Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Vargje nga autori Xhelal Ferizi (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=26361)

lirik 31-01-10 02:20

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Kush jeni ju

autori xhelal ferizi ne mergim

kush jeni ju qė vjedhni vejdhacak
qė vjedhni me dredhi taksidare
qka jeni ju me ato kneta nė gjak
ju nuk jeni tė fiseve shqiptare

shqiptari turp e kishte hajduterinė
pėr turp e kishte mashtrimin
shqiptari e donte lirinė
e jo vjedhjen e krimin

ju nuk jeni shqiptarė
ju jeni te mjerė harbut
pse vjedhni o qyqarė
nji qyqe e tjetri hut

po si ore vjedhet atdheu
po si ore lihet ne errsirė
ah ju ju perpiftė dheu
satan demon e vampir

autori xhelal ferizi ne mergim

lirik 31-01-10 02:21

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Pse po vuajn damarėt

autori xhelal ferizi

damarė po vuajn se gjakun na e kan bė ujė
kohrat e zeza mizore
na shkeli barbari i huaj
me veglat mercenare tradhtore

damrėt po vuajn se na i prenė
aty kah ecte besa
na e pėrzien etninė e fenė
me klane e interesa

damarėt po vuajn se jan vyshkė
pa dritė e pa ndoj rend
se na furnizojn me ndryshk
na shesin prralla n' kuvend

na shesin gjithmonė premtime
na shesin shartime me t' zi
na shesin veq dhimbje e krime
na mbajnė PER gjak me na pi

damarėt po vuajn se n lidhjet shqiptare
nervin duan me ua kputė
simbolet tona kombtare
e shqiponjen sqeperkrrutė

damarė po vuajn se tradhtari
nuk don emer etnik
po vuaj se nderkombtari
NA bleU me ' metelik

autori xhelal ferizi

lirik 31-01-10 02:22

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Duan tė na shprishin

autori xhelal ferizi vargje shqiptare

duan tė na prishin
qelizė tė mos na lėnė tė organizuar
duan tė na e ndajnė shpirtin e mishin
na duan gjithmonė tė shpartallaur

duan tė na ushqejnė vetėm me tradhti
me plehra paketa ndihmash dhe iluzione
na duan gjithmonė nė kurvri
me krushqi mercenare e demone

nuk duan bukuri ndėr ne
varfrinė na e duan nė gjak
nė damarė ardhmėrie duan me na pre
shqipen e duan tė pėrthurur nė lak

na duan pa moral pa besė pa etikė
na e duan femren vetem si prostitutė
mbas shpine vetėm thikė
nė seciln zhvillim e institut

na duan ne vetėm tė ligė
si pleh na duan nėpėr botė
tė mykurit na i duan mbi karrigė
tė tjerėt tė lidhur nė rrotė

kėshtu na duan pedofilėt analitik
ata qė nė sy kan helm
ata qė zotin e kan armik
nėn thunder na duan nėn shqelm

ata kundermojnė nga myku bizarė
ata jan agjent virusgji
ata jan ushujza program antishqiptarė
jan tmerri qė bjen mbi ne si orgji

shtrengohuni shqiptarė
ndaloni ata sarhosh
unik mundeni ma mbarė
tė luftoni qakaj e kaposh

autori xhelal ferizi ne mergim

lirik 31-01-10 02:23

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Qeveri

Autori xhelal ferizi

Qeveri populli po ankohet
varfria na ėsht ba kanibale
shqipėria etnike po dėrmohet
rėnkojnė fusha e male

qeveri duam bashkim
duam kordinime kombtare
mjaft me sabotim
thrrasin trojet shqiptare

qeveri duam tė shėndosha binare
duam elektrikė e turizėm
po thrrasin zaemrat shqiptare
mjaft ma me cinizėm

qeveri duam punė
duam kujdesė pėr mergimtarė
nga ibri semani e nė bunė
po thrret nji komb shqiptarė

qeveri nuk duam ma poshtrim
vizat na i ka vu bota
qeveri mjaft ma nė rrethim
mjaft ma me bjerrje tė kota

qeveri duam fabrika
duam standarde e zhvillime
nuk duam tė prishet etika
varfrija po prodhon krime

autori xhelal ferizi shqiptari kosovarė nė mėrgim

lirik 31-01-10 02:24

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Sėmundja e klanorit

autori xhelal ferizi

klanori ėsht qenje fatale
ai ėsht qenje pengestare
klanori ėsht brerje virusale
i pa vetėdije kombtare

klanori ėsht harbut debil
klanori nuk ėsht vizionarė
klanori pengomn secilion kombtarė bilbil
klanori nuk ėsht shqiptarė

klanori e pengon zhvillimin
ai edde bagla pranon pėr klan
klanori e don ndikimin
pėr grupin e tij satan

klanori pengon atdhe
klanori vret kombtarė interesin
klanori ėsht shpirtė qė ėsht ble
tė sėmurė e ka myk vesin

ai ėsht vrastari i progresit
ai ėsht i zi gllabrues n' hile
ai ėsht per hallin e thesit
ta mbushė pėr vete me skile

klanori ėsht i zi
ai s njeh tejeter veq klane
ai nė karrigė permbi
nuk njeh ma as gji nane

klanori ne pushtet
ėsht kob per ni atdhe
ai qėshtjen kombtare e vret
e diellin nuk len me nxe

zhdukne fshine klanorin
se nuk ka mbi dhe ma bizarė
ata kult e kan puthadorin
nuk jan as dy gram shqiptarė

autori xhelal ferizi

lirik 31-01-10 02:24

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Flliqsirat grupore

autori xhelal ferizi

u mbush me flliqsira
te ndershmit ku do tė bėjn vend
po mbushet ma shum hapsira
si mjegulla bota u dend

vraponi o shpetimtarė
merrni tė gjith antimjegull
diell ma shum rrezatarė
qė boten tė veni nė rregull

ndriqoni me dije errsiren
dhe skutat nė kokat mizore
se boten token e mjerė zemermiren
po e hanė hijenat klanore

po e hanė siq han krokodili
me gojen e madhe nė knetė
mbi botė nuk sundon bilbili
por vrasėsat qė vrasin jetė

ata me gojen plot
mish njeriu tė pėrgjakur
globit po i derdhin lot
lirinė po e shkrumbojnė tė pėrflakur

ata jan tė zi mason
ata jan tė zi si katran
ata qytetrimin gjithmonė
a vrasin se jan satan

ata jan tė bijt e thikes
tė bijt jan tė parasė
ata dhunen etikes
nuk ja ndajnė as fukarasė

ata jan te bijt e krimit
te bijt armėve vrastare
ata jan prodhues tė dhimbjeve t' njerzimit
ata jan simbol i grupeve barbare

ata e mbajn karrigen
ata e drejtojnė timonin
ne botė e pjellin intrigen
dhe lart e ngrisin demonin

autori xhelal ferizi ne mergim

lirik 31-01-10 02:26

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
puthja e parė e dashurisė
Puthja e parė e dashurisė

Autori xhelal ferizi nė mėrgim liriku

puthja e parė e dashurisė mu duk si yjet me detra bashk nė vėrshime ėmbėlsore
mu duk sikur tė gjitha shprehjet e metaforave nepėr aorten time kalonin
mu duk sikur u pėrquan tė gjitha rrymimet aromatare elektrisht ndjenjėsore
mu duk sikur tė gjitha vlimet deh’tare lumturisht mė pėrshkonin

nė at dehje mu duk vetja si nė mahnitė e fluturimit
mu duk vetja sikur mė pėrkdhelnin e mė pėrshendetnin tė gjitha yjet
thua se tė gjitha artet e lehta tė violinave luanin dashurisht vallzimit
nėpėr zemrėn time thue se kishin ra tė gjitha mjeshtritė pėrkdhelse tė puhizave tė pyllit

as artistėt vrojtues tė sė bukures nė piktura
nuk do tė dinin ta pikturonin qehre’shije kėt mbretėri tė shijeve ma thelbėsore
as majat e artit as ylberat me gjysm’hark qė me qiell lidhin ura
nuk do ti shfaqnin dot kto pėrjetime mahnitore

un rashė i dorzuar nė at mbretėri me qilima fluturues qiellorė
ku secila ndjenjė njė qiell pėrplot ndjenjėsi ishte
edhe sikur margritarėt tė shkrinin fjalėt nė ujė diamantorė
e ingjia nė aorten e dashurisė gjak lulje tė kishte

prap them se nuk do tė arrinte ndjenjėsisht tė shprehte kėt fjalorė
o zot sa bibliotekė shijesh ishin shartuar shprehur fjalė
secili yllė i universit me artin e tij vezullorė
ksaj ndjenje mahnije me bukuri spjeguese nuk do tė ja kishte dalė

un nė puthjen e parė jam shkri si ingjija me miliona damarė
nėpėr secilin damarė kaloj nji far ėnėgjėllorė pėrqimi
ah fija e flokut tė sajė nė krahrorė kur mė mbeti varė
buza gati u shkri qiellorisht me buzėt e saja prej vlimi

o dashuri e parė o mbi qiellore dhunti
nuk e harroj mbėshtetjen e kraharorit tė sajė e ballin
un si nji nji rob i kti arti plot urti
qetsisht po shkrihesha nė tė sajė qerpik e mallin

un nė krahnorė tė sajė i dorzuar
si hana e yje nė netėt e qeta tė bukurisė
si arti i ylberit me etjen i shartuar
kur pėrqon nėpėr ngjyra nga gurrat e kullimsisė

as vet nuk e di se si nėpėr mua kto mbretėri plot shije
ku secila pejzė shpirtrore mu bė madhėshtorė pėrqim
ishte nji puhi deh'se nė kėt qast mahnije
qė jeten e shpirtin mi mbushte me shkėlqim

tė gjitha yjet at'her patėn ra
thue se prej qiellit jan shkulė
kur buzėt tona u pėrputhen aq gjat pa u nda
thue se buzėt tona secila rrudhė quhej dashuri me vulė

nuk kishte karajfil qė na ndante me ndoj sharm mbi dhe
nuk kishte qiell qė na tėrheqte nė vemendje
ne aq shum dashurisht nė shkrirje ishim nxe
gati po vdisinim lumturisht mbi puthjet me zemrat plot ngarendje

tė gjitha yjet i kemi mahnitė bukurisht
thue se “qendisė at puthje e kan rrezet me safire
un me miliarda shpirtndjenjat e shprehura dashurisht
me tė gjitha mbreteritė e shijeve mbi token ilire

aty te nji urė druri romantike
o zot te do shelgje rrumbullake me fletė si gjysėm faqe
si ka mundėsi qė nga njė puthje tė vijnė tė gjith qenjet galaktike
tė zbresin si tė dehurat puhiza mbi aromen manshuaqe

tė dy te ai lum i vogėl me bilure
nė bukurinė madhėshtore pran detit
ajo puthje u bė nji lloj lidhje aortė ure
qė i lidhi dy zemra nė mes vetit

nuk e them dot me fjalė sa kronikan zemrash po shkruanin nė arkivat zemrore
edhe lulet kishin ardhė me tė githa frymzimet
edhe ngazllimet qė i lidhin aq ndjenjėsisht dy krahnore
nė vrap pėrshkrueshėm nuk ja delnin pershkrim qastit yllė pėrshkrimet

me dy duar shkruante ylberi e deti
me aortat e fijeve qė pėrqonin tė barit
ky qast ishte nji far mbi qiellorė mbreti
qė e shkrinte edhe stilin e gjuhen e arit

udha si mallėndgjyeshėm’ admironte e tė gjitha pushtetet e dashurive
kishin ardhė pėr ta pikturu kėt qast pėr secilen shkollė
edhe vet mbretresha e tė bukurave e thelbsorja e magjive
e panteonėt ma tė lartė me gjith artin e stėrhollė

tė gjitha bukuritė nė at qast kishin shpėrnda pėshpėrimat
peshqit kishin dalė tė kėrcejnė mbi kaltrinė detare
zogjt kishin shpėrnda sihariqt diamantėrisht cicėrimat
lulet kishin pėrcjellė sharmin e kėtij qasti e pėrbėrjen aromtare

nuk ishte ndje askund ksi qasti ndėr mahni
si puthja jonė! ajo kohė mbretėri e materjes ishte shpallė
tė gjitha artet nė kronika e kan shprehė si art nė’ mjeshtri
a do tė ket ma ksi qasti mbi dhe vallė

thonė se at'her veq sa kish fillu pranvera
kur nė krahrorin tim ra ajo flutur belholla me bukuri magjike
menjiher pipat aroma e ngjyrat e bukura e era
u shkrinė nė qastin e asaj kohe pėrjetsisht unike

tė gjith donin ta pėrshkruanin kė qast unikat
kėt puthje mbretreshė e qastit interpret
edhe engjujt secili me pendė e me deshirė e uratė
kishte zbritė edhe kurora e qiellit vet

ather bilbilat kishin perhapė cicrimen
kahdo neper mbreterinė e lumturisė
edhe vala e detit kish ndalė shungullimen
e ra nė dorzim tė melankolisė

krahnori i jonė e buzėt dredhz’kuqe
e faqet e fijet t’ qerpikut
o zot kishin sjellė sa joshje e burbuqe
dhe vet ėmbėsinė e ma tė ėmblit fikut

tė gjith kishin ardhė nė kėt nismė tė dashurisė
krushq ma tė bukur nuk pat ather mbi dhe
porsi nji ditlindje qė ylli e nisė
ashtu puthja e jonė nisi fat pėr ne

o zot kahdo kishte shije nė lang e farė
si nė shegė e nė qershi
edhe vet ngjyra qė shkėlqen nė arė
nuk mund ta pershkruanin dot kėt dashuri

un i shkrumburi pėr dashuri e atdhe
mbahesha pėr belit tė sajė
sa pendat ylltare po derdheshin rrėke
pėrjetsisht nė mendė qastin do ta mbajė

xhelal ferizi autori ne mergim

lirik 31-01-10 02:28

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Nuk duam vetėm shtet dhe pamvarsi

Xhelal ferizi

nuk duam vetėm pamvarsi shtet pushtetarė
deputet parlamente kravata
duam buk e punsime pėr secilin shqiptarė
nuk duam shum llafe tė gjata

duam hise nė atdhe
duam tė drejtėn pėr pronė
nuk duam tė shkelni mbi ne
hajdut satan e demon

duam edhe ne me shiju pak jetė
sado pak barazi
nuk duam jasht atdheut me mbetė
tė veshur me lot e mėrzi

duam nė token e tė parve
mbėshtetje tė drejt legjitime
nuk duam perbuzjet e trutharve
nuk duam ma mohime

mjaft ma pa punė
mjaft ma me tradhti
mjaft ma krim e dhunė
mjaft ma nė ankth duke u gdhi

duam edhe ne pak dritė
duam te ndjehemi tė dikujė
tė dijmė ku lindem e ku jemi rritė
perse ne gjithmonė tė huaj

q'ėsh ky ligj bizarė
llahtare demokraci
qė trishton kahdo shqiptarė
i vret me mohim e varfri

ligj ky per krokodila
por jo per njeriun e gjallė
a e shihni o bilbila
po vdesim pėr punė me malllė

punė nuk na japin
kahdo po na degdisin
shqiptarė ku e ndalni vrapin
e shekujt me ikė po ju nxisin

si ikė njeriu nga atdheu si pa krye
te kujt qenkemi ne
pėr se kemi lindur me u thye
me u shitė si treg e me u ble

pse mall qenka shqiptari
pse ky qenka ligj i planetit
per ne varfria e litari
per tė tjerėt kurorat e mbretit

motivi qenka ky nė jetė
tė vuajm u dashka me ardhė
mbi dhe ku ka ujė e det
ku ditė nuk ka tė bardhė

varfri varfri papunsi
gėnjeshtra mashtrim e vrap
genjeshtra e paudhsi
lėpirirje servile me llapė

rend na qenka ky mizorė
dikush te lahet ne ari
shqiptari tė vuaj i gjorė
mbi dhe qysh se la i pari

i ndrrohen miq e zotri
padron qe e kalirojnė
me zgjedha moderne n' skllavri
me copa te vogla e mashtrojnė

vrapon i mjerė qytetari
fshatari per buken e gojes
ndermjet ju hyn bizari
me djallzore pafundėsinė e lojes

vuan edhe i riu mjeran
nuk din se ku te mbahet
kah krimet joshen mbas padronve pran
mandej ne gjak kafshata ju lahet

nderi nuk ėsht askund
as djersa merita e buka
s' paguhet asnji mund
do tė shemben male e suka

duart shtrengohen vrastare
e qorbat perzihen sabotatore
medet do jargė qe shiten n' pazare
sa lojė e pa fund njerėzore

aman qfar brrylash sa shtyhen
kafshrorė pėr mbi jetesė
por shpitrta t' pafajshem po thyhen
e globi po mbetet pa besė

buka buka puna
ėndrra e qytetarit
fabrika bujqsia o quna
o breza tė djegur t' shqiptarit

pse vuajm perse njeriun po e shkatrroni
pėrse po prishni sa qenje mbi dhe
perse qdo ndjenj nga trupi e largoni
nuk leni kund mshirė as fe

zhgenjim kahdo i brezit zhgėnjim
secila moshė ankohet
nuk ėsht sistem jo ky ėsht krim
demokracia po aktrohet

skllavri quhet kjo
garė instikt krokodilash
ngritu o njeri e dallo
kėt garė hajdutsh e kopilash

kjo ėsht feudalizem
e rend skllavopronarė
mashtrim kriminalizėm
i mbushur me mercenarė

botė fodulle me prirje
mashtruese e krimogjene
kjo ėsht nji jetė nxirje
qė kohrat do i bėn legene

tė shkelė kėmba e padronit
femra shitet per buk e kafshore
njeriu si pėrmbahet zakonit
por turrjeve jo parimore

u vra u vra njerzia
e vrau gjithkah mashtrimi
vrasėsja pseudodemokracia
kjo maskė ku mshefet krimi

hajduti e vjedh fabriken
hajduti e vjedh trezorin
hajduti e paraqet etiken
ne ballė e kemė puthadorin

burra nuk ka ma as gra
nuk mbahet ma kund princip
mbas vrapi e kafshate shpernda
vetrvrasjet po bėhen shqip


na vrau pseudo mashtrimi
na vrau pseudosistemi
na vrau pseudo njerzimi
na vrau pseudo kalemi

na vrau psuedoligji
na vrau psuedo rendi
na vrau pseudo imigji
na vrau edhe pseudokuvendi

na vrau pseudo buzqeshja
na vrau pseudo norma
na vrau edhe zgjerdheshja
ne mija lavirosėse forma

na vrau e famshmja kravata
vizlliima e rrejshme e hajdutit
na vranėedhe llafet e gjata
e koka shkurtpamse e hutit

na vranė na vranė na vranė
na shanė na than tradhtorė
me ligje mbi kokė na ranė
grabitsa e puthadorė

kurvarėt nė anėn tjeter
hafijet mbi foristrada me rrota
sa bosa mafioz e lugeter
na vrau i yni e bota

na vrau pseudomiqsia
gjuhėt satane rrencare
na vrau premtimo rrencėria
e ftyrat me mallkime bizare

diten tė qajnė natėn tė vrasin
nė punė per pesė lek tė duan moter e grua
por ankueshem prore me faj bėrtasin
qka dreqin paskan a thua

dukush dridhet per pak lek
dikush mbi zare e kazina
disa pran poshtrimit rrijnė jan stermekė
me duart lypsare kah stina

q' drejtesi bizare ėsht kjo
poshtė kjo botė grabitqare
njeri kurr per kend mos voto
vdekshin mashtrimet tradhtare

poshtė bizariteti
poshtė shkolla e mashtrimit
e loti i aktrimit sa deti
poshtė kjo botė e zhgenjimit

poshtė ore dyftyrsia
poshtė edhe gjuha e intriges prej tuli
poshtė ore e gjith pa besia
poshtė se globin na e shkuli

toka po qanė me dhe
mashtrimi gjithkah po mbjellet
na vranė njez duke ble
mbi rrrena ligji po mbshtjellet

duam jetė punė dashuri
besė po duam pėrkushtim
mjaft me hajdutri
ngrihuni njerzimi im

xhelal ferizi autori shqiptarė nga mitrovica e kosoves
ne mergim shumvjeqarė

lirik 31-01-10 02:29

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Kush jam un xhelal ferizi

autori xhelal ferizi ne mergim

un jam ai qė lotin e zberthej nė laboratore
qė kam pi poemat e mjerimit
un jam ai qe nėpėr gjuhen arbrore
lidhem me damarėt e shkrimit

un jam ai qė linda
nė shekujt kur nuk duhej fare
un jam ai qė u binda
pėr maskat dyftyrshe tradhtare

un jam ai qė me yjet
sa her kam shkėmby miqsi
me flladin me zogjt e pyjet
kam lidhė nė varg pėrjetsi

un jam ai vet kontrata
qe lidhė jam pėr jetė me varfri
me qyqet e netve tė gjata
kam qa hall nė largsi

un jam ai qė me gurin
kam dashtė tė bėhem vlla
un jam ai qė flamurin
nuk deshta ta lė nėn shkja

un jam ai qė nė endėrr
shoh gjithmonė atdhe
dhe pshtyj kur jam nė zhgjėndėr
fatin e mėrgimit mbi dhe

xhelal ferizi autori mergim

lirik 31-01-10 02:30

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Nuk dua tė bėhem mbret

nga autori xhelal ferizi ne mergim

nuk dua tė bėhem mbret
tė hypi nė fron
pastaj te robrohem me pushtet
e shpirti te me mallkon

nuk dua tė lidhem me pozitė
tė jem pergjegjs per madhoret
por dua te shoh liri dritė
maalet e kodrinoret

dua liri bilbili
dua ti shijoj luginat
dua erė karajfili
i lirė ti pushtoj stinat

nuk dua pėrqafime
jo jo protokollare
por dua arte gezime
natyrė tė vķrgjer shqiptare

kurora ėsht saq i skuqur mbi kokė
fama ėsht mallkim
robri ėsht mbretria o miq e shok
liria ėsht kuptim

shije ėsht liria
vrapi mbas flutrave i lirė
lėvizja e lirė natyra ėsht dashuria
e jo froni i pėshtirė

nuk dua tė jem mbret
padron as pushtetarė
i lirė si valet mbi det
si flladi pėrmbi beharė

dua porsi bilbili
n cicrrimė me ra mbu currila
nuk dua tėjem mbret
pozitė me roje e grila

dua tė jem liria
puhi elehtė pa kufi
du tė jemdashuria
lirshėm artin me e pi

dua tė jem ndjnj qiltri nektarė
e thithsi lule mė lule si bletė
pėrse tė jem pushtetarė
rbruesi i shpirtit nė jetė

ma mirė poet i lirė
ma mirė aromė me shije
ma mirė njeri i mirė
se rob me aktrim si dije

nuk dua te jem mbret
nuk dua je jem karrigė
ma mirė puhija vet
si flladi pa intrigė

autori Xhelal Ferizi nga Mitrovica

lirik 31-01-10 02:30

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Sikur tė isha mrekullija

SHKRUAN XHELAL FERIZI

Sikur tė isha mrekullija do tė hyja nė pendė
mandej kisha endė pelhurė me rreze
me ari diamant e argjend
kisha qendisė shpirtra nėpėr breze

sikur tė isha mrekullija
kisha hy nė veshje karajfili
kahdo ku ėsht rrokullija
e globit ku kėndon bilbili

mandej me veshjen aromtare
kisha hy nė qdo mikropikė
ndėr fise nderkombtare
si yllė ma ra nė etikė

dhe kisha hy n' pėr gjaqe
me i dehė me mrekulli
me i lidhė miqsi e paqe
lot gzimi mbi mahni

sikur te isha mrekullija e padukshme mistere
do te kisha hy me shekuj'shkollė
neper qdo qelizė me nga nji det vlere
pipash afatgjatė me shekujt mendjehollė

mandej kisha hy me me shekuj t 'perjetsisė
AQ LMUESHEM SI AI VOJ ulliri
kisha lėshua si farė fryte tė dashurisė
si buken mbi dhe kalliri

dhe kisha shartuar aq shum melodi
nėpėr tė bukurat planete
tė isha ba e mrekullueshmja fli
pėr themelet e tė kėndshmes jetė jete


oh sikur te isha mrekullija do tė kisha hy
ne vet qelizen e varfrisė
nė vebrinė e te verbrit per ti dhėnė dritė sy
dhe fund ligjit tė robėrisė

varfrisė i kisha dhanė me pi
e me ngranė shum fryte nė jetė
sikur te isha mrekullija me tapi
do te isha vula e globit vet

po sikur te isha vet mrkeullija madhore
e qiellit qe rrjedhė me dritė
do te kisha hy nė ngatrresat botrore
marrveshjet si ilaqe tu i zbritė

po sikur tė isha un vet mrekullija
do tė kisha hy ne tėrmet
per me i qetsue dridhjet sa tė ėsht pėrjetsija
paqsisht me jetue mbi tokė e det

sikur tė isha un vet mrekullija
si lidhje kisha hy si urė
me lidhė nėpėr kombe me lidhė kah shqipnija
fatbardhat mote si bilurė

eh siur tė isha un vet mrekullija
pėr tokė e gurė e dhe
nėpėr pėrjetsi do tė kishte ndejt shqipnija
ma e bukura ingji nder fe

shkruar nga xhelal ferizi mergimtarė
xhelal ferizi ehst i lindur ne Mitrovicė te kosoves
i larguar nga dheu i kosves qysh nė vitin 1981
se pari ne burg tet vite si i burgosur politik
e pastaj si emigrant politik 26 vjet mergim
larg atdheut ,ne veprim per qeshtjen kombtare

lirik 31-01-10 02:31

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Ik o varfri

Autori xhelal ferizi

o shpirtra tė shqiptarve
o gjak skenderbeu
mos bini ne skllavri t' sundimtarve
s' duron ma guri e dheu

mbi ne nuk rrijnė ma zgjedhat mizore
as thundra e e rjepsave tė huaj
varfri shporru nga trojet arbrore
se gjakun na e bėre ujė

ik o varfri bashk me shkaktarin
bashk me sabotatorin
rob mos e mbajė nė mjerim shqiptarin
ik bashk me puthadorin

ik o varfri tė shofshin namėt e zeza
larg qrrėnjosu nga trojet etnike
sa dhimbjet na i mbolla ndėr breza
ti je ma e madhja armike

ik bashk me tradhtarin
ik me lėmshin tėnd shekullorė
ik se e zhbėre shqiptarin
ik se na bėre tė gjorė

autori xhelal ferizi ne mergim

lirik 31-01-10 02:32

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Po na vrasin o amerikė

Autori xhelal ferizi

po na vrasin o amerikė
me intriga sanksione e viza
mbas shpina po na bien thikė
nėpė rrugė na qesin cunga pezhgve pelim ferra e driza

po na vrasin pansllaviant qė ti po i quan europė
po n a vrasin shqiptarve nga qdo anė
na i qesin shpirtat me maltretime copė copė
poshtrim me pi po na dhanė

na sorollasin me viza serbofilja kroacia
na stermundojnė na grryjen ne sistem nervorė
nė kėmbė ėsht ngruitur pansllavo lugetėria
ta shuajn damarin arbėrorė

na ndihmo mikeshė na duhet rruga e lirė
ndihmoje mikeshen shqiptare aleate
sanksione thuaju o heqje vizash o vampir
se na poashtrojnė si qyqe nate

amerikė e jona e perjetshme mikeshė
a e ke aleat shqiptarin
ujqit mishngransa mbi glob jan qua peshė
gjunjzoje gjunjzoje bizarin

brienat i kan mbrehė pėr ne
nga ballkani me na qitė fare
shqipe mos me lanė mbi dhe
etni as gjurmė shqiptare

viza viza viza
tela me gjemba rrethime
s 'kalon andej as miza
pa njimij maltretime


i kam pa shqipėtarėt e gjorė
qė gjuhė nuk dini tė huaj
me nga nji leter nė dorė
poshtrou e sllavisht shkruaj

mbush rubrikė mbas rubrike
trego tranzitin arsye
gati sa nuk vdisnin prej pike
kur mbrapsht disa i kan kthye

me kujtohet nji nanė shqiptare
aty ne konsulaten kroate
kėrkonte shteg e qare
e strukur si qyqe nate

tė kater vllezrit e sajė
ishin gjetė tė vrarė masakruar
po shkonte kjo nė lot e vaj
nė varrim e kishin ftuar

por nisi kroacia
e mjera legata e konsuli
po ziente kah kopilia
po ziente intrigė mashtrim qulli

jo kėshtu e kjo ėsht jo s' bėn e nuk shkon
jo kjo tė duhet e ajo leter
kėt nuk e ke e kjo tė mungon
sa tė poshtėr sa lugetėr

pėrse viza ne shqiptarėt e mėrgimit
kur kemi qėndrim nėpėr shtete
pėr viza tranzite tė mjerimit
na vyshkun na pinė gjak jete


prandaj mikesha ime
gatitu edhe ti
tė duhet sot forca oj trime
nisja nji pune mos rri

vepro vepro sa ma parė
puno e bashkrendit
sė bashku me shqiptarė
kalimin e lirė tranzit

se ne na duhet liria
lėvizja me mallra n' pėr tokė
por para na del harbutria
shqiponjes ja prenė dy kokė

autori xhelal ferizi ne mergim

lirik 31-01-10 02:33

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
Dituria

xhelal ferizi autori i vargjeve shqiptare

Un o miq e dua diturinė ,por nuk e dua
E dua dhe nuk e dua ,dhe megjithat e dua
pėrse kėshtu qka mendoni
perse jam fjalėt duke i ndryshua
sepse menqurija dhe truri i sajė timoni
kurrė nuk kan perfundua
dituria nuk ka fund
prandaj e dua dhe nuk e dua
sepse nuk nxinet pa shum mund
ajo ėsht qiellore e pashterrshme krua
ajo ėsht e pafundme ndėgjoni
prandaj per ta ndjek ne pafundsi jam duke pėrtua
e un nuk mund te jem me mend qdo kund
nuk kam aq shum torua
sepse i imi dembel diapazoni
nuk don aq shum mund
dėshiron ma tepėr pėr tu argtua
argtim don tė pa fund
por jo kah vrapi e dituria
se kjo kerkon shum djersė e mund
dituria ėsht si nji gjithsi krua
e perjetsisė e gjerė qė nuk shterron
asnjiher nuk u shterrua
ate nuk e kapė dot nė grusht asnji diapazon
sepse ėsht aq e gjerė
aq sa dot nuk e thua
,un jam dembel deri nė fund per ta nxanė
per ta thithė at madhsi pėrtej qiellore
E ajo e pafund ihaaa,sa e pafund
edhe sikur kokat te jen tė mėdha sa tokė e hanė
edhe sa madhsitė yjore
aq ka peshė tė randė
nuk e mbajnė as kokat superditurore
dituria ėsht peshė pafundsi mund
nuk kapet as me laps dore
as madhsia e qiellit nuk e mbanė
ajo ėsht pertej hapsinore
Si me vrapu mbas pafundsisė

Ec e ec es e nuk arrihet
qka ėsht kjo e pėrtej gjithsisė
qe fundi nuk i dihet
dituria ,qka qenka kjo vallė
dituri quajm , lakmi pėr domosdoshmėri
Pėr pafundėsi qė nuk e arrinė asnji njeri
Eh menqurija tė shterrė ngjyren e miliardaqelizave nė toksore madhsi
Edhe sikur ato tė jenė oqeane tė pa fund koka gjeniale
prap kerkohet e re menquri
diturinė kur e ke nuk din a e don a vret njerzinė
Kur nuk e ke diturinė nuk e din
a e don a e vret njerzinė
sepse me diturinė
nderton industrinė dhe armė nė jetė
top pushkė raketė
nderton barot
por diturija mund tė perdoret
edhe pėr gjak e lot
pėr shkollė
sepse e la i madhi zot
njeriu me ndjekė diturinė me qenė mendjehollė
por sillu pshtillu kot
se me diturinė
nuk e din
ae don a po e vret njerzinė
sepse si dje si sot
njeriu me aftesinė
e dredhi kahdo qė deshti diturinė
ajo vėrtetė ėsht e pafund
ata qė e ndjekun duhet tė kenė njohurinė
se dituria don angazhim e mund
se ajo ėsht ma e gjerė
se secila hapsirė
se qielli me erė
ajo ėsht gjeniale e pa arrirė
kush mendon se arriti ai ėsht i mjerė
dituria ėsht menquria
menqurija ėsht bukurija ajo edhe vret
ėsht bukurija qe shterrė det e planet
domosdoshmėrija qė thrret
qė edhe tė tretė
por edhe materjes i merr e i jep jetė
e menqurija ka thija
vazhdon e njihet pėr kah pleqėria
menqurija tė qon deri nė palcė tė gjithsisė
pėr mos me njoftė as vet arsyen e menqurisė
menqurija esht ajo qe nuk vret dhe vret
qė kalon pa u lagė ujė e det
qė i takon pafundsisė
qe njerzija e ka nisė
nėse je pseudo pseudi i menqurisė
nuk do ta njofsh menqurinė si brum si ligj e nen
ajo ėsht madheshti ligj nen qė nuk i shtrohet vogėlsisė
esht dhuratė e,perendisė
nga psudo pseudet ajo nuk vjen
por ėsht gjenialitet i pėrsosmėrisė
mequrinė askush se ka nisė
ajo ėsht pėrtej filozofisė
pėrtej gjithsisė
ajo ėsht nismėtare si fryt
pėrtej ma pėrtej se kur ėsht nisė
prandaj mė lodhet mendja dhe sytė
duke e ndjekė
sepse ajo ėsht gjenialitet i krijimsisė
secili mundet me u stermekė
duke e ndjekė drejt pafundsisė

e tillė ėsht dituria
e dua prandaj
dhe nuk e dua se ėsh pafundsia
e hapin mbas sajė
nuk mund ta mbajė
sepse per tė arritė te pafundsia
atje ne majė
nė majen e sajė
nuk arrinė as supermenquria
sepse ajo ka majė mbi majė
deri te pafundsia

autori xhelal ferizi vargje shqiptare ne mergim

lirik 31-01-10 02:35

Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
 
sara

kushtuar ni vashe dardane
--------------------------------------------------------------------------------
autori i vargjeve shqiptare xhelal ferizi

A Mos Je Curril Nė Ujvara
Ti Moj Vashė Qė Quhesh Sara
Mos Je Arti i Pa Shpalosur
A Mos Je Lule e Plagosur
A Mos Je Ti Prej Burimi
Ndoj Gurgullimė Qė Del Nga Gzimi
A Mos Je Ti Lule e Para
Mbi Pranverė Qė Quhesh Sara
A Mos Ji Ti e Dukagjinit
Lule e Qelur n Brigje t' Drinit
A Mos Je Prej Sharri Nė Maja
Porsia Borė Qe Rrin Mbi Pllaja
Mė Thuaj Kush Je Pashė Sytė e Ballit
A Mos Je Kullimi i Zallit
Qė Mbanė Ujė Porsi Biluri
A Mos Je Ti Shendi e Nuri
A Mos Je Vet Bukuria
Qė T' Jep Sharmin Dashuria
A Mos Je e Mbshtjellur n ' Rreze
M' Thuaj Sa Yje Ne Sharm i Ndeze
Mė Thuaj Sa Shum Ke Ndezė Ti Zemra
Mi Thuaj Vet Kush Jan Me Emra
A Jan Yje a ėsht Vet Hana
Pse aq tė Bukur tė Lindi Nana
Pse Po i Zbret Yjet Nder Kroje
Pse Aq Art Po Shkrinė Prej Goje
Kush Ti Dha Ty Qeshjet Tua
A Thua Arti Nė Bli e Nė Ftua
A Thua Arti i Qershisė
A Thua Langu i Dashurisė
Qė Del Zemre Si Sherbet
A Kaltrija Qė Rrymon n' det
Kush ti dha kto dridhje tė Lehta
Ato Buzė qė Porsi Fleta
Qelen Mbylen Si Sherbeti
Kan Shkri Hanen N' Mjedis Deti
Ka Dashtė Dielli me Ra mbi Valė
Edhe Yjet Nuk Jan Ndalė
Kan Dashtė Tė Gjith Me Ra Mbi Dhe
Se Piktura Ti Vet Je
Ti Po i Joshė me Dhėmb't Orizorė
Me At Vi Pėrmbi Krahnorė
Me Ylltare Ato Pore
Me Buzqeshje aq Gazmore
Nuk Le Yllė Nė Qiell Tė Qetė
Nuk Le Valė Pa Lue Mbi Det
Nuk Le Fletė Kund Karajfili
Nuk Le zė as Sqep Bilbili
Pėr Pa Kcye Ai Degė Mė Degė
Po Ti S' Le Kund Dardhė as Shegė
Per Pa e Lshue at ėmbėlsinė
Me Tė Lavdrue Ty Bukurinė
Sara Sara e Lavdisė
Ah Sa Shum i Ngjanė Selvisė
Edhe Artit tė Hollė Nė Pip
Kur e Flet at Gjuhen Shqip
Po Ti Je Vet Nji Art Hane
Kur Qeshė Nė Sharm Oj Vashė Dardane
Ah Sa Lisat Ke Lakue
Sharmin Tėnd ti tue Flakrue
Bukurinė Tue Rrezatue
Sa Shum Lozė Ke Fije Bari
Me at Sharm e Trup Shqiptari
Me Ato Buzė Porsi Vizllore
Leht Qė Luajn Si Erė Valzore
Me At Vi Qė e Ke Nė Shpinė
Si Larmija n' Kanarinė
Po ti Qenke Vet Magjike
Po Ti i Shkrinė Vargjet Lirike
Po Ti Shkrive Zemrat Nė Yje
Po Ti Shkrive Flladin Nė Pyje
Po Ti Po E Nxitė Vet At Puhinė
Me Freskue Pėr Bukurinė
Me Freskue Pėr Sharm t' 'qerpikut
Me Levizė Si Fleta e Fikut
Po ti O Sara Pse Po i Shkrinė
Zogj e Shpend e Kanarinė
Po Kta Vrap Tue Kndue Me Sqepa
Po Shkrijnė Druj Nder Curra e Shkrepa
Po Kta Vrap Te Nxitur Loje
Gurgillimtė Po i Shkrijnė Nder Prroje
Veq Pse i Nxit Ai i Yti Art
Me Flutrure n Lodrim' Ma Lart
Me Ba Lojna Akrobacione
Pse Ti i Mbushė Me Emocione
Po ti Qenka Arti Vet
Qė Po Lvizė Ingjijtė Mbi Det
Mė Thuaj Pra O Sara e Mahnisė
Q 'Ti Bėj Artit tė Larmisė
Qe Ti e Nxitė Nė Pendė Shqiptare
Me At Shije Shegenare
Se Un Germat Qė Po Nxiten
Me Sharm Tėndin Qė Po Shndriten
Me i Qetsue Nuk Mundem Prore
Se Buzt Tua Rrezatore
Hark Dy Vetullat Ylberore
Nuk Mi Lanė Askund Tė Qeta
Nė Varg Nxitė Sharmit Po Shkon Jeta
Veq Tue Kndue Per Vasha T' Bukura
Qe Jan Tė Larme Porsi Flutura
Penda ime Pikė Currila
Pik Si Vesa N' Trėndafila
Veq Per Ju Vasha Dardane
Flet Me Yje e Me Dritė Hane
I Dridhė Viset Nderkombtare
Tue Kndue Prore N' Gjuhė Shqiptare

autori i vargjeve shqiptare ne mergim xhelal ferizi


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:54.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.