![]() |
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
A ėshtė fajtor Shqiptari
A ėshtė fajtor shqiptari pse nė kėtė qiell jeton, nėn kėtė qiell nė trojet e tė parėve tė vet ? A ėshtė fajtor pse ėshtė, e pėrkundėr tė gjithėve qėndron shqiptari, rob e njeri, qė do i vetvetės tė jetė ?! A ėshtė fajtor shqiptari, pse si tė tjerėt don tė jetojė si njeri nė tė vetat sot e pėrditė ? A ėshtė fajtor pse, pėrkundėr dhunės - rron e qėndron nėn qiellin e Kosovės loke, nė truallin e tė parėve tė vet! [URL="http://www.zeriyt.com/letraret-e-medhenj-shqiptar/esad-mekuli-t40094.0.html;msg563100#msg563100"]Esad Mekuli[/URL] |
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
[URL="http://letersia.zemrashqiptare.net/archive/list/AutoreSSH/SuzanaKuqi/"]Suzana Kuqi[/URL] [IMG]http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif[/IMG]
Yjet Nje dite dikush me ofendoi, dikush qe para me shume se une kish, dhe shpirtit te lenduar gjumi ju prish,. ndaj dola rruges te ecja kuturu diku nje lypes shishen e birres shkundte tek prane nje ferrari zhurmshem ja behu e u zhduk. E une qe nje cast meshirova lypesin e tjetrin , pronarin e ferrarir zili pata, syte ngrita lart e kembet ndala mrekulli e qiellit me yje te shndritshem qendisur me thosh shiko sa i madh eshte universi sa i larmishem e i pafund e nese ka nje zot eshte vec atje lart ku pavdekesia bukurine e alegrine ne miliona yje madherishem i thur e c'do te ish lendimi meshira a zilia cili problem i yti vlen sa gjithesia... |
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
DASHURO
Shėko lisi si mė flet Fjalė t'ėmbla si mė ushton, Degėt unj e mė thėrret Dashuro, se koha shkon! Maj' e plepit gjithėnje, Kur tunt kryet mė qorton, Pėrpjek fletė mė ēon zė Djalė ē'pret e s'dashuron! Er' e malit me njė ushtim Dhe mburimi qė kullon, Gjithė mė thonė plot gėzim: Dashuro, se koha shkon! Kopėshtit vasha qė po pret Si zog pylli qė kėndon, Buzėqeshur mė thėrret, Djalė ē'pret e s'dashuron! Mua zemėra gjith mė rreh Brenda gjaku mė valon Ma ndes mallin me ve re Dashuro, se koha shkon! Ēdo gjė rrotull mė pyet Djalė ē'pret e s'dashuron Ditėt shkojn, jeta shket Dashuro, se koha shkon! Asdreni |
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
KTHIME
Kur tė pashė mė s'tė lashė, T'u afrova e s'tu ndashė Dhe me zė t'ėmbėl tė thashė: "Sa tė dua o moj vashė!" edhe nė gjunjė tė rashė, T'u luta gjersa u vrashė Po nga zemėra psherėtita U treta, u lebetita, Se asnjė fjalė s'tė qita, Gjersa shpresėn far' e ngrita Se m'u mėrzit sa tė prita, Aq sa u ngrys edhe dita. Vetėm pastaj unė u zgjova Dhe mendjen time ndėrrova Kur zemėrėn ta kuptova Dhe ika e tė harrova, Nga tėrė mundimet shpėtova Si dhe shpirtin e qetova. Pastaj ti mbrėmanet herėt Mė vjen rrotull si njė shqerre Si njė fytyrė nė verė Dhe mė lutesh aqė herė Po tashti shėko tė tjerė S'e stė dua moj e mjerė. Asdreni |
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Balade came
Ylberi si nje pershendetje lamtumire U ndez e u shua matane largesive Mbi valvitjet e flakeve neper shi Matane largesive humbi e perflakur Cameria Ulerine era e Mesdheut mbi trojet e lashta dhesprote Mbi te shtrenjtat trojet tona styrgjyshore Mbi kullotat e braktisura kullotnin rrufete ullishtat e pavjelura gjemojne si dallge neper bregore Dhe kudo toka came nen savanin e reve Me thike ne ije, ne gjak e mbytur dergjet Na e tregojne drejtimin plumbat qe vershellejne ne erresire Na e ndricojne udhenPas nesh perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive Perpara udhet zgjaten ne veri Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi Lamtumire, Cameri! (Bilall Xhaferri) |
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Mbramja
Si tufa mėndafshi tartė nė tė kaltėrten shami, nmes dy duersh tbardha, dy kodra nė borė- flakron pėrėndimi...Retė mbi krye prorė ngasin nėpėr qiell dhe zhduken nhapsi. ...Dhe drita e mbrame shuhet mbi ēdo sukė: cipa e natės shtrihet mbi fushat e pėrhime, malet heshtin nerrėsi si me qenė tė ngrime, si tė humbet jeta-xho gja u nxi, u zhduk. Najri ndihen klithmat e natės qė ra- drujt pran rrugės era i pėrkund... Ndėrsa drita e bardh, e tretun dikund, shigjeta tė flakta mpreh errėsinės me i ra. Terri sundon botėn. Katundet e shtrime nė mes tė natės prehen nlugin me andrrime. Esad Mekuli |
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Mulliri i kafesė
Ti bluan, bluan skelete. Pėrtyp kafka, mbeturina brinjėsh, cdo ditė. Ti, bluan. Bluan hije, linjash, konturesh, gjinjsh. Ti, bluan, zhurmat, klithjet, pėrkėdheljet. Bluan dashuritė ! Bashkė me tė ligun, bluan dhe tė mirin. Ti. Mulliri i kafesė, qė, sta mbush syrin...!!! Suzana Zisi |
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Ikja
Ika nga pellgu i syve tu te thelle Nga Shikimi yt depertues Gjer ne thelb te shpirtit tim I maskuar me genjeshtra Ika nga kerkimi yt,fluturimthi Nga frika ime e vjeter Qe si rrjeta e merimanges theronte Muret e botes sime laramane Ika nga ledhatimi yt i bute I dashurise se paster pa njolla Qe mund te ndizet flaken e pameshire Te yjeve te vdekur me vite Ika nga ti,nga vetja ,nga hyjnit Dhe kerkova perseri te fshihem para syve tu qe me percillnin Ne cdo kend .... Shqipe Malushi |
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
...Rrofshe Linka_Pz Rrofte dhe *Prizereni i Bukur Historik*:)
Pergezime per poezit e zgjedhura nga keta shkrimtar/e te shquar shqiptar/e...shum te emoncionuara,falemnderit e nderuar qe i ke sjelle ne mesin ton. sinqerishte natyra |
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
[B]KATARSIS[/B]
U ktheva nė foshnjėrinė e botės sonė. Femrat e pyllit, ua blatuan foshnjat perėndive. U shenjtėruam ne. Gjyshet, u qėndisėn rrobat nipėrve me kuaj ere, mbetėn pa atdhe Meshkujt, u vunė zgjedhėn grave dhe i dėrguan nė arė. Zoti, shkroi nė librin e shenjtė se duhej vėnė pak drejtėsi Djalli, i shtrirė mbi re, dėrgoi shi. Ne, si gaforret, tė larė nga mėkatet, Rendim nė Ardhmėri ! Suzana Zisi |
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
E Nderuara Linka Te Pershendes Dhe Te Pergzoj Per Vargjet E Bukura Te Autorve Te Ndryshme Qe Na Solle Ne Faqen Dardania
|
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
[quote=lirik]E Nderuara Linka Te Pershendes Dhe Te Pergzoj Per Vargjet E Bukura Te Autorve Te Ndryshme Qe Na Solle Ne Faqen Dardania[/quote]
[SIZE=3]Ju falemnderit shume dhe me behet qejfi qe lexohen keto Poezi e sidomos nga nje Poet i Forumit .... Shume respekt per ju Linka_Pz. [/SIZE] |
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
ZGJIDH E MERR FAN S. NOLI
A te duhen luftetare Gjithė botės ti vesh zjarre Do arratine te marrė Merr nja dhjetė kosovare Njesez te zgjuar me lezet Qe i gjen ne ēdo anė Qė te bėjnė hallve e salep Kėto janė mjeshtrit Dibrane A do njerėz pėr haeng Pėr tryeze e pėr Kuvend Burra e gra kercejne me loder Kėto i gjen veē ne Shkodėr A te duhen genjeshtare Matrapaze dhe kokethare Qe reren ta shesin pėr fare Merr Krutane dhe je i lare Po qefli a te duhen Qe me jevge dinė te kruhen Zonja qe pjellin ēdo vit Vetėm Elbasani rrit Do ministra Kolonjare Qe mbahen burra me mend Duan kudo te jenė tė parė Ne mexhlis e ne Kuvend Do budallenj qe veē hane Hajvane me dy kėmbė Pasuri sdinė te vėnė Merr shetit Myzeqene A do tė ruash florine Katandine e shtepine Me dy qoftė mbush shtepine Ec e merr Gjirokastrite Do te hyshe e te besh qejf Sofer shtruarsi pėr mbret Pasterti pėr hismet Tė tillė gjen veē ne Permet A do male me debore Trima te fortė e malesore Fort bujare e burrerore Shko ne Kukes ike ne dorė Kėta Matjane burra te zotė Qe dikure kanė bėrė barot Sa i njeh gjithė vendi mbarė Janė te aftė pėr zhandare A do trima e sejmene Kapardisur kudo vėnė Pa i zėnė gjumi mos flene Pėr tre Mirditore bėjnė bene Do dembele pėr Stambolle Mos u lodh te bezdisesh dynjane Ne Tiranė rresht tabane Vetėm te zgjasesh njė dorė Do pėr pune njė korcar I ke bujq e ushtare Tė gjithė bashke vėnė ne are Koke e kėmbė si ke te share Halli i madh pėr Skaparline Ka rrezik te hedhe dhe dru Dy ministra le tė rrine Se na duhen dhe pa tru A do urte njerzit te rrine Ne komande ta kesh ushtrine Ne trabjat te keshe njerzine Mer te gjithė laberine Or te gjore harruam Vloren Se kjo pune lahet me gjak Dy shirit e njė medalje Kėsaj gjeje i ve kapak A te duhen sharlatane Qe te lepihen ne ēdo anė Qe te percajne vatane Ke sa tė duash Tropojane. |
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
[B][SIZE=5][COLOR=Red]Tungjatjeta Kosove![/COLOR][/SIZE][/B]
[COLOR=Black][SIZE=3]Tungjatjeta Kosove! Tungjatjeta Princesha ime, Sot po udhėtoj kudo, Me medalionin e Lirisė nė gjoks, Medalion qė sdo ndryshket kurrė! Nė kujtesėn e dhimbjes shkulmėzon shpirti, Pėr rrėmbimin e tė artit medalion, Nga zotat e heshtun tė Olimpit...! Lamtumirė ju Zota tė heshtun, lamtumirė! Lamtumirė ju qė ma gėrryet kockėn, Me molėn e hipokrizisė! Princesha ime Kosovė, Mė lejo tė vė buzėt, nė bisqet e Lirisė, E me ju tė bashkohem ne simfoninė e kėngėve, Tė miliona shqiptarėve, qė kėndojnė shqip, Aty, nė tokėn e lirė! Sythet e Lirisė kanė buisur, Janė harbuar sot, nė degėt e Shkurtit, Shkurt dimri, kthyer nė stinė pranvere! Mėngjesin e burgosur zgjoi, Duke hapur kufirin e shpirtit, Me vezullim rrezesh nga bjeshkė Kosove! Mė fal Kosovė qė stė vij dot atje, mė fal, Por, edhe pse larg teje sot, Unė po e shijoj kėtu lotin e gezimit, Te ngrirė kallkan, acareve, Tashme tė shkrirė nga Ju, por edhe nga kjo tokė, Ku u vesit gonxhja e Lirise, dikur si manushaqe kokėulur! Nuk do dėgjoj mė krokatje korbash, Ato kanė kohė qė u shkrumbuan nė harkun vetėtimė tė Lirisė! Nė trungun e tokės tėnde, dhimbjet lėshonin rrėnjė, Sot ato u groposėn nė dheun e Prizrenit, Prishtinės E nė gjithė tokėn e Dardanisė! Unė kam kohė qė jam larg teje, kam kohė Por dhe pse larg, vetėm tek ty pėrkundem me ninulla, Nė tė vetmin djep me shqiponjė gdhendur, Me emrin Kosovė, me emrin Shqipėri! Eja, Liri Kosove, eja dhe tek unė, Mė kap prej dore, se sonte dua tė hedh vallen e Rugovės, Me xhamadanė sokolash e me plisin e bardhė nė kokė, Tė trand botėn e cmendur, qė shekuj me radhė, Ta pėrtypėn Lirinė![/SIZE][/COLOR] Keze Zylo 17/02/08 |
Titulli: Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz
Linka_pz e njejta, e pandryshueshme, gjithmonė aktive dhe pėrzgjedhėse e veqantė, sidomos e vargjeve qė freskojnė dhe emocionojnė, njėkohėsishtė. Tė lumtė Linka_pz!
|
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:41. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.