Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Poezi nga Poetė tė ndryshėm (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=14316)

Le jardin des disparus 03-10-13 17:09

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]Drejt teje vija[/b]



Kur ikja larg, drejt teje vija ;

Kur vija afėr, ikja larg.

Pėr dreq mė trembte largėsia

Dhe afėrsia bėhej ēark.



As e kuptoja si tė desha,

Njė mjegull pus, njė ēmenduri,

Si njė poet qė shkruan vjersha

Dhe ndez njė shkrepse, i bėn hi.



Dhe ndofta kjo ish dashuria :

E ēakėrdisur kuturu…

Pėr dreq mė trembte largėsia

Dhe afėrsia gjithashtu!


[i]Dritėro Agolli[/i]

elvio 03-10-13 19:53

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[I]EJA PRAPE

Ne pangopesi kam ndjere
Dhe uria po me zgjat
Eja moj prap dhe nje here
Eja prap ne ate shtrat

Tek ai vend ku s’kam me mend
Shpartalluar embelsisht
Lakuriq’si e trupit tend
Me c’nderon aq ndershmerisht

Luftrat vec nga ju fillojne
Paqe s’keni as ne shtrat
Eja…luftrat te vazhdojne
Eja prap e prap e prap

B B.[/I]

Le jardin des disparus 03-10-13 22:53

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]Dhimbjet e zemrės sė largėt[/b]

E dashura ime i harroi fjalėt
si te mos ishin kurrė...
u dashurua me heshtjen

Njė mollė e kuqe-gjak si faqja jote
midis shpatullave mė ra
asnjė plumb s'ka mė m'dhimbtė mė shumė
nė vdeksha pa tė pare…

Sa herė mollėt tė piqen si kėsaj dite
hidhi kokrrat udhės nga shkova
dhe unė do tė ndiej dhimbje ku shitove,
e miro

Ne u martofsh, mollė mos pastė kund nė botė...

Ti me lotė do t'i qash sa herė t'i shikosh
unė dhimbje do ndiej sa herė t`i prek, pse ta fsheh

Dhe nė diell tė dytė s'tė harroj, e miro!


[i]Agim Spahiu[/i]

elvio 08-10-13 18:52

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[I]KUR VDIQA UNĖ

Mė hodhėt dhe sa mundėt,
Mė ngjeshėt,
Mė vutė njė mal pėrsipėr!

Mė pas ca lot,
Mė pas ca lule artificiale,
Mė pas mė latė e ikėt!

Mė pas i latė duart,
(Nga dheu
dhe nga unė!)
Dhe shkuat,
Drekuat!

Dhe nisėt
tė qeshni pėrsėri,
Tė thoni barcaleta banale,
T'i shkelni syrin njeri-tjetrit
Me djallėzi!

Ē'aktorė hororė,
Nė tėrė kėtė lojė
Me gjoja dashuri!

Veē nėna,
Eh,nėna!
Hyri fshehtaz atje brenda,
Si njė reze dielli nė dimėr!

Pėr tė ndarė me mua,
Gjithė atė mal dheu
Qė mė vutė pėrsipėr!

Veē nėna tani,
Me zogjtė e gishtave
Mė ēuket si dikur,
Mė shpupuris flokėt!
M'i thėrret
Me emra
Shokėt! [/I]



[B][U]Skender Rusi[/U][/B]

Le jardin des disparus 09-10-13 15:00

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]E fundit[/b]

Po mė dridhet shpirti
si njė fije bar
unė po shkoj drejt dimrit
ti del nė behar

Mos u mundoni pėr varr
sa tė vdes
varrosmėni nė sytė e saj!


[i]A.S[/i]

YanYan 14-10-13 23:04

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
Lamsh na perlane –cka mundem me rrembye
prej teshash vrik –e na stivuen si thase
nder kamjona, me shqelma tue na rrase;
prangat nder duer, per s’mbrapshti, ashtu mberthye
sa mishi u-nxi mbas pake e u-fry me plase;
mandej per kame e gjoks litarin nye
tri heresh na e pershuen, tue u-derkrye
ma keq mbi ke u-angue a desh t’u flase.
E mbasi kryen, rrethuen nenkolonelin
qi gjithe at kohe kish ndenjun tue soditun
fetyrat tona t’ajtuna, t’gerdheshna
nen klithmat e paza… Ishin djersitun
e fshiheshin me nge. E mbante belin
njeni tue qeshe me llanet e perveshna.

Arshi Pipa

elvio 15-10-13 11:35

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[I]NĖNĖS
Gjithnjė po bėhesh mė e krrusur,
Sikur po i afrohesh tokės!
Unė jam atje,nė sytė e rrudhur
Ku ėshtė fillimi i gjithė botės!

Gjithnjė po bėhesh mė e vockėl,
Ku e ke futur gjithė atė shpirt!?
Si hėnėz e ngrėnė brenda dhomės,
Mbi kokė mė rri edhe mė ndrit!

Gjithnjė po bėhesh mė e lehtė,
Mos ke ndėrmėnd qė tė largohesh!?
Ma bėj njė shenjė e ngjitem vetė,
Qiellit t'i them qė do vonohesh!

S Rusi![/I]

Le jardin des disparus 22-10-13 14:57

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]Zemra ime[/b]

Nė asnjė dorė tė botės nuk mė zė gjumi
isha mėsuar me kokėn nė duart e tua
e ke ditur qė kam diēka nga deti
breg me breg dhe gjumi s'mė zė

Dua tė shtrihem dhe tė vdes
por vjen ti dhe nga balta mė ngre
kur male te tėrė dot s'na ndanė
si do na ndajnė dy grushta dhe

Ah, isha mėsuar me kokėn nė duart e tua
tani edhe brigjet mė gjumi nuk i zė


[i]Frederik Reshpja[/i]

[i](p.s. Ky lirik i madh shqiptar vdiq nė shkurt 2006. I rrėnuar, pa para, tejet i sėmurė, Reshpja, ish i burgosur politik, pėrjetoi ditėt dhe netėt e vėshtira, pėr tė vdekur nė mjerim, si endacak pa kulm mbi kokė... I mbylli sytė, por jo qepallat e tij nė poezitė e mrekullueshme qė la pėr ne. Gjithsesi dhe ndėrgjegjen tonė tė vrarė si shtet e shoqėri karshi tij!)[/i]

vjeshta 23-10-13 19:54

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
LALĖS

Rudha e ballit
vrragė kohėsh

Fjala
mbrumur motesh

Hapi i tij
shteg i ri

Unė
bimė e farės sė tij.


H. Muhaxheri

tipi engjellor 23-10-13 23:29

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
Vjesht e dyte ~

Qemoti dallendyshet kan ikur
lejleket lagunave nuk duken gjekund
thellezat nder shkurre jan strukur
vjeshta gjethet ka shkundur,pa mund

Rruget horizontin kan humbur
harabeli me nuk degjohet
bilbili nga rryma e ngroht eshte tundur
vetem ca sorra spo largohen

Ne labirinthet e kohes pa fill
as ne me spo e gjejm rrugen
te dy sebashku ne park
atje,me puthjen ne humbem.

Le jardin des disparus 26-10-13 11:11

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]Eja[/b]

Ku ishe ti kur dola i vetėm nėn hėnė
nė ē'hėnė barisnje vallė

Ku ishe ti kur vizitova profilin tėnd
nė xhamin e muzgut qė krisi dhe u thye me trishtim

Pastaj erdhi nata mbushur me mungesėn tėnde
pastaj erdhi prap nata
dhe kėshtu ka pėr tė qenė deri nė ditėn e fundit tė netėve

Zbrita tek kroi
duke mbajtur nė duar vazon delikate tė agimit
pashė sytė e tu ruajtur nė kujtesėn e ujrave

Lisi plak lėshoi pėrdhe kurorėn e vjeshtės
si njė sovran qė abdikon

Ani, mua mė zuri ky mallkim
po qysh bėn pylli pa ty, si del vjeshta
a ndofta nuk do tė ketė kurrė mė vjeshtė?
atėherė nė emėr tė kujt do tė bien gjethet
nė emėr tė kujt do tė vijnė shirat, mjegullat, ylberėt

Zemra ime, eja vėr dorė mbi stinėt!

[i](F.R)[/i]

natyra 13-11-13 20:21

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[B][I]Te mendohesh[/I][/B],
..
Ka shume mallkime
per njerez te liq,
Sic ka dhe urime per shoke dhe miq.

Po une mallkimet aspak s'i kam dashur,
Vec shfryj
rralle-rralle kur jam buzeplasur,

Kur kupa ze mbushet e s'kam nga t'ia mbaj,
Merzitur-merzitur me vete ze shaj.

I them mendjemadhit nje llaf te florinjte
Te gjetur ne popull:ah,mendja t'u rritte!

Sa gjera ke
thene,o popull i shtrenjte,
Qe duhet patjeter te rri te vras mendte!
..
Dritero Agolli

Le jardin des disparus 16-01-14 14:23

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]Falmė[/b]

Oh, falmė, falmė mikja ime
nė ta lėndova pėrsėri
at’ plagė qė s’don mė ngushėllime,
qė don tė mbetet si jetime,
krenare pa njeri!

Oh, falmė, falmė pse kėrkoj
prej teje unė dashurinė
e dhėmshurisht pse tė qortoj
nė ēastet-vrer, kur shpesh harroj
se ty ta vranė rininė …

Ėsht’ malli im gjithė pikėllim
qė djeg e bren aq pushtetplot
e kur s’e gjen ate flijim
qė e njeh aq fort nė shpirtin tim,
i mbeten veēse lot!

Ėsht’ zemra ime q’u mėsua
ēdo rrahje t’sajėn ta durojė,
qė kurrė s’i tha njeri “tė dua!”
qė u ndez pėrherė dhe u shua…
pse di tė dashurojė.

E pra mė fal e dashur ti,
tani t’kuptoj unė ty mė mirė:
ēdo ēas dhe unė po ndiej mėrzi
e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,
s’kam gaz, s’kam mė dėshirė!

Oh falmė, falmė mikja ime,
s’do t’i lėndojmė ne kurrsesi
k’to plagė qė s’duan ngushėllime,
qė duan t’mbeten veē jetime
ashtu si unė, ashtu si ti …

[i]Robert Shvarc[/i]

Le jardin des disparus 03-02-14 12:25

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]S’e di...[/b]

Nga larg mė vjen, nga larg, ky zėri yt i valė
dhe mė ndez nė gji njė afsh edhe njė mall
e s’di se ku mė dhemb, e s’di se ēfarė kam
madje as nuk e di nė jam apo nuk jam

Ti flet e flet e flet dhe ēfarė flet e di,
por unė vetėm flas, sepse pėrtej je ti
dhe sot po tė mė thonė: pa shkundu, mor i mjerė
u them, qė mund tė flas kėshtu njė jet’ tė tėrė

Nga larg dėgjoj, nga larg, ah! zėrin tėnd tė butė,
mė vjen sikur dhe sytė mė ndizen nė tė tutė
dhe s’di se ku mė dhemb dhe s’di se ēfarė kam,
madje as nuk e di nė jam apo nuk jam!

[i](R.Sh)[/i]

lovely 03-02-14 22:43

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
Nga larg vjen edhe mjegulla qe mbėshtjell mendjen
Njė zė i brishtė ne anėn tjetėr, depėrton nė dendsinė e saj
Ca shpjegime tė kota, dhe vetėm njė me vend
Cili je ti? Vegim apo pėrrallė?

Tingujt e qeshjes nė terrin e natės, gufojnė
Nuk e di mė nė ėshtė e qeshur apo ofshamė
Plandaj:
"Nga larg dėgjoj, nga larg, ah! zėrin tėnd tė butė,
mė vjen sikur dhe sytė mė ndizen nė tė tutė"..

Le jardin des disparus 04-02-14 13:08

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]...[/b]

Sytė e tu si qielli janė tė kaltėr
tė kaltėr unė i dua e plot shkėlqim
ti nuk e di e dashur sa trishtim
ndiej unė kur ai vėshtrimi yt i pastėr
nis njomet porsi qielli i kėsaj nate
nga brengė e fshehtė e zemrės sate

Sytė e tu janė tė pėrlotur
sytė e tu mė hapin njė botė tė tanė
qė e kam andrrue por nuk e paskam njohur
sytė e tu e dashur qė tash i kam aq pranė

Njė ditė do tė mėgohesh prej meje
dhe do tė kalojnė shumė ēaste
shumė ditė e net e vjet
gjersa do ta kuptosh
qė unė kam mbetur ai i vjetri –
gjithmonė pranė teje…

[i]..."Prandaj:
Nga larg dėgjoj, nga larg, ah! zėrin tėnd tė butė,
mė vjen sikur dhe sytė mė ndizen nė tė tutė.."![/i]

lovely 14-02-14 22:19

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
AZIL POETIK (nga libri "Mekatari")

ti qė mė lexon…nėse guxon…
eja me mua…lakuriq...
eja tė tė gėnjej...
gėnjeshtra ėshtė mė fisnike
se sa i hidhur zhgėnjimi...

guxo tė tė gėnjej veē njė herė unė
siē guxove tėrė jetės tė tė zhgėnjejnė ata...
ato...nderi...morali...besa dhe premtimi...
gėnjeshtra ime gjithnjė ėshtė mė e bukur
se gjithnjė ndodhet pėrtej...

eja pra...
pa tė zhgėnjyer guxo tė tė gėnjej...
eja tė tė marr nė njė udhėtim tė gjatė...
tė gjatė...shumė tė gjatė...
pėrtej Tri Pikave nė fund tė vargjeve tė mia…
atje larg…
atje poshtė…
atje lart…
atje pėrtej…
por kurrė kėtu…

Tri Pikat…
trinia ime humnerė...
ēast…
pėrjetėsi…
asnjėherė…

trinia ime djegėse…
e nesėrme…
e sotme…
e djeshme…

trinia ime e trishtė…
muzg…
natė…
ditė...

trinia ime magji…
bordell…
kishė…
xhami…

trinia ime pa altar…
ėngjėj…
djajė…
transeksualė…

trinia ime gri…
ne…
unė…
ti…

trinia ime pa shenjtorė…
i dashur…
bashkėshort…
dashnor…

trinia ime mėkatare…
orale…
anale…
vaginale...

trinia ime rrėnjėdalė…
rėnkim…
heshtje…
fjalė…

nėse guxon eja tė tė marr nė njė udhėtim tė gjatė
si kurrė ndonjėherė alfabetėve tė pėrmbysur…
ndėrgjegjes sė cakėrdisur moraleve tė dhjerė...
pėrtej Tri Pikave nė fund tė vargjeve tė mia…

pėrtej ēfarė shkruajta e ēfarė thashė…
pėrtej ēfarė mund tė lexohet e mund tė shkruhet…
pėrtej gjithshkaje qė mund tė thuhet…
pėrtej ēfarė njerėzit lexuan e mund tė lexojnė…
pėrtej ēfarė njerėzit harruan e mė s'kujtojnė...
pėrtej ēfarė ti kėrkove dhe s'ta dhanė...
pėrtej ēfarė nuk doje dhe ta dhuruan...
pėrtej ēfarė besove dhe ta vranė...
pėrtej ēfarė bekove dhe ta mallkuan...

nėse guxon eja pra atje ku pak shkojnė...
eja dhe guxo tė tė gėnjej...
tė tė gėnjej pa tė zhgėnjyer...
nė Arratinė e Madhe Pėrtej Tri Pikave
atje ku retė pa qiej
azil poetik kėrkojnė...

Artan Gjyzel Hasani

Le jardin des disparus 15-02-14 12:29

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]Tė dua![/b]

Pėr vjollcėn qė dridhet
nė njė vazo lulesh
tė braktisur mbi prag
pa u dashur prej askujt
ashtu si zemra jote

Tė dua
pėr gishtat e shiut
qė bien mbi tastierė
njė melodi pėr hėnėn
qė i ngjan tėndes kėngė

Tė dua
pėr agimin qė zbardh
aty mbi horizont
i ndritshėm e delikat
e ngjan me ballin tėnd

Tė dua
pėr dritėn qė ēel e zgjon
njė zog qė del prej folesė
me krahėt fluturim
e ngjan me gazin tėnd

Tė dua
pėr diellin qė lind
e hedh nėpėr korije
dantellėn e dritės
plot nur e hijeshi
si hareja jote

Tė dua
pėr ditėn qė feks
pas njė nate pa dashuri
e qė ngjan krejt
krejt me kthimin tėnd

Tė dua
pėr njė portė qė hapet
pėr njė klithmė gėzimi
dy zemrash bashkuar
qė ngjan me zėrin tėnd!


[i]Jacques Brel[/i]

Le jardin des disparus 21-02-14 13:56

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]Mos mė lerė ...[/b]

T’i harrojmė zėnkat
mėritė e keqkuptimet
e kohėn e humbur

Tė harrojmė gjithēka
tė harrojmė orėt
qė vrisnin pa mėshirė
me thika pyetjesh
dyshimesh tė kota
zemrėn e lumturisė ...

Unė do tė tė dhuroj
njė shi plot me perla
ardhur nga vende
ku nuk bie shi
e do tė gėrmoj
gjersa tė jap shpirt
tė gjej ar e zefir
tė tėrėn tė tė mbuloj

Unė do ngre njė vend
ku dashuria tė jetė mbret
ku dashuria tė bėjė ligjin
e ti tė jesh mbretėreshė ...

Mos mė lerė
se mė s'do vajtoj
e s’lėshoj mė fjalė
po do tė tėrhiqem
aty prapa pemės
pėr tė parė ty
pėr tė ndjerė nga larg
zėnė e gazin tėnd
kėngėn e dėfrimin

Lermė qė tė bėhem
hij' e hijes tėnde
hij’ e dorės tėnde
hij’ e qenit tėnd

Mos mė lerė
mos mė lerė
mos mė lerė !...


[i](J.B - Ne me quitte pas)[/i]

elvio 06-03-14 18:09

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[I]Nė udhėkryqe ndanė xhadeve
Ditėt e shtuna dalin shpesh
Dhe zgjatin dorėn nga makinat
Herė dy nga dy herė veē e veē

Po shpesh ata qė janė brenda
Me njėri-tjetrin shkėmbejnė fraza
Si shumė pretendime kanė
Mor shoku Jani, kėto vajza

Dhe janė ata qė bėjnė zhurmė
Qė kanė pėr vete dyzet gojė
Qė i shkruajnė letėr presidiumit
Pėr njė guzhinė po t'ju mungojė

Dhe ato presin makinėn tjetėr
Atje nė rrugė atje nė shi
Ato tė urtat gjer nė dhembje
Tė thjeshtat gjer nė madhėshti

Tek presin, java qė kaloi
Iu kujtohet si nė tym
Klasa me nxėnėsit, gabimet
Q'u pėrsėritėn nė hartim

Nė mbrėmje radion dėgjon njėra
Tjetrės nė mend i vjen sėrish
Shikimi i fotoreporterit
Q'andej kaloj rastėsisht

Koha e fejesės i ka ardhur
Dikujt ndoshta i shkon ēdo ditė
Pluhur i shkumėsit, vello e bardhė
U bie mbi supe e i trondit

Po s'ngrenė ato botėn nė kėmbė
Nė komitet nė ministri
Ato tė urtat gjer nė dhembje
Tė thjeshtat gjer nė madhėshti.
[/I]
[B]Ismail Kadare[/B]

lovely 06-03-14 22:02

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
Dritorja


Nje nate e mbaj mend fort mire,
kur hena rrezet argjendore
vershonte permbi mugetire,
nje vashez pashe ne dritore.
Ajo e heshtur po qendronte,
po ankthi po ia digjte gjine,
me padurim ne shpirt,veshtronte
te udheza neper kodrine.


"Un' jam ketu!",-nje ze ne terr
u ndje dhe vasheza gufoi,
dritoren celi menjehere...
dhe terri henezen mbuloi.
"O lum si ti",- i thashe me mall
"te pret gezimi,puthjet ,dhelet,
po mua ndonje mbremje valle,
ndonje dritore do me celet?"


Pushkini

vjeshta 15-03-14 00:12

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
Nase Jani


KURBATKA
Mbremė, putha njė kurbatkė
tė bukur,
Njė kurbatkė, nga dashuri kurbatėsh,
Nėn njė ēadėr, ku flinte njė flutur,
Ku dhe nata, s’na shihte
gjithė natėn...
Mbremė, putha njė kurbatkė
tė bukur,
Qeni rrinte, lėpihej nėn hėnė,
Nė puthje kurbatke kisha humbur,
Fshehur, qeni hėnėn
kishte ngrenė...
Rrėshqita nga buzėt e kurbatkės,
Bėra poshtė, por s’rashė dot
nė humnerė.
Si s’u shkoqėn rruazat e qafės,
Vdekja tė kish qeshur
dhe njė herė?!
Si s’u xhindos lumi, tė kish lėnė,
Shtratin ku ėshtė shtrirė
mijra vjet?!
Qeni jargėtėrbuar, hėnėngrėnė,
Ulėrimė s’lėshoi gjer nė mėngjes...
Si s’u sosėn buzėt me gjakshege?!
Burimi i shpirtit si s’u sos?!
Puthja e kurbatkės ishte vdekje,
Prapa veshit vdekja mė thosh:Mos!
Mos! mė thoshte vdekja,
se kurbatka,
ėshtė e gjitha zjarr e dashuri,
buzėt i ka mbushur me gjakshege,
nė ēdo poretrupi ka magji...
Drita e mėngjesit
mos ardhtė kurrė!
Mbi buzėt e kurbatkės isha mbret.
U dogja, i gjithi, pėrmbi buzė,
Vdiqa, sikur rrojta njėmijė vjet.

Le jardin des disparus 22-03-14 12:03

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]Ti nuk erdhe[/b]

Vjeshta erdhi herėt, ti nuk erdhe
sikur tė vije, une do tė lija cigaren
nė vend tė pullave tė nikotinės
do mė rridhte nė vena shiu
dhe vetėvrasja e plakjes
dhe vera e kaluar e rinisė…

Gjiri yt i kthjellėt si ylberi
do tė rrethonte netėt e mia
nė ballė do ta puthja errėsirėn
ulėrimėn tėnde mė tė gjatė se e gjata
nė qerpikėt e zinj ngecur
frikėn dhe aromėn tėnde…

Ah! Zjarri i prekjes tėnde
si uji qė ka ngrirė nė acar
dėshira pėr t’u bėrė jorgani yt
digjet n'majėn e flokut mė tė hollė
me buzėt e puthjes, prekjes, nuhatjes
do tė tė puthja…

Me krahėt e erės do tė pėrqafoja
trupin tėnd qė i rri i vogėl trupit tim…

Ti nuk erdhe, vjeshta erdhi herėt
hija ime nga pragu i dritareve
i ra pas dashurisė tėnde tė zezė…

Dhe zemra i ra pas trishtimit, dėshpėrimit...

Tani pres tė kthehesh
siē mė ka marrė malli tė ikėsh…

Qė tė mė ushqesh
me pasionin e dashurisė tėnde nė errėsirė
tė mė mbytėsh me uraganin tėnd tė zi
tė mė harrosh nė errėsirėn tėnde tė zezė

Vjeshta erdhi herėt, ti nuk erdhe…

[i]R.D[/i]

Le jardin des disparus 28-03-14 14:57

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]M'i puthe buzėt[/b]

M'i puthe buzėt gjer nė dhembje
tani duhen shėruar
po s'm'i shėrove gjer nė mbrėmje
ta marrim dhe mė shtruar

Pėrpara ke natėn e tėrė
e mira ime, ti
ajo ēka mbetet pėr t'u bėrė
ėshtė puthja mbushur shpirtėsi.

[i]Heinrich Heine[/i]

lovely 30-03-14 17:46

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
Divani i vjetėr

Ke parasysh atė dhomėn e vjetėr
tapetėn e vjetėr?
Mbi tė, dy fotografi nė mur,
tė vjetra!
Ngjyrat e errėta
tė vjetruara.

Ke parasysh shkallėt qė tė qojnė
tek ajo dhomė e vjetėr?
Nė tė cilėn gjendet ai divan i vjetėr?

Aty! Mu aty priti dashuria
Ajo puthje e njohur
Me lagshtinė e saj si vesė e mėngjesit..

E di, shkallėt..
Nėpėr to u ndoqėn tė rinjė tė dashuruar,
butshėm, vullgarshėm dhe tė ē`orientuar,
Ndjenjės sė vjetėr mirė dhuruar!

B.P.

vjeshta 05-04-14 09:48

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
GRUAJA E MESNATES

Nje grua mbreme me mori nga nata
Dhe me futi n'dhomen e saj,
Une, ajo dhe artet tona
Biseduam ane e skaj.

M'celi zemren per here t'pare,
Embel, ciltas bisedoi.
Te gjumeembli shtrat i saj,
Dalengadale dhe mua m'coi.

Pak poezi me arome gjumi
Ia lash aty mbi jastek.
Nuk e cika, nuk e preka
Se nga gezimi krejt qesh tretur.

Tri here "gezuar" une i thashe,
Me afsh t'madh plot dasuri.
Pasi ia lash 'naten e mir"
Jashtdola e qava si djale i ri!



Ali R. Berisha

Le jardin des disparus 07-04-14 14:35

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]Motive pa diell[/b]

[i](Sipas motiveve tė I.K)[/i]

Zor se nė jetė
do tė takohemi
adresat humben
s'ka mė letra

Ti mjegullat
Unė retė
do t'i dėrgojmė
njėri-tjetrit
gjersa dhe vetė
tė mjegullohemi...

...e tė tretemi
si ngjyra e fotografive
nė "Divanin e vjetėr"!

YanYan 10-04-14 23:10

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[FONT=Georgia]Vizatova tė parin e gjithė vizatimeve
mbi njė copė letėr, pėr tė parėn herė
njė shtėpizė tė bukur, me oxhak e dritare
dhe me klasiken, tė mbyllurėn derė…

mė pas shkrova tė parėn letėr dashurie
naive e tė zjarrtė si pėr tė parėn herė
kurajo s’kisha nė dorė t’ia jepja...[/FONT]
[FONT=Georgia]dhe zemėrdridhur ia hodha nėn derė…

mė vonė i thinjur (familjar natyrisht)
ėndrra vizatova mbi letra me vlerė
tė gjitha tė bukura, tė zjarrta sigurisht
tė gjitha tė ngjajshme me tė parėn herė…

njė ditė do iki ashtu siē erdha
do vij kėtu pėr tė fundit herė
do vij mė ndryshe…do vij nė foto
ngjitur mbi letrėn do rri mbi derė…

(1992)
©Artan Gjyzel Hasani[/FONT]

Le jardin des disparus 11-04-14 16:31

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]Kini mėshirė[/b]

Ajo ishte njė natė dashurie
qė kurrė s'duhej tė kish gdhirė

Kini mėshirė
nė mos po atje nėn gurė
nėn peshėn e natės sė shėmbur do tė shėmbėm

I vrarė jo nga urrejtja, po nga dashuria
qė pėrjetėsisht quhet dhembje...

[i](Xh.S)[/i]

Le jardin des disparus 15-04-14 14:09

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]Pa titull[/b]

Ndoshta s'tė shkojė ndėrmend
se qielli rastėsisht s'u mbyll
se kjo dėborė qė shtroi kudo
nė tė vėrtetė ka rėnė pėr ty

U projektua ēdo kristal i saj
nė qiell tė madh diku
dhe nuk pushoi sė rėni ajo
gjersa i gjeti flok't e tu

Dhe nė mėngjes i zbehtė
ai i plotė hapej me madhėri
nėn altruizmin e tij tė hirtē
ndėrsa shetisnim ne tė dy...

[i](...)[/i]

Le jardin des disparus 21-04-14 14:37

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]Mos u zhduk...[/b]

Duke u zhdukur nga mua
e ēmishėruar vetvetes ju zhduke
vetja jote kėshtu u tradhėtua
me pandershmėri prostitute

Mos u zhduk... tė zhdukesh ėshtė lehtė
tė ringjallesh pėr tjetrin s’ka se si
vdekja tė tėrheq shumė thellė
tė vdesėsh nuk ėshtė mėnēuri

Mos u zhduk... harro hijen e tretė
s'ka tė tretė, dy janė dashurive
bashkė do shkojmė nė gjyqin e shenjtė
kur gjaku t’na thėrrasė pėr pėrgjigje

Mos u zhduk... e kemi shlyer mėkatin
fajtorė s’jemi ne, as damkosur
tė denjė jemi unė dhe ti pėr tė falur
nė-mos-dashje ē’kemi plagosur

Mos u zhduk...tė zhdukesh ėshtė ēast
por si do takohemi nėpėr shekuj
ē'sozi kemi nė botė, ti fantazmė
dhe unė? - fėmijėt tanė tė qeshur

Mos u zhduk... jepma dorėn tėnde
nė tė jam shkruar unė - i besoj sekretit
dashuria e fundit ėshtė e tmerrshme
s'ėshtė dashuri, por frikė e humbjes sė tjetrit!

[i]Yevgeny Yevtushenko[/i]

vjeshta 22-04-14 19:28

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
ISHA I DEHUR

Rrugėve tė lashta po iu rikthehem,
ėndrrave tani shumė i frikėsohem,
ahh...sa dua edhe njė herė tė dehem,
me puthjen e saj pėrsėri tė ngrohem.

E t'a pėrgėdhel me kujdes,
tė pushonim nga muzgu qė vie,
e tė zgjoheshim nė mėngjes,
kur agu me rreze do tė na bie.

Sa fjalė nė gjysmė kishin mbetur,
sa ditė s'i kam parė qysh moti,
si njė leckė mbeta i tretur,
i gjetur e i mėrdhirė nga i ftohti.

Kurrė e bukura s'mė ka shkruar,
asnjė fjalė nė njė letėr,
ku e di nga ka shkuar,
apo e ka gjetur njė tė dehur tjetėr.

Nga: Mark Kuzhnini

lovely 22-04-14 22:33

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
Vjeshte, ty nuk t`ka hije me qkru qizi pizija me dushje. A mue po. Une jom e re:biggrin:


E dua trupin tim kur ėshtė me trupin tend.
Eshtė diēka fantastike.
Muskuj tė tendosur e voluptet.
e dua trupin tend, i dua lėvizjet e tij,
dua atė ēka bėn, mė pėlqen tė ndjej
shtyllėn kurrizore tė trupit tend e gjithė
dridhjen e embel tė eshtrave
e atė vibrim tė skajit te tij qė dua ta
puth, ta puth, ta puth papushim.
tė puth plot zjarr ēdo pjesė tė trupit tend,
e dua atė pėrkėdhelje tė bute tė cikjes
me pushin e gėzofit tend elektrik e
mishin qė hapet e sytė e tu plot shkėndija,
e pėr mė tepėr dua pėrplitjen tende
poshte meje njė gjė kaq fantastike !

E .E. CUMMING

vjeshta 27-04-14 21:06

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
Po t'rri nngat ,se si e re qe je, mos po i qon vetit fjale me kto poezi...:tongue:

Qy anmikjaaaaa! Prej anmiqesis nuk po e sheh se kush eshte autori...:wink:


Mall...!


Edhe pse larg…
pranė tė ndjejė,
nuk tė harroj,
vetėm thjesht,
dua tė tė pėrshėndes,
e pastaj
tė shkoj.

Ashtu kot
malli mė sėmbon,
jam grua,
me shpirt e trup tė bukur,
pse jo,
jam zonjė grua.
Dy herė mė e bukur,
joshėse,
tunduese,
nė sy,
buzė,
me shpirt e trup,
dikė sundoj,
ndoshta
ty.

Edhe pse larg,
mos harro,
malli mė merr,
nuk varet
prej meje
ai shtegton,
atje ku do.
Shpesh humbet ...
symbyllas
ikėn..
shkon diku..
diku larg
ikėn si i ēmendur
e kthehet..
sėrish
kėtu.
merr udhė,
prapė
shtegton pėrhumbet,
gjithė qenien pėrfshin
e harrohet
dhe shpirtin ma tretė.

Njė ėndėrr e shkurtėr
me sytė hapur,
mė rri,
e kupton qė malli tė mund...
del fitimtar,
dhe vjen tek ti.

Edhe pse
nuk zgjat shumė,
ėshtė mundje e bukur,
edhe pse zgjat pak
mė se e dėshiruar,
kur prehje gjen,
brenda meje
futur.

Nė krahė malli lė veten,
tė ndjejė jetėn,
pėshpėrimėn,
frymėmarrjen,
prekjen,
aromėn,
heshtjen.

Malli im,
mė mund,
bėju zoti im
eja
tek mua,
mė merre
nė gji,
frymo
brenda meje
Jam
Grua!

Nga: Nexhi Baushi

YanYan 28-04-14 17:09

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[FONT=Georgia][SIZE=2]Gabrielė,e mban mend sa shumė mė admiroje,
mė deshe, mė jepeshe, kur nuk mė kuptoje...?

Ish koha kur unė tė robėroja me lirinė time pėr tė gabuar..
Pastaj erdhi heshtja...

Hyj sot nė shpirtin tėnd, Gabrielė dhe s'bėj dot autoportretin tim....
Pasqyrat tregojnė harta memece ku vėshtrimi im blu
sajon kontinente lumturie qė kurre s'egzistuan...
oqeane tė stuhishėm...tashmė tė qetėsuar...
nėn ta Atlantidat e mia -brigje pa urė...

Po qiejt e mi, Gabrielė?
Ah...qiejt....
Qiejt s'shėnohen nėpėr harta kurrė...

©Artan Gjyzel Hasani[/SIZE][/FONT]

Le jardin des disparus 29-04-14 14:04

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]Heshtja jote[/b]

Unė mburrem se thur vargje me zjarr
ti hesht, por ti dashuron mė bukur
tė matesh me mua, nuk ėshtė garė
gara me ty ėshtė garė e humbur

Unė shkruaj gėrma pa fund nė letėr
ti mė rimon shenja dhėmbėsh nė mish
unė them sa ty nuk dua asnjė tjetėr
ti qeshė a tallesh me mua, ku ta dish

Unė llafazan si tė gjithė poetėt
ti e kthyer nė heshtje, si vetėm ti
unė rrėmbej yje tė tė ndrijė netėt
ti bėhesh hėnė e me merr nė gji

Unė flas kaq shumė, se nuk hesht dot
ti hesht, se ti di tė flasėsh mė bukur
tė matesh me mua, garė e kotė
gara me ty, mė shumė se e puthur...

[i]Sokrat Habilaj[/i]

YanYan 30-04-14 16:40

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
Do cash mes udhėve ku ata nuk shkuan ndonjėherė
nė gremina ku nuk guxuan tė hedhin dot as vėshtrimin
mes shkretėtirės ku vec ti e di qė njė lule akoma fle
mes brigjesh ku pėrrenjve do ua ndryshosh drejtimin…

Do njohėsh tė dėshpėruar me gurin nė qafė varur
tė pashpresė qė harruar i ka fat’ i keq
do njohėsh dhe njeriun...atė qė akoma s’ka ardhur
atė qė nga pas turmat zvarrė tėrheq…

Nė shpirtėra njerėzish qė nga vetvetja kanė frikė
mes atyre qė nuk njohin as besėn e as nderin
kufomat qė do ndeshėsh mėshiroi cdo ditė
dhuroju parajsėn kur njohin vec ferrin…

©Artan Gjyzel Hasani

vjeshta 01-05-14 10:35

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
DHE SIKUR NJĖ ĒAST

Ajo buz’e saj, buz’e ndezur prush
Yjet rėnė nga qielli lule nėpėr gushė.
Nė pasqyrė tė syrit i pash edhe shpirtin
Zot, o Zot im ma bėj njė ēast vitin!

Shtrat bėje dhe qiellin qė tė vdes dy herė
Nė muzėn e vargut do ēelet pranverė
Do rėnkoj dhe deti, dallga bėhet valė
Zot tė lutem shumė, mos ma shuaj zjarrė.

Digjmė nė buzė tė saj le tė bėhem hi
Nese nuk ėshtė ėndėrr do jet njė magji!
Dhe sikur njė ēas tė jetė vetėm ėndėrr
Do lutem pėr tė me shpirt e me zemėr!

Se ja vlen tė rrosh edhe pėr njė ēast
Tė digjesh me puthje, tė dehesh me flakė.
Nuk beson poetin kush s’e ka provuar
Po s’je pak i ēmendur, s’je i dashuruar


Myrteza Mara

Le jardin des disparus 05-05-14 15:15

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
[b]Ty...[/b]

tė dua si bukėn me krip e piperka qė ha
si ēastin kur natėn i djegur zjarrmie zgjohem
dhe shkoj e vė gojėn nė ēesme tė shuhem pak

si ēastin kur plot ankth, padurim e gėzim
hap pakon e rėndė postare qė s'di nga me vjen

tė dua si ēastin kur pėr sė pari kapėrcej detin
si shumė gjėra qė drithėrohen nė mua
kur mbi ne butėsisht bie nata

si atė shprehjen e pėrditshme:
"gjallė jemi shyqyr" - TY TĖ DUA!

[i]Nazim Hikmet[/i]

vjeshta 09-05-14 16:29

Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm
 
E DUA NJĖ SHKAK

Nuk jam harraq, siē ti mė quan,
Unė enkas lė diēka nga pas.
Sa herė largohem iki shpenguar
Tė kthehem shpesh dua njė shkak.

Njė buzėqeshje bėj sikur harroj
Diku njė pėrqafim, njė puthje
Se shpejt kthehem edhe i kėrkoj
Dhe prapė largohem me ngutje!

Ndodh qė harroj mė shumė
Dhe kthehem si det i etur
Ti-dallgė e ndezur me shkumė
Mė pret nė gjoks e mekur.

Kėshtu jam gatuar, me erė harrimi
Harroj plagėt, harroj lotėt
Por nuk harrroj portėn e betimit
Si tė harroj dritėn e Zotit?!

Ti qesh, si lulja nė pranverė,
Tė pėlqen qė unė di tė harroj
Dhe s’do tė ndreqem asnjėherė
Kėtė sėmundje nuk do e mjekoj!

***
Nuk jam harraq, siē ti mė quan,
Unė enkas lė diēka nga pas
Sa herė largohem iki shpenguar
Tė kthehem shpesh dua njė shkak!


Myrteza Mara


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:26.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.