![]() |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
Kush jeni ju
autori xhelal ferizi ne mergim kush jeni ju qė vjedhni vejdhacak qė vjedhni me dredhi taksidare qka jeni ju me ato kneta nė gjak ju nuk jeni tė fiseve shqiptare shqiptari turp e kishte hajduterinė pėr turp e kishte mashtrimin shqiptari e donte lirinė e jo vjedhjen e krimin ju nuk jeni shqiptarė ju jeni te mjerė harbut pse vjedhni o qyqarė nji qyqe e tjetri hut po si ore vjedhet atdheu po si ore lihet ne errsirė ah ju ju perpiftė dheu satan demon e vampir autori xhelal ferizi ne mergim |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
Pse po vuajn damarėt
autori xhelal ferizi damarė po vuajn se gjakun na e kan bė ujė kohrat e zeza mizore na shkeli barbari i huaj me veglat mercenare tradhtore damrėt po vuajn se na i prenė aty kah ecte besa na e pėrzien etninė e fenė me klane e interesa damarėt po vuajn se jan vyshkė pa dritė e pa ndoj rend se na furnizojn me ndryshk na shesin prralla n' kuvend na shesin gjithmonė premtime na shesin shartime me t' zi na shesin veq dhimbje e krime na mbajnė PER gjak me na pi damarėt po vuajn se n lidhjet shqiptare nervin duan me ua kputė simbolet tona kombtare e shqiponjen sqeperkrrutė damarė po vuajn se tradhtari nuk don emer etnik po vuaj se nderkombtari NA bleU me ' metelik autori xhelal ferizi |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
Duan tė na shprishin
autori xhelal ferizi vargje shqiptare duan tė na prishin qelizė tė mos na lėnė tė organizuar duan tė na e ndajnė shpirtin e mishin na duan gjithmonė tė shpartallaur duan tė na ushqejnė vetėm me tradhti me plehra paketa ndihmash dhe iluzione na duan gjithmonė nė kurvri me krushqi mercenare e demone nuk duan bukuri ndėr ne varfrinė na e duan nė gjak nė damarė ardhmėrie duan me na pre shqipen e duan tė pėrthurur nė lak na duan pa moral pa besė pa etikė na e duan femren vetem si prostitutė mbas shpine vetėm thikė nė seciln zhvillim e institut na duan ne vetėm tė ligė si pleh na duan nėpėr botė tė mykurit na i duan mbi karrigė tė tjerėt tė lidhur nė rrotė kėshtu na duan pedofilėt analitik ata qė nė sy kan helm ata qė zotin e kan armik nėn thunder na duan nėn shqelm ata kundermojnė nga myku bizarė ata jan agjent virusgji ata jan ushujza program antishqiptarė jan tmerri qė bjen mbi ne si orgji shtrengohuni shqiptarė ndaloni ata sarhosh unik mundeni ma mbarė tė luftoni qakaj e kaposh autori xhelal ferizi ne mergim |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
Qeveri
Autori xhelal ferizi Qeveri populli po ankohet varfria na ėsht ba kanibale shqipėria etnike po dėrmohet rėnkojnė fusha e male qeveri duam bashkim duam kordinime kombtare mjaft me sabotim thrrasin trojet shqiptare qeveri duam tė shėndosha binare duam elektrikė e turizėm po thrrasin zaemrat shqiptare mjaft ma me cinizėm qeveri duam punė duam kujdesė pėr mergimtarė nga ibri semani e nė bunė po thrret nji komb shqiptarė qeveri nuk duam ma poshtrim vizat na i ka vu bota qeveri mjaft ma nė rrethim mjaft ma me bjerrje tė kota qeveri duam fabrika duam standarde e zhvillime nuk duam tė prishet etika varfrija po prodhon krime autori xhelal ferizi shqiptari kosovarė nė mėrgim |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
Sėmundja e klanorit
autori xhelal ferizi klanori ėsht qenje fatale ai ėsht qenje pengestare klanori ėsht brerje virusale i pa vetėdije kombtare klanori ėsht harbut debil klanori nuk ėsht vizionarė klanori pengomn secilion kombtarė bilbil klanori nuk ėsht shqiptarė klanori e pengon zhvillimin ai edde bagla pranon pėr klan klanori e don ndikimin pėr grupin e tij satan klanori pengon atdhe klanori vret kombtarė interesin klanori ėsht shpirtė qė ėsht ble tė sėmurė e ka myk vesin ai ėsht vrastari i progresit ai ėsht i zi gllabrues n' hile ai ėsht per hallin e thesit ta mbushė pėr vete me skile klanori ėsht i zi ai s njeh tejeter veq klane ai nė karrigė permbi nuk njeh ma as gji nane klanori ne pushtet ėsht kob per ni atdhe ai qėshtjen kombtare e vret e diellin nuk len me nxe zhdukne fshine klanorin se nuk ka mbi dhe ma bizarė ata kult e kan puthadorin nuk jan as dy gram shqiptarė autori xhelal ferizi |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
Flliqsirat grupore
autori xhelal ferizi u mbush me flliqsira te ndershmit ku do tė bėjn vend po mbushet ma shum hapsira si mjegulla bota u dend vraponi o shpetimtarė merrni tė gjith antimjegull diell ma shum rrezatarė qė boten tė veni nė rregull ndriqoni me dije errsiren dhe skutat nė kokat mizore se boten token e mjerė zemermiren po e hanė hijenat klanore po e hanė siq han krokodili me gojen e madhe nė knetė mbi botė nuk sundon bilbili por vrasėsat qė vrasin jetė ata me gojen plot mish njeriu tė pėrgjakur globit po i derdhin lot lirinė po e shkrumbojnė tė pėrflakur ata jan tė zi mason ata jan tė zi si katran ata qytetrimin gjithmonė a vrasin se jan satan ata jan tė bijt e thikes tė bijt jan tė parasė ata dhunen etikes nuk ja ndajnė as fukarasė ata jan te bijt e krimit te bijt armėve vrastare ata jan prodhues tė dhimbjeve t' njerzimit ata jan simbol i grupeve barbare ata e mbajn karrigen ata e drejtojnė timonin ne botė e pjellin intrigen dhe lart e ngrisin demonin autori xhelal ferizi ne mergim |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
puthja e parė e dashurisė
Puthja e parė e dashurisė Autori xhelal ferizi nė mėrgim liriku puthja e parė e dashurisė mu duk si yjet me detra bashk nė vėrshime ėmbėlsore mu duk sikur tė gjitha shprehjet e metaforave nepėr aorten time kalonin mu duk sikur u pėrquan tė gjitha rrymimet aromatare elektrisht ndjenjėsore mu duk sikur tė gjitha vlimet dehtare lumturisht mė pėrshkonin nė at dehje mu duk vetja si nė mahnitė e fluturimit mu duk vetja sikur mė pėrkdhelnin e mė pėrshendetnin tė gjitha yjet thua se tė gjitha artet e lehta tė violinave luanin dashurisht vallzimit nėpėr zemrėn time thue se kishin ra tė gjitha mjeshtritė pėrkdhelse tė puhizave tė pyllit as artistėt vrojtues tė sė bukures nė piktura nuk do tė dinin ta pikturonin qehreshije kėt mbretėri tė shijeve ma thelbėsore as majat e artit as ylberat me gjysmhark qė me qiell lidhin ura nuk do ti shfaqnin dot kto pėrjetime mahnitore un rashė i dorzuar nė at mbretėri me qilima fluturues qiellorė ku secila ndjenjė njė qiell pėrplot ndjenjėsi ishte edhe sikur margritarėt tė shkrinin fjalėt nė ujė diamantorė e ingjia nė aorten e dashurisė gjak lulje tė kishte prap them se nuk do tė arrinte ndjenjėsisht tė shprehte kėt fjalorė o zot sa bibliotekė shijesh ishin shartuar shprehur fjalė secili yllė i universit me artin e tij vezullorė ksaj ndjenje mahnije me bukuri spjeguese nuk do tė ja kishte dalė un nė puthjen e parė jam shkri si ingjija me miliona damarė nėpėr secilin damarė kaloj nji far ėnėgjėllorė pėrqimi ah fija e flokut tė sajė nė krahrorė kur mė mbeti varė buza gati u shkri qiellorisht me buzėt e saja prej vlimi o dashuri e parė o mbi qiellore dhunti nuk e harroj mbėshtetjen e kraharorit tė sajė e ballin un si nji nji rob i kti arti plot urti qetsisht po shkrihesha nė tė sajė qerpik e mallin un nė krahnorė tė sajė i dorzuar si hana e yje nė netėt e qeta tė bukurisė si arti i ylberit me etjen i shartuar kur pėrqon nėpėr ngjyra nga gurrat e kullimsisė as vet nuk e di se si nėpėr mua kto mbretėri plot shije ku secila pejzė shpirtrore mu bė madhėshtorė pėrqim ishte nji puhi deh'se nė kėt qast mahnije qė jeten e shpirtin mi mbushte me shkėlqim tė gjitha yjet at'her patėn ra thue se prej qiellit jan shkulė kur buzėt tona u pėrputhen aq gjat pa u nda thue se buzėt tona secila rrudhė quhej dashuri me vulė nuk kishte karajfil qė na ndante me ndoj sharm mbi dhe nuk kishte qiell qė na tėrheqte nė vemendje ne aq shum dashurisht nė shkrirje ishim nxe gati po vdisinim lumturisht mbi puthjet me zemrat plot ngarendje tė gjitha yjet i kemi mahnitė bukurisht thue se “qendisė at puthje e kan rrezet me safire un me miliarda shpirtndjenjat e shprehura dashurisht me tė gjitha mbreteritė e shijeve mbi token ilire aty te nji urė druri romantike o zot te do shelgje rrumbullake me fletė si gjysėm faqe si ka mundėsi qė nga njė puthje tė vijnė tė gjith qenjet galaktike tė zbresin si tė dehurat puhiza mbi aromen manshuaqe tė dy te ai lum i vogėl me bilure nė bukurinė madhėshtore pran detit ajo puthje u bė nji lloj lidhje aortė ure qė i lidhi dy zemra nė mes vetit nuk e them dot me fjalė sa kronikan zemrash po shkruanin nė arkivat zemrore edhe lulet kishin ardhė me tė githa frymzimet edhe ngazllimet qė i lidhin aq ndjenjėsisht dy krahnore nė vrap pėrshkrueshėm nuk ja delnin pershkrim qastit yllė pėrshkrimet me dy duar shkruante ylberi e deti me aortat e fijeve qė pėrqonin tė barit ky qast ishte nji far mbi qiellorė mbreti qė e shkrinte edhe stilin e gjuhen e arit udha si mallėndgjyeshėm admironte e tė gjitha pushtetet e dashurive kishin ardhė pėr ta pikturu kėt qast pėr secilen shkollė edhe vet mbretresha e tė bukurave e thelbsorja e magjive e panteonėt ma tė lartė me gjith artin e stėrhollė tė gjitha bukuritė nė at qast kishin shpėrnda pėshpėrimat peshqit kishin dalė tė kėrcejnė mbi kaltrinė detare zogjt kishin shpėrnda sihariqt diamantėrisht cicėrimat lulet kishin pėrcjellė sharmin e kėtij qasti e pėrbėrjen aromtare nuk ishte ndje askund ksi qasti ndėr mahni si puthja jonė! ajo kohė mbretėri e materjes ishte shpallė tė gjitha artet nė kronika e kan shprehė si art nė mjeshtri a do tė ket ma ksi qasti mbi dhe vallė thonė se at'her veq sa kish fillu pranvera kur nė krahrorin tim ra ajo flutur belholla me bukuri magjike menjiher pipat aroma e ngjyrat e bukura e era u shkrinė nė qastin e asaj kohe pėrjetsisht unike tė gjith donin ta pėrshkruanin kė qast unikat kėt puthje mbretreshė e qastit interpret edhe engjujt secili me pendė e me deshirė e uratė kishte zbritė edhe kurora e qiellit vet ather bilbilat kishin perhapė cicrimen kahdo neper mbreterinė e lumturisė edhe vala e detit kish ndalė shungullimen e ra nė dorzim tė melankolisė krahnori i jonė e buzėt dredhzkuqe e faqet e fijet t qerpikut o zot kishin sjellė sa joshje e burbuqe dhe vet ėmbėsinė e ma tė ėmblit fikut tė gjith kishin ardhė nė kėt nismė tė dashurisė krushq ma tė bukur nuk pat ather mbi dhe porsi nji ditlindje qė ylli e nisė ashtu puthja e jonė nisi fat pėr ne o zot kahdo kishte shije nė lang e farė si nė shegė e nė qershi edhe vet ngjyra qė shkėlqen nė arė nuk mund ta pershkruanin dot kėt dashuri un i shkrumburi pėr dashuri e atdhe mbahesha pėr belit tė sajė sa pendat ylltare po derdheshin rrėke pėrjetsisht nė mendė qastin do ta mbajė xhelal ferizi autori ne mergim |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
Nuk duam vetėm shtet dhe pamvarsi
Xhelal ferizi nuk duam vetėm pamvarsi shtet pushtetarė deputet parlamente kravata duam buk e punsime pėr secilin shqiptarė nuk duam shum llafe tė gjata duam hise nė atdhe duam tė drejtėn pėr pronė nuk duam tė shkelni mbi ne hajdut satan e demon duam edhe ne me shiju pak jetė sado pak barazi nuk duam jasht atdheut me mbetė tė veshur me lot e mėrzi duam nė token e tė parve mbėshtetje tė drejt legjitime nuk duam perbuzjet e trutharve nuk duam ma mohime mjaft ma pa punė mjaft ma me tradhti mjaft ma krim e dhunė mjaft ma nė ankth duke u gdhi duam edhe ne pak dritė duam te ndjehemi tė dikujė tė dijmė ku lindem e ku jemi rritė perse ne gjithmonė tė huaj q'ėsh ky ligj bizarė llahtare demokraci qė trishton kahdo shqiptarė i vret me mohim e varfri ligj ky per krokodila por jo per njeriun e gjallė a e shihni o bilbila po vdesim pėr punė me malllė punė nuk na japin kahdo po na degdisin shqiptarė ku e ndalni vrapin e shekujt me ikė po ju nxisin si ikė njeriu nga atdheu si pa krye te kujt qenkemi ne pėr se kemi lindur me u thye me u shitė si treg e me u ble pse mall qenka shqiptari pse ky qenka ligj i planetit per ne varfria e litari per tė tjerėt kurorat e mbretit motivi qenka ky nė jetė tė vuajm u dashka me ardhė mbi dhe ku ka ujė e det ku ditė nuk ka tė bardhė varfri varfri papunsi gėnjeshtra mashtrim e vrap genjeshtra e paudhsi lėpirirje servile me llapė rend na qenka ky mizorė dikush te lahet ne ari shqiptari tė vuaj i gjorė mbi dhe qysh se la i pari i ndrrohen miq e zotri padron qe e kalirojnė me zgjedha moderne n' skllavri me copa te vogla e mashtrojnė vrapon i mjerė qytetari fshatari per buken e gojes ndermjet ju hyn bizari me djallzore pafundėsinė e lojes vuan edhe i riu mjeran nuk din se ku te mbahet kah krimet joshen mbas padronve pran mandej ne gjak kafshata ju lahet nderi nuk ėsht askund as djersa merita e buka s' paguhet asnji mund do tė shemben male e suka duart shtrengohen vrastare e qorbat perzihen sabotatore medet do jargė qe shiten n' pazare sa lojė e pa fund njerėzore aman qfar brrylash sa shtyhen kafshrorė pėr mbi jetesė por shpitrta t' pafajshem po thyhen e globi po mbetet pa besė buka buka puna ėndrra e qytetarit fabrika bujqsia o quna o breza tė djegur t' shqiptarit pse vuajm perse njeriun po e shkatrroni pėrse po prishni sa qenje mbi dhe perse qdo ndjenj nga trupi e largoni nuk leni kund mshirė as fe zhgenjim kahdo i brezit zhgėnjim secila moshė ankohet nuk ėsht sistem jo ky ėsht krim demokracia po aktrohet skllavri quhet kjo garė instikt krokodilash ngritu o njeri e dallo kėt garė hajdutsh e kopilash kjo ėsht feudalizem e rend skllavopronarė mashtrim kriminalizėm i mbushur me mercenarė botė fodulle me prirje mashtruese e krimogjene kjo ėsht nji jetė nxirje qė kohrat do i bėn legene tė shkelė kėmba e padronit femra shitet per buk e kafshore njeriu si pėrmbahet zakonit por turrjeve jo parimore u vra u vra njerzia e vrau gjithkah mashtrimi vrasėsja pseudodemokracia kjo maskė ku mshefet krimi hajduti e vjedh fabriken hajduti e vjedh trezorin hajduti e paraqet etiken ne ballė e kemė puthadorin burra nuk ka ma as gra nuk mbahet ma kund princip mbas vrapi e kafshate shpernda vetrvrasjet po bėhen shqip na vrau pseudo mashtrimi na vrau pseudosistemi na vrau pseudo njerzimi na vrau pseudo kalemi na vrau psuedoligji na vrau psuedo rendi na vrau pseudo imigji na vrau edhe pseudokuvendi na vrau pseudo buzqeshja na vrau pseudo norma na vrau edhe zgjerdheshja ne mija lavirosėse forma na vrau e famshmja kravata vizlliima e rrejshme e hajdutit na vranėedhe llafet e gjata e koka shkurtpamse e hutit na vranė na vranė na vranė na shanė na than tradhtorė me ligje mbi kokė na ranė grabitsa e puthadorė kurvarėt nė anėn tjeter hafijet mbi foristrada me rrota sa bosa mafioz e lugeter na vrau i yni e bota na vrau pseudomiqsia gjuhėt satane rrencare na vrau premtimo rrencėria e ftyrat me mallkime bizare diten tė qajnė natėn tė vrasin nė punė per pesė lek tė duan moter e grua por ankueshem prore me faj bėrtasin qka dreqin paskan a thua dukush dridhet per pak lek dikush mbi zare e kazina disa pran poshtrimit rrijnė jan stermekė me duart lypsare kah stina q' drejtesi bizare ėsht kjo poshtė kjo botė grabitqare njeri kurr per kend mos voto vdekshin mashtrimet tradhtare poshtė bizariteti poshtė shkolla e mashtrimit e loti i aktrimit sa deti poshtė kjo botė e zhgenjimit poshtė ore dyftyrsia poshtė edhe gjuha e intriges prej tuli poshtė ore e gjith pa besia poshtė se globin na e shkuli toka po qanė me dhe mashtrimi gjithkah po mbjellet na vranė njez duke ble mbi rrrena ligji po mbshtjellet duam jetė punė dashuri besė po duam pėrkushtim mjaft me hajdutri ngrihuni njerzimi im xhelal ferizi autori shqiptarė nga mitrovica e kosoves ne mergim shumvjeqarė |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
Kush jam un xhelal ferizi
autori xhelal ferizi ne mergim un jam ai qė lotin e zberthej nė laboratore qė kam pi poemat e mjerimit un jam ai qe nėpėr gjuhen arbrore lidhem me damarėt e shkrimit un jam ai qė linda nė shekujt kur nuk duhej fare un jam ai qė u binda pėr maskat dyftyrshe tradhtare un jam ai qė me yjet sa her kam shkėmby miqsi me flladin me zogjt e pyjet kam lidhė nė varg pėrjetsi un jam ai vet kontrata qe lidhė jam pėr jetė me varfri me qyqet e netve tė gjata kam qa hall nė largsi un jam ai qė me gurin kam dashtė tė bėhem vlla un jam ai qė flamurin nuk deshta ta lė nėn shkja un jam ai qė nė endėrr shoh gjithmonė atdhe dhe pshtyj kur jam nė zhgjėndėr fatin e mėrgimit mbi dhe xhelal ferizi autori mergim |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
Nuk dua tė bėhem mbret
nga autori xhelal ferizi ne mergim nuk dua tė bėhem mbret tė hypi nė fron pastaj te robrohem me pushtet e shpirti te me mallkon nuk dua tė lidhem me pozitė tė jem pergjegjs per madhoret por dua te shoh liri dritė maalet e kodrinoret dua liri bilbili dua ti shijoj luginat dua erė karajfili i lirė ti pushtoj stinat nuk dua pėrqafime jo jo protokollare por dua arte gezime natyrė tė vķrgjer shqiptare kurora ėsht saq i skuqur mbi kokė fama ėsht mallkim robri ėsht mbretria o miq e shok liria ėsht kuptim shije ėsht liria vrapi mbas flutrave i lirė lėvizja e lirė natyra ėsht dashuria e jo froni i pėshtirė nuk dua tė jem mbret padron as pushtetarė i lirė si valet mbi det si flladi pėrmbi beharė dua porsi bilbili n cicrrimė me ra mbu currila nuk dua tėjem mbret pozitė me roje e grila dua tė jem liria puhi elehtė pa kufi du tė jemdashuria lirshėm artin me e pi dua tė jem ndjnj qiltri nektarė e thithsi lule mė lule si bletė pėrse tė jem pushtetarė rbruesi i shpirtit nė jetė ma mirė poet i lirė ma mirė aromė me shije ma mirė njeri i mirė se rob me aktrim si dije nuk dua te jem mbret nuk dua je jem karrigė ma mirė puhija vet si flladi pa intrigė autori Xhelal Ferizi nga Mitrovica |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
Sikur tė isha mrekullija
SHKRUAN XHELAL FERIZI Sikur tė isha mrekullija do tė hyja nė pendė mandej kisha endė pelhurė me rreze me ari diamant e argjend kisha qendisė shpirtra nėpėr breze sikur tė isha mrekullija kisha hy nė veshje karajfili kahdo ku ėsht rrokullija e globit ku kėndon bilbili mandej me veshjen aromtare kisha hy nė qdo mikropikė ndėr fise nderkombtare si yllė ma ra nė etikė dhe kisha hy n' pėr gjaqe me i dehė me mrekulli me i lidhė miqsi e paqe lot gzimi mbi mahni sikur te isha mrekullija e padukshme mistere do te kisha hy me shekuj'shkollė neper qdo qelizė me nga nji det vlere pipash afatgjatė me shekujt mendjehollė mandej kisha hy me me shekuj t 'perjetsisė AQ LMUESHEM SI AI VOJ ulliri kisha lėshua si farė fryte tė dashurisė si buken mbi dhe kalliri dhe kisha shartuar aq shum melodi nėpėr tė bukurat planete tė isha ba e mrekullueshmja fli pėr themelet e tė kėndshmes jetė jete oh sikur te isha mrekullija do tė kisha hy ne vet qelizen e varfrisė nė vebrinė e te verbrit per ti dhėnė dritė sy dhe fund ligjit tė robėrisė varfrisė i kisha dhanė me pi e me ngranė shum fryte nė jetė sikur te isha mrekullija me tapi do te isha vula e globit vet po sikur te isha vet mrkeullija madhore e qiellit qe rrjedhė me dritė do te kisha hy nė ngatrresat botrore marrveshjet si ilaqe tu i zbritė po sikur tė isha un vet mrekullija do tė kisha hy ne tėrmet per me i qetsue dridhjet sa tė ėsht pėrjetsija paqsisht me jetue mbi tokė e det sikur tė isha un vet mrekullija si lidhje kisha hy si urė me lidhė nėpėr kombe me lidhė kah shqipnija fatbardhat mote si bilurė eh siur tė isha un vet mrekullija pėr tokė e gurė e dhe nėpėr pėrjetsi do tė kishte ndejt shqipnija ma e bukura ingji nder fe shkruar nga xhelal ferizi mergimtarė xhelal ferizi ehst i lindur ne Mitrovicė te kosoves i larguar nga dheu i kosves qysh nė vitin 1981 se pari ne burg tet vite si i burgosur politik e pastaj si emigrant politik 26 vjet mergim larg atdheut ,ne veprim per qeshtjen kombtare |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
Ik o varfri
Autori xhelal ferizi o shpirtra tė shqiptarve o gjak skenderbeu mos bini ne skllavri t' sundimtarve s' duron ma guri e dheu mbi ne nuk rrijnė ma zgjedhat mizore as thundra e e rjepsave tė huaj varfri shporru nga trojet arbrore se gjakun na e bėre ujė ik o varfri bashk me shkaktarin bashk me sabotatorin rob mos e mbajė nė mjerim shqiptarin ik bashk me puthadorin ik o varfri tė shofshin namėt e zeza larg qrrėnjosu nga trojet etnike sa dhimbjet na i mbolla ndėr breza ti je ma e madhja armike ik bashk me tradhtarin ik me lėmshin tėnd shekullorė ik se e zhbėre shqiptarin ik se na bėre tė gjorė autori xhelal ferizi ne mergim |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
Po na vrasin o amerikė
Autori xhelal ferizi po na vrasin o amerikė me intriga sanksione e viza mbas shpina po na bien thikė nėpė rrugė na qesin cunga pezhgve pelim ferra e driza po na vrasin pansllaviant qė ti po i quan europė po n a vrasin shqiptarve nga qdo anė na i qesin shpirtat me maltretime copė copė poshtrim me pi po na dhanė na sorollasin me viza serbofilja kroacia na stermundojnė na grryjen ne sistem nervorė nė kėmbė ėsht ngruitur pansllavo lugetėria ta shuajn damarin arbėrorė na ndihmo mikeshė na duhet rruga e lirė ndihmoje mikeshen shqiptare aleate sanksione thuaju o heqje vizash o vampir se na poashtrojnė si qyqe nate amerikė e jona e perjetshme mikeshė a e ke aleat shqiptarin ujqit mishngransa mbi glob jan qua peshė gjunjzoje gjunjzoje bizarin brienat i kan mbrehė pėr ne nga ballkani me na qitė fare shqipe mos me lanė mbi dhe etni as gjurmė shqiptare viza viza viza tela me gjemba rrethime s 'kalon andej as miza pa njimij maltretime i kam pa shqipėtarėt e gjorė qė gjuhė nuk dini tė huaj me nga nji leter nė dorė poshtrou e sllavisht shkruaj mbush rubrikė mbas rubrike trego tranzitin arsye gati sa nuk vdisnin prej pike kur mbrapsht disa i kan kthye me kujtohet nji nanė shqiptare aty ne konsulaten kroate kėrkonte shteg e qare e strukur si qyqe nate tė kater vllezrit e sajė ishin gjetė tė vrarė masakruar po shkonte kjo nė lot e vaj nė varrim e kishin ftuar por nisi kroacia e mjera legata e konsuli po ziente kah kopilia po ziente intrigė mashtrim qulli jo kėshtu e kjo ėsht jo s' bėn e nuk shkon jo kjo tė duhet e ajo leter kėt nuk e ke e kjo tė mungon sa tė poshtėr sa lugetėr pėrse viza ne shqiptarėt e mėrgimit kur kemi qėndrim nėpėr shtete pėr viza tranzite tė mjerimit na vyshkun na pinė gjak jete prandaj mikesha ime gatitu edhe ti tė duhet sot forca oj trime nisja nji pune mos rri vepro vepro sa ma parė puno e bashkrendit sė bashku me shqiptarė kalimin e lirė tranzit se ne na duhet liria lėvizja me mallra n' pėr tokė por para na del harbutria shqiponjes ja prenė dy kokė autori xhelal ferizi ne mergim |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
Dituria
xhelal ferizi autori i vargjeve shqiptare Un o miq e dua diturinė ,por nuk e dua E dua dhe nuk e dua ,dhe megjithat e dua pėrse kėshtu qka mendoni perse jam fjalėt duke i ndryshua sepse menqurija dhe truri i sajė timoni kurrė nuk kan perfundua dituria nuk ka fund prandaj e dua dhe nuk e dua sepse nuk nxinet pa shum mund ajo ėsht qiellore e pashterrshme krua ajo ėsht e pafundme ndėgjoni prandaj per ta ndjek ne pafundsi jam duke pėrtua e un nuk mund te jem me mend qdo kund nuk kam aq shum torua sepse i imi dembel diapazoni nuk don aq shum mund dėshiron ma tepėr pėr tu argtua argtim don tė pa fund por jo kah vrapi e dituria se kjo kerkon shum djersė e mund dituria ėsht si nji gjithsi krua e perjetsisė e gjerė qė nuk shterron asnjiher nuk u shterrua ate nuk e kapė dot nė grusht asnji diapazon sepse ėsht aq e gjerė aq sa dot nuk e thua ,un jam dembel deri nė fund per ta nxanė per ta thithė at madhsi pėrtej qiellore E ajo e pafund ihaaa,sa e pafund edhe sikur kokat te jen tė mėdha sa tokė e hanė edhe sa madhsitė yjore aq ka peshė tė randė nuk e mbajnė as kokat superditurore dituria ėsht peshė pafundsi mund nuk kapet as me laps dore as madhsia e qiellit nuk e mbanė ajo ėsht pertej hapsinore Si me vrapu mbas pafundsisė Ec e ec es e nuk arrihet qka ėsht kjo e pėrtej gjithsisė qe fundi nuk i dihet dituria ,qka qenka kjo vallė dituri quajm , lakmi pėr domosdoshmėri Pėr pafundėsi qė nuk e arrinė asnji njeri Eh menqurija tė shterrė ngjyren e miliardaqelizave nė toksore madhsi Edhe sikur ato tė jenė oqeane tė pa fund koka gjeniale prap kerkohet e re menquri diturinė kur e ke nuk din a e don a vret njerzinė Kur nuk e ke diturinė nuk e din a e don a e vret njerzinė sepse me diturinė nderton industrinė dhe armė nė jetė top pushkė raketė nderton barot por diturija mund tė perdoret edhe pėr gjak e lot pėr shkollė sepse e la i madhi zot njeriu me ndjekė diturinė me qenė mendjehollė por sillu pshtillu kot se me diturinė nuk e din ae don a po e vret njerzinė sepse si dje si sot njeriu me aftesinė e dredhi kahdo qė deshti diturinė ajo vėrtetė ėsht e pafund ata qė e ndjekun duhet tė kenė njohurinė se dituria don angazhim e mund se ajo ėsht ma e gjerė se secila hapsirė se qielli me erė ajo ėsht gjeniale e pa arrirė kush mendon se arriti ai ėsht i mjerė dituria ėsht menquria menqurija ėsht bukurija ajo edhe vret ėsht bukurija qe shterrė det e planet domosdoshmėrija qė thrret qė edhe tė tretė por edhe materjes i merr e i jep jetė e menqurija ka thija vazhdon e njihet pėr kah pleqėria menqurija tė qon deri nė palcė tė gjithsisė pėr mos me njoftė as vet arsyen e menqurisė menqurija esht ajo qe nuk vret dhe vret qė kalon pa u lagė ujė e det qė i takon pafundsisė qe njerzija e ka nisė nėse je pseudo pseudi i menqurisė nuk do ta njofsh menqurinė si brum si ligj e nen ajo ėsht madheshti ligj nen qė nuk i shtrohet vogėlsisė esht dhuratė e,perendisė nga psudo pseudet ajo nuk vjen por ėsht gjenialitet i pėrsosmėrisė mequrinė askush se ka nisė ajo ėsht pėrtej filozofisė pėrtej gjithsisė ajo ėsht nismėtare si fryt pėrtej ma pėrtej se kur ėsht nisė prandaj mė lodhet mendja dhe sytė duke e ndjekė sepse ajo ėsht gjenialitet i krijimsisė secili mundet me u stermekė duke e ndjekė drejt pafundsisė e tillė ėsht dituria e dua prandaj dhe nuk e dua se ėsh pafundsia e hapin mbas sajė nuk mund ta mbajė sepse per tė arritė te pafundsia atje ne majė nė majen e sajė nuk arrinė as supermenquria sepse ajo ka majė mbi majė deri te pafundsia autori xhelal ferizi vargje shqiptare ne mergim |
Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi
sara
kushtuar ni vashe dardane -------------------------------------------------------------------------------- autori i vargjeve shqiptare xhelal ferizi A Mos Je Curril Nė Ujvara Ti Moj Vashė Qė Quhesh Sara Mos Je Arti i Pa Shpalosur A Mos Je Lule e Plagosur A Mos Je Ti Prej Burimi Ndoj Gurgullimė Qė Del Nga Gzimi A Mos Je Ti Lule e Para Mbi Pranverė Qė Quhesh Sara A Mos Ji Ti e Dukagjinit Lule e Qelur n Brigje t' Drinit A Mos Je Prej Sharri Nė Maja Porsia Borė Qe Rrin Mbi Pllaja Mė Thuaj Kush Je Pashė Sytė e Ballit A Mos Je Kullimi i Zallit Qė Mbanė Ujė Porsi Biluri A Mos Je Ti Shendi e Nuri A Mos Je Vet Bukuria Qė T' Jep Sharmin Dashuria A Mos Je e Mbshtjellur n ' Rreze M' Thuaj Sa Yje Ne Sharm i Ndeze Mė Thuaj Sa Shum Ke Ndezė Ti Zemra Mi Thuaj Vet Kush Jan Me Emra A Jan Yje a ėsht Vet Hana Pse aq tė Bukur tė Lindi Nana Pse Po i Zbret Yjet Nder Kroje Pse Aq Art Po Shkrinė Prej Goje Kush Ti Dha Ty Qeshjet Tua A Thua Arti Nė Bli e Nė Ftua A Thua Arti i Qershisė A Thua Langu i Dashurisė Qė Del Zemre Si Sherbet A Kaltrija Qė Rrymon n' det Kush ti dha kto dridhje tė Lehta Ato Buzė qė Porsi Fleta Qelen Mbylen Si Sherbeti Kan Shkri Hanen N' Mjedis Deti Ka Dashtė Dielli me Ra mbi Valė Edhe Yjet Nuk Jan Ndalė Kan Dashtė Tė Gjith Me Ra Mbi Dhe Se Piktura Ti Vet Je Ti Po i Joshė me Dhėmb't Orizorė Me At Vi Pėrmbi Krahnorė Me Ylltare Ato Pore Me Buzqeshje aq Gazmore Nuk Le Yllė Nė Qiell Tė Qetė Nuk Le Valė Pa Lue Mbi Det Nuk Le Fletė Kund Karajfili Nuk Le zė as Sqep Bilbili Pėr Pa Kcye Ai Degė Mė Degė Po Ti S' Le Kund Dardhė as Shegė Per Pa e Lshue at ėmbėlsinė Me Tė Lavdrue Ty Bukurinė Sara Sara e Lavdisė Ah Sa Shum i Ngjanė Selvisė Edhe Artit tė Hollė Nė Pip Kur e Flet at Gjuhen Shqip Po Ti Je Vet Nji Art Hane Kur Qeshė Nė Sharm Oj Vashė Dardane Ah Sa Lisat Ke Lakue Sharmin Tėnd ti tue Flakrue Bukurinė Tue Rrezatue Sa Shum Lozė Ke Fije Bari Me at Sharm e Trup Shqiptari Me Ato Buzė Porsi Vizllore Leht Qė Luajn Si Erė Valzore Me At Vi Qė e Ke Nė Shpinė Si Larmija n' Kanarinė Po ti Qenke Vet Magjike Po Ti i Shkrinė Vargjet Lirike Po Ti Shkrive Zemrat Nė Yje Po Ti Shkrive Flladin Nė Pyje Po Ti Po E Nxitė Vet At Puhinė Me Freskue Pėr Bukurinė Me Freskue Pėr Sharm t' 'qerpikut Me Levizė Si Fleta e Fikut Po ti O Sara Pse Po i Shkrinė Zogj e Shpend e Kanarinė Po Kta Vrap Tue Kndue Me Sqepa Po Shkrijnė Druj Nder Curra e Shkrepa Po Kta Vrap Te Nxitur Loje Gurgillimtė Po i Shkrijnė Nder Prroje Veq Pse i Nxit Ai i Yti Art Me Flutrure n Lodrim' Ma Lart Me Ba Lojna Akrobacione Pse Ti i Mbushė Me Emocione Po ti Qenka Arti Vet Qė Po Lvizė Ingjijtė Mbi Det Mė Thuaj Pra O Sara e Mahnisė Q 'Ti Bėj Artit tė Larmisė Qe Ti e Nxitė Nė Pendė Shqiptare Me At Shije Shegenare Se Un Germat Qė Po Nxiten Me Sharm Tėndin Qė Po Shndriten Me i Qetsue Nuk Mundem Prore Se Buzt Tua Rrezatore Hark Dy Vetullat Ylberore Nuk Mi Lanė Askund Tė Qeta Nė Varg Nxitė Sharmit Po Shkon Jeta Veq Tue Kndue Per Vasha T' Bukura Qe Jan Tė Larme Porsi Flutura Penda ime Pikė Currila Pik Si Vesa N' Trėndafila Veq Per Ju Vasha Dardane Flet Me Yje e Me Dritė Hane I Dridhė Viset Nderkombtare Tue Kndue Prore N' Gjuhė Shqiptare autori i vargjeve shqiptare ne mergim xhelal ferizi |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:54. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.