Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Gjuha Shqipe (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=139)
-   -   FJALË TE ODAVE SHQIPTARE (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16034)

uliksi31 11-11-08 16:55

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
[quote=Urata]...o te budallaqet nihesh mire![/quote]

Po qysh cohet Ali Shukrija te budallaqet, edhe ti.:biggrin:

Urata 12-11-08 02:23

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
[quote=uliksi31-jr.]Po qysh cohet Ali Shukrija te budallaqet, edhe ti.:biggrin:[/quote]


...bofsh hajr qe erdhe e ma hajr qe po shkon!...s'na duhet Alia atje ku dominon fuqia...

vjeshta 24-01-09 13:31

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
Ish shku nje sheherli ne katund .Edhe e shtrojn sofren ne ode dhe ne fund vjen edhe pitja .Ky sheherlia mbasi honger ju tha atyre ne ode ;a ban me ma pshtjell pak se gruaj e tij(por ai i ka than me emer ) e ka shume merak !!!:biggrin:

GURI SYLAJ 24-01-09 17:48

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
Vin dy musafir ne Drenice dhe njani nuk kish pa hanger kurr fli e as nuk e kish dite cka eshte flija.
Mbasi han darke ,kuptohrt fli, me i bvete menjehere i vjen keq!
Kur bijn me fjete po e pyte ngadal shokun e vete .Cka hangrem per darke ?
Ky po i thot- Fli!
Mbas pak po e pyet prap.
Nuk umkallxove cka hangrem per darke.
Ky po i thot .Fli more te thash!

Mbas nje cope here, pak me nervoze ,po i thot :
Fli ,fli!!
O pa me kallxu cka hangrem per darke as gjumi nuk po me merr!

vjeshta 05-02-09 22:17

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
Kishin qene dy vllezer dhe kishin vendos me u nda .I ndajn te gjithat dhe vjen rendi se cili me marr gomarin e cili baben .Njeri djal shkon e ban dert me gruan dhe i thote : gru po e marrim ne gomarin se na duhet per me bajt dru .Gruaj i thote o ti njeri : po e marrim baben se baba shkon ne mal vet , ngarkohet vet dhe shkarkohet vet se me marr gomarin duhet me shku me ta e me e ngarku e me e shkarku.

shfletuesi_ 05-02-09 22:43

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
U koft mire burra , hiq mas luni se une po ja maj qety te kta djemt e rij.....Eh vazhdoni ju ku e keni pas ... Une veq nja di me jav than se qeshtu s'na e qet...

lyra2 06-02-09 18:55

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
Nastradini i kish pase dy gra.I kish ble dy unaza dhe,kur ja u kish dhane grave msheft,u kish thane :
-Mos allxo ortakes tane ,se ta kam ble ty unazen
grate ishin qefue,se gjithsecila kujtojke se ata po e dojke Nastradini ma shume.Nje pramje, tue hanger darke ,iu teken e po e dvesin:
-Nastradin,cilen na do ma fort?
-Qata qe ja kam ble unazen.

guriko 06-02-09 19:54

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
pa e lu kudra bishtin. qent nuk i shkojnè mas.

GURI SYLAJ 06-02-09 20:26

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
Nje mjeshter i kulmave kish pa thane ; Qe tri here qe po e shkurtoj edhe apet shkurt po me bjen !!!(Per nje mertek e kish pas fjalen )
Mos po ia bajn kta mjeshtrit ton edhe me Kosoven njashtu dishka!????

vjeshta 06-02-09 23:06

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
E kish pas nxan njanin nata ne nje vend te panjohur dhe thirre tek nje shtepi .I zoti i shtepijes del edhe i ofron konak .Kthehet darka dhe kishin pas nje laknor por edhe kish pas qene pa kryp !Njese ky han dhe nuk thote asgje dhe te nesermin i pershendet per mikepritjen dhe e merr rugen e vet ,por duke ec rruges ndalet ,mendon dhe kthehet prap tek shtepija e konakxhiut .Del i zoti i konakut dhe e pyet se qka u bo ?

Ky ja ktheu : jo asgje vetem u ktheva me ju tregu se q'ai laknori i mbremeshit kishte pas qene pa kryp dhe u ktheva me ju tregu qe mos mendoni qe kam qene budall e se kam kuptu !

guriko 07-02-09 14:56

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
sen spo marr vesh.
titulli po shkrun, fjalè tè odave e shqiptare, e ktu po lexoj tregime e mesele..

shfletuesi_ 07-02-09 18:49

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
[quote=guriko]sen spo marr vesh.
titulli po shkrun, fjalè tè odave e shqiptare, e ktu po lexoj tregime e mesele..[/quote]

guriko, pajtohem me ty....

shfletuesi_ 07-02-09 18:50

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
Burra.. Fell a puna...

Makresh 08-02-09 15:24

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
Merhaba,

[QUOTE=halla e madhe]Ni hoxhe shkon musafir n'Hade edhe per darke e lyp nji fli.Pak pa ardhe darka,hoxha nxehet teper n'fjale,Tuj dhane ders,po thote;
_E kam pa n'Kuran si gruja nuk asht njeri,po njerit i duhet.
Bacica e nien edhe m'inati,e derdh fline pej tepsije,kishe i pshtoi pej dore.
Kur u kthye sofra me buke e lang,hoxha po i thote konakxhise.
_Flija s'na paska ardhe,po s'pi di a je ti fajtor a bacica?
_Besa as une,as bacica,po "dersi"i paradarkes,_i tha i zoti i konakut.[/QUOTE]

Ktu than qe po bohet muhabet odash, po si n'çdo od, jan edhe rrencat.

E kush e prish oden, ??

Baca Syle, na ofroj pergjigje,.. > Ai qe din e nuk flet, dhe ai qe flet e nuk din.

GURI SYLAJ 08-02-09 15:39

Titulli: FJALË TE ODAVE SHQIPTARE
 
E kur e luten , mas nja dy jave ,hoxhen me tregu dicka, ne nje ode tjeter- tha:
Jo , bilahin ,ne libra te fese shkrun qe DERSI i paradarkes eshte gjynah ....( te len pa fli demek!)
Ders duhet me mbajt veq mas Darke!!


Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 05:42.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.