![]() |
[b]Petrich kujton Rugovėn[/b]
Ambasadori i Austrisė nė Kombet e Bashkuara nė Gjenevė, Volfgang Petrich, i tha BBC-sė se ėshtė nė duart e udhėheqjes sė Kosovės qė ta pėrmbushė ėndrrėn e presdientit Rugova pėr pavarėsi. Arber Vllahiu zhvilloi njė bisedė me zotin Petrich dhe fillimisht e pyeti se si e kujton ai presidentin Rugova tė cilin e ka takuar shumė herė para dhe pas luftės. [b]BBC:[/b] Ambasador Petrich, ju e keni takuar presidentin Rugova shumė herė nė tė kaluarėn, para dhe pas luftės nė Kosovė. Si e kujtoni ju atė? [b]Petrich[/b]: Kur e takova pėr herė tė parė isha nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė posaēėm tė BE-sė pėr Kosovėn nė vitin 1997-98. Pėr mua ishte njė njeri qė do ta quaja madje edhe tė tėrhequr. Pėr mua kjo paraqiste njė kundėrthėnie ndėrmjet njė imazhi ndėrkombėtar qė Rugova kishte, me njė karizėm nė njėrėn anė dhe tė njė njeriu tė tėrhequr nė anėn tjetėr. Por nga ana tjetėr mund tė thuhet se ishte njė njeri i vendosur. [b]BBC:[/b] Ambasador ju ishit nė konferencėn e Ramboulliet ku presidenti mori pjesė. Si e kujtoni ju atė gjatė atyre ditėve? [b]Petrich:[/b] Nė Rambouillet ai nuk ishte drejtpėrdrejt nė udhėheqje nėse mund tė them. Ishte njė kohė e daljes nė sipėrfaqe tė udhėheqjes sė ish-UCK-sė. Dhe ai thjeshtė nuk ishte nė mundėsi ose nuk kishte dėshirė qė tė konkurrojė pėr njė udhėheqje politike nė kėto bisedime. [b]BBC: [/b]Tani kemi njė situatė tė re. Kosova vazhdon qė tė mbajė ditė zie pėr presidentin Rugova. Por ēfarė mendoni ju cilat do tė jenė vėshtirėsitė nė njė periudhė pas Rugovės ta quaj? [b]Petrich:[/b] Ėshtė shumė e qartė se nuk do tė jetė e lehtė qė tė mbahen sė bashku forcat politike centrifugale nė kėtė vend. Mendoj se nė shumė mėnyra ky vend ėshtė thellėsisht i ndarė por nga ana tjetėr edhe shumė i bashkuar kur bėhet fjalė pėr njė kundėrshtim ndaj Beogradit. Ky vend mbahej i bashkuar nga njė person dhe ai ishte Rugova. Por tani pa Rugovėn pėrfundimisht do tė jetė e vėshtirė qė tė arrihet kjo domosdoshmėri e bashkimit nė prag tė bisedimeve. [b]BBC:[/b] Pra ju parashihni probleme kur bėhet fjalė pėr bashkim nė mesin e udhėheqjes shqiptare sot? [b]Petrich:[/b] Kjo ėshtė e vėrtetė. Por unė shpresoj se kjo do tė njihet si njė sfidė potenciale, madje edhe reale, pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj si dhe udhėheqjen politike tė saj. Prandaj kjo udhėheqje nė kėtė fazė pas Rugovės duhet tė veprojė sė bashku dhe tė vendos nė njė mėnyrė tė pėrgjegjshme pėr tė zgjedhur pasuesin. Unė nuk mendoj se ai duhet tė jetė njė Rugovė i dytė i cili duhet tė shfaqet. Mendoj se pas Rugovės, koha, situata dhe mjedisi do tė jenė polotėsisht ndryshe nga koha kur Rugova fillimisht organizoi njė rezistencė civile. [b]BBC:[/b] Ambasador Petrich bisedimet janė shtyrė pėr pak ditė ose javė. A parashihni qė vdekja e presidentit Rugova do tė ketė ndikim tė madh mbi procesin e bisedimeve? [b]Petrich: [/b]Kjo do tė varet shume nga paraqitja e udhėheqjes nė Prishtinė. Nė pėrgjithėsi mendoj se nuk do duhet tė ketė shtyrje tė bisedimeve domosdoshmėrisht. Shtyrja e bisedimeve mund tė kthehet nė njė problem potencial nėse nuk bėhet riorganizimi dhe nuk vendoset shpejt rruga pėrpara. Mendoj kėtu nė mbajtjen e njė rrugė pėrpara nė mėnyrėn se si e kanė zgjidhur demokracitė perėndimore ēėshtjen e tranzicionit. Dhe kjo do tė thotė qė t'i ndihmohet dhe tė informohet udhėheqja nė Prishtinė se si tė procedojė tutje. [b] BBC:[/b] Por udhėheqės botėrorė kanė bėrė thirrje qė kosovarėt tė vazhdojnė rrugėn e presidentit Rugova. Mirėpo ai kishte njė ėndėrr dhe ajo ishte pavarėsia e Kosovės? [b]Petrich:[/b] Po kjo ishte njė ėndėrr e Presidentti Rugova jo domosdoshmėrisht nga fillimi. Mendoj se ishte fillimisht njė rezistencė ndaj trajtimit johuman nga regjimi i Milosheviqit. Por pastaj me Rugovėn rruga e vetme pėr tė dalė nga situata ishte pavarėsia. Prandaj kėto pėrpjekje tė frustruara kulmuan dhe intervenimi i NATO-s ishte njė ndarje kur bashkėsia ndėrkombėtare nė mėnyrė tė qartė demonstroi se nė shekullin XX nuk do tė lejojė shkeljen e tė drejtave elementare njerėzore. Pasoja e qartė politike do tė jetė njė lloj pavarėsie pėr Kosovėn, meqė kjo ėshtė paraqitur edhe me parimet e Grupit tė Kontaktit se nuk ka kthim nė situatėn e para vitit 1999. Prandaj duhet tė ketė njė rrugė pėrpara. [b]BBC:[/b] Pra ju po thoni se ėndėrra e zotit Rugova njė ditė do tė jetėsohet? [b]Petrich:[/b] Mendoj se kjo do tė varet tani nga udhėheqja e ardhshme e Kosovės nėse ėndėrra e zotiti Rugova do tė bėhet realitet. |
Qytetare te Qytetit te Shkodres, gjate homazheve qe i benin Presidentit...
[b]Qytetari 1[/b]Humbja e Rugoves per mua eshte nje humbje Kombetare, per te gjitha trevat e Shqiperise. Ne humbem kreun e diplomacise Shqiptare. [b]Qytetari 2 [/b] Rugova eshte nje nga figurat e medha historike te popullit Shqiptare. [b]Qytetari 3[/b] Sikur te ngjallej edhe nje here Rugova, e ta shiqonte se sa shume e ka dashur populli Shqiptar kudo qe eshte. |
[size=6][b]Nė Gjermani varrimi i Presidentit Rugova u ndoq me vemendje tė madhe[/b][/size]
Rottweil/Gjermani, 26 janar (Ē. Bytyēi) - Sot pjesa mė e madhe e bashkatdhetarėve tanė nė Gjermani pothuajse nuk punuan fare. Qė herėt me punėdhėnėsit e tyre u dakorduan qė kėtė ditė ta rezervojnė pėr tė qenė pranė ekraneve televizive, pėrmes tė cilave ndoqėn transmetimin e drejtėpėrdrejtė tė varrimit tė Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova. U mblodhėn familjet, shokėt, miqtė e farefisi nė shtėpi banimi e nė lokalet e klubeve e asociacioneve shqiptare dhe ndoqėn sėbashku kėtė ngjarje qė i pikėlloi tė gjithė. Me zemra tė thyera e me lot nė sy, iu bashkangjiten kėshtu bashkatdhetarėt tanė nė Gjermani, nderimeve qė iu bėnė nė kryeqytetin e Kosovės kryetarit tė parė tė Kosovės, mjeshtrit tė letrave shqipe, politikanit dhe luftėtarit konsekuent pėr pavarėsinė e Kosovės. I shprehnin njėri tjetrit ngushėllime pėr humbjen e njeritu tė dashur, tė respektuar nga bashkėsia botėrore por dhe njėkohėsisht shprehnin krenarinė dhe trimėroheshin pėr faktin se nė Prishtinė, nė kėtė ditė tė pikėllimit e zemrave tė lėnduara, u tubuan qindra delegacione e burrėshtetas tė niveleve mė tė larta shtetrore e ndėrkombėtare pėr tė nderuar Kryetarin Rugova. Gjithkush, mbante shpresėn se edhe nė kėtė rast u manifestua njė mbėshtetje e fuqishme pėr rrugėn e sigurtė tė Kosovės sė pavarur nga nivelet e ndryshme tė vendosjes. Natyrisht u forcua kėshtu besimi pėr unitetin e vendosur dhe pathyeshmėrinė e subjekteve politike shqiptare pėr tė vazhduar me kėmbėngulėsi rrugėn pėr pavarėsi e inkuadrim tė Kosovės nė familjen e madhe Evropiane dhe strukturat verioantlantike. Ja se ēfarė thanė disa nga bashkatdhetarėt tanė pėr kėtė ditė tė pikėllimit tė veēantė: Adem Dodolli, verpimtar, Oberndorf: "Dr. Rugova ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė sinonim i pavarėsisė sė Kosovės. Ai ka ditur me menēuri tė sublimojė kėrkesėn e popullit pėr Kosovėn sovrane tė cilės ia kushtoi tėrė jetėn. Edhe nė ditėn e fundit, pra nė ditėn e varrimit tė tij, e luajti rolin e madh sepse nė Prishtinė nė nderim tė tij dhe verpimtarisė e pėrkushtueshmėrisė pėr ēėshtjen madhore tė Kosovės, u tubuan politikan e diplomat nga gjithė bota, fjala e tė cilėve ēmohet dhe respektohet pėr ardhmėrinė e Kosovės. Ardhja e tyre nė Prishtinė ishte shenjė e shprehjes sė ngushllimit tė sinqertė popullit tė Kosovės por edhe porosi shpresėdhėnėse pėr zgjidhjen e afėrt tė statuist final tė Kosovės tė cilit iu pėrkushtua Dr. Ibrahim Rugova". Mark Kristaj, Rottweil: "Edhe pse jemi me zemra tė lėnduara dhe tė pikėlluar pėr vdekjen e Kryetarit Rugova, jemi krenar qė nė kėtė ditė, sa pamė pėrmes ekraneve televizive, nė Kosovė u dėshmua njė organizim i nivelit mė tė lartė shtetror ku ēdo gjė funksiononte e programuar dhe me seriozitetin mė tė madh. Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, shėrbimi policor, njerėzit e tubuar, protokoli dhe tė gjitha tė tjerat ishin nė nivelin mė tė lartė. U dėshmua se nė Kosovė veprojnė ligjet kurse njerėzit e Kosovės edhe nė ditėt mė tė vėshtira si kjo dinė tė organizohen dhe tregojnė botės se kosovarėt i pėrkasin popujve tejet tė civilizuar e me kulturė tė lartė. Ndėrkaq, Dr. Ibrahim Rugova, mbetet pėrgjithmonė nė zemrat e njerėzve tė civilizuar tė cilėt do tė shpiejnė pėrpara pėrcaktimet pėr Kosovėn e pavarur". Nuridin Gashi, Rottweil: "Kryetari Rugova ishte njė si profet dhe me urtėsinė e menēurinė e tij luajti rol tė rėndėsishėm nė historinė e Kosovės. Ai do tė mbetet i njohur si Gandi i madh i Kosovės. Ndėrkaq, ceremonia e varrimit tė tij ėshtė dėshmi e funksionimit tė mirėfilltė tė institucioneve shtetrore. A nuk ishte ky, edhe pse mortor, edhe mė shumė se manifestim i sendėrtimit tė standardeve pėr Kosovėn. Botės, e veēmas atyre qė ishin tė pranishėm, iu ėshtė mėse e ēartė se Kosova, njerėzit e saj tė civilizuar, e meritojnė pavarėsinė e plotė, pėr tė cilėn Kryetari Rugova u angazhua deri nė ditėn e fundit tė jetės". Nė Gjermani, pėrndryshe qė nga kumtimi i lajmit tė hidhur pėr vdekjen e Dr. Ibrahim Rugova, u organizuan njė serė tubimesh komemorative nga bashkatdhetarėt nė qytete tė ndryshme, nė klube e shoqata shqiptare. Tubime nė shenjė tė pėrkujtimit tė Kryetarit Rugova dhe nderimit tė angazhimit tė tij, sakrificės dhe veprės madhore pėr Kosovėn, lirinė dhe pavarėsinė e saj, paralajmėrohet se do tė organizohen edhe ditėve tė ardhshme nė shumė mjedise e qytete ku jetojnė bashkatdhetarėt tanė. |
:cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry:
[b] Lavdi[/b] Lavdi vepres dhe jetes tė tė madhit tė kombit tonė dr :Ibrahim Rugova. I qoftė dheu i lehtė e shpirti i pastė ndjesė. [b] Lavdi[/b] :cry: :cry: :cry: |
[b]Sot toka e Kosovės [color=red]po e merr mė vete shtetarin qė e bėri Zonjė[/color][/b]
-------------------------------------------------------------------------------- 26 janar 2006 /TN [b]Njerėzit e mėdhenj, tė madhe e lėnė nderimin pėr Ta. Se misioni i lindjes sė Tyre ėshtė lufta pėr nderin e Tokės-Atdhe. Misioni i Tyre ėshtė zhdukja e territ nga kjo Tokė. Nga kjo Tokė qė i gėzohet ardhjes sė Misionarėve tė Lirisė sė saj. Nga kjo Tokė qė vdekja e Misionarėve e bėn vullkan zjarresh prej dhimbjesh. Misionarėt e Lirisė sė Tokės-Atdhe gjithmonė kanė emra. Se ata nuk shlyhen kurrė. Ata sjanė emra si gjithė tė tjerėt. Prandaj, jetojnė bashkė me jetėn e njerėzimit. Pėrveēėsia i shndėrron nė epokė. Ato marrin emrat e Tyre. I tillė ishte dr. Ibrahim Rugova. Ky emėr Epokė. Emėr qė solli lirinė, e iku nė pėrjetėsi. Emėr qė iu kthye Tokės-Atdhe, dheu i sė cilės sot do ta mbulojė trupin e tij. Kjo Tokė-Atdhe do tė krenohet pėr jetė tė jetėve pėr nderin qė ia bėri ky Misionar lirie. Ky misionar urtėsie. Ky misionar paqeje. Ky misionar i predikimit tė dashurisė vėllazėrore. Ky emėr KOSOVĖ. SHkronjat e emrit tė TIJ janė Liria e saj. [/b] Nazmi LUKAJ [b]Atdheu[/b] dhe [b]Liria[/b]. Pėr to Zoti i lind njerėzit e mėdhenj. Se vetėm tė mėdhenjtė u dalin zot kėtyre dy dashurive tė mėdha. [b]Atdheu[/b] dhe [b]Liria[/b] janė gjaku dhe mishi nė trupin e tyre. Janė dy dashuritė mė tė mėdha qė, deri nė frymėn e fundit tė jetės sė tyre, i gjakojnė. [b]Atdheut[/b] dhe [b]Lirisė[/b] ia falin lirinė e vet. Jeta e tyre pėr ta ska rėndėsi. I rėndėsishėm ėshtė [b]Kombi[/b]. E rėndėsishme ėshtė e ardhmja e tij. Me tė shndritur rrezet e lirisė nė [b]Tokėn-Atdhe[/b], ata ikin nė amshim. Ikja e [b]Tyre[/b] sjell dhimbje tė madhe. Sjell pikėllim. Sjell lot e vaj. Dridh shpirtin e popullit tė [b]Tokės-Atdhe[/b]. [b]ATA[/b] ikin nė amshim pėr tė pushuar tė qetė. Pėr ta pushuar trupin e lodhur nga sakrificat pėr [b]Atdhe[/b] dhe [b]Liri[/b]. E prapa lėnė veprat qė populli ua pėrjetėson. Ato bėhen fanarė pėr brezat pas[b] TYRE[/b]. Lavdin sia lėnė vetes, por Tokės-Atdhe. ATA ikin nė amshim, pa u ēmallur me ta [b]Toka-Atdhe[/b]. Atje bėhen roje tė LIRISĖ sė njerėzve tė gjakut tė vet. Tė njerėzve tė [b]Tokės-Atdhe[/b]. Bėhen roje tė paqes sė njerėzimit. Se ky ėshtė misioni pėr tė cilin Zoti i krijon. [b]ATA[/b] sjetojnė gjatė. Se kaq jetė u jep i [b]Madhėrishmi[/b]. Popullit tė [b]Tokės-Atdhe [/b]ia lėnė mallin e zjarrtė. Ia lėnė dhimbjen qė si ka mė. [b]Toka-Atdhe [/b]bėhet det lotėsh. Ofshamat e dhimbjes tronditin shpirtin e njerėzve tė gjakut qė e bartėn nė damarėt e [b]TYRE[/b]. Pėr Lirinė e tė cilėve e prangosin lirinė e vet. Vetėm qė pranga tė mos kenė. Ata janė [b]Ēlirimtarėt[/b] dhe [b]Predikuesit[/b] e gjakut tė damarėve tė tyre. Tė atyre damarėve qė shkrihen nė shkronjat e shenjta [b]Popull[/b]. Qė shkrihen nė shenjtėsinė [b]Komb[/b]. Qė kanė gjeografinė e tyre [b]Tokė-Atdhe[/b]. Njerėzit e mėdhenj, tė madhe e lėnė nderimin pėr [b]Ta[/b]. Se misioni i lindjes sė [b]Tyre[/b] ėshtė lufta pėr nderin e [b]Tokės-Atdhe[/b]. Misioni i Tyre ėshtė zhdukja e territ nga kjo [b]Tokė[/b]. Nga kjo [b]Tokė[/b] qė i gėzohet ardhjes sė [b]Misionarėve[/b] tė [b]Lirisė[/b] sė saj. Nga kjo [b]Tokė[/b] qė vdekja e [b]Misionarėve[/b] e bėn vullkan zjarresh prej dhimbjesh. Misionarėt e Lirisė sė [b]Tokės-Atdhe [/b]gjithmonė kanė emra. Se ata nuk shlyhen kurrė. Ata sjanė emra si gjithė tė tjerėt. Prandaj, jetojnė bashkė me jetėn e njerėzimit. Pėrveēėsia i shndėrron nė epokė. Ato marrin emrat e [b]Tyre[/b]. I tillė ishte dr. Ibrahim Rugova. Ky emėr [b]Epokė[/b]. Emėr qė solli lirinė, e iku nė pėrjetėsi. Emėr qė iu kthye Tokės-Atdhe, dheu i sė cilės sot do ta mbulojė trupin e tij. Kjo [b]Tokė-Atdhe [/b]do tė krenohet pėr jetė tė jetėve pėr nderin qė ia bėri ky [b]Misionar[/b] lirie. Ky misionar urtėsie. Ky misionar paqeje. Ky misionar i predikimit tė dashurisė vėllazėrore. Ky emėr [b]KOSOVĖ[/b]. Shkronjat e emrit tė [b]TIJ[/b] janė [b]Liria[/b] e saj. Ah,moj Toka-Atdhe: mbahu fort! Se dheu yt po e merr [b]Njeriun-Epokė[/b]. Lotėt e dhimbjet e tua, shndėrroji nė lumturinė tėnde tė pėrjetshme. Respekti i amanetit tė [b]Tij[/b] ėshtė vetė kjo lumturi. Ah,moj [b]Toka-Atdhe[/b]: mbahu! Dhimbjen e madhe qė ke, ndrydhe fort. Ndrydhe me krenarinė e madhe qė Zoti ta fali qė tė tė shndėrrisin rrezet e lirisė. Ato rreze kanė emrin e [b]Tij[/b]. Dhe emrin [b]Tėnd, Kosovė[/b]. Ndrydhe dhimbjen se nuk duhet me u ligshtue. Ah Kosovė, mbahu fort! Fort-fort! Mbahu se emri i Tij kishte peshėn Tėnde. Kishe dhimbjet e [b]Tua[/b]. Idealet. Kishte zėrin Tėnd tė fuqishėm. Atė zė qė me me shekuj kėrkoi lirinė. Ah, Kosovė, mbahu fort! Mbahu e ndrydhe dhimbjen e shpirtit tė popullit qė po rėnkon pėr [b]MISIONARIN[/b] tėnd tė lirisė. Ai ta dha lavdin e tė bėri Zonjė. Ti jepja forcėn pėr mos me u ligshtue. Ah [b]Toka-Atdhe[/b], mbahu fort! Mos u ligėshto, se [b]Misionari[/b] yt i Lirisė po vjen tė pushojė i qetė nė shtratin tėnd. Po vjen qė tė bėhet njė me Ty. Si ishte qė kur Zoti e krijoi pėr tė qenė shpėtimtari yt. Ah, [b]Toka-Atdhe[/b]! Dhimbje tė madhe Ti ke sot... |
[b]Korrespondetja e Zėrit tė Amerikės Judith Latham kujton takimin e saj tė parė me Dr. Rugovėn [/b]
Uashington 26-01-2006 Janė tė shumtė njerėzit qė takoheshin me Dr. Rugovėn dhe largoheshin nga kėto takime me mbresa tė forta pėr kėtė burrė shteti qė me vizionin dhe durimin e tij gėzoi respektin dhe mbėshtetjen jo vetėm tė autoriteteve tė ndryshme tė botės por edhe tė ēdo njeriu tė thjeshtė qė takohej me tė. Korrespondetja jonė Judith Latham, erdhi nė shėrbimin tonė dhe ndau me ne njė mbresė tė thellė qė nuk e kishte harruar pėr 8 vjet e gjysėm. Ja si e kujton zonja Latham takimin e saj tė parė me Dr. Ibrahim Rugovėn nė vitin 1997. Ishte gushti i vitit 1997. Ishin kohė shumė tė vėshtira. Unė merrja pjesė nė njė projekt pėr zgjidhjen e konflikteve. Ibrahim Rugova mbante njė konferencė shtypi ku shkova edhe unė. Pas konferencės pata rastin tė takohesha privatisht me tė pėr programin qė ne po pėrgatisnim nė Zėrin e Amerikės pėr zgjidhjen e konflikteve. Gjatė asaj bisede ai foli pėr nevojėn e pavarėsisė dhe pėr ėndėrrėn e tij pėr njė Kosovė tė hapur pėr tė gjitha komunitetet, pėr shqiptarėt e Kosovės, pėr serbėt, pėr turqit, pėr romėt dhe gjithė tė tjerėt. Sot ėshtė njė ditė hidhėrimi por edhe njė ditė kujtimesh. Njė ditė pėr tė shėnuar vizionin e Dr. Ibrahim Rugovės. Ajo qė mė ka mbetur nė mėnyrė tė pashlyeshme nė kujtesė ėshtė se unė i dhashė atij njė stilolaps me emblemėn e Zėrit tė Amerikės. Ai e shikoi atė duke u menduar dhe tha: Ditėn qė do tė arrij tė nėnshkruaj deklaratėn e pavarėsisė pėr Kosovėn, do tė pėrdor kėtė stilolaps. Tashti ai ėshtė ndarė prej nesh, por ėndėrrat e tij pėr paqe, ėndėrrat e tij pėr pavarėsinė e Kosovės janė po aq reale sot sa edhe 8 vjet e gjysmė mė parė kur ai i tha ato fjalė. Shpresoj qė Kosova do tė udhėhiqet kėtej e tutje nga njė njeri qė do tė jetė pasues i denjė i Ibrahim Rugovės, pėr tė ralizuar ėndėrrėn e tij pėr njė Kosovė tė hapur pėr tė gjitha komunitetet |
Sot , toka e Dardanis sė shtrenjt , mori ne gjirin e saj birin me tė dashur dhe mė tė palodhur tė kohes.
Lum Dardania qė e kishte, , lum nana qė e rriti dhe lum historia qė i ka mbushur faqet e saja tė arta me emrin e tė madhit tonė. Lum brezi i ri qė kan se cka te lexojnė e mesojnė, tė marrin shembullė, tė frymezohen , tė e kujtojn brez pas brezi ketė kolos tė madhė. Pushoftė ne paqe. Lavdi verpes dhe jetes sė tė madhit dr:Ibrahim Rugova. [b] Lavdi[/b] |
[b]Veton Surroi: Jo e lehtė mbushja e zbrazėtisė qė la Dr. Rugova[/b]
Linda Karadaku-Ndou Prishtinė 26-01-2006 [b]Zėri i Amerikės: [/b]Cili do tė jetė vendi i Presidentin Ibrahim Rugova nė historinė e Kosovės moderne? [b]Veton Surroi:[/b] Ibrahim Rugova - Kryetari Rugova - do tė mbahet mend si prijėsi, i cili sublimoi kėrkesat e shqiptarėve tė Kosovės dhe tė qytetarėve tė tjerė tė Kosovės drejt pavarėsisė dhe i sublimoi ato brenda njė konteksti ndryshimesh epokale nė Evropė. Pėr herė tė parė u mishėruan interesat e shqiptarėve brenda lėvizjeve tektonike-historike nė Evropė, kėshtu qė shqiptarėt e Kosovės dhe Kosova u identifikuan me zhvillimin e demokracisė liberale nė Evropė. [b]Zėri i Amerikės:[/b] Zoti Surroi, a do tė jetė vėshtirė qė tė gjendet njė president i ri, i cili do tė ketė autoritetin qė kishte Rugova, jo vetėm tek shqiptarėt e Kosovės, por nė pėrgjithėsi? [b]Veton Surroi:[/b] Nuk duhet kėrkuar .... Rugova ka qenė rast unikal. Kryetari ka lėnė njė boshllėk tė jashtėzakonshėm nė shumė segmente. Kėshtu qė nuk duhet kėrkuar zėvendėsim me njė njeri dhe dublikat nuk ka. Zoti Rugova ka lėnė boshllėk nė ēėshtje tė menaxhimit tė LDK-sė, kėshtu qė ne, si grup opozitar, duhet tė kemi si partnerė brenda Grupit Negociator, prijėsin e ri tė LDK-sė, apo njeriun qė do tė menaxhojė LDK-nė deri nė njė periudhė tjetėr. Kryetarin e Kosovės duhet ta kemi njė person, qė nuk do tė dublikojė rolin e Dr. Rugovės, mirėpo tė ketė sė paku premisa unifikuese, qė ka pasė kryetari Rugova. Dhe, natyrisht, duhet tė kemi njė prijės tė delegacionit tė Kosovės. Nuk mund tė shohė qė dikush tjetėr ta marrė (kėtė post) automatikisht. Edhe natyrisht duhet ta vendosė tėrė kėtė kontekst brenda balancit tė figurės qė kishte Dr. Rugova karshi institucioneve. Shumė boshllėqe institucionale mbuloheshin me personalitetin e tij. [b]Zėri i Amerikės:[/b] Si duhet tė jetė presidenti i ardhshėm i Kosovės qė tė kemi pakashumė njė kalim normal tė pushtetit? [b]Veton Surroi: [/b]Duhet tė kemi atė pjesė tė ndjesisė qė kishte ndėrtuar Dr. Rugova gjatė viteve tė tėra dhe kjo ėshtė prirja drejt demokracisė liberale. Na nevojitet njė njeri, i cili gėzon demokracinė e brendshme, qė do ta instalojė brenda institucioneve, brenda partisė, brenda komunikimit me opozitėn etj. Na nevojitet njė pjesėtar i forcave demokratike qė ekzistojnė padyshim edhe nė LDK, edhe nė partitė tjera dhe kėtė duhet ta manifestojė organizata mė e madhe politike nė Kosovė, LDK-ja. Shpresoj qė brenda njė jave, jo mė larg, tė kemi njė iniciativė, sepse jemi nė njė gjendje, kur duhet tė hyjmė nė negociata me struktura tė qarta qeverisėse. [b]Zėri i Amerikės: [/b]Zoti Surroi, ju thatė qė brenda njė jave do tė kemi njė iniciativė pėr kėtė ēėshtje. Nga kush do tė vijė ajo? [b]Veton Surroi:[/b] Nuk thashė qė do ta kemi, por shpresoj qė do ta kemi. Shpresoj qė do tė ketė njė pjekuri, posaēėrisht njė sens historik brenda Lidhjes Demokratike tė Kosovės, qė ėshtė organizata mė e madhe, sė cilės natyrisht nė kėto momente tė rėnda, tė gjitha ne duhet ta ndihmojmė nė kuptimin qė tė mos krijojmė telashe, por tė japim mundėsitė tona pėr tė ndihmuar. //az// |
[b]Kosumi: Me gjithė humbjen e presidentit Rugova, Kosova ėshtė e sigurtė pėr tė ecur pėrpara [/b]
Intervistoi Besim Abazi 26-01-2006 Nė njė interviste dhėnė Zėrit tė Amerikės, kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi tha se pa dyshim qė presidenti Rugova ishte njė kolos i pavarėsisė sė Kosovės dhe natyrisht qė do tė hetohet zbrazėtia qė ėshtė mbetur pas tij. [b]Zėri i Amerikės:[/b] Zoti kryeministėr, vlerėsohet se vdekja e presidentit Rugova ka lėnė njė boshllėk nė skenėn politike tė Kosovės, sipas jush cila ėshtė trashėgimnia e tij politike? [b]Kryeministri Kosumi: [/b]Fillimisht ju them se ēdo kolos kur shkon, lė prapa vetes njė zbrazėti. Padyshim qė presidenti Rugova ishte njė kolos i pavarėsisė sė Kosovės dhe natyrisht qė do tė hetohet zbrazėtia qė ėshtė mbetur pas tij, por nė dekadat e fundit nė Kosovė kanė ndodhur ngjarje me tė vėrtetė historike qė kanė krijuar njė bazė pėr njė zhvillim mė tė gjatė dhe mė tė qėndrueshėm dhe jo qė varet prej ditėve dhe prej kohėve. Kosova ka dėshmuar se ka njė trung, ka rrėnjėt e qytetėrimit tė lashtė dhe ėshtė e pėrgatitur pėr tė ecur pėrpara dhe pėr tė qeverisur vetė e pėr tė marrė pėrgjegjėsitė pėr vetėveten dhe vendin e vet. Po ashtu klasa politike nė Kosovė, institucionet e pushtetit kėto vitet e pasluftės janė pjekur pėr tė marrė tė gjitha pėrgjegjėsitė dhe pėr tė qeverisur vendin. Kur ti kesh kėto tė gjitha parasysh, pavarėsisht nga zbrazėtia e madhe qė ka lėnė presidenti, me njė punė tė pėrbashkėt tė institucioneve, tė partive politike, tė shoqėrisė nė Kosovė, ne do tė gjejmė rrugėn e duhur, do tė gjejmė mėnyrat e duhura dhe do tė zėmė hapin pėr tė pėrfunduar proceset e filluara dhe tė projektuara pėr tė pėrfunduar nė vitin 2006 me bėrjen e shtetit sovran dhe tė pavarur tė Kosovės. Unė besoj se kjo do tė ecė kėshtu. [b]Zėri i Amerikės:[/b] A mendoni se do tė keni kurajo tė mjaftueshme pėr tė tejkaluar kėtė zbrazėtirė? Kam parasysh kėtu edhe pasqyrimin nė aspektin kushtetues dhe ligjor qė do tė ketė mungesa e presidentit Rugova. [b]Kryeministri Kosumi: [/b]Unė besoj se po. Ne tash kemi ditėt e zisė dhe nė ditėt e zisė nuk ėshtė koha tė flitet pėr kėto ēėshtje, por unė besoj nė vetėdijen dhe nė kuptimin e secilit politikan nė Kosovė, secilės forcė politike nė Kosovė dhe nė cilindo prej institucioneve tė Kosovės, se procesi nė tė cilin ndodhemi tash e disa muaj dhe procesi i disa muajve tė ardhshėm ėshtė aq i rėndėsishėm, ėshtė procesi mė vendimtar pėr Kosovėn sa qė do tė trokasė nė konceptin e secilit politikan, secilės forcė politike dhe do tė shėrbejė si zile pėr ta udhėhequr nė veprime tė duhura. Dua tė them qė askush, asnjė politikan dhe asnjė forcė politike dhe asnjė institucion nuk mund tė mendojė diēka tjetėr dhe tė veprojė ndryshe pėrveē asaj qė ėshtė qėllim njė shekullor i popullit tė Kosovės e qė do tė vendoset nė muajt e ardhshėm. [b] Zėri i Amerikės: [/b]Zoti kryeministėr, thatė se ėshtė pak herėt tė bisedohet pėr aspektet politike, megjithatė tashmė po hidhen edhe ide se cilat do tė jenė hapat e ardhshėm tė klasės politike nė Kosovė, veēanėrisht siē pėrmendėm edhe mė herėt nė aspektin kushtetues dhe ligjor, sidomos kur kemi parasysh faktin se jemi para fillimit edhe formal tė bisedimeve pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės. Si i parashikoni ju zhvillimet e ardhshme? [b]Kryeministri Kosumi: [/b]Ne e kemi shumė tė qartė qėllimin tonė. Ne duam qė kėtė vit tė pėrfundojė procesi i bisedave pėr statusin final tė Kosovės dhe do tė bėjmė atė qė duhet tė bėhet qė kjo tė ndodhė kėshtu, dhe nuk do tė lejojmė qė krejt ajo qė varet prej nesh qė edhe pėr njė ditė tė zgjasė ky proces. Ky ėshtė proces dhe interesi jetėsor i popullit tė Kosovės. Unė besoj nė tė, pasi shikoni edhe kėto ditė e zisė ēfarė ka ndodhur, me ēfarė dinjiteti tė madh populli i Kosovės ka dalė dhe ka bėrė nderimet pėr njeriun e parė tė Kosovės, nė kėto ditė tė ftohta edhe minus 15 gradė celzius, kanė pritur me orė tė tėra dhe shikoni sot si ka shkuar procedura, gjithēka ka qenė dinjitoze. E tėrė kjo tregon pėr njė vetėdije tė lartė dhe pėr njė rregull, pėr njė logjikė tė funksionimit tė institucioneve, tė funksionimit tė shtetit qė ėshtė krijuar edhe nė praktikė nuk ėshtė vetėm si vetėdije nė kokat tona, por funksionon edhe nė praktikė. Unė besoj qė edhe me presidentin e ri tė Kosovės, edhe me ēėshtje tė tjera, me delegacionin e Kosovės, procedurat do tė rrjedhin normalisht, do tė shkohet sipas atyre procedurave, do tė zgjidhet presidenti i ri i Kosovės, delegacioni i Kosovės do tė funksionojė normalisht. Delegacioni i Kosovės ka pėrgatitur disa dokumente dhe ėshtė duke i pėrgatitur disa tė tjera dhe gjithēka do tė jetė nė vendin e duhur. Unė dua tė shtoj edhe faktin se ngjarje tė tilla tė mėdha, vdekjet e njerėzve tė mėdhenj nė historinė e popullit shqiptar vetėm i kanė forcuar shqiptarėt i kanė afruar mė shumė me njėri-tjetrin dhe unė besoj se edhe tani do tė ndodhė pikėrisht kjo. //rd// |
[b]Fjale keto qe m'lehtesuen sot, te shkruara nga nje diskutues i Dardanise...![/b]
Njerezit e drejtė dhe tė urtė hjekin cdo herė nė ketė bote, ata/ato janė cdo here viktima dhe loja e tė ligut, janė urrejtja e tė ligut , ndersa koha ecen cdo here nė favor tė njerezve tė drejtė, edhe pse kjo kohė e ngadalshme, duket sikur tė ishte duke qendruar ne njė vendė, sikur tė ishte uji i njė moqali qė nuk ecen dot. Njerezit e drejtė dhe tė urtė , me menquri e dijnė qe durimi dhe butesia janė virtyti i dituris , janė edhe pjesa e maturis njerzore dhe filozofike. Akuzat e panderprea ndaj presidentit tonė dhe marrja e lirisė sė tij qytetare nga shpirt liget , nuk treguan asgjė pėrpos asaj papjekuris sė tyre dhe pamundesis sė tyre qė ti dalin nė ballė , sepse i ligu nuk del kurrė pėr ballė , ai vepron prapa shpindes. Kush do ti dilte pėrballė tė madhit tonė e ta akuzonte , me cilat baza , me cilat fakte e me cilat deshmi, a thua do tė kishin maturin e tyre tė mundohen tė jenė dominant mbi dicka qė as bota nuk ua pranon as sdo t“ua pranonė kurrė. Durimi dhe drejtesia e presidentit tonė ishte arma me e fortė qė e shkaterroj cdo shpirt keq, edhe pse sakrifikoj veten e vetė, e humbi lirin qytetare tė lirė , e humbi edhe driten e diellit , pastertin e ajrit tė ngrohtė tė stinave pranverore, por me durimin e tij , pėrfitoj edhe boten nė krahun e vetė, bota sot e deshmoj dashurin ndaj tij , bota sot i beri nderė e homazh te madhė , ndersa shpirtliget mbeten sikur hijet e papara duke u sjellur neper bulevardet e turpit e qė akoma se dijnė se turpin e tyre tė veprave tė keqija do ta mbajnė barrė ne jeten e tyre. I drejti dhe i urti fiton cdo here, edhe pse me vones , por le te gezohet Dardania, qė edhe pėr se vdekuri , i madhi i jonė i bri nderė, qė edhe pėr se vdekuri , e deshmoj se ishte i drejtė dhe se bota ishte dhe do tė jetė ne krahun e tė madhit tonė dhe nė krahun e Dardanis. Lotet janė cdo here pėr faqe , janė dhimbje shpirterore , por janė edhe krenari e madhe qe deshmojnė dashurin pėr babain e kombit tonė , qė deshmojnė edhe mungesen e tij nga qasti en qastė , ndersa shpirtliget , ata do tė mbesin vetem hije dhe tė turperuar paravete vetes , pra pasqyres kur tė shofin veten e tyre. Asgja me tė keqe nk ka se te urrehet njeriu i drejtė , asgje me dobesi nuk ka qė tė mundohet njeriu tė njollos mbi dikend qė tjetri e dneron dhe e respekton. Nuk ishte presidenti i jonė ai qė foli kunder dikuj , nuk posedon asnje shkrim te tillė qe e fyen politiken e mendimin e dikuj , bile edhe me tė voglit njeri, e kjo ėshtė pjekuri , ėshtė dituri deh edukatė , e pėr ketė , me duhet tė huazoj edhe fjalet e juaja e nderuar se" Ai ishte profet dhe ishte profeti i kombit tonė , pra porfeti i premtuar pėr kombin tonė" Profetet cdo herė janė resekutuar , fyer, por kan mbete dhe do tė mbeten profet. Baba i kombi tonė , ka mbete profet i historis , dhe ashtu do tė jetoj cdo here ne historin tonė kombtare. I qofte dheu i lehtė dhe pushoftė ne paqe. Lum Dardania qė e kishte , dhe do ta ketė cdo here vepren e tij si shembelltyrė e njerzisė dhe shembelltyre e dituris , kultures dhe civilizimit shqiptare qe nga moti e koha. [b](nuk morra lejen qe ti publikoj keto fjale andaj edhe le te mbetet keshtu...)[/b] [b]Kujtimi per jeten dhe vepren e Presidentit tone te pare dhe te vetem paqesor Dr. Ibrahim Rugova do te jete i perjetshem![/b] Flm i nderuar vlla per keto fjale! |
[b]Petersen: Lamtumirė miku im, Ibrahim Rugova![/b]
Kryeadministratori i Kosovės, Soren Jessen Petersen, nė fjalėn e tij, nė ceremoninė e lamtumirės pėr Presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova, u shpreh se "Presidenti Rugova gjatė gjithė jetės sė tij, bėri aq shumė pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj". "Jemi kėtu pėr t'i dhėnė lamtumirėn e ngrohtė kėsaj figure qė u pėrkushtua me shpirt dhe me mjete paqėsore pėr tė ardhmen e Kosovės", theksoi zoti Petersen. Kryeadministratori, duke iu drejtuar familjes sė Presidentit Rugova, e falenderoi atė pėr mbėshtetjen qė i dhanė kėtij njeriu qė ofroi vetėm ngrohtėsi. "Lamtumirė miku im, Ibrahim Rugova!" - pėrfundoi fjalimin kryeadministratori i Kosovės, Soren Jessen Petersen. [b]Kolė Berisha: Kur flet loti, fjala nuk ka vend[/b] "Jemi tė goditur nga njė tragjedi e madhe, do tė thoja gjithėkombėtare. Thonė se kur flet loti, fjala nuk ka vend. E pafuqishme tė thotė atė qė flet shpirti, ajo hesht. Sot po flet loti, sytė, dhembja, pikėllimi ynė i thellė", u shpreh nėnkryetari i LDK-sė, Kolė Berisha, gjatė fjalės nė ceremoninė e lamtumirės pėr Presidentin Ibrahim Rugova. Ai theksoi se "Kosova humbi njeriun i cili, me veprimet e tij, i ndėrroi asaj rrjedhėn e historisė". "Jemi mbledhur pėr tė bėrė nderimet, mbase jo tė fundit, njeriut qė lindi nė njė tokė tė shenjtė e nė njė kohė jo tė pėrshtatshme pėr Kosovėn, tė cilėn me punėn e tij intelektuale, politike dhe diplomatike arriti ta shkėpusė nga e kaluara e ta ēojė nė njė epokė tė re, qė lidhet ngushtė me emrin e Rugovės. Historia do ta quajė epoka e ndritur e Rugovės", u shpreh zoti Berisha. Nė fjalėn e tij nėnkryetari i LDK-sė theksoi se "nė ato vite tė stuhishme kur makineria policore dhe paramilitare e Millosheviēit ishte vėrsulur pėr tė pushtuar hapėsirat e ish- Jugosllavisė, kur Kosova rrezikohej tė shndėrrohej e tėra nė njė varrezė masive, nė njė park nacional serb, ku do tė mbillej njė farė e re, por jo shqiptare, shkrimtari 40-vjeēar atėherė, duke iu pėrgjigjur zėrit tė atdheut, la punėn e letrave pėr pak kohė, me njė grup intelektualėsh shqiptarė, me njė program mė shumė kombėtar se partiak, formoi Lėvizjen e parė legale, Demokratike Shqiptare". "Duke promovuar pėr herė tė parė njė frymė tė re filozofike e politike ndaj kėsaj pjese tė Ballkanit dhe Evropės, aplikoi rebelimin dhe vendosmėrinė kolektive ndaj pushtetit serb, krijoi institucione tė pavarura, theu propagandėn mbi 200-vjeēare antishqiptare, dhe vuri bazat e forta tė njė shteti tė ardhshėm dhe sovran tė Kosovės", u shpreh nėnkryetari i LDK-sė, Kolė Berisha. [b]Nexhat Daci: Me mesazhet e Rugovės nė finalen e madhe[/b] Kosovė e mbėshtjellė me kostum tė borės sė zezė, me dhimbjen e madhe pėr liderin tėnd historik, botė shqiptare e dinjitetshme nė krenarinė tėnde. Kosovė e fanarėve pėrplot dhembje nė historinė tėnde, gjithnjė e veēantė, e dinjitetshme, e ashpėr nė dukjen e jashtme, por thellėsisht fisnike dhe gjithmonė ballėlart. Kosovė e pėrlotur, e heshtur, por zonjė, qė sot altarit tė shenjtė tė atdheut, bijve dhe bijave qė kaluan legjendėn e epokės mė tė re, Adem Jasharit, Shkėlzen Haredinajt, Zenel Pajazitit, Fehmi Aganit, imzot Mark Sopit, dhe Nėnė dashurisė, Nėnė Tereza, qė nga sot i bashkohet simboli dhe prijėsi i krenarisė sonė, qė u bė legjendė pėr sė gjalli, duke shpėtuar dhe ruajtur substancėn tonė kombėtare nga fashizmi i fundshekullit XX, Presidenti ynė i respektuar, Doktor Ibrahim Rugova. Kosova e liderit tėnd shpirtėror dhe politik, Kosovė e luftės sė popullit pėr liri, e prirė nga Ushtria Ēlirimtare e lavdishme. Kėta shpirtra qė prehen nė qetėsinė e parajsės dhe tė gjithėsisė, janė fanarė qė gjithmonė do tė shndrisin ardhmėrinė tėnde tė sigurt nė bashkėsinė e botės demokratike, tė prirė nga SHBA me Bashkėsinė Europiane. President Rugova, nė botėn e pėrjetshme po tė presin shpirtrat e mėdhenj tė bashkėpunėtorėve tuaj nė rrugėn e paqes, lirisė, tolerancės dhe shtetėsisė sė Kosovės. Shpirtrat e akademikėve qė Kosova me aq mund i krijoi si dhe shumė heronj e dėshmorė, qė nė pėrpjekjet shekullore u flijuan pėr lirinė e atdheut. President i respektuar, Kosova e pėrlotur ėshtė nė pikėllim tė thellė, por me zemėr besimtare qė shpirti juaj, bashkė me plejadėn e tė parėve tanė, do tė na prijė nė finalen e madhe tė pavarėsisė nė tė cilėn dinjitetshėm na udhėhoqėt ju. O Perėndi, tė falemi e tė lutemi qė tė pėrkujdeseni pėr kėtė njeri tė devotshėm tė paqes, tė lirisė, tė barazisė dhe tė dashurisė mes popujve dhe feve, pėrjetshėm tė falenderojmė. Presidenti ynė i dashur, pushoni i qetė nė parajsėn e gjithėsisė, sepse nė kėtė botėn tonė kalimtare, asnjėherė nuk gjetėt kohė pushimi. Njėherė nga puna pėr ekzistencė dhe lufta pėr dije, penė e krijimtari e nė dy dekadat e fundit nga puna prej arkitekti e strategu diplomatik pėr Kosovėn e lirė, tė dinjitetshme e tė pavarur. Presidenti i Kosovės, ju e pėrmbushėt ėndrrėn tuaj, i bėtė themelet qė Kosova tė jetė shtet i lirė dhe i pavarur, krijuat mirėbesimin dhe filozofinė tuaj paqėsore e ndėrtuese, qė tė gjithė qytetarėt, pa asnjė dallim, tė gėzojnė liri tė plotė dhe tė drejta tė barabarta. E nderuara Bashkėsi Ndėrkombėtare nė Kosovė, i nderuar zoti Soren Jessen Petersen. Kosova ju falenderon pėr ndihmėn qė po i jepni popullit dhe institucioneve tė saj. Amerikė, mike e dėshmuar e popullit shqiptar prej shekujsh nė vazhdimėsi, Kosova nga zemra e thyer sot, pėrzemėrsisht e pėrhershėm tė ėshtė mirėnjohėse pėr udhėheqjen brilante tė ditėve vendimtare pėr shpėtimin nga shfarosja e popullit shqiptar nė Kosovė. Amerikė dhe Bashkėsi Evropiane, frymėzues tė Kosovės demokratike, shtet tė gjithė qytetarėve qė jetojnė dhe zhvillohen tė lirė e tė barabartė, tė denjė pėr tė gjitha etnitė e saj, na prini nė finalizimin e projektit tė Presidentit Rugova, i cili nga sot do tė prehet i qetė nė Kosovė, Dardaninė e tij antike. President, Zoti ju bekoftė bashkė me familjen tuaj, ndėrsa Kosovėn ju e bekuat me jetėn dhe veprėn tuaj. Faleminderit!" |
Shtypi i Prishtines: mbi 500 mije njerez nderuan presidentin Rugova
Data e Publikimit: 27/01/2006 Autori i Lajmit: 24 ore Gazetat e Prishtinės sot shkruajnė gjerėsisht pėr nderimet e larta kombėtare e ndėrkombėtare dhe pėr praninė e madhe diplomatike nė ceremoninė mortore tė Presidentit Rugova. "Mbi 500. 000 njerėz kanė marrė pjesė nė nderimet mė tė larta kombėtare e ndėrkombėtare nė ceremoninė e varrimit tė Presidentit Rugova", shkruan gazeta "Rilindja", qė sot nė njė numėr special ka titull kryesor Bota nderoi. Ekskluzive nė gazetėn Rilindja janė tri intervista tė Presidentit Rugova nė periudha tė ndryshme, e para para 12 vjetėve dhėnė ATSH-sė: Presidenti Rugova parashikoi dhe ndėrtoi tė ardhmen e Kosovės dhe tė shqiptarėve. "Koha ime po vjen", ėshtė titulli kryesor, i shoqėruar me njė foto tė madhe tė Presidentit Rugova nė gazetėn mė tė re tė Kosovės, "Iliria Post", nė numrin e saj tė parė sot. Kur flet loti, ska vend fjala ėshtė njė nga titujt e tjerė tė kėsaj gazete, qė boton deklarata tė personaliteteve kombėtare e ndėrkombėtare qė vlerėsojnė Presidentin Rugova. "Kosova dhe bota i dhanė lamtumirėn e fundit Presidentit tė Pavarėsisė, Dr. Ibrahim Rugova", shkruan nė faqen e parė gazeta Zėri. Njė titull tjetėr ėshtė deklarata e Havier Solanės: Jam i mahnitur me dinjitetin e popullit tė Kosovės nė kėto ditė tė zisė dhe tė pikėllimit". "Perėndimi kėrkon nga kosovarėt tė bashkohen pėr tė mbushur boshllėkun pas vdekjes sė Rugovės, ėshtė titulli nga deklarata e nėnsekretarit amerikan, Nicholas Burns. "Lamtumirė President, Rugova pėrcillet me Flamurin e Himnin e tij", ėshtė titulli kryesor nė gazetėn Kosova Sot". "Kosova u nda nga Presidenti i parė i saj, Ibrahim Rugova. Lamtumirė, ėshtė kryetitulli nė gazetėn Lajm ekskluzive. Gazeta njofton se nė varrimin e Rugovės ishin 36 delegacione shtetėrore me rreth 200 anėtarė. Lamtumirė President, ėshtė kryeartikulli i gazetės Koha Ditore. Kjo gazetė paralajmėron: Ahtisaari sot nė Bruksel, tė martėn takohen ministrat e Grupit tė Kontaktit. SHBA fton shqiptarėt qė ti refuzojnė ata qė i rreken dhunės, ėshtė njė titull tjetėr nė "Koha Ditore". "Prehu i qetė nė dheun e Kosovės, Dardanisė antike, President Rugova", ėshtė titulli kryesor nė gazetėn "Bota sot". "Presidentit Rugova iu dha lamtumira e fundit", ėshtė kryeartikulli i gazetės "Epoka e re" nga ceremonia e varrimit, e cila thekson edhe pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė lartė ndėrkombėtarė dhe pėrfaqėsuesve nga shumė vende tė botės. "Pacifisti nderohet nga ushtarėt", ėshtė titulli qėndror i gazetės "Express". "Kosovarėt i dhanė nderimet e fundit presidentit tė ndjerė, Ibrahim Rugova, njė ceremoni tejet e organizuar dhe me praninė mė tė madhe diplomatike nė historinė e vendit", shkruan gazeta "Express" |
Befasia e fundit e Ibrahim Rugovės
Shkruan: Mero Baze Tė gjithė ata qė menduan se Ibrahim Rugova iku pak para se tė bėnte realitet ėndrrėn e tij pėr pavarėsi, u gabuan. Dita e fundit mbi dhé e Ibrahim Rugovės, u bė nė mėnyrė tė pabesueshme, dita e ėndrrės sė tij pėr pavarėsinė e Kosovės. Nė njė kryeqytet ende tė pashėnuar nė asnjė hartė tė botės si kryeqytet shteti, u ulėn brenda njė dite, 40 burra shteti nga vendet mė tė fuqishme tė botės, pėr tė nderuar kujtimin e Presidentit. Nė asnjė rrethanė tjetėr, nė asnjė vend tjetėr tė botės, nė asnjė shtet tė njohur ndėrkombėtarisht, vdekja e njė presidenti nuk mund tė pėrcillej me njė ceremoni tė tillė. Ceremonia e pėrcjelljes sė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, jo vetėm qė ėshtė nga mė madhėshtoret nė historinė e Europės, por ėshtė, mbi tė gjitha, njė ceremoni qė mė shumė se sa pėrcolli Ibrahim Rugovėn, pėruroi shtetėsinė e Kosovės. Njė vend i cili aspiron pavarėsi dhe nderohet nė ditėn e ikjes sė presidentit me delegacione tė nivelit tė lartė, qė nga SHBA deri nė vendet skandinave, ėshtė njė vend qė praktikisht ka gėzuar brenda ditės njohjen ndėrkombėtare tė shtetėsisė sė tij. Ajo qė ndodhi dje nė Kosovė ishte njė njohje e pavarėsisė sė Kosovės, njohja e shtetėsisė dhe vizionit tė Presidentit Ibrahim Rugova pėr njė Kosovė tė pavarur. Do tė shkruhet gjatė nė ditėt qė vijnė pėr atė ceremoni. Do tė shkruhet dhe pėrshkruhet dinjiteti i shoqėrisė sė Kosovės dhe serioziteti i saj pėr tu sjellė me dinjitet ndaj presidentit tė vet. Do tė pėrshkruhet pėrkushtimi i qytetarėve, tė cilėt nė temperatura dhjetėra gradė nėn zero, qėndruan pėr orė tė tėra pėr tė pėrcjellė simbolin e tyre. Por ata qė e njohin Kosovėn, pak a shumė e prisnin njė reagim tė tillė dinjitoz. Ajo qė pak ishte llogaritur ishte legjitimiteti ndėrkombėtar qė iu dha vizionit tė Presidentit tė Kosovės pėr pavarėsi. Prezenca e personaliteteve mė tė larta tė Europės dhe SHBA-sė, prezenca e thuajse e gjithė ministrave tė Jashtėm tė Europės dhe Bashkimit Europian, prezenca e anėtarit tė Qeverisė amerikane, qė solli mesazhin e Presidentit Bush dhe, mbi tė gjitha, solemniteti me tė cilin ata mbėshtetėn vizionin e Ibrahim Rugovės, ėshtė legjitimimi de facto i pavarėsisė sė Kosovės. Pėr ēdo qytetar tė botės qė ka parė dje nė ekran atė ceremoni, i ėshtė krijuar ideja se kemi tė bėjmė me njė shtet tė respektuar, me njė shoqėri tė emancipuar, me njė polici dhe forca tė armatosura solemne dhe dinjitoze dhe, mbi tė gjitha, me njė respekt ndėrkombėtar ndaj njė presidenti qė po pėrcillet. Asnjė shtet nė botė nuk ka mė shumė detaje pėr shtetėsinė e tij se Kosova dje. Tė gjithė ata qė menduan se Ibrahim Rugova iku pa e realizuar ėndrrėn e tij, dje e panė se kishin gabuar. Ai na befasoi dhe ditėn e fundit tė tij mbi tokė. Na dėshmoi se ēfuqi kishte edhe i vdekur, pėr ti dhėnė Kosovės gjithė elementėt e shtetėsisė sė saj. (Marrė nga gazeta Tema) |
[b]Ceremonia e Rugovės, njė komb dy shtete [/b]
Serbia humbet pėrfundimisht sovranitetin mbi Kosovėn Kosova ka pėrcjellė dje me nderime Presidentin e saj tė parė Ibrahim Rugova. I vėnė nė shtratin e Topit, trupi i pajetė i liderit kosovar ka udhėtuar nė orėn 9.15 drejt Pallatit tė Sportit 1 Tetori, ku janė zhvilluar tė gjitha homazhet dhe ceremonitė pėrkatėse. Mė shumė se 36 delegacione tė nivelit tė lartė kanė marrė pjesė nė kėtė ngjarje tė rėndėsishme dhe me pasoja politike pėr rajonin dhe mė gjerė, duke shėnuar kėshtu ceremonialin mortor mė tė madh pėr njė personalitet shqiptar. Pasi ėshtė vendosur nė sallėn e Pallatit 1 tetori, i mbėshtjellė nga njė flamur i Dardanisė, simboli shtetėror i Kosovės dhe i shoqėruar nga njė muzikė funebre, delegacionet e ndryshme qė kanė mbėrritur njėri pas tjetrit nė Prishtinė kanė bėrė homazhet e rastit, duke parakaluar dhe vendosur kurora. Nė kėtė mori personalitetesh binin nė sy krerėt e shteteve ballkanike, pėrveē Serbisė dhe Greqisė, personalitete tė larta tė Vatikanit, Ministri i Jashtėm i BE-sė Solana, kreynegociatori Ahtisari, pėrfaqėsuesi amerikan, ish-kryeministri italian Masimo DAlema, delegacioni rus, francez etj. Pėr nga madhėsia dhe pėr nga pėrfaqėsimi delegacioni shqiptar ishte mė i madhi, duke shėnuar njė rast tė paprecedent pėrderisa nė tė njėtin delegacion pėrfshiheshin Presidenti, Kryeministri, Kryetarja e Kuvendit, kreu i opozitės si dhe pėrfaqėsues tė kabinetit qeveritar. Fillimi i ceremonisė Himni kombėtar shqiptar dhe ai kosovar kanė sinjalizuar fillimin origjinal tė homazheve, tė cilat kanė sjellė nė vėmendje njė fakt tė ri politik; njė komb dhe dy shtete mund tė pėrkufizohet e gjithė simbolika ceremoniale e djeshme nė Prishtinė. Ceremonia ėshtė hapur rreth orės 13.00, e drejtuar nga Kryeredaktori i Radio Televizionit tė Kosovės, Nebi Qena, i cili ka menaxhuar tė gjithė protokollin e fjalimeve qė janė mbajtur me kėtė rast. Jemi kėtu bashkė pėr ti dhėnė lamtumirėn e fundit presidentit tonė tė dashur Ibrahim Rugova qė duke nisur nga sot do tė prehet nė dheun kosovar apo dheun dardan siē e quante ai. Ju familje Rugova keni humbur tė zotin e shtėpisė. Por ne tė gjithė bashkė jemi kėtu me miqtė tanė tė Kosovės, Shqipėrisė dhe shumė vendeve tė tjera nė mėnyrė vllazėrore pėr ta pėrcjellė atė nė banesėn e fundit, u shpreh ai. Fjalėn hapėse e ka mbajtur kryeadministratori i Kosovės Petersen, i cili ka vlerėsuar lart rolin dhe figurėn e Rugovės nė drejtim tė paqes nė rajon. Lamtumirė miku im, Ibrahim. Koleksioni im nė zyrė dhe shtėpi do tė ma kujtojė gjithnjė Rugovėn. Kujtimi pėr tė do tė vazhdojė tė jetojė gjithnjė. Ibrahim Rugova u nda prej nesh, por le tė prehet nė paqe nė tokėn e tij, u shpreh Petersen. Nė radhė pas tij kanė pėrshėndetur Kosumi, Solana, kreu i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci si dhe pėrfaqėsuesi i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Alfonso Xhekson. Pas kėsaj homazhet janė mbyllur pėr ti hapur rrugėn kortezhit qė do tė drejtohej drejt varrezave tė dėshmorėve nė lagjen Velanie tė Prishtinės. Kortezhi dhe varrimi Pėr mė shumė se 1 orė ka zgjatur kortezhi drejt varrezave tė Velanies, i cili ka pėrcjellė trupin e Rugovės nėn njė turmė tė madhe njerėzish qė kishin mbushur bulevardin kryesor tė Prishtinės hd errugėt e tjera. Kortezhi ėshtė paraprirė nga trupat mbrojtėse tė Kosovės, tė cilat e kanė udhėhequr atė nėpėr tė gjithė qytetin. Mbėrritja nė varreza ka rezervuar njė vend tė posaēėm pėr delegacionet e shumta tė cilat kanė parakaluar edhe njėherė pėrpara arkivolit me trupin e Rugovės. Pasa kėsaj rreth orės 14.45 i shoqėruar nga muzikė funebre dhe nga tė shtėnat e arnėve lideri kosovar ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit nėn sytė e trishtuar tė kosovarėve, familjes dhe delegacioneve tė huaja. [b]Delegacionet Delegacioni i Shqipėrisė Delegacioni i Maqedonisė Delegacioni i BE-sė Deleacioni i SHBA-sė Delegacioni i Vatikanit Delegacioni i Gjermanisė Delegacioni i Koracisė Delegacioni i Sllovenisė Delegacioni i Greqisė Delegacioni i Britanisė Delegacioni i Francės Ish-kryeministri italian DAlema Bernard Kushner Kryenegociatori Martin Ahtisari Kryeadministratori Petersen [/b] [b]Petersen: Presidenti i ri nga LDK-ja[/b] Presidenti i ri i Kosovės do tė jetė nga partia e Ibrahim Rugovės, Lidhja Demokratike. Kėtė e ka bėrė tė ditur kryeadministratori Soren Jesen Petersen, i cili u shpreh se tashmė pėr kėtė gjė ėshtė rėnė dakord. Presidenti i ri i Kosovės do tė jetė nga LDK-ja, deklaroi Petersen nė njė takim tė zhvilluar mes tij dhe me presidentin e Maqedonisė, Branko Cervenkovski. Ata kanė rėnė dakord dje nė Prishtinė pėr vazhdimin dhe stabilizimin e demokratizimit tė Kosovės, si dhe krijimin e njė rruge tė qetė tė procesit rreth pėrcaktimit tė statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Qėndrimi i fundit dėshmon qartė se komunitetit ndėrkombėtar synon tė investojė fort te subjekte qė pėrfaqėsojnė nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme opsionin paqes nė Kosovė pėr tė mos lejuar spekulime nga Beogradi dhe ngarkesa tė tjera politike. [b]Ish-ministrini jashtėm serb: Dita e varrimit tė Rugovės, dita e pavarėsisė sė saj [/b] Ish-Ministri i Jashtėm serb, Goran Svilanoviē ka shprehur dje mendimin e tij se ceremonia e varrimit tė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova de facto vulosi pavarėsinė e saj. Madje sipas tij kjo datė duhet shpallur edhe pse jo zyrtarisht si data e pavarėsisė sė krahinės, pėrderisa ajo dėshmoi se tashmė ēdo pretendim i Serbisė mbi territorin kosovar nuk ka mė asnjė kredencial real. Svilanoviē citohet ta ketė bėrė kėtė deklarata nga agjencia e lajmeve Macedonia Press dhe nėnkuptonb qartė se perceptimi i pėrgjithshėm i serbėve rreth kėtij problemi po hyn nė brazdėn e realitetit. Vdekja e Rugovės, mesazhi i veprės sė tij, jehona e ngjarjes nė komunitetin ndėrkombėtar janė elementė parėsorė qė nė gjuhėn diplomatike pėrkthehen mjaft qartė; Kosova ėshtė pjesė e tė drejtės ndėrkombėtare dhe ky ėshtė njė fakt qė duhet pranuar. Zėri i Svilanoviē ėshtė ndoshta i pari, por gjithsesi ai paralajmėron serbėt se me kėtė problem Serbia nuk duhet tė humbasė energji tė tjera, pėrderisa historia e ballkanit provon se askush nuk mund tė sundojė fqinjin nė kėtė rajon tė vėshtirė. Fjalimet [b]Solana:[/b] Uniteti ruan vepėrn e Rugovės E kam njohur Presidentin Ibrahim Rugova pėr shumė vite e kam takuar nė shumė kohėra tė vėshtira, por edhe nė kohėra tė mira dhe kam pasur biseda shumė tė gjata. Rugova ishte njė njeri qė i kushtoi tėrė jetėn e tij pėr tė drejtat e popullit tė Kosovės. Por ai gjithmonė ishte njė njeri i pastėr, thellėsisht i pėrkushtuar nė arritjen e objektivave tė tij me mjete tė padhunshme. Pėr kėtė ai ėshtė respektuar nga popujt e Europės dhe Botės. Unė sinqerisht shpresoj se trashėgimia e tij do tė vazhdojė nė Kosovė. Nė kėtė moment tė vėshirė udhėheqėsit e Kosovės duhet tė tregojnė unitet, bashkimk, kemi shumė punė pėr tė bėrė. Tė gjitha bashkėsitė nė Kosovė duhet tė punojnė pėr njė tė ardhme tė sigurt, kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr tė arritur nė statusin e ardhshėm tė Kosovės dhe kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė respektuar kujtimin e Ibrahim Rugoves. U prehsh nė paqe Miku im, u shpreh Havier Solana. [b]Xhekson:[/b] SHBA humbi njė mik Humbėm njė mik. Kosovė pėrfundo punėn e Rugovės. Shefi i delegacionit tė SHBA-sė, Sekretari amerikan pėr Strehim e Zhvillim Urban, Alfonso Xhekson ka mbajtur njė fjalim nė nderim tė Presidentit tė ndjerė kosovar, Ibrahim Rugova ku ka shprehur ngushėllimet e SHBA-sė pėr familjen Rugova e popullin kosovar. Humbėm njė mik tė vėrtetė, njė mik tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės qė gėzon respektin e tyre ashtu siē gėzon respektin e popujve tė mbarė botės. Ne ju pėrcjellim njė mesazh paqeje dhe ju themi se keni njė mik dhe dėshirat mė tė mira nga SHBA. Tani ėshtė koha tė bashkohemi sė bashku dhe tė pėrfundojmė punėn e Rugovės tė ndėrtojmė kėtė vend. Ju lutem mos ju shmangni kėsaj rruge!, tha Xhekson. [b]Daci:[/b] Rugova vuri themelet e pavarėsisė Kosovė e liderit tėnd, Kosovė e luftės, Kosovė, kėta shpirtra qė prehen nė qetėsi, janė fanarė tė lirisė tėnde. Rugova, nė parajsėn ku do tė shkosh tė presin bashkepunėtorėt e tu, shpirtrat qė u flijuan pėr lirinė e atdheut. Shpirtat tuaj do tė na prijnė nė plejadėn finale. O Perendi tė lutemi tė kujdeseni pėr kėtė njeri tė paqes. Presidenti ynė pushoni i qetė nė Parajsėn e Qetėsisė, rrugėn tuaj do ta vazhdojmė ne. Ju vutė themelet qė Kosva tė jetė shtet i pavarur. Mė pas ai iu drejtuaė edhe palėve tė huaja pėr ti falėnderuar edhe nė emėr tė Ibrahim Rugovės, pėr ndihmėn qė po i japin vendit. I nderuar z. Petersen. Kosova ju falėnderon pėr ndihmėn qė po i jepni popullit. Amerikė edhe ty Kosova tė ėshtė mirėnjohėse pėr ndihmėn e pandalur. Tė gjithė Ju Ndėrkombėtarė, na prini nė rrugėn e Ibrahim Rugovės. |
Muzikė kishtare dhe flamuri i Dardanisė, simbolet e liderit tė Kosovės
Pėrcillet nė varrezat e dėshmorėve Ibrahim Rugova, Beogradi jashtė ceremonisė Skerdiljad Zaimi Nė njė diell rrezatues dimri, ora 14.45 nė lagjen Velanie tė Prishtinės i pėrcjellė nga sytė dhe lotėt e trishtuar tė atyre qė ai i mbushte me shpresė, ka pėrfunduar rrugėtimin e tij Ibrahim Rugova, lideri shpirtėror i shqiptarėve tė Kosovės. Mė shumė se kaq Rugova fitoi njė tė drejtė historike shumė tė rrallė ndėr shqiptarė, tė qėnit njeri i madh, i pėrkushtuar ndaj njė ēėshtjeje qė ai e ktheu nė kauzė, pavarėsi e Kosovės dhe triumf pėrfundimtar i lirisė nė kontinentin e vjetėr. Ceremoniali i Rugovės, ku merrnin pjesė mė shumė se 36 delegacione nga e gjithė Europa dhe bota mund tė vlerėsohet pa droje momenti mė kulminant ku njė figurė shqiptare njihet dhe repesektohet kaq gjerėsisht nga tė gjithė europianėt, tė cilėt nė agun e kėtij mijėvjeēari njohėn mė sė fundi nga afėr dinjitetin dhe vlerėn e shqiptarėve, simbiozė e tė cilėve u bė kėsaj radhe pėrfaqėsuesi kosovar, i thjeshti dhe fisniku Ibrahim Rugova. Edhe nė kėtė ēast tė vėshtirė, ku Europa u rreshtua me vetėdije nė krah tė tij dhe tė mesazheve universale tė filozofisė paqėsore tė liderit kosovar, si njė thirrje kumbuese e asaj qė shqiptarėt janė pjesė e perėndimit, udhėtimi mistik drejt banesės mė tė fundit ėshtė shoqėruar ndėr tė tjera edhe nga muzika meshtare katolike, nė shenjė respekti pėr besimin fetar tė Rugovės. I mbėshtjellė me flamurin e Dardanisė, njė shqiponjė dykrenore me yllin gjashtėcepėsh tė Davidit pėrsipėr, me fjalėt amin, lideri kosovar pacifist Ibrahim Rugova pėrcolli nė kėtė mėnyrė edhe njė mesazh tė ri pėr tė gjithė kosovarėt dhe shqiptarėt nė tėrėsi pėr atė se nga duhet tė shkojė e ardhmja e tyre. Europa ėshtė familja e tyre dhe kėtė Rugova e bėri tė qartė deri nė fund, jo vetėm si njė rikthim i pėrgjakur i kėtij kombi nė mjedisin e vet shpirtėror, por edhe si njė sfidė madhore pėr tė gjithė mentalitetin ballkanik tė pėrlyer nga dhuna reciproke nė emėr tė qytetėrimit. Dhe jashtė kėtij kori tė paqes tė ngritur dje nė Prishtinė mbi trupin e Rugovės, ka munguar sėrish Beogradi, tė cilin historia e futi si padashur nė njė qark tė mbyllur dhe ironik brenda tė cilit diplomacia serbe po vijon tė luajė aktin e fundit tė pasionit tė saj tashmė tė dėshtuar. Ajo qė mund tė thuhet nė kėtė rast ėshtė fakti se pas mė shumė se treqind vjetėsh, serbėt kanė mbetur jashtė Kosovės dhe nė njė farė mėnyre edhe jashtė Europės sė vlerave humaniste, jo nėpėrmjet luftės, por nėpėrmjet paqes. Dhe kėtė natyrisht e ndėrtoi nė mėnyrė profetike Ibrahim Rugova, pasi dita e djeshme, e pėrcjelljes sė tij pėr nė banesėn e fundit, vėrtetoi nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme atė ide qė zuri fill nė vitin 1989 dhe qė po kurorėzohet sė fundmi. Edhe nė kėtė moment faktori ndėrkombėtar po bėn tė qartė se pavarėsia kalon nga paqėtimi dhe harmonia e komuniteteve, njė mesazh i vėnė nė praktikė qė pėrpara 15 vjetėsh nga lėvizja kosovare. Ky pėrjashtim i Beogradit, i cili nuk pranon tė njohė realitetin ballkanik ku tė gjithė janė tė barabartė dhe nuk ka vend pėr dominim, ėshtė njė hapėsirė boshe, njė zbrazėtirė qė pasqyron dizavantazhe tė mėdha nė mentalitetin aktual. Prononcimi i qartė i Europės dhe i popullit kosovar, prania masive e tė cilit nė ceremoninė mortore rikonfirmoi vullnetin pėr paqe, ėshtė njė shuplakė pėr demokracinė serbe e cila po kėrkon integrimin e shpejtė pa u pėrshtatur me realitetin e ri historik. Nė fund tė fundit ajo qė mund tė thuhet pa droje nė kėtė fillim tė ri pėr rajonin, ėshtė fakti se ballafaqimi i pafundėm serbo-shqiptar pėrfundoi dje njė etapė tė rėndėsishme dhe shėnoi njė fitore pėr ne. Zgjedhja e Rugovės, nė tė gjitha drejtimet si dhe nė metodė, qė ėshtė edhe zgjedhja e kombit shqiptar, pėrfaqėson njė fitore morale qė sanksionon nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme arritjen mė tė madhe tė tij; ēlirimin dhe njėkohėsisht edukimin me frymė evropiane. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:39. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.