė copė puntor, njė i qyqar i ardhur nga fshati taze, futur tė punojė nė zinxhir nė uzinat e Renault-sė. Arkaik. Por budalla. Vėllai i madh, spaēator bari. Modern. Por i korruptuar. Periferi tė frikshme. Klasa tė rrezikshme. 7. Feja myslimane vjen e i shtohet peshės sė feve tė tjera, dhe mė e keqja: nė kėtė vend, ėshtė edhe fe fukarenjsh. 8. Pėrfyryrojmė drejtorin e njė liceu, shoqėruar nga njė skuadėr inspektorėsh tė armatosur me centimetra, gėrshėrė, libra jurisprudence: nisen tė verifikojnė nė dyert e shkollės nėse shamitė, kipat e kapelet e tjera janė tė dallueshme. Kjo shamia e madhe sa njė pullė poste lidhur nė topuz? Kjo kipa si njė monedhė dy euroshe? E dyshimtė, shumė e dyshimtė. E vogla mundet fare mirė tė jetė pjesa e dukshme e sė madhes. Por, ēfarė shoh? Kujdes! Njė kapele tė lartė! Aime! Mallarmé, kur u pyet pėr kapelet e larta, e tha: Kushdo qė e mban njė tė tillė nuk mundet dot ta heqė. Bota do tė soste, jo kapelja. Dukshmėri e pėrjetėshme. 9. Laiciteti. Parim inoksidabėl! Liceu para tre apo katėr dekadash: ndalohej pėrzierja e gjinive nė klasa, pantallonat tė parekomandueshme pėr vajzat, katekizėm, priftėrinj. Komunioni solemn, me djemtė me fashė tė bardhė nė krah e me ēupėrlinat nėn vello tyli. Vello tė vėrtetė, jo shami. Edhe doni tė ma shisni si kriminale kėtė shami? Pikėrisht kėtė shenjė distace, trazimi, kapėrthimi tė sė kėtushmes? U dashkan pėrjashtuar kėto zonjusha qė ndėrlidhin kaq ėmbėl tė djeshmen dhe tė sotmen? Hajde tani, lėreni tė grijė makinėn e mishit kapitaliste. Cilatdo qofshin vatjet e ardhjet, pendesat, prurjet e largėta punėtore, ajo do tė dijė ti zėvendėsojė zotėt e vdekur tė feve me Molokun e dhjamur tė mallrave. 10. A nuk ėshtė ndėrkaq feja e vėrtetė masive ajo e tregtise? Krahas sė cilės myslimanėt e bindur duken si minoritet asketik? Nuk ėshtė shenjė e dukshme e kėsaj feje degraduese fakti qė mund tė lexojmė mbi pantallona, atlete, tee-shirt: Nike, Chevignon, Lacoste,... Nuk ėshtė mė meskine tė shkosh nė shkollė si njė grua sanduiē trustesh se sa si njė besimtare nė Zot? Pėr ti qėlluar nė zemėr shėnjestrės, pėr ti parė gjėrat tamam, e dimė ēna lipset: njė ligj kundėr markave. Futju punės, Chirac. Tė ndalojmė pa u trembur shenjat e dukshme tė Kapitalit. 11. Ndriēomėni. Racionaliteti republikan dhe feminist i pjesės qė shfaqim prej trupit dhe pjesės qė nuk shfaqim, nė vende tė ndryshme dhe epoka tė ndryshme, cili ėshtė? Nuk di qė nė ditėt tona, dhe jo vetėm nė shkolla, tė tregohen thithat e gjoksit apo ballukja pubike, as veglat. Duhet vallė tė nxehem qė kėto pjesė i fshihen vėshtrimit? Duhen dyshuar vallė bashkėshortėt, dashnorėt, vėllezėrit e mėdhenj? Vetėm pak kohė mė parė nė fshtatrat tona, nė Siēilinė e ditėve tė sotme e gjetiu, vejushat mbajnė shami tė zeza, ēorape tė errėta, maramanė. Sėshtė e nevojshme tė jesh e veja e ndonjė terroristi islamik pėr kėtė. 12. I habitshėm tėrbimi qė i rezervojnė kaq shumė zonja feministe vajzave me shami, deri aty sa ti luten tė gjorit president Chirac, sovietikut me 82%, ti dėnojė nė emėr tė Ligjit, ndėrkohė qė trupi i prostituar femėror gjendet kudo, pornografia mė poshtėruese shitet universalisht, kėshillat pėr ekspozimin seksi tė trupit mbushin bujarisht hapėsirat e faqeve tė revistave pėr adoleshentė. 13. Shpjegimi i vetėm: vajza lipset tė tregojė ēka pėr tė shitur. Duhet tė ekspozojė mallin. Duhet tė bėjė tė ditur se, tashmė qarkullimi i grave i bindet modelit tė pėrgjithėsuar, jo shkėmbimit tė kufizuar. Kush pyet pėr baballarėt e vėllezėrit mjekroshė! Rroftė tregu planetar! Modeli, ėshtė top modeli. 14. Besonim se ish mirėkuptuar qė e drejta e paprekshme e gruas ėshtė qė ajo tė zhvishet vetėm pėrpara syve tė atij (ose asaj) qė ajo zgjedh. Por, jo. Ėshtė detyrė ta sugjerosh zhveshjen nė ēdo ēast. Kushdo qė e mban mbyllur mallin pėr treg nuk ėshtė tregtar besnik. 15. Mbrojmė kėtė, ēka ėshtė bash e habitshme: ligji pėr shaminė ėshtė njė ligj i pastėr kapitalist. E urdhėron feminitetin tė ekspozohet. Me fjalė tė tjera, qarkullimi sipas paradigmės tregtare tė trupit femėror, ėshtė i detyrueshėm. Ai ndalon nė thelb - dhe pėr adoleshentėt, zonėn e ndjeshme tė gjithė universit subjektiv ēdo rezervė. 16. Gati kudo thuhet se mbulesa ėshtė simboli i patolerueshėm i kontrollit tė seksualitetit femėror. Pse vėrtet imagjinoni se, nuk kontrollohet ditėve tė sotme nė shoqėritė tona, seksualiteti femėror? Ky naivitet do e kish bėrė Foucault-nė tė qeshė. Kurrė nuk ėshtė treguar kaq imtėsisht kujdes pėr seksualitetin femėror, gjithė ato kėshilla tė dijshme, gjithė ato diskriminime higjenike midis pėrdorimit tė mirė e tė keq tė Kėnaqėsisė, kthyer nė njė detyrim tė frikshėm. Ekspozimi universal i pjesėve tė supozuara eksituese, njė detyrė e ngurtėsuar mė tepėr se e urdhėruar e moralit tė Kantit. Sakaq, midis slloganit Shijoni, gra! tė fletushkave tona dhe detyrimit Mos shijoni! tė stėrgjysheve tona, Lacan-i vendosi kaherė isomorfinė. Kontrolli tregtar ėshtė mė i qėndrueshėm, mė i sigurt, mė masiv se ēmund tė ketė qenė ndonjėherė kontrolli patriarkal. Qarkullimi i pėrgjithėsuar prostitucionist ėshtė mė i shpejtė dhe mė i sigurt se mbylljet vėshtirėsuese familjare, mundja e tė cilave, midis komedisė greke dhe Molierit, ka shkrepur tė qeshura pėr shekuj tė tėrė. [URL="http://e-zani.blogspot.com/2010/06/pas-ligjit-shamior-frika.html"]http://e-zani.blogspot.com/2010/06/pas-ligjit-shamior-frika.html[/URL] |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
17. Mami dhe kurva. Vende tė caktuara bėjnė ligje reaksionare pėr mamin e kundėr kurvės, tė tjera, ligje progresiste pėr kurvėn e kundėr mamit. E megjithatė, altenativės i ndalohet tė flasė.
18. Jo detyrimisht me as kjo, as ajo, qė vazhdon tė pėrtėrihet nė terrenin neutral (nė qendėr, si Franēois Bayrou?) tė cilin pretendon se e kundėrshton. As nėnė as kurvė ngjall pak trishtim. Si as kurvė as e nėnshtruar, lėvizje ndėrkaq absurde: pėrgjithėsisht, kurva nuk ėshtė e nėnshtruar, e ēfarė se? Kaherė i quanim tė respektueshmet. Publikisht tė nėnshtruara, me njė fjalė. Sa pėr tė nėnshtruarat, ndoshta janė vetėm kurva private. 19. Po aty kthehemi: armiku i mendimit sot, ėshtė prona, tregtia, gjėrat si shpirtrat, jo besimi. Tė themi mė mirė se, ėshtė besimi (politik) ai qė mungon mė shumė. Rritja e integrizmės nuk ėshtė veēse pasqyra nė tė cilėn Perėndimorėt e ngopur shohin me tmerr efektet e rrėnimit tė ndėrgjegjeve, rrėnim tė cilin vetė e drejtojnė. Dhe veēanėrisht shkatėrrimin e mendimit politik, tė cilin ngado pėrpiqen ta organizojnė, herė nėn petkun e demokracisė sė pakuptimtė, herė me furnizime parashutistėsh humanitarė. Nė kėto kushte, laiciteti, i cili pretendohet ti shėrbejė dijeve, nuk ėshtė veēse njė rregull shkollor pėr respektin ndaj konkurrencės, stėrvitje pėr normat perėndimore dhe armiqėsi ndaj ēdo bindje. Shkolla e konsumatorit kuller, e tregėtisė sė lehtė, e pronarit tė lirė dhe votuesit tė zhgėnjyer. 20. Kurrė nuk do tė kalojmė mjaftueshėm nė ekstazė me trajektoren e kėtij feminizmi unikal qė, nisur pėr tė liruar gratė, sot predenton se kjo liri ėshtė aq tė detyrueshme sa tė kėrkojė pėrjashtimin e vajzave (dhe asnjė djali!) pėr shkak tė paraqitjes nė veshje. 21. Gjithė zhargoni i shoqėrisė rreth komuniteteve dhe pėrleshjes sa metafizike aq dhe tė ekzaltuar midis Republikės dhe komunitarismave, ėshtė krejtėsisht i kotė. Ti lėmė njerėzit tė rrojnė si tė duan, ku tė munden, tė hanė atė qė hanė zakonisht, tė mbajnė turbanė, fustane, mbulesa, minifunde, kastanjeta, tė pėrkulen gjithė ditėn para zotave tė lodhur, tė fotografojnė njėri-tjetrin nė pėrkulje e sipėr apo tė flasin me zhargone piktoreske. Kėto lloj diferencash nuk bartin mė tė voglin mesazh universal, as e pengojnė mendimin, as e mbrojnė atė. Nuk ka asnjė arsye atėherė, as pėr ti respektuar, as pėr ti sharė. Tjetri sikurse dhe thonė pas Levinas-it amatorėt e teologjisė diskrete dhe moralit portativ tė jetojė pak ndryshe, ja njė konstatim pa firo. 22. Sa pėr faktin se kafshėt njerėzore grupohen sipas prejardhjes, ėshtė njė rrjedhojė natyrore dhe e paevitueshme e kushteve shpesh tė kėqija tė mbėrritjes. Vetėm kushėriri mundet, ose bashkėfshatari, tė mirėpresė, do sdo, nė strehėn e periferisė Saint Ouen Lėmosha. Kinezėt tė shkojnė atje ku ka ndėrkaq kinezė, lipset tė jesh i trashė pėr tė formalizuar mė tej. 23. I vetėmi problem me kėto diferenca kulturore e kėto komunitete nuk ėshtė sigurisht ekzistenca e tyre sociale, e habitatit, punės, familjes apo shkollės. Ėshtė se emrat e tyre janė tė pavlefshėm atėherė kur bėhet fjalė pėr ēėshtje tė vėrteta, qofshin ato tė artit, shkencės, dashurisė dhe, mbi tė gjitha, tė politikės. Qė jeta ime prej kafshe njerėzore tė mbruhet me veēanti, ky ėshtė rregulli i gjėrave. Qė kategoritė e kėsaj veēantie tė pretendohen universale, duke u marrė seriozisht me Subjektin, kjo ėshtė rregullisht shkatėrrimtare. E rėndėsishme ėshtė ndarja e predikatėve. Mund tė merrem me matematikė i veshur me pantallona tė verdha kalėrimi dhe mund tė militoj pėr njė politikė nėnprodukt tė demokracisė elektorale me flokė me Rasta. As teorema sėshtė e verdhė (apo jo e verdhė), as fjala qė na mbledh ska gėrshet. E aq mė pak mungesė gėrshetash. 24. Kur thonė se shkolla kėrcėnohet shumė prej njė veēantie aq tė parėndėsishme sa shamia e disa vajzave, ndillen dyshime se nuk bėhet fjalė kurrė pėr tė vėrtetėn. Por pėr opinione, tė ulta dhe konservatore. Nuk i dėgjuam vallė politikanėt dhe intelektualėt tė pohojnė se, para sė gjithash shkollėn e kemi pėr tė pėrgatitur ndėrgjegje qytetare? I errėt program. Nė ditėt dona, qytetari ėshtė shijues i hidhėruar, i kapur pas njė sistemi politik nė tė cilin ēdo ngjashmėri me tė vėrtetėn ėshtė e pėrjashtuar. 25. Nuk janė vallė tė shqetėsuar, si lart ashtu dhe poshtė, qė shumė vajza me orgjinė algjeriane, marokene e tuniziane, me topuzin shtrėnguar fort, hijerėnda nė fytyrė, punėtore tė shfrenuara, po thurin, bashkė me ca kinezė jo pak tė sulmuar nė universin familiar, krerėt e frikshėm tė klasės? Nė ditėt tona, lipsen sakrifica tė numėrta. Mundet qė Ligji i sovjetikut Chirac tė sjellė pėrjashtimin e dhunshėm tė disa nxėnėseve tė shkėlqyera. 26. Shijoni pa fre, ky gomarllėk i 68, nuk arriti kurrė tė vėrė nė funksion me regjim tė lartė motorrin e dijeve. Njė dozė e caktuar asketizmi vullnetar, arsyen e thellė e njohim prej Freud-it, nuk ėshtė i huaj pėr fqinjėt e mėsimdhėnies apo tė paktėn ndonjė fragment i ashpėr pėr tė vėrtetat efektive. Kėshtu qė, njė shami, tek e fundit, mund tė hyjė nė punė. Atje ku ndėrkaq patriotizmi, alkool ky i fortė pėr nxėnie, shfaqet krejtėsisht difektoz, ēdo idealizėm, edhe i paketuari pėr import, ėshtė i mirėpritur. Tė paktėn pėr ata qė mendojnė se shkolla nuk ėshtė bėrė pėr tė pėrgatitur qytetarė-konsumatorė. 27. Nė tė vėrtetė, Ligji shamior shpreh veēse njė gjė: frikėn. Nė pėrgjithėsi perėndimorėt, francezėt nė venēanti, nuk janė veēse njė grumbull tė frikėsuarish qė dridhen. Nga se kanė frikė? Nga barbarėt, si gjithmonė. Ata tė brendshmit, tė rinjtė e periferive; ata tė jashtmit, terroristėt islamikė. Pėrse kanė frikė? Sepse janė fajtorė, por hiqen tė pafajshėm. Fajtorė se, qysh prej viteteve 1980, kanė refuzuar dhe tentuar tė shfarosin ēdo politikė emancipimi, ēdo arsye revolucionare, ēdo pohim tė vėrtetė tė gjėrave sikuse janė. Fajtorė sepse tė kapur pas privilegjeve tė tyre tė vogla. Fajtorė sepse nuk janė veēse fėmijė tė plakur qė luajnė me ato qė blejnė. E pra kjo ėshtė, janė plakur nė njė fėmijėri tė gjatė. Kėsisoj, kanė frikė prej kujtdo mė pak plak se ata. Pėr shembull, nga njė zonjushė kokėfortė. 28. Por mbi tė gjitha, Perėndimorėt nė pėrgjithėsi dhe francezėt nė venēanti kanė frikė nga vdekja. As qė u shkon ndėrmend qė njė Ide mund tė vlejė aq sa tė merret pėr tė rreziku nė sy. Zero tė vdekur, kjo ėshtė dėshira mė e rėndėsishme e tyre. Megjithatė, e shohin se kudo nė botė miliona njerėz nuk kanė asnjė arsye ti tremben vdekjes. E midis tyre, shumė, pothuaj ēdo ditė, vdesin nė emėr tė njė Ideje. Pėr tė civilizuarin, ky ėshtė burimi i brendshėm i terrorit. 29. E di mirė qė Idetė pėr tė cilat pranojnė sot tė vdesin pėrgjithėsisht, nuk vlejnė shumė. I bindur se gjithė zotat janė tėrhequr prej kohėsh, mė vjen keq qė djem tė rinj, vajza tė reja, copėtojnė trupat nė masakra tė tmerrshme nėn thirrjen mortore tė atij qė prej shumė kohėsh nuk ėshtė mė. Di po ashtu se instrumentalizohen, kėta martirė tė frikshėm, nga komplotistė pak tė dallueshėm nga ata qė pretendojnė tė vrasin. Kurrė nuk pėrsėritet mjaftueshėm se Ben Ladeni ėshtė krijesė e shėrbimeve amerikane. Nuk kam naivitetin tė besoj nė pastėrtinė, as nė madhėshtinė, as nė cilindo efikasitet, tė kasaphaneve vetėvrasėse. 30. Por, them se ky ēmim i tmerrshėm i paguhet fillimisht shkatėrrimit nė detaj tė gjithė racionalitetit politik nga dominuesit nė Perėndim, ndėrmarrje tė cilėn e praktikuan po aq gjėrėsisht sa dhe bollėkun, nė Francė konkretisht, lidhjet intelektuale dhe popullore. Donit tė shfarosnit me shfrenim edhe kujtimin e Idesė sė revolucionit? Tė ērrėnjosnit ēdo pėrdorim, edhe alegorik, tė fjalės punėtor? Mos u qani pėr rezultatin. Shtrėngoni dhėmbėt e vritini fukarenjtė. Ose lėrini ti vrasin miqtė tuaj amerikanė. 31. Kemi luftėrat qė meritojmė. Nė kėtė botė tė pėrshkuar nga frika, banditėt e mėdhenj bombardojnė pa mėshirė vendet e dobėta. Banditėt e mesėm praktikojnė vrasjen me shėnjestėr tė kujdo qė i bezdis. Banditėt e vegjėl fare bėjnė ligje kundėr shamive. 32. Do thonė, gjysma e sė keqes. Sigurisht. Gjysma e sė keqes. Pėrpara zjarrit tė Gjykatės sė Historisė, do pėrfitojmė pėr rrethana lehtėsuese: Specialist nė krehje flokėsh, luajti nė kėtė mesele vetėm njė rol figuranti. Shqiperoi: Nermin Begzade. |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
[quote=GURI SYLAJ]
Mjafton me e shiqu vetem nje ekspozite te veshjeve kombtare dhe do te bindesh. Gruaja ,nena shqiptare ,ne shtepin e saj eshte zot dhe pavarsisht kush hyn ,edhe armik nese eshte ,ajo nuk fshihet ,nuk ike por e pret dhe e pershendet ne baze te tradites. E para eshte nevoje per me u mbrojt, sidomos nga ererat e reres... [/quote] Z. Sylaj, kombi eshte shume me i vone se pretendimi qe ne kemi per origjinen tone, pra etnogjenezen tek e cila perfshijme iliret. Veshjet e ilireve, te sajuara nga studimet ne baze te gjetjeve arkeologjike, nuk permbajne (disa) shamine qe me lart i ke dhene ngjyresa tradicionale. Tradicionalizmi eshte relativ: dikush e gjen fillesen ne nje shekull, dikush ne nje tjeter, sidoqofte nje veshje qofte me prejardhje nga "rera" ose nga "deti" pas disa shekujsh shnderrohet ne tradicionale sepse konsiderohet normalitet, dicka qe nuk eshte me e re. Fjala 'tradite' eshte latine - shfrytezoj rastin te kujtoj qe nuk eshte iliro-shqiptare - dhe vjen nga rrenja 'traditio', pra shume afer fjales 'tradire' (tradheti), dhe do te thote [I]transmetim[/I], [I]dorezim. [/I]Kuptimi eshte shume interesant: me kalimin e kohes harrohet se ne origjine kjo fjale ka lidhje me 'tradhetine', kjo sepse kalojne shekuj dhe perdorimi anashaklon origjinen, pra fjala merr nje kuptim tjeter. Kjo vlen edhe per veshjen apo cdo lloj elementi kulturore qe tradicionalizohet. Per kulture eshte i keshillueshem Eqererm Cabej ne librin [I]Shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes[/I], vecanerisht nga faqja 21 e ne vazhdim. Ketu eshte mundesia te qartesohemi nga rrjedhin disa elemente tradicionale dhe si shnderrohen ne tradite. Po sjell nje shembull, jo nga Cabej. "Kanuni i Leke Dukagjinit" Termi [I]kanun[/I] eshte osman, pra deshmon se ky material eshte shnderruar ne tradite pas ardhjes se osmaneve, ose te pakten nje fjale e tille eshte sot tradicionale pa qene aspak shqiptare. Ideja e mbledhjes se normave ligjore orale vjen nga [I]Zakoniku[/I] i Stefan Dushanit, nje shekull me i hershem se Leke Dukagjini. Ne Kanunin e Dukagjninit percaktohet shume qarte gajkmarrja: nje fenomen social i perhapur tek sllavet e vjeter, gjermanet, vllehet e mesjetes dhe shqiptaret e sotshem, pra nje tradite pa origjine te qarte. Femra ne kete tradite nuk vritet; vrasja e saj eshte nje cnderim per burrin, por burri e trajton ate si prone, pra pak me lart se kafsha. Gruaja qe pret dhe percjell miqte, eshte shume e re ne traditen tone, per te cilen gruaja duhet te shtonte meshkujt e familjes dhe mjaft. Evolucioni i gruas, qe ti e quan tradite, i takon shekujve te XIX dhe XX, duke perfshire edhe epoken osmane, epoken me rrenje nga "rera". Nga kjo "rere" kane ardhur nje mori elementesh kulturore, tradicional, fetare, shkencore etj. Perse vetem shamia qenka kaq problem? Vajza nuk u perjashtua nga shkolla permodelin e shamise apo sepse nuk i priti miqte, sepse nuk ju pergjigj profesorit ne mesim, sepse...por sepse ishte e mbuluar me nje shami fetare te cilen shqiptaret e njohin qe ne kohen e perdorimit te flamurit te Skenderbeut, me vone te shnderruar nga tradita ne flamur te kombit. Ne perjashtimin e dy vajzame me shami nuk hyn tradita, pasi aty drejtori ne fjale eshte i deshtuar qe ne fillim, por lidhet nje justifikim laik, i cili gjithashtu nuk ka fare kuptim nese shkolla quhet Pjeter Bogdani. Trajtimi qe i behet ceshtjes ne kete teme eshte eshte teresisht i njeanshem dhe kerkon te diskriminoje duke u hedhur sa ne modele shamish, sa ne tradita, ne zona (rere), popuj (magjup), dhe kushtetute (?), pa asnje kriter racional dhe objektiv. Keto diskutime jane zhvillua edhe ne Shqiperi, por eshte miratuar nje normative ligjore, kunder diskriminimit, ne perputhje me Evropen, qe e toleron plotesisht ne cdo ambjent publik. Ne Kosove nuk e kuptoj perse diskutohet! Nuk eshte e njejta Evrope ku aspirojme te gjithe? Ju lutem me seriozitet dhe respekt per veten tuaj. |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
[quote=GURI SYLAJ]
Mjafton me e shiqu vetem nje ekspozite te veshjeve kombtare dhe do te bindesh. Gruaja ,nena shqiptare ,ne shtepin e saj eshte zot dhe pavarsisht kush hyn ,edhe armik nese eshte ,ajo nuk fshihet ,nuk ike por e pret dhe e pershendet ne baze te tradites. E para eshte nevoje per me u mbrojt, sidomos nga ererat e reres... [/quote] Z. Sylaj, kombi eshte shume me i vone se pretendimi qe ne kemi per origjinen tone, pra etnogjenezen tek e cila perfshijme iliret. Veshjet e ilireve, te sajuara nga studimet ne baze te gjetjeve arkeologjike, nuk permbajne shamine qe me lart i ke dhene ngjyresa tradicionale. Tradicionalizmi eshte relativ: dikush e gjen fillesen ne nje shekull, dikush ne nje tjeter, sidoqofte nje veshje qofte me prejardhje nga "rera" ose nga "deti" pas disa shekujsh shnderrohet ne tradicionale sepse konsiderohet normalitet, dicka qe nuk eshte me e re. Fjala 'tradite' eshte latine - shfrytezoj rastin te kujtoj qe nuk eshte iliro-shqiptare - dhe vjen nga rrenja 'traditio', pra shume afer fjales 'tradire' (tradheti), dhe do te thote [I]transmetim[/I], [I]dorezim. [/I]Kuptimi eshte shume interesant: me kalimin e kohes harrohet se ne origjine kjo fjale ka lidhje me 'tradhetine', kjo sepse kalojne shekuj dhe perdorimi anashaklon origjinen, pra fjala merr nje kuptim tjeter. Kjo vlen edhe per veshjen apo cdo lloj elementi kulturore qe tradicionalizohet. Per kulture eshte i keshillueshem Eqererm Cabej ne librin [I]Shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes[/I], vecanerisht nga faqja 21 e ne vazhdim. Ketu eshte mundesia te qartesohemi nga rrjedhin disa elemente tradicionale dhe si shnderrohen ne tradite. Po sjell nje shembull: "Kanuni i Leke Dukagjinit" Termi [I]kanun[/I] eshte osman, pra deshmon se ky material eshte shnderruar ne tradite pas ardhjes se osmaneve, ose te pakten nje fjale e tille eshte sot tradicioanale pa qene aspak shqiptare. Ideja e mbledhjes se normale ligjore orale vjen nga [I]Zakoniku[/I] i Stefan Dushanit, nje shekull me i hershem se Leke Dukagjini. Ne Kanunin e Dukagjninit percaktohet shume qarte gajkmarrja: nje fenomen social i perhapur tek sllavet e vjeter, gjermanet, vllehet e mesjetes dhe shqiptaret e sotshem, pra nje tradite pa origjine te qarte. Femra ne kete tradite nuk vritet; vrasja e saj eshte nje cnderim per burrin, por burri e trajton ate si prone, pra pak me lart se kafsha. Gruaja qe pret dhe percjell miqte, eshte shume e re ne traditen tone, per te cilen gruaja duhet te shtonte meshkujt e familjes dhe mjaft. Evolucioni i gruas qe ti e quan tradite eshte shume i vone, i takon shekujve te XIX dhe XX, duke perfshire edhe epoken osmane, epoken me rrenje nga "rera". Nga kjo "rere" kane ardhur nje mori elementesh kulturore, tradicional, fetare, shkencore etj. Perse vetem shamia qenka kaq problem? Vajza nuk u perjashtua nga shkolla permodelin e shamise apo sepse nuk i priti miqte, sepse nuk ju pergjigj profesorit ne mesim, sepse...por sepse ishte e mbuluar me nje shami fetare te cilen shqiptaret e njohin qe ne kohen e perdorimit te flamurit te Skenderbeut, me vone te shnderruar nga tradita ne flamur te kombit. |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
Kuriozitet:
'Shkolla Shqipe' gjuhesisht perbehet nga dy fjale. E para ka origjine greke: eshte perdorur fillimisht nga Aristoteli (shek. IV para K.) ne kuptimin e 'kohes se lire', greqisht [I]scholé[/I]. Fjala e dyte eshte misterioze: Meyer, Weigand, Jireēek i japin origjinen latine [I]excipere[/I] 'kuptoj, shqiptoj'; Treimer e gjen origjinen ne fjalen gjermane [I]*sm-ku-po[/I]; Oberhummer dhe Lambertz pajtohen me rrenjen [I]shqiponje[/I], por nuk sqarojne origjinen e saj. Mbrojtesit e Shkolles Shqipe nga elementi i huaj mjerisht nuk e kane te qarte se kjo parulle ka nje fjale greke dhe nje tjeter me origjine te pacaktuar: kuptimi i parudhes eshte tradicionalizuar, por origjina eshte gjysmakerisht shqiptare, per te mos thene plotesisht. Atehere, ne emer te cilave origjina flitet?! |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
Pa pas as te vetmin qellim te levize cdo guri per te tregu se une ketu ,ne keto troje jam zot ,me duhet te ju kujtoj se edhe fjala TRA-dite
edhe fjala GARD(h) dian ...jan fjale qe mund te spjegohen vetem e vetem permes gjuhes Shqipe te ruajtur edhe nga ndikimi grek ,edhe ai latin eshe ai sllav eshe ai osman .Gjuhe, qe ky popull(komb) arriti me eruajt deri sot .E ne "te shkolluarit" mund te mbeshtetemi edhe te greku e sllavi dhe per te vetmen arsye se deshirojm me tregu se neve nuk jami ata qe po deshirojm te jemi por dikush tjeter .Kete e thoshte edhe Vaso Pasha qe edhe sot nuk po bie nga aktualiteti . Shqiptaret me me deshire e preferojn dukjen sllave ,osmane a latine se sa ate qe ju ka hije me se shumti- Shqiptare! |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
[quote=GURI SYLAJ]
fjala TRA-dite, fjala GARD(h) dian ...jan fjale qe mund te spjegohen vetem e vetem permes gjuhes Shqipe. [/quote] Nese na lejohet te dalim pak nga tema, do ishte kurioz nje sqarim i kesaj etimologjie shqipe. Ka rregulla gjuha. Se pari perse e ndan ne dy fjale [I]tra [/I]dhe [I]dite[/I]? Fjalet burojne nga foljet, por ne keto dy rrenje asnjera nuk eshte e tille. Se dyti, cfare kuptimi kishin ne periudhen e paralidhjes keto dy fjale, dhe perse ky kombinim? Nga keto dy rrenje nuk arrihet, semanitikisht, tek fjala [I]tradite[/I], ku ti arrih vetem me logjiken e vizuale. Cdo gjuhe mund te spekulloje me fjale te kombinuara qe ndahen sipas qefit: nga liqeni [I]bajkal[/I] ([I]m[/I]baj + kal) ne Siberi deri tek Patagonia (patė + G[I]j[/I]oni); madje turqit mund te thone se Republika e Belizes eshte ne te vertete e Rep. e Bel[I]k[/I]izes. Gjuha i dashur Guri, nuk funksionon keshtu. Termi [I]gardian[/I] (i lidhur ne menyre fantazioze me 'gardh-in') vjen nga nje forme latinomesjetare [I]guardare[/I], nga ku rrjedh [I]guardian[/I] dhe huazimi shqip [I]gardian[/I]. Gardiani, ka lidhje me individin qe ne fakt ruan dhe shikon, pra ndervepron, ndersa [I]gardhi[/I] nuk e ka kete perparesi. Fjala shqipe [I]gardian[/I] ngjason me anglezen [I]guardian[/I], e cila eshte me origjine latinomesjetare, ku edhe kjo e fundit ka mundesi te jete nje huazim i frankes [I]ward[/I], i gotikes [I]vardia[/I], i gjermanishtes antike [I]wart[/I] etj, te gjitha te lidhura me shikimin, jo me [I]gardhin[/I] e shqipes. Nuk do te thote qe latinet nuk kishin foljen 'shikoj', por thjeshte 'guardianin' (rojen, shikuesi) mund ta kene huazuar. Do te thoja se jane dy fjale qe nuk shpjegohen aspak nga shqipja. Kjo e fundit mund te shpjegoje fjale si [I]Dalma-cia, Darda-nia, [/I]por jo kombinimet e mesiperme. Edhe pse nuk i shpjegon keto fjale si shume te tjera, si shumica madje, nuk do te thote se keto fjale nuk jane te shqipes standarte, nuk jane tradite dhe nuk duhet t'i perdorim. Perdorimi i tyre nuk na ben me pak shqiptare. Kush e mendon kete, eshte i manget ne logjike. Kjo ama vlen si rregull universal jo vetem per gjuhen. Sa fjalet i ka shqipja nga latinishtja, i bie qe asnjeri te mos arrije te komunikoje sepse na qenkan te huaja. Keshtu duhet te bejne dhe fqinjet, por e kane te qarte rregullen dhe domosdoshmerine e huazimit. Vete emri [I]Vaso Pasha[/I], ose [I]Pashko Vasa[/I], etimologjikisht (pasha, pashko, vaso/a) nuk eshte shqip...Ai pra e dinte kete fakt dhe asnjehere nuk kerkoi te fantazonte ose te gjente fjale origjinale. |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
Gardh eshte emer shqip me te cilin kuptojm dicka qe behet per mbrojtje!!
Dhe te gjitha tjerat, qe nga garde,gardian, garderobe ,gardine( ne shume gjuhe te ndryshme) ruajn qellimin dhe kuptimin e keti emertimi qe ka ne gjuhen shqipe ..dicka qe behet per mbrojtje..! Nga ketu del kuptimi dhe lashtesia e keti emertimi! Edhe ne rastin e dyte ,nuk ka mundesi qe emri TRA ,qe besoj se e dini se cfar eshte ,te vij nga emri TRADITE, thjeshte per shkak te vjetersise se ketyre dy emertimeve . Ne mundemi teoritikisht te shtjellojm kete ceshtje holle e holle por prap ne fund do te vijm te keto dy emertime te lashta te shqipes TRA dhe GARDH ! |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
[quote=GURI SYLAJ]
Ne mundemi teoritikisht te shtjellojm kete ceshtje holle e holle por prap ne fund do te vijm te keto dy emertime te lashta te shqipes TRA dhe GARDH ![/quote] Ke te drejte kur pranon mundesine teorike te shtjellimeve te mundshme dhe e kote te zgjatem kur pasioni mbizoteron racionalen. Po reduktohem vetem ne nje shembull: Fjala [I]bari[/I] ne shqip ka tre kuptime te ndryshme; ne italisht identificon nje toponim, qyteti [I]Bari[/I], njesine matese te trysnise [I]bar[/I] (kjo vlen edhe per shqipen), lokalin publik ku konsumohen pije e ushqime [I]bar[/I]. Ne italisht mungon [I]i [/I]finale sepse emri merr trajten shquese nga nyja ([I]il, la[/I],etj): teorikisht emri pa nyje ngelet i njejte me shqipen. [I]Bar [/I]gjithashtu eshte fjale angleze, fillimisht lidhej me gjykaten, pastaj ka evoluar ne lokal, sic e prdorim edhe ne. Pra, cfare lidhjeje kane me njera-tjetren fjalet shqipe te shprehura me te njejten morfeme? Po ne italisht? Po mes shqipes dhe italishtes? Pasioni me thote se italianet moren nga ne fjalen "e lashte" [I]bar[/I] per t'i dhene kuptimet e tyre; qe cdo fjale e huaj e perbere e huazuar nga ne ([I]bar[/I]iqender, [I]bari[/I]meter, [I]bari[/I]sfere, [I]bar[/I]bar), shqipe te mirefillta ([I]bara[/I]zim) apo te huajat [I]barlume [/I]'drite e dobet', [I]baritono[/I] 'ze i ndermjetem mes tenorit dhe basit', [I]baribal [/I]'ari amerikan', jane fjale me rrenje te lashte shqipe! Aparenca kete deshmon, pasioni e mbeshtet, si t'ja bejme se logjika nuk i jep asnje baze. E kote te them se kjo vlen edhe per ceshtjen e gardhit dhe trareve. |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
Keni harru se , vetem ne shqip, ky emer ka dy kuptime ,mvaresisht nga theksi qe bie mbi zanore.
Bari dhe Bari !! Bari i livadheve dhe ruajtes i bagetis. Por krahasimi me fjlaen GARDH eshte jo i qendrueshem . Tek ky emertim ruhet rrenja por edhe kuptimi qe bart ky emertim kurse te emri Bari kjo nuk ndodhe! Cka jan GARDINET , GARDA,GARDIANET ,GARDEROBA??? Dicka qe sherben per mbrojtje(siguri) ashtu sikurse GARDHI !! Edhe tek emri TRA ndodhe dicka e ngjashme .TRA, Tragen ,trap ,traget, transport,tra......transfere ,transeicion...! dicka qe barte (nje peshe pershembull) Kerkoj falje nese keta dy emra (me kete kuptim qe kan ne gjuhen shqipe ) i hasim edhe ne ndonje gjuhe tjeter . Kurse , se emri TRA dhe GARDH jan shume me te vjeter se sa pasardhesit e tyre TRAGET e GARDIAN , ketu jam me se i sigurt!! |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
[quote=GURI SYLAJ]Keni harru se , vetem ne shqip, ky emer ka dy kuptime ,mvaresisht nga theksi qe bie mbi zanore.
Bari dhe Bari !! Bari i livadheve dhe ruajtes i bagetis. Por krahasimi me fjlaen GARDH eshte jo i qendrueshem . Tek ky emertim ruhet rrenja por edhe kuptimi qe bart ky emertim kurse te emri Bari kjo nuk ndodhe! Cka jan GARDINET , GARDA,GARDIANET ,GARDEROBA??? Dicka qe sherben per mbrojtje(siguri) ashtu sikurse GARDHI !! Edhe tek emri TRA ndodhe dicka e ngjashme .TRA, Tragen ,trap ,traget, transport,tra......transfere ,transeicion...! dicka qe barte (nje peshe pershembull) Kerkoj falje nese keta dy emra (me kete kuptim qe kan ne gjuhen shqipe ) i hasim edhe ne ndonje gjuhe tjeter . Kurse , se emri TRA dhe GARDH jan shume me te vjeter se sa pasardhesit e tyre TRAGET e GARDIAN , ketu jam me se i sigurt!![/quote] Me duket se kjo fraze "Fjala [I]bari[/I] [B]ne shqip[/B] ka [B]tre kuptime[/B] te ndryshme" eshte e imja. [I]Traget [/I]vjen nga [I]traghčtto[/I] me origjine nga latinishtja [I]trajectar '[/I]kalim nga nje ane ne tjetren[I]'[/I]. Fjala [I]trasport [/I]perbehet nga dy rrenje [I]tra [/I]dhe [I]portare[/I], ku rrenja e pare vjen nga [I]trans[/I] qe do te thote 'pertej'. Ke degjuar fjalen [I]trans[/I]? Mendon se lidhet me fjalen e lashte shqipe? Nese po, si?! Po ne fjalet [I]transferim, transmetim, tragjedi, tradh[/I][I]ė[/I][I]tar, trag[/I][I]ė[/I][I], trafik, transformator, trashe, trangull, transkriptoj, transit, tramak, tratė[/I][I], trajner[/I], [I]trajtim [/I]etj etj, sipas teje [I]tra [/I]eshte rrenja? I nderuar, gjuha ka rregulla dhe madje edhe ekuacione. Shembull: |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
[QUOTE=hawk]Me komikja eshte se per Nene Terezen eshte vella; per Pjeter Bogdanin vellezerit ishin fetare, pra vazhdimin e gjen vete. Mund te sjell personazhe historike kombetare me peshe qe ne zgjedhjet e tyre ndajne te njejtin mendim. Nese duam te respektojme Nene Terezen, t'i shikojme shamine dhe etiken e vellazerimit me njerezit e cfaredo kombesie: a eshte e drejte nuk e di, eshte vullneti i asaj qe dikush, si ti, e ka shnderruar ne mjet identiteti kombetare.
Per me teper e dashur murgeshe, me shkaun do te behen/mi vellezer ne familjen europiane: taksat qe do paguash ti do te shkojne ne Serbi (Malin e Zi) dhe anasjelltas; do te kemi te drejta te barabarta dhe reciproke tek njeri-tjetri, pra shkau mund te punoje ne administraten kosovare dhe shqiptare nese ka deshire, pa u diskriminuar, kjo vlen edhe anasjelltas; do te perfaqesohemi te gjithe nga institucionet e perbashketa, shkau do marre vendime per ty dhe anasjelltas. Ne nje menyre apo ne tjetren realizohet nje nga rregullat e etikes se Nene Terezes, ajo e vellazerimit te popujve apo individeve, qofshin ato kriminele. E di qe Nene Terezen ende nuk e ke kuptuar, por tani do te refuzosh edhe BE-ne?![/QUOTE] O Zoteri, nuk o ka me intereson Nen Tereza aspak, cka ka be ajo a kend e ka pas vella, kupton? Mos ja lekundni eshtrat se as dem e as dobi nuk mund te kemi prej saj ne kete kohe! Ku eshte ajo e mir te integrohemi ne familjen europiane sa me shpejt qe te jet e mundur, do e pershendes e para ket integrim! Sa per shkaun kurr ne jet nuk do te jet vellau im, ket e them jo nga patriotizmi i madh qe posedoj por nga qe nuk ka kurfare logjike vllazeria me ta! Ne ishim, jem e do te mbetemi ballkanas, pasardhes te ilireve, shkiet jan sllave te ardhur prej Karpatave, ne asnje linje gjaku nuk lidhemi me ta! [B]Te zi qofshin ata shqiptar katolik qe e konsiderojn shkaun vella veq se i perkasin nje besimi. Edhe me te zi per mua jan hoxhollaret e dikurshem qe na thonin shkoni e falnu pa medyshje ne shtepi te shkaut se eshte shum me paster se sa ajo e katolikut shqiptar. I zi qofsh edhe ti qe e quan shkaun vella vetem pse ai behet musliman! [/B] Boll kemi jetu me iden e bashkim vllazerimit, se ne fund u pa sa e rrezikshme ishte ajo parull, per shkiet ne nuk qem vellezer se pa asnje dridhje syri na i pren e vran edhe foshnjat ne djep! Kosova eshte enderr e cdo shkau, tek ata nuk luan far roli se cilit besim i takojne! Nje shembull: Shumica e danezeve e dijn gjermanishten, por te pakte jan ata qe e flasin nese nje vizitor ju drejtohet ne ate gjuhe. Ne gishta njehen viktimat daneze gjat luftes se dyte boterore por keta ende ja u mbajn inatin. Ne shqiptareve na ulet zemra veq nese pak na shkon per shtati armiku yne shekullor, si jemi ashtu edhe hjekmi! Hajt tung Hawk, e mos mendo qe mua me leshon shpirti me ma kesh dikush Nene Terezen. E vogel jam per ta mbrojt une ate! |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
[quote=hawk]
I nderuar, gjuha ka rregulla dhe madje edhe ekuacione. Shembull:[/quote] Shikoje pak fjaline "[U]Shqiptaret[/U],nese [U]deshirojn[/U] qe te tjeret [U]ti[/U] njohin, [U]ata[/U], duhet [U]t'a[/U] njohin ,realisht,veteveten". Kryefjala zevendesohet nga nje peremer pa nevoje; veta e trete shumes e foljes [I]deshiroj[/I] eshte e manget; [I]ti[/I] ne kete forme shnderrohet ne permer, pra duhet [I]t'i[/I]; [I]t'a[/I] nuk ekziston ne shqipen standarte, pra duhet [I]ta[/I]; presjet jane te teperta: te pakten tre te fundit nuk kane asnje funksion, madje kriojne probleme. Kur ne nje fjali identifikuese ose perfaqesuese apo thjesht trasmetuese te nje mesazhi te rendesishem, ndodhen disa gabime drejtshkrimore dhe gramatikore, si mund te pretendohet respektimi i rregullave ne etimologji? Lejohen ne replika, ne diskutime, por jo tek "firma", per vete rendesine qe i jepet kesaj fjalie. |
Titulli: Sulm ndaj Shkolles SHQIPE
[quote=hawk]Me duket se kjo fraze "Fjala [I]bari[/I] [B]ne shqip[/B] ka [B]tre kuptime[/B] te ndryshme" eshte e imja.
[I]Traget [/I]vjen nga [I]traghčtto[/I] me origjine nga latinishtja [I]trajectar '[/I]kalim nga nje ane ne tjetren[I]'[/I]. Fjala [I]trasport [/I]perbehet nga dy rrenje [I]tra [/I]dhe [I]portare[/I], ku rrenja e pare vjen nga [I]trans[/I] qe do te thote 'pertej'. Ke degjuar fjalen [I]trans[/I]? Mendon se lidhet me fjalen e lashte shqipe? Nese po, si?! Po ne fjalet [I]transferim, transmetim, tragjedi, tradh[/I][I]ė[/I][I]tar, trag[/I][I]ė[/I][I], trafik, transformator, trashe, trangull, transkriptoj, transit, tramak, tratė[/I][I], trajner[/I], [I]trajtim [/I]etj etj, sipas teje [I]tra [/I]eshte rrenja? I nderuar, gjuha ka rregulla dhe madje edhe ekuacione. Shembull:[/quote] Ne rend te par fjala bar dhe bari nuk jan nje e njeta gje.Une e pata fjalen tek BARI delesh dhe BARI i livadhit e jo tek Bar-ometer,Bar-colete,Bar-kushe etj!! Kurse tek ekuacionet e gjuhes ,me siguri ju i njihni me mire,por nese fjala Gardh kalon ne forma tjera por duke e ruajt kuptimin (ne kete rast te mbrojtjes apo sigurise ) atehere kam te drejt te nise nga origjina e kesaj fjale Gardh qe eshte ,me siguri ,emertimi me i vjeter nga te gjithe te tjeret me kete rrenje dhe me te njejtin kuptim!!Kjo vlen edhe per emrin TRA bile edhe tek Transformatori , ku e keni ju fjalen!! Deshira ime eshte qe Gjuhen time t'a nxjerr djep te shume gjuheve tjera per rreth dhe ne rastet per te cilat po flasim ,besoj ,kam shume te drejte!! Megjitheate ne po debatojm , besoj, me nje mirkuptim te plote! |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:49. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.