Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Mėsime nga Kurani (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=136)
-   -   Pyetje & Pergjigje (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=20857)

egi 11-08-08 22:35

Titulli: Pyetje & Pergjigje
 
Me ra ndermend edhe diqka....Pershembull: Ne qoft se ka qen e shkrume se ti kurre s'ke me qen besimtar..si mundesh mi kundershtu asaj qe ka qen e shkrume? Zoti eshte ai qe te jep besim ose jo..apo? E nese Zoti nuk te qet ne rruge te drejt, Ai qe eshte me Madhi, pra ky njeri do te shkon ne Xhehenem a?
Ju lutem me spjegoni se nuk e kam taman te kjart kete.....e kam pyetur qiken e mixhes e cila i ben 5 vakte dhe e ka lexuar Kur'anin 3 here, por nuk ka dit te me spjegonte....

kroni i etheve 15-08-08 21:40

Pse doli Kurani 20vjet pas vdekjes se Muhamedit
 
me intrereson mendimi i juaj

kujtim1 15-08-08 23:03

Titulli: Pse doli Kurani 20vjet pas vdekjes se Muhamedit
 
[B]A eshte e sakte kjo pyetje?[/B]
Ne radhe te pare une kam rezerva per vete pyetjen, pasi ashtu si eshte formuluar, ajo konfirmon indirekt faktin qe kurani ka dalur 20 vjet pas vdekjes se Muhamedit, gje qe ka nevoje te vertetohet.
Pra, per mendimin tim, si fillim pyetja duhet te riformulhet: " A eshte e vertete qe Kurani doli 20 vjet pas vdekjes se Muhamedit". Nese arrijme ne perfundimin qe pergjigjja eshte pozitive atehere le te kalojme ne pergjigjen e pytjes qe hapi kete poste...

Meqenese nuk kam shume kohe, do mundohem te jap nje pergjigje te shkurter, lidhur me faktin e pamundshmerise se daljes se Kuranit 20 vjet pa Muhamedit.

***************************************


***************************************
Si rrjedhim Kurani nuk eshte nje liber voluminoz ndaj dhe mund te mesohet permendesh. Kurani nuk eshte ruajtur vetem nepermjet shkrimit por edhe nepermjet mesimit permendesh. Sot ne bote jetojne me qindra mijera veta qe e kane mesuar kuranit permendesh. Pra nje liber qe eshte ruajtur nepermjet shkrimit dhe mesimit permendesh eshte e veshtire te ndryshohet, qofte nepemjet shteses qofte nepermjet heqjes. Per kete arsye nje pjese e kundershtareve klasike te Kuranit e kane pranuar qe Kuranit eshte transmetuar deri sot pa asnje ndryshim...

[B]Mbledhja e Kuranit[/B]
Mbase pyetja qe hap forumin ka parasysh faktin e mbledhjes Kuranit ne nje liber te vetem pas vdekjes se Muhamedit. Eshte e vertete qe Kurani eshte mbledhur ne nje liber te vetem pas vdekjes se Muhamedit, por kjo nuk do te thote qe nuk ka qene i shkruar ne vende te ndryshme, si psh kockat, lekuret apo ne mjete te tjera primitive qe ekzistonin ne ato kohe... Meqenese pjesa me e madhe e shokeve te Profeiti Muhamed e dinin Kurani permendesh, nuk ekzistonte ndonje nevoje e madhe qe te mblidhje kurani ne nje liber te vetem, sidomos po te marrim parasysh dy gjera:
1- Ne fillimet e Islamit, muslimanet ishte perqendruar ne qytetin e Medines dhe gati te gjithe shoket e Profetit jetonin afer saj. Meqe, sic thame me lart, nje pjese e madhe e tyre e dinin Kuranin permendesh ishte e lehte per kedo te pyeste nje tjeter nese nuk mbante mend dicka.
2- Mesimi permendesh ka qene nje nga vecorite e arabeve qe para ardhjes se Islamit. Arabet e kishin shume te zhvilluar fushen e poezise. Poetet ishin te shumte dhe ishin ne gjendje te mbainin mend mijera vargje vjershash. Nje pjese e madhe e ketyre vjershave ka arritur deri sot. Ajo qe dua te them eshte se per Arabet e asaj kohe ishte normale te bazoheshin me kujtese, e jo ne shkrim, sidomos po te marrim parasysh faktin qe pjesa me e madhe e njerezve ishin analfabete.

Keto ishin arsyet kryesore qe Profeti Muhamed nuk nxitoi ta mblidhte Kurain ne nje liber te vetem. Pas vdekjes se Profetit, nje pjese e madhe e shokeve te tij u shpengulen neper vende te ndryshme, pasi kufijte e shtetit islam u zgeruan mjaft shpejt duke perfshire, perandorine perse, sirine, jordanine egjiptin etj, pervec gadishullit arabik. Pra ndodhen dy gjera:
1- U pakesua numri i shokeve te Profetit te perqendruar ne nje vend. Nje faktor qe ndikoi ne kete gje jane edhe luftrat e ndryshme, ne te cilat vdiqen nje numer jo i vogel prej atyre qe e dinin Kuranin permendesh.
2- U shtua mjaf numri i muslimaneve te rinj jo arabe, te cilet nuk ishin ne gjendje ta meson Kuranin permendesh me lehtesine e arabeve.

Per keto arsye udheheqesit e muslimaneve vendosen ta mblidhnin Kuranin ne nje liber te vetem me qellim qe ta ruanin dhe ta kishin me te lehte per ta shperndare ne krahinat e tjera te sapofutura brenda kufijve te shtetit islam. Per kete detyre u caktuan disa nga njerezit me te afte, te cilet mlodhen te gjitha shkrimet e ndryshme dhe duke i krahasuar me ate qe dinin permendesh e mblodhen Kurain ne nje liber. Me vone kjo kopje e Kuranit shumefishua dhe u dergua ne disa vende te ndryshme...

[B]Perfundim: [/B]
Kurani nuk ka dale 20 vjet pas vdekjes se Muhamedit. Ai ke ekzistuar qe para se te vdiste Profeti Muhamed. Ajo qe ka ndodhur pas vdekjes se Profetit eshte mbledhja e Kuranit ne nje liber te vetem.

------------
Kerkoj ndjese nese jam zgjatur ndopak. Nese dikush ka nevoje per ndonje sqarim jam me se i gatshem..

Pershendetje...
Kujtimi

valiii 20-08-08 03:14

Titulli: Pyetje & Pergjigje
 
[quote=egi]Me ra ndermend edhe diqka....Pershembull: Ne qoft se ka qen e shkrume se ti kurre s'ke me qen besimtar..si mundesh mi kundershtu asaj qe ka qen e shkrume? Zoti eshte ai qe te jep besim ose jo..apo? E nese Zoti nuk te qet ne rruge te drejt, Ai qe eshte me Madhi, pra ky njeri do te shkon ne Xhehenem a?
Ju lutem me spjegoni se nuk e kam taman te kjart kete.....e kam pyetur qiken e mixhes e cila i ben 5 vakte dhe e ka lexuar Kur'anin 3 here, por nuk ka dit te me spjegonte....[/quote]


[FONT=Times New Roman][SIZE=3]Dituria e meparshme e All-llahut eshte e njoftuar me kete, [U]e cila ka cilesi te zbulimit te asaj [/U]qe do ta bejme me vullnetin tone te lire, e jo veē te ndryshimit te veprave tona. secili njeri, ne tersi ndien se plotesisht drejton me vullnetin e vet te lire.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=3]Sipas Dijetarit Abdulmexhid Zendanit mesojme se, deshmitaret e kesaj jane muskujt, te cilet levizin me vullnet, e te cilet punojne sipas deshires sone. Muskujt, te cilet nuk punojne ne pajtim me vullnetin tone jane ata muskuj ne drejtimin e te cileve njeriu nuk kemi kompetenca, siē jane muskujte e zemres dhe te lukthit. Prandaj me veprimin e ketyre muskujve, nuk ka as denim e as shperblim.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Times New Roman][SIZE=3]Nese ti e di se ndonje njeri [/SIZE][SIZE=3]do ta bej nje veper te mire, apo te keqe, a mund te ndikoj diturija ne ate qe do ta bej ai ? Gjithashtu, nese, per shembull, e ben nje veper te mire, a do te thote atehere ndonje i menēur :"Ky shenim te ka detyruar te besh veper te mire"???[/SIZE][/FONT]
[SIZE=3][FONT=Times New Roman][B][U][COLOR=red]Shenimi i atij personi nuk eshte asgje tjeter, pos shenim i asaj ēfare ka bere ai.[/COLOR][/U][/B] Keshtu te shenuarit ne Levhi Mahfudh/Percaktimi i All-llahut (Ēka e ka shkruar Zoti) nuk eshte asgje tjeter pos shenim i asaj qe ke per ta bere, [U]sipas vullnetit tend .[/U]
[/FONT][/SIZE][FONT=Times New Roman][SIZE=3]Dhe, nuk ekziston kurrfare dallimi ne mes te shenuarit e asaj qe e ke bere, pasi qe kjo tanime ka ndodhur. Dallimi egziston vetem ne mes njohurive te meparshme te pergjithshmedhe gjitheperfshirese te All-llahut dhe te diturise se kufizuar dhe mesatare te njeriut.[/SIZE][/FONT]

Teuta2 23-12-08 17:22

Titulli: Pyetje & Pergjigje
 
Un kam nje pyetje per ate qe e ka lexuar Kur'anin sepse me duket qe pergjigja e kesaj gjindet aty, un e lexoj mirpo ende se kam gjetur.
Nese ben nje mekat (jo aq te vogel), me duket qe eshte e percaktuar qe perveq te pendohesh me zemer, te agjerosh dy apo tre muaj, qe Allahu ta pranoj pendimin dhe te te fal, d.m.th te sakrifikosh aq gjat.. disa thon qe eshte 3 dit, mirepo mua me duken pak vetem 3 dit, ato mund ti agjeroj edhe vullnetarisht.. a mundet dikush te me ndihmoj e te me tregoj se qfar duhet bere qe te jesh e falur per nje mekat jo te vogel?..

Oqeani 23-12-08 17:27

Titulli: Pyetje & Pergjigje
 
Teuta2

Nuk them diē me Kur'an sepse nuk di te them te drejten, por nje gje e di se ēdo krim denohet - nuk ka falje !


me nderime Oqeani

Teuta2 23-12-08 20:18

Titulli: Pyetje & Pergjigje
 
Mir e ku mbetet ajo qe Allahu pranon pendimet tona dhe eshte meshirues, mekat fales, "Ai fal dhe meshiron shum'... ok, konkretisht un e kisha fjalen per nje mekat jo te vogel mirepo jo krim :).. thjesht mekat qe nuk lendon aske.... dhe ne Kur'an mendoj qe shkruan dikund nuk ceket lloji i mekatit por kur e din qe ke ber nje mekat.. gjithsesi faleminderit

Terminatori 31-12-08 22:50

Titulli: Pyetje & Pergjigje
 
Pendimi i sinqert me zemer dhe veper para Allahut xh.sh dhe mosperseritja e tij Allahu pranon pendimin eshte mekatfales meshirus,perveq shirk-ut ( me i bere Allahut ortak ) nuk falet ai njeri denohet pergjithmon me xhehnem, tjerat nese don i fal e nese jo per nje kohe je ne denim e ne fund prap ne xhenet.. shirkun Allahu nuk e fal nese pendohesh dhe hyn prap ne fen islame deri sa e ki shpirtin ne trup Allahu prap fal mekatin

Teuta2 03-01-09 20:27

Titulli: Pyetje & Pergjigje
 
[quote=Terminatori]Pendimi i sinqert me zemer dhe veper para Allahut xh.sh dhe mosperseritja e tij Allahu pranon pendimin eshte mekatfales meshirus,perveq shirk-ut ( me i bere Allahut ortak ) nuk falet ai njeri denohet pergjithmon me xhehnem, tjerat nese don i fal e nese jo per nje kohe je ne denim e ne fund prap ne xhenet.. shirkun Allahu nuk e fal nese pendohesh dhe hyn prap ne fen islame deri sa e ki shpirtin ne trup Allahu prap fal mekatin[/quote]
ELHAMDULILAH shirk skam ber asnjeher. E ti flm shum per pergjigje, Allahu ta shperbleft .. pershendetje

hasanmehmeti 08-01-09 10:59

Titulli: Pyetje & Pergjigje
 
[quote=Teuta2]Un kam nje pyetje per ate qe e ka lexuar Kur'anin sepse me duket qe pergjigja e kesaj gjindet aty, un e lexoj mirpo ende se kam gjetur.
Nese ben nje mekat (jo aq te vogel), me duket qe eshte e percaktuar qe perveq te pendohesh me zemer, te agjerosh dy apo tre muaj, qe Allahu ta pranoj pendimin dhe te te fal, d.m.th te sakrifikosh aq gjat.. disa thon qe eshte 3 dit, mirepo mua me duken pak vetem 3 dit, ato mund ti agjeroj edhe vullnetarisht.. a mundet dikush te me ndihmoj e te me tregoj se qfar duhet bere qe te jesh e falur per nje mekat jo te vogel?..[/quote]

selam alejkum TeutaDY.
Nuk ka diqka qe duhet agjeruar. Nese ke bere gabim qe i ke shkaktu dem dikujt tjeter atehere perveq pendimit duhet kthy hakkun personit qe i ke shkaktu demin , ndersa nese ke bere gabim vetem ndaj Krijuesit atehere mjafton pendimi i sinqert dhe rregullat e veta , siq eshte : te mos kthehesh me ne ate gjendje, te vije keq per gabimin qe ke bere , te kerkosh falje Zotit per te, dhe te pasosh ate veper te ulet me nje me te mire.

Ne lidhje me qeshtjen e pendimit te preferoj te lexoshe kete e-liberth te vogel besoj qe do te ndihmoj.
[URL="http://mburoja.net/libra/Drejtimiishpirtit.html"]http://mburoja.net/libra/Drejtimiishpirtit.html[/URL]

Kaloni mire.

selam alejkum we rahmetullah
Hasani.

fadilmorina 31-01-09 22:11

Titulli: Pyetje & Pergjigje
 
selam

ku muj me pas letsim , per mjekim me nje hoxh te mirfillt , munsisht ne prizren
pasi qe nuk lejoet mjekimi ne disa faltore
kam provu shum neper mjek me tableta qetsimit dhe nuk po gjej sa duet letsim qetsim

Makaveli 02-02-09 04:03

Titulli: Pyetje & Pergjigje
 
"Ti je deshmitare e asaj qfar ben " Te ka dhuruar Allahu xh.sh gjitha perparesit qe ti te jesh ne nivelin komandues te vetvetes ..te ka profeksionuar mbi te gjitha gjallesat
PRA TI KE MUNDESIT JO TE HYSH NE SHQISEN SHTESE DUKE MARRE PARASYSH QE ALLAHU XH.SH TE KA KUFIZUAR EDHE MOBILIZUAR AFTESIT TUA ,SHQISAT ETJ
POR DUKE RIMENDUAR FAKTIN SE GJITHE NJEREZIT JAN PERGJEGJES TE VETVETES DHE GJERAVE QE ATA BEJNE ...SEPSE NJERIU LIND GJITHMON SI MUSLIMAN DHE KJO ARGUMENTON FAKTIN SE TI OSE MUND TE QORIENTOSH GJAT JETES TENDE VET JETEN TENDE OSE MUND TE BIJSH DAKORD ME ATE SE QFARE TE KA URDHERUAR
"AI QE DI ME SHUM SE QDO GJE DHE QE TE KA KRIJUAR TY"

ME RRESPEKT TE FELL....

hasanmehmeti 02-02-09 13:52

Titulli: Pyetje & Pergjigje
 
[quote=fadilmorina]selam

ku muj me pas letsim , per mjekim me nje hoxh te mirfillt , munsisht ne prizren
pasi qe nuk lejoet mjekimi ne disa faltore
kam provu shum neper mjek me tableta qetsimit dhe nuk po gjej sa duet letsim qetsim[/quote]

we alejkumuselam

Sa i perket sherimit te mirefillet sipas Kuranit dhe Sunnetit sigurisht se me lejen e All-llahut subhahuwe teAla , mund te besh tek Llukman Neziri ne Gjilan , Muhammed Abdullahi ne Durres, por ne prizeren ik njeher e pyet tek Musalem Mazellemi dhe Irfan Salhu, e besoj se ose ata do merren ne problemet tua ose do te orientojne diku me mire.

Zoti te lehtesofte semundjet dhe sprovat tuja.

selam alejkum
Hasani

Dani11 10-02-09 09:01

Titulli: Pyetje & Pergjigje
 
Pershendetje

kam nje pyetje per hasanmehmetin, si e spjegon feja apo ju ndalimin e fotografis se Muhamedit a.s., pasi qe shume njerez nuk e dijn arsyen pse nuk ka fotografi te profetit tone.

selam alejkum

pirro 10-02-09 10:33

Titulli: Pyetje & Pergjigje
 
ooo Fadil, shko more te naj Mjek i mire i njoh disa specialista te fushave te ndryshme , po hiqu ktynve seneve se po dojkan me te prish per gjithmone.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:11.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.